Tag: votimit

  • Berisha: Nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar

    Berisha: Nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat deklaroi se nxjerrja e fletëve të votimit të plotësuara dhe të vulosura jashtë kutive të votimit është dëshmi absolute e fenomenit të quajtur “Treni Bullgar”.

    Berisha theksoi se kjo praktikë shkel ligjet dhe përbën një krim të rëndë nga ana e komisionerëve. Sipas tij, në disa qendra janë krijuar grupe ilegale të Partisë Socialiste që kryenin shkëmbime fletësh votimi. Ai kërkoi hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi për ata që kanë shkelur ligjin.

    FJALA E BERISHËS:

    Tani, besoj se kjo gjë, një fletë e plotësuar, një fletë e vulosur, nxirret nga qendra e votimit pa u futur në kuti, është dëshmi absolute e Trenit Bullgar.
    Që të faktosh tjetrën, duhet të kesh kamera jashtë lokalit të shohësh atë që e merr.
    Po çfarë kemi të faktuar ne? Qendrat ilegale të PS rreth qendrave të votimit ku njerëzit shkonin dhe bënin shkëmbimet.
    Por nxjerrja e një flete të plotësuar, të vulosur, nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar.
    Asnjë arsye tjetër.
    Ka ligje për administrimin e asaj flete.
    Ka shkelur çdo ligj ai komisioner që ka kryer krim të shëmtuar.
    Pra, ai e di që është dokument ligjor fleta e votimit dhe ai nuk pyet, ai e merr, e fsheh, pastaj i vë dy vula, voton mbi të dhe gjen rastin ta nxjerrë nga dera, siç e shihni.
    Kjo është gjëja më evidente.

  • “ Tjetër ‘tren bullgar’ në Elbasan”/ Denoncon Berisha: Gjithçka realizohet si nëpër filma, me gjakftohtësi

    “ Tjetër ‘tren bullgar’ në Elbasan”/ Denoncon Berisha: Gjithçka realizohet si nëpër filma, me gjakftohtësi

    Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për atë që quan “farsë elektorale”.
    Berisha tha se një tjetër rast “treni bullgar” ka ndodhur në Elbasan. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur si nëpër filma, me gjakftohtësi të madhe.
    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
    Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
    Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni.
    Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
    Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
    Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
    Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
    Ja fleta e votimit…
    Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
    Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
    Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
    Me gjakftohtësi të paparë.
    Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
    Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.
    Edhe njëherë, aty po voton ai.

  • ME VIDEO: Po votohet në një kafe, Berisha: Ja treni bullgar!

    ME VIDEO: Po votohet në një kafe, Berisha: Ja treni bullgar!

    VIDEOT E PD: 

     

     

    NJOFTIM PËR SHTYP
    Farsa elektorale/ Berisha sjell provën flagrante të Trenit Bullgar: Gjithçka realizohet me gjakftohtësi, njësoj si në filma
    Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit. Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni… Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai. Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ. Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit. Kështu me radhë garantohet rezultati. Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur. Nxjerr fletën bosh ai… Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale. 
    Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim. …Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi. Dhe këto janë në votim, kjo është tavolina e votimit, regjistrimi për votim është tjetër…. Ku? Për turshi? Skapi është autor kryesor. Nuk ka asnjë përgjegjësi Skapi. Për Skapin ekziston mbulesa. Altin Dumani është bashkëautor në krimin elektoral me Edi Ramën. Altin Dumani është bashkëautor. Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha. Pra në qoftëse ka një të dytë në krimin elektoral, farsën elektorale është Altin Dumani. Pse? Sepse në qoftë se dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë. Jo. Do mendonin se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Po mbrojtja që ai u bëri atyre, amnistia që u bëri u hapi rrugën. Po Poja. A nuk e denoncova me dhjetëra herë unë Pojën, kartelin e Troplinit për ndërhyrjet në zgjedhjet në Durrës, për Arkend Ballën dhe deputetë të tjerë. Çfarë pësoi? Ai mbante në xhep fletë-arrestin e tij dhe e njoftoi të largohej pas zgjedhjeve. Kush e informoi atë. Keni marrë vesh të ketë një hetim se kush informoi ‘El Chiapon’ të largohej? Ai që kishte në xhep fletën. Kësaj here nuk kap dot as policë, tu thonë, se herë të tjera ka një e dy dhe ja veshin policisë, edhe kur i dekonspiron dhe kur nuk i dekonspiron policia, siç ndodhi me atë që kapën në Kosovë. Jo tha ai, e kam nga Skapi njoftimin dhe e kish nga Skapi. Këta jo po policia. Kësaj here nuk guxoi të thotë policia se i kishte në xhep vetë. Dhe kur u bë operacioni ai kishte 1 javë që kishte ikur, ja kishte mbathur se, ishte njoftuar.

  • Berisha publikon një video dhe e komenton vetë: Ja si e vulosin fletën. Ja ku e fut, pastaj e nxjerr…

    Berisha publikon një video dhe e komenton vetë: Ja si e vulosin fletën. Ja ku e fut, pastaj e nxjerr…

    Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të martë, publikoi pamje të pretenduara sipas tij që tregojnë qartë realizimin e “Trenit Bullgar” në 11 maj, shkruan A2 CNN.
    “Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
    Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
    Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
    Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
    Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
    Ja fleta e votimit…
    Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
    Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
    Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
    Me gjakftohtësi të paparë.
    Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
    Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai”, tha Berisha.

  • “DHL më e mira..”/ Celibashi: U kursyen 2 mln euro. Vota e diasporës, proces model

    “DHL më e mira..”/ Celibashi: U kursyen 2 mln euro. Vota e diasporës, proces model

    Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në konferencën për mediat foli edhe për votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit.
    Një proces model e ka cilësuar Celibashi votën e diasporës, teksa u shpreh se me DHL-në u lidh një kontratë që i kurseu shtetit shqiptar 1.5-2 mln euro.
    Ai deklaroi më tej se ka pasur problematika, por ato nuk cenojnë procesin që u zhvillua.
    Pjesë nga deklarata e kreut të KQZ, Celibashi
    Procesi i votimit nga jashtë pa hezitim ka shkuar shumë mirë. Ju kuptoj pretendimet e kujtdo. Ka pasur problematika. Duke i kalkuluar efektin e tyre mendoj se votimi nga jashtë është zhvilluar në mënyrë mode. Episodet e shpërndarjes së zarfeve në shtetin grek nuk e cenon këtë proces, si u organizua dhe integritetin. Jam i ndërgjegjshëm që për opozitën kjo gjë nuk qëndron kështu por jam i bindur. Kursimi i parave në lidhje me votimin  nga jashtë nuk e ka cenuar standardin e këtij procesi. Janë 1.5-2 mln euro të kursyera vetëm për kontratën e lidhur me operatorin postar. Kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të votimit, përfshi brenda vendit, 3 mln.
    Kemi me qindra dhe me mijëra raste ku zgjedhësit kanë marrë fletën e votimit në përputhje me protokollin dhe kanë votuar dhe kanë sjellë fletën mbrapsht. Ka pretendime se sa është numri që nuk kanë marrë zarfin, nuk kanë votuat kanë votuar të tjerë. Ka spekulime. Kemi përgjegjësi si institucion me zgjedhjen e operatorit të shërbimit postar. Kemi zgjedhur më të mirin në botë. Duke e paguar këtë shërbim me sa më pak para e mundur. Kemi ndërtuar një kontratë, shumë të mirë. Është një çështje që nuk ka përfunduar akoma.
    Janë me mijëra votues që konfirmojnë këtë çfarë thashë me mënyrën e organizimit të këtij procesi. Krahasuar me shumë vende të tjera., nuk flas për rajonin, është absolutisht i krahasueshëm me një proces të tillë të organizuar në vendet me demokraci perëndimore. Problemet me dërgesat postare do adresohen nga institucione të tjera.

  • Pretendimet e PD se fletët e votimit të PS nga Greqia u plotësuan nga e njëjta dorë, KAS hap një kuti votimi për qarkun e Beratit

    Pretendimet e PD se fletët e votimit të PS nga Greqia u plotësuan nga e njëjta dorë, KAS hap një kuti votimi për qarkun e Beratit

    Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fletët e votimit të diasporës të ardhura nga Greqia janë plotësuar nga një person i vetëm, KAS ka hapur një kuti të qarkut të Beratit.

    PD pretendoi për disa kuti të diasporës që kishin fletë votimi të shenjuara nga e njëjta dorë në proces, duke kërkuar hapjen e tyre. Kështu KAS vendosi hapjen e një kutie.
    Sipas Partisë Socialiste nuk ka prova mbi pretendimet e PD-së.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se kutia është hapur dhe se po shihen vetën votat që janë për PS. Në total janë 168 vota.
    Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri shprehet se “nga fletët e votimit kam identifikuar disa fletë votimi që dyshohet se janë nga e njëjta dorë me stilolaps të njëjtë dhe kaligrafi të njëjtë”.

    Top Channel

  • 11 maji/ KAS hap kutitë e votimit për qarkun e Beratit, pretendimet e PD se vota nga Greqia u plotësua nga…

    11 maji/ KAS hap kutitë e votimit për qarkun e Beratit, pretendimet e PD se vota nga Greqia u plotësua nga…

    KAS po shqyrton të gjithë fletët e votimit, për të verifikuar pretendimet e PD. Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fletët e votimit të diasporës të ardhura nga Greqia janë plotësuar nga një person i vetëm, KAS ka hapur një kuti të qarkut të Beratit.
    PD pretendoi për disa kuti të diasporës që kishin fletë votimi të shenjuara nga e njëjta dorë në proces, duke kërkuar hapjen e tyre. Kështu KAS vendosi hapjen e një kutie.

  • Devijim rezultati brenda PD?/ Sula: Provat për manipulimin e votave janë brenda kutive, shumica me urdhër të…

    Devijim rezultati brenda PD?/ Sula: Provat për manipulimin e votave janë brenda kutive, shumica me urdhër të…

    Deputeti opozitar Dash Sula, i cili u la jashtë listave të mbyllura të Partisë Demokratike, deklaroi se provat për manipulimet e votave në zgjedhjet e 11 majit ndodhen brenda kutive të votimit. Sipas tij, skemat e dyshuara të manipulimit janë kryesisht të diktuara nga urdhra politikë, më shumë sesa për përfitime monetare.
    “Provat janë në kuti. PS dhe PD bien dakord që votat tuaja mund t’ja jepni kujt të doni kandidatëve, por në fund në numërimin total, bie dakord komisioni aty. Komisionerët janë njerëzit më të afërt të kryetarit të partisë dhe të partisë. Bie dakord të katërt komisionerët për subjektin që përfaqësojnë. Shumica është me urdhër politik sesa për lekë,” u shpreh Sula.
    Ai përmendi edhe një rast konkret të denoncuar, ku një numërues i kishte telefonuar një kandidati fitues duke i thënë se do të hapeshin kutitë e votimit.
    “Përgjigja e kandidatit ka qenë që ja vlen për një njeri me vlera si puna ime që të bësh një ditë burg,” tha Sula.
    Deputeti opozitar njoftoi gjithashtu se nesër pritet të shqyrtohet padia e Aulon Kalasë dhe mund të hapen kutitë e votimit në Durrës, ku sipas tij, ekzistojnë prova se votat janë tjetërsuar nga një kandidat te një tjetër.

  • Rama dhe Berisha pakt për heqje mandatesh?/ Ja deputetët që do të nxirren ‘offside’ nëpërmjet hapjes së kutive

    Rama dhe Berisha pakt për heqje mandatesh?/ Ja deputetët që do të nxirren ‘offside’ nëpërmjet hapjes së kutive

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të rinumërojë kutitë e votimit në qarqet e Tiranës dhe Fierit, pas ankesave të paraqitura nga koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.
    Në vendimin e marrë gjatë mbledhjes së fundit, KAS ka urdhëruar hapjen dhe rivlerësimin e rreth 1,282 kutive të votimit në Tiranë, duke përfshirë edhe kutitë e votave nga Diaspora. Për shkak të numrit të madh të kutive, ende nuk është caktuar data për fillimin e procesit, i cili pritet të zgjasë disa javë.
    Kërkesa për rinumërim është mbështetur nga dy anëtarët e KAS, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, të propozuar nga opozita, të cilët theksuan nevojën për verifikimin e votave në qarkun e Tiranës, përfshirë edhe 16,788 vota të pavlefshme. Partia Demokratike shpreson që ky rinumërim të sjellë përfitimin e mandatit të 14 në këtë qark, duke ia marrë Partisë Mundësia një prej mandateve aktuale.
    Rinumërimi pritet të ndikojë edhe në garat me diferenca të vogla mes kandidatëve, si ajo mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, ku Alimehmeti synon të përmbysë diferencën prej mbi 2,400 votash. Po ashtu, do të rishikohen rezultatet edhe për socialistët që kanë humbur me pak vota, si Xhemal Qefalia me diferencë 500 vota ndaj Ornaldo Rakipit dhe Blerina Gjylameti që humbi me vetëm 140 vota ndaj Olta Xhaçkës.
    Në qarkun e Fierit, KAS ka urdhëruar rinumërimin e 587 kutive për të gjitha votat e kandidatëve dhe partive. Ndërkohë, në qarkun e Dibrës do të hapen 44 kuti, por vetëm për të verifikuar votat preferenciale mes kandidatëve.

  • Vendimi i KAS: Të rinumërohen të gjitha fletët e votimit në qarkun Fier

    Vendimi i KAS: Të rinumërohen të gjitha fletët e votimit në qarkun Fier

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëve të votimit në qarkun Fier.
    Kërkesa u shtrua nga dy prej anëtarëve të këtij Komisioni dhe më pas u pranua me shumicë votash.
    Fieri është qarku i dytë pas Tiranës, që do të rinumërohen votat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Opozita nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka ngritur pretendime për një ‘masakër elektorale’ të kryer nga qeveria Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar.