Tag: votojnë

  • Bardhi zbulon skandalin në Lushnje: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

    Bardhi zbulon skandalin në Lushnje: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

    Bardhi publikon pamje të tjera të kamerave të QV në Lushnje: Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë fijet që lidhin pazgjidhshmërisht Belinda Ballukun dhe terroristët e saj elektoralë në qarkun e Fierit

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS në 73 raste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. 

    Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shprehet se kontrolli i plotë dhe total i vullnetit të qytetarëve nuk mund të prodhonte tjetër rezultat, përveçse grabitjen padrejtësisht të mandatit përfaqësues të qytetarëve nga zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me eksponentë të krimit të organizuar. 

    Postimi i plotë:

    EPISODI 8 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE 

    Këqyrja e pamjeve filmike të qendrave të votimit në qarkun Fier vazhdon të konfirmojë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve për përfaqësuesit e tyre parlamentare, por një operacion kriminal i bandës elektorale të Belinda Ballukut. 

    Pamjet më poshtë i përkasin qendrës së votimit 2826, njësia administrative Golem, bashkia Lushnjë, në të cilat shfaqen 73 raste ku komisionerë, vëzhgues apo patronazhistë të Partisë Socialiste votojnë në vend të qytetarëve apo kontrollojnë mënyrën se si votojnë qytetarët. 

    Kontrolli i plotë dhe total i vullnetit të qytetarëve nuk mund të prodhonte tjetër rezultat, përveçse grabitjen padrejtësisht të mandatit përfaqësues të qytetarëve nga zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me eksponentë të krimit të organizuar. 

    Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë fijet që lidhin pazgjidhshmërisht Belinda Ballukun dhe terroristët e saj elektoralë në qarkun e Fierit. Fije, të cilat janë kthyer në rrjeta ku kanë ngecur prokurorët e posaçëm që nuk arrijnë akoma të shohin krimet elektorale, të ekzekutuara në dritë të diellit.

  • ‘Votim i kontrolluar’, Bardhi publikon pamje nga QV në Lushnjë: Operacion kriminal i bandës elektorale të Ballukut

    ‘Votim i kontrolluar’, Bardhi publikon pamje nga QV në Lushnjë: Operacion kriminal i bandës elektorale të Ballukut

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS në 73 raste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët.
    Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shprehet se kontrolli i plotë dhe total i vullnetit të qytetarëve nuk mund të prodhonte tjetër rezultat, përveçse grabitjen padrejtësisht të mandatit përfaqësues të qytetarëve nga zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me eksponentë të krimit të organizuar.

    Postimi i plotë:Këqyrja e pamjeve filmike të qendrave të votimit në qarkun Fier vazhdon të konfirmojë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve për përfaqësuesit e tyre parlamentare, por një operacion kriminal i bandës elektorale të Belinda Ballukut.Pamjet më poshtë i përkasin qendrës së votimit 2826, njësia administrative Golem, bashkia Lushnjë, në të cilat shfaqen 73 raste ku komisionerë, vëzhgues apo patronazhistë të Partisë Socialiste votojnë në vend të qytetarëve apo kontrollojnë mënyrën se si votojnë qytetarët.
    Kontrolli i plotë dhe total i vullnetit të qytetarëve nuk mund të prodhonte tjetër rezultat, përveçse grabitjen padrejtësisht të mandatit përfaqësues të qytetarëve nga zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me eksponentë të krimit të organizuar.
    Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë fijet që lidhin pazgjidhshmërisht Belinda Ballukun dhe terroristët e saj elektoralë në qarkun e Fierit. Fije, të cilat janë kthyer në rrjeta ku kanë ngecur prokurorët e posaçëm që nuk arrijnë akoma të shohin krimet elektorale, të ekzekutuara në dritë të diellit.

  • Bardhi publikon pamje të kamerave të QV në Mallakastër: Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës, një skemë e mirëorganizuar kriminale e Ballukut

    Bardhi publikon pamje të kamerave të QV në Mallakastër: Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës, një skemë e mirëorganizuar kriminale e Ballukut

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. 

    Vetëm në një qëndër votimi në Kute të Mallakastrës, kamerat zyrtare të KQZ kanë fiksuar plot 69 raste të votimit të kontrolluar, që cenon rëndë fshehtësinë e votës.

    Për Bardhin, fakti që votimi masiv i kontrolluar ndodh në çdo QV, është dëshmi flagrante se kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar kriminale të patronazhimit nga banda elektorale e Belinda Ballukut. 

    Më poshtë postimi i plotë i Gazment Bardhit:

    EPISODI 7 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

    “>Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës në çdo qendër votimi, njësi administrative dhe bashki të qarkut Fier janë dëshmi flagrante se kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar kriminale të bandës elektorale të Belinda Ballukut. 

    Pamjet më poshtë i përkasin qendrës së votimit 3242, njësia administrative Kute, bashkia Mallakastër, në të cilat shfaqin 69 raste, ku komisionerë, vëzhgues apo patronazhistë të Partisë Socialiste votojnë në vend të qytetarëve apo kontrollojnë mënyrën se si ata votojnë. 

    Ajo që duhet të shërbente si qendër votimi ku qytetarët shprehin lirisht vullnetin për përfaqësuesit e tyre në Parlament, është shndërruar në një skenë krimi, me organizatore Belinda Ballukun dhe ekzekutues bandën e saj elektorale. 

    Shkelja e fshehtësisë së votimit dhe votimi më shumë se një herë janë krime të dënueshme deri në 3 vjet burg, por fatkeqësisht organet e hetimit vazhdojnë të heshtin përballë akteve më të shëmtuara në paligjshmërinë e tyre në historinë 35-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri.

  • “Zgjedhje nën terror patronazhistësh”/ Berisha me prova të reja për ‘farsën’ e 11 majit

    “Zgjedhje nën terror patronazhistësh”/ Berisha me prova të reja për ‘farsën’ e 11 majit

    Sali Berisha pretendoi përsëri sot manipulimin dhe farsën zgjedhore të 11 majit, duke shfaqur dia pamje të reja nga dita e votimit, nga një prej qendrave në qarkun e Elbasanit.
    Ai tha se disponojnë qindra materiale filmime me parregullsi ku patronazhistët e partisë në pushtet votojnë vetë dhe orientojnë apo kontrollojnë votën e zgjedhësve.
    Në pamjet filmike që shfaqi ai tha se duken qartë komisionerët që ose votojnë në vend të zgjedhësve, ose i orientojnë dhe i ruajnë ata kur votojnë.
    “Më 11 maj qytetarët kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve, që qëndronin si xhelatë te dhoma e fshehta. Mund të sjell qindra e qindra raste, por unë kam sjell vetëm disa për shkurtim kohe. Imagjinoni po të shtriheshin në qendrat e tjera”, tha ai.
    Dhe teksa përshkruante pamjet filmike që po shfaqte, duke i komentuar ai tha se ishte një nga qendrat e votimit të klanit të Suel Çelës.
    “Ja rasti te qendra e votimit në Elbasan, është dora e kartelit Çela. Ja se si votohet nga komisionerët patronazhistë për votuesit, vetëm nga një qendër, e njëjta qendër. Ja shikoni, voto dhe kontrollo”.

  • Berisha nuk i ndahet ‘farsës elektorale’ të 11 majit, shfaq një tjetër filmim: Dora e klanit Çela

    Berisha nuk i ndahet ‘farsës elektorale’ të 11 majit, shfaq një tjetër filmim: Dora e klanit Çela

    Sali Berisha pretendoi përsëri sot manipulimin dhe farsën zgjedhore të 11 majit, duke shfaqur dia pamje të reja nga dita e votimit, nga një prej qendrave në qarkun e Elbasanit.
    Ai tha se disponojnë qindra materiale filmime me parregullsi ku patronazhistët e partisë në pushtet votojnë vetë dhe orientojnë apo kontrollojnë votën e zgjedhësve.
    Në pamjet filmike që shfaqi ai tha se duken qartë komisionerët që ose votojnë në vend të zgjedhësve, ose i orientojnë dhe i ruajnë ata kur votojnë.
    “Më 11 maj qytetarët kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve, që qëndronin si xhelatë te dhoma e fshehta. Mund të sjell qindra e qindra raste, por unë kam sjell vetëm disa për shkurtim kohe. Imagjinoni po të shtriheshin në qendrat e tjera”, tha ai.
    Dhe teksa përshkruante pamjet filmike që po shfaqte, duke i komentuar ai tha se ishte një nga qendrat e votimit të klanit të Suel Çelës.
    “Ja rasti te qendra e votimit në Elbasan, është dora e kartelit Çela. Ja se si votohet nga komisionerët patronazhistë për votuesit, vetëm nga një qendër, e njëjta qendër. Ja shikoni, voto dhe kontrollo”.
    Teksa i qëndroi diskursit të tij për farsën elektorale, kreu i PD akuzoi qeverinë si të implikuar, duke hedhur sulme edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, që e quajti përsëri Altin Troplini.
    “Edhe pasi bëri 4500 evente para zgjedhjeve, edhe pasi bëri Giro D’Italia një ditë para ditës së zgjedhjeve, gjysmë miliardi koncesioni, miliona euro për bonusin e pensionistëve, dhjetëra mijëra punonjës administrate të terrorizuar me të dhënat personale, edhe pasi përdori punësimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për efekt vote, me fuqi ekzekutive, edhe për mijëra leje legalizimi e ndërtimi apo certifikata, ai ka licencuar edhe mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 ha që lejon ligji, ai ka urdhëruar edhe patronazhistët se si të votojnë dhe kontrollojnë qytetarët. Ishte dhunim masiv i lirisë së votës. Ftoj qytetarët që të ngrihen me gjithë forcë”, pretendoi Berisha mes të tjerash.
    I pyetur nga gazetarët se në qendrat e votimit që ai denonconte me filmime kishte edhe komisionerë të PD-së që kanë heshtur për arsye të ndryshme, Berisha mori në mbrojtje anëtarët e opozitës në komisione, duke thënë se ishin nën presionin e kartelit të drogës dhe porganizatës kriminale të klanit të Suel Çelës.
    Ai u shpreh se “SKAPI i partisë mbrojti vjedhjen dhe manipulimin e votës”, duke favorizuar Edi Ramën, teksa përmendi edhe emrat e drejtuesve të karteleve nga Elbasani në Durrës dhe që sipas tij “i mbron Altin Troplini”.
    “Operacionet nuk bëhen me iniciativë të SKAPIT të partisë apo Altin Troplinit, por me ndërhyrjen e partnerëve tanë të Italisë, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe të tjerë. Atje është zonë e Kartelit, qytetarët kërcënohen edhe me taksën e tokës atje”, tha Berisha.

  • Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Berisha: Ky është misioni im

    Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Berisha: Ky është misioni im

    Këtë të mërkurë, gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sërish atë që ai e quan farsë elektorale, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Lideri demokrat, përsëriti se ai është në një mision dhe se do të paraqesë me fakte para shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve parregullsitë e zgjedhjeve.
    I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës nëse do të kandidonte për kryeministër edhe në vitin 2029, Berisha tha se qëllimi i tij është që; “shqiptarët të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin të lirë kryeministrin e ardhshëm”.
    “E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.
    Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.
    Pjesë nga konferenca:
    Pyetje: Z.Berisha, pa anashkuar atë që ju e quani farsë, pa i hequr asnjë presje, a mendoni ju se frymëzoni shqiptarët për të qenë kryeministër i vendit? Pas tre dekadash në politikë…
    Sali Berisha: “Nëse ka një politikan në këtë tokë që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është Sali Berisha. PO i heq të gjitha menjanë, përmbysjen e diktaturës, ndërtimin e institucioneve demokratike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kalimin në ekonomi tregu, kalimi nga vendi me të ardhurat të ulëta në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, lëvizja e lirë dhe marrja e rekomandimit nga KE për statusin e kandidatit, marrëveshja e stabilizim asociimit, transofrimi i infrastrukturës rrugore, TAP-i, Devolli dy projektet e shekullit. Sali Berisha u ngrit pasi ishte larguar. Humbi zgjedhjet dha dorëheqjen pa asnjë imponim nga askush, por bëri një detyrë mendoj unë dhe mori një vendim të drejtë. Dha dorëheqjen edhe nga partia e çdo funksion në parti”.

    A nuk ishte ky një akt madhor në favor të demokracisë?
    Sali Berisha: “Më tutje, Edi Rama me George Soros, me armiqtë e egër të demokracisë shqiptare sanksionoi Sali Berishën. Pa asnjë fakt, pa asnjë dokument kërkuan që ta rëndonin atë politikisht. Si? Të kontrollonin PD-në. Sali Berisha u ngrit për të thënë jo, PD-në s’mund ta kontrollojë kush kurrë përveç anëtarëve të saj. Fatos Nano dha dorëheqje, por të dytën e kam bërë vetëm unë. Kjo është e vërteta. Mund të kesh 30 vite por varet nga kulmet që ke mbrapa. Këto janë maja frymëzimi. Çfarë tregojnë këto të dytat, mision dhe vetëm mision.
    Kjo që po bëj është një mision. Prandaj janë të shfazuar, nëse e sheh, një tërbim dhe verbëri deri në primitizëm, përpiqen të mbrojnë farsën njerëz të krimeve ordinere, të paguar nga shteti në borderotë e tij përpiqen të mashtrojnë shqiptarët. Sali Berisha po i kundërvihet kësaj propagande për mbrojtur të vërtetën. Nuk ka moshë kurrë mbrojtja e të vërtetës. Njeriu i qytetëruar duhet ta mbrojë të vërtetën deri në orën e fundit të jetës së tij. Ky duhet të jetë raporti i tij me të vërtetën pavarësisht nga çmimi që paguan.
    Imagjino nëse nuk do të bëheshin këto konferenca të përditshme do të lexoje pozitë e llumit të intelektualëve duke hyjnizuar mandatin e 4-ët të Edi Ramës, të këtyre pseudo intelektualëve”.
    Pyetje: Do ju çojë misioni juaj për të vërtetat, kandidat për kryeministër edhe në vitin 2029?
    Sali Berisha: “E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm”.
    Pyetje: Do të jeni ju?
    Sali Berisha: “Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.

  • Referendumi për shtetësinë polarizon shoqërinë në Itali

    Referendumi për shtetësinë polarizon shoqërinë në Itali

    Italianët do të votojnë në referendumet që do t’ua lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj, dhe do të ofronin më shumë mbrojtje në vendet e punës.

    Mirëpo, duket se ndërgjegjësimi jo i madh i publikut rrezikon të dështojë këtë proces, nëse dalja nuk është e mjaftueshme.
    Zërat që kërkojnë ndryshime në ligjin për shtetësi besojnë se ato do t’iu ndihmojnë italianëve të gjeneratës së dytë – prindërit e të cilëve nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian – që të integrohen më mirë në kulturën që e konsiderojnë të veten.
    Këngëtari italian, Ghali, i cili ka lindur në Milano, por prindërit i ka nga Tunizia, u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë, duke theksuar se referendumi rrezikon të dështojë nëse të paktën 50 për qind, plus një banor me të drejtë vote, nuk marrin pjesë në këtë proces.
    “Kam lindur këtu, gjithmonë kam jetuar këtu, por e kam marrë shtetësinë vetëm kur i kam mbushur 18 vjet”, ka thënë Ghali, duke bërë thirrje që të votohet për uljen e afatit ligjor për të aplikuar për shtetësi, nga 10 vjet në pesë.
    Rregullat e reja, nëse miratohen, do të ndikojnë në statusin e 2.5 milionë të huajve që ende nuk njihen si shtetas.
    Këto propozime janë bërë nga sindikata kryesore e Italisë dhe partitë opozitare të krahut të majtë.
    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se do të paraqitet në qendrat e votimit, mirëpo nuk do të votojë – veprim që është përshkruar nga e majta si jodemokratik, meqë nuk do të ndihmojë në arritjen e përqindjes së nevojshme që referendumi të konsiderohet i vlefshëm.
    Mbështetësit besojnë se kjo reformë do të përshtaste ligjin italian të shtetësisë me shumicën e ligjeve të vendeve të Bashkimit Evropian, duke promovuar integrim më të madh për banorët me leje të përhershme të qëndrimit.
    Kështu, këtyre individëve do t’iu ofrohej qasje më e lehtë në të drejtat civile dhe politike, sikurse e drejta për të votuar, e drejta për punësim në institucione publike, dhe liria për të lëvizur brenda BE-së.

    Top Channel

  • “Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

    “Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

    Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kurse Sali Berisha jo vetëm nuk ngjall më shpresë, por po mban peng partinë për interesat e tij personale. Shkaku kryesor që shqiptarët nuk votojnë këtë opozitë është pikërisht ai, pasi kujtojnë të gjitha “bëmat” në 30 vite dhe mënyrën se si sillet, sikurse ngjarjet me skemat piramidale, 1997, Gërdecin apo dhe 21 janarin.
    Kështu u shpreh në studion e ‘Sot, Live në Shqipëri’ analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri.
    “Si mund të vijnë shqiptarët pas teje, kur ti vetëm djeg karrige në Parlament dhe bën rrëmuja. Berishës nuk i beson më askush, ai nuk ngjall më shpresë dhe po e mban peng PD-në për interesat e tij personale”, tha Yzeiri mes të tjerash në analizën e tij për sjelljen e opozitës pas 11 majit.
    Kurse në lidhje me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve nga mazhoranca, ai shtoi:
    “Përsa i përket zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimeve të Berishës për manipulimin e votave duket se ai dhe PD-ja nuk kanë asnjë provë për ato që thonë. Por u vunë re disa fenomene, ku votuan më pak se gjysma e shqiptarëve. Procesi zgjedhor duhet thënë se është më i kontrolluari, nuk pati problematika të theksuara. ndërsa u vu re se 60% e shqiptarëve e refuzuan klasën politike”, tha ai.
    Por cila është arsyeja që shqiptarët nuk votuan opozitën PD-ADSHM, e cila mori edhe rezultatin më të keq historik në zgjedhjet e 11 majit.
    “Ti thua pse nuk votojnë opozitën? (i drejtohet moderatorit). Po si mund të votojnë një njeri që ka 30 vite flet e sillet në mënyrë të njëjtë. Me ato që ai ka bërë dhe ashtu si sillet. Si mund ta votosh një njeri që ka bërë Gërdecin, 1997, 21 janarin apo dhe Piramidat. A mund ta votojnë shqiptarët kur kujtojnë humbjen e parave?! Ia dhanë edhe njëherë shansin më 2005 duke e rikthyer dhe ai përsëri i vrau, bëri Gërdecin dhe 21 janarin. Më thuaj se si mund ta votojnë shqiptarët këtë opozitë..?”, mbylli analizën e tij Yzeiri.

  • “Beteja fillon pas këtyre zgjedhjeve”/ Berisha tregon kur do largohet nga politika: Ja kur mbaron misioni im

    “Beteja fillon pas këtyre zgjedhjeve”/ Berisha tregon kur do largohet nga politika: Ja kur mbaron misioni im

    Ish kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm. Në një konferencë me gazetarët Berisha deklaroi se nuk e konsideron veten një politikan të zakonshëm, por një misionar në shërbim të votës së lirë të shqiptarëve. Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i ka cilësuar si “farsë elektorale”, Berisha paralajmëroi se “beteja e madhe nis pas kësaj farse”.
    Pyetje: Ju keni deklaruar se nuk jeni një politika, por një misionar. Kur i mbaron mandati misionarit, sipas statutit të PD?
    Berisha: Po të marrësh betejën time unë e kam bërë për votën e shqiptarëve. Unë betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe jo tua kontrollojë kryetari. Kjo ishte beteja ime. Unë betejën për shqiptarët po e bëj që ata të votojnë të lirë dhe të kenë zgjedhje të lira. Është betejë e vështirë, por është arritur. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do votojnë të lirë. Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët do votojnë të lirë. Me këto narkoshtet shqiptarët pa u çliruar prej tij nuk do votojnë të lirë. Në fakt beteja e madhe, lufta e madhe fillon pas këtyre zgjedhjeve, pas kësaj farse elektorale.

  • Berisha, asnjë shenjë për dorëheqje: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë

    Berisha, asnjë shenjë për dorëheqje: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të denoncojë atë që ai e quan farsë elektorale. Në një deklaratë për mediat të premten, ai tha se selia blu është e vendosur ta luftojë dhe se misioni i tij personalisht do të mbarojë ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë.
    “Këto zgjedhje të gjitha partitë simotra tonat i quajtën farsë 10 ditë para se të zhvillohen. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Me këtë narkoshtet shqiptarët kurrë, pa u çliruar prej tij nuk mund të votojnë të lirë. Lufta e madhe fiton pas kësaj farse. Nuk duhet të flasim për zgjedhje më, duhet të flasim për farsë elektorale”, tha Berisha.
    Ai akuzoi se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela dhe Vangjush Dako kanë zhvilluar takime me njëri-tjetrin gjatë zgjedhjeve. Sipas Berishës, vetëm 4 kandidatë të mbështetur nga ta kanë mbledhur 80 mijë vota për Partinë Socialiste.
    “Vetëm tre nga këta kandidatë, ose katër kanë 80 mijë vota të regjistruara. Kampione, kampion, është natyrisht Sara Mile. Kampion është Arkend Balla, kampion është Ani Dyrmishi, kampion është “Blendi Xhabafti”. Këta të katërt eksponentë bëjnë rreth 80 mijë vota. Këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur bandat”, u shpreh Berisha.
    Akuza hodhi edhe ndaj kandidates së Fierit, Zegjine Çaushi.
    “Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë? Kishin porosi që duhej të futej në parlament. Ishte Sara Mile e Fierit. Para jush dua t’u them shqiptarëve se kjo farsë është një fatkeqësi e madhe kombëtare, por ka një rrugëdalje, qëndresën e tyre”, u shpreh Berisha.
    Kryedemokrati theksoi se kjo farsë dallon nga të tjerat pasi “është e vetmja që është dënuar para se të zhvillohet”.
    “Lufta kundër kësaj farse vazhdon me të gjithë forcën dhe përpjekjen”, theksoi ai.
    Berisha u shpreh edhe njëherë se zgjedhjet nuk mund të njihet dhe se rruga e vetme janë “zgjedhje të lira dhe qeveri teknike”.
    “Me Ramën ka vetëm farsë dhe nuk ka zgjedhje”, tha ai.