Tag: votat

  • “Vuri gjithë fisin në listë”, Murrizi ironizon: Të gjitha votat e “Shqipëria Bëhet” për tezen e Lapajt

    “Vuri gjithë fisin në listë”, Murrizi ironizon: Të gjitha votat e “Shqipëria Bëhet” për tezen e Lapajt

    Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka ndarë sot qëndrimin e tij lidhur me përfundimin e telenovelës Lapaj-Shabani për mandatin, që Kolegji Zgjedhor ia caktoi kandidates Ana Dajko.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ironikisht se gjithë votat e marra nga Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ nga zgjedhjet kanë qenë fati i Dajkos, tezja e Lapajt, teksa ky i fundit vuri gjithë fisin në listë për garën e 11 majit.
    Murrizi thekson se fundi i kësaj beteje solli këtë rezultat pasi vetë Lapaj e Shabani nuk guxonin të hynin në listën e hapur.

  • Kosova me krizë të re! Nuk ka kompromis për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët serbe

    Kosova me krizë të re! Nuk ka kompromis për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët serbe

    Ligjvënësit kosovarë arritën të tejkalonin ngërçin kryesor drejt konstituimit të kuvendit, duke zgjedhur kryetarin e ri, por seanca ende nuk mund të quhet e përfunduar pasi nuk ka konsensus për 5 nënkryetarët.
    Pas 57 përpjekjesh të dështuara, deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha u zgjodh kryetar i kuvendit duke marrë 73 vota, 30 kundër dhe 8 abstenim.
    Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një pjese të pakicave. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe votuan kundër.
    Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit ligjvënës, Basha foli për përgjegjësinë që ndien, rëndësinë e Kuvendit dhe u bëri thirrje deputetëve për bashkëpunim.
    Pas zgjedhjes së Bashës kryetar, kuvendi zgjodhi edhe 3 nënkryetarët nga partitë shqiptare; Albulena Haxhiun nga Vetëvendosje, Vlora Çitakun nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK.  Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare nga pakicat joserbe, ndërsa konstituimi ngeci te votimi i kandidatit për nënkryetar nga pakica serbe.
    Lista Serbe , si partia më e madhe e këtij komuniteti me 9 deputetë në kuvend, propozoi emrin e Sllavko Simic për postin e nënkryetarit, por ai dështoi të merrte votat 3 herë.
    Kryetari i kuvendit mori më pas vendimin që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short, mes kundërshtisë së listës serbe.
    Pavarësisht refuzimit të kësaj partie që të marrë pjesë në hedhjen e shortit për të zgjedhur nënkryetarin serb, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka vazhduar procedurën, teksa secili deputet që doli nga shorti u votua për të siguruar 61 votat.
    Teksa shpresa ishte që votat e nevojshme mund ti siguronte kreu i Partisë Serbe për Liri dhe Mbijetese, Nenad Rashiq, i cili ka qenë pjesë e qeverisë së kaluar të Kurtit, ai mori mbështetjen e vetëm 55 deputetëve.
    Në këtë pikë, kryetari i kuvendit ndërpreu seancën në mungesë konsensusi,  për t’u mbledhur sërish të enjten në orën 11:00.
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Muja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka përshkruar si “gabim historik” mosvotimin e deputetit Nenad Rashiq si nënkryetar Kuvendi nga radhët e komunitetit serb.

  • Më në fund “tymi i bardhë” në Kosovë, Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar, PDK i jep votat Vetëvendosjes

    Më në fund “tymi i bardhë” në Kosovë, Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar, PDK i jep votat Vetëvendosjes

    Rreth 7 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur të zgjedhin kryetarin, duke i dhënë fund ngërçit politik në vend e duke i hapur rrugën formimit të qeverisë së re.

    Me 73 vota pro, 30 kundër dhe tre abstenime, deputetët zgjodhën për kryetar të Kuvendit Dimal Bashën.
    Dimal Basha është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për tre mandate radhazi.

    Zgjedhja e Dimal Bashës u bë e mundur falë votave të Partisë Demokratike të Kosovës, të bashkuara me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj.
    Më herët, në nisje të seancës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte thënë se nëse ky do të ishte kandidati më i mirë i LVV-së, do ta votonte, pavarësisht se nuk e besonte një gjë të tillë.
    Kjo ishte hera e katërt që deputetët u mblodhën që nga publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i urdhëroi deputetët të zyrtarizojnë Kuvendin e ri brenda 30 ditësh.
    Në tre seancat e kaluara, LVV kishte propozuar pesë emra të ndryshëm për kryetar të Parlamentit, por asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë të paktën 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
    /vizionplus.tv

  • Kuvendi në kërkim të kryetarit, dështon edhe seanca e dytë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Kuvendi në kërkim të kryetarit, dështon edhe seanca e dytë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Deputetët e Kosovës u mblodhën sërish në përpjekje për të konstituar Kuvendin.

    Në seancën e të premtes ish-ministri i Financave Hekuran Murati nuk ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryetar i Parlamentit.
    57 deputetë votuan pro, 51 kundër dhe 6 abstenuan

    Përfaqësuesja e koalicionit Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativa dhe Lëvizja Guxo, Donika Gërvalla, propozoi Hekuran Muratin, duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme si ministër i Financave.
    Pas seancës Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi theksoi se asnjë ministër i qeverisë Kurti nuk do të marrë votat për kryetar kuvendi.
    Seanca e radhës do të mbahet më 24 gusht në orën 11:00.
    Në seancën e 20 gushtit, ashtu siç e kërkoi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën politike, votimi për kryeparlamentarin  u bë me votim të hapur, ku Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvallën, por asnjëra nuk mori 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur.
    Gjykata Kushtetuese të hënën e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas  tij një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë./vizionplus.tv

  • Nuk mori votat për të qenë kryetarja e Kuvendit, Gërvalla: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

    Nuk mori votat për të qenë kryetarja e Kuvendit, Gërvalla: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

    Kosova E Mërkurë, 20 Gusht 2025 21:21
    Kuvendi i Kosovës dështoi sot të votonte për kryetare të kuvendit Donika Gërvallën, kjo e fundit ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me fjalë poetësh. Në një postim në Facebook, kryediplomatja e Kosovës në detyrë shkruan se kush u mundua për nder, nder ka gjetë.
    “E thënë me fjalët e poetit: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

    Ajo ishte e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me të cilën është partia Guxo, kryesuese e së cilës është edhe vetë Gërvalla.
    Kjo e fundit u propozua për kryetare e të re të Kuvendit pasi Albulena Haxhiu dështoi të merr votat e nevojshme, për herë të shtatë me votim të hapur, e para kjo pas vendimit të Kushtetueses ku kërkohet që votimi të jetë i hapur dhe që partia e parë të nominojë një kandidat të njëjtë vetëm tri herë.
    Deputetja e VV-së Shqipe Mehmeti Selimi nuk ka marrë pjesë në votimin për Gërvallën, por ajo sqaroi më herët se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë me motive partiake.

  • Dështon sërisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haxhiu dhe Gërvalla nuk marrin votat e nevojshme

    Dështon sërisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haxhiu dhe Gërvalla nuk marrin votat e nevojshme

    Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish të konstituojnë Kuvendin. Në seancën që u mbajt këtë të mërkurë (20 gusht), asnjë nga dy propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk mundi të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit.
    Lëvizja Vetëvendosje propozoi fillimisht kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila nuk ishte pranuar nga opozita edhe në tentativat e kaluara për konstituimin e Kuvendit. Haxhiu mundi të marrë vetëm 57 vota pro, teksa 56 deputetët votuan kundër dhe 3 abstenuan.
    Pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej, Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Megjithatë, as kjo e fundit nuk mundi të marrë 61 votat e nevojshme. Seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht.
    Mbledhja e sotme vjen 2 ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që i vendos deputetët përballë disa detyrimeve për të bërë të mundur konstiutimin e Kuvendit.
    Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur dhe brenda një afati prej 30 ditësh, i cili ka hyrë në fuqi prej datës 18 gusht. Po ashtu, një kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë, nëse nuk arrin të marrë votat e nevojshme.
    Gjithashtu, ky vendim detyron të gjithë deputetët e zgjedhur që të jenë të pranishëm dhe të votojnë gjatë zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

  • “Rama bleu votat”, Berisha: 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës elektorale

    “Rama bleu votat”, Berisha: 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës elektorale

    Ditë e re, denoncim i ri.

    Sali Berisha akuzoi kundërshtarin politik se ka blerë  votat e  personave  me aftësi të kufizuar  para zgjedhjeve.
    “Ka shpërndarë për 164 mijë persona me aftësi ndryshe, dhe për mijëra e mijëra kujdestarë të tyre që në total shkojnë rreth 200 mijë, ka shpërndarë si shpërblim 4 mijë lekë apo 40 euro. Një vendim, të cilin e kanë marrë në dhjetor, por e kanë zbatuar pikërisht atëherë kur nuk mund të zbatohej, e kanë zbatuar në fushatën elektorale”, shprehet Berisha.
    Pothuaj tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit , kryedemokrati këmbëngul se Edi Rama duhet te largohet për ti hapur rrugë zgjedhjeve te lira.
    “Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme”, shton ai.
    Fajtor për humbjen e zgjedhjeve bën  edhe kreun e SPAK, te cilin e akuzon se   mbylli sytë ndaj krimeve elektorale.
    Protestat janë në planet e tij, por më parë duhet te mobilizojë popullin si brenda dhe jashtë kufijve.
    “Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë”, përfundoi ai.
     
     
     
     

    Top Channel

  • PS-PD bashkojnë votat në Sarandë, i japin 60 hektarë tokë dy biznesmenëve. Banorët e Nivicës protestojnë jashtë dhe nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhje

    PS-PD bashkojnë votat në Sarandë, i japin 60 hektarë tokë dy biznesmenëve. Banorët e Nivicës protestojnë jashtë dhe nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhje

    Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Kompania, e cila ka marrë lejen për zhvillimin e parkut fotovoltaik është “Park Sol Energy”.
    Kjo kompani është krijuar në shtator të vitit 2022 dhe zotërohet me nga 50% nga biznesmenët Agim Xhindoli dhe Paqsor Buzi.
    Tensione dhe përplasje janë shënuar vetëm jashtë godinës së Bashkisë Sarandë, pasi brenda saj, ujdia ishte miratuar në bashkërendim të plotë mes këshilltarëve të PS dhe PD.
    Ata u bënë bashkë duke dhënë votat për dhënien e tokës për dy biznesmenët e lartpërmendur.
    Banorët e zonsë, të cilët preken nga ky projekt nuk u lejuan të merrnin pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe kjo çoi në përplasje me Policinë, e cila ruante Bashkinë e Sarandës nga qytetarët e saj.
    Banorët thonë se toka është pronë e tyre dhe se çështja ndodhet në proces gjyqësor. Sipas tyre, ky vendim është një projekt i njëanshëm dhe rrezikon të çojë në përplasje sociale.
    Pas përfundim te mbledhjes, këshilltarët e majtë dhe të djathë u detyruan te dalin nga dera e pasme për të shmangur përplasjen me zgjedhësit e tyre.
    Biznesmeni Agim Xhindoli, një prej pronarëve të kompanisë që mori lejen, është një ish-demokrat që iu bashkua Partisë Socialiste. Biznesmeni nga Lushnja Agim Xhindoli ka qenë i ftuar edhe në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

  • PD bashkoi votat me PS në këshillin Bashkiak Sarandë, Berisha: Pres informacion nga deputetja

    PD bashkoi votat me PS në këshillin Bashkiak Sarandë, Berisha: Pres informacion nga deputetja

    Me votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec të Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga kompania “Park Sol Energy”. Ndërsa bashkëpunimi i dy partive në nivel lokal u firmos pa zhurmë, në konferencën e tij të sotme për shtyp, Sali Berisha deklaroi se për këtë zhvillim ishte informuar vetëm një ditë më parë nga mediat.
    Berisha tha se deputetja e zonës po merret me çështjen dhe do ta sqarojë deri në fund, ndërsa nuk komentoi drejtpërdrejt faktin që vendimi u mor me bashkëpunimin politik të këshilltarëve të partisë së tij me ata të mazhorancës. “Në aparencë nuk është normale bashkimi i botëve, por duhet parë i gjithë konteksti,” tha ai, duke lënë hapur një qëndrim të kujdesshëm që shmang distancimin nga vendimi.
    Banorët e zonës, të cilët pretendojnë se toka është në pronësi të tyre dhe ndodhet në proces gjyqësor, nuk u lejuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasja me Policinë u zhvendos jashtë ndërtesës, ndërsa këshilltarët e majtë dhe të djathtë u detyruan të largoheshin nga dera e pasme për të shmangur qytetarët e irrituar.
    Kompania përfituese “Park Sol Energy” është themeluar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Agim Xhindoli dhe Paqsor Buzi. Xhindoli, ish-demokrat i afruar me Partinë Socialiste, është një emër i njohur për lidhjet e tij me kryeministrin Rama dhe është promovuar edhe në podcastin e këtij të fundit.
    Ngjarja hedh dritë mbi kontrastin mes retorikës politike dhe praktikës në terren, ku ndarja mes pozitës dhe opozitës zbehet përballë interesave të përbashkëta ekonomike — shpesh edhe pa dijeninë, ose me “dijeninë e vonuar”, të drejtuesve kryesorë politikë.

  • ‘Grabitja e 60 hektarëve’ Zhupa: Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës

    ‘Grabitja e 60 hektarëve’ Zhupa: Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës

    Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me miratimin nga këshilli bashkiak i Sarandës i dhënies me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në pronësi të dy biznesmenëve të lidhur me kryeministrin Rama.

    Zhupa thotë se nën moton vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat dhe vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë” rrëmbejnë tokat për të shpërblyer oborrtarët e Ramës, kontributorët e farsës zgjedhore

    Reagimi

    “Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës!

    Rrëmbimi i tokave të shqiptarëve për interesa të oligarkëve është e vetmja “punë” që bën qeveria dhe bashkitë e saj marioneta.Dje, këshilli bashkiak Sarandë ka marr një vendimarrje të paligjshme, ndërkohë që ato toka janë të banorëve të Nivicës dhe ndodhen në një proces gjyqësor.Ishte detyrim parësor i këshillit që banorët mos ti linin jashtë duke i vënë policinë por të pranonin kërkesën e bërë nga kryetari i PD Sarandë, këshilltari Shpëtim Ahmeti për ti dëgjuar ata në këshill. Kjo kërkëse u rrëzua nga kartonat e pushtetit, që nuk njohin qytetarët por vetëm oligarkët. Partia Demokratike Sarandë ka mbajtur të njëjtin qëndrim me parimet e Partisë Demokratike në mbrojtje të pronës, në mbrojtje të interesit publik dhe në krah të qytetarëve.Me moton: “Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat dhe vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë” rrëmbejnë tokat për të shpërblyer oborrtarët e Ramës, kontributorët e farsës zgjedhore