Tag: votat

  • “Ankesat për vjedhje zgjedhjesh, turpëruese”/ Reagon ashpër deputeti i PD-së: PD duhet të lexojë veten…

    “Ankesat për vjedhje zgjedhjesh, turpëruese”/ Reagon ashpër deputeti i PD-së: PD duhet të lexojë veten…

    Ai thotë se janë turpëruese ankesat e herëpashershme se Rama po vjedh zgjedhjet, në një kohë kur brenda PD ka vetëm bashkime të cilat i cilëson si falso.
    Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku kërkon një ‘riformatim’ të PD-së dhe opozitës. Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet kritik për qëndrimin për zgjedhjet, duke shkruar se nëse vazhdon në këtë gjendje në të cilën ndodhet aktualisht PD, në zgjedhjet e radhës do të pësojë disfata më të thella.
    “PD duhet të reformohet në formë totale, në organizim, në koncept dhe në klimë. Bashkimet falso, me llogari personale mandate deputetësh nuk funksionojnë. Klima sektare me armiq brenda llojit, për llogari karrierash personale nëpër provinca rezultuan katastrofë”, shkruan deputeti.
    Kritikat s’i kursen ndaj përfaqësuesve demokratë, teksa thotë se 500 mijë votat që siguron Berisha nuk mjaftojnë për të kënaqur ambiciozët apo dembelët e PD-së.
    “Mungojnë thuajse edhe një herë aq, të cilat ose do të gjendet mënyra të rikthehen në PD – përmes respektit, pranimit, të drejtës për të menduar ndryshe, përmes fraksioneve apo rrymave të mendimit alternativ – ose e gjithë kjo energji opozitare dhe demokrate do të detyrohet të gjejë formë e rrugë riorganizimi e riformatimi. Rama do t’i vjedhë çdo herë e sa të mundet zgjedhjet.”, shton ai.
    Më tej, ai shton se revoltat imagjinare për të mbrojtur votat, siç pretendon Berisha, janë një vetshpallje opozitë e përjetshme.
    “Të presësh të tjerë, ose një revoltë imagjinare popullore që të na mbrojë votat, është të vetëshpallesh opozitë e përjetshme; është të pranosh këtë agoni disfatiste.”, shton ai.
    Reagimi i plotë:
    Opozita duhet të lexojë veten.PD duhet të lexojë veten.Në gjendjen si ndodhet sot, farsa elektorale e radhës do të jetë edhe më dramatike.Të ankohemi se çdo herë (për 4 apo 5 herë radhazi) Edi Rama na vjedh zgjedhjet, është turpëruese.PD duhet të reformohet në formë totale, në organizim, në koncept, në klimë.Bashkimet fallco, me llogari personale mandatesh deputetësh, nuk funksionojnë.Klima sektare me armiq brenda llojit, për llogari karrierash personale nëpër provinca, rezultuan katastrofë.500 mijë votat që siguron Berisha nuk mjaftojnë për të kënaqur çdo ambicioz apo çdo dembel në PD, e aq më pak për ta çuar PD-në në pushtet.Mungojnë thuajse edhe një herë aq, të cilat ose do të gjendet mënyra të rikthehen në PD – përmes respektit, pranimit, të drejtës për të menduar ndryshe, përmes fraksioneve apo rrymave të mendimit alternativ – ose e gjithë kjo energji opozitare dhe demokrate do të detyrohet të gjejë formë e rrugë riorganizimi e riformatimi.Rama do t’i vjedhë çdo herë e sa të mundet zgjedhjet.Të presësh të tjerë, ose një revoltë imagjinare popullore që të na mbrojë votat, është të vetëshpallesh opozitë e përjetshme; është të pranosh këtë agoni disfatiste.Kjo agoni duhet të ndalet, sot…

  • “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

    “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

    Përmes një interviste, gazetarja Mola Luku tha se rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive.
    Ajo shtoi se kishim një Parti Demokratike që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit, pasi PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën që kërkonte pushtetin.
    Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive. Kishim një PD që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit. PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën, teksa opozita në rinumërim tregoi se disa nga deputetët kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.
    Po ashtu ka pasur vota të pavlefshme që janë cilësuar si të vlefshme. Ky rinumërim është bërë me kompetencë të KAS-it që kanë vlerësuar nëse votat janë të vlefshme apo jo, ndërsa në 11 maj ishin komisionerët e politikë.

  • Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës, KAS me dy standarde

    Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës, KAS me dy standarde

    Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u shpreh sot nga salla e pallatit “Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast.
    Kalaja që ndodhet 1 mijë vota larg mandatit që ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, shprehet se votat e tij janë transferuar nga numërimi i parë dhe kjo provohet nga rinumërimi i deritanishëm.
    Ai sqaroi në një intervistë për Report Tv se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti.
    Gjithashtu vuri në dukje se edhe vetë KAS po mban standard të dyfishtë për vota të ndryshme, në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë.
    “Unë kam kërkuar hapjen e të gjithë qarkut të Durrësit. Është kërkesë e protokolluar. Unë kam kërkuar për të gjitha, teksa ka dezinformim sikur kam kërkuar vetëm për 60 kuti. Unë kam dërguar prova për 60 prej kutive dhe KAS ka vendosur kështu, por unë dua hapjen e të gjithave.
    Nga faza e parë tek e dyta rezulton se vota ime është transformuar. Unë kërkoj të ballafaqohen videot me procesverbalet apo kutitë. Kam mbajtur shënim çdo lloj vote. Shikoj se kanë mbajtur standarde të ndryshme për vota të ndryshme, në fund të procesit do bëj ankimimet e mia.
    Edhe KAS po mban qëndrime të tjera, unë po i mbaj shënim, ka problematika të ndryshme, ka pasur standarde të ndryshme për vota të ndryshme. Kam dyshime se janë bërë ndryshime artificiale me shënime votash kandidatësh apo partish nga procesi i parë deri tani. Rezulton se deri tani mua më janë marrë vota deri tani, votat e mia janë të pastra, të tjerëve u janë shtuar vota tepër në procesin e parë”, përfundoi Kalaja.
    Nga rinumërimi i më shumë se gjysmës së kutive të vendosura nga KAS, deri tani kandidati Ndoja ka humbur më shumë se 50 vota që i kishte fituar padrejtësisht nga numërimi i parë, kurse kandidatit Kalaja i janë shtuar 5 që ia kishin hequr padrejtësisht te numërimi i parë.

  • Rinumërohen votat e Durrësit, hapen 375 kuti përfshirë 85 të diasporës

    Rinumërohen votat e Durrësit, hapen 375 kuti përfshirë 85 të diasporës

    Ka nisur këtë të enjte procesi i rinumërimit të votave edhe për 375 kutitë e qarkut të Durrësit.

    Stafi mbikqyrës po analizon dokumentacionin për 126 kutitë e para, ndërsa më pas do të rinumërohen votat edhe për subjektet politike e kandidatët, përfshirë 85 kuti nga diaspora.
    Ankimimi në këtë qark u bë nga kandidati i PD në Durrës Aulon Kalaja i cili humbi mandatin përballë kolegut të tij Arjan Ndoja me rreth 1 mijë vota diferencë.

    Më herët përfundoi rinumërimi i votave për qarkun e Fierit./vizionplus.tv

  • Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Të bëhet rinumërim i plotë i Durrësit

    Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Të bëhet rinumërim i plotë i Durrësit

    Kandidati i listës së hapur i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, që ka akuzuar kolegët e tij të PD-së, se i kanë vjedhur votat, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po bëhet rinumërimi i votave të qarkut Fier, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave edhe për Durrësin.
    Me disa pankarta të votave që sipas tij KAS i ka shpallur të pavlefshme pa arsye, Kalaja, i cili kandidoi nën siglën e PD në Durrës, thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me rinumërimin e qarkut ku ai kandidoi.
    KAS ka vendosur rinumërimin e 360 kutive në Durrës, një pjesë e të cilave i përkasin diasporës, por kandidati demokrat kërkon hapjen e të gjithë kutive pasi pretendon se ka devijim të votave të tij.
    “Jemi këtu para vendi ku po rinumërohen votat. Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim por jam i zhgënjyer nga KAS dhe mënyra se si kanë vendosur me i quajtur votat e pavlefshme. Durrësi do të hapej në orën 3 ndërkohë që marrim vesh se do hapet nesër në orën 9. Durrësin e kam kërkuar unë që të hapet. Shqetësimi im është shumë i thjeshtë, po na shpallin votat e pavlefshme në një mënyrë totalisht të çuditshme. I bie që ne jemi hajdutë votash. Kjo protestë sot është këmbanë alarmi për atë që do të ndodhë nesër.”, u shpreh Kalaja.
    Duke sjellë një shembull të një vote të shpallur të pavlefshme, Kalaja, i cili ka hedhur dyshime për lëvizje votash drejt kandidatit tjetër demokrat ish-prokurorit Arjan Ndoja, tha se po krijohet perceptimi se ka vjedhur vota. Ai kërkon gjithashtu që përveç rinumërimit të bëhet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike.
    “Kështu krijohet perceptimi publik se ne kemi vjedhur vota. Unë jam kandidat që as kam blerë dhe as vjedhur këtë do ta vërtetojë rinumërimi nesër. Pamjet filmike që kemi parë nga rinumërimi nesër vërtetojnë se këto vota do na quhen të pavlefshme sipas tyre, ndërkohë që janë të vlefshme si në Krujë, Durrës, Tiranë apo kur hapet procesi i votave të emigrantëve. Çështja e dytë është kërkesa që kam bërë ndaj KAS dhe KQZ që nuk mund të hapni vetëm kutitë, duhet të hapni edhe videot. Ne kemi parë videot dhe  mua personalisht më është transferuar vota. “, shtoi ai.

  • Kalaja me pankarta te Pallati i Sportit Farie Hoti, kërkon rinumërim të plotë të Durrësit: Më janë transferuar votat

    Kalaja me pankarta te Pallati i Sportit Farie Hoti, kërkon rinumërim të plotë të Durrësit: Më janë transferuar votat

    KAS ka vendosur rinumërimin e 360 kutive në Durrës, një pjesë e të cilave i përkasin diasporës, por kandidati demokrat kërkon hapjen e të gjithë kutive pasi pretendon se ka devijim të votave të tij. Ai gjithashtu pretendon se KAS shumë vota po i shpall si të pavlefshme.
    Kalaja thotë se i janë bërë padrejtësi, duke ia shpallur votat e pavlefshme me qëllim duke bërë shënime mbi fletët e votimit.
    “Pamjet filmike nga KQZ vërtetojnë se këto vota do na quhen të pavlefshme sipas tyre, ndërkohë që janë të vlefshme. Kërkesa që kam bërë ndaj KAS dhe KQZ që nuk mund të hapni vetëm kutitë, duhet të hapni videot kemi parë videot dhe kanë ndodhur dy numërime për subjektet dhe kandidatët. Mua personalisht më janë transferuar vota.”, u shpreh Kalaja.

  • Rinumërimi në Fier konfirmon skandalin, Klosi batërdi me votat, si e vodhi Klevis Jahjan me urdhër të Belinda Ballukut

    Rinumërimi në Fier konfirmon skandalin, Klosi batërdi me votat, si e vodhi Klevis Jahjan me urdhër të Belinda Ballukut

    Skandali elektoral në qarkun e Fierit është tashmë i konfirmuar nga të dhënat zyrtare. U vërtetua ajo që gazeta “SOT”, denoncoi me detaje disa ditë më parë për një skemë të mirëorganizuar të vjedhjes së votave në dëm të kandidatit Klevis Jahaj dhe në favor të “të preferuarit të Belinda Ballukut”, Ceno Klosit. Gazeta “SOT” raportoi se gjatë numërimit të mbi 60% të kutive, Klevis Jahaj po rezultonte me mbështetje të jashtëzakonshme, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke rrezikuar seriozisht pozitat e Ceno Klosit, “ushtarit” politik të Belinda Ballukut në Fier. Kjo e fundit, në rolin e drejtueses politike të qarkut ndërhyri personalisht për të ndalur këtë “rrjedhje” votash drejt Jahajt.
    Statistikat e nxjerra nga procesi i rinumërimit hedhin dritë mbi nivelin e manipulimit. Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” brenda dy ditëve të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit u hapën 433 kuti nga 587 kuti. Deri më tani rezulton se Ceno Klosi ka humbur 930 vota nga rezultati fillestar. Ndërkohë, Klevis Jahaj ka fituar 454 vota. Përveç PS shifrat e rinumërimit tregojnë se kampione e votave të pamerituara në PD është Silva Hasaj me 670 vota që i zbriten nga rinumërimi, më shumë se 18% e votave nga rezultati i 11 majit. Hasaj ndiqet nga Gentian Çela, të cilit i zbriten 215 vota.
    Zegjineja siguron mandatin
    Nga ana tjetër, mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos.  Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 5 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 63 vota.  Partisë Demokratike i zbriten 108 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 12 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 9 vota. Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 9 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbritet 1 votë.  Përveç PS-së, që i shtohen vota, edhe Partisë Socialdemokrate i shtohen 7 vota, kurse Mundësisë i hiqen 3 vota, që i janë shtuar nga numërimi fillestar. Në PD nuk mund të këtë asnjë ndryshim, pasi kjo parti arriti të marrë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur.
    A do të ketë kallëzime penale?
    Gjithashtu, anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha dje se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidatëve. “Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë bërë këto lëvizje apo janë të ndryshme. Por megjithatë kur votat janë në nivele të tilla, çështja duhet parë më në themel. Ne patjetër që do bëjmë ato verifikimet tona me aq sa kemi mundësi nga ça del nga kutitë e fletëve të votimit. Por që të arrijmë një rezultat, duhet të kemi emrat e grupit të numërimit, duhet të shohim kutinë e materialeve zgjedhore.
    Pra, janë një sërë elementësh që ne do të kërkojmë informacion të mëtejshëm që të kryhet edhe nëpërmjet KQZ dhe në varësi të saj, pastaj do të ketë një qasje nëse do të procedohet me kallëzim penal apo jo. Por duhet të kemi parasysh që tabela e rezultateve nuk është një gjë që është një informacion konfidencial që e ka vetëm KAS apo vetëm komisioneri. Është informacion publik, prokuroria e Fierit i ka të gjithë mundësitë që të nisë”, u shpreh Braho.  I pyetur se përse KAS nuk ka marrë ende një vendim për qarkun e Elbasanit, ku PD pretendon se ka pasur tren bullgar, Braho theksoi se do ta shqyrtojnë pasi të mbyllin procesin e rinumërimit. Sipas tij, kur u bë verifikimi i materialeve zgjedhore, PD nuk kërkoi rinumërim, duke shtuar se nuk beson se do të bëjë një kërkesë të tillë tani, duke parë edhe rezultatet e Tiranës dhe të Fierit.  Sipas tij, nuk ka pasur shtysë nga partitë drejt numëruesve për trafikimin e votave.
    “Nuk ka asnjë kërkesë deri tani nga PD. Kjo është shtyrë për arsye që ne mos pezullojmë procesin këtu sepse seanca për shqyrtimin administrativ të Elbasanit të vijojë në ambientet e KQZ, ku bëjmë  mbledhje. Kështu që kemi vendosur që të mbarojmë edhe Durrësin dhe pastaj të zhvillojmë katër seanca për këto katër qarqe. Unë nuk e shpreh votën, sepse nuk e di çfarë pretendimesh do të ngrihen në seancë. Por ajo që mund t’ju them është që në seancën e fundit që është zhvilluar përpara se të vendosej hapja e atyre kutive të Elbasanit dhe 96 qendrave të votimit, kemi qenë të qartë me përfaqësues të PD kur i kemi thënë, jeni të sigurt që doni këto. Sepse ishin të paqartë nëse donin rinumërim apo thjesht këqyrje të materialit zgjedhor dhe fletëvotimit. Dhe ata ishin të mendimit që donin vetëm këqyrje, dhe u bë për 96 në votimin e Elbasanit.
    Pra, u bë një konstatim mes fletëve të gjendura në kuti, fletëve të papërdorura. Nuk kanë pasur kërkesë për rinumërim dhe nuk besoj se do të ketë kërkesë për rinumërim pas hapjes, sidomos të qarkut të Tiranës dhe të Fierit. Ajo që mund të kuptojmë ne është që të paktën subjektet zgjedhore nuk kanë pasur një shtysë për numëruesit e tyre që trafikonin votat. Se çfarë është bërë me kandidatët në qarkun e Fierit dhe preferencat që mund të kenë pasur numëruesin për kandidatë potencial në zonat e tyre, kjo është për t’u parë deri në fund”, shtoi Braho.

  • Kosovë/ Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

    Kosovë/ Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit edhe në tentimin e 39-të për konstituimin e Kuvendit, tha se edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje po vazhdon me shkelje.“Nuk është situatë e njëjtë si para aktgjykimit të Kushtetueses. Nëse ka një qartësi, ai aktgjykim është e qartë se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës aq më pak në mënyrë arbitrare. Insistimi i njëjtë si në seancat e kaluara i bije, që për Kurtin e LVV-në, as Kushtetuesja e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi.Krasniqi, tha se nuk është asgjë e re për ta që LVV-ja e shkelë Kushtetutën.“Së paku 10 herë e kanë shkelë Kushtetutën e ne si PDK gjatë mandatit të tij i kemi kontestuar në kushtetuese. Shpërfillja e Kushtetutës nuk është asgjë e re, sepse këta nuk e kanë njohur as shtetin as Kushtetutën, por sot për një çështje kaq të rëndësishme, siç është zhbllokimi dhe konsolidimi i  institucioneve të reja është rrezikim i demokracisë në Kosovë”, tha ai.Ai tha se rendi i ditës është caktuar me 8 prill, ashtu siç e parasheh Rregulloreja e siç e ka konfirmuar aktgjykimi.“Sot këtu është dashur të tërhiqen nga shkelja kushtetuese. Ta zëmë nuk e kanë ditur që po bëjnë shkelje deri para tre- katër ditësh, sot dihet. Është ndryshim i rendit të ditës. Këtu është një pikë e re e rendit të ditës, në mënyrë arbitrare po mundohen ta ndërrojnë rendin e ditës. Është e drejtë kushtetuese kënd e propozojnë. Ata e dinë që Haxhiut kurrë nuk do t’ia bëjnë votat. Ju kam thënë në seancën e dytë apo të tretë që as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat . Më vjen keq dy muaj e sa më vonë prapë është e saktë. Nëse dëshiron të këmbëngul le të vazhdojë me të, ka të drejtë, aktgjykimi nuk e kishte limituar, por ajo është sjellje e papërgjegjshme.”, deklaroi Krasniqi.

  • Zgjedhjet sërish në qendër të debatit/ Shabani: Ka pasur rivlerësim, jo tjetërsim, nuk kanë guxuar…

    Zgjedhjet sërish në qendër të debatit/ Shabani: Ka pasur rivlerësim, jo tjetërsim, nuk kanë guxuar…

    Endri Shabani, drejtuesi i partisë “Nisma Thurje”, ka folur në Euronews Albania mbi rinumërimin e votave që po zhvillohet dita ditës në Tiranë, ndaj të cilave ka bërë një shpjegim nëse ka pasur apo vjedhje të tyre gjatë procesit.
    Me një bindje të plotë, Shabani shton se “Nisma” ka pasur vëzhgues në çdo moment në qendrat e votimit, duke e bërë procesin sa më transparent.
    “Nuk kemi pasur asnjëherë pretendimet që na janë vjedhur votat në kuti. Kur thonim që i kemi mbrojtur votat nga fillimi deri në fund, na akuzonin se nuk jemi opozitë mjaftueshëm sa Berisha. Po rinumërimi tregoi që çdo votë të cilën shqiptarët kanë hedhur tek kutia për koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, është numëruar, kjo edhe për shkak të organizimit nga KQZ por edhe sepse i kemi qëndruan mbi kokë. Nuk ka pasur asnjë votë, asnjë kuti apo qendër rinumërimi që nuk ka pasur vëzhgues të “Nismës” që rrinë aty 24 orë për ditë të tëra.
    Nuk kisha pritshmëri që të ndryshonte rezultati. Pastaj ka edhe vota që mund të jenë rivlerësim. Që do të thotë, nga 17 mijë e ca vota që ka marrë “Nisma Shqipëria Bëhet”, janë hequr 44 vota. Kjo ka ndodhur sepse në fazën e parë, këto vota janë quajtur të vlefshme, kur është bërë rinumërimi ka pasur një rivlerësim ku mund të jenë quajtur të pavlefshme. Qartazi, asnjë votë që ka shkuar për “Nismën Shqipëria Bëhet” nuk është tjetërsuar, nuk ka guxuar njeri ta prekë. Këtu është modë të thuash mi vodhën votat”, tha Endri Shabani.

  • Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, analisti: Fajin e ka Kurti se nuk ka votat! Logjika e tij është e një 18-vjeçari

    Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, analisti: Fajin e ka Kurti se nuk ka votat! Logjika e tij është e një 18-vjeçari

    Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.
    Më pas, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Kushtetueses, ka thirrur në një tryezë palët politike, të cilat mblidhen ditën e sotme për të zgjidhur ngërçin e moskonstituimit të Kuvendit prej zhvillimit të 37 seancave të cilat dalin pa një finalizim.
    Lidhur me këtë çështje ka folur për Report Tv analisti Jeton Halimi. Analisti ka thënë se faji është i Albin Kurtit lidhur me këtë ngërç, duke qenë se, sipas tij, nuk i ka votat.
    “Çështja në thelb nuk po zgjidhet. Ajo që thotë Gjykata Kushtetuese është që grupi më i madh parlamentar e ka të drejtën për të propozuar kandidatin, por nuk po votohet. Pse nuk votohet, këtu është qëllimi, duhet me i obligu. Nëse nuk zgjidhet, duhet të shkojë i vetëm në zgjedhje. Edhe jo të mbetet situata çdo 48 orë. Edhe ky është obligim. Këtu është ngërçi që nuk i ka dhënë epilog përfundimtar. Me gjithë respektin për Gjykatën Kushtetuese, por nuk e kanë zgjidhur ngërçin. Nëse Kurti nuk e heq kryeneçësinë që ka për kandidaten, nuk do zgjidhë gjë.”-tha Halimi.
    Gazetari: A mund ta zgjidhë ngërçin heqja dorë nga propozimi për Albulena Haxhiun?“Me gjithë respektin, por në një deklaratë për mediat, zonja Haxhiu tha, ‘Nëse votohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk i marr 61 vota, atëherë tërhiqem’. Nëse shkon me votim të fshehtë. Kjo është realiteti. Faji kryesor është i Albinit sepse ai bën kalkulime politike, se ai që nuk i ka votat. Logjika e tij është prej e një 18-vjeçari.” – ka thënë Halimi.