Tag: votash

  • Akuzat për blerje votash/ Kreu i PS në Kurbin kallëzim në Polici: Shpifje, sulm politik nga PD

    Akuzat për blerje votash/ Kreu i PS në Kurbin kallëzim në Polici: Shpifje, sulm politik nga PD

    Benard Palaj

    LEZHË-Situata elektorale në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e tensionuar. Një tjetër denoncim është dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Kurbin, të cilët pretendojnë se janë bërë objekt i akuzave dhe lajmeve të rreme. 
    “Sapo dolëm nga Drejtoria e Policisë Lezhë, erdhëm të bëjmë një kallëzim për të përgnjeshtruar një lajm të rremë, që ka dalë nga një media ku në emrin tim dhe të disa strukturave të tjera të Partisë Socialiste, janë arrestiar për blerje votash. Ky është një lajm i rremë i orkestruar nga Partia Demokratike. Po përballemi me shpifje të mirëorganizuara që kanë për qëllim të dezinformojnë opinionin publik dhe të krijojnë panik. Nuk ka asnjë provë për këto pretendime, ndaj i konsiderojmë si sulme politike që synojnë të dëmtojnë fushatën tonë. ,” -deklaroi Palaj. 

  • “Dy fletë votimi në një zarf e presion politik”/ PD shkresë në KQZ: Audit për votën e diasporës në Greqi, SPAK të hetojë

    “Dy fletë votimi në një zarf e presion politik”/ PD shkresë në KQZ: Audit për votën e diasporës në Greqi, SPAK të hetojë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Partia Demokratike në një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kërkuar që të bëhet një audit, duke argumentuar se rrezikohet integriteti i procesit zgjedhor në diasporë, kryesisht në Greqi. 
    PD thotë se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, mbritani dhe vende të tjera të BE. Sipas opozitës, shkeljet e konstatuara janë dërgesa të parregullta të zarfeve, dy fletë votimi në një zarf, mungesë udhëzimi për votuesit, presion politik dhe blerje votash, vonesa ose mosdorëzimi i zarfeve, mbledhje e paligjshme e votave.
    PD kërkon një audit të menjëhershëm ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas, kërkon gjithashtu rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë si edhe hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash.

  • Akuzoi 5 anëtarë të PS-së për blerje votash/Procedohet kandidati i PD-së në Lezhë

    Akuzoi 5 anëtarë të PS-së për blerje votash/Procedohet kandidati i PD-së në Lezhë

    Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë.
    Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se 55-vjeçari akuzohet se ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, njofton policia.

  • “Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota

    “Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota

    Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli fton shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, pasi sipas saj ata mund të sjellin rotacionin politik.
    Topalli e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, e ka quajtur një cunam votash, procesin e votimit nga diaspora, teksa shtoi se do të realizohet kthesa historike.
    Blendi Fevziu: Çfarë mesazhi i jepni ju diasporës?
    Jozefina Topalli: Së pari për ne është themelore si për shqiptarët brenda kufijve dhe ato që jetojnë jashtë për të mbyllur kapitullin e së keqes dhe për të hapur një kapitull të ri që dua ta shoh në disa plane, por plani kryesor është që në 11 Maj ato mund të sjellin rotacionin për një arsye madhore që i kalon të gjitha forcat politike që është ndalja e dëbimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Kemi 1 milion shqiptarë që janë dëbuar gjatë 12 viteve jashtë kufijve të Shqipërisë. Mua më duket si një cunam votash që do të realizojmë atë që do të jetë kthesa historike e 11 Majit për arsyen e ekzistencës kombëtare.
    Ndërkohë demokratja Topalli ka zbuluar edhe shtetet nga të cilat pret të marrë më shumë vota Partia Demokratike.
    Blendi Fevziu: Ku mendoni ju se do të keni më shumë mbështetje? Dy vendet kryesore të regjistruara janë Italia dhe Greqia. Greqia duket se është mbrapa me kthimin e zarfeve, por Italia është në vendin e parë.
    Jozefina Topalli: Italia është rreth 91 mijë votues, është një shifër fantastike dhe nuk ka qenë rastësi që ne jemi fokusuar shumë pa lënë pas Gjermaninë, Londrën, SHBA dhe Greqinë ku gjithashtu janë rreth 68 mijë vetë. Nga Italia kanë ardhur mbi 62 mijë zarfe dhe unë shfrytëzoj rastin për një falënderim të përzemërt për të gjithë shqiptarët, pasi ata kanë harxhuar kohë.

  • Përplasen kandidatët në Lezhë/Akuza për blerje votash dhe kallëzim penal për shpifje

    Përplasen kandidatët në Lezhë/Akuza për blerje votash dhe kallëzim penal për shpifje

    Po shoqërohet me tensione dhe akuza të forta fushata zgjedhore në qarkun e Lezhës,  mes kandidatëve për deputetë. Kështu kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Gjin Gjoni, ka akuzuar disa zyrtarë lokalë si të përfshirë në blerje votash, duke i denoncuar ata publikisht me emra.
    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjoni publikoi edhe një video, duke shkruar: “Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do t’ju ndjekim këmbë për këmbë.”
    Menjëherë ka reaguar edhe kandidati i PS për deputet, Ermal Paci i cili paraditen e sotme shkoi në Drejtorinë e Policisë së Lezhës për të depozituar një kallëzim penal për shpifje.
    Në një deklaratë për mediat, Paci u shpreh se persona të armatosur kanë shkuar gjatë natës pranë banesës së babait të një kandidateje për deputete të PS-së në Lezhë, duke ushtruar presion dhe kërcënime.
     

  • Berisha nga Vlora: Bandat që përfshihen në blerje votash do shpallen grup terrorist, Balluku fitoi 60 mln € me…

    Berisha nga Vlora: Bandat që përfshihen në blerje votash do shpallen grup terrorist, Balluku fitoi 60 mln € me…

    Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi dje kandidatët e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun e Vlorës. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, ai sulmoi Belinda Ballukun për të cilën tha se nga Tuneli i Llogarasë, fitoi 50-60 mln euro. “A e dini ju miq se me tunelin e Llogarasë Rama ja mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria, për të marrë 50-60 mln euro me lubi Ballukun. Dhe tani ndërton rrugën për t’i falimentu të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë. Investimet e Parkut të Llogorasë janë më të bukurat”, deklaroi ai. Në një kohë kur vetëm pak ditë nga hapja e fushatës zgjedhore në Lushnje, policia arrestoi një person për blerje votash që do të votonte më 11 maj për Partinë Demokratike, Berisha u ndal edhe tek blerja e votave. Ai tha se bandat dhe individët, të cilët do të implikohen në blerje votash do të cilësohen si terroristë ndërkombëtarë.
    “Grupet kriminale do të vihen para ligjit. Banditët, nëse implikohen në vota, do cilësohet grup terrorist. Ju them bandave që mos të guxojnë të frikësojnë qytetarët, se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni. Programi i Shqipërisë Madhështore fton çdo opozitar të bëhet misionar në paraqitjen e programit tek çdo shqiptar, socialist, tek çdokush që do të jetojë në Shqipëri dhe të presporojë në vendin tonë”, u shpreh ai. Më tej Berisha theksoi se pas 11 majit, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. “Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione. Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione. Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo. U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre”, nënvizoi Berisha.

  • ‘Nuk do dëgjoni ankesë nga unë pas 11 majit për vjedhje votash’, Qori: Kemi ngritur struktura për kontrollin e tyre

    ‘Nuk do dëgjoni ankesë nga unë pas 11 majit për vjedhje votash’, Qori: Kemi ngritur struktura për kontrollin e tyre

    Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi se numërimi elektronik i votave është më i besueshëm, por theksoi se partia e tij ka ngritur struktura për monitorimin e procesit zgjedhor, duke siguruar se nuk do të ketë ankesa për vjedhje votash pas 11 majit.
    “Ne kemi ngritur struktura për të mbikëqyrur numërimin dhe nuk do të lejojmë manipulime. Nuk do ankohemi për vjedhje votash, jo sepse nuk do të tentojnë, por sepse nuk do i lëmë”, tha ai.
    Qori shtoi se SPAK ka një rol më të rëndësishëm se politika në luftën kundër blerjes së votave, duke kërkuar ndëshkimin e atyre që manipulojnë procesin.
    “Vota elektronike është më e sigurt, por edhe me stilolaps mund të mbrohet nëse ka vëzhgim të fortë. Partitë e vogla kanë qenë historikisht të dëmtuara nga PD dhe PS, por këtë herë nuk do ta lejojmë”, përfundoi Qori.