Tag: votat

  • “Hajduti po bërtet: Kapeni hajdutin!”, Ylli Manjani reagon ndaj akuzave të PD për vjedhje votash

    “Hajduti po bërtet: Kapeni hajdutin!”, Ylli Manjani reagon ndaj akuzave të PD për vjedhje votash

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar
    lidhur me akuzat e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, se votat u vodhën dhe u blenë.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani e cilëson të pavlefshëm pretendimin se votat në 11 Maj janë vjedhur nga Partia Socialiste.
    Reagimi i plotë:
    Boza politike me votat e vjedhura, megjithse nuk pihet, duhet analizuar
    Meqë opozita insiston deri në pengmarrje të jetës politike në vend, madje sugjerohen deri edhe demonstrime të dhunshme, vlen edhe analiza e votimeve të shkuara.
    Së pari duhet të ndajnë mendjen: u vodhën apo u blenë votat?!
    Opsioni që votat u vodhën nuk qëndron, pasi nga përpjekja gjithverore e PD për të gjetur votat e vjedhura u rrëzua. Asnjë provë vjedhje të PS ndaj PD nuk u gjet. U gjetën vetëm kalime votash kandidatësh brenda llojit, por kaq. Ai operacion transparence na ndihmoi për të vërtetuar sentencën “hajduti që bërtet kapeni hajdutin”.
    Pra muhabet kot doli vjedhja e votave.
    Opsioni tjetër, pra ai i blerjes së votave, qëndron. Të gjithë e dimë që vota blihet në këtë vend. Prej vitesh është kështu.
    Vota blihet sepse ka shitës të saj.
    Nuk kam ndryshuar mendim, madje më përforcohet përherë e më shumë, se në demokracinë tonë problem është shitësi i votës. Ai/ajo shet veten dhe të gjithëve ne.
    I qëndroj sentencës sime të kahershme (antipopullore sigurisht) se ai që blen vota është i pafytyrë, ndërsa ai që e shet votën është faqezi.
    Por nëse e analizojmë pak më thellë çështjen duhet të ngremë pyetjen “përse shitet vota”?
    Përgjigja e zakonshme është: varfëria.
    Por prap është e cekët si përgjigje. Vetëm kaq është thjesht justifikim. Sepse pyetja tjetër është: “Përse njeriu shet votën lirë për sistemin që e varfëron, kur mund të mos shitet dhe të ndryshojë sistemin?”
    Njeriu sado i varfër të jetë, të mirën nga e keqja e dallon. Atëhere përse e shet votën dhe ruan varfërinë në vend ta luftojë atë?!
    Këtu opozita nuk ka përgjigje. Normale sepse në fund llogjika të çon në konkluzionin e hidhur se çmimi i ulët i shitjes së votës është në fakt vlera politike e opozitës.
    Opozita nuk ka arritur të bindë as të varfërin, të mesmin e të pasurin jo e jo, që di të ndërtojë një sistem më të mirë. Ajo nuk ka bindur se është më e mirë se qeveria.
    Prandaj njerëzit kapin ç’të kapin me qeverinë që janë.
    E trishtë sa më ska. Vështirë të ketë lidhje me konceptin e demokracisë kjo gjë. Por kjo është e vërteta.
    Pa e marrë këtë të vërtetë të hidhur si ilaç, nuk shërohet dot askush. Opozita e para.
    Ka edhe më shumë elementë që duhen shuar tek ky argument. Por kjo varet nga sinqeriteti i opozitarëve.
    Pyetja tjetër është: “a kanë përfituar financiarisht nga pushteti opozitarët për të shitur lojën”?
    Ata mund të zgjedhin pasinqeritetin dhe është krejt normale, por i kanë borxh mbështetësve të tyre, ndoshta edhe ligjit, sqarimin e burimeve të financimit për shërbimet e Lacivitas dhe të lobbimit anti-nongratë, më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë.
    Këto kontrata tregojnë për një opozitë të shëndetshme financiarisht. Ato para të harxhuara nuk janë para buxheti, as para kontributesh, as kursime. Janë para biznesi që investohen për të gjeneruar më shumë biznes.
    Edhe në këtë këndvështrim, debati për blerjen e zgjedhjeve është i dhimbshëm. Por i domosdoshëm tashmë për t’u bërë, meqë skanë asnjë punë tjetër politike.

  • PD bashkon votat me PS për shkarkimin e Erion Veliajt

    PD bashkon votat me PS për shkarkimin e Erion Veliajt

    Të martën mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës do të jetë vetëm për shkarkimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës, Erion Veliaj.
    Këshilltarët bashkiakë të PS janë thirrur në kryesinë e PS por ka dyshime se ndonjë edhe mund të mos votojë për shkarkimin e Veliajt.

    Ndaj është thirrur në skenë PD-ja. Berisha tha sot se ne e kemi kërkuar shkarkimin e tij dhe është PS që po bashkohet me ne në këshillin bashkiak, por analistë të pavarur thonë se nga frika se mos PS-ja nuk i arrin votat e vetme, ka kërkuar PD-së që të vijnë në mbledhje dhe ta votojnë shkarkimin e Erion Veliajt.

    Lojë përfekte mes PD e PS, siç bënë edhe para zgjedhjeve kur ndryshuan Kodin Zgjedhor sëbashku, e ku iu dha mandat kryetarëve të partive që të kishin në dorë listën e sigurtë të deputetëve që donin.

    Kot thonë se kryeministri Rama drejton gjithçka në mazhorancë, ai drejton edhe në opozitë ku ia do nevoja.
    Ndaj shkarkimi i Erion Veliajt mbetet i sigurtë pas pjesmarrjes së PD në mbledhje.
     
     

  • Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e qeverisë “Rama 4″ betohen nesër në Presidencë

    Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e qeverisë “Rama 4″ betohen nesër në Presidencë

    rama-begaj

    TIRANË- Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama 4’ do të betohen nesër, paraditen e së premtes në Presidencë. Mësohet se ceremonia e betimit para presidentit Bajram Begaj do të kryhet nesër në orën 10:00. Sakaq, pas betimit ministrat do të shkojnë në këmbë në Kryeministri ku do kenë mbledhjen e parë të qeverisë.
    Betimi i ministrave vjen një ditë pasi u votëbesuan në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, në një seancë që ishte parashikuar maratonë, por zgjati vetëm 25 minuta. Opozita pengoi fjalën e kryeministrit, i cili sipas rregullores hap seancën maratonë dhe më pas pasojnë të tjerët. Në këto kushte u hap votimi, ku programi u miratua vetëm me votat e mazhorancës. 
    Mes tensionesh, Kuvendi votoi me vetëm 82 votat pro të mazhorancës, programin qeverisës dhe 16 ministrat e kabinetit Rama 4. Kjo është hera e parë që një program qeverie nuk prezantohet, por votohet direkt në një seancë rekord për më pak se 30 minuta.

    Shkak për eskalimin e tensioneve u bë fjala e ministres artificiale Diella, e cila u vendos nga kryeministri. Fjala e ministres virtuale ndezi debatet, pasi opozita e konsideroi tallje. Ndërkohë, Rama njoftoi se brenda këtij viti, Diella, që sot mbajti fjalën e parë nga monitorët, do të jetë fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë./ZËRI

  • Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

    Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

    Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare.
    Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.
    Opozita u shpreh se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës po i ngushtohet hapësira dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit.
    Ndërsa, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike.

  • A ka ambicie për drejtimin e PD? Salianji: Të mendojmë si të mundim Ramën… edhe pa votat e Berishës

    A ka ambicie për drejtimin e PD? Salianji: Të mendojmë si të mundim Ramën… edhe pa votat e Berishës

    Demokrati Ervin Salianji ka kërkuar një riformatim të thellë të opozitës dhe ndërtimin e një strategjie reale për të përballuar qeverinë Rama.
    I ftuar në emision, Salianji theksoi se është koha për një opozitë funksionale, e cila nuk duhet të mbështetet vetëm te votat e Sali Berishës.
    Duke folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike, Salianji pranoi se PD nuk po kalon një moment të mirë, por theksoi se përmirësimi i saj është në interes të qytetarëve.
    “Duhet të bëjmë një opozitë se si të mundim Edi Ramën, pa votat e Sali Berishë që të flasim troç apo jo. Ne duhet të gjëmë të gjithë mekanizmat e duhur që t’i japim drejtim kësaj situate. Duhet të gjejmë mekanizmat si shoqëri, që të këtë demokraci të shëndetshme dhe të ketë institucione dhe qeveria që kontrollohet dhe opozitë të shëndetshme që bën kontrollin e plotë. PD nuk është sot në ditët më të mira, sepse ndryshe nuk do bënim këtë diskutim. Duke u përmirësuar PD i shërbejmë interesit publik”, tha ai.
    I pyetur nëse synon një funksion konkret politik, Salianji sqaroi se aktualisht nuk ka ambicie për poste, por është i fokusuar në ndërtimin e një lëvizjeje të re dhe gjithëpërfshirëse brenda opozitës. Salianji theksoi se është koha për bashkim të kontributeve dhe aktorëve opozitarë, për të ndërtuar një front të qartë përballë qeverisë.“Nëse do kisha ambicie për një funksion tani do kisha dalë do kisha lëvizjen dhe pasja do vija këtu. Unë e bëj politikën ën atë formë, që nis lëvizjen dhe pastaj vij e diskutim se pse po e bëj këtë lëvizje. Në këtë moment unë jam duke diskutuar dhe takuar demokratë të tjerë, të cilët kanë po njësoj, mbase nuk kamë marrë kosto dhe kanë bërë sakrificë dhe të kenë bërë burg, sepse ai ishte një burg jo për interesin tim personal, por për kauzë e opozitës. Nuk jam në atë fazë, që unë dua të kem një funksion.
    Jam në fazën, që PD duhet t’i përfshijë të gjithë, qoftë dhe pjesë e tjera të mozaikut opozita për të gjetur mekanizmat e duhur që të fitojmë dhe në këtë kuptim nuk mund të flas sot para, ndërkohë që nesër ka vendimmarrje për aksionin e opozitë në strukturat e partisë. Opozita nuk ka luksin të bëjë me gafa të tilla siç i la në tavolinë Ramës një tufë me mandate. Unë do jem në jetën politike padiksutim duke kontribuuar si opozitar gjatë gjithë kohës”, tha ai.

  • “Rama qeveris me shije”, Kalaja kritika të forta PD-së: Ka fajet e veta, duke filluar nga Kodi Zgjedhor

    “Rama qeveris me shije”, Kalaja kritika të forta PD-së: Ka fajet e veta, duke filluar nga Kodi Zgjedhor

    Sot nisi sezoni i ri i emisionit “Top Story, ku kandidati në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja dha mendimet e veta për situatën aktuale politike në Shqipëri.
    Kalaja tha se Rama është një njeri që e pengon vetëm mbretëria të bëhet mbret, ndërkohë kandidati i PD-së nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, për të cilën tha se ka fajet e veta si me kodin zgjedhor edhe me mos dhënien e mundësisë kandidatëve të shikojnë votat e tyre.
    “Kemi të bëjmë më një kryeministër që qeveris me shije. Është luks që kemi një kryeministër piktor. Qeveris me shije sepse ju mori votat dhe tani vazhdon me politikën e qejfit. Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë këtë pallatin do ta prish sot. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin ndërkohë çmimi i ujit është rritur. Kemi të bëjmë më një njeri që askush nuk e ndalon të bëhet mbret përveç mbretërisë.
    Pastaj, kemi një kod zgjedhor skandaloz të bërë nga dy partitë. Prisja qëndrim më të fortë nga opozita. Kodi zgjedhor është aq i keq sa edhe kandidatët nuk shikonin dot votat e tyre.
    Dje pamë dy diktatorë flisnin dje për përjetësinë, po ta shohësh dhe Rama tani flet për Shqipërinë 2030, pra e ka ezauruar mandatin e katërt dhe në një farë mënyre flet për një lloj përjetësie”, u shpreh Kalaja.

  • “Qeveris me qejf, prish pallate me humor”, Kalaja ironizon Ramën:Kryeministri flet për Shqipërinë 2030 sikur të ishte..

    “Qeveris me qejf, prish pallate me humor”, Kalaja ironizon Ramën:Kryeministri flet për Shqipërinë 2030 sikur të ishte..

    Sot ne emision per kandidati në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja dha mendimet e veta për situatën aktuale politike në Shqipëri.
    Kalaja tha se Rama është një njeri që e pengon vetëm mbretëria të bëhet mbret, ndërkohë kandidati i PD-së nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, për të cilën tha se ka fajet e veta si me kodin zgjedhor edhe me mos dhënien e mundësisë kandidatëve të shikojnë votat e tyre.

    “Kemi të bëjmë më një kryeministër që qeveris me shije. Është luks që kemi një kryeministër piktor. Qeveris me shije sepse ju mori votat dhe tani vazhdon me politikën e qejfit. Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë këtë pallatin do ta prish sot. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin ndërkohë çmimi i ujit është rritur. Kemi të bëjmë më një njeri që askush nuk e ndalon të bëhet mbret përveç mbretërisë
    Pastaj, kemi një kod zgjedhor skandaloz të bërë nga dy partitë. Prisja qëndrim më të fortë nga opozita. Kodi zgjedhor është aq i keq sa edhe kandidatët nuk shikonin dot votat e tyre.
    Dje pamë dy diktatorë flisnin dje për përjetësinë, po ta shohësh dhe Rama tani flet për Shqipërinë 2030, pra e ka ezauruar mandatin e katërt dhe në një farë mënyre flet për një lloj përjetësie”, u shpreh Kalaja.
     
     

  • “Po luhen pazare politike me poste dhe vota”/ Ngërçi politik në Kosovë, reagon gazetari: Është artificial

    “Po luhen pazare politike me poste dhe vota”/ Ngërçi politik në Kosovë, reagon gazetari: Është artificial

    Gazetari Gazmend Seiti, i ftuar në një studio televizive, tha se ngërçi aktual politik për zgjedhjen e nënkryetarit të Parlamentit është artificial dhe i ndërtuar mbi pazare politike të brendshme.
    Sipas Seitit, arsyeja kryesore lidhet me mungesën e një kandidati të pranuar nga të gjitha palët, pasi emri i propozuar nga pakica serbe nuk është votuar në Parlament për shkak se Lista Serbe që tradicionalisht përfaqëson interesat e kësaj pakice cilësohet si organizatë terroriste nga Vetëvendosja.
    Në këtë situatë, qeveria dhe partia në pushtet kanë marrë në dorë kontrollin e procesit, duke paraqitur një listë kandidatësh që nuk kanë marrë votat e nevojshme në dy raunde votimi.
    Gazetari shton se përpjekjet për ta zgjedhur Rashiqin si zëvendëskryetar vijojnë përmes negociatave të brendshme dhe ofertave politike, ku përfliten edhe mandate drejtorish si pjesë e pazareve.
    Një mbledhje e re e kryesisë është parashikuar të mbahet nesër, ku Dimal Basha i ngarkuar nga kryeministri Kurti do të vijojë bisedimet për sigurimin e votave të nevojshme për të kaluar kandidaturën.
    Gazment Seiti:
    “Unë mendoj se ky ngërç politik është artificial, duke pasur parasysh formën sesi e kanë strukturuar deri tani, për shkak se pakica serbe, meqenëse nuk ka ndonjë kandidat të preferuar (sepse i vetmi që është propozuar prej tyre nuk është i pranuar nga Parlamenti, pasi Lista Serbe cilësohet si organizatë terroriste nga ana e Vetëvendosjes).
    Janë ata të cilët kanë vendosur emrat e tyre; është qeveria, është partia në pushtet që ka mbledhur gjithë pjesën e kryesisë duke nxjerrë disa emra që ia kanë propozuar Parlamentit për t’i votuar.
    Mirëpo, kjo listë e propozuar nga Vetëvendosja, pa partitë e tjera të vogla, nuk kanë marrë votat e nevojshme për të qenë si nënkryetar të Parlamentit.
    Në të dy raundet e kaluara nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për të qenë nënkryetar. Njëkohësisht kanë vijuar pjesa e tentativave për të marrë vota të tjera, për të zgjedhur Rashiq si zëvendëskryetar.
    Për nesër është parashikuar të zhvillohet një takim i Dimal Bashës, do të zhvillohet një mbledhje kryesie – kjo mbledhje është tentativë për t’u mbushur mendjen dhe janë pazare të reja për të diskutuar mandatet.
    Mund të ketë mandate drejtorësh, e jo deputetësh. Janë duke u diskutuar nga Dimal Basha, i ngarkuar nga Kurti për të dhënë ofertat e tyre, duke siguruar votat e nevojshme për të dhënë emrin e nënkryetarit”.

  • ‘Ngërçi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës është artificial’ – Seiti: Po luhen pazare politike me poste dhe vota

    ‘Ngërçi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës është artificial’ – Seiti: Po luhen pazare politike me poste dhe vota

    Gazetari Gazmend Seiti, i ftuar në edicionin informativ të mesditës në Syri TV, tha se ngërçi aktual politik për zgjedhjen e nënkryetarit të Parlamentit është artificial dhe i ndërtuar mbi pazare politike të brendshme.

    Sipas Seitit, arsyeja kryesore lidhet me mungesën e një kandidati të pranuar nga të gjitha palët, pasi emri i propozuar nga pakica serbe nuk është votuar në Parlament për shkak se Lista Serbe që tradicionalisht përfaqëson interesat e kësaj pakice cilësohet si organizatë terroriste nga Vetëvendosja.

    Në këtë situatë, qeveria dhe partia në pushtet kanë marrë në dorë kontrollin e procesit, duke paraqitur një listë kandidatësh që nuk kanë marrë votat e nevojshme në dy raunde votimi.

    Gazetari shton se përpjekjet për ta zgjedhur Rashiqin si zëvendëskryetar vijojnë përmes negociatave të brendshme dhe ofertave politike, ku përfliten edhe mandate drejtorish si pjesë e pazareve. Një mbledhje e re e kryesisë është parashikuar të mbahet nesër, ku Dimal Basha i ngarkuar nga kryeministri Kurti do të vijojë bisedimet për sigurimin e votave të nevojshme për të kaluar kandidaturën.

    Gazment Seiti:

    “Unë mendoj se ky ngërç politik është artificial, duke pasur parasysh formën sesi e kanë strukturuar deri tani, për shkak se pakica serbe, meqenëse nuk ka ndonjë kandidat të preferuar (sepse i vetmi që është propozuar prej tyre nuk është i pranuar nga Parlamenti, pasi Lista Serbe cilësohet si organizatë terroriste nga ana e Vetëvendosjes).

    Janë ata të cilët kanë vendosur emrat e tyre; është qeveria, është partia në pushtet që ka mbledhur gjithë pjesën e kryesisë duke nxjerrë disa emra që ia kanë propozuar Parlamentit për t’i votuar.

    Mirëpo, kjo listë e propozuar nga Vetëvendosja, pa partitë e tjera të vogla, nuk kanë marrë votat e nevojshme për të qenë si nënkryetar të Parlamentit.

    Në të dy raundet e kaluara nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për të qenë nënkryetar. Njëkohësisht kanë vijuar pjesa e tentativave për të marrë vota të tjera, për të zgjedhur Rashiq si zëvendëskryetar.

    Për nesër është parashikuar të zhvillohet një takim i Dimal Bashës, do të zhvillohet një mbledhje kryesie – kjo mbledhje është tentativë për t’u mbushur mendjen dhe janë pazare të reja për të diskutuar mandatet.

    Mund të ketë mandate drejtorish, e jo deputetësh. Janë duke u diskutuar nga Dimal Basha, i ngarkuar nga Kurti për të dhënë ofertat e tyre, duke siguruar votat e nevojshme për të dhënë emrin e nënkryetarit”.

  • Rashiq: 95% e serbëve të Kosovës nuk përfaqësohen nga Lista Serbe, pa nënkryetar

    Rashiq: 95% e serbëve të Kosovës nuk përfaqësohen nga Lista Serbe, pa nënkryetar

    Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka deklaruar se 95 për qind e serbëve të Kosovës nuk përfaqësohen nga Lista Serbe. Ai kritikoi deputetët e kësaj partie, duke thënë se përdorin metoda të forcës ndaj popullit të vet.Deklarata u bë pas ndërprerjes së seancës konstituive, ku Rashiq përmes votimit me short nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai tha se ka biseduar me shumë deputetë, por shumë prej tyre shprehën brengë se votimi është kundërkushtetues.Rashiq theksoi se do të vazhdojë të bisedojë me kolegë nga partitë e tjera, pa përmendur emra konkretë, ndërkohë që kryeparlamentari Dimal Basha ka vendosur ndërprerjen e seancës, duke deklaruar se diskutimet do të vazhdojnë mes grupeve parlamentare.Procesi i hedhjes së shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb nisi të martën, por as atë ditë Rashiq nuk mori votat e mjaftueshme, duke shtuar tensionin në konstituimin e Kuvendit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka deklaruar se 95 për qind e serbëve të Kosovës nuk përfaqësohen nga Lista Serbe. Ai kritikoi deputetët e kësaj partie, duke thënë se përdorin metoda të forcës ndaj popullit të vet.Deklarata u bë pas ndërprerjes së seancës konstituive, ku Rashiq përmes votimit me short nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai tha se ka biseduar me shumë deputetë, por shumë prej tyre shprehën brengë se votimi është kundërkushtetues.Rashiq theksoi se do të vazhdojë të bisedojë me kolegë nga partitë e tjera, pa përmendur emra konkretë, ndërkohë që kryeparlamentari Dimal Basha ka vendosur ndërprerjen e seancës, duke deklaruar se diskutimet do të vazhdojnë mes grupeve parlamentare.Procesi i hedhjes së shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb nisi të martën, por as atë ditë Rashiq nuk mori votat e mjaftueshme, duke shtuar tensionin në konstituimin e Kuvendit.