Tag: votimit

  • PS e PD bëhen bashkë në KAS, refuzojnë rinumërimin në Vlorë, hapet vetëm një kuti për këqyrjen e vulave

    PS e PD bëhen bashkë në KAS, refuzojnë rinumërimin në Vlorë, hapet vetëm një kuti për këqyrjen e vulave

    Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila pretendon se fletët e votimit në këtë qendër nuk kishin vulat.

    “Deri në këtë fazë të monitorimit të pamjeve, kemi konstatuar që në kamerat e ZAZ 85 nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor sa i takon kësaj procedure.
    Kjo e legjitimon drejtpërdrejt kërkesën tonë për rinumërim të plotë të të gjithë qarkut të Vlorës”, thuhet në kërkesën ankimore të Shqipëria Bëhet.
    Edhe pse subjekti i Adriatik Lapaj kërkon rinumërim në të gjithë qarkun, KAS vendosi vetëm hapjen e kutisë së konstatuar me probleme për të verifikuar nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo.
    Relatori i çështjes konstatoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura.
    “U krye këqyrja e kutisë së votimit dhe rezultoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura me vulën përkatëse të qendrës së votimit”-u shpreh relatori i çështjes, Ledio Braho.

    Top Channel

  • 11 Maji/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura

    11 Maji/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur zyrtarisht Partisë Demokratike, lidhur me kërkesën për verifikimin e fletëve të votimit të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025.
    KQZ thekson se janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që u përkasin 233 qendrave të votimit, të cilat gabimisht janë raportuar si “0” në procesverbalet përkatëse.
    Sipas KQZ-së, numri total i fletëve të papërdorura është 1,935,328, bazuar në të dhënat zyrtare të raportuara nga çdo qendër votimi.
    KQZ bën me dije se këto pasaktësi burojnë nga gabime në plotësimin e procesverbaleve nga komisionet e Qendrave të Votimit dhe se të gjitha sqarimet janë bërë në kuadër të transparencës dhe verifikimit të rregullsisë së procesit zgjedhor.
    Përgjigja e KQZ ndaj PD:
    I nderuar Z. Nuri
    Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se :
    Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
    Këtij numri i duhen shtuar edhe:

    27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
    99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
    5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

  • PS e PD bëhen bashke ne kas, refuzojnë rinumërimin në Vlorë, hapet vetëm një kuti për kqyrjen e vulave

    PS e PD bëhen bashke ne kas, refuzojnë rinumërimin në Vlorë, hapet vetëm një kuti për kqyrjen e vulave

    Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hap sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila pretendon se fletët e votimit në këtë qendër nuk kishin vulat.

    Deri në këtë fazë të monitorimit të pamjeve, kemi konstatuar që në kamerat e ZAZ 85 nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor sa i takon kësaj procedure.
    Kjo e legitimon drejtpërdrejt kërkesën tonë për rinumërim të plotë të të gjithë qarkut të Vlorës”, thuhet në kërkesën ankimore të Shqipëria Bëhet.
    Edhe pse subjekti i Adriatik Lapaj kërkon rinumërim në të gjithë qarkun, KAS vendosi vetëm hapjen e kutisë së konstatuar me probleme për të verifikuar nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo.
     

    Top Channel

  • Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

    Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

    KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
    Këtij numri i duhen shtuar edhe:
    a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
    b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
    c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

  • SYRI TV/ PD denoncon skandalin me fletët e votimit: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi

    SYRI TV/ PD denoncon skandalin me fletët e votimit: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi

    Partia Demokratike ka denoncuar skandalin sipas të cilit, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

    Konstatimi i këtij fakti erdhi pas shqyrtimit të të dhënave zyrtare që vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte përcjellë Partisë Demokratike një ditë më parë. Nisur nga këto fakte tronditëse, Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ nisjen urgjente të një hetimi administrativ.

    Sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që i drejtoheni, rezulton se janë:

    3.534.792 fletë votimi të prodhuara,
    1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,
    1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe
    5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

    Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura!

    Në vijim të sa më sipër, dhe bazuar mbi këto gjetje, kërkojmë:

    Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së, si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor;

    Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, me qëllim të tregohen qartë vendndodhja dhe trajtimi i mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhen në asnjë mënyrë numri total i fletëve të prodhuara me shumën e votave të gjetura në kuti, plus fletët e papërdorura, plus fletët e dëmtuara.

    Në shkresën e saj, Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ që për këto fakte tronditëse ky institucion të veprojë menjëherë dhe në përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë.

     

  • Zgjedhjet/ PD: Ku shkuan 130 mijë fletë votimi? Përgjigjet KQZ: Llogarisni edhe të papërdorurat!

    Zgjedhjet/ PD: Ku shkuan 130 mijë fletë votimi? Përgjigjet KQZ: Llogarisni edhe të papërdorurat!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas kërkesës së depozituar sot, Partia Demokratike ka ngritur dyshimet se nga numërimi i votave, 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit mungojnë. Në këto kushte, opozita kërkon nisjen e një hetimi administrativ nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, kërkojnë edhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi.
    KËRKESA E PD:
    I nderuar z. Komisioner, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KQZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS. Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit. Më datë 04.04.2025, me vendimin tuaj nr. 407, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025” (bashkëlidhur), në faqen nr. 138. të materialit specifikohet qartë se, në rang vendi, janë miratuar 5.225 Qendra Votimi (QV), 3.467.962 zgjedhës, 66.830 fletë votimi rezervë (që i korrespondojnë 2% rezervë), dhe në TOTAL 3.534.792 Fletë Votimi (FV). Por, sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që ju drejtoni, rezulton se janë: 3.534.792 fletë votimi të prodhuara, 1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit, 1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe 5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara. Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura! Në vijim të sa më sipër, dhe bazuar mbi këto gjetje, kërkojmë: -Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së, si dhe verifikimin përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor; -Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, me qëllim të tregohen qartë vendndodhja dhe trajtimi i mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhen në asnjë mënyrë numri total i fletëve të prodhuara me shumën e votave të gjetura në kuti, plus fletëve të papërdorura plus fletët e dëmtuara. Këmbëngulim që për këto fakte tronditëse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të veprojë menjëherë dhe në përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë.
    Brenda pak orëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kërkesës së PD. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PD duhet të llogarisë edhe votimin elektronik në Vorë dhe në njësinë administrative nr.10. Por edhe 99,455 fletë votimi të papërdorura.
    “Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se : Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je. Këtij numri i duhen shtuar edhe: 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur; 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura; 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime)”, thuhet në përgjigjen e KQZ.
    Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, ku sipas rezultateve zyrtare siguroi 50 mandate. Demokratët e kanë cilësuar procesin si një farsë elektorale, të shoqëruar me manipulime, presion mbi votuesit dhe përdorim të strukturave shtetërore për qëllime politike. Ndaj edhe kanë nisur një valë ankimimesh pranë të gjitha instancave të KQZ-së. Sipas opozitës, zgjedhjet duhet të konsiderohen të parregullta dhe të zhvillohen sërish parakohe dhe nën “kujdesin” e një qeverie teknike./ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • ‘Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi’/ KQZ i përgjigjet kërkesës së PD, shpjegon rezultatin

    ‘Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi’/ KQZ i përgjigjet kërkesës së PD, shpjegon rezultatin

    Ditën e sotme, Partia Demokratike nisi një kërkesë në KQZ se ku janë 130 mijë fletë votimi të papërdorura dhe madje kërkoi nisjen e një hetimi administrativ.
    Nuk ka vonuar përgjigja e KQZ, duke sqaruar më detaje numrin e fletëve të votimit të papërdorura, ku një pjesë e mirë i përkasin edhe votimit elektronik, aty ku nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i tyre.

    Përgjigja e KQZ drejtuar PD:
    I nderuar Z. Nuri
     
     
    Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit tö përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 202* ju informojmë se:
    Numri prej 1,935,328 flete votimi tö papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
    Këtij numri i duhen shtuar edhe:

    27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
    99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, nö procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
    5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test Ilogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse Për Gdo QV (janë 1,380 QV kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

  • ”130 mijë fletë votimi të papërdorura”, KQZ i kthen përgjigje akuzave të PD-së

    ”130 mijë fletë votimi të papërdorura”, KQZ i kthen përgjigje akuzave të PD-së

    Në vazhdën e akuzave të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, selia blu nisi një kërkesë në KQZ se ku janë 130 mijë fletë votimi të papërdorura dhe madje kërkoi nisjen e një hetimi administrativ. Nuk ka vonuar përgjigja e KQZ, duke sqaruar më detaje numrin e fletëve të votimit të papërdorura, ku një pjesë e mirë i përkasin edhe votimit elektronik, aty ku nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i tyre.
    Përgjigja e KQZ drejtuar PD:

    I nderuar Z. Nuri
    Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit tö përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 202* ju informojmë se:
    Numri prej 1,935,328 flete votimi tö papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
    Këtij numri i duhen shtuar edhe:
    -27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;-99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, nö procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;-5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test Ilogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse Për Gdo QV (janë 1,380 QV kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

  • Zgjedhjet/ PD-KQZ-së: Ku kanë humbur mbi 130 mijë fletë votimi?

    Zgjedhjet/ PD-KQZ-së: Ku kanë humbur mbi 130 mijë fletë votimi?

    Foto ilustruese

    TIRANË- Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas kërkesës së depozituar sot, Partia Demokratike ka ngritur dyshimet se nga numërimi i votave, 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit mungojnë. Në këto kushte, opozita kërkon nisjen e një hetimi administrativ nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, kërkojnë edhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi.
    KËRKESA E PD:
    I nderuar z. Komisioner, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KQZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS. Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit. Më datë 04.04.2025, me vendimin tuaj nr. 407, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025” (bashkëlidhur), në faqen nr. 138. të materialit specifikohet qartë se, në rang vendi, janë miratuar 5.225 Qendra Votimi (QV), 3.467.962 zgjedhës, 66.830 fletë votimi rezervë (që i korrespondojnë 2% rezervë), dhe në TOTAL 3.534.792 Fletë Votimi (FV). Por, sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që ju drejtoni, rezulton se janë: 3.534.792 fletë votimi të prodhuara, 1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit, 1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe 5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara. Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura! Në vijim të sa më sipër, dhe bazuar mbi këto gjetje, kërkojmë:
    -Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së, si dhe verifikimin përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor;
    -Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, me qëllim të tregohen qartë vendndodhja dhe trajtimi i mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhen në asnjë mënyrë numri total i fletëve të prodhuara me shumën e votave të gjetura në kuti, plus fletëve të papërdorura plus fletët e dëmtuara. Këmbëngulim që për këto fakte tronditëse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të veprojë menjëherë dhe në përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë.
    Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, ku sipas rezultateve zyrtare siguroi 50 mandate. Demokratët e kanë cilësuar procesin si një farsë elektorale, të shoqëruar me manipulime, presion mbi votuesit dhe përdorim të strukturave shtetërore për qëllime politike. Ndaj edhe kanë nisur një valë ankimimesh pranë të gjitha instancave të KQZ-së. Sipas opozitës, zgjedhjet duhet të konsiderohen të parregullta dhe të zhvillohen sërish parakohe dhe nën “kujdesin” e një qeverie teknike./ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

    Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar zyrtarisht se kompania postare DHL, ka shkelur kontratën e nënshkruar për procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të fletëve të votimit në Greqi, duke përfshirë nënkontraktorë të tjerë, ndonëse kjo nuk ishte e parashikuar në marrëveshjen fillestare.
    Në një përgjigje zyrtare ndaj shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, KQZ sqaron se kontrata nuk parashikonte delegimin e detyrave tek poste të tjera, çka përbën shkelje të kushteve të dakorduara.
    Megjithatë, KQZ deklaron se ka marrë garanci nga DHL se çdo fletë votimi është dorëzuar vetëm pasi është firmosur personalisht nga zgjedhësi. Kompania ka siguruar se nuk ka dhënë asnjë fletë votimi pa praninë dhe firmën e votuesit, duke përjashtuar mundësinë që fletët të kenë përfunduar në duar të tjera.
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka theksuar se të dhënat e paraqitura nga DHL nuk japin asnjë provë për devijim të fletëve të votimit apo përfshirje të palëve të treta në këtë proces. Ai ka përjashtuar në këtë fazë çdo dyshim mbi manipulimin e votës apo shkeljen e integritetit të saj.
    Për këtë situatë, KQZ ka informuar edhe Partinë Demokratike, duke nënvizuar transparencën në trajtimin e rastit.