Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, thotë se pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje është një mesazh i qartë për politikën në Vlorë. Ai tregon se ka presione nga administrata për të dal dhe për të votuar.
“Është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët e Vlorës. Në dy vite kemi ndryshuar tre kryetarë bashkie, jo më kot kemi ardhur në zgjedhje dhe i ftoj të gjithë që të dalin të votojnë masivisht. Është shumë e rëndësishme që vota të jetë e saktë, e pastër”, tha Gjika, pas votimit, ku u shfaq me dy gishtat lart.
“Interesi ka qenë i ulët. Do të ketë një bojkotim të klasës politike. Klasa politike sot do të marrë një leksion! Dhe leksioni do të fillojë nga Vlora. Ua garantoj të gjithë qytetarëve të Vlorës që vota e tyre do të lexohet me ndershmëri dhe të gjithë ata numërues që do të vijojnë pas votimit do të përgjigjen përpara ligjit nëse vota tjetërsohet.
Kam informacionet e mia, që pas orës 1 ose 2 të drekës, të gjithë patronazhistët të cilët po patronazhojnë votën përmes punësimit, duan të nxjerrin administratën me dhunë nga shtëpia, dhunë psikologjike, që të dalin të votojnë kandidatin e tyre. Administrata i ka braktisur. Edhe ata që do të shkojnë të votojnë, do të votojnë kundër. Duhet të jetë e tillë pasi e keni parë çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Vlorës”, tha Nika. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët, ai shtoi: “Sipas meje, përqindja në këto zgjedhje nuk e kalon 15%”.
Tag: votojnë
-

Kandidati i pavarur në Vlorë: Patronazhistët duan të nxjerrin me dhunë administratën, politika sot merr leksion
-

Balotazhi në Kosovë, qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre! Albin Kurti: Ditë e mirë për demokracinë
Kosovë – Një milion e 316 mijë e 672 votues në 18 komuna, nga mbi dy milionë që kishin të drejtë vote në të gjithë vendin sot votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre.
Raundi i parë i zhvilluar më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë e Kllokot.
Gara do të zhvillohet mes dy kryetarëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, por që nuk arritën të siguronin më shumë se 50% të votave.Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet të marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në balotazhin e kësaj të diele do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti votoi mëngjesin e sotëm në një qendër votimi në Prishtinë, duke i cilësuar votimet në balotazh si “ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë”.
Ai tha se u bën thirrje “gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës”./vizionplus.tv -

LIVE/ Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.
Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit sipas orarit zyrtar tashmë duhet të janë hapur.
Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.
Përditësimi i shifrave nga KQZ (klikoni këtu)
09:42 Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik, voton kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.
Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht.
09:15 Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes në votim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 08:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:
Vlorë: 687 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.51%.
Berat: 580 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.83%.
Cërrik: 323 qytetarë kanë votuar, ose 0.97%.
Mat: 463 qytetarë kanë votuar, ose 1.96%.
Tepelenë: 182 qytetarë kanë votuar, ose 2.07%.
09:14 Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve
Kandidati i Partisë Socialiste në Mat, Altin Bojni, i është drejtuar kutive të votimit ditën e sotme, në zgjedhjet lokale.
Ai ka deklaruar se sot është dita e fjalës së lirë të votuesve, teksa u bën thirrje të gjithëve të votojnë.
08:27 Zgjedhjet lokale nën masa të shtuara sigurie, policia do të marrë në ruajtje 473 qendra votimi
Zgjedhjet lokale në pesë Bashki të vendit do të shoqërohen nga masa të shtuara sigurie.
Policia do të marrë në mbikëqyrje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi, teksa sqaron se si do të vijojë me procesin e punës për sigurinë e zgjedhjeve.
07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë
Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.
07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi
Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.Top Channel
-

Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik, voton kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.
Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht.
“Kemi një mesazh për banorët e bashkisë Cërrik. Të dalin të gjithë të votojnë, sepse vota është i vetmi mjet që mund të vejë këtë bashki në punë! I ftoj të votojnë masivisht”, u shpreh ai.Top Channel
-

Cërrik, qytetarët votojnë mes shpresës dhe mosbesimit: Nuk besojmë se do ndryshojë gjë
Procesi i votimit në Bashkinë e Cërrikut po zhvillohet me qartësi dhe qetësi gjatë orëve të para të ditës, pa incidente apo probleme të raportuara deri më tani.
Qytetarët kanë dalë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, por shumë prej tyre shprehen skeptikë se ky proces do të sjellë ndonjë ndryshim real në jetën e tyre apo në drejtimin e bashkisë.
“Procesi ka shkuar mirë, qetësi deri tani. Më vonë nuk e di… Këtu nuk kam besim se do ndryshojë gjë jo. Njerëzit po votojnë të qetë, por votën duhet me ja dhënë kandidatit të duhur. Ishalla na ndryshon ndonjë gjë këtu në qytetin e Cërrikut,” – tha një qytetar për Syri Televizion.
Pavarësisht qetësisë në terren, banorët e Cërrikut kërkojnë ndryshim dhe transparencë në menaxhimin e bashkisë, duke theksuar se “shpresa për përmirësim është e vetmja arsye pse shkojnë në votime”.
Opozita ka paralajmëruar se do të vëzhgojë nga afër procesin për të siguruar që vota e qytetarëve të mos cenohet dhe që rezultati të pasqyrojë vullnetin e tyre të lirë.
-

Sot zgjedhje në 5 Bashki, nis me probleme procesi në qendrat e votimit
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.
Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit sipas orarit zyrtar tashmë duhet të janë hapur.
Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.
07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme
Ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë
Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.
07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi
Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.
-

LIVE/ Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, nis me probleme procesi në qendrat e votimit
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.
Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit sipas orarit zyrtar tashmë duhet të janë hapur.
Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.
07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë
Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.
07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi
Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.Top Channel
-

Sot zgjedhje në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik
Ditën e sotme 334.539 mijë qytetarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.
Në qytetin bregdetar të Vlorës, të drejtë vote kanë 171.895 banorë të cilët do të votojnë në 232 qëndra votimi të ndara sipas adresave të tyre.
Gara në këtë bashki është mes Brunilda Mersinit e cila përfaqëson Partinë Socialise dhe kandidatëve të pavarur Dionis Sota i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.Në Berat, të drejtë vote kanë 82.161 banorë të cilët do të votojnë në 116 qendra. Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.
Tepelena ka 12.667 zgjedhës të cilët do të votojnë në 22 qEndra ndërsa gara do të jetë mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.
Në bashkinë e Matit janë 29.092 banorë të cilët do t’i drejtohen 47 qendrave të votimit.
Gara në qytetin verior zhvillohet mes tri kandidatëve. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish-kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha. Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.
Sipas të dhënave nga KQZ, në Bashkinë Cërrik janë 38.724 qytetarë me të drejtë vote ndërsa qëndra votimi do të jenë plot 57.
Edhe këtu do të jenë tri garues. Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima./vizionplus.tv -

LIVE/ Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, nis orari zyrtar i hapjes së qendrave të votimit
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.
Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit sipas orarit zyrtar tashmë duhet të janë hapur.
Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore.
Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.
Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garëTop Channel
-

Sot zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.
Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit.