Tag: votat

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 13:00

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 13:00

    Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftohet se deri në orën 13:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 16.45%.

    Kjo shifër përfshin vetëm votat e hedhura në vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshin votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, apo votat me postë.
    Për të dhënat në kohë reale, klikoni KËTU. /REL

  • Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Dështojnë kandidatët e Listës Serbe, nuk sigurojnë votat për nënkryetar

    Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Dështojnë kandidatët e Listës Serbe, nuk sigurojnë votat për nënkryetar

    Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth 40 minuta me vonesë, pasi ishte thirrur për orën 10:00. 
    I propozuari i Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiç, ka dështuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. 
    Nga 105 deputetë të pranishëm, ai në të tria tentimet mori vetëm nëntë vota nga deputetët e Listës Serbe pro. Kundër votuan deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa nga deputetët e minoriteteve joshumicë, ndërsa të tjerët abstenuan. 
    Ai nuk mund të kandidohet më, pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar më parë se një deputet mund të propozohet vetëm deri në tri herë. 
    Simiq ishte propozuar nga Lista Serbe edhe në seancën paraprake, por as atëherë nuk kishte siguruar votat e mjaftueshme. 
    Ndërkohë as kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe, Zllatan Ellek, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u emëruar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. 
    Elleku mori vetëm 9 vota për, pra vetëm votat e deputetëve të partisë së tij. 
    Edhe kandidatja Lilana Stefanoviq nga Lista Serbe dështoi në të tria tentimet t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. /REL 
     
     
     
     
     
     

  • Adriana Kalaja lexon kandidatët për Bashkinë e Tiranës, në filxhanin e kafesë

    Adriana Kalaja lexon kandidatët për Bashkinë e Tiranës, në filxhanin e kafesë

    Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit.
    Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin. Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve.
    “Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat që beson në votat e pastra. Po është më e pastër të deklarojnë se thëniet tona janë politike të pabazuara.  Jam futur në politikë me moralin tim. Kam shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë si kandidate. Tabaku nuk i ka votat e veta. Nëse do kishte votat e veta duhej e para të ishte në garë. Kanë përfituar mjaft nga PD-ja.
    I duhet Edi Ramës një opozitë që duhet ta kontrollojë. Bashkimi o duhet bërë mbi disa parime, disa norma që nuk cenojnë interesin e demokratëve. E gjithë struktura e PD-së ka goditur kauzën e Sorosit.  Tea ça shkojmë dhe pranojmë. Tabaku është njeri i Sorosit. Nuk i ka patur votat e veta. Të tre kandidaturat kanë lidhje shumë të forta me Sorosin”, tha ajo.
    Kalaja thekson se i ka thënë Berishës për të propozuar emrin e saj si kandidatë.
    Ndërkohë nga ana tjetër, kritikoi mënyrën si opozita po bën negociatat për emrin e përbashkët në kafene. Ajo shton se PD dhe Berisha duhej të kishin mbledhur Këshillin Kombëtar.
    “I kam thënë Berishës nëse duhet emri im jam e gatshme. Berisha ka thënë do e diskutojmë me strukturat. Si bëhen negociatat? Duke pire kafe te Rogneri.
    Gjithë vera që kaluam u morëm me farsën zgjedhore, por nga 15 maji që u duk ku ishte PD-ja deri sot nuk ka mbledhur ende Këshillin Kombëtar. Si u vendos? Është njësoj si të heqësh dorë nga zgjedhjet, u kthyem te 2019″, tha Kalaja.
     

  • “I kërkova Berishës të më zgjidhte mua”/ Kalaja akuza për tri emrat e PD për Tiranën: Kanë lidhje shumë të forta me Sorosin!

    “I kërkova Berishës të më zgjidhte mua”/ Kalaja akuza për tri emrat e PD për Tiranën: Kanë lidhje shumë të forta me Sorosin!

    Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu.
    Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit. Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin.
    Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve.
    “Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat që beson në votat e pastra. Po është më e pastër të deklarojnë se thëniet tona janë politike të pabazuara.
    Jam futur në politikë me moralin tim. Kam shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë si kandidate. Tabaku nuk i ka votat e veta. Nëse do kishte votat e veta duhej e para të ishte në garë. Kanë përfituar mjaft nga PD-ja.
    I duhet Edi Ramës një opozitë që duhet ta kontrollojë. Bashkimi o duhet bërë mbi disa parime, disa norma që nuk cenojnë interesin e demokratëve. E gjithë struktura e PD-së ka goditur kauzën e Sorosit. Tabaku është njeri i Sorosit. Nuk i ka patur votat e veta. Të tre kandidaturat kanë lidhje shumë të forta me Sorosin”, tha ajo.
    Kalaja thekson se i ka thënë Berishës për të propozuar emrin e saj si kandidatë. Ndërkohë nga ana tjetër, kritikoi mënyrën si opozita po bën negociatat për emrin e përbashkët në kafene. Ajo shton se PD dhe Berisha duhej të kishin mbledhur Këshillin Kombëtar.
    “I kam thënë Berishës nëse duhet emri im jam e gatshme. Berisha ka thënë do e diskutojmë me strukturat. Si bëhen negociatat? Duke pire kafe te Rogneri. =Gjithë vera që kaluam u morëm me farsën zgjedhore, por nga 15 maji që u duk ku ishte PD-ja deri sot nuk ka mbledhur ende Këshillin Kombëtar. Si u vendos? Është njësoj si të heqësh dorë nga zgjedhjet, u kthyem te 2019”, tha Kalaja.

  • “Tradhti ndaj demokratëve”, Kalaja akuzon PD-në për tre kandidatët në Tiranë: Janë vegla të Sorosit, jo të opozitës

    “Tradhti ndaj demokratëve”, Kalaja akuzon PD-në për tre kandidatët në Tiranë: Janë vegla të Sorosit, jo të opozitës

    Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja ishte e ftuar në një emision televiziv pasditen e sotme, teksa foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu.
    Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit.
    Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin.
    Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve.
    Adriana Kalaja: Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat që beson në votat e pastra. Po është më e pastër të deklarojnë se thëniet tona janë politike të pabazuara. Jam futur në politikë me moralin tim. Kam shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë si kandidate. Tabaku nuk i ka votat e veta. Nëse do kishte votat e veta duhej e para të ishte në garë. Kanë përfituar mjaft nga PD-ja.
    I duhet Edi Ramës një opozitë që duhet ta kontrollojë. Bashkimi o duhet bërë mbi disa parime, disa norma që nuk cenojnë interesin e demokratëve. E gjithë struktura e PD-së ka goditur kauzën e Sorosit. Ta ça shkojmë dhe pranojmë. Tabaku është njeri i Sorosit. Nuk i ka patur votat e veta. Të tre kandidaturat kanë lidhje shumë të forta me Sorosin.

  • Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori

    Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori

    Të hënën u njohëm me të gjithë fituesit në gala-në e “Topit të Artë”. Disa ditë më vonë dolën në dritë votat që morën lojtarët në klasifikimet përkatëse. Në vijim do të fokusohemi te renditja e përgjithshme e trofeut “Kopa” 2025, çmim që tregon kush ka qenë lojtari më i mirë nën 21 vjeç gjatë sezonit. Fituesi, për të dytin vit radhazi (hera e parë që ndodh në histori) ishte Lamine Yamal, me 124 vota.
    Ndryshe nga “Topi i Artë”, ku votojnë 100 gazetarë nga 100 vendet me renditjen më të lartë FIFA, për “Kopa” votojnë fituesit e gjallë të “Topit të Artë”. Në total morën pjesë 27 futbollistë, ndërsa nuk u përfshinë në votim Kevin Keegan, Michel Platini dhe Cristiano Ronaldo. Nga ata që votuan, 24 zgjodhën Lamine Yamal si fitues. Vetëm Roberto Baggio (Doué, Joao Neves dhe Lamine), Ruud Gullit (Doué, Huijsen, Cubarsí) dhe Pavel Nedved (Doué, Lamine dhe Yildiz) nuk e vendosën atë në vendin e parë.
    Ndërkohë, Rivera, Blokhin, Simonsen, Rummenigge, Belanov, Van Basten, Matthäus, Papin, Stoichkov, Weah, Sammer, Ronaldo, Zidane, Rivaldo, Figo, Owen, Shevchenko, Ronaldinho, Cannavaro, Kaká, Messi, Modric, Benzema dhe Rodri e zgjodhën atë pa hezitim. Në fakt, Lamine mori më shumë pikë (124) se sa të gjithë kandidatët e tjerë të marrë së bashku. Për më tepër, këtë vit ai grumbulloi më shumë vota sesa edicionin e kaluar (113), kur triumfoi para Arda Güler (26) dhe Kobbie Mainoo (20).
    Renditja e trofeut “Kopa” 2025:1. Lamine Yamal (Barcelona) – 124 pikë2. 2. Désiré Doué (PSG) – 72 pikë3. Joao Neves (PSG) – 23 pikë4. Estevao (Palmeiras) – 9 pikë5. Kenan Yildiz (Juventus) – 6 pikë6. Dean Huijsen (Bournemouth) – 5 pikë7. Pau Cubarsí (FC Barcelona) – 3 pikë8. Rodrigo Mora (FC Porto) – 1 pikë9. Ayyoub Bouaddi (Lille) dhe Myles Lewis-Skelly (Arsenal) – 0 pikë

  • “Votat pro për interesa të ndryshme”, Gjokutaj për shkarkimin e Veliajt: Luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm shtruar

    “Votat pro për interesa të ndryshme”, Gjokutaj për shkarkimin e Veliajt: Luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm shtruar

    Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga çështjet më të ndërlikuara të qeverisjes vendore të viteve të fundit. Vetë Kryeministri Rama bëri të ditur nisjen e punës për zgjedhjet e reja. 
    Avokati Genc Gjokutaj, i cili ishte dhe pjesë e Këshillit Bashiak, foli në Top Story sa i përket vendimit për të shkarkuar Veliajn, duke u thënë se bashkimi i votave me PS-në nuk ishte për interesa të njëjtë. 
    “Dita e funeralit politik të Erion Veliajt normalisht që do kishte këtë prezencë. Shumë ishin të dëshiruar dhe prisnin që të vinte Erion Veliaj, mirëpo ai nuk erdhi. Unë mendoj që dhe mënyra e kërkimit dhe investimit të tij për t’u paraqitur seriozisht nuk ishte në nivelin e duhur. Unë personalisht, isha në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve dhe thashë që duhej dëgjuar. Mund të zgjidhej dhe me një videokonferencë online. Ai nuk mund të paraqitej, sepse ishte dita e tij e fundit në Bashki dhe nuk mund të vinte. Ai mund të ikte dhe në zyrë atë ditë. Mbledhja nuk zgjati shumë. 
    Unë u bëra sebep në fund. Mediat thonë që bashkuan votat. Votat ishin pro, por prapa kuintave nuk ishin për të njëjtën arsye. 
    Ne ishim dëshmitar okular të një atentati politik të Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë. Ne luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm këtë dasmë të shtruar. Është atentat politik, jo ligjor”, tha Gjokutaj. 
     

  • PD dhe PS bashkojnë votat, shkarkohet nga detyra kryebashkiaku Erion Veliaj

    PD dhe PS bashkojnë votat, shkarkohet nga detyra kryebashkiaku Erion Veliaj

    Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar me shumicë votash propozimin për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut Erion Veliajn.

    PD dhe PS kanë bashkuar votat duke rënë dakord për largimin nga detyra të Erion Veliajt.
    Në këtë mbledhje nuk kanë votuar Fabjan Topollari, Alfred Muharremi dhe Aldo Merkoçi, si dhe Gaz Paja dhe Joleza Koka që nuk ishin prezentë në mbledhje.
    Kryetari i këshilltarëve të PS Eridian Salianji gjatë fjalës së tij iu drejtua opozitës duke i thënë se në karrigen e kryetarit sërish do të ulet përfaqësues nga PS.
    “Ju respektova dhe ju a kuptoj dhe buzëqeshjen dhe lumturinë. Dhe sot shijoni ditën deri në fund, por këtu do jemi që në atë karrige do të ulet prapë një kryetar Bashkie i Partisë Socialiste me mbi 160 mijë vota, por të paktën mësoni nga humbja dhe lumturohuni për Tiranën siç po lumturoheni sot”, tha ai.
    Ndërkohë që kreu i këshilltarëve të PD Ilir Alimehmeti, u shpreh se ka qenë në objektivat e opozitës shkarkimi i Veliajt.

    Top Channel

  • PS-PD bashkojnë votat- Erion Veliaj shkarkohet si kryebashkiak

    PS-PD bashkojnë votat- Erion Veliaj shkarkohet si kryebashkiak

    Erion Veliaj

    TIRANË-Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për ta shkarkuar kryebashkiakun Erion Veliaj nga detyra, i cili qëndron në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 kur dhe u arrestua me vendim të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Vendimi i dërgohet Prefektit të qarkut, dhe Prefekti ja dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt Qeverisë. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave.

  • Kosova pa qeveri prej 8 muajsh, Kurti shmang pyetjet për shumicën parlamentare

    Kosova pa qeveri prej 8 muajsh, Kurti shmang pyetjet për shumicën parlamentare

    Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.Pas inaugurimit të Poliklinikës Specialistike në Podujevë, Kurti shmangu pyetjet e gazetarëve lidhur me takimet e mundshme me liderët e partive parlamentare për të siguruar shumicën në Kuvend.Tetë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese më 5 shtator vendosi një masë të përkohshme deri më 30 shtator, e cila ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin veprime për formimin e qeverisë. Kjo pasoi ankesën e Listës Serbe lidhur me votimin për nënkryetarin serb të Kuvendit.Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë nga komunitetet pakicë. Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare, ndërsa dhjetë deputetët e komunitetit serb, përfshirë Nenad Rashiq, nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme.Kështu, Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarë, por jo edhe nënkryetarin nga komuniteti serb, ndërsa kryeparlamentari Basha ka mbyllur seancën konstituive, duke lënë institucionet pa funksion të plotë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.Pas inaugurimit të Poliklinikës Specialistike në Podujevë, Kurti shmangu pyetjet e gazetarëve lidhur me takimet e mundshme me liderët e partive parlamentare për të siguruar shumicën në Kuvend.Tetë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese më 5 shtator vendosi një masë të përkohshme deri më 30 shtator, e cila ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin veprime për formimin e qeverisë. Kjo pasoi ankesën e Listës Serbe lidhur me votimin për nënkryetarin serb të Kuvendit.Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë nga komunitetet pakicë. Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare, ndërsa dhjetë deputetët e komunitetit serb, përfshirë Nenad Rashiq, nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme.Kështu, Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarë, por jo edhe nënkryetarin nga komuniteti serb, ndërsa kryeparlamentari Basha ka mbyllur seancën konstituive, duke lënë institucionet pa funksion të plotë.