Tag: votat

  • Zhupa bën llogaritë: Me votat e diasporës, në Vlorë fitojmë 6 mandate

    Zhupa bën llogaritë: Me votat e diasporës, në Vlorë fitojmë 6 mandate

    Kandidatja për deputete e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa thotë se opozita do të arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje. Për të vetëm me votat e 2021, pa diaposrën kanë marrë 5 mandate, por këtë herë shkon në 6.
    ”Kam një investim 4-vjeçar këtu. Kam punuar që të ndërtoj struktura dhe të rimodeloj strukturat edhe në funksion të betejave parlamentare. Sepse ne përpara këtu kishim dy degë: Sarandë dhe Delvinë. Tani kemi 4 degë në nivel bashkie, vetëm e vetëm që të ishim gati për betejën elektorale dhe të arrijmë një rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje.

    Herën e kaluar, votën e emigrantëve e pengoi Partia Socialiste. Edhe tani bëri gjithçka që të mos votonin ata me pasaportë të Bashkimit Europian. Vota e diasporës nuk shkon për PS, ndryshe do të kishin votuar edhe në vitin 2021.
    PD e ka humbur mandatin e pestë për shumë pak vota, kur LSI garonte më vete. Vetëm me votat e 2021, pa diaposrën, kemi 5 mandate. Duke futur edhe diasporën, automatikisht kemi dhe mandatin e 6 në Vlorë. Synimi jonë është që përtej barazimit 6-6, ta thyejmë këtë barazim. Por, barazimi është objektivi minimal që i kemi vënë vetes”.

  • Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se na i vodhën votat!

    Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se na i vodhën votat!

    Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Athinë.

    Pas takimit të një dite më parë në Kretë, Rama sot ndodhet në ambientet e Qendrës së Kulturës “Elinikos Kosmos” në Tavros, Athinë, ku bashkëbisedon me bashkatdhetarët mbi çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Greqi, si edhe mbi programin e PS “Shqipëria 2030”.
    Në çelje të takimit, drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla tha se mazhoranca socialiste ka arritur të nënshkruaj 16-të marrëveshje për njohjen e pensioneve me vende ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Ai premtoi se “brenda mandatit të ri, do të firmoset marrëveshja për pensionet edhe me Greqinë”.
    Ky takim është pjesë e turit që Rama ka ndërmarrë prej muajsh për të takuar shqiptarët në diasporë. Pas Greqisë, ai do të udhëtojë drejt Italisë, ku më 13 prill do të zhvillojë një takim në Milano.
    Kryeministri Rama thotë se rrugët kishin mbetur rrugëve në kohën e drejtimit të vendit nga Berisha. Ne i mbyllim borgjet dhe po synojmë drejt anëtarsimit në BE brenda vitit 2030.
    Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama siguroi se pas zgjedhjeve do të rikthehet në një tur falënderimesh edhe për të thënë se “votat tuaja nuk i deshëm për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige”.
    “Jo vetëm do të vijë pas zgjedhjeve por pas zgjedhjeve ju jap fjalën se do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja ne duam të vrapojmë së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Europës, europianë të barabartë me europianët”, tha Rama.
    Kryeministri vuri në dukje se tashmë shumë prej shqiptarëve këtu po pyesin veten nëse duhet të kthehen në Shqipëri apo jo.
    “Më vjen shumë mirë që disa nga miqtë që më shoqërojnë më treguan se gjatë ditës së sotme duke bërë takime në Athinë kanë ndeshur diçka që pak a shumë është e përbashkët tek shqiptarët e Athinës. Që të gjithë kanë filluar ta pyesin veten nëse duhet të kthehen apo jo. Qoftë edhe pyetja e vetes nëse duhet të ktheheni apo jo është një tregues shumë inkurajues. Ashtu sikundër më pëlqeu shprehja e një taksisti shqiptar këtu që tha kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi vetëm një shkallë afër tyre”, tha Rama.
    Kryeministri siguroi se jemi këtu së bashku pikërisht për ta ngjitur edhe shkallën e fundit dhe për t’u bërë njësh këtu me këta dhe të gjithë europianët e tjerë në vendet e BE-së, duke u bërë edhe ne pjesë e të njëjtës familje dhe duke ulur në sofrën e përbashët të familjes së bashkuar europiane si të barabartë mes të barabartësh”.
    Me tej ai shtoi: “Sigurisht Shqipëria është vend nga ku njerëzit bëjnë zgjedhjet e lira dhe edhe largohen ,por si mund t’ju them që gabuat kur erdhët në Greqi e nuk luftuat për Atdheun. Duke ardhur këtu bëtë një zgjedhje të vështirë e të rrezikshme, i hytë detit në këmbë, por shpëtuat veten dhe familjet, shtuar fuqitë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejt e të ecë më shpejt.
    I duheni vendit më 11 maj për ti vënë bulën procesit e për të realizuar atë që është detyrimi i fundit që ç’do prind, këtu e në të gjithë botën i ka fëmijëve të tij që t’i japë pasaportën europiane e t’ i thotë: Mësojë kulturën e gjuhën e huaj, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je e që e ke të shkruar në pasaportën tënde: Shqiptar! Sepse me këtë pasaportë që unë yt atë të bëra të mundur duke u bashkuar me Ramën e PS në 11 maj 2025 ti ke mundësi të qëndrosh kudo që do e të respektohesh si europian i barabartë mes europianësh”.
    Në fund  kryeministri theksoi se “Po jua them sot përgatituni që në 11 maj në darke bufi do të thotë Fitore, në 12 pasdite në Kënetë do të fryjë ajo era dhe në 13 do të denoncohet vjedhja më e madhe në histori e votave.
    Mos e lini për në orën e fundit votën, sepse ne shqiptarëve edhe në hënë të na çosh të gjitha i lëmë për në orën e fundit”-  tha ai.

  • Rama nga Athina: Na jepni votën për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve, integrimin në BE

    Rama nga Athina: Na jepni votën për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve, integrimin në BE

    Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot votat e shqiptarëve jashtë për PS-në, ndërsa i siguroi se votat e tyre duhen për të vrapuar së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
    Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama siguroi se pas zgjedhjeve do të rikthehet në një tur falënderimesh edhe për të thënë se “votat tuaja nuk i deshëm për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige”.

    “Jo vetëm do të vijë pas zgjedhjeve por pas zgjedhjeve ju jap fjalën se do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja ne duam të vrapojmë së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Europës, europianë të barabartë me europianët”, tha Rama.
    Kryeministri vuri në dukje se tashmë shumë prej shqiptarëve këtu po pyesin veten nëse duhet të kthehen në Shqipëri apo jo.
    “Më vjen shumë mirë që disa nga miqtë që më shoqërojnë më treguan se gjatë ditës së sotme duke bërë takime në Athinë kanë ndeshur diçka që pak a shumë është e përbashkët tek shqiptarët e Athinës. Që të gjithë kanë filluar ta pyesin veten nëse duhet të kthehen apo jo. Qoftë edhe pyetja e vetes nëse duhet të ktheheni apo jo është një tregues shumë inkurajues. Ashtu sikundër më pëlqeu shprehja e një taksisti shqiptar këtu që tha kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi vetëm një shkallë afër tyre”, tha Rama.
    Kryeministri siguroi se jemi këtu së bashku pikërisht për ta ngjitur edhe shkallën e fundit dhe për t’u bërë njësh këtu me këta dhe të gjithë europianët e tjerë në vendet e BE-së, duke u bërë edhe ne pjesë e të njëjtës familje dhe duke ulur në sofrën e përbashët të familjes së bashkuar europiane si të barabartë mes të barabartësh”.

  • Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se mi vodhi votat Rama!

    Rama me komunitetin shqiptar të Athinës: Berisha me datë 13 maj do thotë se mi vodhi votat Rama!

    Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Athinë.

    Pas takimit të një dite më parë në Kretë, Rama sot ndodhet në ambientet e Qendrës së Kulturës “Elinikos Kosmos” në Tavros, Athinë, ku po bashkëbisedon me bashkatdhetarët mbi çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Greqi, si edhe mbi programin e PS “Shqipëria 2030”.
    Në çelje të takimit, drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla tha se mazhoranca socialiste ka arritur të nënshkruaj 16-të marrëveshje për njohjen e pensioneve me vende ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Ai premtoi se “brenda mandatit të ri, do të firmoset marrëveshja për pensionet edhe me Greqinë”.
    Ky takim është pjesë e turit që Rama ka ndërmarrë prej muajsh për të takuar shqiptarët në diasporë. Pas Greqisë, ai do të udhëtojë drejt Italisë, ku më 13 prill do të zhvillojë një takim në Milano.
    Kryeministri Rama thotë se rrugët kishin mbetur rrugëve në kohën e drejtimit të vendit nga Berisha. Ne i mbyllim borgjet dhe po synojmë drejt anëtarsimit në BE brenda vitit 2030.
    Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama siguroi se pas zgjedhjeve do të rikthehet në një tur falënderimesh edhe për të thënë se “votat tuaja nuk i deshëm për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige”.
    “Jo vetëm do të vijë pas zgjedhjeve por pas zgjedhjeve ju jap fjalën se do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja ne duam të vrapojmë së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Europës, europianë të barabartë me europianët”, tha Rama.
    Kryeministri vuri në dukje se tashmë shumë prej shqiptarëve këtu po pyesin veten nëse duhet të kthehen në Shqipëri apo jo.
    “Më vjen shumë mirë që disa nga miqtë që më shoqërojnë më treguan se gjatë ditës së sotme duke bërë takime në Athinë kanë ndeshur diçka që pak a shumë është e përbashkët tek shqiptarët e Athinës. Që të gjithë kanë filluar ta pyesin veten nëse duhet të kthehen apo jo. Qoftë edhe pyetja e vetes nëse duhet të ktheheni apo jo është një tregues shumë inkurajues. Ashtu sikundër më pëlqeu shprehja e një taksisti shqiptar këtu që tha kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi vetëm një shkallë afër tyre”, tha Rama.
    Kryeministri siguroi se jemi këtu së bashku pikërisht për ta ngjitur edhe shkallën e fundit dhe për t’u bërë njësh këtu me këta dhe të gjithë europianët e tjerë në vendet e BE-së, duke u bërë edhe ne pjesë e të njëjtës familje dhe duke ulur në sofrën e përbashët të familjes së bashkuar europiane si të barabartë mes të barabartësh”.
    Me tej ai shtoi: “Sigurisht Shqipëria është vend nga ku njerëzit bëjnë zgjedhjet e lira dhe edhe largohen ,por si mund t’ju them që gabuat kur erdhët në Greqi e nuk luftuat për Atdheun. Duke ardhur këtu bëtë një zgjedhje të vështirë e të rrezikshme, i hytë detit në këmbë, por shpëtuat veten dhe familjet, shtuar fuqitë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejt e të ecë më shpejt.
    I duheni vendit më 11 maj për ti vënë bulën procesit e për të realizuar atë që është detyrimi i fundit që ç’do prind, këtu e në të gjithë botën i ka fëmijëve të tij që t’i japë pasaportën europiane e t’ i thotë: Mësojë kulturën e gjuhën e huaj, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je e që e ke të shkruar në pasaportën tënde: Shqiptar! Sepse me këtë pasaportë që unë yt atë të bëra të mundur duke u bashkuar me Ramën e PS në 11 maj 2025 ti ke mundësi të qëndrosh kudo që do e të respektohesh si europian i barabartë mes europianësh”.
    Në fund  kryeministri theksoi se “Po jua them sot përgatituni që në 11 maj në darke bufi do të thotë Fitore, në 12 pasdite në Kënetë do të fryjë ajo era dhe në 13 do të denoncohet vjedhja më e madhe në histori e votave.
    Mos e lini për në orën e fundit votën, sepse ne shqiptarëve edhe në hënë të na çosh të gjitha i lëmë për në orën e fundit”-  tha ai.

  • Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat, aktivistët tanë do i mbrojnë

    Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat, aktivistët tanë do i mbrojnë

    Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se është i vendosur të mbrojë çdo votë të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, duke denoncuar njëkohësisht fenomenin e blerjes dhe shantazhimit të votës në Shqipëri.
    Në një intervistë për MCN TV, Qori shprehu shqetësimin për raportimet se njerëzit detyrohen të votojnë nën presionin e humbjes së vendit të punës dhe se votat shiten e blihen.
    “Të dyja këto janë vepra penale dhe të gjithë ata që kërcënojnë apo blejnë votat duhet të përgjigjen përpara drejtësisë,” theksoi ai, duke shpresuar për veprime konkrete nga SPAK në javët e ardhshme.
    Megjithatë, ai tha se nuk e vendos besimin e tij te institucionet, por te aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes Bashkë.
    “Unë jam i sigurt se nuk do të na vidhet asnjë votë. Jo se nuk do të tentojnë ta bëjnë, por sepse nuk do t’i lejojmë ta bëjnë,” u shpreh ai.
    Qori theksoi se Lëvizja Bashkë do të ketë vëzhgues në çdo qendër votimi dhe numërimi, të cilët do të qëndrojnë deri në fund të procesit për të garantuar transparencën.
    “Dy vite më parë, si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, mora 13,852 vota dhe asnjë votë nuk na u vodh. Do të sigurohemi që e njëjta gjë të ndodhë edhe në këto zgjedhje,” shtoi ai.
    Sipas tij, organizimi i Lëvizjes Bashkë do të jetë i tillë që çdo votë e hedhur për këtë parti do të numërohet si e tillë, duke mos lënë vend për manipulime. “Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë që më kanë vjedhur votat, sepse nuk do të mund t’i vjedhin,” përfundoi Qori.