Tag: votim

  • Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit

    Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit

    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën për herë të 12-të të mërkurën, dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë pas dy ditëve.
    Seanca dështoi përsëri pasi propozimi i kryesuesit, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori vota të mjaftueshme për të formuar një komision për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
    Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por LVV ngul këmbë në kandidaturën e saj.
    Seanca dështoi për herë të 12-të sepse nuk u votua një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentar.
    Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./vizionplus.tv

  • Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë

    Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë

    Friedrich Merz është bërë kancelari i ri i Gjermanisë, pasi fitoi një votim të dytë në parlamentin e vendit, pas dështimit në raundin e parë më herët sot.
    Merz, udhëheqësi i konservatorëve CDU/CSU të vendit, është bërë kancelari i 10-të që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
    Asnjë kandidat i mëparshëm që atëherë nuk kishte arritur të fitonte që në votimin e parë.
    Fillimisht, duke pasur nevojë për një shumicë prej 316 nga 630 votash në një votim të fshehtë, ai mori 310, duke mos u zgjedhur vetëm për 6 vota.
    Ai pritej të fitonte lehtësisht pasi siguroi një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD).
    Por paktën 18 deputetë të koalicionit nuk arritën ta mbështesnin atë.

  • Dështon edhe përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit

    Dështon edhe përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit

    Seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish të shtunën, pas mungesës së kuorumit për votimin e komisionit me votim të fshehtë, mes tensioneve dhe akuzave për shkelje të rregullores.Kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje partive politike që nuk kishin propozuar kandidatë në vazhdimin e mëparshëm, ta bënin këtë në seancën e sotme. Megjithatë, përplasja nuk mungoi. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi ashpër ndaj thirrjes së Deharit duke e akuzuar për përulje ndaj presionit politik dhe paralajmëroi: “Mos e bëni cirk Kuvendin”.Replika e tij u ndërpre nga kryesuesi, i cili ia ndali mikrofonin me arsyetimin se nuk ka hapur debat.LDK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë, duke ruajtur qëndrimin e mëparshëm. Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, por në votim morën pjesë vetëm 55: 54 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim – shumë më pak se sa kërkohet për një vendim të vlefshëm.Përballë këtij ngërçi, Dehari shpalli ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së kuorumit, duke lajmëruar se ajo do të rifillojë të hënën në orën 10:00.Ky është një tjetër episod në serinë e bllokimeve procedurale që kanë shoqëruar punën e Kuvendit, duke reflektuar tensionet në rritje mes pozitës dhe opozitës në një moment kyç për disa vendime të rëndësishme.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish të shtunën, pas mungesës së kuorumit për votimin e komisionit me votim të fshehtë, mes tensioneve dhe akuzave për shkelje të rregullores.Kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje partive politike që nuk kishin propozuar kandidatë në vazhdimin e mëparshëm, ta bënin këtë në seancën e sotme. Megjithatë, përplasja nuk mungoi. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi ashpër ndaj thirrjes së Deharit duke e akuzuar për përulje ndaj presionit politik dhe paralajmëroi: “Mos e bëni cirk Kuvendin”.Replika e tij u ndërpre nga kryesuesi, i cili ia ndali mikrofonin me arsyetimin se nuk ka hapur debat.LDK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë, duke ruajtur qëndrimin e mëparshëm. Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, por në votim morën pjesë vetëm 55: 54 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim – shumë më pak se sa kërkohet për një vendim të vlefshëm.Përballë këtij ngërçi, Dehari shpalli ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së kuorumit, duke lajmëruar se ajo do të rifillojë të hënën në orën 10:00.Ky është një tjetër episod në serinë e bllokimeve procedurale që kanë shoqëruar punën e Kuvendit, duke reflektuar tensionet në rritje mes pozitës dhe opozitës në një moment kyç për disa vendime të rëndësishme.

  • Dështon edhe seanca e nëntë për konstituim, rrëzohet propozimi për votim të fshehtë

    Dështon edhe seanca e nëntë për konstituim, rrëzohet propozimi për votim të fshehtë

    S’ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e nëntë.
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.
    Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

    /vizionplus.tv

  • Dështon seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nuk u pranua votim i fshehtë për kryetarin

    Dështon seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nuk u pranua votim i fshehtë për kryetarin

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.
    Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kosova ende pa Kuvend. Dështon edhe përpjekja e nëntë

    Kosova ende pa Kuvend. Dështon edhe përpjekja e nëntë

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë legjislaturën e nëntë edhe në përpjekjen e nëntë. Propozimi i kryesuesit të seancës, deputetit të LVV-së, Avni Dehari për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, nuk kaloi.Pas kësaj, LVV-ja nuk e propozoi fare kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe seanca u ndërpre. Dehari tha se vazhdimi i seancës do të bëhet më 3 maj.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha ftesa për votim të fshehtë për emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës është shkelje kushtetuese.Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mbaj qëndrim bllokues.“Nuk ka ndonjë ndryshim të ndonjë qëndrimi bllokues nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe më keq ata sot shkuan dhe bënë shkelje të hapur kushtetuese. Ftesa për votim të fshehtë në kohën kur ka filluar votimi tashmë dhe ka dështuar sa e sa herë, është e paligjshme dhe jo kushtetuese. Po më vjen keq në çfarë situate është ndodhur Avni Dehari”, theksoi ai.Kreu i PDK-së pas përfundimit të seancës konstituive, tha se Albulena Haxhiu nuk kalon dhe këtë e dinë, siç u shpreh ai, të gjithë.Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hykmete Bajrami u shpreh se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja për shkak të krizës politike, që sipas saj po shkaktohet nga Lëvizja Vetëvendosje.Ajo nënvizoi se me votat e LDK-së ajo nuk do të bëhet kryeparalementare.“Neve na vjen keq që Kuvendi dhe institucionet e Kosovës po nuk po konstituohen. Sot në vend që të kishim institucione që do të merren me problemet e qytetarëve, inflacionin, anulimin e vendimit të ZRRE-së për ngritjen e tarifave ne sot flasim për një emër të përveqshëm. Qytetarët e këtij vendi, në veçanti ata që kanë votuar LVV-në duhet ta dinë se jemi duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve. Po shkojmë në zgjedhje jo se partitë politike nuk po pajtohen sesi të adresojnë inflacionin, arsimin apo papunësinë, por sepse partia fituese që ka 48 ulëse në Kuvend ka një problem të vetëm në emrin e Albulena Haxhiut…Me votat LDK-së ajo nuk do të bëhet kryetare as pas një procesi zgjedhor”, tha ajo.Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke kritikuar qasjen politike të partive me të cilat, sipas tij, nuk mund të ndërtohet dialog e bashkëpunim institucional.“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë”, ka shkruar ai.Ndërsa kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se propozimi për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, nuk është praktikë parlamentare dhe nuk duhet të ndiqet si e tillë.Pas përfundimit të seancës konstituive, Limaj u shpreh se nuk mund të ndërrohet mënyra e votimit në mes të procesit.“Kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën parlamentare siç e dini kryetarët e Kuvendit janë zgjedhur me votim të hapur. Në mes të votimit nuk mund të ndërrojë forma e votimit, dhe duhet t’i kthehemi praktikës parlamentare kryetari i Kuvendi, nënkryetarët të zgjidhen me votën e hapur nuk mund të ndryshohet duhet të vazhdohet ashtu. Krejt këto mund të bëhen kur të krijohet shumica”, tha ai.   

  • Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin

    Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin

    Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar pritet të premten të mblidhet edhe një herë për të zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH.

    Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit votuan në mënyrë të fshehtë për 12 kandidatët, të cilët një ditë më parë paraqitën publikisht platformat dhe vizionin e tyre për medien publike.

    Në përfundim të votimit, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli, konstatoi se asnjëra prej kandidaturave nuk siguroi shumicën e parashikuar të votave për votimin e parë.

    Duke qenë se në këtë votim nuk arrihet rezultati prej 3/5, siç e parashikon ligji për votimin e parë, pra 7 vota për një kandidat, ky votim rezulton i pasuksesshëm. Na duhet të kalojmë në një votim të dytë brenda 7 ditëve, sipas parashikimit të Statutit të Radio Televizionit Publik Shqiptar,” deklaroi kryetari, z. Hoxhalli.

    Takimi i radhës i Këshillit Drejtues të RTSH është njoftuar për të premten në orën 10:00.

    Votat e marra nga kandidatët në votimin e parë:

    • Flamur Buçpapaj – 1 votë
    • Kliton Rama
    • Zoje Jakaj (Marashi) – 2 vota
    • Jetmir Shpuza
    • Laureta Roshi
    • Ermal Hoxha – 1 votë
    • Eni Vasili – 5 vota
    • Harrila Koçi
    • Engjëllush Musai – 2 vota
    • Mimoza Haxhiaj
    • Elton Metaj
    • Enrik Mehmeti
    Stylish GIF
  • Sot seanca e pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Sot seanca e pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.  Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.
    Seanca do të fillojë në orën 10:00, teksa pritet të hidhet në votim propozimi për kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë këtë propozim.
    Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.

    Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.
    Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje.
    Pas ndërprerjes së seancës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër, pasi sipas tij Albulena Haxhiu do të dështojë kurdoherë që del në votim.
    “LVV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Nuk duhet ta lënë peng Kuvendin për shkak të tekave apo problemeve të brendshme.”, deklaroi Krasniqi.
    Krasniqi tha se Haxhiu është simbol i dështimeve.
    “Ajo është simbol i dështimit të kësaj qeverie, krejt mandatin e ka pas me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetiti për mbrojtjen e çlirimtarëve.”, shtoi Krasniqi.
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar të martën se vota e kësaj partie do të jetë kundër edhe në seancën e radhës.
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar VV-së që ta ndërrojë kandidaten.
    Ai ka dhënë dy emra, që thotë se nëse propozohen, ai dhe partia e tij do t’i votonin.
    “….meqë VV po kërkon marrëveshje politike, po lypë votë prej opozitës, ne po i themi në rregull dhe kërkojmë dikë që e kemi më të lehtë me e votu. Për Sarandën s’e kam problem me ia qitë votën, kuptohet edhe për Shqipen”, ka thënë Haradinaj.
    Nga VV kanë insistuar se partitë tjera duhet ta votojnë kandidaten e tyre.