Tag: votohet

  • Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

    Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

    Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. 
    Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokuror. 
    Në mandatin e parë 5-vjeçar struktura e pagëzuar si FBI-ja shqiptare u drejtua nga Aida Hajnaj. 

  • Nuk votohet Konjufca, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

    Nuk votohet Konjufca, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

    Glauk Konjufca nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër i Kosovës dhe për ta bërë kabinetin qeveritar.
    Pas këtij dështimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
    Pro Konjufcës votuan 56 ,kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan.

    /vizionplus.tv

  • “Aty ku votohet, aty numërohet”/ Procesi zgjedhor në Kosovë, reagon gazetari: Dëshmoi pjekuri demokratike

    “Aty ku votohet, aty numërohet”/ Procesi zgjedhor në Kosovë, reagon gazetari: Dëshmoi pjekuri demokratike

    Gazetari Gazment Saiti ka folur në një intervistë televizive rreth procesit zgjedhor në Kosovë si shembull për rajonin, duke theksuar se standardet e organizimit janë shumë më të avancuara se në Shqipëri. Ai thekson se në Kosovë numërimi i votave bëhet menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në të njëjtin vend ku votohet, çka garanton transparencë dhe shpejtësi në nxjerrjen e rezultateve. Sipas tij, ndryshe nga Shqipëria, ku shpesh ka ndërhyrje politike dhe ndikim nga krimi, Kosova tregoi pjekuri demokratike, duke zhvilluar zgjedhje të qeta dhe të besueshme, të cilat u vlerësuan edhe nga Bashkimi Europian.
    Gazment Saiti:
    Në fakt, në Kosovë ky trend tashmë është prej vitesh që në Kosovë aty ku votohet, aty numërohet. Nuk është standardi si në Shqipëri që merret, votohet në Fier e numërohet në Tiranë. Ky standard nuk është në Kosovë. Pra gjithmonë aty ku votohet, aty numërohet, sepse në momentin që mbyllet procesi i votimit, automatikisht bëhet pjesa e siglimit të gjithë këtyre kutive të votimit, merret OK nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe automatikisht pas pak minutash fillon edhe procesi i numërimit. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në numërim shumë të shpejtë dhe në nxjerrjen e rezultatit.
    Pjesa tjetër pastaj e incidenteve. Incidente ka, ka gjithmonë edhe në Kosovë, po janë incidente domethënë, janë shumë të vogla ose sporadike, mund të themi, për faktin se këto incidente mund të ndodhin vetëm për disa momente ku njerëz të cilat mund të shoqërojnë dikë të familjes për të votuar, por jo të marri dikush nga patronazhisti, të marri të futet atje dhe të intimidojë, ose drejtori i drejtorisë, ose ministri, ose ku ta di unë siç ndodh rëndom këtu në Shqipëri. Këto gjëra nuk parandodhin në Kosovë. Kështu që rezultatet dalin brenda ditës.
    Ka pasur gjithmonë standard tjetër përsa i përket këtij, këtij procesi. Pastaj, kemi menjëherë pas, pas votimeve dhe pas numërimit të votave, sot kemi edhe deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë që tha, uroj Kosovën për zgjedhje demokratike dhe pa asnjë lloj ndikimi. Dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Shqipëri që të dali brenda 24 orësh të ketë edhe një deklaratë të Bashkimit Europian. Përkundrazi, domethënë, të gjitha ato deklarata ose të gjitha ato konkluzione që janë arritur edhe nga OSBE ODIHR-i, edhe nga zyra e BE-së në Shqipëri, kanë dalë me konkluzione domethënë të cilat që në Shqipëri është intimiduar vota, ka pasur ndikim politik, ose ka pasur edhe vetvetiu ka pasur edhe ndikim të krimit për të kanalizuar votat në drejtim të pushtetit.
    Sepse pushteti dhe krimi në Shqipëri dihet që tashmë janë unison. Kurse në Kosovë kjo gjë nuk ndodh. Por ajo çfarë mund të themi, që këto zgjedhje në Kosovë treguan edhe një herë pjekurinë demokratike të të gjitha qeverive, nuk po i them të qeverisë së X-it ose të Y-it, treguan një pjekuri e cila e rendit Kosovën një nga vendet me demokraci më të mirë në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Maqedoninë, duke përfshirë edhe Malin e Zi edhe Shqipërinë. Pra Kosova qëndron në majë të këtij klasifikimi.

  • Hap pas hapi, ja si votohet për kryetarët e 5 bashkive

    Hap pas hapi, ja si votohet për kryetarët e 5 bashkive

    Këtë të diel, 9 nëntor 2025 votohet për të zgjedhur kryetarët e bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.
    Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një udhëzues mbi mëyrën e votimit, për të qaartësuar të gjithë qytetarët.
    HAPAT PËR TË VOTUAR:
    Nëse je zgjedhës në bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë:
    1.Paraqitu në Qendrën e votimit me dokumentin e identitetit, pasaportë ose letërnjoftim.
    2.Trego dokumentin e identitetit përpara Komisionit të Qendrës së votimit.
    3.Identifikohu përmes pajisjes së identifikimit elektronik me dokumentin e identitetit dhe më pas nënshkruaj duke lënë shenjën e gishtit.
    4.Merr fletën e votimit dhe sigurohu që të jetë e vulosur me dy vula, në faqen që nuk janë të shënuara emrat e kandidatëve.
    5.Shko i vetëm në dhomën e fshehtësisë bashkë me fletën e votimit.
    6.Shëno me shenjën X ose + brenda kutisë përbri preferencës tënde, në fletën e votimit.
    7.Palos fletën e votimit në dhomën e fshehtësisë, në mënyrë që zgjedhja juaj të mos identifikohet dhe të paktën një nga vulat të jetë e dukshme.
    8.Më pas hidh fletën në kutinë e votimit dhe largohu nga Qendra e votimit./CNA

  • Historiku i zgjedhjeve në 5 bashkitë ku votohet sot

    Historiku i zgjedhjeve në 5 bashkitë ku votohet sot

    Pothuajse në të gjitha bashkitë ku sot votohet, të paktën në tre zgjedhjet e fundit, kryetari që është zgjedhur ka qenë nga radhët e Partisë Socialiste. Përjashtim bën vetëm Mati, që në vitin 2015 nxorri fitues Nezir Rizvanin nga radhët e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, koalicion i drejtuar nga Partia Demokratike.
    Ja çfarë tregojnë rezultatet e kaluara në bashkitë ku votohet sot
    VLORË
    2015 – Dritan Leli, Partia Socialiste
    2019 – Dritan Leli, Partia Socialiste
    2023 – Ermal Dredha, Partia Socialiste
    BERAT
    2015 – Petrit Sinaj, Aleanca për Shqipërinë Europiane
    2019 – Ervin Demo, Partia Socialiste
    2023 – Ervin Demo, Partia Socialiste
    CËRRIK
    2015 – Altin Toska, Aleanca për Shqipërinë Europian
    2019 – Andis Salla, Partia Socialiste
    2023 – Andis Salla, Partia Socialiste
    MAT
    2015 – Nezir Rizvani, Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet
    2019 – Agron Malaj, Partia Socialiste
    2023 – Agron Malaja, Partia Socialiste
    TEPELENË
    2015 – Tërmet Peçi, Partia Socialiste
    2019 – Tërmet Peçi, Partia Socialiste
    2023 – Tërmet Peçi, Partia Socialiste

  • Detaje nga diskutimi i deputetëve të PS, ja kur do të votohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm

    Detaje nga diskutimi i deputetëve të PS, ja kur do të votohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm

    Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u bë me dije se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të diskutohet dhe votohet në parim në seancën plenare të datës 19 nëntor.
    Sipas asaj që raportohet, pas diskutimit në komisionet parlamentare, më 11 dhjetor do të zhvillohet votimi nen për nen i projektbuxhetit në seancë plenare.
    Ky kalendar përcakton hapat kryesorë të miratimit të dokumentit më të rëndësishëm financiar të qeverisë për vitin e ardhshëm.

  • Përfundon mbledhja e PS-së! Temat “e nxehta” që u diskutuan mes socialistëve, ja kur do votohet buxheti 2026

    Përfundon mbledhja e PS-së! Temat “e nxehta” që u diskutuan mes socialistëve, ja kur do votohet buxheti 2026

    ps

    TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në kryesine e Kuvendit, ku janë diskutuar disa çështje të rëndësishme. Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me seancën e fundit plenare. Konkretisht për votimin për anëtarët e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, proces i cili do të përsëritet në seancën e ardhshme plenare të së enjtes.
    Çështja e buxhetit u diskutua gjithashtu në mbledhjen e socialistëve, pasi gjatë këtij muai pritet që të nisë puna për buxhetin e vitit 2026. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes u tha se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të  diskutohet dhe votohet në parim në seance parlamentare me 19 nëntor. Ndërsa më  11 dhjetor do të votohet në seancë nen për nen prpjektbuxheti.
    Siç u raportua edhe më herët, në mbledhje u diskutua gjitashtu edhe për përmbylljen e procesit të kandidaturave për Avokatin e Popullit. Vlen të theksohet se gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli mbyllet më 3 nëntor, ndërsa deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura. 

    Katër kandidatët:
    Genta Bungo, e njohur për drejtimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) gjatë procesit të vettingut.
    Saimir Vishaj, avokat, ndërsa mësohet se dosja e tij paraqet disa mangësi dokumentacioni. 
    Ismail Tafani, një pedagog i drejtësisë.
    Shkëlqim Sulo, jurist që më herët ka përfaqësuar PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
    Pas mbylljes së aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë dëgjimet publike me kandidatët. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota, një shumicë që e bën të domosdoshëm konsensusin mes palëve politike. Ngërçi i vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës ka bërë që ky institucion të mbetet pa drejtues të plotë për më shumë se 3 vjet. 

  • Maqedoni e Veriut/ Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, votohet për kryetarë në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

    Maqedoni e Veriut/ Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, votohet për kryetarë në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

    Sot në Maqedoninë e Veriut mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune do të votohet në kryeqendër (Shkup) dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci. 
    Në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë të drejtë të votojnë 1.013.375 votues. Prej tyre, në qytetin e Shkupit të drejtë vote kanë 474.304 votues. 
    Në kryeqytet, në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse po zgjidhen kryetari i Qytetit të Shkupit dhe vetëqeverisja lokale, ndërsa në Shuto Orizari do të përdoren tre vendvotime për kryetarë bashkie dhe do të ketë rizgjedhje për këshilltarë. Në komunat e mbetura, do të votohet vetëm për kryetarin e komunave. 
    Votimi ka nisur që prej orës 7:00 dhe përfundon në orën 19:00. Mund të zgjatet nëse ka votues që kanë mbetur në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë si ndërprerja, por jo më shumë se tre orë. 
    Këto janë Zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë bashkish dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. 

  • Debati për procesin e votimit për shkarkimin e Peleshit/ Balla-demokratëve: Erdhët me 36 deputetë dhe dolët me 10. Sqaroni kryetarin  tuaj që të mos dalë në TV dhe…

    Debati për procesin e votimit për shkarkimin e Peleshit/ Balla-demokratëve: Erdhët me 36 deputetë dhe dolët me 10. Sqaroni kryetarin tuaj që të mos dalë në TV dhe…

    Procesi i votimit për kërkesën e PD për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ndezi debat në seancën e sotme.

    Kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj demokratëve duke sqaruar se sipas rregullohet votohet kërkesa, ndërsa  u drejtua duke thënë ‘sqaroni kryetarin tuaj që të mos dalë në televizion dhe t’ia fus kot’.
    Partia Socialiste ka rrëzuar me 79 vota kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
    “Sa i përket kërkesës së më shumë 36 deputetëve për shkarkimin e Peleshit. Zoti Këllëçi dhe ju të tjerët që keni ngelur këtu rregullorja e ka sqaruar që votohet kërkesa. Votimi bëhet i fshehtë sa herë që bëhet fjalë për persona. Sqaroni kryetarin tuaj që të mos dalë në TV dhe t’ia fusë kot siç bën. Votohet kërkesa për shkarkim.
    U mbush mali plot me rrush dhe na polli 10 vota në favor të kërkesës për shkarkim, mblidhni gruipin dhe gjeni votat. Nuk kanë ardhur nga ne, por s’dihet nga kanë ikur. Erdhët me 36 dhe dolët me 10, kur të vini herë tjetër s’dihet si dilni”, tha Balla.

    Top Channel

  • FOTO-LAJM/ Në Kosovë ‘votohet’ Rey Manaj për kryetar komune

    FOTO-LAJM/ Në Kosovë ‘votohet’ Rey Manaj për kryetar komune

    Në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale për 38-të kryetarët e rinj të komunave.
    Ndërkohë që fitorja e Shqipërisë 0-1 kundër Serbisë është manifestuar edhe në fletët e votimit.
    Në një prej tyre, një votues u ka hequr ‘vizën’ të gjithë kandidatëve dhe ka votuar Rey Manajn, sulmuesin që i shënoi dje Serbisë.