Tag: votojnë

  • “S’ka Gazment, Monikë, Ilir që e ndal Shqipërinë 2030″, Valteri: Opozita gjellë qensh dhe çorbë e prishur! Vota për kënetën është kundër viktimave të Gërdecit

    “S’ka Gazment, Monikë, Ilir që e ndal Shqipërinë 2030″, Valteri: Opozita gjellë qensh dhe çorbë e prishur! Vota për kënetën është kundër viktimave të Gërdecit

    Fushata elektorale në prag, projeksionet se cila forcë do fitojë, aleanca opozitare, partitë e reja dhe të tjera zhvillime, ishin sot temë e diskutimeve në ‘Studio Live’ të Report Tv.
    I ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin ish-deputeti Halit Valteri, që aktualisht kandidon në listën e hapur të Tiranës për PS-në më 11 maj.
    “PS është në fushatë prej kohësh, me dhe për qytetarët, për të dëgjuar dhe përmirësuar çfarë nuk është bërë mirë. Uroj dhe shpresoj të jetë fushatë e qetë. Ata që e kishin humbur rrugën dhe që ndiqnin vjedhjen, vrasjen, kanisje, t’i kthehen rrugës së duhur, t’i kthehen Zotit. Ata që ndjekin rrugën e të fortit, parasë, presionit, sulmit, do përballen me ndëshkimin e ligjit dhe do marrin përgjigjen. PS është në objektivin 20 dhe 21 manadate në Tiranë, ku dhe jam kandidat. Kam marrë më shumë se 3 mijë vota më 2021 kur nuk kisha këtë forcë, isha i ri, kur bëja denoncime dhe njeriut të korruptuar në vend që ndodhet pas hekurave, Ilir Meta. Nëse duan një njeri të pakompromentuar dhe që nuk bëhet palë me të keqen, shpresoj të më votojnë, për të mbrojtur interesat e tyre”, thotë ish-ligjvënësi që kandidon në listën e hapur të PS për Tiranën më 11 maj.
    “Nuk ka Gazment, Monikë, Ilir që e ndal Shqipërinë 2030, ky tren është nisur dhe nuk ka kush e ndalon dhe pengon. Vota e çuar dëm për kënetën dhe Sali Berishën, është kundër viktimave të Gërdecit, për mbajtjen e parave të firmave piramidale, për autorët e krimeve të 21 janarit dhe vjedhjet. Populizëm dhe premtime boshe, por shqiptarët e peshojnë gjithçka. Mos eksperimentonin me babin e Zenit dhe me “Gaz Karrigen”, që herë i ipën mbrapsht kariges dhe herë para, sipas interesit që ka”, shprehet Valteri.
    Ish-deputeti ndau mendim edhe për aleatët e Berishës në këto zgjedhje.
    “Te opozita është bërë si gjellë qensh, çorbë e prishur dhe me gjak të prishur. Qirje Vangjeli thotë Vorio-Epir, por nuk ka atje, ka vetëm gjenocid, është tokë shqiptare, është derdhur gjak. Nocioni Vorio-Epir nuk ekziston, është Shqipëri dhe Çamëri. Pastaj dhe Shpëtim Idrizi, duhet të dalë përballë tyre, se nuk përfaqësohen kështu çamët duke bashkëpunuar me Fredi Belerin. Atje ka koalicion pazaresh, antikombëtar. Këta punojnë kundër Shqipërisë, duan vetëm të vjedhin. Përballë kemi aleancën e kllounëve, që nuk i voton as familja e tyre. Nuk kanë moral dhe kauza, sepse e kanë tradhtuar atë kauzë, duke ruajtur kauzat e tyre. Respekt për komunitetin çam dhe grek, por nuk i përfaqësojnë ata as Idrizi dhe as Dule. Shqiptarët i bashkon e ardhmja e PS-së dhe rruga drejt BE-së”, thotë ai.
    Dhe në fund kujton se mazhoranca dhe Rama ikën vetëm me votën e shqiptarëve dhe jo me LaCivita apo pse në SHBA fitoi Trump.
    “Rama ikën kur s’e votojnë shqiptarët, kur s’kanë palaço në koalicion dhe jo se fitoi Trump në SHBA dhe do iki Rama. PD është e mbushur me spiunë të Sigurimit të Shtetit. PD është peng e Ilir Metës dhe Sali Berishës që nga 1992 kur nisën bashkëpunimin mes tyre. Shqiptarët s’duhet të votojnë atë klasë të degjeneruar politike”, nënvizoi Valteri për ‘Studio Live’.

  • Audio-mesazh nga qelia/ Reagon Meta: Votoni nr 1, të parët në prioritet!.

    Audio-mesazh nga qelia/ Reagon Meta: Votoni nr 1, të parët në prioritet!.

    Presidenti i Partisë së Lirisë është bërë pjesë e takimit ku PL po prezantohen kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Meta u shpreh shqiptarët duhet të zgjedhin të votojnë në 11 maj numrin 1, koalicionin ASHM në mënyrë që të jetë të parën në prioritetet e
    “Jemi vendi i fundit në rajon për eksportet. Me taksat më të larta e më të shtuara në rajon. Por edhe me nivelin më të ulët të mbledhjes të të ardhurave në rajon. Qytetarët duhet të votojnë numrin 1 që të jenë të parët në prioritetet e qeverisë së re. 5 pikat e PL janë pjesë e programit të ASHM. Nëse votoni ASHM, votoni për uljen drastike të taksave dhe shporrjen e sistemin gjobëvënës e patronazhist”, tha Meta.

  • Berisha njofton: Fushata elektorale do të hapet me 11 prill në Tiranë. Në 11 Maj, shqiptarët do votojnë origjinalin, jo kopjen

    Berisha njofton: Fushata elektorale do të hapet me 11 prill në Tiranë. Në 11 Maj, shqiptarët do votojnë origjinalin, jo kopjen

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orën e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati u shpreh se, në 11 prill ora 19:00 fushata do të hapet në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, në hapjen me të bukur dhe për këtë ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve drejtuesve dhe anëtarëve të partisë.
    “Secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”, theksoi Berisha.
    Që në nisje të fjalës së tij në takimin me të deleguarit politik dhe kryetarët e degëve të PD në Shqipëri, Berisha u shpreh se ‘demokratët janë 1-shat e Shqipërisë’.
    Berisha theksoi se, kandidatët e ‘PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ e kanë për detyrim paraqitjen e projektit/programit të realizuar në bashkëpunim me ekspertizat më të mira të Amerikës dhe Gjermanisë.
    “Është programi që ka pasur mbështetjen dhe ndihmën e madhe të dy fondacioneve më prestigjioze të konservatorizmit në botë, fondacionit Heritage dhe fondacionit Adenauer.
    Pra, ne kemi një avantazh të madh në këto zgjedhje sepse ne shkojmë me një projekt shumë të qartë, me një ëndërr dite shumë të bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, theksoi Berisha.
    Kryetari i Partisë Demokratike e vuri theksin e fjalës së tij, në programin e realizuar nga PD. Gjatë takimit me të deleguarit politik dhe kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se, në 11 Maj, shqiptarët do të votojnë origjinalin dhe jo kopjen.
    “Në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari.
    Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin”, theksoi Berisha.

  • Berisha: Rama kopjoi programin e PD. Shqiptarët më 11 maj do votojnë origjinalin, jo kopjen

    Berisha: Rama kopjoi programin e PD. Shqiptarët më 11 maj do votojnë origjinalin, jo kopjen

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka vënë theksin e fjalës së tij, në programin e realizuar nga PD. Gjatë takimit me të deleguarit politik dhe kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se, në 11 Maj, shqiptarët do të votojnë origjinalin dhe jo kopjen.

    ‘Në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari.

    Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin’, theksoi Berisha.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Fushata elektorale ka ngjallur një frymë optimizmi tek qytetarët.

    Programi i PD ka gjetur një mirëkuptim të gjerë dhe vlerësim real nga qytetarët.

    Por tani ne këtë program, këtë projekt duhet ta çojmë në çdo derë, në çdo biznes, në çdo fermë, jo më me ekrane, por direkt vetë.

    Siç e shihni, pala tjetër nga mëngjesi gjer në darkë merret me mashtrime, me gënjeshtra dhe shpifje.

    Pas 2 muajsh shëtitje në park zoologjik, Edi Rama kuptoi që po rrokullisej me shpejtësi sepse qytetarët u ngopën, u neveritën me monologet e tij në mëngjes dhe me zhabat, hardhucat, zhapinjtë që u servirte ai në këto monologe çdo mëngjes.

    Dhe në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari.

    Së dyti, duke hedhur poshtë ato që kishte deklaruar 3 ose 4 muaj më parë, se elementë të këtij programi janë humnerë dhe katastrofë.

    Së treti, indirekt dëshmoi se ky program qenka i realizueshëm.

    Natyrisht nuk ka shqiptar që nuk i shtron atij pyetjen: po na thuaj pak, 12 vite ku ishe? Kush të pengoi 12 vite të jetësoje elementë parësorë të paketës së dhembshurisë? Kush e pengoi?

    Askush përveç vetja e tij, hajnia e tij, vjedhja e tij.

    Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin.

    I ashtuquajturi program që paraqiti dje ishte fund e krye një piramidë mashtrimesh.

    Në ç’kuptim? Se ai është i paktë edhe nga ana e nocioneve, është i reduktuar sa vizatimet që bën.

    Kur i leverdiste merrte GDP-në nominale, kur nuk i leverdiste, merrte GDP-në reale.

    Pra, bënte një sallatë shifrash që një gjimnazist nuk e bën për ta paraqitur krejtësisht të pabesueshëm çdo gjë që tha

    U bë një diskutim sepse ky kontrollon plotësisht mediat, është i papërmbajtur në kontrollin e medieve, dhe arriti ose u përpoq të fshehë kredencialet delinkuente të vetat dhe të kandidatëve të tij me kandidatët e PD-së, të cilët janë njerëz të lirë, të cilët garojnë si qytetarë të lirë.

    Në një kohë kur ekipi i tij është ekipi i mëkatarëve të mëdhenj, që ka vjedhur me ta dhe që një pjesë e mirë e tyre u dha një mburojë në lista të mbyllura për t’i hedhur fill sapo të kryejë punë.

  • Emigrantët që nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhësve, të drejtë ankimi deri më 11 prill në platformën e KLGJ/ Gjykata i shqyrton brenda 48 orëve

    Emigrantët që nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhësve, të drejtë ankimi deri më 11 prill në platformën e KLGJ/ Gjykata i shqyrton brenda 48 orëve

    Emigrantët të cilët kanë bërë një kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, por nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve nga jashtë, do të mund të ankohen deri më 11 prill (30 ditë para zgjedhjeve), në portalin e dedikuar enkas për ta në KLGJ.
    Sipas detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur me një vendim të 6 marsit një platformë elektronike për të gjithë zgjedhësit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit.
    Kërkesat e zgjedhësve për të votuar do të dërgohen në adresën [email protected], e më pas brenda 48 orësh Gjykata e Tiranës duhet t’i marrë në shqyrtim.
    “Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
    Kërkesa mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa sipas kësaj pike përjashtohet nga taksa gjyqësore. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesën, sipas kësaj pike, nëpërmjet kësaj platforme brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës.
    Emrit dhe të dhënave të tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i Gjykatës”, thotë Kodi Zgjedhor në nenin 25, ku parashikohen rregullat për listën e zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
    Sipas listës paraprake të KQZ-së për emigrantët që do të votojnë më 11 maj, numri i të regjistruarve zyrtarisht në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808 persona.

  • Vota e diasporës/ KLGJ krijon platformën për të shqyrtuar ankesat e emigrantëve: Afat deri më 11 prill

    Vota e diasporës/ KLGJ krijon platformën për të shqyrtuar ankesat e emigrantëve: Afat deri më 11 prill

    Foto ilustruese

    TIRANË- Emigrantët shqiptarë që kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, por nuk e gjejnë emrin e tyre në listë, kanë afat të ankohen deri më 11 prill në Këshilli i Lartë Zgjedhor (KLGJ). Në portalin e KLGJ është krijuar një faqe enkas për diasporën shqiptare ku mund të ankohen.
    Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 6 mars, KLGJ ngriti platformën elektronike për të zgjedhësit në diasporë, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit. Kërkesat e zgjedhësve për të votuar do të dërgohen në adresën [email protected], e më pas brenda 48 orësh Gjykata e Tiranës duhet t’i marrë në shqyrtim.
    “Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa sipas kësaj pike përjashtohet nga taksa gjyqësore. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesën, sipas kësaj pike, nëpërmjet kësaj platforme brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emrit dhe të dhënave të tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i Gjykatës”, thuhet në Kodin Zgjedhor.
    Në total janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Deri më tani raportohet se u është refuzuar kërkesa 48,180 qytetarëve për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI

  • Sa shanse ka Rama të humbë zgjedhjet? Shehi: Ka shumë, nëse na votojnë ne

    Sa shanse ka Rama të humbë zgjedhjet? Shehi: Ka shumë, nëse na votojnë ne

    Kreu i LZHK Dashamir Shehi përballë Albano Bogdos në 2984 në Vizion Plus ka folur për zgjedhjet e 11 majit.
    I pyetur nga komediani Bogdo se sa shanse ka Edi Rama të humbë zgjedhjet në 11 maj, Shehi tha se shanset janë të shumta, por nëse shqiptarët zgjedhin të votojnë partitë alternative e jo ato tradicionale, duke ju referuar PD.
    Sipas tij kush shqiptar nuk e do Berishën dhe Ramën ka mundësi zgjedhjeje pafund, dhe mund ta çojë votën për një të ardhme më të mirë.

    Pjesë nga biseda:
    Bogdo: Sa shanse ka të humbi Rama?
    Shehi: Ka shanse. Shansi i vetëm jemi ne partitë alternative. Kush nuk do të votojë Berishën, le të na votojë neve.

  • “Fati është sa hyjnor dhe tokësor”, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e para në fletën e votimit, Berisha prezanton logon: Votoni njishat

    “Fati është sa hyjnor dhe tokësor”, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e para në fletën e votimit, Berisha prezanton logon: Votoni njishat

    Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot logon, me të cilën “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Për këtë logo, e djathta ka përdorur faktin se është e para në fletën e votimit. “Ata që votojnë PD-në dhe ASHM-në, janë njësha”, tha Rama.

    “Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari, dhe kur i ra Partisë Demokratike të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve ishte jashtëzakonisht i madh. Ata që votojnë për PD dhe ASHM, votojnë njëshin, de facto janë njësha, nuk mohohet. Të jesh njësh, është t’u përkasësh njëshave, është nder, privilegj, detyrë që të qëndrosh në lartësi. Kjo do të jetë logoja”.
    Logoja e betejës, e quajti Berisha, “logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.