Tag: votimit

  • Posta e fletëve të votimit të diasporës shqiptare, DHL nën hetim nga organet e drejtësisë së Britanisë

    Posta e fletëve të votimit të diasporës shqiptare, DHL nën hetim nga organet e drejtësisë së Britanisë

    FOTO ILUSTRUESE

    BRITANI E MADHE- DHL, kompania postare e cila transportoi fletët e votimit për emigrantët shqiptare në 85 shtete të botës për zgjedhjet e 11 majit po synon të zgjerojë praninë e saj në tregun britanik. Firma gjermane kërkon një bashkimi me kompaninë britanike të shpërndarjes Evri, por si fillim duhet të kalojë një hetim. 
    Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) njoftoi të mërkurën se do të nisë hetimet për këtë bashkim, duke kërkuar komente nga palët e interesuara deri më 25 qershor. The guardian raporton se CMA po hetonte blerjen e DHL dhe Commerce UK nga Evri, si dhe blerjen e një aksioni minoritar në Evri nga kompania mëmë DHL Group.
    Bashkimi DHL-Evri, pritet të jetë ndër operatorët më të mëdhenj të pakove në Mbretërinë e Bashkuar, me mbi 30,000 korrierë dhe shoferë furgonësh, si dhe 12,000 punonjës të tjerë. Sipas të dhënave të firmës së logjistikës Pitney Bowes, Evri ka shpërndarë 14% të të gjitha pakove në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2022. Ndërkohë, DHL dhe Evri pretendojnë se grupi i ri do të mund të dorëzojë mbi 1 miliard pako dhe 1 miliard letra çdo vit.
    DHL e Gjermanisë është kompania e tretë më e madhe e shpërndarjes në botë për nga vlera e tregut, dhe teksa firma kërkon të zgjerojë shërbimin e saj, në Shqipëri u ngritën akuza nga Pratia Demokratike, për shërbimin e saj postar në lidhje me transportin e fletëve të votimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare. 
    Kostoja e paguar nga buxheti i shtetit për shërbimin e postës është 9.2 milion eurpo, pra gati 10 mln euro. Të gjitha këto para janë marrë nga kompania “DHL” për të kryer shërbimin e nevojshëm për të gjithë qytetarët që këto zgjedhjet për herë të parë votojnë. Por, procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit tek zgjedhësit që jetonin jashtë territorit të Shqipërisë, hasën probleme me shërbimin postar. Votuesit hasën vonesa në shpërndarjen dhe kthimin e fletës së votimit të diasporës. Partia Demokratike akuzon gjithashtu, se DHL ka shkelur kushtet e kontratës me KQZ, duke nënkontraktuar kompani të tjera postare. Teksa kontrata me Shqipërinë, nuk funksioni si duhet dhe pati denoncime për shërbimin e ofruar, tashmë ngelet për t’u parë nëse, DHL do të plotësojë kushtet për t’u zgjeruar në Britani./ZËRI

  • Rinumërohen votat edhe në Durrës/ Debat për Vlorën, PD: Pavlefshmëri! KAS: Mbetemi gjithë beharin këtu

    Rinumërohen votat edhe në Durrës/ Debat për Vlorën, PD: Pavlefshmëri! KAS: Mbetemi gjithë beharin këtu

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi hapjen dhe rinumerimin e votave ne qendrat e votimit ne KZAZ 21 dhe 22 te Qarkut Durres. Vendimi i KAS erdhi pas kërkesës së dy anëtarëve së Partisë Demokratike, Elvis Cefa dhe Ledio Braho. Gjithashtu KAS vendosi hapjen dhe rinumërimin e 126 kutive në Durrës bazuar në kërkesën e PD dhe PL. Po ashtu u vendos edhe hapja dhe rinumërimi i votave të diasporës për Qarkun Durrës.
    Debatet nuk munguan në seancën për qarun e Vlorës, ku Partia Demokratike kërkon në KAS rihapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar se ka parregullsi me fletët e votimit, si dhe të shpallet pavlefshmëria e rezultatit e të përsëriten zgjedhjet, ndërsa përfaqësuesja e PS, Elena Xhina e quajti të pakuptimtë kërkesën e PD-së dhe zvarritje proceduriale pa sens.
    Nga ana tjetër relatori i KAS, Koli Bele, u shpreh se për Vlorën ishte bërë prova me hapjen e disa kutive dhe nuk rezultoi asnjë parregullsi, pasi fletët e papërdorura ishin gjetur të gjitha. Ai shtoi se nuk mund të hapen kutitë kot më kot pa asnjë provë bazike dhe konkrete, sepse ndryshe do kalonin të gjithë beharin me një procedurë të pavlerë.
    Diskutimet:
    Kurse përfaqësuesi i PD, Franc Nuri tha mes të tjerash:
    “Ne pretendojmë se ka fletë që mungojnë në kutinë e votimit, Duhet të gjendet nëse mungojnë 5 fletë votimi të papërdorura apo numrat e ndryshëm nga procesverbali në kuti, pse mungojnë ato fletë dhe ku janë, ose si janë gjendur në kuti. Dilnin në një kuti më shumë fletë votimi sesa të përdorurat”.
    Përfaqësuesja e PS, Elena Xhina e quajti të pakuptimtë kërkesën e PD-së dhe zvarritje proceduriale pa sens.
    “Ky proces nuk ma më kuptim kështu të zvarritet pa objektiva madhorë. Kjo duket si një gur i madh që rrokulliset dhe nuk dihet se çfarë do marri përpara. Nuk shkon ky proces pa një objektiv madhor dhe prova. Për mua është e kot të vazhdojmë kështu, nuk ka sens”, u shpreh ajo.
    “Edhe kështu hap kutitë kot, nuk shkon. Le të rrimë gjithë beharin me këtë gjë këtu, e të shkojmë deri në fund korrikut me çështjen. Ne i pamë kutitë e Vlorës që hapëm më parë dhe nuk u panë parregullsi”, tha Bele.
    Administrata e KQZ nënvizoi se pretendimi i PD-së nuk qëndronte për Vlorën, ishin hapur kutitë, verifikuar edhe gjatë procesit ku nuk u gjetën problematika./ZËRI

  • SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën, gjyqtarja e paditi për shpifje, kreu i PD e quan një mashtruese ordinere

    SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën, gjyqtarja e paditi për shpifje, kreu i PD e quan një mashtruese ordinere

    Irena Gjoka, gjyqtarja që firmosi izolimin e kryetarit të PD rreth një vit më parë në shtëpi, ishte shkaku për të cilin Sali Berisha u paraqit sot paradite në SPAK.

    Prokurori Elvin Gokaj, i cili po zhvillon hetime paraprake mbi një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka mori në pyetje pyetje për 50 minuta liderin e opozitës Berisha për të gjitha deklaratat e tij ndaj gjyqtares Gjoka. Në përfundim të seancës në SPAK, para mediave Berisha përsëriti të njëjtat akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka.Lexo edhe :Related Posts
    “A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje”, tha Berisha.

    Sipas Berishës, gjyqtarja Gjoka duhej të ishte dorëhequr nga kjo çështje pasi ishte shkarkuar në vitin ’96 me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të kryesuar nga vetë Berisha si President i Republikës.
    Berisha përsëriti se gjyqtarja duhej të ishte shkarkuar pasi është dënuar nga Gjykata në Greqi dhe e ka fshehur këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.
    Pas paraqitjes në SPAK, Berisha u rikthye në selinë e PD dhe gjatë një konference me gazetarët ai publikoi një video duke pretenduar se në një qendër votimi në një fshat të Elbasanit, fletët e votimit janë vulosur për tu përdorur në skemën e “trenit bullgar”.
    “Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion”, tha kreu i PD-së.
    PD pretendon se në zgjedhjet e 11 majit është përdorur skema e “trenit bullgar”, një skeme që parashikon se një force politike pasi nxjerr jashtë qendrës së votimit një fletë të rregullt votimi, e plotëson dhe këtë fletë të plotësuar ia jep zgjedhësve duke u kërkuar të nxjerrin jashtë fletën e tyre të paplotësuar./vizionplus.tv

  • Berisha publikon pamjet: Ja si ‘Treni Bullgar’ u përdor për të manipuluar zgjedhjet

    Berisha publikon pamjet: Ja si ‘Treni Bullgar’ u përdor për të manipuluar zgjedhjet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka denoncuar atë që e cilësoi si një skemë të mirëorganizuar të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit përmes metodës së njohur si “Treni Bullgar”. Ai deklaroi se kjo metodë është përdorur më parë në regjime autoritare si ai i Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko, dhe këtë herë, sipas tij, është zbatuar në disa qendra votimi në Shqipëri.
    Berisha publikoi pamje që sipas tij, dokumentojnë manipulimin e procesit zgjedhor. Sipas tij, në një nga rastet, fletët e votimit janë plotësuar dhe vulosur jashtë qendrës së votimit, konkretisht në ambientet e një kafeneje në afërsi. Në video, një individ shfaqet duke futur në kutinë e votimit një fletë të mbushur paraprakisht, ndërsa më pas merr një tjetër fletë të zbrazët për t’ia dorëzuar personit pasardhës, duke krijuar kështu një zinxhir të pandërprerë manipulimi.
    “Ky është një krim elektoral që e bën procesin të pavlefshëm,” deklaroi Berisha, duke e cilësuar pamjen si “një provë pa asnjë hije dyshimi”.
    Në vazhdim të deklaratave të tij, Berisha akuzoi edhe drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, si bashkëpunëtor në këtë që ai e quan “farsë elektorale”. “Pas Edi Ramës, Altin Dumani është autori i dytë i kësaj farse. Skapi ka qenë mbulesa. Ai ka mbyllur sytë për dhjetëra raste të dokumentuara të manipulimit”, u shpreh.
    Berisha theksoi se fletët e votimit të plotësuara jashtë qendrave të votimit janë dëshmi të qarta të përdorimit të metodës së “Trenit Bullgar”, që përbën shkelje të rëndë të ligjit. Ai akuzoi Partinë Socialiste për krijimin e grupeve të paligjshme pranë qendrave të votimit, të cilat, sipas tij, kanë organizuar dhe kryer shkëmbime të paligjshme të fletëve të votimit.
    Lideri demokrat kërkoi nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në këto veprime të paligjshme.
    Në përfundim të deklaratës së tij, Berisha sqaroi se rinumërimi i votave nuk ka për qëllim ndryshimin e rezultatit, por garantimin e transparencës. Ai denoncoi edhe ekzistencën e fletëve të votimit jozyrtare, të firmosura nga komisionerë të Partisë Socialiste dhe pretendoi se kryeministri Edi Rama ka vizituar fshehtas një nga qendrat ku, sipas tij, janë dorëzuar “topa” me fletë votimi të falsifikuara.

  • SYRI TV/ KAS hap 1 kuti të qarkut Berat për diasporën, rivlerësohen fletët e votimit

    SYRI TV/ KAS hap 1 kuti të qarkut Berat për diasporën, rivlerësohen fletët e votimit

    Në KQZ u hap sot një kuti e  votave të Diasporës për qarkun e Beratit pas pretendimeve të PD për plotësimin e votave nga e njëjta dorë. Rinumërimi u bë me vendim të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, pas kërkesës së PD-ASHM  për hapjen e 4 kutive të këtij qarku, ku edhe rezultati ishte mbi 90% në favor të PS, çka ngre dyshime për manipulim të procesit.

    Në KQZ u hap vetëm 1 kuti, teksa nga kqyrja e fletëve të votimit, u faktua se në disa prej tyre, tek numri 5, i subjektit politik ‘Partia Socialiste’ kishte shenja identike. Këto fletë u veçuan dhe iu dhanë edhe anëtarëve të KAS për ti verifikuar, teksa në përfundim të  rivlerësimit, përfaqësuesi ligjor i PD, Franci Nuri tha se fletët e votimit janë plotësuar nga e njëjta dorë dhe i njëjti stilolaps.

    Nuri tha se në Berat nuk ka pasur zgjedhje por masakër elektorale teksa kërkoi pavlefshmëri të rezultatit dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve. Ndërkohë përfaqësuesja ligjore e partisë socialiste Elena Xhino hodhi mohoi akuzat e PD, me pretendimin se nuk ka paligjshmëri dhe se është normale të jenë plotësuar nga një stilolaps me ngjyrë të njëjtë.

    Në të njëjtën linjë u shpreh edhe përfaqësuesja e KQZ, Jona Josifi e cila tha  nuk janë provuar asnjë shkelje e pretenduar nga ankuesi dhe kërkoi lenin në fuqi te rezultatit te shpallur nga  komisioneri shtetëror i zgjedhjeve. Pasi dëgjuan pretendimet  e palëve, anëtarët e KAS u tërhoqën për vendim. Ndërkohë këtë të mërkurë në KQZ do të hapen kutitë e qarkut Dibër dhe do të behet rinumërimi vetëm i votave preferenciale të koalicioni PD-ASHM në 44 QV.

     

  • 11 maji/ Kreu i PD, Berisha akuzon ashpër ‘farsën elektorale’:  Tek PS u vendosën topa të mëdhenj me vota, u vizitua…

    11 maji/ Kreu i PD, Berisha akuzon ashpër ‘farsën elektorale’: Tek PS u vendosën topa të mëdhenj me vota, u vizitua…

    Berisha paraqiti një video ku sipas tij fletët e votimit merreshin dhe nxirreshin jashtë qendrës dhe pasoheshin tek votuesit e tjerë duke garantuar votën për Partinë Socialiste. Në konferencën e sotme me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha vijoi me denoncimet për zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha tha gjithashtu se PD ka informacione që para zgjedhjeve të 11 majit, në një qendër elektorale të Partisë Socialiste, u vendosën topa të mëdhenj me fletë votimi. Kjo qendër sipas Berishë u vizitua fshehtas edhe nga kryeministri Edi Rama, 3 ditë para se të vendoseshin topat e fletëve të votimit.
    Sali Berisha:
    Ai fut fletën e vet në xhep dhe me këtë voton. Dhe në këtë mënyrë realizohet. secili fut një fletë të mbushur në xhep dhe në këtë mënyrë garantohet se ke votuar partinë e krimit. Ky është treni bullgar.
    Është përdorur gjerësisht. Gjykuar nga të dhënat që vijojnë. Janë identifikuar për herë të parë qendrat ilegale të PS pranë qendrave të votimit. PS nuk është një parti ilegale. Ka të drejtë të ngrejë qendra elektorale, por kurrë ilegale, me të gjithë rregullat. Ka ngritur një mori të pafund qendrash përreth qendrave të votimit. Janë kapur në flagrancë edhe drejtorë të institucioneve qendrore të vendit duke u marrë me manipulimin e zgjedhjeve.
    Së treti, siç keni parë ju në Tiranë dhe jo vetëm janë konstatuar të ndryshme nga fleta e zakonshme. Të firmosur edhe nga komisionerë socialist. Kishin shenjat e sigurisë të vendosur nga kompania? Nuk merret vesh, se SKAP mbyll çdo krim elektoral. Së fundmi, ne kemi patur informacion të saktë, se në një qendër elektorale të PS janë dorëzuar topa të mëdhenj me vota. Se ajo qendër, 3 ditë para këtij veprimi ishte vizituar fshehtas nga personalisht Edi Rama.
    Dëshmitar që faktuan praninë e topave me fletë votimi, ata dhanë të dhëna për vizitën e Edi Ramës. Filmuan targën e personit që dërgonte këto materiale. OSBE dërgoi vëzhgues dhe socialistët treguan fletën imitim, që kishin përgatitur për të mësuar zgjedhësit si të votojnë që nuk e kanë bërë kurrë. Si duhet të votoj çdo parti, KQZ përgatit reklama televizive, socialistët kishin përgatitur fletë votimi të tyre, por që në fakt fshihnin manovrën e tyre.

  • ME VIDEO: Po votohet në një kafe, Berisha: Ja PROVAT sesi ka ndodhur “treni bullgar” në Elbasan!

    ME VIDEO: Po votohet në një kafe, Berisha: Ja PROVAT sesi ka ndodhur “treni bullgar” në Elbasan!

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër video ku denoncon zbatimin e “trenit bullgar” në një qendër votimi, që sipas tij, ndodhet në qytetin e Elbasanit. Siç duket nga pamjet dhe ashtu siç bën me dije Berisha, në një fshat të Elbasanit (që nuk e ka përmendur me emër), qendra e votimit është në një kafene. Sipas kryedemokratit, fletët e votimit merreshin dhe nxirreshin jashtë Qendrës së Votimit dhe pasoheshin tek votuesit e tjerë duke garantuar votën për Partinë Socialiste. Por jo vetëm kaq! Numri një i opozitës pretendon se kjo qendër ishte vizituar edhe nga kryeministri Edi Rama, vetëm 3 ditë para se të vendoseshin topat e fletëve të votimit.
    VIDEOT E PD: 

    NJOFTIM PËR SHTYP
    Farsa elektorale/ Berisha sjell provën flagrante të Trenit Bullgar: Gjithçka realizohet me gjakftohtësi, njësoj si në filma
    Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit. Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni… Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai. Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ. Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit. Kështu me radhë garantohet rezultati. Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur. Nxjerr fletën bosh ai… Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale. 
    Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim. …Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi. Dhe këto janë në votim, kjo është tavolina e votimit, regjistrimi për votim është tjetër…. Ku? Për turshi? Skapi është autor kryesor. Nuk ka asnjë përgjegjësi Skapi. Për Skapin ekziston mbulesa. Altin Dumani është bashkëautor në krimin elektoral me Edi Ramën. Altin Dumani është bashkëautor. Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha. Pra në qoftëse ka një të dytë në krimin elektoral, farsën elektorale është Altin Dumani. Pse? Sepse në qoftë se dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë. Jo. Do mendonin se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Po mbrojtja që ai u bëri atyre, amnistia që u bëri u hapi rrugën. Po Poja. A nuk e denoncova me dhjetëra herë unë Pojën, kartelin e Troplinit për ndërhyrjet në zgjedhjet në Durrës, për Arkend Ballën dhe deputetë të tjerë. Çfarë pësoi? Ai mbante në xhep fletë-arrestin e tij dhe e njoftoi të largohej pas zgjedhjeve. Kush e informoi atë. Keni marrë vesh të ketë një hetim se kush informoi ‘El Chiapon’ të largohej? Ai që kishte në xhep fletën. Kësaj here nuk kap dot as policë, tu thonë, se herë të tjera ka një e dy dhe ja veshin policisë, edhe kur i dekonspiron dhe kur nuk i dekonspiron policia, siç ndodhi me atë që kapën në Kosovë. Jo tha ai, e kam nga Skapi njoftimin dhe e kish nga Skapi. Këta jo po policia. Kësaj here nuk guxoi të thotë policia se i kishte në xhep vetë. Dhe kur u bë operacioni ai kishte 1 javë që kishte ikur, ja kishte mbathur se, ishte njoftuar.

  • Bumerangu ndodhet brenda kutive

    Bumerangu ndodhet brenda kutive

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit në rinumërim të disa qarqeve kryesore. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha gjithashtu se nuk nevojiten fonde shtesë për të rinumëruar votat në Tiranë, Fier e Dibër pasi janë kursyer 3 milion euro nga procesi i votimit në diasporë. Në këtë mënyrë mesi i gushtit do e gjejë KQZ në procesin e rinumërimit, duke e shtyrë drejt fundit të verës certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Shqipëria s’do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në pranverë deri në fund të verës. Tipike shqiptare kjo dukuri e shëmtuar më shumë se 30 vjeçare!

    Opozita po turret drejt rinumërimit të votave në disa qarqe kryesore, në abuzim me të drejtën përkatëse që i jep Kodi Zgjedhor. Ashtu siç sugjeronte me të drejtë një koleg së fundi, kjo taktikë bllokimi e shtyrjeje duhet të ketë edhe një përgjegjësi të caktuar nga pas. Nëse kontestohet vetëm për të kontestuar, ndërkohë që shifrat nuk lëvizin, duhet të ketë një penalitet për atë palë që e abuzon këtë të drejtë. Zgjedhjet kombëtare nuk mund të mbahen peng për arsye grupi apo paneli politik.

    Strategjia e opozitës synon në këto kushte të arrijë disa objektiva të brendshme, kuptohet duke shpërfilur gjithçka që mund të konsiderohet si interes publik apo kombëtar. Së pari Berisha kërkon që përmes mbajtjes “gjallë” të debatit për standartin e zgjedhjeve, të anashkalojë dhe anullojë çdo tendencë diskutimi e debati brenda PD në lidhje me përgjegjësinë e tij personale në  rezultatet e 11 majit. “Neni Basha” i cili e nxjerr jashtë zyrës së kryetarit Doktorin, është një çengel procedural që përflitet se do të përdoret nga zyrtarë të caktuar në PD sapo rezultati zgjedhor të jetë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Berisha nuk do të donte kurrsesi që kjo andrallë statutore apo edhe debate e pakënaqësi të individëve të ndryshëm në parti, të vendosin sadopak në rrezik pozitën e tij dominuese në PD. Jo më kot avokati i tij kërcënonte pak ditë më parë me përplasje fizike ata që do t’i binin në qafë “shpëtimtarit të partisë”!

    Së dyti, edhe kjo e lidhur me fatin e Berishës, PD po kërkon që përmes rinumërimeve të largojë edhe debatin tjetër më të gjerë, atë të forumeve drejtuese partiake për humbjen madhështore ku e futën opozitën shqiptare. Listat e mbyllura qenë produkti i një vizioni të bunkerizuar që Berisha ka për forumet drejtuese të partisë. Përgjegjësia e këtyre forumeve për lënien rrugëve të mbi 200 mijë votave, është një temë që normalisht duhet të kishte provokuar një debat të fuqishëm të brendshëm të cilin në PD po mundohen ta bllokojnë me çdo kusht. Dhe karta më e përdorur në këto raste dihet cila është: Na vodhën!

    Së treti, ndërtimi i një teoreme për trukimin e zgjedhjeve do të shërbente si karburant për të rianimuar sadopak votuesin opozitar, i cili ndodhet tashmë i demotivuar, në një depresion psikologjik të cilit nuk i shihet fundi. Gjetja e ndonjë parregullsie brenda kutive të rinumëruara do t’i jepte një grimë shpresë dhe fuqi tezës se zgjedhjet u fituan, por Rama përvetësoi fitoren!

    Ka një kundër-argument megjithatë në gjithë këtë strategji “tërhiq e mos e këput”. Është bumerangu që krijohet objektivisht kur paditë dhe ankimimet verifikohen dhe rezultati nuk ndryshon. Gjatë këtyre javëve pas 11 majit Berisha dhe zyrtarët më të lartë të PD kanë shpenzuar shumë kohë dhe energji për të artikuluar akuza të rënda dhe skualifikuese për procesin elektoral. Treni bullgar është një togëfjalësh i përdorur gjerësisht në kriticizmin e opozitës ndaj zgjedhjeve. Megjithatë asnjë provë konkrete nuk ka filtruar deri më sot nga mbi 5000 kutitë e votimit në të gjithë territorin në lidhje me këtë akuzë, edhe pse me mundësitë që ofron sot teknologjia celularët dhe kamerat e çdo tipi e formati filmojnë gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë të përditshme.

    Edhe akuza tjetër, ajo e mungesës së 130 mijë fletëve të votimit, u pa nga hapja e kutive të Vlorës se kishte qenë një boshllëk procedural, e jo një vakuum i vërtetë që nënkupton manipulim dhe modifikim të rezultatit.

    Sali Berisha e di fort mirë se duke kërkuar rihapjen e procesit në qarqet e mëdha, thjesht po shtyn certifikimin final të zgjedhjeve. Ai e di se po kërkon në vendin e gabuar për provat e manipulimit. Prej kohësh që tashmë s’mbahen mend, zgjedhjet shqiptare nuk e kanë të keqen brenda kutive të votimit. Zgjedhjet tona nuk blihen ose shiten ditën e zgjedhjeve, as kutitë nuk hapen dhunshëm për t’u mbushur me fletë votimi. Gjithçka ndodh shumë më herët. Atëhere kur palët dalin e blejnë nëpër fshatra e qytete me para në dorë, vende pune apo oferta të tjera ekonomike. Dhe në këtë pikë opozita ka qenë e paaftë të krijojë me vota konkrete e të qarta mozaikun e vjedhjes së zgjedhjeve në 11 maj.

    Rezultati elektoral i radhës nuk le shumë vend për të manovruar me akuzat e vjedhjes e manipulimit. 33 mandate distancë mes palëve kryesore janë një greminë që nuk mund ta mbushë asnjë akuzë apo listë akuzash. Vullneti i votuesit ka qenë i qartë, detajet dhe ngjarjet sporadike nuk mund ta tjetërsojnë një humbje të rëndë dhe të pakthyeshme politike e elektorale. Duke rihapur kutitë pa gjetur në to atë që do të dëshëronte të gjente (përveç firmave të komisionerëve të vet) Berisha do të kishte në fund të sezonit veror një argument më pak për vjedhjen e zgjedhjeve. Një argument me pak, por një bumerang më shumë…

  • Berisha denoncon: Tjetër “tren bullgar” në Elbasan, u realizua si nëpër filma

    Berisha denoncon: Tjetër “tren bullgar” në Elbasan, u realizua si nëpër filma

    Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për zbatimin e “trenit bullgar” në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit.
    Në një konferencë për mediat, Berisha tha se një tjetër rast i “trenit bullgar” në Elbasan ka ndodhur si nëpër filma, me gjakftohtësi të madhe.
    Berisha:
    Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
    Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni.
    Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
    Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
    Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
    Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
    Ja fleta e votimit…
    Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
    Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
    Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
    Me gjakftohtësi të paparë.
    Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
    Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.
    Edhe njëherë, aty po voton ai.

  • Denoncimi i Berishës: Në një fshat të Elbasanit u aplikua treni bullgar, nuk i gjykoj dot komisionerët e PD

    Denoncimi i Berishës: Në një fshat të Elbasanit u aplikua treni bullgar, nuk i gjykoj dot komisionerët e PD

    Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se në një fshat të Elbasanit u aplikua treni bullgar.

    Ndërsa ilustron përmes videove shkeljet sipas tij, Berisha kërkon hetim për rastin.
    Berisha:  Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
    Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
    Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit. Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni… Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë.
    Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai. Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ. Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit.
    Kështu me radhë garantohet rezultati. Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur.Nxjerr fletën bosh ai… Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale.
    Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim….Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi. Dhe këto janë në votim, kjo është tavolina e votimit, regjistrimi për votim është tjetër.

    Top Channel