Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg tha se Shqipëria sapo ka dalë nga një proces zgjedhor i cili do të mbahet mend si një nga ato që e ka kthyer vendin pas më shumë se 20 vjet në standardet zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se ODIHR konfirmon abuzimin e qeverisë me pushtetin. Sipas tij votimi i diasporës ishte një zhvillim pozitiv në dukje, por u shoqërua me mashtrime masive, sidomos në dërgimin dhe marrjen e fletëve të votimit. Ndër të tjera Bylykbashi theksoi se nuk ka kapituj pa zgjedhje të ndershme dhe drejtësi.
Fjala e plotë e Oerd Bylykbashit:
Të nderuar kolegë, të nderuar pjesëmarrës në këtë takim të rëndësishëm.Po, sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor i cili do të mbahet mend si një nga ato që e ka kthyer Shqipërinë pas më shumë se 20 vjet në standardet zgjedhore. Është hera e parë që raporti i auditit hapet në fjali të parë me konstatimin se nuk ka pasur një fushë loje të barabartë. Dhe kjo thotë shumë, sepse përmbledh një sërë angazhimesh të tjera që vijnë nga standardet e OECD-së apo të Këshillit të Europës.
Në paragrafin e parë të deklaratës paraprake, jo ende në raportin përfundimtar, ODIHR thekson se qeveria ka përfituar nga pozita e saj si mazhorancë gjatë garës zgjedhore. Pra, në teori ka pasur garë, por garuesit nuk janë lejuar të garojnë në të njëjtat kushte, në të njëjtat pista dhe me të njëjtën liri. Mendoj se të gjithë do të duhet të presim edhe pak për të kuptuar më shumë. Ne si opozitë, këtë e dimë. Po e provojmë çdo ditë. Po sjellim prova të reja që shkojnë edhe më tej se sa çfarë ka raportuar ODIHR deri më tani.
ODIHR nuk po thotë që ka pretendime për mungesë barazie në garë. Po jep përfundime. Nuk po thotë që ka pretendime për përfitim nga pushteti. Po jep përfundime. Kështu që, për raportin përfundimtar, duhet të presim për të parë se çfarë tjetër do të dalë në dritë.
Tani është në proces një ankimim i plotë me prova të forta për shkelje serioze të standardeve themelore të zgjedhjeve. Përfshirë shkeljen e fshehtësisë së votës, manipulimin e kutive të votimit, manipulimin e fletëve të votimit, mbushjen e kutive, votimin familjar dhe shumë shkelje të tjera që tregojnë qartë se janë shkelur angazhimet bazë.
Votimi i diasporës ishte një zhvillim pozitiv në dukje, por u shoqërua me mashtrime masive, sidomos në dërgimin dhe marrjen e fletëve të votimit. Shumë votues, për fat të keq, nuk e morën kurrë fletën e votimit, ose nuk e morën vesh se kush kishte votuar në emër të tyre.
Tani dua të ndalem në diçka të rëndësishme. Reforma e fundit zgjedhore që kemi bërë me konsensus ka qenë në vitin 2012, kur Partia Demokratike ishte në qeveri. Që nga ajo kohë nuk ka pasur më reforma me konsensus. Ka pasur tentativa, por janë shkelur më pas, kështu që nuk ka pasur konsensus real.
Kjo flet shumë për frymën me të cilën kjo qeveri po i trajton çështje kaq të rëndësishme. Reformat e rëndësishme duhen bërë me konsensus, sepse qëllimi ynë është i përbashkët: të kemi një vend që është i denjë për Bashkimin Europian, por më e rëndësishme, i denjë për qytetarët e vet në aspektin e demokracisë.
Kemi dhjetëra rekomandime ndër vite që nuk janë zbatuar, madje as nuk janë trajtuar. Dhe nga ana tjetër flitet për sa është “kampione” Shqipëria në letra.
Kështu që, për mua, pyetja është: Çfarë mekanizmi do të arrijmë të vendosim së bashku për të siguruar që procesi i integrimit europian – përfshirë hapjen e kapitujve, të jetë i ndërlidhur me zhvillimet reale në vend, përfshirë demokracinë, zgjedhjet, të drejtat e njeriut? Që progresi në letra të reflektojë edhe zhvillimin real të vendit, jo të jenë dy gjëra të ndara.
A do të arrijmë t’i bashkojmë këto gjëra apo do të vazhdojmë në dy rrugë të ndara, një realitet në vend dhe një tjetër në letër?
Tag: votimit
-

‘ODIHR konfirmon abuzimin e qeverisë me pushtetin’, Bylykbashi: Nuk ka kapituj pa zgjedhje të ndershme
-

Këlliçi: Po luftojmë për mandatin e 14-të në Tiranë, rinumërimi po nxjerr shtesa votash për PS-në
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër procesin e rinumërimit të 1282 kutive të votimit të qarkut të Tiranës. Rinumëri po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrije Hoti”.
Në një prononcim për Ora News, Këliiçi tha se PD-ja do të luftojë për mandatin e 14-të në Tiranë, pasi sipas tij, rinumërimi po nxjerr shtesa votash për PS-në.
“Për shkak të një rezultati shumë të ngushtë ku luhet mandati i 14 i PD-së, ne kemi kërkuar që brenda farsës zgjedhore që ka ndodhur më 11 maj, me sa kemi mundësi ne të maksimilizojmë mandatet në Tiranë. Duke qenë se mandati i Tiranës diskutohet shumë ngushtë me vota, mandati i 14 për PD-në, ne kemi kërkuar që të hapen të gjitha votat e pavlefshme, të gjithë kutitë e votimit për të parë deformimin e vullnetit të zgjedhësve.
Deri tani nga të dhënat që janë pasqyruar edhe në KQZ zyrtarisht, interesi parësor mbetet tek votat e subjektit. Rezulton që në 13 qendra PS-së i janë shtuar 17 vota, pra më shumë se 1 votë për 1 qendër të votimit dhe po të llogarisim 1282 qendra, minimalisht sikur me këtë qasje të jenë, i janë shtuar 1280 vota PS-së dhe PD-së i janë hequr 4 vota”, tha ndër të tjera Këlliçi. -

Sot nis rinumërimi i votave për 1282 kutive për qarkun Tiranë
Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit te marre ne KAS gjate shqyrtimit te ankimimit te koalicionit PD-ASHM.
Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu u vërejt se ne disa kuti mungonin fletët e papërdorura si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.
Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit.
Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 Majit.
-

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë
Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan me dokumentacionin zgjedhor përkatës, sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës.
Në total do të shqyrtohen 1 282 kuti votimi, duke përfshirë si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.
Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të këtij faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.
Në këtë proces do të angazhohen 24 grupe pune me një total prej 63 punonjësish të administratës zgjedhore, ku përfshihen 48 numërues dhe 15 zëvendësues.
Kostoja e përgjithshme e rinumërimit është vlerësuar në 21 milionë lekë të rinj, fond që do të mbulohet nga kursimet e mbetura nga procesi i zhvilluar më 11 maj, pa pasur nevojë për fonde shtesë.
Në Tiranë, Partia Demokratike kërkon që të rifitojë një mandat që iu mor me një diferencë të ngushtë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Ndërkohë në Partinë Socialiste janë disa kandidatë që shpresojnë për vota më shumë, duke qenë se janë ndarë në një rezultat të ngushtë nga kolegët e tyre në zgjedhjet e 11 majit.
Kujtojmë se dje, 17 qershor, pati përplasje teksa rinumëroheshin votat për bashkinë Peqin. Vëzhguesit e PD-së pretendonin se fletët e votimit pa vulën përkatëse, i kishin kaluar Partisë Socialiste, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor. -

Parregullsi të pretenduara më 11 maj/ Rinumërimi i 1282 kutive të votimit nis sot në Tiranë
Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit te marre ne KAS gjate shqyrtimit te ankimimit te koalicionit PD-ASHM.
Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu u vërejt se ne disa kuti mungonin fletët e papërdorura si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.
Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit. -

Rinumërimi i votave! Hapja e 94 kutive në Elbasan, PD: Kemi konstatuar probleme, u konfirmua “treni bullgar”
Dyshimet e demokratëve për ‘tren bullgar’ dhe votat e dy anëtareve te saj ne KAS bënë të mundur hapjen e 94 kutive te qarkut Elbasan.
Stafi i KQZ veshi bluzën e numëruesit dhe ne 24 tavolina nisi krahasimin e fletëve të votimit në kutitë e Gramshit dhe Peqinit dhe të dhënave të hedhura në procesverbale për këto dy bashki më 11 maj.
Nga hapja e kutive, vëzhguesit e PD kapen parregullsi, që sipas tyre, faktojnë manipulimin e zgjedhje në qarkun Elbasan dhe ekzistencën e fenomenit te trenit bullgar.
“Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë tek materialet zgjedhore dhe tek kutia e fletëve të votimit. Ka mos akordim të fletëve të votimit, ka mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të papërdorura, në respekt me procesverbalin 08. Nga 274 votues që janë identifikuar ne PEI, ne kuti rezultojnë 272 mungojnë dy fletë kjo vërteton trenin bullgar”, shprehet Blendi Himci.
Parregullsitë, sipas demokratëve, çojnë në pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun Elbasan, por fjalën e fundit do e thotë KAS.
“Ka disa pasaktësi që nuk e di ende nëse vlejnë sa për të shpallur zgjedhjet të pavlefshme në këtë qark. Mund t’ju them se nuk jemi në rastin për rinumërim të plotë të qarkut. Nuk e ka kërkuar PD”, shprehet Elvis Çefa.
Pas Elbasanit, radhen e ka qarku Tiranë, ku nuk do ketë verifikim, por rinumërim. Të mërkurën hapen 1282 kuti, ku do lexohet vota për partitë garuese dhe për kandidatet preferencialë.Top Channel
-

‘KQZ nuk na i dërgoi të plota pamjet filmike’/ Himçi: Në shumicën e qendrave të votimit procesi që në nisje i jashtëligjshëm
Deputet i zgjedhur i 11 majit i PD-së për Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, në një intervistë në SYRI TV me moderatorë Armela Ferko, ka folur për rinumërmin e votave në Elbasan.
Ai theksoi se procesi zgjedhor i 11 majit në mbi 60% të qendrave të votimit që në start ka qenë i jashtëligjshëm pasi sipas tij, ka munguar procesverbali i ‘hapës’.
Himçi tha se pamjet filmike KQZ ja kishte dërguar PD-së dega Elbasan me ndërprerje dhe në formatin 4:3, ku sipas tij, duhet të ishte video e plotë dhe në formatin 6:9.
“Hapi parë që ne kemi bërë ka qenë kërkimi i pamjeve filmike, të cilët konstatuan pamje filmike gati në çdo qendër votimi me shkelje të rënda të një procesi zgjedhor i cili nuk ishte konfort rregullave të një procesi të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Por ishte thjesht një farsë elektorale me abuzime masive të votimit familjar. Do të thoja me situata të votës së imponuar të trenit bullgar, votës carosel e cila vota del jashtë dhe më pas fillon dhe orientohet ajo lloj vote. Të gjitha këto sollën një rezultat të deformuar të procesit zgjedhor të 11 majit, vajtur në qarkun e Elbasanit. Nisur nga kjo ne kemi bërë ankimim në KAS dhe sigurisht që në Kas ne kemi mbajtur një qëndrim që sollëm provat sigurisht me pamjet filmike, ku solli administrata zgjedhore, ku dhe këtu kam vërejtjet e mia me mënyrën se si na i sollën. Na kanë sjellë pamje filmike 20 minutshe të ndërprera. Pra nuk kemi një filmim të mirëfilltë nga minuta e parë e Procesit të Votimit dhe derti kur përfundon procesi i votimit në atë qendër Votimi. Pyetja që i kam bërë specialisti të KAS-it, të administratës së KQZ, se ‘pse janë shkëputur sepse në 2023 nuk i kemi pasur të shkëputura në asnjë moment, nuk dimë as orën e as minutin e as sekondin në të cilën ndodh shkelja zgjedhore’. Në pamjet e sigurisë nuk është fare e vendosur koha, kemi vetëm pamje filmike të cilat janë justifikuar me argumentin për ti sjellë me shpejtësi. Aq më tepër, pamjet filmike janë në formatin 4:3, domethënë që janë pamje shumë më të kufizuara sesa pamjet filmike. Ato duhet të ishin 6:9, dhe kjo histori nis që nga administrata zgjedhore. Kemi kërkuar rivlerësimin e kutive dhe të materialeve zgjedhore, ku pikërisht brenda janë të gjithë elementët qoftë fletët e papërdorura, qoftë ato të procesverbale ato 07, 08, 09 e më tutje, dhe përpos kësaj dhe verifikimin e vulave për çdo kuti. Ajo që kemi konstatuar sot ka qenë flagrante mbi 60% të kutive të votimit ka pasur probleme. Ka pasur probleme me verifikimin e vulave, me mungesën e vulave në tre apo katër kuti votimi mungojnë vulat që vulosin fletët e votimit që duhet të ishin si gjendje në kutinë e materialeve zgjedhore. Kemi raste kur mungojnë fletët e votimi totalisht të papërdorura nuk gjendej në kutinë e materialeve zgjedhore. Për të mos thënë pastaj për mos rakormdim të fletëve të votimit, midis asaj që shkruhet në proces verbalin 08( ai i mbylljes) ku në të cilat jepen të dhënat me fletët që janë përdorur, të pavlefshëm apo ato të dëmtuara me radhë dhe fleta e papërdorur. Me mungesën e fletësve të votimi dhe mosrakordim ne nuk dimë se ku kanë shkuar këto fletë. Mund të jetë treni bullgar, mund të jenë përdorur këto fletë jashtë për të konstatuar dhe përdorur. Ka nisur në qendër të votimi dhe KZAZ ka mbyllur sytë përpara këtyre shkeljeve. Por ajo që vlen të theksohet është, ka në kuti votimi thagma të çuditshme të cilat mungon procesverbali 07 (ai i hapjes) ku nuk kemi të dhëna në lidhje me verifikimin e kodeve të sigurisë të kutisë së votimit, mungon procesverbali 08, ose mungojnë të dyja procesverbalet në të njëjtën kuti. Dhe nuk e di se si KQZ mund ta nxjerrë këtë lloj kutie të vlefshme, dhe ta fusin ë tabelën e plotë të një votimi i cili që në nisje ka qenë totalisht i manipuluar në këndvështrimin tim, dhe jemi para një farse elektorale.” Himçi.
-

Rinumërimi i kutive në Gramsh dhe Peqin, Himçi: Ka parregullsi, do të ndjekim hapat procedurialë
94 kuti po rinumërohen në Gramsh dhe Peqin, ndërsa Partia Demokratike vijon me akuzat e saj se ka pasur manipulim të procesit zgjedhor. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, ngriti përsëri pretendime për parregullsi në proces, mosrakordim te materialet zgjedhore dhe fletët e votimit, duke i qëndruar edhe kauzës së selisë blu për “tren bullgar”, edhe pse zyrtarisht KQZ dhe Policia ia kanë rrëzuar.
”Jemi në kuadër të 48 kutive, 24 janë hapur dhe janë në proces 24 të tjera. Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë tek materialet zgjedhore dhe tek kutia e fletëve të votimit. Ka mosrakordim të fletëve të votimit, ka mospërputhje të numrit të fletëvë të votimti të papërdorura, në repsekt me procesverbalin 08. Ka problematika sa i përkekt pjesëve lidhur me procesverbalin që ka mbajtur grupi i numërimit me fletët e votimit, se sa gjenden në kuti. Ka probleme me kodet e sigurisë së vulave që nuk rakordojnë. Në Gramsh është një kuti me 3 vula dhe jo me 4′‘, tha Himçi mes të tjerash në pretendimet e tij.Ai i qëndron tezës dhe kauzës për trenin bullgar në dyshimet që kanë dhe thotë se qëndrimet do mbahen nga partia pasi të pëfundojë ky proces. Nga ana tjetër, Himçi theksoi se për të gjitha parregullsitë do duhet të jenë organet hetimore që të zbardhin se çfarë ka ndodhur. ”Ne nuk jemi organ hetimor që të pyesim komisionerët, ne jemi duke përdorur instrumentet ligjorë të bazuar në Kod, mbi të cilin po ndjekim hapat procedural sa i përket shkeljeve që kanë ndodhur në çdo qendër votimi”, tha Himçi.
-

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
Ka përfunduar rivlerësimi i votave në qendrën e votimit numër 2253 në Elbasan, ku sipas vëzhguesve të Partisë Demokratike, mungojnë dy fletë votimi.
Në Elbasan procesi nisi prej orës 10:00 me kutitë e Peqinit dhe Gramshit.
Për to nuk do të ketë rinumerim, por vetëm rivlerësim të fletëve të votimit për të parë sa përputhen me proces-verbalet dhe materialeve zgjedhore. -

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
Blendi Himçi, deputet i PD në legjislaturën e ardhshme foli për mediat pas përplasjeve lidhur me rinumërimin e votave për qarkun Elbasan.
Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, demokrati rreshtoi problematikat në disa qendra votimi të Gramshit dhe në Bashkinë Peqin. Sipas tij, ka parregullsi qoftë tek vulat që hera-herës mungojnë në fletët e votimit, apo edhe faktin që numri i votuesve nuk korrespondon me numrin e fletëve që janë gjetur në kuti.
“Ka problematika lidhur me kodet e sigurisë së vulave, për shembull tek njëra nga kutitë e Gramshit, është me tre vula dhe jo me katër vula, ashtu siç e tha dhe pjesa e rregullores. Problematikat janë më konkretisht në qendrën e votimit 2253 ka minus dy vota, 2251 mungon një votë, është pa vula…
Mungojnë vulat, nuk ekzistojnë fare. Se ku kanë ikur vulat ne nuk e dimë. Janë 11 fletë që mungojnë, se ku kanë shkuar nuk e dimë. Ka votuar një person që nuk e ka pasur fare emrin në listë të votuesve. Për të vazhduar pastaj me diferenca goxha të mëdha për qendrën e votimit 2275, janë 10 të pavlefshme dhe 10 të papërdorura. Ka problematika te 2598 përsëri në Gramsh, mungojnë dy fletë në kutitë e votimit. Përsëri në Gramsh, te 2595 mungon një vulë sigurie. Gjithashtu nga 274 votues që kanë marrë pjesë, në kuti gjenden 272, kjo na bind akoma më shumë për atë që quhet treni bullgar. Pra mungojnë dy fletë votimi”, deklaroi ai.
“Ne jemi duke përdorur të gjithë instrumentet ligjorë, proceduralë, të bazuar në Kod Zgjedhor, mbi të cilin po ndjekim hapat për shkeljet që kanë ndodhur në çdo qendër votimi”, shtoi Himçi.
Demokrati Himçi edhe më herët tregoi për mediat fletët e votimit ku shihej kryqi te numri 5, por mungonte vula.