Tag: votimit

  • Hapja e kutive në Elbasan, deputeti i zgjedhur i PD: Mungojnë fletë votimi, dolën provat e ‘trenit bullgar’

    Hapja e kutive në Elbasan, deputeti i zgjedhur i PD: Mungojnë fletë votimi, dolën provat e ‘trenit bullgar’

    Ka përfunduar rivlerësimi i votave në qendrën e votimit numër 2253 në Elbasan, ku sipas vëzhguesve të Partisë Demokratike, mungojnë dy fletë votimi.

    Në Elbasan procesi nisi prej orës 10:00 me kutitë e Peqinit dhe Gramshit. Për to nuk do të ketë rinumerim, por vetëm rivlerësim të fletëve të votimit për të parë sa përputhen me proces-verbalet dhe materialeve zgjedhore.
    Në këtë qark, Partia Demokratike pretendon votimin përmes fenomenit “Trenit bullgar”.
    “Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë te materialet, qoftë kutia e fletëve të votimit. Ka një mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të papërdorura. Ka problematika në lidhje me procesverbalet. Ka problematika lidhur me kodet e sigurisë në vula.
    Te njëra nga kutit e Gramshit është me tre vula, jo 4. Në qv 2253 ka minus 2 vota. Se ku kanë ikur vulat ne nuk e dimë. Ka votuar një person që nuk e ka pasur emrin fare në listën e votuesve. Jemi bindur për trenin bullgar”-u shpreh ndër të tjera deputeti i zgjedhur i PD, Blendi Himçi.

    Top Channel

  • Nis sot rinumërimi i votave për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin

    Nis sot rinumërimi i votave për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sot në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” nis procesi i rinumërimit të kutive të votimit duke përfshirë qarqet kryesore të vendit: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. 
    Në total, do të hapen 2,323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga diaspora. Rinumërimi do të realizohet nga 24 grupe numërimi, të përbëra nga 63 punonjës të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), prej të cilëve 48 janë numërues dhe 15 zëvendësues.
    Çdo tavolinë rinumërimi (24 në total) do të ketë praninë e vëzhguesve të autorizuar nga tre subjektet kryesore ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia. Për të garantuar transparencën, të gjitha veprimet do të transmetohen drejtpërdrejt online nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ku po zhvillohet procesi.
    Tiranë: Rinumërimi përfshin të gjitha kutitë e votimit brenda vendit, me 18 KZAZ dhe 1,282 qendra votimi.
    Fier: Rinumërimi përfshin të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët, me 9 KZAZ dhe 587 qendra votimi.
    Durrës: Do të rinumërohen 360 kuti, duke përfshirë 111 kuti të KZAZ nr. 21 dhe 22, 126 kuti sipas kërkesës së PD-ASHM dhe 60 sipas PLL-së, si dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit.
    Elbasan: Rinumërim i 94 kutive të KZAZ nr. 45 dhe 52, përfshirë fletët e votimit dhe materialet zgjedhore.
    Buxheti i përcaktuar për rinumërimin kap vlerën e rreth 21 milionë lekëve./ZËRI

  • Nis nesër rinumërimi për 4 qarqe/ Celibashi: 4 tavolina, 63 punonjës dhe 2,323 kuti votimi

    Nis nesër rinumërimi për 4 qarqe/ Celibashi: 4 tavolina, 63 punonjës dhe 2,323 kuti votimi

    Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.
    Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).
    Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga subjektet ankimuese. I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ
    Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?
    QARKU TIRANË
    Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit
    18 KZAZ
    1.282 qendra votimi
    QARKU FIER
    Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët
    9 KZAZ
    587 qendra votimi
    QARKU DURRËS
    Rinumërim i plotë për:
    111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22
    126 QV të listuara nga PD-ASHM
    60 QV të kërkuara nga PLL
    Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit
    Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)
    QARKU ELBASAN
    94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)

  • “Të martën nis rinumërimi i votave”, Celibashi ndan detaje: Do të hapen 2323 qendra votimi

    “Të martën nis rinumërimi i votave”, Celibashi ndan detaje: Do të hapen 2323 qendra votimi

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, njofton se nesër e martë 17 qershor do të nisë procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11 Majit në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
    Postimi i plotë

    Procesi i rinumërimit nis nesër në datë 17 qershor 2025.
    Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!
    Çfarë përfshin rinumërimi?Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.
    Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).
    Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
    Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ
    Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?
    QARKU TIRANËTë gjitha kutitë e votimit brenda vendit18 KZAZ1.282 qendra votimi
    QARKU FIERTë gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët9 KZAZ587 qendra votimi
    QARKU DURRËSRinumërim i plotë për:111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22126 QV të listuara nga PD-ASHM60 QV të kërkuara nga PLLPërfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë venditNë total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)
    QARKU ELBASAN94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)
    Transparencë edhe për buxhetin:• 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve• 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike• 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse
    Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

  • Nis nesër rinumërimi i votave për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, 21 mln lekë kosto

    Nis nesër rinumërimi i votave për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, 21 mln lekë kosto

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Procesi i rinumërimit të kutive të votimit do të nisë zyrtarisht nesër, më 17 qershor, duke përfshirë qarqet kryesore të vendit: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Konkretisht procesi i rinumërimit do të zhvillohet në stadiumin “Fahrie Hoti” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale të KQZ-së, duke garantuar akses publik në çdo veprim që kryhet gjatë procesit. 
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konfirmoi përmes një deklarate publike se ky është një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas përfundimit të procesit të votimit, i cili do të zhvillohet me standarde të larta profesionalizmi dhe transparence të plotë.
    Në total, do të hapen 2,323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga diaspora. Rinumërimi do të realizohet nga 24 grupe numërimi, të përbëra nga 63 punonjës të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), prej të cilëve 48 janë numërues dhe 15 zëvendësues.
    Çdo tavolinë rinumërimi (24 në total) do të ketë praninë e vëzhguesve të autorizuar nga tre subjektet kryesore ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia. Për të garantuar transparencën, të gjitha veprimet do të transmetohen drejtpërdrejt online nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, ku po zhvillohet procesi.
    Tiranë: Rinumërimi përfshin të gjitha kutitë e votimit brenda vendit, me 18 KZAZ dhe 1,282 qendra votimi.
    Fier: Rinumërimi përfshin të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët, me 9 KZAZ dhe 587 qendra votimi.
    Durrës: Do të rinumërohen 360 kuti, duke përfshirë 111 kuti të KZAZ nr. 21 dhe 22, 126 kuti sipas kërkesës së PD-ASHM dhe 60 sipas PLL-së, si dhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit.
    Elbasan: Rinumërim i 94 kutive të KZAZ nr. 45 dhe 52, përfshirë fletët e votimit dhe materialet zgjedhore.
    Çfarë mund të ndryshojë?
    Në Fier, Koalicioni “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt e humbi mandatin për rreth 500 vota. Nëse rinumërimi gjen kaq vota në favor të partisë së re, atëherë Azmer Duleviç bëhet deputet, dhe nga Partia Socialiste humbet një mandat dhe ajo që ngel jashtë është Zegjine Çaushi. Që Nisma Mundësia të marrë mandatin në qarkun e Fierit i duhet të rikuperojë 519 vota dhe t’i marrë Partisë Socialiste një deputet. Çdo ndryshim tjetër është i pamundur. Që PS të humbasë edhe një mandat tjetër, në favor të PD, kjo e fundit duhet të marrë rreth 6300 vota më shumë, ose PS te ketë rreth 19,000 vota më pak. 
    Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt. Diferenca më e ngushtë e kandidatëve demokratë në Tiranë, është ajo e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Deputetja aktuale ka një avantazh prej 2400 votash.
    Në Durrës, Aulon Kalaja po zhvillon një betejë kundër ish prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit rezulton fitues me gati 1000 vota diferencë, e cila zor se mund të përmbyset në kushtet kur PD nuk ka kërkuar rinumërim të plotë të qarkut, por një pjesë të tij.
    Sa i takon qarkut të Elbasanit. Kutitë e hapura në Peqin dhe Gramsh nuk pritet të ndikojnë në rezultat, por vetëm t’i ofrojnë PD-së prova për atë që e quan masakër zgjedhore. 
    Kosto
    Buxheti i përcaktuar për rinumërimin kap vlerën e rreth 21 milionë lekëve, të ndarë në mënyrë të qartë për:
    Sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve: 7,858,600 lekë
    Infrastrukturën logjistike: 8,480,000 lekë
    Zarfe dhe materiale ndihmëse: 4,775,450 lekë./ZËRI

  • “Çdo veprim i procesit do të transmetohet”/Nis nesër rinumërimi i 2323 kutive, reagon Kreu i KQZ Celibashi: Diaspora…

    “Çdo veprim i procesit do të transmetohet”/Nis nesër rinumërimi i 2323 kutive, reagon Kreu i KQZ Celibashi: Diaspora…

    Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se ky është një nga operacionet më të rëndësishme pas përfundimit të procesit të votimit dhe përfaqëson një angazhim të qartë për transparencë dhe integritet zgjedhor.
    Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të nisë nesër më 17 qershor procesin e rinumërimit të 2,323 kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga jashtë vendit.
    “Çdo veprim i procesit do të transmetohet drejtpërdrejt online në rrjetet sociale të KQZ-së”, theksoi Celibashi.
    Postimi i plotë:
    Procesi i RINUMËRIMIT nis nesër në datë 17 Qershor 2025Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!
    Çfarë përfshin rinumërimi?
    Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZPër cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?QARKU TIRANËTë gjitha kutitë e votimit brenda vendit18 KZAZ1.282 qendra votimiQARKU FIERTë gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët9 KZAZ587 qendra votimiQARKU DURRËS
    Rinumërim i plotë për:
    ▪️ 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22▪️ 126 QV të listuara nga PD-ASHM▪️ 60 QV të kërkuara nga PLLPërfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë venditNë total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)QARKU ELBASAN94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)Transparencë edhe për buxhetin:• 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve• 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike• 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëseProcesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

  • Rinumërimi në katër qarqe, zbulohet data e nisjes së procesit

    Rinumërimi në katër qarqe, zbulohet data e nisjes së procesit

    Procesi i rinumërimit nis nesër në datë 17 Qershor 2025, bën me dije kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi.

    Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!
    Çfarë përfshin rinumërimi
    Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhguestë autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
    Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ
    Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?
    QARKU TIRANËTë gjitha kutitë e votimit brenda vendit18 KZAZ1.282 qendra votimi
    QARKU FIERTë gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët9 KZAZ587 qendra votimi
    QARKU DURRËSRinumërim i plotë për:▪️ 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22▪️ 126 QV të listuara nga PD-ASHM▪️ 60 QV të kërkuara nga PLLPërfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë venditNë total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)
    QARKU ELBASAN94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)
    Transparencë edhe për buxhetin:7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse
    Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

    Top Channel

  • Berisha: Vjedhje me “Tren Bullgar”! Kreu i PD publikon disa pamje dhe thotë se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet

    Berisha: Vjedhje me “Tren Bullgar”! Kreu i PD publikon disa pamje dhe thotë se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet

    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka paraqitur sot pamjet e filmuara nga kamerat brenda qendrave të votimit për të mbështetur akuzat e tij se procesi i 11 majit u manipulua.

    Në një qendër votimi, pamjet tregojnë komisionerin që hap kutinë e votimit për të kontrolluar fletën e votimit.
    Në një qendër tjetër votimi, komisioneri, në shkelje të ligjit, shoqëron votuesin në dhomën e fshehtë dhe qëndron me të derisa ai voton.
    Kryetari i PD, Berisha, transmetoi edhe pamje të qytetarëve që marrin dy apo katër fletë votimi për të votuar.
    Gjithashtu, Berisha tregoi pamje ku shihen qytetarë që e nxjerrin jashtë qendrës fletën e votimit, një veprim që, sipas PD-së, fakton përdorimin e skemës së trenit bullgar më 11 maj.
    “Farsa elektorale e Edi Ramës, Altin Troplinit, Xhevdet Troplinit, Elçis Docit, Suel Çelës dhe vrasësve të tjerë nuk do të kalojë kurrë, nuk do të pranohet kurrë”, tha Berisha.
    Prej momentit që përfundoi procesi i numërimit të votave, të gjithë drejtuesit politikë të PD po punojnë për të mbledhur çdo provë të deformimit të vullnetit të zgjedhësve, përfshi kontrollin e kamerave të instaluara në qendrat e votimit.
    /vizionplus.tv

  • Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino”

    Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino”

    Partia Demokratike tha sot se gjatë procesit të votimit në diasporë kompania postare DHL e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shpërndarjen e zarfeve, nuk ka zbatuar kushtet e kontratës.
    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për shtyp, duke iu referuar prononcimit të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, se “procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model”, tha se ky i fundit duhet të japë shpjegim se pse zarfet me vota u tërhoqën nëpër “tabachino”.
    Vangjeli publikoi disa foto për të cilat tha se “kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten cigare e jo vetë”.
    “Ky ishte procesi model sipas Celibashi, ku adresat e qytetarëve janë nëpër “tabachino”, dhe zarfet tërhiqen e dorëzohen në këto ambient. Këto sa i takon votimit në Greqi, ndërkohë akoma nuk kemi një përgjigje përse DHL nuk paraqet provat e dorëzimit të zarfit tek çdo votues në diasporë, në Itali, Shtetet e Bashkuara apo Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Vangjeli.
    Vangjeli shtoi se “Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike”, tha Vangjeli.
    “E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale”, u shpreh Vangjeli.