Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.Kushtetuesja, në aktgjykimin e publikuar më 26 qershor, obligoi deputetët e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës.Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi lejon votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë argumentuar të kundërtën.“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina.Presidentja Osmani ishte shprehur e gatshme t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese edhe pas një takimi konsultativ që kishte pasur me krerët politikë më 15 maj.Për të 39-tën herë me radhë, të shtunën, deputetët nuk arritën ta konstituonin Kuvendin. Që nga 1 maji – kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga LVV propozoi që për kryetarin e Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë – PDK-ja, LDK-ja, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.Këto parti kanë argumentuar se ndryshimi i mënyrës së votimit është jokushtetues, dhe ishte AAK-ja, me mbështetjen e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që e dërgoi çështjen e votimit të fshehtë në Gjykatën Kushtetuese.Më 28 qershor, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi udhëheqësit e partive politike për konsultime, por edhe pas dy orësh takim, palët nuk arritën asnjë marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik.Pas takimit, Kurti ka fajësuar partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë se po e keqinterpretojnë aktgjykimin, duke thënë se në takim ka ofruar edhe kompromise.Por, nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se kanë kërkuar që të mos vazhdohen seancat me skenarin e njëjtë, pra me votimin e fshehtë.Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Kushtetueses ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidimi nëse në votimin e fshehtë nuk i siguron 61 votat e nevojshme.Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që deputetët të votojnë për kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për të cilët kërkohen 61 vota.Vetëm pasi të përmbyllet ky proces, LVV-ja si fituese e zgjedhjeve mund të provojë të formojë Qeverinë e re të Kosovës./REL/
Tag: votimin
-

Kuvendi 27 dështime radhazi, partitë në Kosovë presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Plot 27 herë kanë dështuar deputetët e Kosovës për të konsitutuar Kuvendin.
Edhe seanca e rradhës që u mbajt këtë të enjte, katër muaj pas zgjedhjeve, nuk pati sukses.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit ndërsa seancat janë kthyer në proces rutinë vetëm për të qenë brenda afateve ligjore.Palët janë në pritje të opinionit të Gjykatës Kushtetuese mbi votimin e fshehtë ndërsa “Vetëvendosje” është shprehur e bindur që i plotëson numrat nëse votimi bëhet përmes kësaj metode.
Senaca e rradhës do mbahet në 7 maj./vizionplus.tv -

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
27 herë JO. Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet e shtatë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 7 qershor në orën 11:00Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan vetëm 50 deputetë.“50 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë, asnjë abstenim, s’ka kuorum. Takohemi sërish me 7 qershor në ora 11:00”, tha ai kryesuesi i seancës, Avni Dehari.Në 18 seanca radhazi nuk ka arritur të ketë kuorum për votimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëmMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.27 herë JO. Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet e shtatë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 7 qershor në orën 11:00Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan vetëm 50 deputetë.“50 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë, asnjë abstenim, s’ka kuorum. Takohemi sërish me 7 qershor në ora 11:00”, tha ai kryesuesi i seancës, Avni Dehari.Në 18 seanca radhazi nuk ka arritur të ketë kuorum për votimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm
-

Parregullsitë në votimet e Diasporës, Gjiknuri: Do të diskutojmë për mënyrën elektronike
Parregullsitë në votimin e Diasporës pranohen edhe nga Damian Gjiknuri. Për të megjithëse mund të diskutohet në zgjedhjet e ardhshme, mënyra e votimit elektronik, kjo nuk e shmang votimin familjar, siç u pretendua nga opozita se ka ndodhur në zgjedhjet të 11 majit. ”Këto zgjedhje bëhen në mjedise të pakontrolluara. Më poshtë avantazh që nuk influencohet nga ndikimi i partive”, tha Gjiknuri.
-

“Kemi një mekanizëm gati primitiv”, Celibashi: Rezultati përfundimtar del në fund të javës!
Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij, do të vijë për shkak të numërimit të votës së Diasporës, pasi për votimin brenda vendit, parashikohet të kemi një rezultat paraprak brenda pasdites së të mërkurës.
“Procesi i numërimit është shumë i lodhshëm fizikisht, me stres. Fieri ishte tipik dhe aty u angazhua KQZ për ta vendosur procesin në normalitet. Është normale që njerëzit të lodhen sepse disa prej tyre kanë më shumë se 24 orë që po merren me zgjedhjet. Por duhet që partitë politike, të cilët kanë propozuar numëruesit, të ndërtojnë një skemë të zëvendësimit me turne të numëruesve. Nuk mund të rrijë një njeri 20 orë duke u marrë me dokumentacionin zgjedhor. Duhet të gjendet një zgjidhje”, tha Celibashi në një intervistë për A2 CNN.
I pyetur nëse konstaton sfida të reja, Celibashi tha se problemet përsëriten prej vitesh. “Për fat të keq, konstatoj se partitë politike, sapo përfundojnë zgjedhjet, pak vullnet kanë për t’i adresuar këto probleme të cilat ne i konstatojmë, përfshi votimin dhe numërimin. Për KQZ, sfidë e shtuar është votimi nga jashtë”.
Celibashi bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri të votohet dhe numërohet vota në mënyrë elektronike. “Në gjykimin tim kemi një mekanizëm gati primitiv të procesit të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Mendoj që duhet të zgjerohet si mënyrë votimi. Mendoj që për të gjithë nuk ka më dilema në lidhje me integritetin e këtij procesi dhe do të ishte me dobi që në zgjedhjet e ardhshme ky sistem të shtrihej edhe më gjerë. Besoj deri në fund të kësaj jave do ta kemi rezultatin e plotë paraprak si për subjektet zgjedhore si për kandidatët. Votimi brenda vendit besoj do ta kemi brenda të mërkurës pasdite. Ndërsa për votimin brenda vendit dhe atij jashtë vendit, do ta kemi në fundjavë”, u shpreh ai. -
Ngërç politik në Kosovë:Kuvendi dështon sërish,opozita refuzon votimin e fshehtë
Përpjekja për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pasi partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – bojkotuan votimin për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë, duke kundërshtuar kështu procedurën e propozuar nga Vetëvendosje.Vetëm 56 deputetë morën pjesë në votimin për Albulena Haxhiun, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. Një votë ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Seanca u ndërpre pas votimit të dështuar, ndërsa përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit do të zhvillohet më 9 maj, në orën 10:00.Mosmarrëveshjet midis partisë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosjes, dhe partive opozitare vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar procesin politik. Opozita ka refuzuar kandidaturën e Haxhiut, të cilën e cilëson si “përçarëse”, dhe ka kundërshtuar propozimin e VV-së që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.Për të dalë nga kriza, kryetari i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i propozuar një bashkëqeverisje. Por Abdixhiku, në përgjigjen e tij, ka hedhur poshtë ofertën për koalicion, duke propozuar në vend të saj krijimin e një qeverie tranzitore me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.Ngërçi institucional po zgjat dhe një zgjidhje përfundimtare mbetet ende e largët, ndërsa sytë janë tashmë nga seanca e 9 majit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Përpjekja për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pasi partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – bojkotuan votimin për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë, duke kundërshtuar kështu procedurën e propozuar nga Vetëvendosje.Vetëm 56 deputetë morën pjesë në votimin për Albulena Haxhiun, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. Një votë ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Seanca u ndërpre pas votimit të dështuar, ndërsa përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit do të zhvillohet më 9 maj, në orën 10:00.Mosmarrëveshjet midis partisë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosjes, dhe partive opozitare vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar procesin politik. Opozita ka refuzuar kandidaturën e Haxhiut, të cilën e cilëson si “përçarëse”, dhe ka kundërshtuar propozimin e VV-së që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.Për të dalë nga kriza, kryetari i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i propozuar një bashkëqeverisje. Por Abdixhiku, në përgjigjen e tij, ka hedhur poshtë ofertën për koalicion, duke propozuar në vend të saj krijimin e një qeverie tranzitore me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.Ngërçi institucional po zgjat dhe një zgjidhje përfundimtare mbetet ende e largët, ndërsa sytë janë tashmë nga seanca e 9 majit.
-

PD kërkesë KQZ: Analizoni shkeljet me votimin në Greqi, kemi prova
Koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore i udhëhequr nga Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për t’i vënë në dispozicion një analizë lidhur me parregullsitë me votimin në Greqi.
“Duke pasur parasysh problematikat e raportuara lidhur me shpërndarjen e zarfeve me fletë votimi dhe materialeve zgjedhore për zgjedhësit shqiptarë rezidentë në Greqi, PD-ASHM ka vënë në dispozicion, në mënyrë të përsëritur, indicie dhe prova mbi këto çështje. Theksojmë se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura deri më 6 Maj 2025, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve në orët dhe ditët në vijim”, thuhet në shkresë.
Më poshtë, ka paraqitur një raport me përmbledhjen e të gjitha shkeljeve që pretendohen nga opozitarët.
Kujtojmë se ditën e djeshme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se për çdo shkelje merren masat e duhura, por deri tani nuk ka ndonjë provë të paraqitur nga subjektet politike. U bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të denoncojnë çdo cenim të procesit të votimit. -

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri
Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të mërkurë, 133 kardinalët zgjedhës nga 66 vende të ndryshme dhe të gjitha kontinentet do të hyjnë në Kapelën Sistine, 53 janë evropianë dhe 17 italianë. Dhe pasi dyert të mbyllen me frazën “extra omnes”, “të gjithë jashtë”, do të fillojë Konklava, e thirrur për të zgjedhur Papën e ri. Tymi i parë pritet në orën 7:00 të mbrëmjes, i cili sipas mediave italiane me siguri do të jetë i zi, pasi kurrë nuk është zgjedhur një Papë menjëherë, që në votimin e parë.
Çdo fletë votimi e kardinalëve përbëhet nga dy vota, e para brenda orës 12:00 (me votimin e parë në orën 10:30) dhe e dyta brenda 19-ës (me votimin e parë në orën 17:30 ). Nëse është i zi, tymi mund të bëhet vetëm në fund të dy fletëvotimeve, pra ose në orën 12:00 ose në orën 19:00. Nëse është i bardhë, tymi mund të bëhet në çdo fazë, domethënë, edhe në fund të dy mini-votimeve të para (pra në orën 10:30 ose në orën 17:30).
Ati i Shenjtë i zgjedhur më shpejt në histori ishte Piu XII , i cili u ngjit në fronin papnor në vitin 1939 pas vetëm tre votimesh. Të gjithë kardinalët që do të marrin pjesë në votim kanë mbërritur në Romë të hënën, dhe punimet në Kapelën Sistine kanë përfunduar.
Kongregacioni i fundit i Përgjithshëm u mblodh të martën. “Në një botë të ndarë, një Papë që bashkon” është busulla që, sipas kardinalëve, do t’i udhëheqë ata në zgjedhjen e Papës së 267-të në historinë e Kishës Katolike.
Në këtë kongregacion, kardinalët trajtuan çështjet e abuzimit dhe llogaritë e Vatikanit, por mbi të gjitha ata vunë re trashëgiminë e Françeskut kundër të gjitha luftërave. -

Problemet me votimin e diasporës në Greqi! Sportelet qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës
Në Greqi po shfaqen probleme me votimin e diasporës, situatë që ka shqetësuar të dyja partitë e mëdha.
Ndërsa demokratët e shprehën shqetësimin në KQZ, socialistët janë angazhuar në terren për t’i bërë thirrje votuesve të tyre që të shkojnë në zyrat e postave që shpërndajë votat dhe t’i kthejnë po vetë.
Në një nga këto zyra ishte këtë të shtunë edhe i deleguari i socialistëve për diasporën ministri Taulant Balla.
Ndërkohë tërheqja e zarfeve me fletëvotimet e emigrantëve ka vijuar. Kompania e ngarkuar me shpërndarjen ka vendosur që t’i mbajë sportelet hapur edhe të shtunë të diel, me qëllim përfundimin sa më shpejtë të shpërndarjes.
Në disa raste emigrantët zgjedhin të votojnë direkt pranë zyrave të kompanisë dhe i rikthejnë direkt zarfet, në disa të tjera preferojnë t’i marrin në shtëpi dhe atje të vendosin për subjektin që do të votojnë.Top Channel
-

Celibashi: Nëse dikush ka ankesa për votimin nga jashtë duhet ta bëjnë atë në KQZ!
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato kanë folur për mediat pas takimit të zhvilluar në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit.
Celibashi foli për bashkëpunimin me zyrën e SPAK të ngritur për zgjedhjet dhe problematikat e hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.
Sipas tij, nëse dikush ka shqetësime për votimin nga jashtë duhet ta bëjë atë në KQZ në PER dhe jo në rrjete sociale.
“Ishte një takim për të dhënë informacion për përgatitjen e zgjedhjeve. Jemi në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje dhe nga delegacioni i BE që do të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve, Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit ndaj duhet që të gjitha institucionet dhe partitë të reflektojnë përgjegjësinë e tyre për zgjedhje me integritet.
Kemi patur komunikime me SPAK për problematika të ndryshme, për denoncime të bëra në këtë strukturë, por edhe në KQZ. Kemi vënë në dispozicion gjithçka që është kërkuar. Nëse dikush ka shqetësime për votimin nga jashtë duhet ta bëjë atë në KQZ në PER. Unë nuk e di sa janë ankuar në rrjete social.
Deri tani në KQZ kanë thënë që nuk e kanë marrë fletën dhe në total numri i problematikave është 156. DHL ka detyrimin të mbajë zarfet që nuk ja ka dorëzuar votuesve deri më 8 maj”, tha Celibashi.
