Tag: votës

  • “U dhunua vota e lirë në të gjithë vendin”, PL denoncon parregullsitë e 11 Majit: Zgjedhje të diktuara nga Narkoregjimi

    “U dhunua vota e lirë në të gjithë vendin”, PL denoncon parregullsitë e 11 Majit: Zgjedhje të diktuara nga Narkoregjimi

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratë për shtyp akuzoi sot se “Narkoregjimi” zhvilloi komplot ndaj zgjedhjeve të lira. “11 Maji ishte një terrorizëm elektoral”, tha Blushi.
    DEKLARATA:
    Zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri ranë viktimë e një komploti të mirëorganizuar nga Narkoregjimi.

    11 Maji nuk është thjesht manipulim apo tjetërsim i vullnetit të qytetarëve, por një akt terrorizmi elektoral ndaj votës së lirisë, zgjedhjeve, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

    Ky terrorizëm elektoral i strukturuar, i mirëkoordinuar dhe i mbrojtur provohet nga fakti se vet institucionet shtetërore që duhej të garantonin integritetin e procesit, Qeveria, KQZ, Prokuroria, SPAK e deri te shërbimet inteligjente, ose bashkëpunuan ose heshtën përballë mekanizmave kriminalë që diktuan rezultatin e paravendosur në tavolinë nga Edi Rama.
    Ky operacion kriminal kundër votës së lirë i drejtuar nga Narkoqeveria, në bashkëpunim me bandat kriminale që u riaktivizuan si instrumentë elektoralë, për të intimiduar, kërcënuar dhe blerë votat, shkallmuan standardet e zgjedhjeve.
    Prokuroria dhe “Task Forca” e SPAK nuk lëvizi as gishtin për të parandaluar në kohë terrorizmin elektoral, si në rastin flagrant të Vorës, ku qendrat e votimit jo vetëm ishin marrë peng nga bandat por dhe ku drejtuesit e opozitës u kërcënuan me jetë prej tyre para mediave dhe askush nuk reagoi.
    Ndërsa kriminelët sundonin terrenin elektoral, opozitarët dhe qytetarët që denonconin krimin u lanë në mëshirë të fatit nga Narkopolicia, që hapur bashkëpunoi me ta në funksion të grabitjes pa maska të votave në të gjithë Shqipërinë.
    SPAK lejoi përfaqësuesit e grupeve më të rrezikshme kriminale, si në rastin e Durrësit, që të vidhnin zgjedhjet, duke shtyrë me qëllim pas 11 Majit ekzekutimin e urdhë-arresteve edhe ato të dekonspiruara dhe pa rezultate efektive.
    Terrorizmi elektoral i Narkoregjimit nuk është vetëm një sulm ndaj opozitës, por një akt dhune ndaj çdo qytetari që kërkon të zgjedhë i lire, një atentat ndaj vet shpresës për të jetuar në një vend demokratik.
    Deri më 11 Maj nuk pati një fushatë zgjedhore, por një fushatë terrori politik.
    Kjo nuk ishte një garë demokratike, por një operacion kriminal i Narko shtetit kundër votës së lirë.
    Këto nuk ishin zgjedhje, por një terrorizëm elektoral i dirigjuar nga një regjim që sundon jo mbi bazën e ligjit dhe të kushtetutës, por përmes frikës, presionit, terrorit dhe krimit.
    Komploti i narkoregjimit është i qartë. Qëllimi i tij është të zhdukë përfundimisht zgjedhjet e lira, për t’i shndërruar ato në votime formale me rezultat të paracaktuar.
    Për Partinë e Lirisë këto zgjedhje nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve dhe ky proces është i pavlefshëm moralisht, politikisht dhe juridikisht.
    Ne kërkojmë hetim të plotë e transparent dhe ndëshkim të çdo akti kriminal që ndodhi gjatë zgjedhjeve – nga përfshirja e bandave, te mosveprimi i shtetit dhe selektiviteti i drejtësisë që ndërkohë që rrëmben e izolon politikisht liderët e opozitës, pa fakte e pa prova penale, dekonspiron e mbron banditët, duke bashkëpunuar me ta në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.
    Terrorizmi elektoral i 11 Majit nuk do të kalojë pa përgjegjësi.
    Beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.
    Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk do t’i ndalë dot askush në misionin e tyre për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtë, në mbrojtje të votës së lire, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të kauzave madhore për të cilat ne kemi luftuar dhe do të luftojmë gjithmonë.

  • Blushi: Narko-regjimi, komplot ndaj zgjedhjeve të lira. 11 Maji ishte një terrorizëm elektoral

    Blushi: Narko-regjimi, komplot ndaj zgjedhjeve të lira. 11 Maji ishte një terrorizëm elektoral

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratë për shtyp akuzoi sot se “Narkoregjimi” zhvilloi komplot ndaj zgjedhjeve të lira. “11 Maji ishte një terrorizëm elektoral”, tha Blushi.

    DEKLARATA:

    Zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri ranë viktimë e një komploti të mirëorganizuar nga Narkoregjimi.

    11 Maji nuk është thjesht manipulim apo tjetërsim i vullnetit të qytetarëve, por një akt terrorizmi elektoral ndaj votës së lirisë, zgjedhjeve, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

    Ky terrorizëm elektoral i strukturuar, i mirëkoordinuar dhe i mbrojtur provohet nga fakti se vet institucionet shtetërore që duhej të garantonin integritetin e procesit, Qeveria, KQZ, Prokuroria, SPAK e deri te shërbimet inteligjente, ose bashkëpunuan ose heshtën përballë mekanizmave kriminalë që diktuan rezultatin e paravendosur në tavolinë nga Edi Rama.

    Ky operacion kriminal kundër votës së lirë i drejtuar nga Narkoqeveria, në bashkëpunim me bandat kriminale që u riaktivizuan si instrumentë elektoralë, për të intimiduar, kërcënuar dhe blerë votat, shkallmuan standardet e zgjedhjeve.

    Prokuroria dhe “Task Forca” e SPAK nuk lëvizi as gishtin për të parandaluar në kohë terrorizmin elektoral, si në rastin flagrant të Vorës, ku qendrat e votimit jo vetëm ishin marrë peng nga bandat por dhe ku drejtuesit e opozitës u kërcënuan me jetë prej tyre para mediave dhe askush nuk reagoi.

    Ndërsa kriminelët sundonin terrenin elektoral, opozitarët dhe qytetarët që denonconin krimin u lanë në mëshirë të fatit nga Narkopolicia, që hapur bashkëpunoi me ta në funksion të grabitjes pa maska të votave në të gjithë Shqipërinë.

    SPAK lejoi përfaqësuesit e grupeve më të rrezikshme kriminale, si në rastin e Durrësit, që të vidhnin zgjedhjet, duke shtyrë me qëllim pas 11 Majit ekzekutimin e urdhë-arresteve edhe ato të dekonspiruara dhe pa rezultate efektive.

    Terrorizmi elektoral i Narkoregjimit nuk është vetëm një sulm ndaj opozitës, por një akt dhune ndaj çdo qytetari që kërkon të zgjedhë i lire, një atentat ndaj vet shpresës për të jetuar në një vend demokratik.

    Deri më 11 Maj nuk pati një fushatë zgjedhore, por një fushatë terrori politik.

    Kjo nuk ishte një garë demokratike, por një operacion kriminal i Narko shtetit kundër votës së lirë.

    Këto nuk ishin zgjedhje, por një terrorizëm elektoral i dirigjuar nga një regjim që sundon jo mbi bazën e ligjit dhe të kushtetutës, por përmes frikës, presionit, terrorit dhe krimit.

    Komploti i narkoregjimit është i qartë. Qëllimi i tij është të zhdukë përfundimisht zgjedhjet e lira, për t’i shndërruar ato në votime formale me rezultat të paracaktuar.

    Për Partinë e Lirisë këto zgjedhje nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve dhe ky proces është i pavlefshëm moralisht, politikisht dhe juridikisht.

    Ne kërkojmë hetim të plotë e transparent dhe ndëshkim të çdo akti kriminal që ndodhi gjatë zgjedhjeve – nga përfshirja e bandave, te mosveprimi i shtetit dhe selektiviteti i drejtësisë që ndërkohë që rrëmben e izolon politikisht liderët e opozitës, pa fakte e pa prova penale, dekonspiron e mbron banditët, duke bashkëpunuar me ta në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

    Terrorizmi elektoral i 11 Majit nuk do të kalojë pa përgjegjësi.

    Beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

    Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk do t’i ndalë dot askush në misionin e tyre për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtë, në mbrojtje të votës së lire, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të kauzave madhore për të cilat ne kemi luftuar dhe do të luftojmë gjithmonë.

  • “Regjimi, i bazuar mbi krimin”, Meta thirrje nga burgu: Mbrojtja e votës së lirë është mision kombëtar

    “Regjimi, i bazuar mbi krimin”, Meta thirrje nga burgu: Mbrojtja e votës së lirë është mision kombëtar

    “Mbrojtja e votës së lirë është mision kombëtar”, kështu ka deklaruar Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta (aktualisht në qeli) ndërsa ka hedhur akuza mbi qeverinë që sipas tij e ka siguruar mandatin përmes tjetërsimit e manipulimit të votave.
    Meta theksoi se beteja kundër shantazheve, presioneve e manipulimeve, nuk do të ndalet.
    “Banditizmi elektoral, “treni bullgar”, shit-blerja e votave, presionet për bukën e gojës, përdorimi i bandave dhe kriminelëve elektorale, parave të pista të trafiqeve dhe drogës, keqpërdorimi i administratës publike dhe aseteve shtetërore dhe të gjitha provat e masakrës elektorale, që po dalin në dritë të diellit, të organizuar nga Narkoregjimi tregojnë qartë një tjetërsim mafioz, total dhe të dhunshëm  të vullnetit të lirë të qytetarëve.
    Ky regjim i bazuar mbi krimin, që bazon çdo gjë në tjetërsimin, manipulimin dhe në inflitrimin e njerëzve të korruptuar brenda opozitës, përmes mekanizmave shtrëngues të “Drejtësisë së Re”, shkatërroi standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
    Beteja për votën e lirë është e pakthyeshme për të mbrojtur Shqipërinë nga gremina dhe shqiptarët nga kthetrat e Narkoshtetit kriminal”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

    OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

    Për të argumentuar konceptin e saj të “banalitetit të së keqes”, filozofja Hannah Arendt i bëri një analizë shteruese gjyqit të Adolf Eichmann (një nga organizatorët dhe autorët e Holokaustit).
    Në konkluzion ajo theksoi se e keqja mund të kryhet jo patjetër nga përbindësha, por nga njerëz të zakonshëm që thjesht ndjekin disa “rregulla” të imponuara, pa reflektuar etikisht mbi to.
    Produkti i tyre është i përbindshëm në raport me rregullat që i janë imponuar. Kësisoj përbindëshi i vërtetë fshihet tek krijuesi i rregullave dhe pasojat e zbatimit.
    E mora këtë përkufizim për të ndriçuar sado pak atë që ka ndodhur me votën në këto zgjedhje.
    Larg retorikës politike mund të themi se vrasja e votës sot si akt “i përbindshëm” është kryer me shumë thjeshtësi në mes të ditës dhe në bazë të disa “rregullave” të bëra tashmë normë, të hartuara dhe të ekspozuara nga pushteti i Ramës si të domosdoshme e detyruese për t’u zbatuar.
    Në këtë këndvështrim patronazhistët politikë, administrata e frustruar dhe frikësuar, bandat e krimit të organizuar, mediat e blera ose të vetëofruara, policia e kapur, megjithëse janë ekzekutorët e vrasjes e asgjësimit të votës, ndjehen krejtësisht me ndërgjegje të qetë para pasqyrës së tyre dhe besoj nuk kanë asnjë reflektim përkundër ndjenjës së triumfit.
    Madje i duket e tepërt, për të mos thënë e çuditshme, ajo që sot kërkon opozita.
    Sipas tyre ato kanë ndjekur “rregullat” e pushtetit të imponuara nga partia dhe kreu i organizatës, të cilat janë përtej ligjit e kushtetutës, por ama që konsiderohen fuqiplote në një sistem i cili ka në bazë banalitetin politik.
    Blerja e votës prej tyre, manipulimi industrial, deformimi me dhunë e benifite i saj, është një proces i shpallur prej vitesh dhe tani ka arritur kulmin.
    Rama si banalitet politik
    Rama hyri në politikë dhe do dalë prej saj si krijuesi i banalitetit politik, si politikani që asgjësoi votën dhe si kryeministri që themeloi një narko-regjim shembullor.
    Makineria e tij e manipulimit është gjigande dhe ka brenda çdo mekanizëm qeverisës përfshirë dhe mediat, institucionet e drejtësisë e KQZ, por dhe tërësinë e partive çirake politike.
    Fushatat elektorale të tij prej kohësh janë kthyer në një garë për batuta, slogane që harrohen një ditë pas zgjedhjeve, dhe shfaqje populiste që nuk i shërbejnë qytetarit, por vetëm imazhit.
    Ai nuk thotë asgjë sepse pas këtyre kuintave banale, gjithçka tjetër është kriminale: hajdutëri, blerje masive, angazhim krimi, para e pisët, deformim e asgjësim vote.
    Në fund të ditës zgjedhjet nuk ekzistojnë për të. Kemi vetëm një ritual të përsëritur, ku ndryshon vetëm dekori, por jo skenari.
    Berisha si sfidant
    Në një telefonatë të vitit 2013 kur mbaja detyrën e kryetarit të PD të degës, me Berishën, asokohe Kryeministër, më bëri përshtypje që insistimi i tij themelor ishte drejtësia e votës dhe qartësia e procesit zgjedhor dhe jo fitimi i zgjedhjeve me çdo kusht dhe mjet.
    E kam mbyllur komunikimin jo pa habi, por ky ishte Doktori. Ai donte të fitonte me drejtësi, me llogaridhënie, me program dhe me vlera politike.
    I tillë është dhe sot.
    Brenda konceptit të tij vota është e mbetet themel i një sistemi të cilin e deshëm dhe e ëndërruam që në 1990.
    Banalistët që paraqitën si analistë e që sot kanë triumfuar si shpura e praruar e banalitetit të Ramës, nuk reshtin sulmet ndaj tij, politikanit i cili dhe në gjykimin e kundërshtarëve te tij më të egër mbetet “i vetmi politikan i vërtetë”.
    Por skema banale e kërkon këtë dhe të gjitha bateritë e shigjetat e banalitetin drejtohen sot ndaj njeriut e cili përfaqëson e transmeton të kundërtën e banalitetit.
    Tek ai ka pasur e ka seriozitet politik, program real, pozitivitet njerëzor dhe vizion të prekshëm.
    Spostimi i debatit mediatik nga problemi i banalitetit tek sfidanti është vazhdim i triumfit të banalitetit me media banale e metoda banale.
    Epilog
    E gjitha kjo që ka ndodhur me asgjësimin e votës, nuk është vetëm një krizë politike. Është dhe një krizë e thellë kulturore dhe qytetare, sepse heshtja pranuese e së keqes është më e keqe se vetë e keqja.
    Dhe sfida më e madhe sot nuk është të mundësh një parti apo një kandidat.
    Sfida është të mposhtësh mbretërinë e banalitetit e të kthesh votën, seriozitetin dhe përmbajtjen në qendër të debatit publik.
    Demokracia nuk vdes me një krismë; ajo fiket ngadalë, kur ne pranojmë që gjithçka është “në rregull” edhe kur nuk është.
    Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta rikthejmë kuptimin e votës.
    Jo thjesht si një të drejtë formale, por si një akt moral dhe politik që kërkon përgjegjësi nga të gjithë: qytetarë, politikanë dhe institucione.
    Sepse një votë e asgjësuar është një demokraci e rrënuar. Dhe një demokraci e rrënuar është toka ku rritet banaliteti i së keqes. Është lluca ku “derri” Ramë ndjehet Kryeministër i banalitetit. /Nga Luçiano BOÇI, publikuar në Facebook/

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Manipulimi i votës së diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS-në

    Manipulimi i votës së diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS-në

    Sali Berisha, kryetar i PD

    TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për parregullsitë në zgjedhjet e 11 majit.  Berisha akuzoi edhe postën DHL, se ka shkelur kontratën pasi ka nënkontraktuar njerëz që kanë bashkëpunuar me PS. Berisha tha se kontrata parashikonte që të mos bëhej asnjë nënkontraktim. 
    Pjesë nga fjala e Berishës: 
    Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës.Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur.Mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë.Por theksoj se ky mishmash, sipas të dhënave tona, nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, ka ndodhur edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër.Për t’u realizuar ky mishmash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në.Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej.DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës.Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli./ZËRI

  • Diaspora ndikoi në një mandat/ Numërimi i votës së emigrantëve, e përqendruar për garën brenda socialistëve

    Diaspora ndikoi në një mandat/ Numërimi i votës së emigrantëve, e përqendruar për garën brenda socialistëve

    Diaspora votoi e para, por u numërua e fundit. Në Parkun Olimpik të Tiranës, të shndërruar në një KZAZ gjigande, qarku Elbasan ishte ai që përmbylli sagën e leximit të votës nga jashtë.

    Socialistët thelluan fitoren falë diasporës, pasi shifrat tregojnë se në çdo tre emigrantë, dy votuan për Partinë Socialiste. Por demokratët nuk kanë humbur shpresat dhe po bëhen gati për betejën e gjatë ligjore, me qëllim rrëzimin e rezultatit.
    Pas nëntë ditësh, numërimi u mbyll. Por cili ishte ndikimi i votës së diasporës, e cila votoi për herë të parë? Emigrantët ishin përcaktues vetëm për mandatin e 9-të të socialistëve në qarkun e Vlorës, ndërsa peshën më të madhe e kishin në garën brenda llojit të kandidatëve për një ulëse në Kuvend.
    Në Vlorë, Vasil Llajo ia doli të siguronte mandatin falë votave të diasporës, duke i ndërprerë ëndrrën për t’u bërë deputet Klevis Kaso. Surprizë diaspora prodhoi edhe në qarkun e Lezhës, ku Admir Kadeli spostoi për një grusht votash Marjeta Nelin.
    Fushëbeteja më e fortë e diasporës ishte në qarkun e Tiranës, ku vota e emigrantëve i ndërpreu rrugëtimin parlamentar Blerina Gjylametit, e cila u mund nga Olta Xhaçka. Emigrantët ndihmuan edhe Ornaldo Rakipin të rinovonte kontratën me Parlamentin, duke i mbyllur derën Xhemal Qefalisë. Të njëjtin fat pati edhe Zegjine Çaushi, deputete e ardhshme në Kuvend, falë mbështetjes edhe nga diaspora.
    Pesha e diasporës u pa edhe në radhët e kandidatëve të Partisë Demokratike, pasi në Kukës, Isuf Cela spostoi Shkëlqim Shehun, i cili ishte fitues me votimin brenda vendit, por diaspora përmbysi rezultatin.

    Top Channel

  • Sherri mes kandidatëve socialistë në Whatsapp, Rama e Balla qetësojnë situatën

    Sherri mes kandidatëve socialistë në Whatsapp, Rama e Balla qetësojnë situatën

    Të enjten kur numërimi votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin Whatsapp të kandidatëve socialistë të Tiranës.

    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu është njohur me komunikimet në këtë grup ku fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale.
    Ai u ka kujtuar ndëshkimet ligjore për numëruesit nëse tjetërson vullnetin e votuesve.
    Më pas ka komentuar me plot shqetësim një kandidat nga lista e hapur i cili synonte një mandat të dytë dhe në fakt e fitoi “ndeshjen” në minutë të fundit.
    Komenti më i ashpër ka ardhur nga një kandidate femër e njohur për sportivitetin në jetën e përditshme por irritimi i saj dukej qartë.
    “I kam gati emrat për kallëzim penal të atyre që kanë prekur votën time”-ka shkruar ajo.
    Të dy këto mesazhe më pas janë fshirë nga moderatori i grupit një prej  bashkëdrejtuesve politik të Tiranës.
    Ka ndërhyrë Edi Rama përmes një mesazhi zanor ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores dhe ka kërkuar qetësi në procesin e numrit të votës së kandidatëve nga diaspora.

    Top Channel

  • Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin e deputetes

    Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin e deputetes

    Numërimi i votës preferenciale në qarkun e Fierit është mbyllur plotësisht pasditen e së hënës.
    Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12 në këtë qark (qarku ku ka marrë më shumë mandate pas Tiranës), të cilin e ka marrë Zegjine Çaushi me 4551 vota.
    Kjo e fundit u bë virale gjatë fushës për PS në qarkun e Fierit pas videove në distancë drejtuar rivalit të tij demokrat Gazment Bardhi, të cilave ky i fundit nuk iu përgjigj ndonjëherë.
    PD-ASHM ka mundur të marrë vetëm 4 mandate në qarkun e Fierit.

  • SYRI TV/ Berisha: Dumani po amniston krimet zgjedhore, gjatë fushatës kemi bërë 15 padi

    SYRI TV/ Berisha: Dumani po amniston krimet zgjedhore, gjatë fushatës kemi bërë 15 padi

    SYRI TV

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se  opozita do vijojë betejën kundër vjedhjes së zgjedhjeve,deri në rikthimin e votës së lirë. Lideri i opozitës theksoi se pavarësisht  padive që ka bërë opozita gjatë fushatës, kreu i SPAK Altin Dumani nuk ka bërë asnjë hetim, sepse është nën urdhrat e ministrit Ulsi Manja dhe të kryeministrit Edi Rama. 

    Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se ka amnistuar  krimet zgjedhore të mazhorancës, në këto zgjedhje, njësoj  siç bëri  me mbylljen e dosjeve të shitblerjes se votës, 184 dhe 399.

    Deklaratat e liderit të opozitës u bënë, pas daljes së tij, nga SPAK, ku theksoi se megjithëse Partia Demokratike ka bërë 15 padi gjatë fushatës zgjedhore, SPAK nuk ka nisur hetime. 

    Lideri i selisë blu, foli edhe për manipulimin në masë të votës së shqiptarëve të diasporës.

    Kryedemokrati  u shpreh se opozita do të vijojë betejën deri në rikthimin e votës së lirë, duke theksuar se 11 maji, ishte vjedhja më e madhe e zgjedhjeve në gjithë vitet e pluralizmit.

    Berisha e përmbylli prononcimin për mediat, duke shprehur mirënjohjen për gazetarët që kanë denoncuar farsën elektorale. 

  • “Edhe Lukashenko është xheloz për Ramën”, Këlliçi: SHBA nuk reagon për mandatin e 4 të PS sepse…

    “Edhe Lukashenko është xheloz për Ramën”, Këlliçi: SHBA nuk reagon për mandatin e 4 të PS sepse…

    Belind Këlliçi thotë se kjo që ka ndodhur me procesin zgjedhor në Shqipëri nuk ka ndodhur as në komunizëm, ndërsa rezultatin e Ramës do ta kishte zili vetë presidenti bjellorus, Lukashenko.
    Sipas Këlliçit, tkurrja e mandateve të PD dhe opozitës nuk është një moment i lehtë për demokratët, duke shtuar se do të ketë një reflektim dhe analizë të thellë mbi gjithçka ndodhur, por që vëmendja do të jetë te masakra elektorale e 11 majit.
    Për Këlliçin është mjaft domethënëse, fakti që për mandatin e 4-t të PS, nuk ka reaguar SHBA, DASH dhe Ambasada amerikane në Tiranë, apo edhe kancelari të tjera evropiane.
    Këlliçi theksoi ndër të tjera, se ‘lufta’ e PD është dhe duhet të jetë evidentimi i 11 majit, për të dokumentuar deformimin e votës dhe atë se çfarë ka ndodhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.
    “Ndihem si një njeri i vjedhur, vjedhjen e ka parë Shqipëria dhe bota, ndërkohë ndihesh i pafuqishëm për të folur me qytetarët që në këtë rrugëtim nuk vazhdohet. Jam hasur edhe me komente se përse nuk përdorni bandat për vjedhjen e votës. Duhet të biem dakord që këto eksperimente të kthehen në Shqipëri. S’mund ta kthejmë vendin në luftë bandash mes dy forcave politike.
    Kjo tezë, edhe për ata të mërziturit s’mund të qëndrojë. Edhe PD ka fajet e veta, do kemi analizën tonë për të marrë masat si parti ku kemi vepruar mirë apo keq në fushatë. Jemi në një moment që të faktojmë atë që ndodhi.
    Garanti i vjedhjeve është ai që ka imponuar këtë model, Edi Rama. Vjedh një mandat të 4, është rast studimor në librat politik. Ne s’do ta lëmë këtë betejë, s’është ky skenari. Ky skenar është i Ramës dhe mediat e majta. Këto mediat e gjejnë fajin te opozita, Berisha e ka fajin, përveç Edi Ramës. Kemi për detyrë që themi e deklarojmë ne t’i faktojmë.
    S’është moment i lehtë për PD, është e paimagjinueshme ku e ka futur kjo qeveri, diplomatët e korruptuar dhe mediat e majta, s’është e lehtë kjo që po kalon PD. Të shkosh në fushatë me program, t’u flasësh njerëzve që i prekin ato dhe të shohësh njerëz anonimë, që janë personat më të votuar në Shqipëri. Kush e njeh Arkend Ballën e Sara Mila? Janë garant të bandave kriminele që i çojnë në parlament. Në Tiranë është bërë kasaphanë me administratën publike, policinë e shtetit. Të gjithë këta që kanë ministri, janë më të votuar. Njërëz të dalë nga anonimati janë më të votuar.
    Mungon një përshëndetje nga SHBA, DASH dhe Ambasada amerikane në Tiranë, dhe do të mungojë akoma. Kjo masakër ka ndodhur para gjithë botës, rezultatet e diasporës janë përtej çdo logjike. Ka kuti që janë hapur ku PS merr mbi 300 vota, PD 10. Edhe Lukashenko do të ishte xheloz për Ramën.
    Çmenduaria më e madhe është kjo, kanë ikur për shkak të Ramës dhe këto votojnë 95% Edi Ramën. Këto i përkasin vetëm komunizmit, e ne të mbyllim gojën?! Po informojmë të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, faktet që disponojmë po i depozitojmë aty ku duhet. Votat e diasporës i kanë sjellë me trenin bullgar. Do të kërkojmë edhe rihapjen e kutive, eksperimentimin e fletëve të votimit, zyrave elektorale të paligjshme që kemi gjetur.
    Kjo është çështje e shqiptarëve, e jona, dhe ne duhet ta zgjidhim. Raporti paraprak i OSBE-ODIHR e vë gishtin në plagë për këto që ne themi. Është e paimagjinueshme inxhinierimi i asaj që kanë bërë. Të fitosh 83 mandate, s’ka logjikë politike, s’ka një rast në botë. Opozita ka fjalën, denoncimin, zërin, mbrojtjen e votës ku ka mundur. Edhe mandatin e fundit të Lezhës, donin ta rrëmbenin, donin të linin Kurbinin të papërfaqësuar. Jemi bërë gardh aty që të mos lëmë një zonë të tërë të papërfaqësuar. Kemi bërë gjithçka kemi pasur mundësi.
    Procesi i thellë i reflektimit, që s’mund të vazhdojmë po njëlloj, pikat mbi i, rifreskimi i partisë, të gjitha duhen, dhe bëhen brenda PD, forumeve dhe janë çështje të PD. Sot vëmendja duhet të jetë te evidentimi i 11 majit. Për të dokumentuar deformimin e votës, gjithçka, e për t’u bërë të ditur OBE-ODIHR e ndërkombëtarëve, çfarë ka ndodhur në Shqipëri”, tha ai.