Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ajo thirri që kjo ditë të shfrytëzohet me vendosmëri e të votohet për katër vjet më të mira në komuna.
“Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!”, ka shkruar ajo.
Osmani më herët ka votuar në Prishtinë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Tag: votojme
-

“Për demokracinë tonë”/ Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, Osmani: Sa më shumë të votojmë, për katër vjet më të mira
-

LDK refuzon koalicionin me LVV: Nuk do ta votojmë një qeveri me Kurtin kryeministër
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë të vendosur për të mos pranuar hyrjen në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Në drejtim të partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku ka pasur disa ftesa publike për bashkëpunim, por LDK thotë se nuk do të bashkojë votat me Kurtin për shkak të keqqeverisjes në mandatin e tij të parë.
“Jo, ne nuk do ta votojmë, ashtu siç e dini edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. Ne i kemi marrë disa ftesa për me hy në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje që nga fillimi, domethënë kur kanë filluar hapat e parë për konstituimin e Kuvendit. Ne të gjitha ato i kemi refuzuar, për arsye që mendojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme të qeverisë me LVV, duke e pasur parasysh që qeverisja e tyre gjatë katër viteve të kaluara ka qenë keqqeverisje në të gjitha dikasteret, në të gjitha ministritë”, thotë deputeti i LDK, Paris Guri.
LDK thotë se nuk do të lejojë të vijojë cenimi i raporteve me aleatët ndërkombëtarë.
“Duke e pasur parasysh që për LDK-në njëri prej misioneve kryesore është mbajtja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa këta gjatë katër viteve i kanë dëmtuar shumë interesat tona në raport me miqtë tanë dhe Kosova është nën sanksione. Ne nuk do të kontribuojmë në vazhdimin e një qeverisjeje prej LVV-së”, shprehet Guri.
Më 11 tetor, Kurti mori mandatin për krijimin e qeverisë së re nga presidentja Osmani dhe i kanë mbetur edhe 8 ditë afat për të gjetur 61 votat e nevojshme për të marrë miratimin në Kuvend. -

Kurti: Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona
Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 09:50
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për zgjedhjet e sotme lokale.
Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në Prishtinë, Kurti tha se sot është një ditë e rëndësishme për të vendosur se kush do të jetë në krye të komunave, ku merren shërbimet kryesore për shkollat, ujin dhe infrastrukturën.“Sot është një ditë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona, për çerdhen, shkollën, ujin, shëndetin, shërbimet dhe infrastrukutrën në lagjet e qytetëve dhe fshatrave. Përveç qytetarë të Kosovës jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën që të bëhen hisedar për zgjidhjen e problemeve që kanë”, tha Kurti.
Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.Qendra e votimit, në Fakultetin Filologjik, është ndër më të qendrat më të mëdha në kryeqytet.Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.
/Kosovapress/
-

“Nuk do votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare”, Berisha: Diella “anëtare” e familjes Rama!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet ka bërë me dije se opozita nuk do të votojë strukturën e re të Komisioneve Parlamentare.
I pyetur nga gazetarët nëse do PD do të njohë strukturën e propozuar nga PS për 11 komisione parlamentare, prej të cilave 7 drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita, Berisha tha se opozita nuk do të votojë pro.
Berisha: Absolutisht, nuk do votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare. Këtë ndryshim të strukturës parlamentare, ne nuk e votojmë. Jo, sepse është bërë një gjë e turpshme. Ndahet një komision në tre komisione për t’ia dhënë opozitës. Dhe, rriten shpenzimet për qytetarët, etj, etj me radhë.Berisha gjithashtu foli edhe për minsitren virtuale Diella. Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se krijoi një ministre me inteligjencë artificiale për zhdukur përgjegjësinë për vjedhjen e parave publike.
Berisha: Nuk ekziston akoma një vendim nga ana jonë, por ajo që mund të them është se Diella Rama është anëtare e familjes Rama dhe se Diella do të thotë zhdukja e çdo lloj përgjegjësie për vjedhjen e parave publike.
Tani vjedh Rama, fajin e ka Diella. Ose akuzoni Ramën, kështu thotë Diella, thotë.
Kuptohet kjo punë, por fatmirësisht edhe në arenën ndërkombëtare filloi shumë shpejt të realizohet se ky ishte një mekanizëm i krijuar për të zhdukur çdo përgjegjësi në vjedhjen e parave të qytetarëve shqiptarë./vizionplus.tv -

Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve
Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja kanë ushtruan të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ai tha se sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët.“Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen”, tha Shehaj.
-

Ermal Kopo – Mjeku që zgjodhi të qëndrojë pranë njerëzve
Ermal Kopo, lindur në qytetin e Përmetit nga një familje arsimtarësh, është banor i Sarandës që prej vitit 1997. Me profesion mjek, ai është një figurë e njohur në komunitetin e jugut të Shqipërisë, për përkushtimin dhe ndershmërinë e treguar në çdo etapë të jetës së tij.Rrugëtimi i tij profesional nisi pikërisht në Markat – një vend i qetë, me njerëz të mirë dhe vlera të forta. Për katër vite me radhë, ai shërbeu atje me përkushtim dhe përulësi, duke u kujdesur për çdo pacient si për një anëtar të familjes. Më pas, misioni i tij vijoi në Delvinë, ku u përball me sfidën më të madhe që ka njohur brezi ynë – pandeminë e Covid-19.
Ndryshe nga shumë të tjerë, Ermal Kopo nuk u largua. Nuk zgjodhi të heshtte, të fshihej apo të pasurohej. Ai qëndroi aty, pranë njerëzve, çdo ditë, në çdo situatë.Pse kandidon Ermal Kopo?
Sepse ai beson se politika nuk duhet të jetë një karrierë, por një shërbim. Sepse qytetarët meritojnë përfaqësim nga njerëz që i kanë provuar vështirësitë nga afër, jo nga zyrat, por nga terreni. Ai nuk është pjesë e ndarjes së vjetër “majtas-djathtas”. Ermal Kopo është zëri i qytetarëve të zakonshëm, që kërkojnë të jetojnë me dinjitet, në vendin e tyre, me kokën lart.
Zgjidh shpresën, jo frikën!
“Mjaft më me zgjedhje nga frika, me vendime të imponuara nga makineria e partive të mëdha. Ka ardhur koha të votojmë me shpresë. Të votojmë për dinjitetin tonë. Të votojmë për një përfaqësim të vërtetë!”
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Berisha: Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal dhe tani thërret çdo ditë ‘rroftë e qoftë Altin Dumani’
Berisha: Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal dhe tani thërret çdo ditë ‘rroftë e qoftë Altin Dumani’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar të tjera detaje nga dosja Rama-McGonigal në ShBA, ku ky i fundit u korruptua me 225 mijë dollarë nga kryeministri shqiptar.
‘Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal dhe tani thërret çdo ditë ‘rroftë e qoftë Altin Dumani’, u shpreh Berisha gjatë fundit të fjalës së tij në takimin madhështor në Gjirokastër.
Berisha: Miq, nuk është vetëm Tërmeti, por Rama i ndan me xhinsin e tij. Dhe thotë nuk ka një fakt për mua.Po a nuk je ti që i ke dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë por ta korruptuar kundër opozitës dhe këtë e fakton gjykata amerikane?
Çfarë fakti do?
A e keni vënë re miq, i kanë ardhur lajmet, dhe tani çdo ditë rroftë e qoftë Altin Dumani. U garantoj se edhe Nuredinit do i thurte poema në qoftë se ia kërkon Nuredini këtë gjë se do të shpëtojë nga dosja McGonigal.
Gjeni fakte për mua, thotë se dardhat i kanë ngrënë të tjerët.
Po ato 224 mijë metër katrorë të manastirit të Skutarisë dhe në Gjipe, kush i mori ato? Çfarë lidhje ke ti me to?
Lexoni, Spiro Koleka, Nushët kanë deklaruar se nuk kanë pasur toka, kanë deklaruar se kanë pasur 3 dhi dhe 5 derra, kanë deklaruar se kanë qenë më të varfrit të Vunoit dhe tani na dalin me dhjetëra hektarë prona të gjitha të grabitura nga Edi Rama.
Po ai kopshti 8 mijë metra në Surrel nga mbiu ai, apo ma bëri gruaja. Dhe tani po t’i thuash, ja tani ky më përmend edhe gruan. Po atë e ke thënë vetë ti.
Po 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Shkoi në gjykatë dosja, dy drejtorë aty, kanë shkelur ligjin, por para nuk kanë marrë ata. Ata kanë firmosur tenderin, por është Edi Rama prapa tij. Dhe ajo që duhej të vëzhgonte çdo muaj punimet, nuk ka bërë asnjë raport Lubi Balluku. Pse? Se e shihte se dardhat i hante Edi Rama. Jo vetëm dardhat, por edhe ftonj të prishur.
Dhe përpiqet tani të justifikohet. Po ja ata ministrat. Prisni, avash kur ta dëgjoni të thotë lavdi hajdutëve të mi.
Sepse për të qytetarët janë dembelë, shqiptarët janë dembelë, ikin dhe nuk punojnë.
Në të vërtetë shqiptarët janë punëtorë, por ti ke ngushtuar komplet rrethin.
Ndaj dhe ne me projektin tonë një mundësi për çdo shqiptar.
Miq, kjo betejë pra është shansi më i madh i jetës tonë.
Është shansi më i madh i jetës tonë që ne bashkërisht të ndahemi, ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që po e shkreton.
Është shansi më i madh i joni për të rivendosur këtë vend në rrugën e madhështisë.
Ndaj të shndërrohemi ne në misionarë.
Nuk është program për një parti, është program për çdo shqiptar që do të jetojë me djersën, mundin e tij në këtë vend.
Që do të ndërtojë ëndrrën e tij në këtë vend.
Ndaj dhe ju ftoj mençurinë tuaj, dhembshurinë tuaj, forcën bindëse ta përdorni me çdo gjirokastrite që me 11 maj të votojmë për veten tonë, të votojmë për rrogat tona, pensionet tona, për shkollat, për spitalet.
Të votojmë për fëmijët tanë, nipërit, mbesat tona.
Të votojmë për njerëzit tanë të sëmurë që të trajtohen si njerëz.
Të votojmë për shkollimin, punësimin.
Ftoj të gjithë nënat, motrat, zonjat të përçmojnë propagandën vulgare, të pacipë të një njeriu, i cili beson se bëhet interesant duke u sharë bashkëshortin dhe burrin e vet.
Që beson se me batuta do mund të mbulojë vjedhjet që bën.
Se me batuta do mund të mbulojë largimin e njerëzve nga Shqipëria.
Se me batuta do mund të mbulojë vdekjen e të sëmurëve për ilaçe.
Ndaj dhe 11 Maji është dita e nënave, motrave, grave, bashkëshorteve shqiptare, në nderin, dinjitetin e tyre t’i japin përgjigjen që meriton këtij mizogjeni të pashpirt i cili për karrige është i aftë të bëjë çdo gjë, të thotë çdo gjë.
Rroftë Gjirokastra, rroftë Shqipëria.
Votoni njishin.
Njisha jeni të gjithë ju.
Shqiptarët janë të gjithë njisha.
Fitore, fitore, fitore!
-

Kaso: Korça dhe Shqipëria janë gati për ndryshimin! Të votojmë 1-shin për të ardhmen
Kaso: Korça dhe Shqipëria janë gati për ndryshimin! Të votojmë 1-shin për të ardhmen
Drejtuesi politik i PD për Korçën, Ivi Kaso, në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë, tha se tashmë është hapur një kapitull të ri shprese dhe ndryshimi për qytetin e Korçës dhe Shqipërinë.Duke u drejtuar demokratëve dhe qytetarëve të Korçës, ai ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke theksuar se Shqipëria është në një gjendje kolapsi për shkak të korrupsionit, krimit dhe mungesës së drejtësisë.
Kaso ka garantuar një të ardhme më të ndritshme për qytetarët, duke prezantuar një program që përqendrohet në investime për bujqësinë, shëndetësinë, arsimimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë.
Më 11 maj, ai ka ftuar të gjithë për të mbështetur ndryshimin dhe për të votuar numrin 1, për të rikthyer dinjitetin dhe zhvillimin në Korçë dhe gjithë Shqipërinë.
Fjala e Ivi Kasos
Image
Të dashur korçarë!
Bijë e bija të këtij qyteti shqiptar e me shpirt evropian.
Të nderuar demokratë dhe demokrate që jeni këtu, nga Pogradeci, Devolli, Maliqi dhe Pusteci. Të nderuar kandidatë të ASHM.
I nderuar lideri i PD dhe opozitës, kryeministri i ardhshëm, Profesor Doktor Sali Berisha.
Vëllezër dhe motra. Sot jemi mbledhur këtu për të hapur një kapitull të ri. Një kapitull shprese, ndryshimi dhe fitoreje. Ky qytet, djep i kulturës dhe arsimit shqip, flamurtari i kombit në kohë të vështira, meriton më shumë sesa braktisjen e 12 viteve të fundit. Sot Shqipëria është në kolaps. Është e vjedhur dhe e poshtëruar nga një qeveri që mendon vetëm për veten. Korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës, pastrimi i parave, grabitja e pronës, mungesa e drejtësisë dhe vrasja e shpresës janë fytyra e vërtetë e regjimit të Edi Ramës.
Por dhe pse kemi kaluar vitë të vështira, demokratët dhe korçarët kurrë nuk janë përkulur. Korça nuk e pranon harresën dhe braktisjen që i është bërë në këto 12 vite. Ajo nuk rreshtohet me të keqen por zgjedh gjithmonë të drejtën. Sot, në këtë sallë ndihet energjia e fitores. Ndihet energjia që do të rrëzojë regjimin e krimit dhe të fitores.
Entuziazmi juaj më jep kurajë dhe më bind se ndryshimi fillon pikërisht nga Korça. Nga qytetarë të ndershëm që duan një Shqipëri për të gjithë. Ne nuk premtojmë si Peleshi në 3D që nuk bëhen kurrë. Ne nuk e ndajmë si ai qytetin, në llokma për oligarkët e pushtetit. Ne u kthejmë korçarëve dinjitetin dhe të drejtën për të vendosur vetë për fatin e tyre. Për këtë qëllim jemi këtu sot. Për të prezantuar ekipin tonë, kandidatët tanë, njerëz të ndershëm, profesionistë të përkushtuar që përfaqësojnë vlera të mira të këtij qyteti dhe kësaj krahine. Këta janë njerëzit që do të jenë zëri juaj.
Ne kemi një program që vë në qendër njeriun dhe dinjitetin njerëzor, që përdor taksat për qytetarët, rrit pensionet dhe pagat, investon në shëndetësi, arsim, siguri, bujqësi dhe sipërmarrje.
Fermeri dhe qytetari i zakonshëm janë investitorët tanë strategjikë. Në 11 Maj ne nuk kemi vetëm zgjedhje. Në 11 Maj ne kemi një betejë. Një betejë për të ardhmen e Shqipërisë që duhet mbrojtur nga braktisja dhe shpopullimi.
Në këtë betejë kemi të drejtën, Shqipërinë, kemi me vete Zotin. Korça dhe gjithë Shqipëria do të bëhen më 11 Maj simboli i ndryshimit. Në 11 Maj, të gjithë së bashku do të votojmë numrin 1.
Ne do të votojmë 1-shin për të ndihmuar bujqësinë e Devollit dhe Maliqit. Ne do të votojmë 1-shin për të mbrojtur bukurinë e Pogradecit dhe Pustecit nga shkatërrimi.
Ne do të votojmë 1-shin për të kthyer të rinjtë në Kolonjë, që është lënë në harresë. Ne do të votojmë 1-shin që Korça të mos fillojë t’i ngjajë Tiranës, të mbytet në beton, trafik dhe smog.
Ne do të votojmë 1-shin sepse mbështesim rininë që të ketë një të ardhme këtu dhe jo në emigracion. Më 11 Maj, Korça dhe Shqipëria do ti kthehet investitorëve të vetëm strategjikë, qytetarëve të saj.
Fitore, fitore, fitore!
-

Kaso: Korça dhe Shqipëria janë gati për ndryshimin, të votojmë 1-shin për të ardhmen
Drejtuesi politik i PD-së për Korçën Ivi Kaso, në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë, tha se tashmë është hapur një kapitull të ri shprese dhe ndryshimi për qytetin e Korçës dhe Shqipërinë.
Duke u drejtuar demokratëve dhe qytetarëve të Korçës, ai ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke theksuar se Shqipëria është në një gjendje kolapsi për shkak të korrupsionit, krimit dhe mungesës së drejtësisë.
Kaso ka garantuar një të ardhme më të ndritshme për qytetarët, duke prezantuar një program që përqendrohet në investime për bujqësinë, shëndetësinë, arsimimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë.
Më 11 maj, ai ka ftuar të gjithë për të mbështetur ndryshimin dhe për të votuar numrin 1, për të rikthyer dinjitetin dhe zhvillimin në Korçë dhe gjithë Shqipërinë.
Fjala e Ivi Kaso: