Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria për Ekonominë dhe Inovacionin parashtron se investimet e huaja direkte në fusha sensitive që lidhen me sigurinë dhe rendin do t’i nënshtrohen një hetimi më të thelluar. Drafti është nxjerrë për konsultim nën emërtimin “Projektvendim“Për miratimin e rregullores mbi procedurat për vlerësimin dhe shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që lidhen me ose ndikojnë infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me të dhëna kritike, qasjen në informacion të ndjeshëm apo për lirinë e medias”.
Konkretisht drafti sqaron se investim i huaj direkt që i nënshtrohet shqyrtimit do të thotë një investim i huaj direkt që i nënshtrohet një vlerësimi ose hetimi formal në përputhje me një mekanizëm shqyrtimi.
Lidhur me këtë “Investime të huaja direkte në sektorë të ndjeshëm” janë investimet që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë, teknologjive të informacionit dhe komunikimit ose infrastrukturës dixhitale, dhe përqindja e pjesëmarrjes në ndërmarrjen e synuar arrin të paktën 25% ose kur objektivi rrit pjesëmarrjen në ndërmarrje në nivelet 30% , 40% , 50% dhe 75% .
Kurse “Investimet e huaja direkte në sektorë veçanërisht të ndjeshëm” janë investimet kur përqindja e pjesëmarrjes në ndërmarrjen e synuar është të paktën 10% dhe aktiviteti i ndërmarrjes lidhet me infrastrukturat, asetet, teknologjitë, mallrat ose shërbimet, duke përfshirë shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit.
Kalimin në filtra më të hollësishëm të këtyre investimeve do ta bëjë një komitet i emërtuar si Komiteti Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte për arsye sigurie ose rendi publik (KNKIHD, i cili kryen shqyrtimin e investimeve të huaja direkte dhe në të cilin marrin pjesë një seri institucionesh nga ministritë tek Agjencia Kombëtare e Inteligjencës apo AKSHI.
Fusha e veprimit të ligjit
Drafti parahsikon disa raste të veçantë që merren parasysh për një investim të huaj.
Në nenin katër pika dy thuhet:
“Për të përcaktuar nëse një investim i huaj direkt ndiko në sigurinë ose rendin publik, do të merret parasysh, në veçanti:
a)nëse investitori i huaj kontrollohet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga qeveria, duke përfshirë organet shtetërore ose forcat e armatosura, të një vendi të tretë, duke përfshirë edhe përmes strukturës së pronësisë ose financimit të konsiderueshëm;
b)nëse investitori i huaj ka qenë tashmë i përfshirë në aktivitete që ndikojnë në sigurinë ose rendin publik në një shtet anëtar të BE-së; ose
c)nëse ekziston një rrezik serioz që investitori i huaj të përfshihet në aktivitete të paligjshme ose kriminale”.
Kriteret kur një investim vlerësohet
Neni 8 i rregullores përcakton se një investim i huaj direkt vlerësohet për arsye sigurie ose rendi publik kur ndodh:
Nga një investitor i huaj nga një vend i tretë dhe fusha e aktivitetit të subjektit operon në një sektor të përcaktuar të ndjeshëm ose veçanërisht të ndjeshëm.
Nga një investitor i BE-së i cili kontrollohet:
nga një palë e tretë
ose nga një qeveri e një vendi të tretë, duke përfshirë entitetet shtetërore ose ushtarake,
c)Nëse një investitor i BE-së përfshin një pjesëmarrje prej 10% ose më shumë nga një vend i tretë ose qeveria e tij, dhe objekti operon në sektorë veçanërisht të ndjeshëm. Kjo vlen edhe nëse investitori i BE-së merr fonde, kredi ose burime të tjera nga një vend i tretë që mund të ndikojnë në vendimet strategjike, edhe nëse pjesëmarrja në kapital është nën 10%.
Pjesëmarrja e huaj në ndërmarrjet në sektorë të ndjeshëm ose veçanërisht të ndjeshëm llogaritet:
Kur një person blerës mban të paktën kuotën përkatëse të të drejtave të votës së këtij personi tjetër të huaj, ose ushtron një interes kontrollues mbi këtë person tjetër të huaj,
një person i tretë i huaj mban të paktën kuotën e specifikuar të të drejtave të votës te personi blerës dhe te personi tjetër i huaj, ose
iii. një person blerës ka lidhur një marrëveshje me këtë person tjetër të huaj për ushtrimin e përbashkët të të drejtave të votës.
një marrëveshje midis dy ose më shumë personave të huaj që marrin pjesë në sipërmarrjen e synuar për ushtrimin e përbashkët të të drejtave të votës, nëse ata së bashku mbajnë të paktën kuotën minimale të të drejtave të votës, ose përfundimin e një marrëveshjeje për ushtrimin e përbashkët të të drejtave të votës midis dy ose më shumë personave të tillë të huaj, nëse të paktën njëri prej tyre mban të paktën këtë kuotë të të drejtave të votës. Kuota minimale do të thotë 50% e të drejtave të votës ose çdo pjesëmarrje më e ulët në aksione që jep të drejtën e vetos ose të ushtrimit të ndikimit vendimtar mbi vendimet strategjike të subjektit.
Drafti merr parasysh procedurën që ndiqet, informacioni që kërkohet, hallkat që përfshihen dhe mënyrën sesi përpunohen të dhënat.
Tag: votës
-

Rregulla të reja për kapitalin e huaj/ Kush investon në Shqipëri mund të hetohet nëse prek sektorët kritikë
-

Gjekmarkaj: Demokracia shqiptare u vra dhe atentatorët i kemi në Kuvend
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha në Kuvend se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. Ai tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit.
Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria është kthyer në një “tokë të askujt”, ku jeta e njeriut ka humbur vlerën dhe krimi është bërë normë.
Deputeti opozitar tha se shteti është privatizuar dhe veshur me ngjyrat e partisë në pushtet, ku institucionet publike, administrata dhe fondet janë përdorur si instrument elektoral.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë, zonja dhe zotërinj, miq të lirisë dhe të qendreses ,
Sot jam para jush per ti dhënë zë guximit tuaj moral, qartësisë politike dhe pergjeqësisë ndaj së vërtetës, per te mbeshtetur revolten tuaj ndaj qeverise Rama – Balluku.
Sot e pandehur është e gjithë qeveria , e pandehur është e gjithë mazhoranca e cila nuk e gjen fuqinë morale per katarsis!
Sot ju e spostuat nga kalenadri raportimin e Komisionerit per zgjedhjet po jo Raportin Përfundimtar te OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 i cili ju rri mbi kokë si xhebraili!
Ai nuk është një dokument teknik, nuk është një justifikim opozitar – është akti zyrtar ndërkombëtar politik i cili konfirmoi se demokracisë shqiptare ju bë atentat !Atentatoret janë këtu pas e para meje!
Zgjedhjet u zhvilluan nën peshen e korrupsionit nën diktatin e krimit te organizuar e të pa organizuar, nën koracen e hekurt të frikes per ta lënë pushtetin të vetedijshem se çfarë keni bërë.Ju ecni mbi akull. Ne fytyra keni tmerr. Gjumi juaj eshte me gulçe , naten keni etje, fantazmat e grabitjeve publike ju trazojne me keq se njollat e gjakut Makbethin.
E verteta e zgjedhjeve po del nga Tuneli i Llogarase dhe rri ketu kembekryq!Qeveria juaj ka rënë dhe rri si kadaver ne mes te mexhlisit nga habia dhe apatia sociale.
Pafuqia juaj per të qënë të ndershem sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare!
Deshira juaj për të rëndur si të çmendur pas parasë duke zaptuar çdo korsi të jetes publike eshtë virusi me vdekjeprures per çdo vlere!
Paaftesia juaj morale per tu perballur me krimin e ka kthyer Shqiperine në një toke te askujt, ku jeta e një pule vlen me shume se jeta e një shqiptari, i cili del ne mengjes per pune e kthehesh në darke në arkivol !
Nuk ka rendesi ne je gjykates i lartë, biznesmen, kalimtar me biçiklete , ish i denuar apo femije ne shkolle, të mberrin plumbi, te kap pistoleta, te perfshin autobuzi , te shpon thika, te buzeqesh vdekja dhe kthehesh në statistike mediatike.
Shteti i privatizuar shqiptar nuk qëndroi mbi palët, por u vesh me ngjyrat e partisë në pushtet.
Të gjithë mbathen atletet e Kryeministrit dhe renden per te rrembyer vota , duke vene taksen e xhizese mbi dinjitetin e individit.
Burimet publike, administrata, fondet, projektet dhe komunikimi institucional u përdorën si instrument elektoral nga partia e Kryeministrit Edi Rama.
Nuk e them unë – e thotë ODIHR. Nuk e thonë PD – e thotë standardi ndërkombëtar.
Mbi 4,500 aktivitete zyrtare u përdorën si fushatë e maskuar.
Në qarkun e Fierit, siç e dokumenton raporti, u pa shkrirja totale e shtetit me partinë.Ky është modeli i një pushteti që nuk kërkon më legjitimitet, por, siç do ta përkufizonte Hannah Arendt, kërkon bindje përmes frikës, heshtje permes blerjes. Një model që vret besimin e instalon kontrollin.
Raporti flet qartë për blerje votash, për presion ndaj qytetarëve, për ndikim të grupeve kriminale në disa qarqe të vendit.
Të gjitha këto përbëjnë sulm frontal ndaj lirisë së votës.
Kur vota blihet, qytetari varfërohet.
Kur vota kërcënohet, liria vdes.
Na e la testament Vaclav Havel: “Atje ku e vërteta shitet, aty fillon totalitarizmi.” Prandaj, kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është një devijim i vogël – është deformim themelor i republikës, letargjia e saj.
Punonjësit e administratës u vunë nën presion: detyrim për të marrë pjesë në aktivitete partiake, frikësim për vendin e punës, përdorim i patronazhit si mekanizëm kontrolli !
Kjo është shkelje e rëndë e çdo norme demokratike. Një shtet që i përdor punonjësit si militantë, nuk është shtet i qytetarëve, por shtet i partisë.
Dita e votimit, sipas ODIHR-it, solli cënim të fshehtësisë së votës, prani të paautorizuar të aktivistëve të pushtetit, votim familjar dhe raste të blerjes së votës në vendngjarje.John Stuart Mill e ka thene natyrisht jo per pasardhesit e Haxhi Qamilit e Haxhi Lleshit e Haxhi Kroit se : “Liria e votës është kufiri i fundit i njeriut të lirë.” Dhe kur ky kufi thyhet, zgjedhja nuk është më akt lirie, por thjesht ritual formal.
Të nderuar qytetarë, ne nuk jemi vetëm në këtë vlerësim.
SHBa po na vështron dhe po flet. Siç e tha këto ditë një kongresmen amerikan, pluralizmi në Shqipëri po shuhet.Dhe kur shuhet pluralizmi, nuk shuhet vetëm opozita – shuhet liria, shuhet debati, shuhet shpresa. Pa te hyme ne ujdhesat e tiranise.
Ky paralajmërim është akt i rëndë politik ndaj qeverisë së Edi Ramës, sepse vjen nga tempulli i demokracise më të konsoliduara të botës.
Presidenti Tramp dhe Sekretari i shtetit Rubio në menyren me te pazakonte por edhe më të qartë ne telegramet e urimit per Festen Kombetare cituan luften ndaj karteleve të droges dhe bashkëpunetorve të tyre ! Kembanat po bien per Ju!
Qytetarë të nderuar, Republika nuk është thjesht një sistem administrativ apo një seri institucionesh; ajo është shtëpia e përbashkët e qytetarëve, ku ligjet nuk duhet të jenë instrument i pushtetit, por garanci e dinjitetit të secilit individ.
Siç theksojnë eterit e doktrinave politike , nga Montesquieu e deri te Tocqueville, fuqia politike që nuk kontrollohet rrezikon të kthehet në autokraci dhe shteti të shndërrohet në pronë private, shoqeria ne kope, ku bari ther e pret, shet e blen sipas qejfit.
Sot, kjo është realiteti ynë: Republika po përvetësohet nga partia në pushtet. Institucionet, zgjedhjet dhe mekanizmat e kontrollit publik po rrëmbehen në funksion të një partie të vetme.
Qëllimi është i qartë dhe i dokumentuar: shuarja e opozitarizmit, monopolizimi i pushtetit dhe kthimi i pluralizmit në një fasadë formale, një iluzion për të mbuluar një sistem gjithnjë e më autokratik.
Kur Republika nuk i shërben më qytetarit si sovran, por pushtetit si instrument, ajo nuk është më shtëpia e të gjithëve, por arena e një pushteti që e realizon kontrollin mbi çdo qelizë të shoqërisë per te konsoliduar fronin e pushtetit.
Institucionet publike janë kapur nga një parti e vetme: Presidenca e Republikes, çdo kinse institucion i pavarur apo Agjensi, KQZ nën presion politik, AMA dhe RTSH e te tjera e te tjera që nuk i shërbejnë publikut, por Qeverise.
Në media, mbi 90% e hapësirës është nën kontroll të indirekt të qeverisë. Kjo nuk është demokraci funksionale; është një autokraci , një kontroll i heshtur, i maskuar, real gjithnje e me i paturpshem.
Do jua kujtoj gjithmone se viti elektoral u karakterizua nga klimë përndjekjeje politike: ndjekje penale të liderve të opozitës, tension i qëllimshëm, presion ndaj kundërshtarëve.
Një shoqëri që trembet nga drejtësia, nuk ka drejtësi. Dhe kur një opozitë përndiqet politikisht, kjo shoqëri perseri rrezikon të humbasë Republiken .
Demokracia shqiptare mund ta ushqeheniluzion e vet vetem nese qytetarët nuk dorëzohen.
Fryma e lirisë jeton tek çdo shqiptar që nuk e shet votën, tek çdo i ri që kërkon të ardhme, tek çdo punonjës që refuzon të përkulet, tek çdo njeri që thotë: “Unë dua Shqipëri të drejtë.”
Ne kërkojmë vetëm atë që Shqipëria ka firmosur prej dekadash: respektimin e Dokumentit të Kopenhagës, të ICCPR-së, të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Ne kërkojmë zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, shtet neutral, institucione të pavarura dhe një Republikë që nuk i takon partisë, por popullit.
Kjo është beteja jonë. Jo për karrige. Jo për poste. Jo për privilegje. Por për dinjitetin e popullit shqiptar. Për Republikën e Shqipërisë. Për të drejtën e njeriut për të votuar i lirë e pa frikë. Për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Dikush me shkruante para pak ne dialekt mirditor “o burra kapni hunjt se na vune horrrat perfujt”’ por une jam i fjales e jo i hurit ndaj do ta mbyll me ato qe Charles de Gaulle nu tha francezve te tij se “Demokracia është e fortë vetëm kur qytetarët nuk kanë frikë.” Ju do t’ju coje ne marrezi frika juaj , qytetaret do te rigjejne vetedijen per tu çliruar prej jush! -

Berisha: E arrita qëllimin, kam mbrojtur votën e qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të mërkurë akuzat në drejtim të qeverisë.
Në një dalje për mediat, Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilët i thanë se ai ka bërë deputet njerëz që kanë shkëputur lidhjen me bazën dhe qytetarët.
Por për Berishën, kjo gjë nuk është e vërtetë, teksa shtoi se qëllimi që ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve, është realizuar.“Po luftoj në një mision, në kushte të vështira, mbrojtjen e votës së shqiptarëve, që në konceptin tiom është realizuar. Tani po vazhdoj misionin, për të motivuar shqiptarët që të shpëtojmë nga kjo diktaturë”, tha Berisha./vizionplus.tv
-

Takimi “sekret”! Berisha: Debati brenda partisë është normal, Salianji ka ardhur në zyrë. Largimi nga PD: Zgjidhet me votë
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha ka zhvilluar një një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me çështjet më të nxehta politike të javëve të fundit. Duke u nisur nga kjo, një takim mes disa prej përfaqësuesve të Partisë Demokratike, larg syve të mediave, ndezi pretendimet se një lëvizje e re brenda kësaj force politike po merr formë. Takimi u mbajt nga Ervin Salinji me më të votuarit në procesin e Primareve.
Sa i përket mbledhjes, Berisha u shpreh se askush nuk është i përjashtuar nga PD dhe ka deklaruar se problem serioz ka qenë angazhimi total i opozitës në mbrojtjen e votës. Kreu i PD ka shuar zërat duke deklaruar se vetë Salianji ka qenë disa herë në zyrën e tij, ndërsa për Ilir Alimehmetin që ishte po ashtu pjesë e takimit të përfolur, u shpreh se janë takuar edhe më shpesh. Berisha theksoi se debati brenda PD është diçka normale, pasi sipas tij, do të ketë mendime ndryshe.
Sali Berisha: Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Po ka patur një problem serioz dhe ky problem ka qenë angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se ju rikujtoni deklaratat e mia, ato kanë qenë dy. E para me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe kjo është përsëritur dhjetëra e dhjetëra herë. Unë jam kryeministër dhe unë e di se, në rast se një kryeministër vendos të mos zhvillojë zgjedhje, por farsë, opozita nuk i fiton kurrë ato zgjedhje. Nuk është se opozita sot nuk ka dobësi por në kushtet e një narkodiktature, ju duhet të realizoni se jo në çdo kohë ka disponivitet për reagimin, i gjithë problemi është ky. Dhe në rast se PD angazhohej në debat të brendshme, gjithçka i shkonte për interes Edi Ramës. Ndizini lajmet që janë një fuqi e jashtëzakonshme. Çfarë ndodh? Një debat i vogël ndodh midis opozitë dhe një mendimi ndryshe. Gjëja më normale.
Ndërkohë, Berisha u pyet nga një prej komentuesve se përse nuk e jepte dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Kreu i PD shpjegoi se në një situatë të tillë, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, ky akt do i shërbente vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ndërsa shpjegoi se Partia Demokratike e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës.
Sali Berisha: PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin.
Berisha ftoi ndjekësin në fjalë dhe të tjerët që të garojnë për strukturat drejtuese, pasi vota dhe gara ishin të lira. Sa i përket nismës së ndërmarrë, kryetari i PD zbuloi se “Foltorja” e PD-së nuk do të organizohet më vetëm përpara kryeministrisë në kryeqytet, por protesta sipas tij do të mbahet në të gjithë Shqipërinë./ZËRI -

Berisha: Kandidatët e primareve i kam takuar. Angazhimi ynë total ka qenë në mbrojtjen e votës përballë partisë-shtet
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se kandidatët e primareve të partisë janë takuar ose kontaktuar të gjithë, duke theksuar se askush nuk është i përjashtuar dhe çdo anëtar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e brendshme.
Ai nënvizoi se gjatë këtij procesi, sfida kryesore ka qenë angazhimi i plotë për mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe denoncimi i farsës elektorale të krijuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha kujtoi raportet e organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-ODIHR dhe Këshillin e Europës, që faktojnë se zgjedhjet e 11 majit 2025 u mbajtën nën kushte të partisë-shtet dhe ishin një farsë e vërtetë elektorale.
Ai theksoi se ky proces tregon se çdo demokrat dhe opozitar ka të drejtë legjitime të luftojë për rivendosjen e votës së lirë dhe për përmbysjen e një pushteti që përdor administratën, paratë publike dhe çdo instrument shtetëror për të manipuluar rezultatin zgjedhor.
Pjesë nga deklarata:
Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti.
Po ka patur një problem serioz dhe ky problem ka qenë angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se ju rikujtoni deklaratat e mia, ato kanë qenë dy.
E para me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe kjo është përsëritur dhjetëra e dhjetëra herë.
Unë jam kryeministër dhe unë e di se, në rast se një kryeministër vendos të mos zhvillojë zgjedhje, por farsë, opozita nuk i fiton kurrë ato zgjedhje.
Ka të gjitha mjetet, siç thotë raporti i OSBE-ODIHR, të gjithë potencialin e madh për të rrëmbyer votën, për të shndërruar zgjedhjet në një farsë. Dhe Edi Rama është i tillë dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë.
Por kam bërë një zotim tjetër, krahas kësaj. Zotimi ka qenë se do të mbroj votën. Çfarë do të thotë kjo. Pra do të bëj gjithçka për të vërtetuar se ishin zgjedhje apo farsë, se ishte votë e lirë apo e rrëmbyer.
Dhe kjo mendoj unë u realizua për herë të dytë në historinë e këtij vendi, u realizua për herë të dytë pas vitit 2001. U bë një përpjekje shumë e madhe, por një përpjekje në këtë aspekt plotësisht të suksesshme.
Tre raportet, e tre organizatave më të mëdha ndërkombëtare që erdhën së bashku dhe vëzhguan zgjedhjet dhe raporti i tyre i përbashkët faktojnë se 11 maji i 2025 ishte një farsë e vërtetë elektorale.
Po të marr raportin më të shkurtër të tyre, atë të Këshilli të Europës. Nëse ju lexoni me interes rekomandimet, njëri prej rekomandimeve bazë është në Shqipëri të ndahet partia nga shteti.
Çfarë nënkupton kjo? Kjo nënkupton se zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhjet që zhvillohen në kushtet e partisë-shtet nuk janë kurrë më të lira, por janë thjeshtë farsë elektorale.
Mund të imagjinoni ju, një parti-shtet që organizon në periudhën kohore të ndaluara për aktivitete 4500 aktivitete elektorale në mënyrë që të ndikojë te zgjedhësi.
Që përdor 100 euro për çdo pensionist për të blerë vota.
Që fal, 1 miliardë. Gjer këto kohë kemi thënë 200 milionë. Jo. Llogaritjet treguan se janë falur 1 miliardë e 700 milionë gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit.
Që licencon mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në vend.
Që përdor administratën si një ushtri elektorale në kundërshtim flagrant me ligjin dhe parimet ndërkombëtare.
Pra janë ky kompleks faktorësh i cili bëri të mundur që ne ti dalim zot votës së shqiptarëve, në kuptimin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar.
Kjo do të thotë se, çdo demokrat e demokrate, çdo opozitar dhe opozitare e ka legjitime betejën për përmbysjen e këtij pushteti dhe rivendosjen e votës së lirë. Dhe ky nuk është një rezultat i vogël. Kjo është realizuar dhe në vitin 2001, nëse ju kujtohet që u konkludua me një president konsensual, formulë e cila sot opozitës në vlerësim tim më të madh nuk i intereson. -

Leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me nga dy vite burg, ish zyrtarin e Kadastrës, Dritan Stoka dhe ish kryeplakun e Saukut në Tiranës, Agim Osma, pasi premtonin leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës, premtime këto të bëra gjatë zgjedhjeve të 2019.
Sipas organit të akuzës këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta.
Dritan Stoka, ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi në zgjedhjet vendore të vitit 2019 premtonte leje legalizimi në zonën e Saukut në Tiranë, si edhe punësime në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
Për të njëjtin krim zgjedhor GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Agim Osmën, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, por togat e zeza vendosën pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij.
Sipas SPAK, këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, i detyronin për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.
VENDIMI GJKKO
-

Propozimet e Blushit në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Të hapen listat 100%, deputetët t’i zgjedhin qytetarët, t’i kthejmë pushtetin sovranit
Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi prezantoi propozimet e opozitës, duke kërkuar hapjen 100% të listave, rikthimin e përzgjedhjes së deputetëve nga qytetarët dhe garantimin e votës së lirë. Ai theksoi se komisioni është mbledhur si pasojë e prishjes së standardeve zgjedhore nga mazhoranca, çka është reflektuar edhe në raportin kritik të OSBE-ODIHR.
Blushi renditi katër çështje themelore që duhet të adresojë reforma: mbrojtjen e votës së lirë, hapjen e plotë të listave zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti dhe pastrimin e procesit zgjedhor nga ndikimi i krimit të organizuar. Sipas tij, vetëm përmes një reforme të thellë mund t’i kthehet pushteti sovranit dhe të garantohet një garë e drejtë dhe demokratike.
Deklarata e Tedi Blushi:
Së pari unë dua t’ju kujtoj arsyet se përse u detyruam për të mbledhur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në fakt, e vetmja arsye jeni ju si mazhorancë, që vit pas viti keni dëshmuar ose keni provuar se jeni recitivistë sa i përket shkallmimit të standardeve të zgjedhjeve dhe cënimit të votës së lirë, deri sa u prodhua edhe një raport si ai i OSBE-ODIHR, ku qartësisht edhe zgjedhjet e fundit etiketohen si një proces zgjedhor fars dhe për të “merita” është e juaja, si një proces zgjedhjesh që nuk garantoi as të drejtën më elementare, pra të drejtën e votës së lirë.
Pra, jemi mbledhur këtu pikërisht për shkakun tuaj dhe për fajin tuaj dhe për më tepër, unë e kam të vështirë të besoj në vullnetin e një shumice, e cila jo vetëm shkallmon standardet e zgjedhjeve, por edhe shkelmon kriteret themelore të Kartës së Kopenhagenit, gjithashtu kjo e identifikuar në raportin e OSBE-ODIHR.
Ashtu si kundër dyshoj në sinqeritetin e një mazhorance, e cila sjell si përfaqësues të saj në këtë komision pikërisht individë që në vlerësimin tim duhet të ishin subjekte të ligjit penal, si konsumatorë personalë të krimeve5 zgjedhore të faktuara dhe të denoncuara edhe në Institucionet e Drejtësisë, që përfat të keq dhe ato nuk ekzistojnë.
Megjithatë, në vlerësimin tim ne mbërritëm sërish në një mbledhje të rradhës si një Komisioni të Reformës Zgjedhore të Kuvendit të Shqipërisë, pas një situate vërtet alarmante në raport me zgjedhjet dhe me standardet e zgjedhjeve.
Të mos harrojmë se është kjo shumicë, e cila vetëm pak muaj nga 11 Maji, bëri gjithcka për të asgjesuar pluralizmin politik në vend, duke arrestuar me urdhër politik nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, liderin e Partisë Demokratike, Prf. Dr. Sali Berishën, si dhe duke rrëmbyer në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë, i cili ende vijon të qëndreojë në izolim ekstrem thjesht dhe vetëm për arsye të vullnetit tuaj politik për ti shkuar deri në fund misionit tuaj për asgjesimin e pluralizmit politik.
Megjithatë unë mendoj që, pa dashur të përsëris kolegët e Opozitës, katër duhet të jenë cështjet themelore që duhet të shqyrtojë ky komision.
Së pari, garantimi i votës së lirë, sepse edhe në 11 Maj ne ishim dëshmitarë që vota u vra pa hyrë fare në kutitë e votimit.
Cështja e dytë themelore që duhet të trajtojë ky komision, duhet të jetë hapja e 100% e listave, sepse mos harrojmë, jemi 17 vite nga viti 2008 kur Edi Rama imponoi ndryshimet Kushtetuese, pasojat katastrofike të së cilave sot i prekim të gjithë, dhe gjithashtu më lejoni të shpreh krenarinë e ligjshme si përfaqësues i një force politike, kryetari i së cilës dhe ish-deputetët e së cilës kanë hyrë në grevë urie në vitin 2008, për të kundërshtuar pikërisht atë dhunim të Kushtetutës brenda natës, duke paralajmëruar në fakt edhe minimin e parlamentarizmit dhe të lloogaridhënies.
Ndaj mendoj se zhdukja njëherë e përgjithmonë e listave të mbyllura, që imponoi pikërisht Edi Rama 17 vite më parë, është më shumë se kurrë një domosdoashmëri, në mënyrë që t’ua kthejmë deputetët qytetarëve dhe për ti rikthyer pushtetin sovranit.
Cështja e tretë është ndarja e partisë nga shteti.
Qartësisht kjo e identifikuar dhe konstatuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR.
Mos harrojmë që unifikimi i partisë me shtetin e ka kthyer vendin tre dekada pas.
Ndaj mendoj që zhbërja njëherë e përgjithmonë e sistemit kriminal të patronazhimit, duhet të jetë një nga cështjet kryesore që duhet të diskutojë ky komision, paralelisht me dhënien fund njëherë e përgjithmonë të keqpërdorimit kriminal të administratës dhe aseteve shtetërore në funksion të partisë në pushtet.
Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë garë elektorale në rast se Opozita nuk garon më një forcë politike , po ka përballë shtetin dhe të gjitha makinerinë shtetërore, përfshirë dhe struktura të cilat qartësisht nuk duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe i referohem policisë, ushtrisë apo shërbimit informativ, të cilët edhe në këto zgjedhje u bënë palë duke kontribuar me pjesëmarrjen e tyre në shkallmimin dhe shkatërrimin e standardeve të zgjedhjeve.
Dhe cështja e katërt themelore, në vlerësimin tim, që duhet të trajtojë ky komision është higjenizimi i të gjithë procesit nga krimi i organizuar, sepse ne kemi fakte, falë edhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë, se si krimi në shumë qarqe të vendit jo vetëm ka marrë pjesë në zgjedhje, pork a emëruar deputetë dhe sot jemi në kushtet kur ish- deputetë të këtij Kuvendi, po vuajnë dënimin për shkak se kanë qenë emërime personale të bandave më të rrezikshme kriminale në vend, dhe pa harruar faktin që në Parlamentin Europian, pra në zemër të Europës, eurodeputeti Gahler, shkurt, saktë edhe shqip evidentoi faktin që janë pikërisht bandat kriminale që kanë penguar dhe penguin rrotacionin politik në 11 Maj.Këto janë cështjet të cilat unë sot doja të trajtoja në këtë mbledhje të parë të Komisionit edhe pse, e përsëris, e kam shumë të vështirë kur shoh përballë subjekte që në fakt janë subjekte të ligjit penal, recitivistë në raport me standardet e zgjedhjeve dhe që në fakt duhet të ishin duke vuajtur dënimet për krimet zgjedhore të faktuara dhe të publikuara jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit, por që nuk është në tagrin tonë të përcaktojmë se kë përfaqësues kjo shumicë do të sjellë në këtë Komision për Reformën Zgjedhore.
-

Berisha në SPAK, mesazh Altin Dumanit: Armik i votës së lirë, do përgjigjesh para ligjit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mëngjesin e kësaj të hëne u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.
Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, njësoj si dhe herët e tjera, Berisha lexoi mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumani.
Berisha: Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit.Dosja “Partizani” u dërgua për gjykim më 19 maj. Berisha akuzohet për korrupsiin pasiv të zyrtarëve t lartë. Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për korupsion dhe pastrim parash.
Pak ditë më parë GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre.
Ndërkohë, seanca e radhës për çështjen “Partizani” në GJKKO është caktuar të mbahet më 10 nëntor, në orën 11:00./vizionplus.tv -

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Nuk arritëm të fitojmë garën për kryetar komunash
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka reaguar pas numërimit të rreth 90% të votave nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se partia e tij ka fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, me mbi 23 mijë vota më shumë.
Ai paralajmëroi se bashkimet artificiale politike mund të sjellin pasoja në të ardhmen, duke akuzuar njëkohësisht për keqpërdorime të resurseve shtetërore gjatë fushatës.
“Rezultatet janë tashmë të njohura, ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në këto zgjedhje, me mbi 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar komunash, ky është një mesazh që ne e pranojmë. Qytetarët kërkojnë që të rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në teren. Bashkimet artificiale mund të na sjellin edhe pasoja në të ardhmen, këto u pasuan me keqpërdorime të resurseve shtetërore dhe shantazhe e presione finaciare mbi votuesit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së./vizionplus.tv
