Tag: votimit

  • ‘Kasaphana’ e votave në Tiranë, Teliti: Zgjedhjet të faktohen, provat janë brenda kutive

    ‘Kasaphana’ e votave në Tiranë, Teliti: Zgjedhjet të faktohen, provat janë brenda kutive

    Dorjan Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, u shpreh se beteja e opozitës nuk është thjesht për një mandat më shumë apo më pak, por për mbrojtjen e votës së lirë dhe garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm.

    Ai theksoi rolin vendimtar të ekipit ligjor të PD-së në zbardhjen e parregullsive gjatë procesit të numërimit në qarkun Tiranë, ku janë rinumëruar ¼ e kutive të votimit.

    Sipas Telitit, ky nuk ishte një proces që përfundoi brenda 12 orëve të votimit, por një ndërhyrje e thellë që ka dëmtuar rëndë vullnetin e qytetarëve në Tiranë dhe në mbarë vendin.

    Pjesë nga deklarata:

    “Së pari më lejo të falënderoj juristët tanë, ku njëri prej tyre ka qenë edhe Marashi, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe arritën në rezultatin final për rinumërimin e kutive të procesit në qarkun Tiranë, ku janë 1/4 e kutive të votimit.

    Beteja jonë nuk bëhet fjalë për një mandat më shumë apo më pak, beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, atë betejë që ne kemi filluar dhe që po e vazhdojmë me sukses edhe me faktorin ndërkombëtar, i cili do të sjellë misionin e tij faktmbledhës.

    Ata faktorë, ato elementë apo prova janë atje, në kutitë dhe në procesin e votimit.

    Ky ishte një proces që nuk do të marrë vetëm atë 12-orëshin e hedhjes së fletës brenda kutisë; ishte një proces disa mujor që ka vrarë votën e lirë të qarkut të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

    Ne do bëjmë çmos, dhe falënderoj edhe ekipin e juristëve që po bëjnë transparencë të plotë mbi kasaphanën e votës në Tiranë.

    Kam dhe një gjë për të thënë: kur ka ndodhur kjo gjë në Tiranë, po në qarqet e tjera?

    Qëllimi i PD ka qenë pjesëmarrja në një proces votimi të lirë dhe të ndershëm, dhe jo pjesëmarrja e numëruesve apo votuesve politikë që vendosin se si do të shkojë vota  nga djathtas në majtas”.

  • Opozita shpall fitore në Kosjeriç të Serbisë, Qeveria nuk prononcohet

    Opozita shpall fitore në Kosjeriç të Serbisë, Qeveria nuk prononcohet

    Foto ilustruese

    BEOGRAD- Opozita në Kosjeriç, komunë në perëndim të Serbisë, ka shpallur fitore në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën, ndërsa Qeveria nuk është deklaruar ende. Përfaqësuesit e listës “Të bashkuar për Kosjeriçin” kanë thënë se janë duke udhëhequr, sipas të dhënave nga 27 prej 29 qendrave të votimit.
    Zgjedhjet lokale në Kosjeriç dhe Zajeçar, komunë në jug të shtetit, janë testi i parë zgjedhor për Qeverinë prej nisjes së bllokadave të studentëve nëpër fakultete, në nëntor të viti 2024, të nxitura nga vdekja e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.
    Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
    Deri në orën 19:00 kanë votuar 82 për qind e votuesve në Kosjeriç, dhe 59.6 për qind në Zajeçar, sipas misionit vëzhgues Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA).
    Mbështetësit e listës opozitare “Të bashkuar për Kosjeriçin”, janë mbledhur para ndërtesës komunale ku janë duke u numëruar votat. Ata janë dëgjuar duke bërtitur “Fitore” dhe “U krye çdo gjë”. Edhe banorët e Zajeçarit kanë dalë në qendër, në pritje të rezultateve zgjedhore. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 në të dyja komunat, dhe janë mbyllur në orën 20:00.
    Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë ka thënë gjatë ditës se në disa qendra votimi në Kosjeriç “ka pasur tentime për të bllokuar ilegalisht qendrën e votimit, dhe për të penguar procesin zgjedhor”, mirëpo që “ato janë shmangur në përputhje me ligjin”.
    “Zyrtarët policorë nga stacioni policor në Kosjeriç janë duke vepruar pas raportimeve nga presidenti i Komisionit të Zgjedhjeve se në qendrën e votimit 22, në fshatin Dërmanovina, vëzhguesi Veselin Ristanoviç, duke përfaqësur listën ‘Të bashkuar për Kosjeriçin’ e ka djegur listën e votimit për personat që mund të votojnë nga shtëpitë. Policia është duke punuar në këtë rast”, është thënë në deklaratën policore pasditen e së dielës.
    Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) ka thënë se ka raportuar në polici se disa vëzhgues të organizatës në Kosjeriç kanë pranuar kërcënime dhe provokime përmes thirrjeve telefonike. Në Zajeçar kanë garuar tetë lista elektorale, ndërsa në në Kosjeriç vetëm tri. Në Kosjeriç kanë garuar listat: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiq”, “Partia ruse – Serbia në BRICS, Sllobodan Nikoliq” dhe “Të bashkuar për Kosjeriqin”.
    Në Zajeçar kanë garuar këto lista: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiç”, “Ndryshimi që e besojmë në Ugljesha Gjuriçkoviç, Dragana Rashiç”, “Të bashkuar për të ruajtur Zajeçarin, Mirko Jellenkoviç, Milladin Kërstiç”, “Doktor Nenad Ristoviç – Vendas për Zajeçarin”, “Ivica Daçiç – SPS – Të vendosur për Zajeçarin”, lista minoritare “Koalicioni për Serbinë Lindore – Sasha Radulloviç Gërlanac”, “Ne, Forca e Popullit – profesor Branimir Nestoroviç” dhe “Serbët Liberalë – Vlladimir Kovaçeviç”.
    Ndonëse në parim nuk dukeshin zgjedhje shumë të rëndësishme, fushata zgjedhore në dy komunat është përcjellë nga incidentet, përleshjet mes mbështetësve të Qeverisë dhe opozitës dhe sulmeve ndaj ekipeve të gazetarëve.
    Pavarësisht se kanë pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiçin./REL

  • Opozita shpall fitore në Kosjeriç të Serbisë, Qeveria nuk deklarohet

    Opozita shpall fitore në Kosjeriç të Serbisë, Qeveria nuk deklarohet

  • “Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

    “Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

    Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se Partia Demokratike është e vendosur të nxjerrë në shesh të vërtetën me zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas tij, pranimi i kërkesës së PD për rivlerësim të fletëve të votimit për qarkun Tiranë mund të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.
    “Për herë të parë po përdorim një instrument, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, ata thanë këqyrjen e fletëve të votimit. Kjo të çon te rivlerësimi i votës dhe rinumërimi, nuk është rinumërimin tipik. Kjo është rivlerësim përmes procesit ankimor me garanci më të mëdha, merr më shumë kohë. A mund të çojë këqyrja e fletëve të votimit në pavlefshmëri të zgjedhjeve? Po. Nëse ka lëvizur një mandat dhe ky nuk merret vesh me rinumërim, atëherë ka pavlefshmëri të zgjedhjeve”, shpjegoi Bylykbashi.

  • Rinumërim votave në Tiranë, vendimi pas kërkesës së dy përfaqësuesve të PD në KAS

    Rinumërim votave në Tiranë, vendimi pas kërkesës së dy përfaqësuesve të PD në KAS

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë të gjitha votat e qarkut të Tiranës. Partia Demokratike shfrytëzoi të drejtën ligjore të dy anëtarëve të propozuar nga ajo në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të hapur  1281 qendrat e votimit  të Tiranës.

    “Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë”, tha Ledio Braho.
    Bazuar mbi këtë vendim do të rinumërohen rreth 450 mijë vota të Tiranës për partitë politike por edhe për kandidatët duke plotësuar kështu kërkesat e garuesve  të PD si Ilir Alimehmeti për rinumërimin e votave.

    Përveç Tiranës do të rinumërohen edhe 44 kuti në Dibër.
    KAS pranoi kërkesën e PD për të rinumëruar vetëm votat e kandidatëve në këtë qark për shkak të pretendimeve të kandidatit Xhemal Gjunkshi.
    Ndërkaq beteja e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve mori sot goditjen e parë. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme në qarkun e Kukësit.
    “Vendimi ynë nuk duhet të bazohet mbi hipoteza, por mbi prova. Kemi vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore numër 37, për subjektin zgjedhor PD-ASHM, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të datës 11.05.2025 në zonën e Kukësit, si të pambështetur në ligj dhe në prova”, tha Ilir Rusmali.
    Po sot në magazinat e KQZ në Vaqar u hapën 233 kuti të materialeve zgjedhore me kërkesë të PD.
    PD kërkoi verifikimin e këtyre kutive pasi komisionerët kanë raportuar zero fletë votimi të papërdorura, ndërsa sipas KQZ komisionerët kanë bërë gabim raportimin pasi rreth 100 mijë fletë votimit të papërdorura ndodhen në këto kuti. Procesi i hapjes se kutive i dha të drejtë KQZ./vizionplus.tv

  • KAS: Rinumërohen kutitë e Tiranës, nga Dibra do të hapen vetëm 44, rrëzon kërkesat për 3 qarqe

    KAS: Rinumërohen kutitë e Tiranës, nga Dibra do të hapen vetëm 44, rrëzon kërkesat për 3 qarqe

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora. Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin.
    “Në lidhje me kërkesën për provë – këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore. Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër. Partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues, dhe procesi do të këqyret nga ana e administratës së PD-së.”-u shpreh anëtari i KQZ-së, Ledio Braho.
    Ndërkohë KAS ka vendosur që të hapen edhe 44 kuti të qarkut të Dibrës, për rinumërimin e votave të PD ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve. Vendimi erdhi pas kërkesës të kandidatit demokrat Xhemal Gjunkshi, i cili pretendon se ju vodh mandati. Gjunkshi u mund me 100 vota nga kandidati i PL-së Përparim Spahiu. Por asnjëri nuk e mori dot mandatin.
    Komisioni ka rrëzuar kërkesën e opozitës, për qarqet Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër. Demokratët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre Marash Logu dhe Franc Nuri, pretenduan parregullsi gjatë fushatës me “asfaltin elektoral”, përdorim të administratës dhe patronazhistëve, mungesën e fletëve të papërdorura në kuri dhe devijim të votës së diasporës. Por të gjitha këto pretendime u rrëzuan për mungesë provash./ZËRI

  • KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

    KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të PD-AMSH Ilir Alimehmeti pas vendimit që ka marrë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për të hapur kutitë e fletëve të votimit në Qarkun Tiranë.
    Në një postim në rrjetet sociale, Ilir Alimehmeti shkruan këtë postim të shkurtër, por që lë të kuptohet se i referohet vendimit të KAS.“Fati ndihmon kurajozët!”, shkruan Alimehmeti.
    “Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “

    Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025”.
    Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë.
    Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

    Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
    Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
    Duke qenë se ky proces merr formë për organizmin e logjistikës duke qenë se janë mbi 1200 qendra votimi, data e fillimit të procesit do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues dhe procesi do të mbikëqyret nga ana e administratës së KQZ”, u tha në vendim.

  • KAS merr vendimin: Rinumërohen të gjitha kutitë e Tiranës, nga Dibra do të hapen vetëm 44

    KAS merr vendimin: Rinumërohen të gjitha kutitë e Tiranës, nga Dibra do të hapen vetëm 44

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora. Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin.
    “Në lidhje me kërkesën për provë – këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore. Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër. Partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues, dhe procesi do të këqyret nga ana e administratës së PD-së.”-u shpreh anëtari i KQZ-së, Ledio Braho.
    Ndërkohë KAS ka vendosur që të hapen edhe 44 kuti të qarkut të Dibrës, për rinumërimin e votave të PD ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve. Vendimi erdhi pas kërkesës të kandidatit demokrat Xhemal Gjunkshi, i cili pretendon se ju vodh mandati. Gjunkshi u mund me 100 vota nga kandidati i PL-së Përparim Spahiu. Por asnjëri nuk e mori dot mandatin.

  • KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, do happen 1282 kuti votimi

    KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, do happen 1282 kuti votimi

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora.
    Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin logjistik.
    Lajmi u bë publik nga anëtari i KQZ-së, Ledio Braho, i cili deklaroi: “Në lidhje me kërkesën për provë – këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore. Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
    Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër. Partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues, dhe procesi do të këqyret nga ana e administratës së PD-së.”

  • KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të rinumërohen

    KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të rinumërohen

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora.
    Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin.