Tag: votën

  • Protesta Madhështore më 16 maj/ Kreu i PD-së, Sali Berisha zbulon sloganin…

    Protesta Madhështore më 16 maj/ Kreu i PD-së, Sali Berisha zbulon sloganin…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur në rrjetin e tij social ‘facebook’, sloganin e protestës madhështore të thirrur për votën e qytetarëve këtë të shtunë. “Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, ka shkruar Berisha.
    Berisha paralajmëroi protestë pas rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i konsdideroi më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar.
    “Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara.
    Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit. Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.
    Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”, u shpreh Berisha.
    Tubimi do të mbahet në datë 16 në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

  • “Mbrojmë votën e shqiptarëve”, Berisha zbulon sloganin e protestës së të shtunës

    “Mbrojmë votën e shqiptarëve”, Berisha zbulon sloganin e protestës së të shtunës

    Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij zyrtar sloganin e protestës.

    “Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, ka shkruar Berisha.
    Berisha paralajmëroi protestë pas rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i konsdideroi më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar.
    Tubimi do të mbahet në datë 16 në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
    “ Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta.
    Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara. Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit.
    Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën.Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.
    Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore.
    Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”, u shpreh ai një ditë më parë.

    Top Channel

  • Berisha publikon posterin e protestën: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

    Berisha publikon posterin e protestën: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar posterin për protestën që do të mbahet më 16 maj në kryeqytet.
    “Mbrojmë votën e shqiptarëve!Protestë16 maj, ora 17:00Bulevardi i Ri”, shkruan kryedemokrati.

    Partia Demokratike deri më tani ka arritur të marrë vetëm 50 mandate në Kuvendin e ardhshëm dhe kreu i PD-së, Berisha, ka deklaruar se nuk i njeh këto zgjedhje.

  • “Mbrojmë votën e shqiptarëve!” Berisha zbulon sloganin e protestës së të premtes

    “Mbrojmë votën e shqiptarëve!” Berisha zbulon sloganin e protestës së të premtes

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve për protestë masive të premten në Bulevardin e Ri në mbrojtje të votës.
    “Mbrojmë votën e shqiptarëve!
    Protestë

    Bulevardi i Ri” shkruan Berisha në median sociale.
    Protesta bëhet në ditën e samitit të Komunitetit Europian, për të ndërgjegjësuar opinionin ndërkombëtar për manipulimin e votave.

  • ‘Mbrojmë votën e shqiptarëve!’/ Berisha bën thirrje për protestë: Më 16 maj, ora 17:00 te Bulevardi i Ri

    ‘Mbrojmë votën e shqiptarëve!’/ Berisha bën thirrje për protestë: Më 16 maj, ora 17:00 te Bulevardi i Ri

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve për protestë masive të premten në Bulevardin e Ri në mbrojtje të votës.

    “Mbrojmë votën e shqiptarëve!

    Protestë

    16 maj, ora 17:00

    Bulevardi i Ri” shkruan Berisha në median sociale.

    Protesta bëhet në ditën e samitit të Komunitetit Europian, për të ndërgjegjësuar opinionin ndërkombëtar për manipulimin industrial të votave.

  • VIDEO/ Gjoni: Si mund ta ketë fajin opozita, kur qeveria promovon deputetë që vetëm shajnë e nuk i sjellin asnjë gjë logjike

    VIDEO/ Gjoni: Si mund ta ketë fajin opozita, kur qeveria promovon deputetë që vetëm shajnë e nuk i sjellin asnjë gjë logjike

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, Juxhin Gjoni, anëtar i departamentit Brain Gain, komentoi mbi mungesën e edukatës politike në vend. Ai kritikoi sjelljen e votuesve shqiptarë që, sipas tij, vazhdojnë të mbështesin një qeveri që i ka detyruar të emigrojnë.

    Gjoni e quajti të pakuptueshëm vullnetin elektoral të diasporës, duke e krahasuar me tendencat e votës në Europë që këtë vit u zhvendosën djathtas. Ai kritikoi qasjen e qeverisë ndaj emigrantëve, duke e quajtur ofertën për t’u kthyer një tallje me nevojat reale të qytetarëve. “Nuk duam kafe, duam punë”, u shpreh ai, duke theksuar se shqiptarët kanë nevojë për dinjitet dhe kushte për një jetë të mirë në vend. Ai theksoi se Partia Demokratike ka për detyrë të informojë qytetarët dhe të përfaqësojë zërin e tyre, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Në fund, Gjoni theksoi rëndësinë e lobimit ndërkombëtar, duke shtuar se qeveria aktuale e kupton mirë këtë dhe e praktikon.

    Juxhin Gjoni:  Unë besoj se i gjithë problemi jonë, vjen te edukata politike.
    Besoj që prapë i biem asaj që: ma jep votën për dikë timin, ndihmo më mua…
    Sepse nuk ka logjikë kur një qeveri më ka hequr nga vendi, nga shtëpia ime, më ka çuar në emigrim, më ka futur në gomone, unë prapë të vij t’i jap votën dhe të marr prapë gomonen, ta marrë vëllai im, ta marrë motra ime.

    Pra është diçka që është e pakonceptueshme, është diçka që unë e kam shumë të vështirë ta kuptoj, vullnetin e popullit shqiptar, sidomos nga diaspora, që e them prapë, Europa e ktheu 180 gradë votën sivjet, e ktheu në partitë e djathta sepse shohim problemet me emigrimin, shohim problem me ekonominë, shohim problem me zhvillimin.

    Këtu në Shqipëri, çfarë presin njerëzit që ta kthejnë votën? Unë vërtetë nuk e kuptoj.

    Po e them personalisht, thotë kryeministri kthehuni, po, dua të kthehem, çfarë më jep mua? Ai thotë hajde se keni kafen më të mirë sesa në Belgjikë. Nuk duam kafe, duam punë, duam të kemi një jetë të mirë në Shqipëri, duam të kemi një dinjitet, nuk vjen dinjiteti në Europë sepse kemi mallet e bukura.

    Partia Demokratike duhet të informojë, është detyra jonë, është detyra e vëllezërve tanë politikë ta shohin realitetin.

    Mund të shkruajnë çfarë të duan, mund ta lexojnë si të duan, ne kemi për detyrë të informojmë, ne kemi për detyrë të çojmë zërin tonë edhe këtu në Shqipëri.
    Ne kemi për detyrë edhe në Amerikë të lobojmë.
    Po nuk lobove sot, është shumë e vështirë. Rama e di këtë, Rama lobon.
    Shoh që në këto 2 ditë thonë, jo e ka fajin opozita, doktori etj.
    Po si mund ta ketë fajin opozita, kur qeveria promovon deputetë që vetëm shajnë, promovon deputetë që vetëm patronazhojnë, nuk i sjellin asnjë gjë logjike të rinjve.

  • Berisha bën fajtore bandat për humbjen, nuk pranon të dorëhiqet: Betejën për votën e lirë ai që e nisi do ta bitisë

    Berisha bën fajtore bandat për humbjen, nuk pranon të dorëhiqet: Betejën për votën e lirë ai që e nisi do ta bitisë

    Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme ka bërë fajtore bandat për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.
    I pyetur nëse do të pranojë humbejn dhe do të reflektojë duke u larguar nga lidershipi i partisë, Berisha tha se betejën për votën e lirë do ta çojë deri në fund.

    Berisha: Këtë betejë deri në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë. Beteja për votën e lirë…asgjë nuk mund ta ndalë PD për këtë betejë.
    Më 16 maj, kur në Tiranë do të mbahte Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Berisha paralajmëroi protestë. Sipas tij, protesta do të jetë paqësore për t’i treguar ndërkombëtarëve se se zgjehdjet nuk ishin të lira.
    Berisha: Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.
    Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij./vizionplus.tv

  • Berisha: Beteja për votën e lirë, prevalon mbi të gjitha. Këta kanë rikthyer kohërat më të zeza elektorale për shqiptarët

    Berisha: Beteja për votën e lirë, prevalon mbi të gjitha. Këta kanë rikthyer kohërat më të zeza elektorale për shqiptarët

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar në fjalën e tij në konferencën e me gazetarët se beteja për votën e lirë është prioriteti i tij dhe se asgjë nuk mund ta ndalë PD-në në këtë përpjekje.

    Ai e cilësoi situatën elektorale aktuale si rikthim të periudhave më të errëta për shqiptarët, duke sjellë shembuj të manipulimeve të votave, si rasti në Vorë ku një kandidat fitoi dhjetëfish më shumë vota se i dyti.

    Pjesë nga fjala e liderit të PD:

    Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, të palidhura me njëra me tjetrën. Beteja për votën e lirë, është betejë që prevalon mbi të gjitha. Asgjë, nuk mund të ndalë PD-në në këtë betejë.

    E patë vetë, kutitë 100%. Koreja e Veriut, Blendi Gonxhja në Vorë, 5500 vota. I dyti mbas tij, 500 vota. Dhjetë fish më shumë.

    Këta kanë rikthyer kohërat më të zeza elektorale për shqiptarët.

    Shqiptarët do ju përgjigjen këtyre. Faleminderit!

  • Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha nuk njeh rezultatin: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian

    Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha nuk njeh rezultatin: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian

    Sali Berisha po përgatit skenarin e mosnjohjes së zgjedhjeve. Ai paralajmëroi antimiting në ditën e Samitit të BE në Tiranë, më datë 16 maj, ora 17:00.
    “Votat e diasporës janë të manipuluara. Thirrja ime për komisionerët është që të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur, ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën, të regjistrojnë çdo parregullsi. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më datë 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu I, për të sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtar të përbindëshit Edi Rama, që nuk respekton asnjë ligj për zgjedhjet. Protesta do jetë paqësore.
    Protesta e 16 majit, është një protestë e këtij populli, që votën ia diktoi revolja siç ndodhi në Peshkopi, që ia diktuan bandat. Një narkodiktator nuk lejon, por përdor çdo mjet të mundshëm për të vjedhur votën, ka krijuar shtetin monstruoz para jush dhe gjithë botë. Do të formulohet e gjithë strategjia, por zgjedhje të cilat bien në mënyrë të tillë nuk ka parë toka. Të japësh licenca për rritjen e miliona rrënjëve kanabis për votën, të aktivizosh bandat, të bësh thirrje për konflikt dhe destabilizim. Por, lufta jonë është për votë, nuk e pranojmë kurrë.” u shpreh Berisha.

  • A do të japë dorëheqjen, Berisha pas goditjes së rradhës që i dha opozitës?/ Berisha: Asgjë nuk mund ta ndalë PD në…

    A do të japë dorëheqjen, Berisha pas goditjes së rradhës që i dha opozitës?/ Berisha: Asgjë nuk mund ta ndalë PD në…

    Në këtë atmosferë zgjedhjesh, Kreu i PD, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat me gazetarët. Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën e lirë’, ndërkohë që statuti i PD parashikon që pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për kryetarin.“Këtë betejë, gjer në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë…,Beteja për votën e lirë. Prevalon mbi të gjitha. Asgjë nuk mund ta ndalë PD në këtë betejë”, tha Berisha.