Tag: votim

  • Miratohet projektligji për barazinë gjinore

    Miratohet projektligji për barazinë gjinore

    Me 77 vota pro dhe 36 vota kundër është miratuar në Kuvend projektligji në parim për barazinë gjinore.
    Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.
    Projektligji “Për barazinë gjinore”, ka për qëllim harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

    Sipas relacionit shpjegues, ligji i ri do përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për të siguruar mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim në vendimmarrje dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi me bazë gjinore.
    /vizionplus.tv

  • “Barazia gjinore” kalon në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, PD kundër, Tabaku nuk merr pjesë në votim

    “Barazia gjinore” kalon në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, PD kundër, Tabaku nuk merr pjesë në votim

    jorida tabaku

    TIRANË- Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ka votuar me shumicë votash projektligjin për barazinë gjinore. Opozita u shpreh kundër këtij projektligji, ndërkohë që drejtuesja e Komisionit Jorida Tabaku, nuk mori pjesë në votim.
    “Ky ligj është po kaq i trubullt saç është identiteti politik i kësaj qeverie, që votohet si qeveri e majtë, dhe është një qeveri oligarkësh, po kaq i trubullt saç janë vizionet e zotit Mazniku për Reformën Territoriale. Ka plot trubullira të tjera që nuk mendoj se i bëjnë mirë as familjes dhe as traditës, ndaj PD do të votojë kundër. Duke e shprehur qartë se është kundër çdolloj diskriminimi”, u shpreh Gjekmarkaj.
    Ndërkohë që vetë Tabaku, nuk dha asnjë arsyetim se pse vendosi që të mos merrte pjesë gjatë votimit. Ky projektligj do të kalojë për votim dhe në Komisionet e tjera, dhe më pas do të paraqitet për votim në seancën plenare më të afërt.
    Projektligji për barazinë gjinore, ka përplasur një sërë mendimesh, mes politikës por edhe aktivistëve të shoqërisë civile. PD kërkoi pak ditë më parë, që për këtë projektligj të kalohet në referendum, ndërsa Partia Socialiste pretendon se ligji nuk do të ndryshojë konceptin e dy gjinive, burrë dhe grua.

  • Vetëm 10 deputetë pro shkarkimit të Peleshit, Këlliçi: Nuk e dinim çfarë ishte hedhur në votim

    Vetëm 10 deputetë pro shkarkimit të Peleshit, Këlliçi: Nuk e dinim çfarë ishte hedhur në votim

    belind kellici

    TIRANË- Ka rinisur pjesa e dytë e seancës së Kuvendit, pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit.
    Në nisje të pjesës së dytë të seancës, deputeti i PD Belind Këlliçi tha se në votimin për shkarkimin e Peleshit, deputetët e opozitës donin të votonin, por nuk kuptuan se çfarë u hodh në votim në atë moment, dhe kërkuan në drejtuesja e Kuvendit përgjigje.
    Ai tha se nuk morën asnjë përgjigje dhe nuk ndaj rezultati ishte me 10 vota pro shkarkimit, që sipas tij nëse do u ishte kthyer përgjigje se për çfarë po votohej në ato momente, rezultati do të ishte ndryshe.
    “E para, pak më parë u zhvillua procedura për shkarkimin e kreut të Kuvendit, është e paprecedentë ajo që ndodh që deputetët pyesin se çfarë po votohet dhe nuk marrin përgjigje.
    Në momentin që u zhvillua procesi i votimit, deputetët e PD kërkonin se çfarë ishte hedhur në votim, dhe nuk merrnin përgjigje.
    Të gjithë deputetët prezentë kanë qenë të vendosur për të votuar pro kërkesës, por në pamundësi për të kuptuar se çfarë është hedhur në votim në atë moment, një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë në votim.
    Mendoj që një rendin e ditës me 19 pika, do na çojë në një skenarë, që në rastin më të mirë do mbërrijmë në gjysmën e rendit të ditës në orët e vota të pasdites. Mendoj që duhet të bëjmë një ekonomizim të orës, në Konferencës së Kryetarëve”, tha Këlliçi.

  • Votimi për shkarkimin e Peleshit/ “Nuk do ishin 10 vota, por…”, deputeti Këlliçi: E paprecedentë, pyetëm se çfarë po hidhej në votim, s’na kthyet përgjigje

    Votimi për shkarkimin e Peleshit/ “Nuk do ishin 10 vota, por…”, deputeti Këlliçi: E paprecedentë, pyetëm se çfarë po hidhej në votim, s’na kthyet përgjigje

    Ka rinisur punimet Kuvendi i Shqipërisë, në pjesën e dytë tashmë, pas hedhjes në votim të kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

    Në nisje të pjesës së dytë të seancës, deputeti i PD Belind Këlliçi tha se në votimin për shkarkimin e Peleshit, deputetët e opozitës donin të votonin, por nuk kuptuan se çfarë u hodh në votim në atë moment, dhe kërkuan në drejtuesja e Kuvendit përgjigje.
    Ai tha se nuk morën asnjë përgjigje dhe nuk ndaj rezultati ishte me 10 vota pro shkarkimit, që sipas tij nëse do u ishte kthyer përgjigje se për çfarë po votohej në ato momente, rezultati do të ishte ndryshe.
    “E para, pak më parë u zhvillua procedura për shkarkimin e kreut të Kuvendit, është e paprecedentë ajo që ndodh që deputetët pyesin se çfarë po votohet dhe nuk marrin përgjigje.
    Në momentin që u zhvillua procesi i votimit, deputetët e PD kërkonin se çfarë ishte hedhur në votim, dhe nuk merrnin përgjigje.
    Të gjithë deputetët prezentë kanë qenë të vendosur për të votuar pro kërkesës, por në pamundësi për të kuptuar se çfarë është hedhur në votim në atë moment, një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë në votim.
    Mendoj që një rendin e ditës me 19 pika, do na çojë në një skenarë, që në rastin më të mirë do mbërrijmë në gjysmën e rendit të ditës në orët e vota të pasdites. Mendoj që duhet të bëjmë një ekonomizim të orës, në Konferencës së Kryetarëve”, tha Këlliçi.

    Top Channel

  • Pyetjet me Dumanin e Çelën me gojë apo me shkrim? Balla kërkon 15 minuta pushim: Do diskutoj me Këlliçin, nëse nuk biem dakord kalojmë në votim

    Pyetjet me Dumanin e Çelën me gojë apo me shkrim? Balla kërkon 15 minuta pushim: Do diskutoj me Këlliçin, nëse nuk biem dakord kalojmë në votim

    Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla ka kërkuar 15 minuta pushim të seancës plenare, për t’u takuar me opozitën dhe për të dakordësuar vijim e seancës dhe raportimin e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

    Balla tha se nëse opozita nuk bie dakord që pyetjet për drejtuesit të bëhen me shkrim, jo me gojë siç kërkon opozita, atëherë do të kërkojë që kjo seancë maratonë të kalojë direkt në votim.
    “Në mungesë të kryetarit të grupit, zoti nënkryetar Belind Këlliçi, kërkesa juaj për të shkelur rregulloren, as sot as pa një muaji nuk do e marrë dakordësimin tonë. Kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë bashkë me ju dhe kryetarët e grupeve prezentë, nëse s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerje të diskutimeve dhe kalim në votim”, tha Balla.

    Top Channel

  • Balla kërkon 15 minuta pushim nga Kuvendi: Do flas me Këlliçin, po nuk ra dakord kalojmë në votim

    Balla kërkon 15 minuta pushim nga Kuvendi: Do flas me Këlliçin, po nuk ra dakord kalojmë në votim

    taulant balla

    TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla ka kërkuar 15 minuta pushim të seancës plenare, për t’u takuar me opozitën dhe për të dakordësuar vijim e seancës dhe raportimin e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
    Balla tha se nëse opozita nuk bie dakord që pyetjet për drejtuesit të bëhen me shkrim, jo me gojë siç kërkon opozita, atëherë do të kërkojë që kjo seancë maratonë të kalojë direkt në votim.
    “Në mungesë të kryetarit të grupit, zoti nënkryetar Belind Këlliçi, kërkesa juaj për të shkelur rregulloren, as sot as pa një muaji nuk do e marrë dakordësimin tonë. Kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë bashkë me ju dhe kryetarët e grupeve prezentë, nëse s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerje të diskutimeve dhe kalim në votim”, tha Balla.

  • ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

    ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

    Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se do të zgjidhet Avokati i Popullit, me apo bashkëpunimin e PD-së.
    Berisha u shpreh se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, propozim i cili është refuzuar për të kaluar në votim në seancë plenare. Sipas Berishës, kjo është një tjetër lojë e mazhorancës për të marrë të gjitha pushtetet në duart e tyre.
    “Asgjë tjetër, duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën. Le a marrin. Ky është Edi Rama i pangopur, do të ketë çdo pushtet në duart e tij. Por nuk do të na imponojnë të votojmë për kandidatë që nuk e meriton.
    Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij erdhi në për votim në parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, tha do e diskutojmë U diskutua dhe i thamë që këtë kemi kandidat. Nuk e hodhi në votim. Në ligjin e parlamentit, zoti Ngregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, nuk kemi kundërshtim, por rregulli është që duhet të jetë propozim i opozitës”, tha Berisha.

  • ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët! Ne e bëmë propozimin..

    ‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët! Ne e bëmë propozimin..

    Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se do të zgjidhet Avokati i Popullit, me apo bashkëpunimin e PD-së. 
    Berisha u shpreh se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, propozim i cili është refuzuar për të kaluar në votim në seancë plenare. Sipas Berishës, kjo është një tjetër lojë e mazhorancës për të marrë të gjitha pushtetet në duart e tyre. 
    “Asgjë tjetër, duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën. Le a marrin. Ky është Edi Rama i pangopur, do të ketë çdo pushtet në duart e tij. Por nuk do të na imponojnë të votojmë për kandidatë që nuk e meriton. 
    Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij erdhi në për votim në parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, tha do e diskutojmë U diskutua dhe i thamë që këtë kemi kandidat. Nuk e hodhi në votim. Në ligjin e parlamentit, zoti Ngregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, nuk kemi kundërshtim, por rregulli është që duhet të jetë propozim i opozitës”, tha Berisha. 
     

  • Balla kërkon hedhjen në votim të pikave të rendit të ditës, Peleshi bën negociatorin me opozitën: Bëjmë 10 minuta pushim për…

    Balla kërkon hedhjen në votim të pikave të rendit të ditës, Peleshi bën negociatorin me opozitën: Bëjmë 10 minuta pushim për…

    Pas më shumë se 90 minutash debat për çështje që nuk ishin në rendin e ditës dhe akuzave të opozitës për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla kërkoi hedhjen në votim të katër rezolutave të parashikuara në rendin e ditës.

    Sipas tij opozita nuk do që të nisë diskutimi i rezolutave e për rrjedhojë, deputetët duhet të votojnë.
    Por ndryshe seanca e muajit të kaluar kur në të njëjtën mënyrë u kalua direkt në votim për programin politik dhe përbërjen e qeverisë, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi këtë herë kërkoi më parë 10 minuta pushim për të shpresuar uljen e tensioneve dhe rikthimin e seancës në rendin e ditës.
    Balla: Konstatoj që pjesa tjetër e sallës, nuk do që të hyjmë në rendin e ditës dhe propozoj kalimin në votim të katër pikave të rendit të ditës. Shqyrtimi i mocionit me debat të kalojë ne seancën pasardhëse. Hidheni në votim.
    Peleshi: Mbi bazën e Rregullores, 10 minuta pushim për të shpresuar rikthimin në normalitet. 10 minuta pushim.

    Top Channel

  • Opozita refuzon kalimin në rendin e ditës, Balla kërkon votim të rezolutave, “negocion” Peleshi me 10 minuta pushim

    Opozita refuzon kalimin në rendin e ditës, Balla kërkon votim të rezolutave, “negocion” Peleshi me 10 minuta pushim

    niko peleshi-taulant balla

    TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga debatet pasi opozita refuzon të përfshihet ne rendin e ditës, duke vijuar me akuzat për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe duke bërë përgjegjës qeverinë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi hedhjen në votim për 4 rezolutat e parashikuara në rendin e ditës. 
    “Konstatoj që pjesa tjetër e sallës, nuk do që të hyjmë në rendin e ditës dhe propozoj kalimin në votim të katër pikave të rendit të ditës. Shqyrtimi i mocionit me debat të kalojë ne seancën pasardhëse. Hidheni në votim.”, tha Balla.
    Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi kërkoi 10 minuta pushim me qëllim uljen e tenioneve dhe rikthimin e seancës në rendin e ditës. 
    “Mbi bazën e Rregullores, 10 minuta pushim për të shpresuar rikthimin në normalitet. 10 minuta pushim.”, kërkoi Peleshi.