Tag: votimin

  • PS-PD të shqetësuar për votimin në diasporë

    PS-PD të shqetësuar për votimin në diasporë

    Si një proces që ndodh për herë të parë, votimi i emigrantëve, përveçse nga KQZ, monitorohet intensivisht edhe nga partitë politike.
    Partia Socialiste ka evidentuar disa problematika që kryesisht lidhen me dërgimin e zarfeve pa fletë votimi, për të cilat ka vendosur në dijeni dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
    Ndërkohë, Partia Demokratike pretendon se numri i problematikave është më i lartë nga sa raportohet zyrtarisht.
    Nga përfaqësuesit ligjorë, kërkohet një vëmendje më e shtuar ndaj procesit të mbërritjes së votave. Deri më tani, kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diasporës.
    Klan News

  • Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin

    Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin

    Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar pritet të premten të mblidhet edhe një herë për të zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH.

    Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit votuan në mënyrë të fshehtë për 12 kandidatët, të cilët një ditë më parë paraqitën publikisht platformat dhe vizionin e tyre për medien publike.

    Në përfundim të votimit, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli, konstatoi se asnjëra prej kandidaturave nuk siguroi shumicën e parashikuar të votave për votimin e parë.

    Duke qenë se në këtë votim nuk arrihet rezultati prej 3/5, siç e parashikon ligji për votimin e parë, pra 7 vota për një kandidat, ky votim rezulton i pasuksesshëm. Na duhet të kalojmë në një votim të dytë brenda 7 ditëve, sipas parashikimit të Statutit të Radio Televizionit Publik Shqiptar,” deklaroi kryetari, z. Hoxhalli.

    Takimi i radhës i Këshillit Drejtues të RTSH është njoftuar për të premten në orën 10:00.

    Votat e marra nga kandidatët në votimin e parë:

    • Flamur Buçpapaj – 1 votë
    • Kliton Rama
    • Zoje Jakaj (Marashi) – 2 vota
    • Jetmir Shpuza
    • Laureta Roshi
    • Ermal Hoxha – 1 votë
    • Eni Vasili – 5 vota
    • Harrila Koçi
    • Engjëllush Musai – 2 vota
    • Mimoza Haxhiaj
    • Elton Metaj
    • Enrik Mehmeti
    Stylish GIF
  • Çfarë po ndodh me votimin në diasporë? Emigrantja merr zarfin nga KQZ-ja pa fletën e votimit brenda (Video)

    Çfarë po ndodh me votimin në diasporë? Emigrantja merr zarfin nga KQZ-ja pa fletën e votimit brenda (Video)

    Një shqiptare e diasporës që jeton në Itali ka ndarë një problem lidhur me procesin e votimit për emigrantët jashtë vendit. Ajo ka treguar se ka marrë zarfin e KQZ të dërguar në diasporë, por bën me dije se brenda nuk kishte fletën e votimit.
    Ajo thotë, se ka ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara për të marrë pjesë në votime dhe se zarfi përmbante vetëm dokumentet shoqëruese, por jo fletën që i mundëson votimin real. Dy ditë më parë u raportua se kompania DHL Express ka pezulluar dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit të ri tarifor të Donald Trump. Gjigandi i dërgesave tha se do të ndalojë përkohësisht dërgesat nga kompanitë në të gjitha vendet për konsumatorët amerikanë të hënën deri në një njoftimin të dytë.
    DHL siç shihet dhe në videon e mësipërme është kompania që dërgon dhe zarfet e diasporës, ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ku sqaron se vendimi i kësaj kompanie, nuk ka ndikim te zarfet me fletet e votimit, për shkak se këto nuk kanë vlerë doganore.

  • Diaspora nis votimin/ Rama: Mirënjohje atyre që do votojnë, ua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë

    Diaspora nis votimin/ Rama: Mirënjohje atyre që do votojnë, ua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë

    Diaspora shqiptare ka nisur votimin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton e një familjeje shqiptare, e cila ka marrë zarfin me fletën e votimit, për të votuar për zgjedhjet e 11 majit.

    Rama deklaroi se do t’ua shpërblejë votën votuesve në diasporë, me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan Rama në Facebook.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Diaspora nis votimin/ Kryeministri Rama: Ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë, e me një Shqipëri…

    Diaspora nis votimin/ Kryeministri Rama: Ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë, e me një Shqipëri…

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton e një familjeje shqiptare, e cila ka marrë zarfin me fletën e votimit, për të votuar për zgjedhjet e 11 majit. Diaspora shqiptare ka nisur votimin. Rama deklaroi se do t’ua shpërblejë votën votuesve në diasporë, me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030. Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan Rama në Facebook.