Tag: votës

  • Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit/ Mërtiri: Nuk kishte asgjë të re

    Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit/ Mërtiri: Nuk kishte asgjë të re

    5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për procesin e 11 Majit.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderatore Melisa Mehmetaj, analisti Ergys Mërtiri tha se raporti nuk kishte asgjë të re.
    Sipas analistit në raport është përmendur edhe shitblerja e votës.

    Pjesë nga intervista:
    ODIHR publikoi dje raportin për zgjedhjet, të cilit opozita e mazhoranca i bëjnë lexime të ndryshme. Ju si i shihni gjetjet e misionit dhe faktin që në rekomandime nuk flitet fare për shitblerjen e votës?
    Mërtiri: Sigurisht, pikë së pari, raporti i  ODIHR nuk kishte ndonjë gjë të re. Pak a shumë është i njëjtë, siç ka qenë gjithmonë. Sigurisht, zgjedhjet të veçanta kanë probleme të veçanta, të cilat evidentohen më shumë në një palë zgjedhje apo në një tjetër. Shitblerja e votës sigurisht që shfaqej dhe përmendej në raport dhe thuhet që në shumë raste ishin fakte të shitblerjes së votës, por ajo nuk u rekomandua, për shkak se ajo nuk mund të luftohet me rekomandime. Shitblerja e votës duhet luftuar me organe hetimore, me organet e policisë mbi të gjitha, të cilat duhet të jenë në terren për ta konstatuar, për ta parë, për ta penguar dhe për të dërguar përpara drejtësisë, përpara prokurorisë. Në fakt, siç përmendej dhe në raport, pati disa raste të tilla.
    /vizionplus.tv

  • Raporti i ODIHR për votën e diasporës, Xhixho: U keqmenaxhua nga mazhoranca

    Raporti i ODIHR për votën e diasporës, Xhixho: U keqmenaxhua nga mazhoranca

    Raporti i OSBE/ODIHR ka vlerësuar votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit, e cila për herë të parë ishte aktive.
    Lidhur me këtë koment të bërë në raportin e ODIHR, deputetja e PL, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tha se vota e diasporës ishte diçka shumë pozitive, por që u keqmenaxhua nga mazhoranca.
    “Menaxhimi dhe implementimi i votës linte për të dëshiruar. Për të gjitha zarfat PS i porosiste të shkonin në një adresë dhe të plotësoheshin aty. Pra, përdorimi i votës së diasporës, mënyra se si PS e instrumentalizoi dhe e menaxhoi, për mua ishte një dështim i madh i menaxhimit të votës së diasporës. Ti kishe administratën publike ku secili prej tyre duhej të bënte 10 vota në diasporë. Presioni që i bëhej administratës kur të shkonte në diasporë… Mekanizmi se si funksiononte ky patronazhim tregoi se çdo gjë përdoret për faktor elektoral. Duhet një hetim se si zarfat janë keqpërdorur”, tha Xhixho.

  • Pas raportit të OSBE, Blushi ‘godet’ Ramën: Armik i votës së lirë dhe i Europës së shqiptarëve

    Pas raportit të OSBE, Blushi ‘godet’ Ramën: Armik i votës së lirë dhe i Europës së shqiptarëve

    Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në reagimin e tij, Blushi thekson se raporti ndërkombëtar konfirmon qëndrimet e Partisë së Lirisë dhe të gjithë opozitës shqiptare, sipas të cilave zgjedhjet nuk ishin të zhvilluara në kushte të barabarta dhe të lira. Më tej Blushi shtoi se kryeministri Rama u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve.
    “Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë qartë se procesi zgjedhor nuk i përmbushi standardet demokratike të përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, duke ekspozuar në mënyrë të hapur abuzimet dhe manipulimet e kryeministrit Edi Rama. Përmes përdorimit masiv të aseteve publike për qëllime elektorale, bashkëpunimit me elementë kriminalë dhe sistemit të paligjshëm të patronazhistëve, Rama jo vetëm që forcoi avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe fshiu çdo kufi mes shtetit e partisë, por u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve”, tha Blushi.

  • Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Hetime për blerje votash dhe probleme me listat zgjedhore

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Hetime për blerje votash dhe probleme me listat zgjedhore

    Policia maqedonase në kuadër të zgjedhjeve lokale në 80 komuna ka zbuluar një rast të blerjes së votës në qytetin e Prilepit. Nga ky rast janë vënë në pranga dy persona ndërsa janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë.“Policët nga Stacioni Policor i Prilepit ndaluan dy persona nga Krusheva për veprën penale të “blerjes së votës dhe ndikimit mbi votimin”. Në lidhje me të njëjtin rast, në stacionin policor të Prilepit janë thirrur edhe: S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva, që qëndrojnë në Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet denoncimi i duhur ligjor”, njoftoi ministri e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
    Gazetarja Ferikan Iljazi Arif, raporton se janë regjistruar edhe disa denoncime për agjitim ose ndikim gjatë votimit në disa vende, megjithatë autoritetet deri në këtë moment e kanë vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik.
    Në disa vendvotime në Kërçovë, qytetarët janë përballur me probleme gjatë procesit të votimit. Disa prej tyre nuk kanë arritur të ushtrojnë të drejtën e votës për shkak se nuk janë gjetur në listat zgjedhore, edhe pse, siç thonë, me të njëjtat dokumente kanë votuar në zgjedhjet e kaluara.
    Një nga votuesit që nuk ka mundur të votojë është Senad Elezi, banor i Kërçovës, i cili kishte udhëtuar posaçërisht nga Gjermania për të marrë pjesë në zgjedhje.
    “Kam udhëtuar nga Gjermania e largët. Fillimisht në mëngjes shkova në vendvotimet në fshatin tim atje ku banoj. Vëndova gishtin, nuk funksiononte fare ai skaneri aty. E provuan me pasaportë, letërnjoftim, nuk funksiononte fare. Më në fund e pashë se as tek lista nuk isha. Edhe tek KKZ, domethënë komisioni komunal që është në Kërçovë, u drejtova atje që të dijë se ku është problemi.
    Ato atje bënë njëfarë online, e morën pasaportën time. Pas disa minutave e kthyen emailin që personi në fjalë, domethënë unë, nuk kam adresë në Republikën e Maqedonisë. Edhe pse jam votues i 2020, 2022, kam pas të drejtë me të njëjtat dokumente valide”, deklaroi ai.
    Elezi thotë se në të njëjtën situatë ka parë dhjetëra qytetarë të tjerë. Sipas banorëve, autoritetet zgjedhore duhet të reagojnë menjëherë dhe të mundësojnë zgjidhje për ata që padrejtësisht janë përjashtuar nga listat zgjedhore.
    jet maqedonase

  • Reagim i Gjykatës së Lartë për akuzat politike

    Reagim i Gjykatës së Lartë për akuzat politike

    Prej disa ditësh në opinionin publik janë shpërndarë komente, interpretime dhe pretendime të pavërteta në përmbajtje, të njëanshme në shpjegim dhe të pasakta në interpretimin ligjor e faktik, lidhur me zhvillimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator 2025 për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
    Këto deklarime, të shoqëruara me një gjuhë fyese dhe përçmuese, pasqyrojnë një tendencë të rrezikshme në hapësirën publike, ku gjuha e urrejtjes po përpiqet të zëvendësojë argumentin dhe analizën e drejtë të ligjit, duke sjellë pasoja të rënda në punën e gjyqësorit. Ky sulm verbal i pajustifikueshëm dhe i pabazë nuk ka të bëjë me debatin publik apo me kritikën ndaj veprimtarisë institucionale, ai nxitet me synim diskreditimin dhe intimidimin e gjyqësorit, me pasojë uljen e vazhdueshme të besimit të qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. Këto janë sulme që nuk i drejtohen vetëm një institucioni, ato synojnë të prekin themelet e shtetit të së drejtës.

    Gjykata e Lartë thekson se nuk do të përfshihet në gjuhën e përbaltjes. Ajo nuk ka asgjë për të fshehur apo për t’u justifikuar, pasi çdo veprim i saj ka qenë transparent, i përgjegjshëm dhe në respekt të ligjit. Gjykata e Lartë i përgjigjet zërit të lartë dhe përpjekjeve për presion me peshën e provës, qartësinë e ligjit dhe forcën e së vërtetës.Gjykata e Lartë e refuzon me vendosmëri këtë gjuhë të papërshtatshme dhe thekson se as fyerjet, as insinuatat nuk do të ndikojnë në ushtrimin e pavarur dhe të ndershëm të detyrës prej saj.

    Ky reagim i Gjykatës së Lartë vjen jo për replikë ndaj cilitdo që përpiqet të intimidojë apo ushtrojë presion ndaj saj, por për të sqaruar atë pjesë të publikut që, në kakofoninë e pseudo-analizave të pavërteta dhe zhurmëndjellëse, kërkon të kuptojë procesin e votimit për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.Përballë gjuhës fyese dhe dezinformimit publik, përgjigjja vjen me ligj, me fakte dhe me dinjitet, e mbështetur në dokumente zyrtare dhe lehtësisht të verifikueshme.

    1. Baza ligjore dhe standardi i pandryshuar procedural
    Procedura e zhvilluar më datë 30 shtator 2025 është bazuar në nenin 125 të Kushtetutës, nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, si dhe në Rregulloren e Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, miratuar më 24 shkurt 2022.Kjo rregullore është zbatuar identikisht në të gjitha procedurat e mëparshme të zhvilluara për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, pa asnjë kontestim institucional.Rregullorja ka përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë normat ligjore që zbatohen për zgjedhjen e të gjithë funksionarëve të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë (ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nenet 17, 45, 115 dhe 143) dhe që përcaktojnë rregullat e vlefshmërisë së votës, fshehtësisë së saj dhe detyrimin për dokumentim të plotë të çdo procesi kolegjial.
    Në të njëjtën linjë me këtë rregullore është miratuar vendimi nr. 485, datë 21.09.2023, i Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”.Ky vendim përmban të njëjtat rregulla procedurale si ato të zbatuara nga Gjykata e Lartë për përbërjen e komisionit të votimit, mënyrën e numërimit dhe konstatimit të pavlefshmërisë së votave, si dhe rastet kur një fletë votimi është e pavlefshme.Pra, rregullat që zbatoi Gjykata e Lartë janë identike me ato të miratuara nga vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor, në drejtimin e znj. Llagami, kur ishte kryetare e atij institucioni.
    2. Kompetencat e Komisionit të Votimit dhe të Mbledhjes së GjyqtarëveSipas nenit 9 të Rregullores, Komisioni i Votimit përbëhet nga kancelari, kryesekretari dhe një sekretar gjyqësor.Ky komision administron të gjithë procesin e votimit, shpërndan fletët, kryen numërimin,konstaton pavlefshmëritë dhe përgatit procesverbalin, ku pasqyrohen votat e vlefshme,ato të pavlefshmedhe rezultatin përfundimtar. Procesverbali miratohet nga Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve me vendimin përfundimtar për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.Të gjithë fazat, nga thirrja e mbledhjes dhe verifikimi i kuorumit, te ngritja e Komisionit të Votimit, zhvillimi i votimit të fshehtë, numërimi dhe vlerësimi i vlefshmërisë së fletëve, deri teshpallja e rezultatit të votimit, janë kryer në përputhje të plotë me rregulloren dhe janë dokumentuar në procesverbalin zyrtar të miratuar njëzëri, nëpërmjet vendimit nr. 2, datë 30.09.2025, nga 15 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Ky akt përbën certifikimin institucional përfundimtar të ligjshmërisë dhe integritetit të procedurës së votimit.
    Në zbatim të rregullores, procesi i numërimit dhe i konstatimit të (pa)vlefshmërisë së fletëve të votimit është kryer nga Komisioni i Votimit, si organ teknik dhe i pavarur.Gjatë gjithë procedurës është respektuar parimi i fshehtësisë dhe i paanshmërisë së votës, duke garantuar një vlerësim profesional dhe të pavarur, pa lejuar ndërhyrje apo ndikim nga askush.Në këtë proces, roli i gjyqtarëve kufizohet në ushtrimin e votës, ndërsa verifikimi fizik i fletëve dhe nxjerrja e rezultatit i përket vetëm Komisionit të Votimit, proces i cili kryhet në praninë e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë që marrin pjesë në votim.Në përfundim të kësaj faze, Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë miratoi rezultatin përfundimtar përmes vendimit nr. 2, datë 30.09.2025, të nënshkruar nga të gjithë gjyqtarët dhe të bërë publik me rezultatin:• Asim Vokshi – 6 vota,• Naureda Llagami – 8 vota,• Florian Ballhysa – 0 vota,• dhe 1 fletë votimi e pavlefshme.
    Në mungesë të shumicës së 3/5 të votave, në zbatim të nenit 7/ç të ligjit nr. 8577/2000, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, z. Asim Vokshi, u shpall ipso lege anëtar i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin unanim të Gjykatës së Lartë, i botuar në Fletoren Zyrtare nr. 177, datë 2.10.2025. Pas këtij vendimi vijohet me procedurën e betimit para Presidentit të Republikës.3. Pavlefshmëria e votës për shkak të mungesës së fshehtësisëÇdo proces votimi në organet e drejtësisë ka në themel parimin e fshehtësisë së votës, si një garanci e pavarësisë së vullnetit të gjyqtarëve dhe e integritetit të vendimmarrjes kolegjiale.Ky parim nuk është një formalitet teknik, por një garanci substanciale që siguron që asnjë gjyqtar të mos ndjehet i ekspozuar, i identifikueshëm apo i ndikuar nga mënyra si voton.
    Pra, fshehtësia është kusht për vlefshmërinë e votës, dhe jo thjesht rregull për formën e saj, përndryshe votimi do të ishte i hapur.Në rastin konkret, në fletën e shpallur të pavlefshme janë bërë dy shenja të ndryshme: një kryq votimi dhe një rrethim i numrit në krah të kandidatit gjë që, pavarësisht se mund të japë përshtypjen e një “qartësie të vullnetit”, cenon hapur fshehtësinë e votës dhe hap mundësinë që ajo të identifikohet.Nëse lejohet që çdo votë “e qartë” të pranohet edhe kur nuk është “e fshehtë”, atëherë parimi i fshehtësisë humbet kuptimin dhe procesi bëhet i identifikueshëm.Referenca ndaj Kodit Zgjedhor për procesin zgjedhor të këtij lloji është e pasaktë, pasi zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk është proces zgjedhor politik, por procedurë institucionale e brendshme, e rregulluar nga dispozita të posaçme ligjore. Këto norma kanë natyrë të veçantë dhe synojnë mbrojtjen e fshehtësisë së votës dhe jo ekspozimin e saj, si garanci themelore e një vendimmarrjeje të paanshme dhe profesionale. Në votimin politik, ku votues është populli, qëllimi është shprehja e lirë, e qartë dhe e drejtpërdrejtë e vullnetit qytetar, sipas rregullave të Kodit Zgjedhor. Ndërsa në votimin institucional, si në rastin e zgjedhjeve të brendshme të gjyqtarëve për organet e qeverisjes së drejtësisë, votues janë vetë gjyqtarët, dhe thelbi i procesit është garantimi i pavarësisë, fshehtësisë dhe integritetit profesional të votës.
    Prandaj, rregullorja e Mbledhjes së Posaçme, ashtu si edhe dispozitat të veçanta ligjore (nenet 17, 45, 115 dhe 143 të ligjit nr. 115/2016), ndalon çdo shënim shtesë mbi fletën e votimit, duke e konsideruar atë pavlefshme. I njëjti standard është parashikuar edhe në vendimin e KLGJ nr. 485, datë 21.09.2023. Ky fakt dëshmon koherencën dhe vazhdimësinë e parimeve ligjore, të cilat janë zbatuar dhe zbatohen në mënyrë të njëjtë në të gjitha proceset e votimit institucional.Në të dyja rastet, rregulli është i qartë: “çdo shenjë tjetër përveç asaj të votimit e bën fletën të pavlefshme”,dhe se vota është e pavlefshme kur “në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve”. Ky nuk është një rregull formal, por një garanci kundër çdo mundësie identifikimi të votës.Pranimi i një flete me dy shenja do të cenonte fshehtësinë e votimit dhe barazinë ndërmjet kandidatëve, prandaj pavlefshmëria e saj është detyrim ligjor dhe institucional, jo një çështje interpretimi. Pikërisht për këtë arsye, ky rregull gjendet i shkruar edhe në fund të çdo flete votimi.
    4. Transparenca e procesit të votimitGjykata e Lartë ka vepruar me transparencë të plotë dhe pa asnjë rezervë gjatë gjithë procesit, duke i vënë në dispozicion menjëherë znj. Naureda Llagami, si i vetmi subjekt që ka kërkuar dokumentacionin përkatës,çdo dokument të kërkuar, përfshirë procesverbalin e mbledhjes, regjistrimin audio dhe dokumentet shoqëruese. Këto dokumente janë tashmë të njohura publikisht, çka dëshmon se Gjykata e Lartë nuk ka pasur asnjë synim për t’i mbajtur ato të fshehta apo për të kufizuar informimin, por përkundrazi ka respektuar në mënyrë të plotë parimin e transparencës dhe të së drejtës për informim.Nëse sot opinioni publik dëgjon regjistrimin audio të mbledhjes, kjo është falë vetë vendimit të Gjykatës së Lartë për t’i dhënë akses të plotë palës së interesuar, jo ndonjë “zbulim” apo “sekret” i nxjerrë jashtë institucionit, siç deklarohet nga disa media. Ky fakt dëshmon se Gjykata e Lartë është e hapur ndaj çdo verifikimi, e sigurt në ligjshmërinë e veprimeve të saj dhe nuk ndjehet e kërcënuar nga transparenca, përkundrazi, e konsideron atë pjesë të misionit të saj për të rritur besimin e publikut në drejtësi.
    5. Qëndrimi institucionalGjykata e Lartë e konsideron thelbësore që debati publik të zhvillohet mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve zyrtare, jo të spekulimeve apo të narrativave të ndërtuara mbi keqinformim.
    Ajo nuk intimidohet nga gjuha e sulmeve dhe fyerjeve, as nga shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve, por do të vazhdojë të ushtrojë me përgjegjësi dhe dinjitet funksionin e saj kushtetues.
    Në një shtet të së drejtës, gjykatat nuk reagojnë me emocion, por me akte dhe prova ligjore. Ky rast tregon qartë se çdo fakt është i dokumentuar dhe dëshmon ligjshmërinë e plotë të procesit të zhvilluar.Gjykata e Lartë rithekson se procesi i zhvilluar më 30 shtator 2025 është i ligjshëm, transparent dhe i dokumentuar në çdo hap të tij.Çdo veprim është kryer në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe rregulloret në fuqi, pa asnjë prapavijë apo qëllim të fshehtë.Në këtë kuptim, Gjykata e Lartë nuk ka asgjë për të shpjeguar jashtë fakteve, dhe asgjë për t’u justifikuar ndaj fyerjeve apo insinuatave që qarkullojnë në publik.Institucioni i Gjykatës së Lartë nuk trembet nga sulmet, as ndikohet prej tyre.Gjuha e denigrimit dhe e përbaltjes nuk mund të zëvendësojë ligjin, logjikën dhe përgjegjësinë që mbart çdo gjyqtar.Ne nuk reagojmë me zemërim, por me dinjitet; nuk kundërpërgjigjemi me fjalë, por me fakte dhe ligj; nuk kërkojmë miratim, por kuptim dhe respekt për misionin që kryejmë.
    Gjykata e Lartë do të vazhdojë të qëndrojë në lartësinë e detyrës së saj kushtetuese, duke mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit, integritetin e gjyqtarëve dhe besimin e publikut në drejtësi.Kjo është mënyra jonë për t’u përgjigjur ndaj fyerjeve: me qetësi, kurajo dhe dinjitet, ashtu siç i ka hije institucioneve që mbrojnë shtetin e së drejtës.

  • Grupi Parlamentar i PD zyrtarizon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet e 11 majit

    Grupi Parlamentar i PD zyrtarizon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet e 11 majit

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
    “Në kërkesë evidentohet se siç ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuara nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PD.
    “Problematikat dhe shkeljet që shoqëruan zgjedhjet parlamentare u pasqyruan gjërësisht edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, të publikuar një ditë pas zgjedhjeve në datën 12 maj 2025.”

    Sipas Grupit Parlamentar të PD “në këto dokumente ndërkombëtare, del qartë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, u kompromentuan rëndë për shkak të shkeljeve të rënda dhe problematikave serioze, veçanërisht në drejtim të shitblerjes së votës,  intimidimit të zgjedhësve, shtetit elektoral,  sistemit kriminal të patronazhimit, manipulimit të votës së Diasporës dhe finalizimit të farsës elektorale në ditën e votimit.”
    “Në kërkesë evidentohet gjithashtu, se me qëllim marrjen e mandatit të katërt qeverisës dhe pamundësimin e rotacionit me çdo kusht, qeveria u angazhua në një abuzim sistematik të pushtetit dhe burimeve shtetërore për të manipuluar procesin zgjedhor, konkretisht në këto drejtime: 1) Keqpërdorimi i eventeve publike; 2) Kapja e institucioneve shtetërore; 3) Riaktivizimi i sistemit të patronazhimit; 4) Blerja e drejtpërdrejtë e votave:; 5) Manipulimi zgjedhor përmes subvencioneve për fermerët; 6) Anullimi masiv i gjobave: 7) Miratimi i 138 licencave për kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin; 8) Prokurime të paligjshme; 9) Abuzimi me lejet e legalizimit dhe të ndërtimit; 10) Punësime të paligjshme; 11) Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë; 12) Kontrolli i Medias; 13) Rrjeti i “Patronazhistëve” në Ditën e Zgjedhjeve;14) Zyrat zgjedhore të paligjshme të Partisë Socialiste; 15) Blerja e Votave dhe Manipulimi Zgjedhor; 16) Konfiskimi i Kartave të Identitetit – Blerja e të Drejtës së Votës; 17) Keqpërdorimi i të Dhënave Personale; 18) Përdorimi i gjerë i badge të falsifikuara të stafit dhe vëzhguesve; 19) Shkelja e Fshehtësisë së Votës; 20) Manipulimi i Fshehtë i Fletëve të Votimit (“Treni Bullgar”); 21) Zhdukja e 350 Kutive të Votimit dhe Shfaqja e Fletëvotimeve të Dyshimta; 22) Manipulimi i Votës së Diasporës dhe Parregullsitë e Ditës së Zgjedhjeve; 23) Mosfunksionimi i Sistemeve të Identifikimit Biometrik (PEI); dhe 24) Bashkëpunimi Institucional dhe Rrëzimi e Ankesave.”
    Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij verifikimin e ligjshmërisë të veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025, vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, barazisë, lirisë dhe ndershmërisë në proceset zgjedhore të ardhshme.
    Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
    Sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Shit-blerje vote dhe intimidim i qytetarëve, PD zyrtarizon kërkesën për ngritjen e…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Shit-blerje vote dhe intimidim i qytetarëve, PD zyrtarizon kërkesën për ngritjen e…

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zyrtarizon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
    Në kërkesë evidentohet se sic ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuar nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve. Problematikat dhe shkeljet që shoqëruan zgjedhjet parlamentare u pasqyruan gjërësisht edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, të publikuar një ditë pas zgjedhjeve në datën 12 maj 2025.
    Sipas Grupit Parlamentar të PD në këto dokumente ndërkombëtare, del qartë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, u kompromentuan rëndë për shkak të shkeljeve të rënda dhe problematikave serioze, veçanërisht në drejtim të: i) shitblerjes së votës; ii) intimidimit të zgjedhësve; iii) shtetit elektoral; iv) sistemit kriminal të patronazhimit; v) manipulimit të votës së Diasporës; dhe vi) finalizimit të farsës elektorale në ditën e votimit.
    Në kërkesë evidentohet gjithashtu, se me qëllim marrjen e mandatit të katërt qeverisës dhe pamundësimin e rotacionit me çdo kusht, qeveria u angazhua në një abuzim sistematik të pushtetit dhe burimeve shtetërore për të manipuluar procesin zgjedhor, konkretisht në këto drejtime:
    1) Keqpërdorimi i eventeve publike;
    2) Kapja e institucioneve shtetërore;
    3) Riaktivizimi i sistemit të patronazhimit;
    4) Blerja e drejtpërdrejtë e votave:;
    5) Manipulimi zgjedhor përmes subvencioneve për fermerët;
    6) Anullimi masiv i gjobave:
    7) Miratimi i 138 licencave për kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin;
    8) Prokurime të paligjshme;
    9) Abuzimi me lejet e legalizimit dhe të ndërtimit;
    10) Punësime të paligjshme;
    11) Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë;
    12) Kontrolli i Medias;
    13) Rrjeti i “Patronazhistëve” në Ditën e Zgjedhjeve;
    14) Zyrat zgjedhore të paligjshme të Partisë Socialiste;
    15) Blerja e Votave dhe Manipulimi Zgjedhor;
    16) Konfiskimi i Kartave të Identitetit – Blerja e të Drejtës së Votës;
    17) Keqpërdorimi i të Dhënave Personale;
    18) Përdorimi i gjerë i badge të falsifikuara të stafit dhe vëzhguesve;
    19) Shkelja e Fshehtësisë së Votës;
    20) Manipulimi i Fshehtë i Fletëve të Votimit (“Treni Bullgar”);
    21) Zhdukja e 350 Kutive të Votimit dhe Shfaqja e Fletëvotimeve të Dyshimta;
    22) Manipulimi i Votës së Diasporës dhe Parregullsitë e Ditës së Zgjedhjeve;
    23) Mosfunksionimi i Sistemeve të Identifikimit Biometrik (PEI);
    24) Bashkëpunimi Institucional dhe Rrëzimi e Ankesave.
    Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, barazisë, lirisë dhe ndershmërisë në proceset zgjedhore të ardhshme.
    Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
    Bashkëlidhur kërkesa e plotë e dorëzuar zyrtarisht nga deputetët e opozitës. Sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zyrtarizon kërkesën për Komisionin Hetimor: Shkeljet që u kryen gjatë procesit

    Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zyrtarizon kërkesën për Komisionin Hetimor: Shkeljet që u kryen gjatë procesit

    grupi i pd

    TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
    Në kërkesë evidentohet se siç ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuar nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve. Problematikat dhe shkeljet që shoqëruan zgjedhjet parlamentare u pasqyruan gjërësisht edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, të publikuar një ditë pas zgjedhjeve në datën 12 maj 2025.
    Sipas Grupit Parlamentar të PD në këto dokumente ndërkombëtare, del qartë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, u kompromentuan rëndë për shkak të shkeljeve të rënda dhe problematikave serioze, veçanërisht në drejtim të: i) shitblerjes së votës; ii) intimidimit të zgjedhësve; iii) shtetit elektoral; iv) sistemit kriminal të patronazhimit; v) manipulimit të votës së Diasporës; dhe vi) finalizimit të farsës elektorale në ditën e votimit.
    Në kërkesë evidentohet gjithashtu, se me qëllim marrjen e mandatit të katërt qeverisës dhe pamundësimin e rotacionit me çdo kusht, qeveria u angazhua në një abuzim sistematik të pushtetit dhe burimeve shtetërore për të manipuluar procesin zgjedhor, konkretisht në këto drejtime: 1) Keqpërdorimi i eventeve publike; 2) Kapja e institucioneve shtetërore; 3) Riaktivizimi i sistemit të patronazhimit; 4) Blerja e drejtpërdrejtë e votave:; 5) Manipulimi zgjedhor përmes subvencioneve për fermerët; 6) Anullimi masiv i gjobave: 7) Miratimi i 138 licencave për kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin; 8) Prokurime të paligjshme; 9) Abuzimi me lejet e legalizimit dhe të ndërtimit; 10) Punësime të paligjshme; 11) Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë; 12) Kontrolli i Medias; 13) Rrjeti i “Patronazhistëve” në Ditën e Zgjedhjeve;14) Zyrat zgjedhore të paligjshme të Partisë Socialiste; 15) Blerja e Votave dhe Manipulimi Zgjedhor; 16) Konfiskimi i Kartave të Identitetit – Blerja e të Drejtës së Votës; 17) Keqpërdorimi i të Dhënave Personale; 18) Përdorimi i gjerë i badge të falsifikuara të stafit dhe vëzhguesve; 19) Shkelja e Fshehtësisë së Votës; 20) Manipulimi i Fshehtë i Fletëve të Votimit (“Treni Bullgar”); 21) Zhdukja e 350 Kutive të Votimit dhe Shfaqja e Fletëvotimeve të Dyshimta; 22) Manipulimi i Votës së Diasporës dhe Parregullsitë e Ditës së Zgjedhjeve; 23) Mosfunksionimi i Sistemeve të Identifikimit Biometrik (PEI); dhe 24) Bashkëpunimi Institucional dhe Rrëzimi e Ankesave.
    Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, barazisë, lirisë dhe ndershmërisë në proceset zgjedhore të ardhshme.
    Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

  • Rritet pjesëmarrja, denoncohen 3 raste të fotografimit të votës…Si paraqitet procesi zgjedhor në Kosovë deri tani?

    Rritet pjesëmarrja, denoncohen 3 raste të fotografimit të votës…Si paraqitet procesi zgjedhor në Kosovë deri tani?

    Foto ilustruese

    KOSOVË- Në Kosovë po mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Deri më tani, raportohet se procesi ka vijuar pa probleme, përveç 3 rasteve të dyshuara të fotografimit të votës që po trajtohen nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në rajonin e Prishtinës.
    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, ka deklaruar për mediat se kanë pranuar 3 informata për fotografim të votës, një rast në Podujevë, në Drenas dhe në Prishtinë. 
    “Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë, ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.
    Fotografimi i votës është vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
    Ndërkohë, sa i përket të dhënave të fundit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00, 25.21% e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse.
    KQZ-ja ka njoftuar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit. Në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk arrin mbi 50% të votave, rundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor. 
    Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë./ZËRI

  • Siguria dhe garantimi i votës së lirë në Kosovë, 100 prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë “zbarkojnë” në terren

    Siguria dhe garantimi i votës së lirë në Kosovë, 100 prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë “zbarkojnë” në terren

    Për zgjedhjet lokale që po mbahen sot, Prokuroria e Shtetit tha se ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

    Në një njoftim nga Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës bëhet e ditur se prokurorët janë në zyrat e prokurorive ose stacionet policore, duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të parandaluar çdo parregullsi.
    Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, mbikëqyr zbatimin e detyrave të prokurorëve dhe fton qytetarët, subjektet politike dhe institucionet të raportojnë çdo rast dyshimi për manipulim të votës, thuhet, mes tjerash, në njoftim.