Tag: votën

  • Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj

    Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj

    Sali Berisha, kryetar i PD

    Berisha: Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare.Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit.Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre.Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe.Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari./ZËRI

  • Fotografoi votën, arrestohet 56-vjeçarja/ BKH zbarkon në Elbasan

    Fotografoi votën, arrestohet 56-vjeçarja/ BKH zbarkon në Elbasan

    FOTO ILUSTRUESE

    ELBASAN-Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe një rast tjetër me votim familjari në Bradashesh. Në lidhje me problematikat gjatë procesit zgjedhor mësohet se prokurorë të SPAK dhe BKH kanë zbarkuar sot në prokurorinë e Elbasanit.
    Sa i përket rastit të fotografimit të votës Policia bën me dije se M.C., 56 vjeç ka fotografuar votën e saj gjatë procesit të votimit në lagjen “5 Maj”. Ngjarja u vu re nga anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, i cili njoftoi policinë.
    Njoftimi i Prokurorisë:
    Fotografoi votën, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasja M.C. për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.
    Në datë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është dërguar grupi hetimor në vendin e ngjarjes, është identifikuar shtetasja e mësipërme, është sekuestruar telefoni celular, janë administruar aktet përkatëzse si dhe janë marrë deklarime personave që kanë dijeni.
    Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasja me iniciale M.C., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.
    3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

  • Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

    Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

    Një 56-vjeçare në Elbasan është shoqëruar në Polici.
    Uniformat blu bënë me dije se M.C., 56 vjeç ka fotografuar votën e saj gjatë procesit të votimit në lagjen “5 Maj”. Ngjarja u vu re nga anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, i cili njoftoi policinë.
    “Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
    Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht”, njofton policia.

  • 100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946

    100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946

     Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë.

    Ai mund të jetë votuesi më i vjetër në Shqipëri.
    “Me numër si kam por kam votuar që në 46 dhe deri sot. Sado e gjatë të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta e votimit. Janë bërë zgjedhjet e para, 46, 50, 60 deri sot mund të kem votuar. Sa më shpejt është më mirë, çdo punë, sa më shpejt të jetë aq më e saktë është”, u shpreh ai për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.

    Top Channel

  • Incident në Elbasan, votuesja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

    Incident në Elbasan, votuesja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

    Rasti i parë i fotografimit të votës ka ndodhur në Elbasan.
    Siç duket votuesja me shpresën se ishte herët dhe nuk do ta vinte re njeri, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar.
    Por është bllokuar menjëherë nga komisionerët të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.
    Fotografimi i votës është vepër penale dhe dënohet me 1-3 vite burg.

  • U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

    U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

    Gjin Gjoni

    LEZHË- Gjin Gjoni ka një tjetër çështje të hapur në Prokurorinë e Lezhës. Kandidati për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës është kallëzuar sërish, kësaj here nga një qytetar. Sipas një 66-vjeçari të identifikuar me inicialet V.K., kandidati i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar votën. Ndaj edhe e ka kallëzuar. 
    Çështja është referuar tashmë nga Policia në Prokurori. 
    “Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën,”-njofton Policia./ZËRI

  • Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

    Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

    Policia e Lezhës ka nisur një hetim ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, Gjin Gjoni.
    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se është referuar në Prokurori një kallëzim penal ndaj 55-vjeçarit.
    Sipas uniformave blu, kallëzimi është bërë nga shtetasi V. K., 66 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë, i cili pretendon se Gjoni i ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar votën.
    Pas këtij veprimi specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lezhës kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe materialet janë referuar tashmë pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vijimin e hetimeve sipas ligjit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,– Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.

  • “Më erdhi në banesë për votën”, qytetari kallëzon në polici kandidatin e PD, Gjin Gjoni!

    “Më erdhi në banesë për votën”, qytetari kallëzon në polici kandidatin e PD, Gjin Gjoni!

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se është referuar në Prokurori një kallëzim penal ndaj shtetasit Gjin Gjoni, 55 vjeç, banues në Lezhë dhe kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Dekomokratike”.
    Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi është bërë nga shtetasi V. K., 66 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë, i cili pretendon se Gjoni i ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar votën, veprim që përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe mund të konsiderohet presion elektoral.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lezhës kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe materialet janë referuar tashmë pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vijimin e hetimeve sipas ligjit.
    “Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,
    Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.

  • U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

    U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, Gjin Gjonin, kandidat i PD në këtë qytet. 

    Sipas Policisë ndaj tij është bërë kallëzim nga një shtetas, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.
    “Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.

    Top Channel

  • Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

    Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

    Nga Artan Fuga
    Kujt i jap votën time?
    Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t’u jap votën, aspak, madje mund t’i kem edhe miq të mirë, por vota në politikë nuk është çështje miqësish, por një vendim politik.
    Shikoni çfarë kanë bërë? Po votove për një kandidat, duhet të votosh edhe për partinë që e ka vendosur në listë. Pra, na kanë mohuar lirinë dhe të drejtën për të votuar një person konkret ndonëse mund të mos e honeps partinë që e ka vendosur në listë.
    Ky është mashtrimi. Kjo është fyerja që na bëhet. Por, edhe fyerja për kandidatët: u thonë pa partinë ju jeni hiç, zero me xhufkë.
    Atëhere çfarë duhet të bëjmë? Mos e nism zgjedhjen nga partitë sikurse na fut në kurth fleta e votës. Por, të zgjedhim fillimisht personin që duam të votojmë. Pastaj për rrjedhojë, nga që nuk kemi se çfarë të bëjmë zgjedhim edhe partinë e tij. Por, fillimisht zgjedhim personin, aspak partitë. Partitë janë kot! Nuk vlejnë fare.
    Pra kujt personi i jap votën?
    Kujtdo që më pëlqen, por po them se kujt nuk ja jap për qamet, veç me ndonjë përjashtim shumë, shumë, shumë të rrallë.
    Nuk ja jap:
    1. Askujt që është në listën e mbyllur, pra që grabit votat e kandidatëve të tjerë që janë në listë të hapur. Nuk jap vota për kandidatë parazitarë dhe që nuk pranojnë të votohen nga populli.
    2. Nuk i jap votë asnjë deputeti që ka më shumë se dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Kurrë nuk votoj për dikë që do mandat të tretë deputeti. Deputetlliku nuk është profesion.
    3. Nuk i jap votën askujt që për një arsye ose një tjetër i kanë nxjerrë fakte nga drejtësia, me vendim gjyqësor, se ka bërë korrupsion ose ka shkelur ligjin me një vepër penale ose edhe civile.
    4. Nuk i jap votën askujt që ka ndruar qoftë edhe një parti politike.
    5. Nuk i jap votën askujt që ka pasur dy herë herë post ministror në një qeveri.
    6. Nuk i jap votën për deputet asnjë individi që ka pronësi private një biznes të nivelit mesatar e lart.
    7. Nuk i jap votën asnjë personi që kandidon në një zonë elektorale në të cilën nuk banon, ose nuk ka një lidhje me traditat e veta familjare atje.
    8. Nuk i jap votën asnjë kandidati që katapultohet si kandidat për deputet pa pasur punuar më parë jo më pak se dhjetë vjet punë në administratën publike ose në agjenci publike.
    9. Nuk i jap votën asnjë kandidati që nuk vërteton se ka kontribut në politikë jo më pak se dhjetë vjet.
    10. Nuk i jap votën askujt që di se ndonjë i afërmi i tij i shkallës së parë, është përfolur për lidhje me grupe kriminale.
    11. Nuk i jap votën askujt që nuk vërteton se ka kontribuar si deputet apo pjestar i shoqërisë civile për nxjerrjen e një ligji që sot është në fuqi.
    12. Nuk i jap votën askujt që nuk ka aktivitet publik të njohur në media.
    13. Nuk i jap votën askujt që e di se ka përdorur një gjuhë fyese dhe bullizuese karshi rivalëve të tij politikë ose kujtdo tjetër.
    14. Nuk i jap votën askujt që ka hyrë në politikë para vitit 2000, d.m.th është njeri i shekullit të kaluar