Tag: votën

  • Kalaja: Votat që numërova nuk më dilnin në tabela. Ato që ishin për PD i kalonin PS

    Kalaja: Votat që numërova nuk më dilnin në tabela. Ato që ishin për PD i kalonin PS

    Kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, përsërit angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës për rinumërimin e votave nga e cila mund të dalë dhe mandati i tij i deputetit. Për të beteja bëhet për transparencë, teksa rrëfeu se ka parë video ku shihet qartë se vota të PD kanë kaluar në favor të mazhorancës.
    ”E gjithë beteja nuk është për mandatin tim, por për një precedent që ka të bëjë me legjitimitetin që kanë kandidatët për të kërkuar rinumërim. Askush nuk dëmtohet nga transparenca. Kjo është betejë për dinjitet. Kam kërkuar votën më kanë thënë do ta japim, por a do ta mbrosh dot votën? Dua të bëhem deputet, por nuk e di a do të bëhem. Transparenca është më e rëndësishme se një mandat deputeti. Unë mendoj se legjimiteti im hap një kapitull të ri për të gjithë kandidatët.

    Nëse Partia nuk do të hapen votat e mia, çfarë ndodh. Nëse unë blej vota kush e ka përgjegjësinë, unë apo PD? Kam qenë i pari që kam kërkuar rinumërim më 14 maj. KAS më rrëzoi sepse nuk kishte dalë tabela përmbledhëse. Tani mora pamjet e numërimit të votave. Unë i kam marrë pamjet dhe për subjektet. Unë e kam marrë votën e virgjër dhe aty kam mbajtur shënime. Dhe më pas ka pasur mospërputhje. Kam video ku i janë marrë video PD dhe i janë kaluar PS. I kam parë këto video në disa QV”.

  • “Vota të PD i kalonin PS”, Aulon Kalaja: Votat që numërova nuk më dilnin në tabela

    “Vota të PD i kalonin PS”, Aulon Kalaja: Votat që numërova nuk më dilnin në tabela

    Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Ditarin me Loneta Prognin, ku përsëriti angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës për rinumërimin e votave nga e cila mund të dalë dhe mandati i tij i deputetit.
    Kalaja u shpreh në A2 se beteja e tij bëhet për transparencë, teksa rrëfeu se ka parë video ku shihet qartë se vota të PD kanë kaluar në favor të mazhorancës.
    “E gjithë beteja nuk është për mandatin tim, por për një precedent që ka të bëjë me legjitimitetin që kanë kandidatët për të kërkuar rinumërim. Askush nuk dëmtohet nga transparenca. Kjo është betejë për dinjitet. Kam kërkuar votën më kanë thënë do ta japim, por a do ta mbrosh dot votën? Dua të bëhem deputet, por nuk e di a do të bëhem. Transparenca është më e rëndësishme se një mandat deputeti. Unë mendoj se legjimiteti im hap një kapitull të ri për të gjithë kandidatët.
    Nëse Partia nuk do të hapen votat e mia, çfarë ndodh. Nëse unë blej vota kush e ka përgjegjësinë, unë apo PD? Kam qenë i pari që kam kërkuar rinumërim më 14 maj. KAS më rrëzoi sepse nuk kishte dalë tabela përmbledhëse. Tani mora pamjet e numërimit të votave. Unë i kam marrë pamjet dhe për subjektet. Unë e kam marrë votën e virgjër dhe aty kam mbajtur shënime. Dhe më pas ka pasur mospërputhje. Kam video ku i janë marrë video PD dhe i janë kaluar PS. I kam parë këto video në disa QV”, tha Kalaja.

  • Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e grabitur dhe të blerë

    Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e grabitur dhe të blerë

    Deputeti demokrat, Flamur Noka foli sot në seancën plenare, nga ku akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave në zgjedhjet e 11 Majit.
    Noka tha se 11 Maji ishte farsë elektorale dhe se demokracia në vendin tonë sipas tij është gjymtuar nga etja e socialistëve për të mbajtur pushtetin.
    “Është e papranueshme për ne opozitën, të varroset vota e lirë. Demokracisë në vendin tonë i qëndron vetëm fasada. Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë. 11 maji ishtë një farsë. E panë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Nuk pati përballje mes programeve që paraqet njëra forcë apo tjetra. Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin, së bashku më trafikantët dhe kartelet. Ju sollët me 11 maj para shqiptarëve shtetin elektoral. Ju për faqen tuaj institucionalizuat tregun e votës. E shndërruat 11 majin në treg. Bletë më 100 euro për kokë, pensionistët. Në kundërshtim më çdo ligj falët 150 mijë vota me vendim qeveria. Ju bletë vota me vendim të qeverisë për drogën
    E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira. Sepse Niko sot para jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për tu kacavirrur me çdo kush pas karriges është gjymtuar demokracia.
    Demokracisë në vendin tonë i qëndron këtu veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet që i nxorët në pah dukshëm“, tha Noka.

  • “Çdo zarf është tërhequr me firmë”, KQZ reagon për votën e diaporës: Ja ku e shkeli kontratën kompania postare

    “Çdo zarf është tërhequr me firmë”, KQZ reagon për votën e diaporës: Ja ku e shkeli kontratën kompania postare

    Pas kontestimeve të opozitës për votën e diasporës dhe akuzave të tyre se votat u manipuluan, KQZ thotë se kompania postare u ka dorëzuar provat që vërtetojnë se çdo zarf është tërhequr me firmën e zgjedhësit.
    Në një kthim përgjigje për shoqatën “Diaspora e Lirë”, KQZ  thotë se janë në proces kontrolli të të gjitha firmave të zgjedhësve dhe ia kanë dorëzuar edhe Partisë Demokratike për Greqinë.
    Ky standard thotë KQZ, është ndjekur edhe në rastin e Greqisë, duke shtuar se DHL ka zbatuar protokollin e dorëzimit për shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave dhe se disponon provën e dorëzimit për dërgesat e dorëzuara, të cilat mund të nxirren nga sistemi i tyre.
    “Kompania DHL siguron se dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim. (referuar shkresës  protokolluar me tonën me nr. Prot., 4009/1, datë 12.05.2025).
    Të gjithë marrësve të dërgesave/ votave pa përjashtim u është dërguar sms ose e- mail. Vetëm në rastet e mungesës së numrit të telefonit apo një emaili jo aktiv nuk është arritur të dërgohet njoftimi”, shkruan KQZ.
    Ndërkohë, sa i takon Greqisë, KQZ thotë se nuk i kanë dhënë leje DHL-së ta nënkontraktonte procesin, duke theksuar se kjo ka qenë në shkelje të kontratës.
    “Referuar termave të kontratës dhe termave të procedurës së prokurimit alternativa e nënkontraktimi është vendosur jo nga ana e autoritetit kontraktor/KQZ. Pra nuk është lejuar nënkontraktimi”, thotë KQZ.
    Pyetjes nëse persona të tjerë kanë marrë dhe kanë dorëzuar me shumë zarfe se sa numri i anëtarëve të familjes, KQZ i përgjigjet duke thënë se jemi në proces verifikimit të firmave, por deri në këtë moment nuk është evidentuar ndonjë rast konkret.
    “Aktualisht, procesi ndodhet në fazën e verifikimit të nënshkrimeve të personit/personave marrës në dorëzim. Deri në këtë moment, nuk është evidentuar apo denoncuar ndonjë rast konkret në KQZ që ngre dyshime për tejkalim të numrit të lejuar të zarfeve në raport me anëtarët e familjes votues. Çdo informacion i tillë, nëse paraqitet, do të trajtohet përmes procedurave të parashikuara për verifikim dhe hetim të pavarur”, thotë KQZ.

  • Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë!

    Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë!

    Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh në konferencë se rezoluta e IDC-CDI, i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë.

    Berisha tha se, kjo rezolutë e 108 forcave politike, më e madhja në botë, denoncon farsën e 11 Majit si një farsë të shëmtuar, ku u shkelën një nga një parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

    “Siç e shihni pra, populli opozitar në Shqipëri ka marrë dje me këtë rezolutë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare për kauzën e vet të drejtë.

    Kjo rezolutë e 108 forcave politike, më e madhja në botë, denoncon farsën e 11 Majit si një farsë të shëmtuar, ku u shkelën një nga një parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

    Në këtë forum botëror kanë gjetur mbështetje të plotë kërkesat e PD-së për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

    Në këtë kuadër, në këtë kontekst, rezoluta është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre.

    Që e konsiderojnë votën e lirë, themelin e një sistemi demokratik dhe kushtin e të gjitha kushteve për të ardhmen e tyre.

    Një mirënjohje të pakufishme ndaj presidentit Pastrana, zëvendëspresidentëve dhe kryesisë, në të cilën është edhe presidenti i PPE, Manfred Veber dhe të gjithë atyre përfaqësuesve të 108 partive politike që dolën në krah të qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të votës së tyre të lirë.

    Kjo është një arritje madhore, e cila regjistrohet pa u tharë boja mirë në procesverbalet e farsës më të shëmtuar elektorale të 32 viteve të fundit në Shqipëri.

    Kjo rezolutë është një apel, një kushtrim për popullin opozitar për të luftuar dhe sakrifikuar, për të paguar çdo çmim për votën e lirë, duke i garantuar se në këtë betejë nuk janë vetëm, por janë së bashku me mbarë partitë e qendrës dhe qendrës së djathtë në Europë dhe në botë.

    Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë shqiptare, Edi Ramës, altoparlantëve të tyre në media, të cilat si mercenarë të fjalës së lirë, përpiqen t’u shesin shqiptarëve farsën për proces zgjedhor.

    Përpiqen të justifikojnë, përpiqen të mashtrojnë dhe të dezinformojnë shqiptarët me të njëjtin pasion patologjik që kanë bërë gjatë fushatës elektorale dhe para saj.

    Kjo rezolutë denoncon me forcën më të madhe Skapin e partisë, këtë organ politik të narkodiktaturës, e cila me urdhër politik persekuton liderët e opozitës shqiptare dhe refuzon të hetojë krimet monstruoze elektorale, pra, ka vendosur pandëshkueshmërinë.

    Kjo rezolutë denoncon policinë dhe të gjitha institucionet e këtij shteti, që në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve, u rreshtuan si institucionet e partisë shtet.

    Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme të gjithë aleatëve, partnerëve tanë në Europë dhe botë për qëndrimin e tyre dje në mbështetje të kauzës së zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

  • A po e përdor PD-në si mburojë ndaj drejtësisë? Ja si përgjigjet Berisha

    A po e përdor PD-në si mburojë ndaj drejtësisë? Ja si përgjigjet Berisha

    Sali Berisha, i pyetur në një konferencë për mediat nëse po përdor PD-në si mburojë për çështjet me drejtësinë, është shprehur se po mbron votën e lirë të shqiptarëve.
    “Po mbroj votën e humbur, çfarë po përdor unë këtu?”, u shpreh Berisha.
    Pyetje: A po e përdorni PD për tu mbrojtur në raport me çështjet tuaja për drejtësinë?
    Sali Berisha: Po mbroj votën, ky është një mision për mua. Është më i rëndësishëm se ai në ‘91. Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu.
    Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi, nga një parti krimi e bërë 1 me shtetin, nga një propagandë antidemokratike.

  • SYRI TV/ Plug për farsën me votën e diasporës, emigrantët: Votat i gjetëm në kosha plehrash

    SYRI TV/ Plug për farsën me votën e diasporës, emigrantët: Votat i gjetëm në kosha plehrash

    Emisioni investigativ Plug solli fakte të reja mbi farsën zgjedhore me votat e diasporës në Greqi. Shumë bashkëatdhetarë që jetojnë në Greqi treguan ekskluzivisht se votat e tyre i gjetën të hedhura në kosha plehrash apo pika bastesh sportive.

    Plug publikoi për herë të parë kontratën prej 11 milionë eurosh që KQZ lidhi me kompaninë DHL, ku kjo e fundit kishte për detyrë të shpërndante fletët e votimit dorë më dorë, në mënyrë individuale, te çdo zgjedhës. KQZ duhet të ndërpriste kontratën në rast të cenimit të interesit publik, por teksa shkeljet kryheshin ditën për diell, KQZ hezitoi të merrte masa duke lejuar farsën elektorale.

    Fakte të reja dalin në dritë nga farsa zgjedhore me votat e diasporës në Greqi, por jo vetëm. Emisioni investigativ Plug publikoi dëshmi dhe prova që tregojnë maskaradën me votën e diasporës në Greqi. Që në nisje të procesit të regjistrimit dhe më pas votimit në diasporë, dhjetëra bashkëatdhetarë denoncuan problemet me votën — që nga problemet dhe refuzimet me regjistrimet në PER e deri te mungesa e fletëve të votimit, apo shpërndarja e votës së diasporës, e cila në Greqi nuk shkoi individualisht në çdo banesë. Këto ishin disa nga faktet e denoncuara publikisht, por që KQZ nuk i mori parasysh.

    Emisioni Plug solli për herë të parë dëshmi ekskluzive të disa bashkëatdhetarëve që jetojnë në Greqi, të cilët treguan se DHL nuk ua dorëzoi zarfin me fletën e votimit individualisht. Ata u shprehën se fletët e tyre të votimit i gjetën në pika bastesh, dyqane apo edhe kosha plehrash, ndërsa persona të dyshimtë shfaqeshin nëpër pikat e DHL.

    E teksa DHL është vënë në qendër të kritikave për shkeljen e marrëveshjes me KQZ, Plug publikoi për herë të parë kontratën, e cila dyshohet se është shkelur nga operatori postar. Sipas marrëveshjes mes KQZ dhe DHL, parashikohej që operatori postar duhet të shpërndante votën dorë më dorë te çdo zgjedhës në çdo cep të botës. Në Greqi, jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por DHL nënkontraktoi operatorë të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohet se abuzuan me fletët e votimit. E teksa shkeljet dhe denoncimet janë pranuar edhe nga KQZ, ky institucion nuk ndërhyri në kohë për të zgjidhur marrëveshjen me DHL, sikundër parashikohej në kontratë në rast se cënohej interesi publik — që në këtë rast ishte pikërisht jo vetëm aspekti financiar, por edhe deformimi i vullnetit të zgjedhësve.

    Në emision u sollën fakte edhe për patronazhimin e votës në diasporë, intimidim të votuesve, e sidomos të punonjësve të administratës publike, të cilët u detyruan të regjistronin familjarët e tyre në emigrim që të votonin për Partinë Socialiste. E gjithë farsa e kryer në diasporë u dëshmua pasi u numëruan fletët e votimit në Parkun Olimpik, ku Partia Socialiste fitoi deri në 99% të votave nga Greqia në raste të caktuara.

     

  • Topalli denoncon votën e diasporës. Noka: Patronazhisti Sinan Patozi mburret duke treguar arkat me fletët e votimit

    Topalli denoncon votën e diasporës. Noka: Patronazhisti Sinan Patozi mburret duke treguar arkat me fletët e votimit

    Drejtuesja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka denoncuar sërish votën e Diasporës, të vjedhur sipas saj nga qeveria Rama. Duke iu referuar statuseve në Facebook të Sinan Patozit, të cilin e quajnë patronazhist, ajo shkruan se Sinan Patozi është edhe i sinqertë. Për Patozin ka reaguar edhe Noka. ”Republikë bananesh pa banane. Ata që thonë se votoi diaspora i përshëndet patronazhisti i dalluar Sinan Patozi, i cili po mburret duke treguar arkat me fletët e votimit nga diaspora. Dialogu me shokun në komente është kulmi i sinqeritetit. Binjakëzimi me Korenë e Veriut tani më afër’‘, thotë Noka.
     

  • “Po the patronazhist,i the gjithçka”,Saraçi zbërthen skemën e manipulimit nga PS:Blenë votën e diasporës

    “Po the patronazhist,i the gjithçka”,Saraçi zbërthen skemën e manipulimit nga PS:Blenë votën e diasporës

    Romir Saraçi shprehet se në votën e diasporës, kryesisht në Greqi, Partia Socialiste ka funksionuar si organizatë kriminale përmes databazes së KQZ-së për manipulimin e kësaj vote.
    I ftuar në  një emision televiziv, Saraçi tha se përmes patronazhistëve, PS ka ndërhyrë në databazen e të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke marrë të gjitha të dhënat e shqiptarëve të regjistruar jashtë vendit për t’i identifikuar dhe më pas për t’u blerë votën përmes korruptimit.
    Saraçi duke zbërthyer skemën e të dhënave të përfituara nga regjistri i KQZ-së, tha se patronazhistët më pas kanë pikasur votuesit demokratë dhe u kanë shkuar në banesë për t’u blerë votën, apo dhe në rastet kur nuk u janë dërguar zarfet me votën brenda.

    Kjo formë e përdorur nga PS, sipas Saraçit është tipike e një grupi të strukturuar kriminal, pasi në shërbim të tjetërsimit të votës së diasporës është vënë e gjithë struktura shtetërore dhe diplomacia.

    Po the patronazhist i the të gjitha është multitask. Ai s’ishte mbështetës i thjeshtë.  Ai është person iangazhuar në PS e jo thjesht një mbështetës që do dëgjojmë nesër… bëhet fjalë për një patronazhist të angazhuar në këto zgjedhje në mënyrë intensive. E fakton edhe vetë në postimet në rrjetet sociale në angazhimin antiligjor, sa kohë është punonjës i DHL-së e shohim në menaxhimin dhe administrimin e votave të diasporës. Zotëria në fjalë ka bzuluar skemën se si ka funksionuar PS.
    PS ka pasur të angazhuar në aksionin e saj për votën e diasporës, në 3 shtylla. Së pari regjistrimin, i koordinuar. Së dyti, patronazhimi i DHL-së dhe së treti, kontrollimi i këtyre sistemeve përmes zyrtarëve në Shqipëri që kanë shfrytëzuar selitë e ambasadave e konsullatave. Zyrat e patronazhimit janë në në të njëjtën godinë me konsullatën. Konsuj, makina të selive diplomatike, ambasadorë që kanë qenë të angazhuar në fushatën e PS.
    PS në manuipulimin e votës së diasporës ka funksionuar si organizatë kriminale. PS dhe patronazhistët kanë marrë informacione në databazen e KQZ-së për regjistrimin e shqiptarëve jashë vendit. Çfarë qytetari s’kanë patronazhuar i kanë çuar partonaizhistë në shtëpi dhe i kanë kërkuar votën përmes parasë.
    Sistemi është krijuar me persona të lidhur me pushtetin. Mekanizmi e të dhënat e KQZ-së kanë qenë në shërbim të patronazhistëve të PS. I kanë joshur përmes korruptimit. Ka qenë e organizuar në formën e një organizate kriminale të vjedhjes së votës. Kush është identifikuar si votues demokrat, nuk i kanë dërguar vota fare. Dëshmojnë se u ka shkuar vota të njohurve të tyre, ndërsa atyre kurrë. Kanë funksionuar si grup i strukturuar.
     
     

  • “Durim, se ne kemi dokumentet”/ Berisha: Me kallashnikov votën s’e mbrojmë, por…

    “Durim, se ne kemi dokumentet”/ Berisha: Me kallashnikov votën s’e mbrojmë, por…

    Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për media, teksa po flet sërish për zgjedhjet e 11 majit.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka kërkuar shqiptarëve të kenë durim pasi PD disponon dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë eletktorale.
    Teksa tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, Berisha theksoi se lufta për votën e lirë është vetëm në fillimin e saj.
    ”Sot ka shqiptarë të dëshpëruar ka shqiptarë të zhgënjyer, por ka dhjetëra mijëra shqiptarë që janë gati të luftojnë për votën e lirë. Mos kujtoj kush kurrë se një bandit si Edi Rama do mund të imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë.
    Ky është vetëm fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne me kallashnikov votën nuk e mbrojmë, por tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tillë, nuk pranojmë kurrë rezultat të tilla”, tha Berisha.