Tag: votës

  • Llagami “rrëzohet” me një truk procedural. A është kjo një goditje ndaj reformës në drejtësi?

    Llagami “rrëzohet” me një truk procedural. A është kjo një goditje ndaj reformës në drejtësi?

    Në një proces që duhej të ishte shembull i ligjshmërisë dhe transparencës, Naureda Llagami, juristja e njohur për integritetin dhe kontributin e saj në drejtësinë shqiptare, humbi një vend në Gjykatën Kushtetuese për shkak të një votimi të kontestuar, i cili ngre shumë pikëpyetje.
    Sipas informacioneve, znj. Llagami mori 9 vota, tre më shumë se kandidati tjetër Asim Vokshi, i cili u shpall fitues pasi mori vetëm 6 vota.
    Në votimin e ditës së sotme kanë ushtruar të drejtën e votës 15 anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe në këtë rast do të mjaftonin 3/5 votave të përgjithshme, e përkthyer në 9 vota që do të ishin mjaftueshëm për të zgjedhur kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.
    Por një fletë votimi, e cila shprehte qartësisht mbështetjen për znj. Llagami pasi ishte shënjuar dy herë emri i saj, u shpall e pavlefshme. Kjo votë, nëse do të ishte lexuar siç duhej do të ishte qartësisht shprehja e vullnetit të drejtë dhe rrjedhimisht do të mundësonte përmbushjen e kriteteve ligjore që ajo të merrte detyrën. Por mosleximi i drejtë i votës, qartazi në mënyrë të njëanshme – konsideruar e pavlefshme, ndryshoi rezultatin.
    Një interpretim që ndryshoi rezultatin
    Vendimi për të shpallur të pavlefshme një fletë votimi që mbështeste zj. Llagami ka ngjallur reagime të forta mes juristëve. Nuk bëhet fjalë për një votë të paqartë apo të gabuar në përmbajtje, por për një interpretim teknik të një elementi formal që, sipas shumë juristëve, nuk duhet të kishte ndikuar në vlefshmërinë e votës.Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një ndër zërat më koherentë për pavarësinë e institucioneve të reja të drejtësisë, ka fituar respektin e ndërkombëtarëve dhe të shoqërisë civile për qasjen e saj transparente dhe refuzimin e kompromisit politik në proceset kyçe të reformimit të drejtësisë shqiptare.
    Një votë e mohuar?
    Rrallë ndodh që një kandidate me mbështetje të qartë numerike të shpallet humbëse për shkak të një votimi të lexuar në mënyrë tendencioze. Kjo situatë hedh hije serioze jo vetëm mbi integritetin e procesit, por edhe mbi vullnetin real për të ruajtur standardet e drejtësisë së re.
    Rasti i Naureda Llagamit nuk është aspak dështim individual, por kërcënim ndaj themeleve të shtetit të së drejtës.
    Kur një kandidate me përvojë, integritet dhe mbështetje numerike eliminohet përmes një procedure të paqartë, goditja bie mbi sistemin, jo mbi individin.Znj. Llagami ka qenë ndër emrat më të mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë gjatë viteve të reformës në drejtësi. Ajo ka bashkëpunuar ngushtë me EURALIUS, OPDAT, si dhe me ambasadat kyçe të BE-së dhe SHBA-së.
    Eliminimi i saj në këtë mënyrë, me një interpretim teknik të dyshimtë, shihet si një mesazh jo i mirë edhe për partnerët ndërkombëtare.
    lexo.al

  • A u ruajt fshehtësia e votës në diasporë? Celibashi: Ishte proces historik, procesi me integritet të plotë

    A u ruajt fshehtësia e votës në diasporë? Celibashi: Ishte proces historik, procesi me integritet të plotë

    “Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit.
    Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ.
    Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës.
    Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”-u shpreh Celibashi.

    Top Channel

  • SYRI TV/ DHL ultimatum KQZ për pagesën 9.2 mln euro: Do aplikojmë kamatëvonesë, 26 mln euro

    SYRI TV/ DHL ultimatum KQZ për pagesën 9.2 mln euro: Do aplikojmë kamatëvonesë, 26 mln euro

    Parregullsitë  me votën e diasporës  në zgjedhjet e 11 majit, kanë sjellë përplasje mes KQZ dhe DHL-së. Ultimatumit të DHL se nëse nuk paguan në kohë faturën prej 9.2 mln eurosh do ti aplikohet kamatvonesa  me trefishimin e saj, ju përgjigj Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, i cili thotë se nuk do të bëjë asnjë pagesë pa verifikuar nëse është zbatuar kontrata. Këmbëngulja e Celibashit për bllokimin e pagesës,  behet për të shmangur përgjegjësinë jurdidike për shkeljet, duke faktuar akuzat e opozitës për deforminin e votës së diasporës.

    SYRI TV

    Problemet  me votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, kanë sjellë përplasje mes KQZ-së dhe kompanisë  DHL, e kontraktuar  për shpërndarjen e votës jashtë vendit. Ndonëse politikisht komiso0neri shtëtror I zgejdhjev ilirian celibashi, fliste për një proces model,  juridikisht, ai këmbëngul, të mos kryejë asnjë pagesë ndaj DHl, pikërisht për shkeljet e kontratës, dhe mos dorëzimit të zarfit drejtëpërdrejtë tek zgjëdhësi.Pak ditë më parë, DHL i kërkoi KQZ-së që të kryente pagesën prej 9.2 mln  euro për shërbimin e shpërndaarjes së votës së diasporës, në të kundërtën kërcënoi se do të trefishohet fatura, pasi do të aplikohej kamatvonesa.

    “Në rast të verifikimit të vonesave në kryerjen e pagesave nga ana e Blerësit, megjithëse Furnizuesi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në përputhje me kushtet e kontratës, detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat përkatëse do të kryhen në përputhje me parashikimet e Ligjit Në këto kushte, kamatëvonesa që i aplikohet detyrimit si më sipër është 10.75% deri më datë 30.6.2025, dhe 10.5% për mos pagesë pas kësaj date e në vijim. Në bazë të këtyre përcaktimeve, ju bëjmë me dije se, kamatëvonesa që do të maturohej deri më datë 30.9.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej, 26,014,829 (njëzetë e gjashtë milion e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzetë e nëntë) Lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit si më sipër.

    Në përgjigje të kësaj kerkesë, Celibashi  konfirmon se nuk   do të kryejë ansjë pagesë  ndaj DHL, deri sa të kryhet veridikim I plotq nëse janë përmbyushur të gjirha kushtete e kontratës. Celibashi i kërkon  DHL-së të  mos bëjë presion me kamatvonesat:

    “Është qartësisht e kuptueshme se detyrimi i KQZ për t’ju paguar vjen vetëm pasi të verifikohet kryerja, ose jo e shërbimit nga ana juaj sipas kontratës. Vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ, nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa. Shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga DHL do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë.Për të vijuar me këtë përmbushje jeni të lutur që të revokoni kërkimin tuaj për kamatvonesat’

    Duket se as fatira 26 mln euro nuk e ndalon Celibashin të firmosë për të paguar detyrimet financiare ndaj DHL, që automatikisht, do ta ngarkonte atë me përgjegjësi juridike, për shkeljet dhe deformimin e  votës së diasporës. Këmbëngulja e KQZ për bllokimin e pagaseve fakton akuzat e opozotës dhe të vetë e,iogranteve se vota e diasporës kishte parregssi, dhe se  kompania e kontratkuar nuk respekti kontratën për të ofruar shërbimin në mënyrë të rregullt.   Problemet më të mëdha u konstatuan në Greqi, ku nënktontraktorët nuk dërguan zarfet me fletët ë votimit në adresat e emigrantëve, por ato përfunduan në shkallë pallatesh, zyra bastesh, e deri në dorë të patronazhistëve

     

     

     

  • S’ka bojkot! PD do të jetë në Kuvend- Berisha: Betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë

    S’ka bojkot! PD do të jetë në Kuvend- Berisha: Betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë

    Sali Berisha

    TIRANË-Teksa shtatori po afron edhe Partitë Politike po bëhen gati për Parlamentin e ri. Lëvizjet e Partisë Demokratike janë ata që u diskutuan më tepër gjatë muajve të verës, por me afrimin e vjeshtës janë vendosur dhe hapat e ardhshëm që opozita do ndjekë në Kuvendin e ri.
    Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, “rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita”. Ai hodhi poshtë idenë e bojkotit dhe u shpreh se opozitarët do të jenë pjesë e Kuvendit.
    Sali Berisha: Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë. Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj. U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.

    Ndërkohë edhe 9 muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar. Por edhe pse në mes janë shumë muaj, disa prej demokratëve të zgjedhur deputetë apo të tërhequr nga radhët e opozitës, kanë kërkuar largimin e Berishës dhe shprehur dëshirën për të zënë postin e kryetarit. Në ditët në vijim Berisha pritet të thërrasë në seli grupin e ri parlamentar për mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, për të diskutuar aty aksionin në Kuvend dhe ndarjen e posteve parlamentare./ZËRI

  • A do hyjë në parlament? Berisha: Të njohësh këto zgjedhje, bëhesh bashkëautor në krimin më të madh elektoral

    A do hyjë në parlament? Berisha: Të njohësh këto zgjedhje, bëhesh bashkëautor në krimin më të madh elektoral

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se zgjedhjet e fundit përfaqësojnë “krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas vitit 1946”, duke i cilësuar si një farsë të orkestruar nga qeveria dhe administrata publike në shërbim të Partisë Socialiste.
    Berisha u shpreh qartë se PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje dhe paralajmëroi një betejë pa kompromis në mbrojtje të votës së lirë.
    Në vijim, ai i bëri thirrje shqiptarëve dhe opozitës që të ngrihen me vendosmëri kundër asaj që ai e konsideroi diktaturë autoritare.

    Po afrohet momenti kur, PD do të marrë vendimet përkatëse.Një gjë është e sigurt që, PD këto zgjedhje nuk do t’i njohë kurrë.Unë të kuptoj, por të imagjinosh për një moment të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946.Pas zgjedhjeve pluraliste të vitit 1946 të cilat patën një fat të ngjashëm, por në atë kohë kishim të bënim me diktaturë totalitare, e cila kishte zero tolerancë ndaj pluralizmit, kurse tani kemi të bëjmë me një diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin duke e shtypur atë, siç e shihni.Pra, unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar, që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje bëhet bashkautor në këtë megakrim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e tij të lirisë, të votës së lirë.Kam besim se, shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që Edi Rama më 11 maj.Edhe njëherë theksoj: mjaftojnë këto të dhëna, të cilat faktojnë më mënyrën më absolute angazhimin total të administratës në interes të partisë së krimit, faktojnë ekzistencën e partisë shtet, për të dëshmuar se, këtu nuk kishte zgjedhje, por kishte farsë.U përket shqiptarëve dhe opozitës, të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshëm për çdolloj, me vendosmëri për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë….
    PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.

  • Bardhi publikon pamje të kamerave të QV në Mallakastër: Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës, një skemë e mirëorganizuar kriminale e Ballukut

    Bardhi publikon pamje të kamerave të QV në Mallakastër: Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës, një skemë e mirëorganizuar kriminale e Ballukut

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. 

    Vetëm në një qëndër votimi në Kute të Mallakastrës, kamerat zyrtare të KQZ kanë fiksuar plot 69 raste të votimit të kontrolluar, që cenon rëndë fshehtësinë e votës.

    Për Bardhin, fakti që votimi masiv i kontrolluar ndodh në çdo QV, është dëshmi flagrante se kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar kriminale të patronazhimit nga banda elektorale e Belinda Ballukut. 

    Më poshtë postimi i plotë i Gazment Bardhit:

    EPISODI 7 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

    “>Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës në çdo qendër votimi, njësi administrative dhe bashki të qarkut Fier janë dëshmi flagrante se kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar kriminale të bandës elektorale të Belinda Ballukut. 

    Pamjet më poshtë i përkasin qendrës së votimit 3242, njësia administrative Kute, bashkia Mallakastër, në të cilat shfaqin 69 raste, ku komisionerë, vëzhgues apo patronazhistë të Partisë Socialiste votojnë në vend të qytetarëve apo kontrollojnë mënyrën se si ata votojnë. 

    Ajo që duhet të shërbente si qendër votimi ku qytetarët shprehin lirisht vullnetin për përfaqësuesit e tyre në Parlament, është shndërruar në një skenë krimi, me organizatore Belinda Ballukun dhe ekzekutues bandën e saj elektorale. 

    Shkelja e fshehtësisë së votimit dhe votimi më shumë se një herë janë krime të dënueshme deri në 3 vjet burg, por fatkeqësisht organet e hetimit vazhdojnë të heshtin përballë akteve më të shëmtuara në paligjshmërinë e tyre në historinë 35-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri.

  • Belinda Balluku arkitektja e vjedhjes së votave në Qarkun e Fierit, ja si komisionerët e PS tjetërsuan rezultatin…

    Belinda Balluku arkitektja e vjedhjes së votave në Qarkun e Fierit, ja si komisionerët e PS tjetërsuan rezultatin…

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar dje në rrjetet sociale të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë të PS n nxjerrin votat nga kutia e votimit për të kontrolluar sesi kanë votuar qytetarët. Bardhi shprehet se kurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier.
    “Episodi 6/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE. Kurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier. Nuk iu mjafton vetëm qëndrimi mbi kokë ndërkohë që qytetarët votojnë në dhomën e fshehtë, por kontrollojnë fletët e votimit edhe pasi ato janë hedhur në kutinë e votimit.
    Pamjet më poshtë i përkasin QV 2846, njësia administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, ku dallohet qartësisht komisioneri i PS që nxjerr fletën e votimit nga kutia, verifikon se si ka votuar qytetari dhe më pas e rihedh në kuti. Dhunimi i fshehtësisë së votës përveçse një vepër penale që vijon të mbetet e pandëshkuar, është edhe akti më i shëmtuar që i kthen votimet në farsë, duke paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve, përmes kontrollit masiv të votës me patronazhistë të shndërruar në terroristë elektoral”, shkruan deputeti i PD, Gazment Bardhi.

  • Bardhi publikon pamje të tjera të kamerave të QV: Terroristët e Belinda Ballukut kontrollojnë votat edhe në kuti

    Bardhi publikon pamje të tjera të kamerave të QV: Terroristët e Belinda Ballukut kontrollojnë votat edhe në kuti

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë të PS n nxjerrin votat nga kutia e votimit për të kontrolluar sesi kanë votuar qytetarët.
    Bardhi shprehet se kurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier.
    Postimi:Episodi 6/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALEKurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier. Nuk iu mjafton vetëm qëndrimi mbi kokë ndërkohë që qytetarët votojnë në dhomën e fshehtë, por kontrollojnë fletët e votimit edhe pasi ato janë hedhur në kutinë e votimit.Pamjet më poshtë i përkasin QV 2846, njësia administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, ku dallohet qartësisht komisioneri i PS që nxjerr fletën e votimit nga kutia, verifikon se si ka votuar qytetari dhe më pas e rihedh në kuti.Dhunimi i fshehtësisë së votës përveçse një vepër penale që vijon të mbetet e pandëshkuar, është edhe akti më i shëmtuar që i kthen votimet në farsë, duke paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve, përmes kontrollit masiv të votës me patronazhistë të shndërruar në terroristë elektoral.

  • Kodi i ri Penal/ Shitblerja e votës, më shumë dënohet votuesi se politikani

    Kodi i ri Penal/ Shitblerja e votës, më shumë dënohet votuesi se politikani

    Foto ilustruese

    TIRANË- Drafti i Kodit të Ri Penal ka një seksion edhe për krimet zgjedhore. Sipas Kodit të ri, nëse një votues pranon para në këmbim të votës së tij, dënohet më shumë sesa politikani që ia blen votën. Kush e shet votën dënohet me burg nga 2-7 vite.
    “Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi apo nga personat e familjes a të afërmit e tij të ngushtë i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet”,- thuhet në Nenin 296, në draft Kodin e ri Penal. Më pak vite janë “shënuar” për zyrtarët apo politikanët që do të ofrojnë para në këmbim të votës. Për këtë kategori, dënimi paraqitet më i lehtë, 3-6 vite burg.
    “Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga tre deri në gjashtë vjet,”- thuhet në Nenin 297, në draft Kodin e ri Penal.
    Ligji aktual parashikon që për korrupsion aktiv në zgjedhje, dënimi është 1 deri në 5 vite burg. Në Kod është parashikuar që të dënohet edhe votimi më shumë se njëherë. Për këtë shkelës, dënimi parashikohet 2-4 vite burg, nga 1-3 që është aktualisht. E dënueshme është edhe fotografimi i votës, që nga 3 vite burg aktualisht, shkon në gjobë ose deri në 2 vite heqje lirie./ZËRI

  • Drafti i Kodit të ri Penal/ Shitblerja e votës, më shumë dënohet zgjedhësi se politikani: 6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

    Drafti i Kodit të ri Penal/ Shitblerja e votës, më shumë dënohet zgjedhësi se politikani: 6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

    Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më shumë se sa politikani që ia blen atë. Kushdo që do të guxojë të shesë votën për përfitime materiale apo favore të çfarë do natyre, do të dënohet më shumë se zyrtari partiak.
    Masa për ta do të ashpërsohet me dy vite burg, çka do ta çonte dënimin maksimal nga 5 në 7 vite heqje lirie për korrupsion aktiv në zgjedhje.
    “Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi apo nga personat e familjes a të afërmit e tij të ngushtë i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet”,- thuhet në Nenin 296, në draft Kodin e ri Penal.
    Ndërsa për politikanin, apo personin që kërkon të blejë vota, të ofrojë vende pune apo favore të tjera, çuditërisht dënimi paraqitet më i lehtë, 3-6 vite burg.
    “Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, dënohet me burgim nga tre deri në gjashtë vjet”,- thuhet në Nenin 297, në draft Kodin e ri Penal.
    Ligji aktual parashikon që për korrupsion aktiv në zgjedhje, dënimi është një deri në 5 vite burg.
    Më shumë burg, drafti parashikon edhe për ata që kërkojnë favore në këmbim të votës. Ndryshe nga Kodi Penal aktual që parashikon dënim maksimal deri në 5 vite burg, për këdo shet votën, drafti i ri e shton edhe me 2 vite dënimin maksimal.
    Edhe votimi më shumë se një herë do t’i rëndojë më shumë ligjërisht votuesit. Drafti i ri parashikon se votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme, apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë, dënohet me burgim nga dy deri në katër vjet. Ligji aktual parashikon një deri në 3 vjet.
    Por ndonëse ka një dorë më të hekurt për korrupsionin dhe votimin e dyfishtë, lehtësim dënimi ka në rastin e fotografimit të votës. Me Kodin aktual, fotografimi i votës i kushton 3 vite burg votuesit, ndërsa drafti i ri parashikon gjobë ose burgim nga tre muaj deri në dy vjet.
    Vetëm pak ditë më parë, kreu i SPAK, Altin Dumani njoftoi se janë 193 kallëzime për krimet elektorale në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vend ato të 11 majit. Duke njoftuar se për rastet e shit-blerjes së votës asnjë denoncim i partive politike nuk kishte prova, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme tha se 39 procedime penale janë ende nën hetim.