Tag: votat

  • Ironizon Paloka: Votat i blen PD-ja, në pushtet prej 12 vitesh qëndron Rama

    Ironizon Paloka: Votat i blen PD-ja, në pushtet prej 12 vitesh qëndron Rama

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me arrestimin e 38-vjeçarit Marin Leka në Lushnjë, i cili dyshohet se i kishte marrë kartë ID qytetarit Muharrem Toska, dhe i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës në 11 Maj për demokratët.
    Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan me ironi se vota i ble PD-ja, madje për 500 euro, ndërkohë që në pushtet prej 12 vitesh qëndron Edi Rama, edhe pse i mbytur nga skandalet dhe vjedhjet.
    Po ashtu, Pakoka ngre dyshime se pse është arrestuar vetëm ai që e ka blerë votën dhe jo ai që e ka shitur, teksa ngre pikëpyetjen nëse këtë gjë e ka bërë “dashnorja e Gysit” duke iu referuar Belinda Ballukut.
    Postimi i plotë:
    Pra votat i ble PD…!!! E jo pak po 500 euro votën !!!
    Votat i ble PD po në pushtet prej 12 vitesh qëndron Rama, megjithëse i mbytur nga skandalet e vjedhjet qindra milion euro !
    Po mirë “e kapëm” këtë që do e blinte voten. Po atë që e shiti ? Se ligji dënon dhe atë që e shet. Apo ashtu është puna…
    Kjo dashnorja e Gysit e ka bërë këtë kapjen ?
    Hajde se do ta kapni shpejt atë që duhet, po vazhdoni keshtu…

  • Berisha denoncon: Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete Sara Milën

    Berisha denoncon: Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete Sara Milën

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ngritur akuza ditën e sotme se personazhi i njohur i krimit Suel Çela, ka marrë porosi nga kryeministri Edi Rama për të zgjedhur deputete kandidaten e PS-së, Sara Milën.
    Sipas Berishës, Rama i ka thënë Suel Çelës që kontributi i tij do të matet nga votat që do të sigurojë për kandidaten socialiste në Qarkun e Elbasanit.
    Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet në qarkun e Durrësit.
    “Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile. Sara Mile dhe se Edi Rama i thotë Suelit që kontributi yt do të matet me votat që merr Sara. Unë i them Suelit që në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë ,më të rëndë për krimin monstruoz elektoral po vazhdoi në këtë mënyrë.
    Tani i thotë Edi atij prova jote është “votat e Sarës”. Po në Durrës, Gysi me Pojën, ky Poja qenka nipi i Xhevdet Troplinit, paska marrë fuqinë e klanit me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe krimit nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën për të nxjerrë këtë e atë kandidat.
    “Mirë” i them nipit të Troplinëve, Daci a si e ka mbiemrin, ia gjej un atij, “vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin”, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim.
    Po, dhe ti mbledhin me krimet tjera që nuk u dalin dy jetë në burg”, tha Berisha.

  • Ironia e Palokës: Votat i blen PD, në pushtet Rama prej 12 vitesh!

    Ironia e Palokës: Votat i blen PD, në pushtet Rama prej 12 vitesh!

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka ironizuar, aludimet në media se demokratët po blejnë votat për 500 euro.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Paloka i konsideron absurde  pretendimet se PD po blen votat për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në një kohë kur prej 12 vitesh në pushtet qëndron Rama dhe kabineti i tij.

    ‘Vjedhjet qindramilion euro prej 12 vitesh i bën qeveria, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, zyrtarë të lartë në bashkëpunim me oligarkët e Ramës, po votat 500 euro i ble PD’, ironizon Paloka në statusin e tij.

    Stausi

    Pra votat i ble PD…!!! E jo pak po 500 euro voten !!!

    Votat i ble PD po ne pushtet prej 12 vitesh qendron Rama !

    Vjedhjet qindramilion euro prej 12 vitesh i ben qeveria, ministra, deputete,kryetare bashkie, zyrtare te larte ne bashkepunim me oligarket e Rames , po votat 500 euro i ble PD!

    Po mire “e kapem” kete qe do e blinte voten. Po ate qe e shiti ? Se ligji denon dhe ate qe e shet. Apo ashtu eshte puna…

    Kjo dashnorja e Gysit e ka bere kete kapjen ?

    Hajde se do ta kapni shpejt ate qe duhet , po vazhdoni keshtu…

  • Votat e diasporës/ Paketohen 10 mijë sete, nesër bëhet dërgesa! Votuesit e parë për 11 majin që nga e marta

    Votat e diasporës/ Paketohen 10 mijë sete, nesër bëhet dërgesa! Votuesit e parë për 11 majin që nga e marta

    120 persona po punojnë me tre turne në qendrën për votimin nga jashtë, në mënyrë që të bëhen gati zarfet me materiale zgjedhore që do tu dërgohen votuesve të regjistruar në diasporë.
    Me përjashtim të pak fletëve të votimit në Fier, ka përfunduar vulosja e 245 mijë fletëve dhe futja e tyre në zarfin e parë A.
    Këtë të diel puna vazhdon me një proces zinxhir, ku çdo votuesi në diasporë i shkon një zarf i personalizuar.
    Fleta e votimit e qarkut nga ku vjen qytetari, pasi është vulosur dhe futur në një zarf të anonimizuar A, futet pastaj në një zarf më të madh B, i cili mban të dhënat e koduara të çdo zgjedhësi.
    Më pas kompania postare e merr zarfin B, e fut në zarfin e verdhë të postës, bashkë me një udhëzues, një listë me kontakte të kompanisë nëpër botë, si dhe një zarf tjetër postar për kthimin e votës.
    Kompania postare bën mbylljen e zarfit me kodet e adresës, dhe pastaj i merr në dorëzim ato për t’i shpërndarë në 85 shtete të botës.
    Aktualisht janë përgatitur rreth 10 mijë sete, dhe dërgesa e parë pritet të bëhet këtë të hënë, duke shënuar për herë të parë për Shqipërinë, “votat e hershme”, pasi praktikisht nga e marta e tutje, dikush mund të votojë pa pritur 11 majin.
    Ata që janë refuzuar, apo nuk janë regjistruar në KQZ, vijojnë ta kenë emrin në listën e zgjedhësve në Shqipëri dhe mund të vijnë fizikisht të ushtrojnë të drejtën e votës.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ “Filloi avazi… po vidhen votat”, Rama ironizon Berishën dhe opozitën (Video)

    Zgjedhjet e 11 majit/ “Filloi avazi… po vidhen votat”, Rama ironizon Berishën dhe opozitën (Video)

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar me videot ironizuese për Sali Berishën dhe opozitën.
    Në një postim të bërë sot në Facebook, Rama ka publikuar videon e një bufi, ndërsa shkruan me ironi se ‘filloi avazi, po vidhen votat’.
    Kujtojmë se ditën e sotme PD ka njoftuar çeljen e fushatës së 11 majit, ndërsa PS do ta hapë ditën e nesërme.

  • Agron Shehaj: S’duam të jemi PD e dytë, por parti e djathtë e parë

    Agron Shehaj: S’duam të jemi PD e dytë, por parti e djathtë e parë

    Agron Shehaj ka dhënë një intervistë në Klan ku ka shpjeguar edhe qendrimet e tij.
    Sa i përket partisë ‘Mundësia’, Shehaj sqaroi se:
    “Ne nuk duam të jemi një Parti Demorkatike e dytë. Ne duam të jemi një parti e djathtë e parë. Për çfarë po e bëjmë gjithë këtë? Pse e kemi krijuar një parti të re politike të djathtë? Sepse mendojmë se mund t’i bëjmë gjërat më mirë, sepse mendojmë që jemi më modernë, kemi një vizion më të mirë, kemi një plan më të mirë, për këtë arsye kemi hyrë në politikë. Ky është një projekt politik afatgjatë që absolutisht synon që të jetë altenativa e parë e qendrës së djathtë dhe për të gjithë ata që thonë që jo po Agroni do të marrë votat e Partisë Demokratike, nuk ka, votat nuk janë as të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste, votat janë të qytetarëve të cilët zgjedhin alternativën më të mirë dhe kjo është demokracia”, tha Shehaj.

  • “Mandatet tona, jo për Ramën e Berishën”, Shabani: Akti i fundit politik nëse PD-PS bashkojnë votat

    “Mandatet tona, jo për Ramën e Berishën”, Shabani: Akti i fundit politik nëse PD-PS bashkojnë votat

    Nisma “Thurje” nuk do t’i bashkojë votat me PD dhe PS. Kryetari i kësaj force politike që është pjesë e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” Endri Shabani tha se do të jetë akti i fundit politik nëse Berisha dhe Rama do të bashkojnë votat për të krijuar qeverinë.
    Në një debat me kandidaten e paritsë “Mundësia”, Shabani tha se nuk është e ndershme që të na thoni se ne kemi futur familjarët në listat tona, njësoj si akuzat e Ramës.
    “Ju thoni se doni ndryshime të emrave, por duhet rrotacion brezash, pasi është në stanjacion”, tha kreu i “Nismës” Endri Shabani.

  • Përplasje në “Ferma VIP”: Luana Vjollca i përgjigjet akuzave të Frederik Ndocit

    Përplasje në “Ferma VIP”: Luana Vjollca i përgjigjet akuzave të Frederik Ndocit

    Në episodin e fundit të “Ferma VIP”, Silvana Bushati u eliminua pas një televotimi me Alba Pollozhanin. Ky rezultat shkaktoi pakënaqësi te këngëtari Frederik Ndoci, i cili shprehu dyshime mbi transparencën e votimeve dhe akuzoi produksionin për manipulim të rezultateve.
    Moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca, reagoi menjëherë ndaj këtyre akuzave, duke theksuar se vendimet merren nga publiku dhe jo nga produksioni. Ajo i bëri të qartë Ndocit dhe pjesëmarrësve të tjerë se kushdo që ka dyshime mbi integritetin e spektaklit është i lirë të largohet.
    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Luana Vjollca: Më lejoni të iu them edhe një herë se është publiku ai që vendos.
    Frederik Ndoci: Tani ne nuk i shohim votat e publikut, dyshoj te votat e publikut.
    Luana Vjollca: Dyshon te votat e publikut, atëherë edhe një herë Frederik më the që dyshon tek votat e publikut.
    Frederik Ndoci: Është një diçka që unë e mendoj.
    Luana Vjollca: Praktikisht po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet.

  • “PD parti private e Berishës”, Alibeaj për 11 majin: Asnjë nga palët nuk i merr dot 71 mandate

    “PD parti private e Berishës”, Alibeaj për 11 majin: Asnjë nga palët nuk i merr dot 71 mandate

    Dy partitë e mdha janë modeli i së shkuarës dhe vijnë në rënien që do i bëjë që të mos arrijnë dot asnjëra 71 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Më SPAK-un pas qafës, ku Berisha madje ka edhe “një gur në qafë”me dosjet penale teksa ka privatizuar PD, bashkë me Ramën do e kenë të vështirë që të fitojnë shumicën, por do përpiqen të sigurojnë me çdo mënyrë dhe mundësi votat për të goditur SPAK-un, ashtu edhe siç është deklaruar kohët e fundit, duke bashkuar votat në Parlamentin e ardhshëm.
    Kështu u shpreh deputeti dhe themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, sot në ‘Studio Live’ të moderatorit Arbër Hitaj. Bashkë me të në Report Tv ishte i ftuar edhe gazetari Artur Nura, i cili ndau mendimin se në këto zgjedhje blerja apo shitja e votës me instrumentin shtesë ndërkombëtar të SPAK dhe thirrjet publike, do të jetë e vështirë.
    Për opozitën ai tha se “Rama është strateg dhe nuk hiqet nga pushteti duke thënë ‘Rama ik’ apo ‘aman ik”.
    “Përgatitjet janë drejt fundit, më 11 fillon edhe fushata elektorale. Programi, organizimi, kandidatët dhe strukturat janë gati. Pak vonë, siç e konstatuat ju edhe për shkak të koalicioneve, por ‘dita e gjykimit’ erdhi. Ka vështirësi në fakt, sidomos ato financiare. Është e qartë, fushatat në Shqipëri janë të shtrenjta. Financat që kërkohen në proceset zgjedhore janë të mëdhaja. Që nga kancelaritë, administrata, raporti me mediat dhe të tjera. Këtë fushate e organizojmë me shpenzimet tona. Sipas Kodit Zgjedhor financime marrin partitë me deputetë në parlament, ne nuk kemi marrë, por s’jemi duke qarë. E shoh si një test, nëse bëhet fushatë në politikë me kosto minimale. Për të mos folur për vështirësitë e tjera, si mungesa e njerëzve në komisionet e qendrave të votimit apo dhe numërimit”, tha Alibeaj.
    Por ai shtoi se tani modeli i vjetër i duopolit po shembet dhe ngjarjet e ndodhura këto kohë, me forcimin dhe goditjet e SPAK e kanë lënë të qartë edhe në lëvizjet e binomit Rama-Berisha.
    “Ajo që konstatoj është se ka një lloj neverie ndër shqiptartë për partitë e vjetra, që nga PS-ja me një qeverisja e gjatë e keqe dhe tjetra, PD-ja, vëllai siamez i socialistëve. Ka pakënaqësi dhe skandalet ku është përfshirë qeveria. Ka refuzim të shqiptarëve ndaj alternativave të vjetra. Mirëpresin alternativat e reja, që s’kanë probleme me drejtësinë. Me interes dhe pozitive impakti që ka dhënë SPAK-u. Fakti që shumë zyrtarë të qeverisë shkojnë dhe frekuentojnë shpesh SPAK-un, ka dhënë koshiencë tjetër te shqiptarët dhe publiku dhe kanë krijuar konceptin se s’ka më njerëz mbi ligjin. Moment elektoral i rëndësishëm, do jetë epokë politike. E shoh me optimizëm. Nuk i referohem sondazheve, por ka pakënaqësi të madhe ndaj modeleve të vjetra të pazarit dhe marrëveshjeve, por kjo është një garë”, shpjegon deputeti për Report Tv.
    Ai ndau mendimin se tashmë PD është “parti private e Berishës”. Megjithatë fundi i duopolit ka mbërritur.
    “Historiku i 35 viteve ka qenë duopol, kohë e gjatë. Por duopoli ka nisur të bjerë, e shoh që nga 5 vite më parë te Kodi Zgjedhor. Ka ardhur fundi duopoli ose mendësia për të mbajtur qeverisjen vetë dhe për të mos dhënë përgjegjësi. Kodi i ri elektoral e tregon edhe më mirë se ky sistem po bie. Ndaj zgjodhën listat e mbyllura, teksa ne zgjodhëm listat e hapura. Ata dy i dhanë sinjal shqiptarëve me pazarin që bënë. Ka një pjesë edhe te PD-ja parti personale dhe private e Berishës që kanë mbështetje për ne partitë e reja, sikurse edhe te PS”, vijon përfaqësuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’.
    Por cili është mendimi i tij për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe paraqitjen e forcës që përfaqëson?
    “Unë mendoj se më 11 maj, as Rama dhe as Berisha nuk do e bëjnë dot shumicën e thjeshtë. Nuk do i bëjnë dot 71 mandate. Më 2021 Rama mori 48%, më pak se gjysmën, edhe për shkak të sistemit zgjodhor, por që atëhere shumë ngjarje kanë ndodhur që e kanë goditur qeverinë. Mbështetja ndaj tij ka rënë, edhe pse duket solid. Ka zv.kryeministrin në arrati, zyrtarë e ministra në burg dhe të akuzuar. Efekti SPAK, sepse Dumani erdhi shumë vonë, pas fitores së PS të zgjedhjeve të fundit. Plus hetimi elektoral që do bëjë SPAK, ku qeveria nuk do ketë dot as patronazhistët, këto më bëjnë të besoj se nuk do e kenë shumicën të dy. Rama po bën një sjellje ballkanike në koncept, pra edhe belbëzohet kundër drejtësisë”, nënvizon Alibeaj.
    Por ai shtoi se të dyja partitë e mëdha do bëjnë përpjekje që të gjejnë votat për qëllimet dhe marrëveshjet e tyre të ardhshme, siç është goditja e SPAK.
    “Janë sinjalet dhe uroj të përgënjeshtrohem. Dy partitë e vjetra janë në siklet të madh dhe të njëjtë. Sepse as njëra dhe as tjetra s’do sigurojnë dot shumicën dhe objektivin maksimal, teksa me një SPAK që i qëndron mbi qafë, do përpiqen me rrugë joinstitucionale ta marrin këtë rezultat. I shoh që kanë një siklet të madh, sidomos Rama, përveç Berishës me ‘gur pas qafe’. I vetmi mendim është se të dy do bashkojnë votat siç bënë me marrëveshjet e para, e nëse e shohin se nuk e realizojnë dot numrin e votave për të goditur SPAK, do përdorin strukturat e tyre, kriminalë, blerje etj”, thotë deputeti.

  • Berisha prezanton kandidatët në Elbasan, Sula akuza PD-së: Dogjët votat e Primareve!

    Berisha prezanton kandidatët në Elbasan, Sula akuza PD-së: Dogjët votat e Primareve!

    Dashnor Sula dhe Sali Berisha

    ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha po prezanton sot kandidatët për deputetë në Elbasan, për zgjedhjet e 11 majit. Por, ky takim është komentuar edhe nga deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili u la jashtë listave të PD-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar këtë takim, duke u shprehur se votat e Primareve u “dogjën”. Sula u shpreh se demokratët të krishterë janë të papërfaqësuar në Elbasan dhe akuzon PD-në se ka “djegur” votat e tyre.
    “Kush i përfaqëson demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?! Zhdukja nga lista e kandidatëve e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë. Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.
    Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë. Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.
    Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?  Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?
    Përgjigja është: Askush! Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.
    Lista është për primarin jo demokratët”, shkruan Sula./ZËRI