Tag: voton

  • KLP voton pro propozimit të SPAK, Joni Keta në krye të “FBI-së” shqiptare

    KLP voton pro propozimit të SPAK, Joni Keta në krye të “FBI-së” shqiptare

    Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi Joni Ketën si drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Emri i Ketës u zgjodh nga SPAK, pas një procesi që zgjati për disa muaj.  Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.
    Sipas planit të punës, Joni Keta, i cili zëvendësoi Aida Hajnajn do të ketë një mandat 5-vjeçar.

    Të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të SHBA dhe BE./vizionplus.tv

  • ‘Epstein’/ Dhoma e Përfaqësuesve voton për të detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet

    ‘Epstein’/ Dhoma e Përfaqësuesve voton për të detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet

    Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton 427 me 1 për të detyruar Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet për abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein.

    Projektligji dypartiak tani duhet të kalojë një votim në Senat përpara se Presidenti Donald Trump ta nënshkruajë dhe ta bëjë ligj.

    Më herët, të mbijetuara të Epstein-it folën në një konferencë shtypi në Kapitolin e SHBA – Annie Farmer tha se ato kanë vuajtur “tradhti institucionale” për vite me radhë.

    Duke folur krah të mbijetuarave, kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene kritikoi ish-aleatin e saj Trump dhe tha se çështja Epstein e ka “çarë Magan përbrenda” (lëvizjen Make America Great Again të Trumpit).

    Donald Trump u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij të votonin për publikimin e dosjeve, pasi kaloi javë të tëra duke pretenduar se votimi ishte një shpërqendrim i nxitur nga Partia Demokratike.

    Kjo vjen pasi mbi 20 mijë faqe dokumentesh, disa që përmendin Trumpin, ishin grupi më i fundit i materialeve të publikuara javën e kaluar.

    Trump ka thënë më parë se i ndërpreu marrëdhëniet me Epstein shumë vite më parë dhe gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me abuzimin dhe trafikun seksual të kryer nga Epstein.

  • ‘Shqipëri të kam dh…’, qytetari voton në Berat me frazën e Faik Konicës (Foto)

    ‘Shqipëri të kam dh…’, qytetari voton në Berat me frazën e Faik Konicës (Foto)

    Një fletë votimi e veçantë vjen nga Bashkia Berat, ku është shkruar me dorë një varg nga Faik Konica: “Shqipëri të kam dh…, s’të kuptova asnjëherë!”
    Gjithashtu, votuesi i ka vënë kryq të dy kandidatëve në këto zgjedhje: socialistit Ervin Ceca dhe kandidatit të pavarur të mbështetur, Pavlo Shkarpa.
    Fleta mban vulën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe duket se është përdorur gjatë procesit të votimit në zgjedhjet vendore të vitit 2025.

     

  • PS voton ligjin për barazinë gjinore, opozita voton kundër

    PS voton ligjin për barazinë gjinore, opozita voton kundër

    Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore.
    Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka votuar kundër.
    Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua në parim dhe në tërësi me 77 vota pro dhe 36 kundër.
    Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.
    PS kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin e votimit pa debat pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë.
    Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.
     

  • Projektligji për barazinë gjinore, Meta: Godet në ADN familjen shqiptare, kush voton pro është kundër kombit

    Projektligji për barazinë gjinore, Meta: Godet në ADN familjen shqiptare, kush voton pro është kundër kombit

    Projektligji “Për Barazinë Gjinore”, i cili ka nxitur shumë polemika pritet të votohet sot në Kuvend.
    Edhe pse mazhoranca sqaroi se ka vetëm burrë e grua dhe se përkatësia e shumëfishtë nënkupton statuset sociale, ish presidenti Ilir Meta, thotë se kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky projektligj godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.
    Postimi i plotë:
    Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.
    Miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
    Është avancim i një anxhende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare.
    Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!

  • Pr.ligji për barazinë gjinore, Meta reagon nga qelia: Kush voton sot pro, voton kundër familjes e kombit

    Pr.ligji për barazinë gjinore, Meta reagon nga qelia: Kush voton sot pro, voton kundër familjes e kombit

    Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu për projektligjin e barazisë gjinore, i cili pritet të votohet sot në parlament. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PL-së e cilëson këtë ligj antiatdhe që godet familjen shqiptare.   
    “Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën”. 
    Sipas ish-presidentit të Republikës “miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë”. 
    Duke e cilësuar si pjesë të një agjende antikombëtare, Meta thekson se kush e voton këtë projektligj, voton kundër familjes dhe kombit. 
    “Është avancim i një agjende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare. Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!” 
     

  • “Kushdo që voton për të është idiot”, Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat

    “Kushdo që voton për të është idiot”, Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut të mos votojnë për Zohran Mamdanin, kandidatin demokrat për kryetar bashkie të qytetit.

    “Çdo hebre që voton për Zohran Mamdanin (…) është idiot!!! ”, shkroi presidenti republikan në një postim në platformën Truth Social, duke gjykuar se favoriti i madh në këto zgjedhje bashkiake “ i urren hebrenjtë”. Zohran Mamdani është një mbështetës i flaktë i kauzës palestineze dhe qëndrimet e tij ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza kanë zemëruar një pjesë të komunitetit hebraik në metropolin amerikan. Për t’i qetësuar ata, në muajt e fundit ai ka vazhduar të mbajë një qëndrim të ashpër kundër antisemitizmit.

    Top Channel

  • Izraeli voton për të riemëruar luftën në Gaza si ‘Lufta e Ringjalljes’

    Izraeli voton për të riemëruar luftën në Gaza si ‘Lufta e Ringjalljes’

    Qeveria miraton me shumicë dërrmuese propozimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për ta riemëruar luftën në Gaza si “Lufta e Ringjalljes”, pavarësisht kundërshtimit nga disa familje të pengjeve dhe disa anëtarë të kabinetit.

    Ministri i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli (Likud) abstenon, ndërsa Ministrja e Vendbanimeve dhe Projekteve Kombëtare Orit Strock (Sionizmi Fetar) voton kundër saj.

    Gazetari i Walla-s, Yehuda Schlesinger, citon Chikli-n të ketë thënë se termi “ringjallje” “i përket themelimit të shtetit dhe brezit themelues”.

    Strock thotë se është “shumë herët” për të përcaktuar rezultatin e luftës dhe për t’i dhënë asaj një emër zyrtar, duke pohuar se është e nevojshme “të presim dhe të shohim nëse i arrijmë të gjitha qëllimet e luftës”.

    Sot Netanyahu tha se emri i ri tregon se si “u ngritëm nga katastrofa e tmerrshme e 7 tetorit”.

  • Kandidatët e PS, Ironia e Dylgjerit: Rama, i zbulon, i importon, i dekreton, i podkaston, i voton, i shkarkon, i arreston…

    Kandidatët e PS, Ironia e Dylgjerit: Rama, i zbulon, i importon, i dekreton, i podkaston, i voton, i shkarkon, i arreston…

    Kontrolli i plotë që ka mbi Partinë Socialiste Edi Rama është bërë shkak i një shënimi ironik për gazetarin Ylli Dylgjeri.

    Në një postim të shkurtër ai shkruan se është Rama ai që i zbulon kandidatët elektoral të rilindjes.

    “Ai i zbulon, i importon, i dekreton, i podkaston, i voton, i shkarkon, i arreston…” shkruan Dylgjeri.

    Postimi:

    Si zbulohen kandidatët elektoral të PS në Shqipëri:

    Rama i zbulon

    Rama i urdhëron

    Rama i importon

    Rama i propozon

    Rama i dekreton

    Rama i Podcaston

    Rama i voton

    Rama i uron

    Rama i shkarkon

    Rama i…arreston

    Shënim: Për seksin femër mund të kem harruar edhe ndonjë procedurë.

  • “Manipulimi ishte i madh shumë”, Berisha publikon të tjera pamje: Shifeni si votojnë disa herë…

    “Manipulimi ishte i madh shumë”, Berisha publikon të tjera pamje: Shifeni si votojnë disa herë…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi pamje të tjera të asaj që opozita e quan “farsa elektorale” e 11 Majit. “Sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë. Ka kjo zonja voton njëherë… prisni tani. Voton edhe njëherë tjetër tani… Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para. Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del. Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin. Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit… Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë. Ja pra, votim… Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
    Ai publikoi pamjet edhe nga votimi në Qendrën e Votimit 1674 në Zll Bastar. “Ka një rast që ky djali voton për zonjën, pastaj zonja voton përsëri për vete, ndërkohë që fleta e votimit ka hyrë në kuti. Pastaj djali voton për vete”, shtoi Berisha.