Tag: votojnë

  • Zgjedhjet në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Zgjedhjet në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj.

    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë nesër që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
    Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.
    Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë

  • Nesër zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Nesër zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj.
    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë nesër që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
    Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.
    Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.

  • Sot heshtje zgjedhore, nesër votohet në 5 bashki – ja sa qytetarë pritet të votojnë

    Sot heshtje zgjedhore, nesër votohet në 5 bashki – ja sa qytetarë pritet të votojnë

    Sot është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
    Për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.
    Në total, janë 612 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve. Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre.

  • Zgjedhje lokale në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

    Zgjedhje lokale në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

    Të dielën 334.539 mijë qytetarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.
    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e përgatitjes të materialeve zgjedhore ndërsa ka nisur dhe shpërndarjen e tyre në qytetet përkatëse.
    Në qytetin bregdetar të Vlorës, të drejtë vote kanë 171.895 banorë të cilët do të votojnë në 232 qëndra votimi të ndara sipas adresave të tyre.

    Gara në këtë bashki është mes Brunilda Mersinit e cila përfaqëson Partinë Socialise dhe kandidatëve të pavarur Dionis Sota i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.
    Në Berat, të drejtë vote kanë 82.161 banorë të cilët do të votojnë në 116 qEndra. Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.
    Tepelena ka 12.667 zgjedhës të cilët do të votojnë në 22 qEndra ndërsa gara do të jetë mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.
    Në bashkinë e Matit janë 29.092 banorë të cilët do t’i drejtohen 47 qEndrave të votimit.
    Gara në qytetin verior zhvillohet mes tri kandidatëve. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish-kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha.  Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.
    Sipas të dhënave nga KQZ, në Bashkinë Cërrik janë 38.724 qytetarë me të drejtë vote ndërsa qëndra votimi do të jenë plot 57.
    Edhe këtu do të jenë tri garues. Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima.
    E premtja shënon ditën e fundit të fushatës ndërsa e shtuna është heshtje zgjedhore./vizionplus.tv

  • Maqedonia e Veriut voton sot/ Qytetarët për të tetën herë zgjedhin pushtetin lokal

    Maqedonia e Veriut voton sot/ Qytetarët për të tetën herë zgjedhin pushtetin lokal

    Maqedonia e Veriut mban sot Zgjedhjet për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Lista e Votuesve përfshin 1,832,415 votues të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë.
    Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur. Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar, 16 të tillë. Zgjedhjet do të monitorohen nga 1,451 vëzhgues – 807 vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë.
    Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 7 të mbrëmjes. Mund të zgjatet nëse ka votues që mbeten në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë sa ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
    Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Qendra e votimit në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00, raporton media Alsat.
    Qytetarët do të jenë në gjendje të votojnë vetëm një herë dhe të votojnë për kryetar komune dhe këshill në komuna, dhe në kryeqytet për kryetar komune ku jetojnë qytetarët dhe për Qytetin e Shkupit, si dhe për këshillat. Pra, në Shkup, votuesit do të marrin katër fletë votimi.
    Votuesit identifikohen me një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme dhe pajisje identifikimi biometrike.Votimi është i fshehtë, bëhet pas paravaneve me stilolaps blu, dhe votimi në grup ose familjar, si dhe mbajtja e armëve në një vendvotim, është i ndaluar.

  • Tronditet sistemi/ Arlind Qori: Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria Rama

    Tronditet sistemi/ Arlind Qori: Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria Rama

    Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, foli për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj. Qori tha se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ishte qesharake nëse Rama dhe Celibashi organizojnë zgjedhje në datën 9 nëntor. Megjithatë Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë do të vijojë përgatitjet për zgjedhje, për të qenë gati.“Beci hodhi hipotezën që KQZ dhe Rama mund të thotë vazhdojmë punën dhe bëjmë zgjedhje, ky do të ishte atentat. Do të ishte e papërfytyrueshme, që kur GJK thotë pezullohet, ata thonë shkojmë në zgjedhje. Nëse GJK ka 30 ditë kohë të japë vendimin, nëse e jep në datën 2 nëntor e zëmë, këta të KQZ thonë zgjedhje pas 7 ditësh. Kjo është qesharakja e procesit. Prandaj Presidenti i Republikës ka bërë gabim të rëndë që ka dekretuar zgjedhjet.Ne si parti nuk mund të mos nxirrnim kandidaturë, dhe as sot që flasim nuk mund ta ndalim fushatën, pasi është krejt e mundshme, që të dalin Rama dhe Celibashi dhe të thonë vijojnë zgjedhjet. Pra duhet të jemi gati”, – deklaroi Qori.Kreu i Lëvizja Bashkë, përsëriti thirrjen që kandidatë e tjerë të pranojnë debatin në studio televizive.“Më vjen keq që kandidatët e partive të tjera, nuk do të vijnë në një debat. Në vend të dalin ata në debat, dalin përfaqësues të partisë që mbështesin kandidatin dhe zëvendësojnë kandidatin.Uroj të bëhet pas 25 vitesh një debat për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që qytetarët të votojnë me arsye, duke njohur kandidatët, programet, përgatitjen e tyre. Zgjedhjet nuk janë thjesht kurim imazhi. Qytetarët duhet të kenë mundësi t’i dëgjojnë të gjithë”, – tha Qori.Lidhur me kandidatin Florian Binaj, Qori deklaroi se ai është kandidat i Sali Berishës dhe Lëvizja Bashkë nuk mund të bashkohet me grupin e partive që po mbështesin kandidatin e Berishës.“Manastirliu është kandidate e Ramës, nëse e votojnë e dinë të gjithë që do të jetë Rama kryetar bashkie. Binaj është kandidat i Berishës dhe koalicionit të tyre, disa parti që kanë dalë nga gjiri i PD dhe po kthehen në mënyrë të kamufluar. Partitë e reja kanë tradhtuar edhe votuesit, sepse kanë thënë jemi kundër sistemit.Sot mbështesin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Tiranës. Nëse qytetarët votojnë Binajn, marrin Berishën në krye të Bashkisë. Nëse më votojnë mua, do të marrin mua, sepse nuk kanë kë marrin tjetër. Në nuk na bashkon asgjë me partitë e vjetra të sistemit.Jemi kundër oligarkisë ekonomike. Nuk bëj dot fushatë me Berishën dhe unë të denoncoj kullat dhe Berisha të thotë nuk ka oligarkë dhe janë fakirë. Distanca jonë me partitë e tjera është e plotë. Kurdo qofshin zgjedhjet e Tiranës, ne do të dalim dhe do të kërkojmë vota.Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria, është tronditje shumë e madhe e sistemit. Nëse do të na mbështesin, efektet nuk do të jenë vetëm administrative, por do të nisë një transformim i shpejtë i Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Qori.

  • “Nëse unë fitoj Bashkinë e Tiranës, bie qeveria!”/Qori: Nuk mund t’i bashkohem kandidatit të Berishës, siç bënë partitë e reja

    “Nëse unë fitoj Bashkinë e Tiranës, bie qeveria!”/Qori: Nuk mund t’i bashkohem kandidatit të Berishës, siç bënë partitë e reja

    Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj. Qori tha se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ishte qesharake nëse Rama dhe Celibashi organizojnë zgjedhje në datën 9 nëntor. Megjithatë Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë do të vijojë përgatitjet për zgjedhje, për të qenë gati.  
    “Beci hodhi hipotezën që KQZ dhe Rama mund të thotë vazhdojmë punën dhe bëjmë zgjedhje, ky do të ishte atentat. Do të ishte e papërfytyrueshme, që kur GJK thotë pezullohet, ata thonë shkojmë në zgjedhje. Nëse GJK ka 30 ditë kohë të japë vendimin, nëse e jep në datën 2 nëntor e zëmë, këta të KQZ thonë zgjedhje pas 7 ditësh. Kjo është qesharakja e procesit. Prandaj Presidenti i Republikës ka bërë gabim të rëndë që ka dekretuar zgjedhjet. 
    Ne si parti nuk mund të mos nxirrnim kandidaturë, dhe as sot që flasim nuk mund ta ndalim fushatën, pasi është krejt e mundshme, që të dalin Rama dhe Celibashi dhe të thonë vijojnë zgjedhjet. Pra duhet të jemi gati”, deklaroi Qori.  
    Kreu i Lëvizja Bashkë, përsëriti thirrjen që kandidatë e tjerë të pranojnë debatin në studio televizive.  
    “Më vjen keq që kandidatët e partive të tjera, nuk do të vijnë në një debat. Në vend të dalin ata në debat, dalin përfaqësues të partisë që mbështesin kandidatin dhe zëvendësojnë kandidatin. 
    Uroj të bëhet pas 25 vitesh një debat për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që qytetarët të votojnë me arsye, duke njohur kandidatët, programet, përgatitjen e tyre. Zgjedhjet nuk janë thjesht kurim imazhi. Qytetarët duhet të kenë mundësi t’i dëgjojnë të gjithë”, tha Qori.  
    Lidhur me kandidatin Florian Binaj, Qori deklaroi se ai është kandidat i Sali Berishës dhe Lëvizja Bashkë nuk mund të bashkohet me grupin e partive që po mbështesin kandidatin e Berishës.  
    “Manastirliu është kandidate e Ramës, nëse e votojnë e dinë të gjithë që do të jetë Rama kryetar bashkie. Binaj është kandidat i Berishës dhe koalicionit të tyre, disa parti që kanë dalë nga gjiri i PD dhe po kthehen në mënyrë të kamufluar. Partitë e reja kanë tradhtuar edhe votuesit, sepse kanë thënë jemi kundër sistemit. Sot mbështesin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Tiranës. Nëse qytetarët votojnë Binajn, marrin Berishën në krye të Bashkisë. Nëse më votojnë mua, do të marrin mua, sepse nuk kanë kë marrin tjetër. Ne nuk na bashkon asgjë me partitë e vjetra të sistemit.  
    Jemi kundër oligarkisë ekonomike. Nuk bëj dot fushatë me Berishën dhe unë të denoncoj kullat dhe Berisha të thotë nuk ka oligarkë dhe janë fakirë. Distanca jonë me partitë e tjera është e plotë. Kurdo qofshin zgjedhjet e Tiranës, ne do të dalim dhe do të kërkojmë vota. 
    Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria, është tronditje shumë e madhe e sistemit. Nëse do të na mbështesin, efektet nuk do të jenë vetëm administrative, por do të nisë një transformim i shpejtë i Shqipërisë”, tha ndër të tjera Qori.  

  • Arlind Qori: Nëse fitoj në Tiranë, bie qeveria!

    Arlind Qori: Nëse fitoj në Tiranë, bie qeveria!

    Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj. Qori tha se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ishte qesharake nëse Rama dhe Celibashi organizojnë zgjedhje në datën 9 nëntor. Megjithatë Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë do të vijojë përgatitjet për zgjedhje, për të qenë gati.
    “Beci hodhi hipotezën që KQZ dhe Rama mund të thotë vazhdojmë punën dhe bëjmë zgjedhje, ky do të ishte atentat. Do të ishte e papërfytyrueshme, që kur GJK thotë pezullohet, ata thonë shkojmë në zgjedhje. Nëse GJK ka 30 ditë kohë të japë vendimin, nëse e jep në datën 2 nëntor e zëmë, këta të KQZ thonë zgjedhje pas 7 ditësh. Kjo është qesharakja e procesit. Prandaj Presidenti i Republikës ka bërë gabim të rëndë që ka dekretuar zgjedhjet.
    Ne si parti nuk mund të mos nxirrnim kandidaturë, dhe as sot që flasim nuk mund ta ndalim fushatën, pasi është krejt e mundshme, që të dalin Rama dhe Celibashi dhe të thonë vijojnë zgjedhjet. Pra duhet të jemi gati”, – deklaroi Qori.
    Kreu i Lëvizja Bashkë, përsëriti thirrjen që kandidatë e tjerë të pranojnë debatin në studio televizive.
    “Më vjen keq që kandidatët e partive të tjera, nuk do të vijnë në një debat. Në vend të dalin ata në debat, dalin përfaqësues të partisë që mbështesin kandidatin dhe zëvendësojnë kandidatin.
    Uroj të bëhet pas 25 vitesh një debat për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që qytetarët të votojnë me arsye, duke njohur kandidatët, programet, përgatitjen e tyre. Zgjedhjet nuk janë thjesht kurim imazhi. Qytetarët duhet të kenë mundësi t’i dëgjojnë të gjithë”, – tha Qori.
    Lidhur me kandidatin Florian Binaj, Qori deklaroi se ai është kandidat i Sali Berishës dhe Lëvizja Bashkë nuk mund të bashkohet me grupin e partive që po mbështesin kandidatin e Berishës.
    “Manastirliu është kandidate e Ramës, nëse e votojnë e dinë të gjithë që do të jetë Rama kryetar bashkie. Binaj është kandidat i Berishës dhe koalicionit të tyre, disa parti që kanë dalë nga gjiri i PD dhe po kthehen në mënyrë të kamufluar. Partitë e reja kanë tradhtuar edhe votuesit, sepse kanë thënë jemi kundër sistemit.
    Sot mbështesin kandidatin e Berishës për Bashkinë e Tiranës. Nëse qytetarët votojnë Binajn, marrin Berishën në krye të Bashkisë. Nëse më votojnë mua, do të marrin mua, sepse nuk kanë kë marrin tjetër. Në nuk na bashkon asgjë me partitë e vjetra të sistemit.
    Jemi kundër oligarkisë ekonomike. Nuk bëj dot fushatë me Berishën dhe unë të denoncoj kullat dhe Berisha të thotë nuk ka oligarkë dhe janë fakirë. Distanca jonë me partitë e tjera është e plotë. Kurdo qofshin zgjedhjet e Tiranës, ne do të dalim dhe do të kërkojmë vota.
    Nëse më votojnë mua për kryetar bashkie, bie qeveria, është tronditje shumë e madhe e sistemit. Nëse do të na mbështesin, efektet nuk do të jenë vetëm administrative, por do të nisë një transformim i shpejtë i Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Qori. /TPZ

  • “Kush diskuton dekretin e Begajt, nuk ka dije mbi Kushtetutën”/ Kryeministri në podkast: Në 9 nëntor qytetarët votojnë

    “Kush diskuton dekretin e Begajt, nuk ka dije mbi Kushtetutën”/ Kryeministri në podkast: Në 9 nëntor qytetarët votojnë

    Kryeministri Rama në “Flasim” deklaroi se në 9 nëntor shqiptarët do të votojnë në 6 bashki, përfshi këtu dhe Tiranën. Teksa e cilësoi procesin ndaj Veliajt si të dyshimte dhe me dy standarde, Rama shtoi se dekreti i presidentit Begaj është mëse kushtetues.
    Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës do votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues. Në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye. Mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standard të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë.
    Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD-së që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi makabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec,” tha Rama.

  • Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve

    Çekët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve

    Shtetasit e Çekisë votojnë të shtunën në ditën e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat sondazhet tregojnë se mund t’i fitojë miliarderi Andrej Babish.
    Një rezultat i tillë mund ta dobësojë mbështetjen e Pragës për Ukrainën dhe të ndikojë në lidhjet e shtetit me Bashkimin Evropian.
    Rikthimi i Babishit, ish-kryeministër, mund ta afrojë Çekinë – aleate e Ukrainës – me Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake për Kievin dhe i kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë.

    Çekia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe i ka rreth 11 milionë banorë.
    Babish, 71-vjeçar, ka bërë fushatë me zotimet për rritje të mirëqenies dhe ndalje të ndihmës për Ukrainën.
    Shumë votues e fajësojnë Qeverinë e kryeministrit Petr Fiala që i ka injoruar problemet e brendshme dhe është fokusuar në ndihmën për Ukrainën.
    Duke shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në qytetin e Ostravës, Babish ka thënë se “asgjë nuk është e sigurt, nuk kemi fituar ende”.
    Partia e tij, ANO (PO) është në krye të sondazheve me përkrahjen që tejkalon 30-përqindshin, teksa grupi i Fialas, Spolu (Së bashku) renditet i dyti me rreth 20 për qind.
    Rezultatet e votimit pritet të dalin në mbrëmje.
    Mediat çeke kanë raportuar të premten se pjesëmarrja në ditën e parë ka qenë më e lartë sesa në zgjedhjet e mbajtura më 2021./REL