Tag: votimit

  • Berisha publikon VIDEO: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

    Berisha publikon VIDEO: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

    Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha, paraqiti prova të reja përmes kamerave të sigurisë.
    Ai ftoi qytetarët të ndjekin dhe të vlerësojnë këto prova, duke treguar se ka selektuar 6 video nga një total prej 60,000, që pasqyrojnë manipulime dhe krime zgjedhore të ndodhura gjatë procesit.

    Fjala e Berishës:
    Këtu sot para jush kam sjellë disa zbulime që janë bërë përmes studimit të kamerave regjistruese në qendrat e votimit, të cilat faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor, shëmtinë e kësaj farse të paparë.Ftoj qytetarët t’i ndjekin një nga një.
    Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë.
    Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën.
    Shikojeni se çfarë bën.
    A e keni parë ju ndonjëherë këtë?
    Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qyetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit.
    Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo.
    Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij.
    Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës se sa ky?
    Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës.
    Tani këtu kemi moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni.
    Ky me dy është lule, po ka me katër.
    Një, dy, pra me dy fletë votimi. Është paguar dy herë. Ka marrë dyfishin.
    Tani, prapë Treni Bullgar këtu.
    Vazhdo i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja!
    Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni!
    Pra, ai është votues profesionist. Plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë.
    Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij.
    Tani një, dy fletë votimi.
    Ky është fytyra e vërtetë e votimit të 11 Majit.

     

  • ME VIDEO-Berisha denoncon sërish: Ja si u mbushën kutitë e votimit, komisioneri fut dorën…

    ME VIDEO-Berisha denoncon sërish: Ja si u mbushën kutitë e votimit, komisioneri fut dorën…

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët, ka publikuar sot disa vido përmes të cilës pretendon farsën elektorale të 11 Majit, siç i cilëson ai zgjedhjet e 11 Majit. Në pamjet e publikuara Berisha denoncon një komisioner në një qendër votimi, i cili hap kutinë dhe kontrollon se për kë parti ka votuar qytetari.

    Sali Berisha: Këtu sot para jush kam sjellë disa zbulime që janë bërë përmes studimit të kamerave regjistruese në qendrat e votimit, të cilat faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor, shëmtinë e kësaj farse të paparë. Ftoj qytetarët t’i ndjekin një nga një. Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë. Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën. Shikojeni se çfarë bën. A e keni parë ju ndonjëherë këtë? Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qyetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit. Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo. Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij. Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës se sa ky? Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës.
    Në një tjetër video kreu i PD pretendon se ka raste ku një person plotëson katër fletë votimi pa kartë identiteti.
     
    Sali Berisha: Tani këtu kemi moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni. Ky me dy është lule, po ka me katër. Një, dy, pra me dy fletë votimi. Është paguar dy herë. Ka marrë dyfishin. Tani, prapë Treni Bullgar këtu. Vazhdo i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja! Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni! Pra, ai është votues profesionist. Plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë. Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij. Tani një, dy fletë votimi. Ky është fytyra e vërtetë e votimit të 11 Majit.
    Në një pamje tjetër, Berisha denoncon se një person ka votuar dy herë. Po ashtu në një video tjetër, kryedemokratik deklaron se në QV 2283, fshati Përparim, njësia administrative Përparim, Bashkia Peqin, shihet personi i shëndoshë që është edhe komisioner, ku merr fletët e votimit nga një grua tjetër votuese dhe voton në vend të saj.
     
    I pyetur nga gazetarët, se cili është qëllimi i publikimit të pamjeve, Berisha theksoi se qëllimi i PD-së me denoncimet është t’u faktojë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve farsën e 11 majit./ZËRI

  • Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

    Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe mesditën e sotme një konferencë me mediat.
    Para gazetarëve, Berisha publikoi një video, përmes të cilës sipas tij faktohet farsa elektorale e 11 Majit, siç i cilëson ai zgjedhjet e 11 Majit.
    Në videon në fjalë paraqitet një komisioner në një qendër votimi, i cili hap kutinë dhe kontrollon se për kë parti ka votuar qytetari.
    Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
    Këtu sot para jush kam sjellë disa zbulime që janë bërë përmes studimit të kamerave regjistruese në qendrat e votimit, të cilat faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor, shëmtinë e kësaj farse të paparë.
    Ftoj qytetarët t’i ndjekin një nga një. Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë. Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën. Shikojeni se çfarë bën. A e keni parë ju ndonjëherë këtë? Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qyetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit.
    Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo. Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij. Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës se sa ky?
    Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës. Tani këtu kemi moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni. Ky me dy është lule, po ka me katër. Një, dy, pra me dy fletë votimi. Është paguar dy herë. Ka marrë dyfishin. Tani, prapë Treni Bullgar këtu. Vazhdo i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja! Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni!
    Pra, ai është votues profesionist. Plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë. Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij. Tani një, dy fletë votimi. Ky është fytyra e vërtetë e votimit të 11 Majit.

  • Farsa elektorale/ PD denoncon skandalin me votën e diasporës: Zarfet u tërhoqën në magazina duhani në Greqi

    Farsa elektorale/ PD denoncon skandalin me votën e diasporës: Zarfet u tërhoqën në magazina duhani në Greqi

    Partia Demokratike vazhdoi të denoncojë skandalet e farsës elektorale.

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se zarfet për votën e diasporës u shpërndanë në dyqane duhani.

    Ajo solli edhe pamjet për të provuar këtë skandal.

    DEKLARATA E PLOTË

    Në konferencën për shtyp të datës 10 Qershor Kreu i KQZ z. Ilirjan Celibashi u prononcua pa asnjë lloj droje se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model … dhe shpërndarja e zarfeve në shtetin grek nuk cenoi procesin për mënyrën si u organizua si dhe për integritetin e tij…

    Zbatimi i kontratës nr.1358/20 datë 4 prill 2025 së lidhur ndërmjet KQZ dhe kontraktorit DHL kërkon zbatimin e kushteve tërësisht të ndryshme nga sa paraqitet në pamjet në vijim…

    Fotot e sapondjekura kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten cigare e jo vetëm….

    Ky ishte procesi model sipas z. Celibashi, ku adresat e qytetarëve janë nëpër “tabachino”, dhe zarfet tërhiqen e dorëzohen në këto ambiente.

    Këto sa i takon votimit në Greqi, ndërkohë akoma nuk kremi një përgjigje përse DHL nuk paraqet provat e dorëzimit të zarfit tek çdo votues në diasporë, në Itali, Shtetet e Bashkuara apo Mbretërinë e Bashkuar…

    Sipas z. Celibashi përgjegjësia e KQZ përfundon te përzgjedhja e operatorit me reputacion sa më të mirë me sa më pak para, si dhe ndërtimi i një kontrate të mirë e cila është ende në zbatim.

    Zoti Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

    E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale …

  • KAS hap kutitë në Gramsh dhe Peqin, javën tjetër nis rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës, deputetët e rinj në…

    KAS hap kutitë në Gramsh dhe Peqin, javën tjetër nis rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës, deputetët e rinj në…

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi dje që të martën e ardhshme të hapen 94 kuti votimi në Gramsh dhe Peqin, pas akuzave të Partisë Demokratike për manipulime dhe “tren bullgar”. Materialet filmike tregojnë fletë votimi që qarkullojnë jashtë qendrave dhe veprime të dyshimta me vula në një dyqan. Vendimi është preludi i një vale rinumërimesh që do përfshijë më pas Qarkun e Tiranës, ku deputetët e zgjedhur më 11 majit janë në ethe për fatin e mandateve të tyre. Mbledhja e KAS dje u dominua nga tensione të forta, me përplasje të hapura mes përfaqësuesve të PD dhe Ilir Rusmalit. Në sfond shpërtheu edhe debati për votën e diasporës dhe shpjegimet e KQZ për “kursimin” e 2 milionë eurove nga kontrata me DHL. Pas Tiranës, rinumërimi do zbresë në Fier dhe në fund në Durrës, ku do hapen 275 kuti, duke rihapur garën parlamentare në disa qarqe.
    Detajet
    Konkretisht të martën, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të hapen kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore për 94 qendra në Bashkitë Gramsh dhe Peqin. Vendimi edhe këtë herë u mor nga dy anëtarët e KAS që janë propozuar nga PD, dhe ka për qëllim që të krahasohen fletët e votimit që janë në kuti, me materialet zgjedhore. Kjo pasi PD, ka paraqitur disa video ku pretendohet tren bullgar, apo votim abuziv. Siç ishte rasti i disa fletëve në një lokal, që u pretenduan si fletë reale që kanë dalë jashtë qendrës së votimit, ose rasti tjetër i një qendre votimi vendosur në një dyqan rural, ku një i ri duket që kryen veprime të dyshimta me vulat e votimit në prani të komisionerëve të të gjitha palëve. Krahasimi i të dhënave mes kutisë së votave dhe kutisë së materialeve zgjedhore mund të provojë nëse ka më shumë vota sesa zgjedhës të paraqitur në qendrën e votimit.
    Debatet
    Megjithëkëtë, kjo mbledhje nuk kaloi pa debate, me demokratët që nuk pajtohen me sjelljen e anëtarit të KAS, Ilir Rusmali, i cili edhe pse ka qenë ministër i Berishës, në Komision është propozuar nga Partia Socialiste. Përfaqësuesi i PD, tha se Rusmali po sillet si një militant, dhe aspiron të bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Përplasja nisi për shkak të debateve për votën e diasporës.
    Marash Logu: Donim një shpjegim. Ka pasur një deklaratë të Celibashit, sipas së cilës janë kursyer rreth 2 mln euro nga kontrata me DHL. Më 12 qershor ka pasur një komunikim tjetër, që KQZ s’do e paguajë DHL kur mungon nën shkrimi, sipas kontratës kostoja për dërgimin dhe marrjen mbrapsht ë një zarfi është 37.5 euro. Nëse KQZ ka bërë vlerësim që do kursejë 2 mln euro, a do të thotë që ka një vlerësim që në të paktën 53 mijë raste mungon nënshkrimi i zgjedhësit.
    KQZ: Kursimi ishte në kuadër të procesit të rinumërimit të një numri të madh kutish. KQZ shpjegoi se s’do të kërkojë buxhet shtesë, sepse ka ende buxhet në dispozicion dhe përmendi një rast kursimi, që nuk lidhet me zbatimin e kontratës apo me 52 mijë firma, por me faktin se, diferenca mes buxhetit, fondit limit dhe vlerës së ofertë ofertuese është ajo që është kursyer.
    Logu: A mund ta konfirmoni që KQZ është duke bërë vlerësim të dokomentacionit që ka paraqitur DHL për rastet që mungon firma.
    KQZ: Do vijojmë me zbatimin e kontratës sipas dispozitave. S’mund të komentoj artikuj
    Logu: Nuk është çështje artikujsh.
    KQZ: Nuk është objekt seance.
    Rusmaili: Pa nervozizëm
    Logu: Se ca është objekt seance e përcaktojmë ne që jemi këtej dhe ata që janë andej.
    Rusmaili: Nuk e përcaktoni dot
    Logu: E përcaktojmë edhe ne. Mos e fik mikrofonin, kujton se nuk flas do pa mikrofon.Rusmaili: Duhet të vendoset qetësia dhe komunikimi korrekt me njëri tjetrin. Këtë seancë e drejtoj unë dhe fjalën ua jap unë. Nuk jemi në Pazar. Jemi në seancë serioze. Po flet nga vendi pa leje, kjo tregon nervozizëm. Duhet ët qetësohesh dhe mos të krijosh incidente.
    Përplase mes demokratëve
    Por nuk ndalet me kaq, pasi ka vijuar debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve mes përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu dhe anëtarëve të komisionit e veçanërisht anëtarin Ilir Rusmali. Kjo situatë ka dashur edhe ndërhyrjen e anëtarit të opozitës, Ledio Braho, i cili i bëri të qartë Logut se nëse nuk kanë besim te një anëtar i KAS-it, atëherë të mos i sjellin fare çështjet për shqyrtim, sepse nuk kishin besim as tek e gjithë trupa. Ai i vuri në dukje Logut se kërkesat e tij për përjashtimin e Rusmalit ishin rrëzuar, ishin gjykuar njëherë dhe ishte në të drejtën e tyre nëse donin të vazhdonin me ankimimin. Logu tha se Rusmali e dinte mirë që PD-ADSHM nuk ka besim tek ai. “Anëtari i KAS-it e di shumë mirë që nuk e ka besimin nga ana jonë as në proesionalizmin e tij dhe as në drejtimin që i bën kësaj seance.
    Por jemi të detyruar për sa kohë KAS-i e ka marrë vendimin për të mos u përjashtuar nga kjo seancë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i PD. Këtu ndërhyri anëtari i PD-së në Komision, Braho: “Ju keni pretendim për një anëtar të KAS-it për të cilin ne jemi shprehur disa herë dhe ua kemi rrëzuar. Por nëse ju nuk keni besim te ne, më mirë mos u paraqisni fare. Sepse nëse nuk keni besim te një anëtar i trupës, nuk keni besim te trupa fare”. Ndërkohë kujtojmë se rivlerësimi i votave të Gramshit dhe Peqinit do të bëhet të martën dhe më pas do të nisë maratona e rinumërimit të plotë e Qarkut Tiranë, pastaj Fier, e në fund 275 kutitë e qarkut Durrës.

  • Hapen kutitë e Gramshit e Peqinit, rrëzohet kërkesa e PD për pavlefshmëri në qarkun e Elbasanit

    Hapen kutitë e Gramshit e Peqinit, rrëzohet kërkesa e PD për pavlefshmëri në qarkun e Elbasanit

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me kërkesë të dy antarëve të trupit gjykues, vendosi të rihapen kutitë e qendrave të votimit të Gramshit dhe Peqinit pas pretendimit të kolaicionit PD-ASHM për parregullsi të procesit.

    Rinumërimi i votave do të realizohet vetëm për efekt kontrolli nëse korrenspondojnë numri i fletëve të votimit me atë që është pasqyruar në dokumentacion dhe nuk do të numërohen për efekt rezultati.
    Kërkesat e tjera të PD për shpalljen të pafvlefshme të rezultatit, vënien në dizpozicion të të gjitha filmimeve dhe përsëritjen e zgjedhjev në qark u rrëzuan./vizionplus.tv

  • Pas ankimimeve për rezultatin, KAS vendos të hapë kutitë e votimit në dy bashkitë Gramsh dhe Peqin

    Pas ankimimeve për rezultatin, KAS vendos të hapë kutitë e votimit në dy bashkitë Gramsh dhe Peqin

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.
    Vendimi për verifikimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e PD në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

    Sipas përfaqësuesit të PD-së në KAS, Çefa, në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore, çka ka çuar në vendimin për rihapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.

  • KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

    KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

    KAS vendosi hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se me kërkesë, të dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa vendoset hapja e të gjitha kutive të votimit te KZAZ 52 Gramsh dhe KZAZ 45 Peqin. Në total janë 96 kuti votimi.
    Koalicioni opozitar PD-ASHM paraqiti provat për ‘trenin bullgar’, votim familjar.
    “Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit.”, u shpreh Elvis Cefa.
    Sakaq mësohet se PD ka marrë të dhënat nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes PEI nga KQZ kur sipas llogaritjeve rezultojnë rreth 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta, por nuk provohet nëse ka pasur votim te shumëfishtë.

    Top Channel

  • Zgjedhjet parlamentare/ KAS vendos hapjen e kutive të votimit, ja qarqet përkatëse

    Zgjedhjet parlamentare/ KAS vendos hapjen e kutive të votimit, ja qarqet përkatëse

    Mësohet se të dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa vendoset hapja e të gjitha kutive të votimit te KZAZ 52 Gramsh dhe KZAZ 45 Peqin. Në total janë 96 kuti votimi. KAS vendosi hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh.
    Koalicioni opozitar PD-ASHM paraqiti provat për ‘trenin bullgar’, votim familjar.
    “Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit.”, u shpreh Elvis Cefa.

  • Zgjedhjet 2025/ Alimehmeti: Numërimi ishte i saktë, por pati manipulime gjatë procesit të votimit

    Zgjedhjet 2025/ Alimehmeti: Numërimi ishte i saktë, por pati manipulime gjatë procesit të votimit

    Kandidati demokrat Ilir Alimehmeti tha se në zgjedhjet e vitit 2025 pati manipulime gjatë procesit të votimit, jo gjatë numërimit.

    Nga studio e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Alimehmeti u shpreh se në Bashkinë e Vorës kishte shumë falsifikime, teksa nënvizoi se shumë persona votuan me karta identiteti të rreme.
    Demokrati vuri theksin se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

     “Sa i përket numërimit elektronik, edhe ne s’kemi pasur ndonjë kërkesë. Për mua, problemi madhor është procesi i votimit. Në Vorë ka pasur njerëz që shkonin për të tjerët. Thonin: ‘Voto këtu, voto aty’. Ky është realiteti i vitit 2025. Ka edhe zona të thella që nuk e njohin votimin elektronik. Votohej në kafene, në një lloj dhome. Ishte ‘dhoma e fshehtë ekspres’. Numërimi ishte i saktë, por nëse ke falsifikuar që në fillim, atëherë ti po numëron falsifikimin. Bashkia Vorë pati problem madhor, nuk mund ta them këtë për Njësinë 10. Çfarë bëri policia? U gjetën persona me karta identiteti të rreme në qendër votimi. Kemi problem me zgjedhjet në Shqipëri. Nuk janë të lira dhe të ndershme”, tha Alimehmeti.
    /vizionplus.tv