Tag: votohet

  • Votohet ndryshimi i rregullores së re, opozita kundër, largohet nga salla

    Votohet ndryshimi i rregullores së re, opozita kundër, largohet nga salla

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në Rregullore. Në momentin e votimit opozita braktisi seancën dhe është larguar. Seanca e radhës pritet të mbahet në orën 17:00, ku pritet diskutimi për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit.

  • Në Yzberisht votohet ndryshe për Parlamentin e ri, kontejnerët kthehen në qendra votimi

    Në Yzberisht votohet ndryshe për Parlamentin e ri, kontejnerët kthehen në qendra votimi

    Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontejnerë.
    Mësohet se në Bulevardin e Yzberishtit këta kontejnerë janë qendra votimi, ku qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
    Prej tre vitesh në këtë zonë votohet në këta kontejnerë.
    Po ashtu në Yzberisht ka pasur një pjesëmarrje prej gati 40% të zgjedhësve që kanë votuar.
    “Deri tani ka shkuar shumë mire procesi, është gati 40% e votuesve që kanë votuar”, është shprehur Eduart Kapaj, anëtari i komisionit.

  • Vota e Diasporës/ Haxhiu: Ky është uragani i ndryshimit, më 11 maj të votohet për Aleancën për Shqipërinë Madhështore

    Vota e Diasporës/ Haxhiu: Ky është uragani i ndryshimit, më 11 maj të votohet për Aleancën për Shqipërinë Madhështore

    Në një deklaratë për mediat, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, theksoi se procesi i dërgimit të fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit ka nisur dhe u bën thirrje emigrantëve që të mos lejojnë patronazhimin e votës dhe të vlerësojnë alternativat politike mbi bazën e programeve të tyre.
    Haxhiu ngriti shqetësimin për shpopullimin masiv të vendit, duke theksuar se “më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 12 vitet e fundit, kryesisht të rinj dhe profesionistë”, çka sipas saj, ka sjellë një rënie të ndjeshme të kapaciteteve prodhuese kombëtare.
    “Ejani nga toka, nga ajri, nga deti! Ky është uragani i ndryshimit,  duke bërë thirrje që më 11 maj të votohet për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe të ndalet emigrimi familjar përmes mbështetjes konkrete për familjet dhe të rinjtë. Thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë te votojnë PD-ASHM. Ata që nuk kanë arritur të regjistrohen, te vijnë fizikisht. Asnjë emigrant nuk duhet të mbetet pa votuar. Këto zgjedhje janë jetike për kombin shqiptar që të mos zhduket”, tha Haxhiu.

  • Vota e diasporës/ Dorëzohen 20 zarfet e parë për emigrantët

    Vota e diasporës/ Dorëzohen 20 zarfet e parë për emigrantët

    Janë dorëzuar 20 zarfet e parë te votuesit e diasporës për zgjedhjet e 11 majit. 75 220 zarfe janë nisur nga KQZ deri me tani, nga 245,935 që është totali i zgjedhësve te regjistruar si votues nga jashtë vendit.
    Mësohet se zarfin e parë e parë e ka marrë një shqiptar në Gjermani, të cilit iu dorëzua nga postieri që në tentativën e parë të kontaktit.
    Pas dorëzimit të zarfit në dorën e çdo votuesi të regjistruar në platformë tri janë mënyrat e vetme për të votuar: Votohet duke zgjedhur një parti dhe njërin nga kandidatët e asaj partie; votohet vetëm duke zgjedhur një parti ose koalicion të preferuar dhe votohet vetëm duke zgjedhur një kandidat në listat e hapura.
    Çdo mënyrë tjetër votimi, p.sh një parti x dhe kandidatin x të një partie tjetër do e bënte fletën e votimit të pavlefshme.

  • “Bëni kujdes nga ky mesazh në whatsapp”, AKSK paralajmëron qytetarët

    “Bëni kujdes nga ky mesazh në whatsapp”, AKSK paralajmëron qytetarët

    Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) bën apel që të gjithë përdoruesit e whatsapp të bëjnë kujdes nga një mesazh që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre.
    Sipas ASKS një sonadzh ku kërkohet të votohet synon të vjedhe të dhënat personale. Kujt i mbërrin një mesazh i tillë duhet ta raportojë menjëherë dhe të mos vijojë klikimin.

    Njoftimi i AKSK:
    Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp.
    Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues.