Gazetarja Klodiana Lala komentoi arrestimin e një shtetasi 38-vjeçar në Lushnjë që u denoncua nga një shtetas se i ka marrë ID-në dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar PD-në. Lala tha se qytetari të marrë dënimin, por nuk është ky krimi zgjedhor, sepse kandidatët po shpërndajnë miliona për të blerë votat dhe se janë krijuar struktura të konsoliduara për të vjedhur votat.
“Është një qytetar që ka shkuar në polici dhe ka thënë se Marin Leka më ka marrë ID dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar për PD-në. Policia e ka gjetur ID-në në banesën e Lekës dhe e ka arrestuar.
Krimi zgjedhor është shumë i madh dhe duhet të jetë fokus i prokurorisë. Përdorimi i fushatës, miliona euro që investohen në fushatë, milionat që investohen për takimet me diasporën nga shumica dhe opozita, ndikimi i krimit të organizuar në sistemin elektoral. Rasti tipik është kur administrata vihet nën presion me legalizime, me vendet e punës. Janë milionat që shpenzojnë kandidatët për deputetë për të blerë votat e tyre. Nuk duhet të kapin qytetarin. Ai le të vuajë dënimin, por ka struktura të organizuara që bëjnë blerjen e votave, përmes presionit, premtimeve, shpërndarjen e parave. Nuk është ky personazhi.
Krimi zgjedhor duhet ndëshkuar, por dy rastet tipike është në dy dosjet 339 dhe 184 që u mbyllën. Drejtësia dështoi në këto raste. Maxhoranca kishte krijuar një strukturë solide dhe të mirëorganizuar për të vjedhur vota.
Në Shqipëri tani po del krimi i organizuar. Në Elbasan po rrihen shtabet elektorale të maxhorancës për votat e një vajze pa kontribute dhe e denoncoi edhe z. Berisha. Elbasani, Fier, Durrësi, Shkodra, Vlora, Tirana janë qarqet kryesore gjatë fushatës ku krimi i organizuar është prezent gjatë fushatës”- tha Lala.
Tag: votat
-

“Struktura të organizuara bëjnë blerjen e votave”, Klodiana Lala tregon se si po ndodhin krimet elektorale
-

Mbërrijnë votat e para nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen në Parkun Olimpik
Kanë mbërritur pasditen e sotme rreth 600 zarfet e para me fletët e votimit të diasporës në Parkun Olimpik.
Siç u bë me dije më herët, pas mbërritjes së zarfeve me votën e emigratëve në Parkun Olimpik, ata do të ndahen në kuti të posaçme të pahapura referuar qarkut nga ku është regjistruar zgjedhësi për të votuar, për tu numëruar më pas më datë 11 maj.
Sipas procesit, DHL do t’ja dorëzojë thasët KQZ-së, e cila, pasi t’i hapë pakot një nga një e t’i nxjerrë nga zarfi plastik i verdhë, do të skanojë barcodet e zarfeve B. Në sistemin elektronik do të shfaqen emrat e zgjedhësve që kanë kthyer fletën.
Në fund zarfet B, do të ndahen në kuti sipas qarqeve. Votat nuk do të hapen, deri më 11 maj kur të nisë votimi në Shqipëri.
Kujtojmë se fletët e votimit nisën të shpërndahen 3 ditë më parë. -

Balla: Vota e diasporës peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së
Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur se kanë mbërritur 737 votat e para të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Mbërritën votat e para të diasporës tashmë pjesë e demokracisë shqiptare. DHL sapo ka dorëzuar 737 votat e para nga shtete të ndryshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre”, deklaroi Balla.Balla e cilësoi votën e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje si historike. “Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027. Voto 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona “Partia Socialiste-Edi Rama” dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar”, u shpreh Balla.
-

Diaspora i drejtohet kutive, votat e para mbërrijnë në Shqipëri
Kanë mbërritur në Shqipëri votat e para të Diasporës të dërguara me postë. Janë 600 vota që kanë mbërritur aktualisht.
Procesi i votimit të Diasporës nisi ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit.
Votat e emigrantëve do të ruhen dhe administrohen në ambientet e Parkut Olimpik. -

Zgjedhjet e 11 Majit, mbërrijnë votat e para të diasporës në Shqipëri
Kanë mbërritur në Republikën e Shqipërisë votat e para të diasporës. Gazetarja Klesiana Omeri raporton se votat e mbërritura janë duke u procesuar nga sistemi postar dhe ende nuk kanë mbërritur në Parkun Olimpik. Sipas asaj që raportohet votat pritet të mbërrijën në Parkun Olimpik rreth orës 19 të pasdites së sotme.
Ndërkohë numri i emigrantëve që e kanë dhënë votën deri tani janë 111, të paktën kështu ka deklaruar komisioneri Ilirjan Celibashi, numër që është rritur në orët në vijim, por pritet të konfirmohet nga kompania DHL e cila është duke u marrë me këtë proces.
Bëhet e ditur se janë rreth 9000 emigrantë që e kanë marrë në dorëzim fletën e votimit dhe që janë rreth 100 mijë fletë të vulosura dhe që janë dërguar në shtetet përkatëse nga qarqe të ndryshme, pasi ende nuk ka përfunduar procesi dhe që pritet të merren në dorëzim nga emigrantët shqiptarë.
Votuesit nga jashtë do kenë 3 ditë afat për të plotësuar fletën e votimit, e më pas për ta dorëzuar në postë. Qytetarët që votojnë nga jashtë Shqipërie nuk do të bëjnë asnjë pagesë, pasi si në dërgimin e fletës së votimit dhe në kthimin e saj gjithçka do të paguhet nga KQZ. Shpërndarja e fletëve të votimit do të bëhet në 85 shtete të botës. Çdo zarf që vjen pas orës 19:00 të datës 11 Maj, nuk do të numërohet. -

Mbërrijnë votat e para të diasporës në Shqipëri
Kanë mbërritur në Republikën e Shqipërisë votat e para të diasporës. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se votat e mbërritura janë duke u procesuar nga sistemi postar dhe ende nuk kanë mbërritur në Parkun Olimpik.
Sipas asaj që raportohet votat pritet të mbërrijën në Parkun Olimpik rreth orës 19 të pasdites së sotme.
Ndërkohë numri i emigrantëve që e kanë dhënë votën deri tani janë 111, të paktën kështu ka deklaruar komisioneri Ilirjan Celibashi, numër që është rritur në orët në vijim, por pritet të konfirmohet nga kompania DHL e cila është duke u marrë me këtë proces.
Bëhet e ditur se janë rreth 9000 emigrantë që e kanë marrë në dorëzim fletën e votimit dhe që janë rreth 100 mijë fletë të vulosura dhe që janë dërguar në shtetet përkatëse nga qarqe të ndryshme, pasi ende nuk ka përfunduar procesi dhe që pritet të merren në dorëzim nga emigrantët shqiptarë.
Votuesit nga jashtë do kenë 3 ditë afat për të plotësuar fletën e votimit, e më pas për ta dorëzuar në postë. Qytetarët që votojnë nga jashtë Shqipërie nuk do të bëjnë asnjë pagesë, pasi si në dërgimin e fletës së votimit dhe në kthimin e saj gjithçka do të paguhet nga KQZ.
Shpërndarja e fletëve të votimit do të bëhet në 85 shtete të botës. Çdo zarf që vjen pas orës 19:00 të datës 11 Maj, nuk do të numërohet. -

Prezenca e SPAK në zgjedhje, Spahiu: Shpresa e vetme që votat nuk do manipulohen
Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se monitorimi i zgjedhjeve të 11 majit nga SPAK është i vetmi mekanizëm që mund të garantojë ndershmëri dhe të parandalojë manipulimet.
Ai kritikoi mënyrën si po trajtohet numërimi i votave, veçanërisht për diasporën dhe qarqet e mëdha si Tirana dhe Fieri. Sipas tij, megjithëse OSBE propozoi numërim elektronik, ndërhyrja e opozitës çoi në ruajtjen e modelit me komisionerë, përfshirë edhe për votat nga diaspora, duke i lënë procesin në duart e partive tradicionale.
Spahiu ngriti shqetësimin se kjo mënyrë mund të përdoret për të devijuar rezultatin dhe për të dëmtuar forcat politike që nuk kanë komisionerë në qendra votimi.
“Po nëse ka një hap konkret dhe duhet mbështetur është prezenca e SPAK në KQZ për të ndaluar ndërhyrjen tek vota,” – theksoi ai. -

Rama: Nuk japim Lekë për votat, “këneta” ka dalë me para
Rama e ka konsideruar një krim të rëndë, ndërsa paralajmëroi qytetarët që një gjë e tillë të mos bëhet nga askush, pasi ndëshkohet rëndë.
-Do më jepni ndonjë Lekë për votën?
“Jo vlla nuk kemi Lekë për votat. Nuk e kemi bërë më parë, nuk e bvëjmë sot. Passh që kishin dalë disa që jepnin Lekë nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para, e keni parë se sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm. E Knei parë Latifin. Më thanë edhe që kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votën. Askush të mos ta bëjë këtë gabim sepse është krim që ndëshkohet rëndë dhe nuk ja vlen”, tha Kryeministri. -

“Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, u them se…”, Berisha paralajmëron nga Durrësi: Për çdo votë të vjedhur, do keni një vit më shumë dënim
Sali Berisha ka deklaruar sot në Durrës gjatë prezantimit të kandidatëve të tij, se kushdo që do të vjedhë votat sipas tij do të përballet me ligjin.
Kreu i PD tha se “gjithë filozofia është tek besimi që kemi tek fuqia si njeri i lirë për të ndërtuar ekonominë, për të ndërtuar mirëqenien”.
“Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve.
Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni. Shkoj në Lushnje dhe atje më del një Kidiona Zaka, kandidate e bandës. Shkoj në Elbasan, Sara Mile, me porosi Edi Rama, Suelit, që puna jote do matet me votat që merr Sara.
Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit.
Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj. Dhe u garantoj, dëgjoni ju banditë se dëshmitari i pari që dëshmojë kundër jush do jetë Gys Agasi, që tani u ndërsen. Shtëpia do pastrohet. As Zoti nuk hyn pa e pastruar Shqipërinë.
Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa u vjedhur ju”, tha Berisha.Top Channel
-

Votat i ble PD-ja, në pushtet prej 12 vitesh qëndron PS-ja
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me arrestimin e 38-vjeçarit Marin Leka në Lushnje, i cili dyshohet se i kishte marrë kartë ID qytetarit Muharrem Toska, duke i premtuar 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim të votës në 11 Maj për demokratët.
Paloka shkruan me ironi se votat i ble PD-ja, madje për 500 euro, ndërkohë që në pushtet prej 12 vitesh qëndron Edi Rama, edhe pse i mbytur nga skandalet dhe vjedhjet.
Po ashtu, Pakoka ngre dyshime se pse është arrestuar vetëm ai që e ka blerë votën dhe jo ai që e ka shitur, teksa ngre pikëpyetjen nëse këtë gjë e ka bërë “dashnorja e Gysit” duke iu referuar Belinda Ballukut.Postimi i plotë:
“Pra votat i ble PD…!!! E jo pak po 500 euro voten !!!
Votat i ble PD po ne pushtet prej 12 vitesh qendron Rama , megjithese i mbytur nga skandalet e vjedhjet qindramilion euro !
Po mire “e kapem” kete qe do e blinte voten. Po ate qe e shiti ? Se ligji denon dhe ate qe e shet. Apo ashtu eshte puna…
Kjo dashnorja e Gysit e ka bere kete kapjen ?
Hajde se do ta kapni shpejt ate qe duhet , po vazhdoni keshtu…”.