Tag: vorës

  • VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtari

    VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtari

    Emocione por jo gola në ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Superiores.
    Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj Vorës në Shkodër, duke humbur kështu mundësinë për të arritur kreun.

    Ekipi i Edi Martinit është në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Vora është në vendin e 7-të me 16 pikë.Kampionët e Egnatias pësuan disfatë 0-1 ndaj Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga një gol i Ramirez në pjesën e parë.
    Humbje e hidhur për rrogozhinasit pa Tetovën në stol, ndërkaq ky sukses për vlonjatët që duan mbijetesën, erdhi në momentin e duhur.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtarit

    VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtarit

    Emocione por jo gola në ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Superiores.
    Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj Vorës në Shkodër, duke humbur kështu mundësinë për të arritur kreun.

    Ekipi i Edi Martinit është në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Vora është në vendin e 7-të me 16 pikë.Kampionët e Egnatias pësuan disfatë 0-1 ndaj Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga një gol i Ramirez në pjesën e parë.
    Humbje e hidhur për rrogozhinasit pa Tetovën në stol, ndërkaq ky sukses për vlonjatët që duan mbijetesën, erdhi në momentin e duhur.
     

  • (FOTO+VIDEO) Projekti i ri i FSHF drejt finalizimit, klubi i kampionatit shqiptar do të bëhet me shtëpi gati të re

    (FOTO+VIDEO) Projekti i ri i FSHF drejt finalizimit, klubi i kampionatit shqiptar do të bëhet me shtëpi gati të re

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, i mbyllur prej kohësh teksa po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.

     
    Gjatë vizitës, Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.
    “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera.

    Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës.
    Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky.

    Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe.
    Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll.

    Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.
    Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.
    “President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit.
    Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, – tha Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.

    Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.
    VIDEO

  • Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.
    Gjatë vizitës, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.

    “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës. Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky. Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe. Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.
    Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.
    “President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, – tha Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
    Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.

  • Përplasja e drejtorit të Vorës me tifozët e Flamurtarit, dalin pamjet e ndërhyrjes së policisë në Vlorë

    Përplasja e drejtorit të Vorës me tifozët e Flamurtarit, dalin pamjet e ndërhyrjes së policisë në Vlorë

    Flamurtari dhe Vora luajtën një duel sot në Vlorë, që u mbyll me barazim 1-1. Ndeshja pati tension në minutën e 35-të, pasi vlonjatët kishin kaluar në avantazh.
    Drejtori i Vorës, Bazjon Tragaj u përplas në distancë me tifozët e Flamurtarit. Për këtë edhe u largua me karton të kuq.
    Në Vlorë ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë. “Panorama Sport” iu sjell edhe foto ekskluzive nga stadiumi i Flamurtarit për këtë moment.
    Të dyja ekipet ndërkohë po luftojnë për mbijetesën. Aktualisht Flamurtari numëron 5 pikë më pak në renditje se Vora e vendit të gjashtë.

  • Infrastruktura/ Vora me stadium të ri, FSHF jep të dhëna për investimin

    Infrastruktura/ Vora me stadium të ri, FSHF jep të dhëna për investimin

    Referuar informacionit në faqen zyrtare të federatës, në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Vorë. Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit.
    Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve dhe folën për fshf.org mbi këtë investim të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Vorës. Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se po punohet me ritme të larta për përfundimin e tribunës së stadiumit të Vorës, që pritet të bëhet gati brenda vitit, duke u kthyer në një impiant të kategorisë 3 të UEFA-s, ku Vora do të luajë në shtëpinë e saj. “Kemi ardhur sot për të inspektuar punimet në tribunën e stadiumit të Vorës. Po punohet në të gjitha ambientet në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të përfundojë tribuna dhe Vora të kthehet të luajë në shtëpinë e vet.
    Ky stadium që ne, në bashkëpunim me Bashkinë, po investojmë do të kthehet në një stadium të kategorisë 3, për të organizuar edhe ndeshje ndërkombëtare deri në një fazë të caktuar, siç e parashikon manuali i UEFA-s. Punimet po ecin me shpejtësi dhe besoj që brenda këtij viti ekipi i Vorës do të kthehet në shtëpinë e vet”, tha Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.

  • Ndeshja ndaj Vorës, lojtari i Dinamos: Jemi gati, vlerësojmë rivalin

    Ndeshja ndaj Vorës, lojtari i Dinamos: Jemi gati, vlerësojmë rivalin

    Bruno Dita, lojtari i Dinamos, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Vorës.
    “Vora është një kundërshtar që ka treguar shumë dëshirë këto javë kampionati. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, e dimë ku i ka pikat e dobëta kundërshtari. Kemi shumë besim te njëri-tjetri se do të dalim fitimtarë.

    Ngjeshja e ndeshjeve në pak ditë? Dinamo ka një skuadër me shumë lojtarë dhe po ashtu me shumë cilësi. Mendoj se jemi në gjendje t’i përballojmë tri ndeshjet me Vorën, Partizanin dhe Teutën në kaq pak ditë.
    Kur do ta shikojmë Dinamon në krye të tabelës së renditjes? Besoj shumë shpejt. Për kartonët e kuq që kemi marrë do të thosha se më shumë ka qenë çështje fati. Vetëm kaq. Nuk duhet ta ulim ritmin dhe agresivitetin në lojën tonë”, – tha ai.

  • Stadiumi i Vorës, FSHF inspekton punimet: Standarde ndërkombëtare

    Stadiumi i Vorës, FSHF inspekton punimet: Standarde ndërkombëtare

    Në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, që po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Vorë. Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit.
    Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve dhe folën për fshf.org mbi këtë investim të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Vorës.
    Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se po punohet me ritme të larta për përfundimin e tribunës së stadiumit të Vorës, që pritet të bëhet gati brenda vitit, duke u kthyer në një impiant të kategorisë 3 të UEFA-s, ku Vora do të luajë në shtëpinë e saj.
     
    “Kemi ardhur sot për të inspektuar punimet në tribunën e stadiumit të Vorës. Po punohet në të gjitha ambientet në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të përfundojë tribuna dhe Vora të kthehet të luajë në shtëpinë e vet. Ky stadium që ne, në bashkëpunim me Bashkinë, po investojmë do të kthehet në një stadium të kategorisë 3, për të organizuar edhe ndeshje ndërkombëtare deri në një fazë të caktuar, siç e parashikon manuali i UEFA-s. Punimet po ecin me shpejtësi dhe besoj që brenda këtij viti ekipi i Vorës do të kthehet në shtëpinë e vet”, – tha Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.
    Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, theksoi se ky është një nga investimet e rëndësishme të FSHF-së që do të përmbushë standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ai përmendi edhe projektet e tjera infrastrukturore që po realizohen në Durrës, Prrenjas, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive në vend.
    “Ky është një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me bashkinë, i cili do t’i sjellë një stadium modern Shqipërisë, duke përmbushur standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. FSHF nuk ndalet vetëm me këtë projekt, por projektet infrastrukturore vazhdojnë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Dy fusha të reja në qytetin e Durrësit, që po bëhen në bashkëpunim me Bashkinë dhe klubin e Teutës. Gjithashtu, po ndërtohen dy fusha në qytetin e Prrenjasit dhe dy fusha në qytetin e Gjirokastrës. Të gjitha këto janë në hapat e fundit për montimin e tapetit artificial. Njëkohësisht, në ditët në vijim do të fillojë edhe mbjellja e fushës së tretë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke i shtuar edhe një fushë të re qytetit të Tiranës, që do të përdoret për Kombëtaren A dhe Kombëtaret e moshave”, – tha Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi.

  • FSHF inspekton punimet në stadiumin e Vorës, tribunë moderne dhe standarde ndërkombëtare

    FSHF inspekton punimet në stadiumin e Vorës, tribunë moderne dhe standarde ndërkombëtare

    Në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, që po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Vorë. Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit.

    Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve dhe folën për fshf.org mbi këtë investim të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Vorës.

    Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se po punohet me ritme të larta për përfundimin e tribunës së stadiumit të Vorës, që pritet të bëhet gati brenda vitit, duke u kthyer në një impiant të kategorisë 3 të UEFA-s, ku Vora do të luajë në shtëpinë e saj.

    “Kemi ardhur sot për të inspektuar punimet në tribunën e stadiumit të Vorës. Po punohet në të gjitha ambientet në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të përfundojë tribuna dhe Vora të kthehet të luajë në shtëpinë e vet. Ky stadium që ne, në bashkëpunim me Bashkinë, po investojmë do të kthehet në një stadium të kategorisë 3, për të organizuar edhe ndeshje ndërkombëtare deri në një fazë të caktuar, siç e parashikon manuali i UEFA-s. Punimet po ecin me shpejtësi dhe besoj që brenda këtij viti ekipi i Vorës do të kthehet në shtëpinë e vet”, – tha Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.

    Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, theksoi se ky është një nga investimet e rëndësishme të FSHF-së që do të përmbushë standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ai përmendi edhe projektet e tjera infrastrukturore që po realizohen në Durrës, Prrenjas, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive në vend.

    “Ky është një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me bashkinë, i cili do t’i sjellë një stadium modern Shqipërisë, duke përmbushur standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. FSHF nuk ndalet vetëm me këtë projekt, por projektet infrastrukturore vazhdojnë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Dy fusha të reja në qytetin e Durrësit, që po bëhen në bashkëpunim me Bashkinë dhe klubin e Teutës. Gjithashtu, po ndërtohen dy fusha në qytetin e Prrenjasit dhe dy fusha në qytetin e Gjirokastrës. Të gjitha këto janë në hapat e fundit për montimin e tapetit artificial. Njëkohësisht, në ditët në vijim do të fillojë edhe mbjellja e fushës së tretë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke i shtuar edhe një fushë të re qytetit të Tiranës, që do të përdoret për Kombëtaren A dhe Kombëtaret e moshave”, – tha Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Skandaloze në Elbasan, tifozët vendas kapërcejnë rrethimin dhe shkojnë të përleshen me ata të Vorës

    Skandaloze në Elbasan, tifozët vendas kapërcejnë rrethimin dhe shkojnë të përleshen me ata të Vorës

    Momente kaosi në Elbasan gjatë ndeshjes së ekipit vendas ndaj Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Superiores.
    Pak momente pasi Vora shënoi golin e barazimit, nga tribunat nisën fyerjet në kor mes dy tifozerive. Dhe tifozët vendas, vendosën të sulmonin mbështetësit e ekipit udhëtues në tribunën e tyre.
    Kështu, një grup jo i vogël tifozësh kapërcyen ndarëset e stadiumit dhe shkuan të përlesheshin në tribunën kundërshtare, duke gjuajtur me sende të forta.
    U desh ndërhyrja e forcave të rendit dhe thirrje të vazhdueshme me altoparlantët e stadiumit që situata të qetësohej disi, ndonëse sharjet në kor nuk munguan as në vijimin e ndeshjes.