Në sondazhin e publikuar në emisionin “Real Story” në ABC News, rezulton se PS fiton Tiranën me 53.2 përqind.
Partia Socialiste drejt 19 mandateve në Tiranë, ndërsa PD bie me 6 mandate sipas sondazhit të realizuar nga ABC News dhe Angi Ricerche.
Analisti Roland Lami u shpreh se rezultatet tregojnë se Partia Socialiste jo vetëm i ka ruajtur votat e saj, por edhe i ka shtuar.
“PS i ka ruajtur dhe i ka shtuar votat e saj, ndërsa PD është gërryer nga partit të tjera që kanë parë se aty kanë mundësi për të marrë”, tha Lami.
Ndërkohë juristja Brizida Gjikondi nënvizoi se kontrata e PD 6 milionë dollarë ka dhënë impaktin e saj negativ duke shtuar se Berisha në listën e mbyllur ka vënë persona në shërbim të familjes së tij.
“6 milionë euro i famshëm ka dhënë impakt negativ. Në Tiranë metropoli është më i informuar dhe të gjitha këto kanë reflekuar që të ulet mështetja. Deputetët që ka vënë në listën e mbyllur i ka në shërbim të familjes së tij”, tha ajo.
Tag: votat
-

Sondazhi: PS fiton Tiranë me 53.2 përqind, PD fundoset/ Lami: Socialistët kanë ruajtur dhe shtuar votat
-

Skandali me votat nga diaspora/ Franc Nuri: PD-ASHM kërkesë zyrtare në KQZ për hetim mbi votat nga Greqia
Skandali me votat nga diaspora/ Franc Nuri: PD-ASHM kërkesë zyrtare në KQZ për hetim mbi votat nga GreqiaPërfaqësuesi ligjor i Koalicionit PD-ASHM në KQZ, Franci Nuri, gjatë konfrerencës për shtyp tha se, në vazhdën të këtij komunikimi publik që dje në darkë, në mbrëmje, ne kemi depozituar në emër të koalicionit Aleanca për Shqipërinë me Dinjitet, kërkesën zyrtare në KQZ me rastet e Greqisë dhe për problematikën e Greqisë.
Ai tha se, është e vërtetë ajo që u tha në fillim të kësaj konference, për një numër prej 6.000 votash që kanë ardhur brenda 24 orëve dhe nga Greqia. Ndërkohë që për gjithë ditët dhe këtë javë, nga fillimi i procesit dhe deri në ditën e djeshme, në total, në shtetin grek, kanë ardhur më pak se 18.000 vota, pra 1/3, 17.700 për të qenë të saktë. Pra, mbi 1/3 e votave kanë ardhur brenda 24 orëve, dhe kjo është një indicie.
Deklarata për shtyp e Franc Nurit
Unë thjesht desha t’ju informoj në vazhdën të këtij komunikimi publik që dje në darkë, në mbrëmje, ne kemi depozituar në emër të koalicionit Aleanca për Shqipërinë me Dinjitet, kërkesën zyrtare në KQZ me rastet e Greqisë dhe për problematikën e Greqisë.
Është e vërtetë ajo që u tha në fillim të kësaj konference, për një numër prej 6.000 votash që kanë ardhur brenda 24 orëve dhe nga Greqia. Ndërkohë që për gjithë ditët dhe këtë javë, nga fillimi i procesit dhe deri në ditën e djeshme, në total, në shtetin grek, kanë ardhur më pak se 18.000 vota, pra 1/3, 17.700 për të qenë të saktë. Pra, mbi 1/3 e votave kanë ardhur brenda 24 orëve, dhe kjo është një indicie.
Shtuar këtu të gjitha ato indicie dhe prova të shumta që ne disponojmë, Partia Demokratike i disponon, i ka bërë publike dhe i ka përcjellë tashmë. Kemi kërkuar zyrtarisht në këtë çështje që të rikthehet në ligjshmëri dhe në shinat kushtetuese procesi i votimit në diasporë, veçanërisht dhe në Greqi, në shtetin grek, për të gjitha këto problematika që sapo u listuan.
Sot, para pak minutash nga nisja e kësaj konference, isha në protokollin e KQZ-së dhe depozitova një shkresë tjetër, një kërkesë tjetër, në emër të koalicionit PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ku kërkuam zyrtarisht nga KQZ-ja që t’u kërkojë operatorëve postarë të na vënë në dispozicion çdo komunikim, çdo dokument shkrimor që vërteton se vota i ka shkuar zgjedhësit në mënyrë individuale.
Pra, me pak fjalë, kërkojmë provën që vota e dikujt i ka shkuar atij personi dhe ai person ka nënshkruar kundrejt një dokumenti identifikimi – ID ose pasaportë, për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore me votën brenda, siç kërkon ligji dhe kushtetuta. Dhe ia kemi kërkuar këtë informacion që të vihet në dispozicion para datës 11 maj, me urgjencë. Njëkohësisht, kemi informuar gjithashtu dhe partnerët e OSBE/ODIHR lidhur me këto shqetësime dhe i kërkuam edhe atyre që ta kenë një vëmendje të shtuar ndaj këtij procesi.
Faleminderit!
-

“Në Greqi e Itali po mblidhen votat nga zyrtarë të PS”, ankohet Topalli: Të hetohet skandali me DHL
Disa orë pasi kërkoi nga KQZ të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e problematikave të krijuara me votën e diasporës, kryesisht në Greqi, Partia Demokratike përmes Jozefina Topallit dhe Ivi Kasos i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet e të verifikojë shkeljet e mundshme ligjore në këtë proces.
Topalli tha se kemi të bëjmë me manipulime të rënda në Greqi dhe Itali, e se kthimi në normalitet i shkeljeve përbën një shqetësim të madh.
“Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfat individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt. Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre. Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat. Kemi rastë të tjera të cilat si psh, një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet”, tha Topalli.
Drejtuesja politike për Diasporën në PD dhe drejtuesi politik i qarkut të Korçës thonë se ndryshimi i befasishëm në tërheqjen individuale të zarfeve pranë DHL ka ngritur shqetësime serioze mbi transparencën, standardin dhe ligjshmërinë e procesit të votimit.
“Unë e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme. Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend. Jo rastësisht që nëse deri pardje numri i zarfeve nga Greqia ishin rreth 17 mijë, brenda 24 orësh, pikërisht në periudhën që ne po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të votës, ky numër kërceu me 6 mijë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh“, shtoi Topalli.
Sakaq, Ivi Kaso kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të bashkëpunojë me agjencitë partnere dhe të nisë hetimin për skandalin me votat e transportuara nga DHL.
Ndërkohë, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçë Ivi Kaso, tha se SPAK duhet që të hetojë rastet për të cilat janë bërë kallëzime.
“I bëjmë thirrje KQZ që ky proces të shkojë mbarë deri në fund. Që ky proces dhe degradimi i tij sidomos në Greqi të mos jetë njollë i bëjmë thirrje SPAK që të marrin që të gjitha masat. Të mos kujtojnë banditët e votës se janë duke bërë namin duke marr zarfet e emigrantëve nga DH:, e dimë kush e bënë dhe ja përcjellim SPAK me emra”, u shpreh Kaso. -

Kreu i PD në Athinë denoncon skandalin me votat e emigrantëve: Fletët e votimit po lihen në pika bastesh
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi ngriti alarmin mbi mënyrën se si po menaxhohet procesi i votimit për diasporën.
Ai deklaroi se votat e emigrantëve në Athinë janë të pasigurta dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje të qëllimshme për të penguar që vota e diasporës të arrijë në Shqipëri.
Fizi shprehet se, fletët e votimit nuk po shpërndahen siç duhet dhe në vend që të dorëzohen në adresat e qytetarëve, ato janë lënë në pika bastesh, pa asnjë kontroll apo përgjegjësi nga ana e DHL, kompania që ka marrë përsipër dërgimin e tyre.
Ai thekson se ka mungesë transparence dhe mungesë totale monitorimi në këtë proces, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe të papranueshme për një proces demokratik.
“Entuziastë jemi shumë, përveç atyre që po ndodhin. Monitorimet që po i bëhen këtij procesi nuk po shkojnë mirë. Një denoncim ka mbërritur tek ne nga disa qytete në Greqi, përfshirë Athinën dhe Korinthin, ku fletët e votimit janë lënë nëpër pika bastesh.
Unë kam qenë një nga ata që e kam mbështetur me zemër këtë proces, duke besuar se do të ishte një proces i pastër, pasi jemi në diasporë dhe nuk do të kishte ndërhyrje nga forcat që janë mësuar të manipulojnë apo shkatërrojnë votën. Por, me vazhdimin e këtij procesi, pamë se ai nuk po menaxhohej nga DHL, që e ka si detyrë, por po realizohet nga nënkontraktorë që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe nuk kanë asnjë lloj burimi për të menaxhuar votat apo fletët tona të votimit.
Së dyti, vota e diasporës nuk po merret siç duhet. Nuk dihet kush e merr dhe kush e dorëzon, dhe monitorimi mungon plotësisht. Edhe ndërkombëtarët ende nuk janë të bindur që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur apo akredituar monitorues ndërkombëtarë.
Ne nuk lejohemi të afrohemi pranë kutive postare ku ndodhen fletët e votimit, sepse jemi parti politike. Ndërkohë, shohim Taulant Ballën që hyn në çdo pikë ku shpërndahen fletët e votimit. Shikojmë makinat, por nuk dimë çfarë po ndodh me votat.
Shpërndarja, që ishte premtuar se do të bëhej nëpër shtëpi, ende nuk ka ndodhur. Shqiptarët presin ende, dhe kjo është pasojë e mungesës së informimit. Fundja, ekziston një email që emigrantët kanë dorëzuar pranë KQZ-së, por nuk marrin asnjë njoftim, përveç ndonjë mesazhi nga DHL që thotë ‘bëj këtë veprim’, por pa shpjegime të qarta.
Emigrantët presin për tre ditë nëse do të vijë vota, dhe pas tre ditësh u thuhet që vota është larguar. Ata detyrohen të enden dhe të kërkojnë në çdo pikë për të gjetur votën e tyre. Kjo është përgjegjësia e atyre që shohim çdo ditë, të cilët thonë: mos votoni, sepse nuk e duan që vota e emigrantëve të shkojë në Shqipëri“, u shpreh ai. -

Kosovë, sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë sot për herë të dhjetë të fitojë votat që po i mungojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Nëntë përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa sukses, pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i merr 61 votat e nevojshme.Ajo është propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve gjashtë herë, por jo edhe herën e fundit, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk gjeti mbështetje pasi dështoi formimi paraprak i komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e kësaj procedure.Për këtë propozim, nga 110 deputetët prezentë në sallë, kanë votuar 56, prej tyre 55 pro, një kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk ka votuar.Kujtojmë, seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe nuk është mbyllur as më 1 maj, kështu që sot nga ora 10:00 do të ketë një tjetër vazhdim – për herë të dhjetë, raporton KosovaPress.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë sot për herë të dhjetë të fitojë votat që po i mungojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Nëntë përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa sukses, pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i merr 61 votat e nevojshme.Ajo është propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve gjashtë herë, por jo edhe herën e fundit, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk gjeti mbështetje pasi dështoi formimi paraprak i komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e kësaj procedure.Për këtë propozim, nga 110 deputetët prezentë në sallë, kanë votuar 56, prej tyre 55 pro, një kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk ka votuar.Kujtojmë, seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe nuk është mbyllur as më 1 maj, kështu që sot nga ora 10:00 do të ketë një tjetër vazhdim – për herë të dhjetë, raporton KosovaPress.
-

“Janë turrur për të blerë votat e PS”/PD padit ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka njoftuar se Partia Demokratike ka paditur ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spaho për ‘shkelje të rënda të ligjit zgjedhor’.
Kaso njofton se PD ka paditur në SPAK kandidaten Besa Spaho, së bashku me drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave, pasi sipas tij “janë turrur për të blerë votat e PS”.
“I kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.
Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveçse me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet.
PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht numrin 1. Të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, tha Kaso. -

PL braktis PD, bashkon votat me PS për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit
Me debate dhe përplasje politike është shoqëruar mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Durrës, ku u diskutua ndryshimi i kategorisë së një sipërfaqeje pyjore në Gjirin e Lalzit për ndërtimin e kompleksit turistik “Lura 5”.
Ndërsa e djathta kundërshtoi betonizimin e vijës bregdetare, e majta argumentoi se projekti do të sjellë.
Tre këshilltarë të PD-së votuan kundër, ndërsa PS dhe Partia e Lirisë bashkuan votat duke miratuar projektvendimin me 31 vota pro.
Ndërkaq një tjetër pikë që shkaktoi përplasje ishte raporti i monitorimit të buxhetit të vitit të kaluar. Opozita akuzoi për mosrealizim të shumë zërave buxhetorë, përfshirë rindërtimin dhe fondet për mbetjet urbane.
Të dyja forcat kryesore politike akuzuan njëra-tjetrën për dëmet në mjedis gjatë 35 viteve të fundit.
Mbledhja u drejtua nga kryetarja e komanduar Denisa Luarasi, pasi kryetari i këshillit Ani Dyrmishi është në garë për deputet në zgjedhjet e 11 majit. -

Sondazhi në Fier/ Leka: PS po shkon drejt 11 mandate. Lami: PD të sigurt 5 mandate, votat e LSI drejt PS
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.
Analistët në studio komentuan rezultatet e sondazhit në qytetin e Fierit.
Sipas analistit Martin Leka, prezenca e Gazmend Bardhit në Fier mund të jetë ndikues në rënien e elektoratit në Fier. Sipas tij, nëse partitë e reja nuk prodhojnë mandat, PS mund të bëhet me 11 mandate. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
“Ka rënë shumë LSI, ndërkohë ka rënë shumë edhe PD. Shef Gazmend Bardhi një njeri problematik dhe i dyshimtë, unë mendoj që ka ndikuar të jetë kjo gjendje. Duke marrë edhe partitë e vogla, më mirë mos e shih sondazhin. 6 mandate nuk besoj se i mban PD. Nëse partitë e vogla nuk prodhojnë mandat, ky mandat ka shumë mundësi t’i shkojë PS dhe të jetë me 11 mandate.”
Analisti Roland Lami tha se PD ka të sigurt 5 mandate, por me mëdyshje të gjashtin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
“PS ka një rritje ku votat e LSI kanë shkuar tek PS. PD ka rënie me 5 për qind dhe votat kanë shkuar drejt partive të reja. Pd ka të sigurt 5 mandate, por 6 mandate janë me pikëpyetje.”
-

Posta e DHL refuzon të marë në dorëzim zarfet me votat e diasporës, emigrantëve vetëorganizohen
Vota e diasporës po has probleme serioze në lidhje me shkeljen e ligjit, përsa i përket zbatimit të rregullave të vendosura për mënyrën se si do të dorëzohen dhe si do të merren zarfet me votat e emigrantëve.
Një sërë denoncimesh kanë ardhur në redaksinë e SYRI-t, ku gazetarja Alba Kepi na sjell situatën në Itali dhe thekson se kanë të bëjnë me punonjësit e postës DHL, të cilët nuk i telefonojnë votuesit kur shkojnë për t’i dorëzuar zarfin me fletën e votimit dhe justifikohen se nuk kanë të drejtë, në një kohë që për porositë e zakonshme, ata i kontaktojnë normalisht.
Një tjetër shkelje është edhe mos vendosja e numrave të kontaktit të zyrës së postës DHL, në mënyrë që shqiptarët e diasporës të mos kenë mundësi t’i marrin në telefon për të dorëzuar zarfin me votën e dhënë.
Denoncimet e shqiptarëve të diasporës në Itali:
‘Kur unë i thashë që vetëm ju po hapni probleme me dorëzimin e postës pasi Malta Post më merr në telefon, se e kam të shkruar numrin tek kutia postare, m’u përgjigjen nuk kemi të drejtë t’ju telefonojnë, ne i biem ziles kur nuk përgjigjet njeri ikim.
U thashë po ça zileje është shkruar kudo më shkronja të mëdha ja “Zilja nuk punon, dhe si nuk keni të drejtë të merrni në telefon kur unë kam marrë telefonata për dorëzimin poste nga ju, vetëm ky rast duket se bën perjashtim”, është një prej denoncimeve.
‘Zarfet qëllimisht nuk u kanë vënë numra kontakti që të mos i marrin në telefon’, shprehet një tjetër emigrant shqiptar në Itali.
Kjo situatë ka sjell dhe reagimin e menjëhershëm të shqiptarëve të diasporës në Itali, të cilët në ndodhur në këto kushte, janë organizuar që t’i dorëzojnë vetë personalisht zarfet me votat në zyrat e DHL-së.
-

Vidhen votat e emigrantëve? Njeriu i Berishës në Itali ndan video me zarfet e fletëve të votimit
Klodian Cami, një aktivist i Partisë Demokratike në Itali, është denoncuar në policinë italiane nga emigrantët shqiptarë me akuzën se po korrupton postierët e kompanisë DHL dhe po mbledh vetë zarfet me votat e diasporës.
Sipas denoncimit, Cami, pronari i një restoranti, ka publikuar një video ku duken zarfat që akuzohet se ka mbledhur, shoqëruar me diciturën: “Zarfet e verdhë të DIASPORËS që do të sjellin ditën e ZEZË TË Rilindjes. Zarfe që peshojnë aq fort sa dosjet e Spak. Diaspora do të dërgojë për Skrap Rilindjen.”
Klodian Cami, nga Vicishti i Dibrës, pronar i restorantit La Tortuga në Reggio Emilia, sot nën akuzë nga vetë emigrantët për krim të rëndë zgjedhor, është aktivist i PD-së i prezantuar publikisht nga vetë Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook, kur mbante fjalime poshtë dritares së kreut të PD-së nën arrest shtëpie një vit më parë.
Ky rast tregon se sado që janë jashtë juridiksionit të shtetit shqiptar, krimet zgjedhore nuk do të mbeten pa ndëshkuar./ Tema