Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet sot, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin final për emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Komisioni i ngritur nga SPAK propozoi më 26 nëntor Joni Ketën për këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar.
Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra arriti në përfundimin se Joni Keta i plotësonte të gjitha kriteret për drejtimin e institucionit, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi ndër gjashtë kandidatët që kishin kaluar të gjitha fazat e përzgjedhjes.Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.
Me votimin e sotëm, KLP pritet të finalizojë procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të BKH-së, një pozicion kyç për hetimet proaktive dhe veprimtarinë operacionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në garë për drejtimin e Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
BKH ka qenë pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati 5-vjeçar i Aida Hajnajt. Vakanca u zgjat për shkak të vonesave në procesin e verifikimit, si pasojë e pritjes së dokumentacionit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare.
Tag: votimin
-

KLP mblidhet sot, zyrtarizohet kreu i ri i BKH
-

Doli nga ‘rreshti’/ Shehu zbulon për TCH pse mori pjesë në votimin për Peleshin: Ishte refleks, vota ime ishte…
Top Channel mëson arsyen pse Tritan Shehu mori pjesë në votim për Niko Peleshin.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga e pyeti deputetin demokrat Tritan Shehu, përse theu urdhrin e grupit dhe mori pjesë në votimin për kreun e ri të Kuvendit.
“Ishte thjesht refleksi i votimit. Asgjë tjetër“, u përgjigj per Top Channel zoti Shehu.
Gazetarja e Top Channel e pyeti zotin Shehu, nëse kishte votuar pro apo kundër Niko Peleshit.
“Pa dyshim kundër“, konfirmoi Shehu.Top Channel
-

Berisha harron votimin, kapet “mat” duke parë Ramën në TikTok
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.
Berisha sheh në këtë rrjet social, të ndaluar nga kryeministri, video të Edi Ramës dhe kreut të Partia Mundësia, Agron Shehaj.
-

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me votimin elektorin në konferencën për mediat.
Komisioneri Celibashi i bëri thirrje politikës që të vendosë sa më shpejt nëse do që të zgjerojë votimin në mënyrë elektronike në zgjedhjet e ardhshme apo jo, sepse nëse vendoset që po ky është një proces që sipas tij do të zgjasë në kohë.
“Duhet të konsiderohen rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit, do të duhet përfundimisht të vendosim do ta zgjerojmë votimin elektronik apo jo, apo do të përdorim teknologji të tjera që lidhen me mënyrën e votimit në qendrat e votimit dhe do duhet që politika shqiptare të vendosë shpejt në lidhje me këtë çështje. Nëse dakordësohet për të zgjeruar votimin elektronik, ky vendim duhet të merret sa më shpejt, pasi koha që duhet për ta përgatitur këtë process nuk mund të jetë 1-2-3-4 muaj.
Personalisht jam i idesë që ka vend për disa njësi zgjedhore me numër të madh votuesish që të aplikohet votimi elektronik në aspektin teknik, që kënaq të gjitha palët. Në çdo rast duhet të mbajnë në mend kostot që lidhen me këtë proces.”, tha Celibashi.
Më tutje Kryekomisioneri tha se edhe numërimi është një çështje tjetër që do të duhet të rikonsiderohet. -

Presidentja Osmani: Procesi i konstituimit të Kuvendit po zhbllokohet, shpresoj për votimin e Qeverisë së re sa më parë
Presidentja e Republikës së Kosovës ka mirëpritur zhvillimet e fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se ky hap po shënon një zhbllokim të situatës institucionale në vend.
Ajo ka uruar punë të mbarë dhe në interes të Kosovës kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarëve të zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi, përcjellë KultPlus.
Në reagimin e saj, Presidentja theksoi se pret që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit. Ajo shtoi gjithashtu se pret që Kuvendi të procedojë me votimin e Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.
Ky zhvillim vjen pas javësh diskutimesh dhe bllokadash politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, pritet që hapat e radhës të përqendrohen në formimin e Qeverisë së re, si një proces i domosdoshëm për ecjen përpara të vendit./KultPlus.com
-

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
Bundestagu Gjerman shtyu votimin për emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese Federale të premten, pas një kërkese të diskutueshme nga partia Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) e KancelaritFriedrich Merz për të shtyrë votimin për vetëm një kandidat.
Blloku konservator, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër bavareze, Bashkimi Kristian Social (CSU), kërkoi shtyrjen e votimit për emërimin e Frauke Brosius-Gersdorf-it, për shkak të dyshimeve për plagjiaturë. Kandidatura e Brosius-Gersdorf-it u propozua nga Partia Socialdemokrate (SPD), partnerja e vogël në koalicionin qeveritar.
Konservatorët kishin shprehur edhe më parë skepticizëm në lidhje me qëndrimin liberal të Brosius-Gersdorf-it mbi abortin dhe mbështetjen e saj për vaksinimin e detyrueshëm gjatë pandemisë COVID-19.
Vendimi i partive unioniste për të shtyrë votimin shkaktoi zemërim te të Gjelbrit dhe SPD, të cilët thanë se kjo dëmtonte legjitimitetin e gjykatës.
Si rezultat, Partia e Gjelbër kërkoi shtyrjen e votimit për tre gjyqtarët.
Zhvillimet konkrete në BundestagBlloku konservator në pushtet, i cili kishte propozuar nga ana e tij gjyqtarin e Gjykatës Federale të Punës Günter Spinner, vendosi të shtyjë votimin për kandidaten e SPD-së, duke përmendur dyshimet për plagjiaturë. Konservatorët e konsiderojnë Brosius-Gersdorfin të diskutueshme për qëndrimin e saj liberal mbi abortin.
Drejtueset e Partisë së Gjelbër në Bundestag, Britta Hasselmann dhe Katharina Dröge, thanë se ishte e papranueshme dhe mungesë respekti të shtyhej votimi vetëm për Frauke Brosius-Gersdorf.
“Është e turpshme që për një kandidat të shpifet hapur dhe të baltoset në këtë mënyrë”, tha Hasselmann. “Kjo prek integritetin e gjykatës sonë më të lartë”.
Që gjyqtarët të zgjidhen në gjykatën më të lartë, kërkohet një shumicë prej dy të tretash të votave. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kishte thënë se do të mbështesë Spinnerin, por jo kandidatët e SPD-së.
Konservatorët mund të mbështeten në votat e AfD-së për zgjedhjen e kandidatit të tyre, pasi deri tani kanë refuzuar bisedimet me Partinë e Majtë. Megjithatë, votat janë të fshehta, kështu që nuk do të jetë e qartë nëse do të jenë votat e AfD-së ato që do t’i japin Spinnerit fitoren.
Me seli në qytetin jugor gjerman të Karlsruhe-s, Gjykata Kushtetuese Federale zbaton Kushtetutën e vendit, të njohur si Ligji Themelor./DWTop Channel
-

Ngërçi vazhdon: Kuvendi dështon për herë të 43‑të, afati i Kushtetueses afrohet
Për të 43‑ën herë radhazi, deputetët e zgjedhur nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Seanca e së hënës u ndërpre pasi 99 deputetët e pranishëm nuk siguruan kuorumin e nevojshëm për të votuar komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.Kryesuesi Avni Dehari ftoi sërish grupet parlamentare të propozojnë anëtarët e komisionit, por u përball me kritika nga opozita. Deputetja e PDK‑së, Ariana Musliu‑Shoshi, i kërkoi “paanshmëri dhe integritet”, ndërsa Besian Mustafa (LDK) tha se “show‑u” duhet të marrë fund duke u kthyer në kornizën kushtetuese. Time Kadrijaj (AAK), me ironi, propozoi që Dehari të vazhdojë drejtimin “pasi nuk ka më besnik” se ai.Dehari ndërpreu mikrofonët, duke theksuar se fjala u jepet vetëm atyre që “kontribuojnë për zgjidhjen e situatës”.Ngërçi zvarritet që nga 15 prilli. Pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet mënyra e votimit për kryetarin e Kuvendit: Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – kërkon votim të fshehtë për kandidaten e saj, Albulena Haxhiu. PDK, LDK dhe AAK e refuzojnë votimin sekret dhe vetë kandidaturën, duke e quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese i detyroi deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk specifikoi sanksionet nëse afati – 26 korriku – shkelet. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar pasoja juridike dhe ka kërkuar zgjidhje përmes takimeve me liderët e partive, por deri tani pa rezultat.Nëse Kuvendi nuk formohet në kohë, ekspertët kushtetues paralajmërojnë mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, çka do të zgjaste paqartësinë institucionale dhe politike në vend.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Për të 43‑ën herë radhazi, deputetët e zgjedhur nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Seanca e së hënës u ndërpre pasi 99 deputetët e pranishëm nuk siguruan kuorumin e nevojshëm për të votuar komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.Kryesuesi Avni Dehari ftoi sërish grupet parlamentare të propozojnë anëtarët e komisionit, por u përball me kritika nga opozita. Deputetja e PDK‑së, Ariana Musliu‑Shoshi, i kërkoi “paanshmëri dhe integritet”, ndërsa Besian Mustafa (LDK) tha se “show‑u” duhet të marrë fund duke u kthyer në kornizën kushtetuese. Time Kadrijaj (AAK), me ironi, propozoi që Dehari të vazhdojë drejtimin “pasi nuk ka më besnik” se ai.Dehari ndërpreu mikrofonët, duke theksuar se fjala u jepet vetëm atyre që “kontribuojnë për zgjidhjen e situatës”.Ngërçi zvarritet që nga 15 prilli. Pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet mënyra e votimit për kryetarin e Kuvendit: Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – kërkon votim të fshehtë për kandidaten e saj, Albulena Haxhiu. PDK, LDK dhe AAK e refuzojnë votimin sekret dhe vetë kandidaturën, duke e quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese i detyroi deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk specifikoi sanksionet nëse afati – 26 korriku – shkelet. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar pasoja juridike dhe ka kërkuar zgjidhje përmes takimeve me liderët e partive, por deri tani pa rezultat.Nëse Kuvendi nuk formohet në kohë, ekspertët kushtetues paralajmërojnë mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, çka do të zgjaste paqartësinë institucionale dhe politike në vend.
-

Dështon edhe përpjekja e 41-të për zgjedhjen Kryetarit të Kuvendit, Kurti insiston për votimin e fshehtë
Përpjekja e 41-të për konstituimin e përbërjes së Kuvendit të Kosovës dështoi sërish dje, ndërsa afati kushtetues për formimin e institucioneve vazhdon të rrjedhë pa sinjale për zgjidhje. Në një akt simbolik ndaj bllokadës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës u sollën katër gomarë, derisa protestuan edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë, ndërsa për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, votuan 54 deputetë. E vazhdimi i radhës i seancës konstituive është caktuar për të shtunën, duke filluar nga ora 11:00. Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lutur kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, që t’i kthehet rendit të ditës me votim të hapur, duke e akuzuar për abuzim dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
Sakaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje po insiston që votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë. Ai tha se gjashtë herë u provua votimi i hapur. Edhe pse po insiston për votim të fshehtë Kurti nuk e di nëse arrihen 61 vota për votimin e Albulena Haxhiu për kryetare. “Së pari garanci nuk ka. Nuk e dimë a i kemi 61 vota. Nuk e di që i kemi. Është detyrë e jona që të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. E kërkuam zgjidhjen me votimin e hapur nuk u gjet. Le ta provojmë zgjidhjen me votimin e fshehtë. Unë besoj që është gabim dhe dëm nëse nuk e provojmë, sepse Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin nga viti 2014, në pikë 128, 124, 126, 127 ka thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë në sallë, të jenë të pranishëm dhe të votojnë për, kundër ose abstenim”, tha ai. -

Kosova në ngërç politik, Vjosa Osmani: Do të ftoj në takim krerët e partive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.
Kushtetuesja, në aktgjykimin e publikuar më 26 qershor, obligoi deputetët e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi lejon votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë argumentuar të kundërtën.
“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina.
Presidentja Osmani ishte shprehur e gatshme t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese edhe pas një takimi konsultativ që kishte pasur me krerët politikë më 15 maj.
Për të 39-tën herë me radhë, të shtunën, deputetët nuk arritën ta konstituonin Kuvendin. Që nga 1 maji – kur kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga LVV propozoi që për kryetarin e Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë – PDK-ja, LDK-ja, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.
Këto parti kanë argumentuar se ndryshimi i mënyrës së votimit është jokushtetues, dhe ishte AAK-ja, me mbështetjen e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që e dërgoi çështjen e votimit të fshehtë në Gjykatën Kushtetuese.
Më 28 qershor, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi udhëheqësit e partive politike për konsultime, por edhe pas dy orësh takim, palët nuk arritën asnjë marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik.
Pas takimit, Kurti ka fajësuar partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë se po e keqinterpretojnë aktgjykimin, duke thënë se në takim ka ofruar edhe kompromise.
Por, nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se kanë kërkuar që të mos vazhdohen seancat me skenarin e njëjtë, pra me votimin e fshehtë.
Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Kushtetueses ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidimi nëse në votimin e fshehtë nuk i siguron 61 votat e nevojshme.
Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që deputetët të votojnë për kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për të cilët kërkohen 61 vota.
Vetëm pasi të përmbyllet ky proces, LVV-ja si fituese e zgjedhjeve mund të provojë të formojë Qeverinë e re të Kosovës./REL
