Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin për të hapur kutitë e fletëve të votimit në Qarkun Tiranë.
Mësohet se janë 1200 qendra votimi dhe për këtë arsye data e fillimit të procesit do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues dhe procesi do të mbikëqyret nga ana e administratës së KQZ.
“Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “
1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025”.
2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë.
3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Duke qenë se ky proces merr formë për organizmin e logjistikës duke qenë se janë 1200 qendra votimi, data e fillimit të procesit do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues dhe procesi do të mbikëqyret nga ana e administratës së KQZ”, u tha në vendim.
Tag: votimit
-

Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë
-

Farsa elektorale/ KAS vendos rihapjen e kutive të mbi 1200 qendrave të votimit në Tiranë
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur me kërkesë të dy anëtarëve të PD, që do të bëhet këqyrja e fletëve të votimit për qarkun e Tiranës.
Dy anëtarët kanë kërkuar, sipas të drejtës që u jep Kodi Zgjedhor, që të bëhet rihapja e kutive në të gjithë Tiranën.
Ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi qarku më i madh i vendit ka 1282 QV dhe data për nisjen e procesit do përcaktohet në një moment tjetër.
Kujtojmë se pas akuzave të Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimit të papërdorura, sot janë hapur për verifikim 233 kuti të tjera votimi.
Procesi ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit në Vaqarr, në një ambient ku KQZ ruan çdo material zgjedhor.
-

KAS merr vendimin: Kutitë e qarkut të Tiranës do të hapen!
Të gjithë qendrat e votimit të qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Do rinumërohen 1282 QV-të në gjithë qarkun Tiranë, për partitë e kandidatët, me qëllim për gjetjen e prova për pretendimet e PD.
“Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë“, njoftoi KAS.
-

Kutitë e Tiranës do të hapen! Dy anëtarët e PD në KAS vendosin për rinumërim të votave
Të gjithë Qendrat e Votimit të Qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Kërkesa e PD u rrëzua me shumicë votash nga anëtarët e KAS, por 2 nga anëtarët nga PD vendosën rinumërim të votave për Qarkun e Tiranës.
Do rinumërohen 1282 QV-të në gjithë qarkun Tiranë, për partitë e kandidatët, me qëllim për gjetjen e prova për pretendimet e PD.
“Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëv të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1200 QV, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohe që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”, tha Braho.
“Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025″. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë”, njoftoi KAS. -

PD në kërkim të 130 mijë fletëve të votimit, juristi i Berishës: Manipulimi për 13 mandate
Një nga format e manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konsiderohet, për demokratët, zhdukja e 130 mijë fletëve të votimit.
“Ka 130 mijë fletë, mos më tepër, që nuk korrespondojnë me prodhimin. Pra, janë prodhuar 3,5 milionë fletë. Janë përdorur një sasi e konsiderueshme nga zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve. Kanë tepruar, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rreth 1,9 milionë. Po t’i mbledhësh të gjitha këto, me gjithë fletët e dëmtuara, del që ka 130 mijë fletë votimi që nuk dihet ku janë,” thotë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri.
Në intervistën për RTSH-në, ai tha se ky abuzim, që kalkulohet me numër të lartë mandatesh për deputetë, duhet të hetohet për shkak se mund të jetë vepër penale.
“Ne aludojmë se mund të jenë zëvendësuar kutitë gjatë transportit. Mund të jenë përdorur në qendra votimi të caktuara për ‘tren bullgar’. Janë 13 mandate, se afërisht 10 mijë vota duhen për mandat. 130 mijë fletë votimi pjesëtim kaq na dalin 13 mandate. 83 i ka marrë Partia Socialiste, të paktën sipas projeksioneve dhe jo të dhënave përfundimtare. Atëherë hiq 13, i bien 70,” shpjegon z. Nuri.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së rrëzon përgjigjen e KQZ-së se votat e gjetura janë pjesë e kontingjentit që ky institucion përgatiti në rast anomalie të votimit elektronik në dy njësi të Tiranës.
“Përgjigjja e KQZ-së ka një mungesë logjike, sepse votimi elektronik nuk ka pasur 27 mijë fletë votimi, sa ç’citohet te shkresa e [kreu të KQZ-së, Ilirjan] Celibashit, por janë mbi 50 mijë fletë votimi. Pra, kuptohet që i kanë bërë llogaritë gabim!” deklaroi ai.
Pavarësisht se nuk e fsheh skepticizmin, z. Nuri i bën apel KQZ-së që të kryejë hetimin administrativ kërkuar nga Partia Demokratike. -

“Fletët e votimit ishin në kuti”, Gjikondi për Berishën: Po përdor “hile të shëmtuara” për të qëndruar në krye të PD
Bie alibia e Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura. Pasi u hapën disa kuti në qarkun e Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.
Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se pretendimet e Sali Berishës janë përpjekje dinake me anë të të cilave po përpiqet të blejë kohë.
Sipas saj, Sali Berisha me pretendimet e ngritura synon të justifikojë humbjen e zgjedhjeve dhe moszbatimin e nenit “Basha” në statutin e PD, i cili parashikon se kur kryetari humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet nda drejtimi i partisë.
“Nuk ka asnjë surprizë, por ka thjesht konfirmim. Hilet e Berishës dhe kastës së tij po përkëdhelen goxha. Ai kërkon këtu, që mos të zbatohet neni i famshëm Basha, dhe me ketë ai duhet të ishte larguar nga drejtimi i PD. Janë hile të shëmtuara dhe dinakëri, që përpiqen ta mbajnë Shqipërinë mbrapa. Treni bullgar rezultoi se është një blof dhe një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Gjikondi.
Gjatë diskutimit në studio, analistja u pyet nëse shikon premisa për ndryshime në Partinë Demokratike dhe për këtë Gjikondi dha këtë përgjigje:
“Nuk ka pikë emocioni edhe kur flet. Ai aktron rolin e viktimës. Janë një grup njerëzish në PD, të cilët janë zhburrëruar. Gaz Bardhi është në rrugën e largimit drejt PD, dhe Berisha mban fort Tabakun. për aq koha sa është Berisha në krye të asaj partie, që është si korja e infektuar që i rri sipër, nuk besoj se do ketë gjëra të reja”, u shpreh ajo.
-

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura
Bie pretendimi i Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura.
Pas hapjes së katër kutive të qarkut të Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.
Në këtë rast nuk kishim të bënim me një manipulim por me një gabim njerëzor pasi komisionerët në vendin ku duhet të shkruanin sesa fletë votimi nuk u përdorën në 11 maj kishin vendosur numrin 0 në procesverbal. Por për kjo sipas anëtareve të KAS, nuk është provë për rinumërimin e fletëve.
Por as kjo nuk I bindi demokratët të cilët vijojnë sagën e ankimimeve. Me kërkesë të dy përfaqësuesve të tyre në Kas, Ledio Braho dhe Elvis Çefa u ngrit një grup pune, për hapjen 233 kutive me matëriale zgjedhor për të verifikuar fletët e papërdorura.
“Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura”, është shprehur anëtari i KAS, Ledio Braho.
Verifikimi i fletëve të votimit të papërdorura do të behet në magazinat e KQZ në Vaqarr.
-

Rinumërohen 4 kutitë e Vlorës, bie alibia e opozitës, fletët rezultojnë të papërdorura
Kërkesa e PD dhe beteja për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit po vijon. Pas pretendimeve të PD se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, po rinumërohen 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës.
Duket se alibia e PD ka rënë, pasi në kutitë e qarkut të Vlorës dallohen qartë fletët e votimit të papërdorura që janë të futura brenda një kutie apostafat, edhe pse në procesverbale është shënuar gabimisht 0 fletë votimi.
Pas përfundimit të këtij procesi, KAS tha se ishin deklaruar zero në procesverbal, por në kuti u gjetën këto shifra: 584, 578, 401 dhe 659 fletë votimi të papërdorura për secilën kuti të hapur.
Përfaqësuesi i PD, Marash Logu pretendoi se në një kuti u gjetën 7 fletë votimi më shumë ndërsa në një tjetër mungonin dy fletë të papërdorura. Ndërkohë që një anomali tjetër është se procesverbali është i një qendre tjetër.
Ai parashtroi një tjetër kërkesë për të hapur edhe fletët e votimit të përdorura që të krahasohen me ato të papërdorura. Sipas tij, fletët që janë tepër mund të kenë ardhur nga jashtë si pasojë e trenit bullgar.
Një ditë më parë me kërkesë të 2 anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhën si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së.
Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhej. Për këtë, partia i kërkoi përmes një shkrese KQZ-së që të niste menjëherë një hetim administrativ urgjent dhe verifikim të plotë të fletëve në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi.
Por KQZ mohoi se kishte mungesë të fletëve të votimit të papërdorura duke sqaruar se diferencat kanë ardhur nga pasaktësi teknike në procesverbalet e disa qendrave të votimit, ku komisionerët kishin shënuar 0 në procesverbal. -

Fiks Fare/ Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit dhe e hodhi në Facebook
Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private DHL në Firence të Italisë.
Ngjarja ka marrë përmasa politike, me figura të njohura të opozitës që e akuzojnë se ka qenë i përfshirë në manipulimin e votave të emigrantëve për zgjedhjet e 11 maji.
Në një intervistë për emisionin investigativ “Fiks Fare”, Patozi deklaroi se gjithçka nisi kur publikoi në profilin e tij personal në Facebook një foto me disa fletë votimi në dorë. Ai thekson se fotografia ishte bërë në ambientet e punës, të cilat janë të pajisura me kamera sigurie dhe nuk kishte asnjë qëllim të keq pas postimit.
“Unë nuk i kam hapur fletët e votimit, as nuk kam pasur mundësi ta bëj këtë. Unë punoj si shpërndarës dhe fletët e votimit i merrte një koleg tjetër për t’i çuar në banesat e emigrantëve. Ato plotësoheshin nga qytetarët dhe mblidheshin më pas”, tha Patozi.
Ai shton se fakti që kishte postuar më herët foto me figura të Partisë Socialiste, si Erion Braçe dhe Taulant Balla, ka bërë që të etiketohet si “patronazhist” dhe mbështetës i qeverisë.
Pas publikimit të fotos, figura të njohura të opozitës, si Jozefina Topalli, Flamur Noka dhe Sali Berisha, reaguan publikisht duke e akuzuar Patozin se ishte pjesë e një skeme për manipulimin e votave të emigrantëve. Sali Berisha, gjatë një dalje publike, e quajti Patozin patronazhist dhe publikoi pamje nga profili i tij personal në Facebook, duke shfaqur edhe foto të vajzës dhe bashkëshortes së Patozit.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, adresës së tij personale i janë drejtuar komente denigruese dhe kërcënuese, përfshirë shprehjen: “Je i mbaruar o legen!”
Patozi shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë dhe thotë se hetimi nga SPAK është i mirëpritur. “Jam i hapur të hetohem, sepse edhe fletën time të votimit ma ka sjellë postieri dhe po ai e ka marrë. Por nuk kuptoj pse duhet të bëhet publike familja ime. Pse duhet të më kërcënojnë në Facebook?”shprehet ai për “Fiks Fare”.
Kjo situatë përveç akuzave të shumta e kërcënimeve i ka sjell edhe një tjetër problematik atë të rrezikimit të pushimit nga puna.”Kam 6 vite në këtë punë dhe nuk kam marrë asnjë vërejtje“, përfundon Patozi.
Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka nisur hetimet për procesin e votimit të emigrantëve. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare që lidh emrin e Sinan Patozit me ndonjë veprimtari të paligjshme, ndërsa institucionet përgjegjëse për zgjedhjet nuk kanë komentuar rastin konkret.Top Channel
-

Pretendimi i PD për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit, Meta: Si 130 milionët e inceneratorit që nuk ekziston
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike për mungesën e 130 mijë fletëve të papërdorura të votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Meta krahasoi këtë mungesë me skandalin financiar të inceneratorit të Tiranës, duke e cilësuar si një tjetër krim të sofistikuar të “Narkoshtetit të Edi Ramës”.
“130 mijë fletë votimi ‘të humbura’ si 130 milion eurot e ‘avulluara’ të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e taksapaguesve. Asnjë përgjegjësi, asnjë transparencë”, shkruan Meta.
Ai shtoi më tej se në një vend ku “digjet vota” por jo plehrat, është “djegur” edhe demokracia dhe e ardhmja e vendit.
“Vjedhin 130 milion euro për një incenerator që nuk e ndërtuan kurrë — tani zhdukin edhe 130 mijë fletë votimi, si të ishin mbetje për djegie. Në këtë vend ku vetëm plehrat nuk digjen por ‘digjet’ vota, atëherë bashkë me të është djegur demokracia, shteti i së drejtës dhe e ardhmja e vendit. Kurrë nuk mund të pranohet ky terrorizëm elektoral!”, përfundoi Meta.
Ndërkohë, sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për hapjen e 43 kutive të votimit në Vlorë, ku ishte raportuar zero fletë votimi të papërdorura. PD pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë, ndërsa KQZ ka sqaruar se kjo diferencë buron nga pasaktësi në plotësimin e procesverbaleve në Qendrat e Votimit.