Tag: votat

  • ‘PD ka vrarë garën’, Murrizi ‘shpërthen’ ndaj demokratëve: Bashkuat votat me Ramën për një karrige të qelbur në Kuvend

    ‘PD ka vrarë garën’, Murrizi ‘shpërthen’ ndaj demokratëve: Bashkuat votat me Ramën për një karrige të qelbur në Kuvend

    Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka hedhur sot akuza ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike se që prej vitit 2008 kanë bashkuar votat me socialistët vetëm për interesin e tyre në Kuvend.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se me këtë hap, demokratët kanë shitur demokracinë dhe sovranitetin e votës së qytetarëve, që në pesë palë zgjedhje nuk po marrin asnjë votë.
    Sipas Murrizit, ky akt i PD-së ka vrarë garën dhe meritokracinë, pasi prej kohësh është shtuar hipokrizia dhe përulja ndaj kryetarëve që hartojnë listat.
    “Kur shoh nëpër ekrane Bylykbashin pas 11 majit që thotë se duhet sistem tjetër zgjedhor, më vjen për të vjellë.Kur belbëzon dhe quan si të “shenjtë” marrëveshjen e 5 qershorit 2020, por që nuk e kërkoi kurrë në korrik 2024 kur bashkoi votat me Ramën për të mbyllur 30% të listave, që t’u siguronte një karrige të qelbur për menderen e tyre në Parlament, më vjen për të dhj…
    Dhe kur e dëgjoj që ndonjëherë flet edhe për sistem mazhoritar, habitem shumë sa hipokrit është, sepse ky në Durrës humb edhe po të votohet brenda familjes me vota.
    Të paktën mbani mbyllur kapakun e pusetës së “halës”, se sa herë që e hapni qelbni dynjanë.
    Keni qysh në prill 2008 që keni shitur demokracinë dhe sovranitetin e VOTËS SË QYTETARËVE, vetëm që të jeni në Parlament pa votë, dhe shqiptarët prej vitit 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, pra pesë palë zgjedhje, nuk zgjedhin dot, por thjesht votojnë, si në komunizëm.
    Me këtë ligj të padenjë të dakordësuar mes të njëjtëve individë, por të vendosur në parti të ndryshme, ku është vrarë gara, meritokracia dhe vlerat e individit, ndërsa është shtuar servilizmi, hipokrizia dhe përkulja ndaj kryetarëve që hartojnë listat, PD nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe nuk i fiton kurrë, edhe sikur të bëhen zgjedhje çdo të diel”,-shkruan Murrizi.

  • “Votat e mia u vodhën”/ Kalaja për hetimin e KAS: SPAK nuk donte të hetonte, GJKKO i caktoi 7 detyra

    “Votat e mia u vodhën”/ Kalaja për hetimin e KAS: SPAK nuk donte të hetonte, GJKKO i caktoi 7 detyra

    GJKKO vendosi këtë të enjte, 20 nëntor, hapjen e hetimeve ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), pas kallëzimit të kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili akuzon institucionin për shpërdorim detyre.
    Kalaja pretendon se gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 majit votat e tij janë manipuluar dhe se rinumërimi i pjesshëm ka zbuluar parregullsi që ndikuan deri në lëvizjen e mandateve.
    Në një intervistë për “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se vendimi i GJKKO-së konfirmon se nuk bëhet fjalë për “gabim njerëzor”, por për dyshime për “krim zgjedhor”, ndërsa tashmë SPAK është i detyruar të zhvillojë hetime të thelluara, përfshirë edhe marrjen e pamjeve audio e video të procesit të numërimit.
    “Për këtë proces unë kam vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese sepse vë në dukje pa rregullsi në procesin ligjor. Kam nisur një betejë administrative për KAS, e cila nuk më kërkoi mua për të numëruar votat e mira. Për këtë kam bërë kallëzimin, për arsye se ata kanë shkelur ligjin në disa momente dhe këtë e thotë edhe GJKKO.
    Në rinumërimin e pjesshëm mua më kishin vjedhur disa vota. Nga procesi i rinumërimit lëvizi mandat në qarkun e Fierit. E gjithë retorika, narrativa e KAS ishte se ishte gabim njerëzor dhe jo krim zgjedhor. SPAK refuzoi dy herë që të hetonte zgjedhjet. Gjykata e vendosi që nuk ishte gabim njerëzor, por krim zgjedhor.
    SPAK nuk e hetoi çështje, nuk kishte vullnet për të hetuar çështjet zgjedhore. Hera e parë që do të hetohet për krim zgjedhor. Gjykata e ka detyruar SPAK të hetojë për dy vepra, krim i organizuar dhe krim zgjedhor. Gjykata tha se këtu ka krim me zgjedhjet, dhe i ka caktuar prokurorisë 7 detyra për hetim për zgjedhjet. Kërkohet të hapen kamerat me audio dhe video, gjatë numërimit të votave”, tha Aulon Kalaja.

  • “Më kanë vjedhur votat”, GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë, hetim edhe për KAS

    “Më kanë vjedhur votat”, GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë, hetim edhe për KAS

    Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë kallëzimin penal të kandidatit të PD Aulon Kalaja dhe të hetojë Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, në KQZ, për veprën penale, “shpërdorim detyre”.

    Kalaja, i cili ishte kandidat i listës së hapur të PD në Durrës, nuk arriti që të siguronte një ulëse në Kuvend, ndërsa pas zgjedhjeve ai pretendoi se numëruesit dhe subjekte të tjera në garën e 11 majit kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke i vjedhur votat.
    Nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati i opozitës ka depozituar disa kallëzime, njëri ndër to edhe ndaj KAS që duhet të kishte kryer rinumërimin e pjesshëm të 290 kutive.
     

    Top Channel

  • Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

    Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

    Kuvendi miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të së enjtes, projektbuxhetin 2026 si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm.
    Projektbuxheti i vitit 20226 mori 83 votat pro të shumicës socialiste. Ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro.

  • Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër

    Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër

    Në një seancë maratonë që zgjati rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026, me një vlerë totale prej 8.8 miliardë eurosh, si edhe tetë projektligjet që përbëjnë paketën fiskale. Projektbuxheti u miratua vetëm me votat pro të shumicës socialiste, 83 gjithsej, ndërsa opozita votoi kundër, siç ishte parashikuar.
    Nga radhët e socialistëve pati dy përjashtime: deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët nuk mbështetën tre nga projektligjet e paketës fiskale. Braçe nuk mori pjesë në votimin për projektligjin “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi dy projektligjet që lidhen me paketën e paqes fiskale.
    Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh synon të financojë shërbimet shëndetësore, pagat, skemat e mbështetjes për familjet në nevojë, pensionet, arsimin, punësimin, bujqësinë, infrastrukturën rrugore, sistemin e drejtësisë si dhe fondet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve të Shqipërisë ndaj NATO-s.

  • Me kushte dhe nevoja të veçanta/ Përfundon numërimi i votave nga diaspora, ja si paraqiten rezultatet

    Me kushte dhe nevoja të veçanta/ Përfundon numërimi i votave nga diaspora, ja si paraqiten rezultatet

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave me postë, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për disa komuna të Kosovës në kuadër të procesit zgjedhor.
    Këto rezultate kanë ndikuar në balancimin e garës zgjedhore në disa prej komunave, duke nxjerrë në pah konkurrencën e ngushtë ndërmjet kandidatëve, veçanërisht në balotazhet e mbajtura.
    KQZ ka njoftuar se të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi.
    Më poshtë paraqiten të dhënat e detajuara për komunat Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Mitrovicë e Jugut dhe Viti, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së.
    Votat e diasporës, kryeson në Pristinë kandidati i VVKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar edhe rezultatin e votave me postë për Komunën e Prishtinës. Votat nga diaspora më së shumti i ka marrë kandidati i Vetëvendosjes.
    Hajrulla Çeku ka marrë gjithsej 395 vota, ndërsa Përparim Rama ka marrë 168 vota.
    Votat e diasporës, kryeson në Fushë Kosovë kandidati i VVKa përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Komunën e Fushë Kosovës.
    Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, ndërsa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82%. Kurse, te votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, ndërsa Prebreza ka marrë 48.39% të këtyre votave.
    Votat e diasporës, kryeson në Pejë kandidati i LDKNë faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në Komunën e Pejës.
    Sa i përket votave me nevoja të veçanta, Gazmend Muhaxheri ka marrë 107 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Taulant Kelmendi, vetëm 38. Ndërsa te votat me kusht, Kelmendi ka marrë 14 vota, ndërsa Muhaxheri vetëm 8.
    Votat e diasporës, kryeson në Mitrovicën e Jugut kandidati i VV
    Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar votat me postë për Komunën e Mitrovicës së Jugut.
    Fitore edhe me votat e diasporës ka shënuar kandidati i Vetëvendosjes.
    Faton Peci i VV-së ka marrë gjithsej 298 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 125 vota.
    Votat e diasporës, kryeson në Viti kandidati i VV
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votave me postë për Komunën e Vitisë, ku rezultati mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të VV-së ka qenë shumë i ngushtë.
    Edhe pas numërimit të votave me postë, nga të cilat Ademi ka marrë 317 dhe Sokol Haliti 234, LDK ka arritur të mbajë primatin e partisë fituese të balotazhit, me një dallim prej vetëm 136 votash në rezultatin përfundimtar.Sipas faqes së KQZ-së, Sokol Haliti ka gjithsej 8,622 vota, ndërsa Arsim Ademi 8,486.

  • “U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

    “U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

    Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të nisë hetimet mbi pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit.
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.
    Kalaja kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj.

  • ‘Votat në Durrës u manipuluan’/ GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, i kërkon SPAK të nisë hetimet

    ‘Votat në Durrës u manipuluan’/ GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, i kërkon SPAK të nisë hetimet

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pretendimin e Aulon Kalasë lidhur me manipulimin e votave në Durrës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Në vendimin e dhënë sot, GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të nisë hetimet për rastin, duke e cilësuar çështjen si me “rëndësi të veçantë” për integritetin e procesit zgjedhor.
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.

  • Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat

    Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat

    Kosova E Martë, 4 Nëntor 2025 20:29
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mandatoi këtë të martë Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
    Në një konferencë për media, Osmani sqaroi se Kushtetuta nuk kërkon garanci për numrin e votave, por vlerëson gjasat që kandidati mund të arrijë të sigurojë shumicën në Kuvend.
    “Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa, dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time,” tha Osmani. Ajo shtoi se pas takimit me VV dhe Glauk Konjufcën, ata e kanë bindur se kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme.

  • Votat në Parlament/ Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, reagon Presidentja Osmani: Vetëvendosja më bindi

    Votat në Parlament/ Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, reagon Presidentja Osmani: Vetëvendosja më bindi

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një konferencë për media, Osmani sqaroi se Kushtetuta nuk kërkon garanci për numrin e votave, por vlerëson gjasat që kandidati mund të arrijë të sigurojë shumicën në Kuvend.
    “Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa, dhe ka dallim të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gjasat ofrohen në zyrën time,” tha Osmani.
    Ajo shtoi se pas takimit me VV dhe Glauk Konjufcën, ata e kanë bindur se kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme.
    “VV dhe Glauk Konjufca kanë besim të plotë që mund t’i arrijnë votat e nevojshme, por kjo i takon atyre. Mua më takon të bindem që kanë gjasa, dhe ata më kanë bindur se kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses. Sikur mos të kishte fare propozim, do të kishim një situatë krejt tjetër,” përfundoi presidentja.
    Ky vendim hap rrugën për tentativën e dytë për formimin e Qeverisë së re në Kosovë.