Tag: vonuar

  • Ish-ministri demokrat i Drejtësisë: Marrja në pyetje e Berishës për 21 Janarin, e vonuar

    Ish-ministri demokrat i Drejtësisë: Marrja në pyetje e Berishës për 21 Janarin, e vonuar

    Të vonuar e cilëson, ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj thirrjen e Sali Berishës nga ana e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion në lidhje me procesin e 21 janarit, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe.
    Alibeaj tha në Off the Record në A2 CNN se kjo ngjarje ka nevojë për drejtësi për të gjitha palët, dhe mbi të gjitha që të mos përdoret më politikisht.
    “Marrja në pyetje e Berishës ishte e vonuar.. Për viktimat.. Ata e dinë për kaq kohë me një brengë që nuk mund të rikthehet. Bërja e drejtësisë është një lloj shpagimi. E vonuar dhe për Berishën, e ka thënë dhe vetë.
    I vonuar dhe për Ramën, sepse mbi këtë çështje PS dhe ai vetë e kanë përdorur politikisht çdo vit. Dhe kjo është e keqja e politikës që i përdor këto çështje duke treguar pandjeshmëri.
    Nuk duhet parë thjesht si ngjarje ku 4 persona humbën jetën. Uroj që SPAK të mund të vlerësojë, të hetojë pasi vetëm kështu mund të qetësojë të gjithë shpirtrat që mos ketë palë që ta përdorin këtë ngjarje të rëndë”, tha Alibeaj.

  • Marrja në pyetje e Berishës për “21 Janarin”, Alibeaj: E vonuar, ngjarja po përdoret politikisht

    Marrja në pyetje e Berishës për “21 Janarin”, Alibeaj: E vonuar, ngjarja po përdoret politikisht

    Të vonuar e cilëson, Enkelejd Alibeja thirrjen e Sali Berishës nga ana e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion në lidhje me procesin e 21 janarit, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe.
    I ftuar në Off the Record, ish-ministri i Drejtësisë, Alibeaj shtoi se kjo ngjarje ka nevojë për drejtësi për të gjitha palët, dhe mbi të gjitha që të mos përdoret më politikisht.
    “Marrja në pyetje e Berishës ishte e vonuar.. Për viktimat.. Ata e dinë për kaq kohë me një brengë që nuk mund të rikthehet. Bërja e drejtësisë është një lloj shpagimi. E vonuar dhe për Berishën, e ka thënë dhe vetë. I vonuar dhe për Ramën, sepse mbi këtë çështje PS dhe ai vetë e kanë përdorur politikisht çdo vit. Dhe kjo është e keqja e politikës që i përdor këto çështje duke treguar pandjeshmëri. Nuk duhet parë thjesht si ngjarje ku 4 persona humbën jetën. Uroj që SPAK të mund të vlerësojë, të hetojë pasi vetëm kështu mund të qetësojë të gjithë shpirtrat që mos ketë palë që ta përdorin këtë ngjarje të rëndë”, tha Alibeaj.

  • Vokshi: Thirrja e Ballukut e vonuar, Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket

    Vokshi: Thirrja e Ballukut e vonuar, Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e quan të vonuar thirrjen e Ballukut në SPAK. 

    “Thirrja në SPAK e Ballukut ishte e vonuar, duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E thonë gjithë raportet ndërkombëtare që në Shqipëri ka korrupsion,” – u shpreh Vokshi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

    Deputetja demokrate theksoi se, kryeministri Edi Rama po synon të shpëtojë vetveten, duke i “sakrifikuar” bashkëpunëtorët e afërt.

    “Rama do t’i lëshojë të gjithë, boll që ai të mos preket. Balluku sërish po trajtohet me preferencë nga ana e SPAK,” shtoi ajo.
     

    Sipas Vokshit, kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen.

    “Thuhet se pas daljes nga SPAK, Balluku shkoi te Rama. Ai i ka kërkuar dorëheqjen, por ajo nuk e ka pranuar. Si mund të hetohet një person që ka një akuzë për 190 milionë euro, vetëm një nga të shumtat? Balluku ka një mal me akuza nga PD dhe SPAK ka informacion voluminoz,” deklaroi Vokshi.

    Deputetja ngriti pyetjen pse ndaj Ballukut nuk po zbatohen të njëjtat masa që janë marrë ndaj zyrtarëve të tjerë për akuza më të vogla.

    “A mundet që persona të tjerë të jenë në arrest me burg apo shtëpie për akuza shumë më të vogla, ndërsa Balluku të lejohet të qëndrojë e lirë? Rama po e mban edhe pak, derisa të gjejë një zgjidhje për ta lëshuar,” tha ajo.Në përfundim, Vokshi kërkoi që Balluku të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe të përballet me drejtësinë pa asnjë mbrojtje politike apo imunitet:

    “Balluku duhet të ishte shkarkuar nga detyra nga Edi Rama. Ta lironte nga detyra, meqë thotë ‘drejtësia ka punën e vet’. Le të përballet me akuzat pa mbrojtje dhe pa imunitet.”

     

  • ‘Balluku e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion’/ Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK, Lubia firmosëse e skandaleve më të mëdha

    ‘Balluku e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion’/ Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK, Lubia firmosëse e skandaleve më të mëdha

    E ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

    “Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar. Nëse do të ndodhë, është tepër vonë. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, por mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe persona të tjerë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë”, u shpreh Vokshi.

    Ajo theksoi se Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh Belinda Ballukun për përfshirje në disa nga skandalet më të mëdha me kosto të lartë për buxhetin e shtetit. “Nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse ta priste kaq gjatë. Mbetet për t’u parë se në çfarë cilësie po thirret Balluku, si person nën hetim apo si person në dijeni të një çështjeje”, shtoi deputetja demokrate.

    Sipas saj, SPAK ka vepruar me standarde të dyfishta dhe duhej të kishte kaluar prej kohësh nga hetimi te akuzat ndaj Ballukut. “Pandëshkueshmëria bëri që ajo të ishte numri dy i qeverisë. Duket qartë se Rama ka qenë në tentativë për ta mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Belinda Ballukun,” deklaroi Vokshi.

    Deputetja e PD-së shtoi se nëse SPAK do të kishte reaguar më herët, nuk do të ishte përsëritur “masakra elektorale e 11 majit”. Ajo përmendi prova dhe dëshmi të depozituara nga strukturat e PD-së në qarkun Fier për “krime elektorale të kryera nga Balluku dhe njerëzit e saj”.

    Vokshi citoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas saj ka denoncuar publikisht “sistemin monstruoz të ngritur nga Belinda Balluku në Fier”. “Ajo është e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë nofkën ‘Lubi Balluku’, sepse ajo ka vepruar pa limite”, u shpreh ajo.

    Në vijim, deputetja përmendi përfshirjen e Ballukut në disa nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama, si inceneratorët dhe tenderat e rrugëve të cilat, sipas saj, kanë kushtuar deri në 10 herë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian.

    “Është një thirrje shumë e vonuar e SPAK, që nuk çbën mosveprimin e deritanishëm,” përfundoi Albana Vokshi.

    Vokshi:

    Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar, nëse do të ndodhë, shumë i vonuar. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe personat e tjerë, gjithsesi mbetet për t’u parë.

    Zonja Balluku është denoncuar nga ana e Partisë Demokratike prej vitesh tashmë dhe është përfshirë në disa prej skandaleve më të mëdha të denoncuara nga opozita, me kosto shumë të madhe në buxhetin e shtetit, por jo vetëm.

    Pra, nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse të priste kaq shumë vite. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet më tej, në çfarë cilësie po thirret Balluku, pra është një person nën hetim, është një person në dijeni të një çështjeje që është duke u hetuar, pra mbetet gjithçka për t’u parë.

    Kjo nuk çbën në asnjë rast atë që ne kemi thënë më parë, që SPAK ka vepruar me shumë standarde. Belinda Balluku prej vitesh nuk duhet të ishte nën hetim tashmë, por duhet të ishte nën akuzë, person nën akuzë dhe person që duhet të ishte ndëshkuar. Pandëshkueshmëria bëri jo vetëm që ajo të ishte numri dy në qeverinë e mëparshme apo në këtë qeveri, pra duket që Rama ka pasur një tentativë për ta mbrojtur Belinda Ballukun dhe vazhdon ta mbrojë Belinda Ballukun.

    Nëse SPAK do të kishte reaguar më parë, atëherë nuk do të kishte ndodhur masakra elektorale që ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit të 11 majit. Ne kemi dëshmi, kemi fakte nga Fieri, përveç atyre që janë depozituar, denoncuar nga kryetari i grupit parlamentar, por edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, me prova konkrete për masakrën elektorale dhe krimet e shumta elektorale të Belinda Ballukut, por kemi edhe prova të tjera të cilat ne i kemi bërë me dije.

    Zoti Berisha, një pjesë prej tyre i ka denoncuar edhe publikisht në konferencat e shtypit për sistemin monstruoz të ngritur nga Belinda Balluku në Fier.
    Belinda Balluku është zhytur në krim elektoral, Belinda Balluku është e zhytur në korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë një emër tjetër që unë gjykoj se ajo e meriton — Lubi Balluku — sepse ajo ashtu ka vepruar, nuk kanë pasur limite.

    Ajo, pas Edi Ramës, është një prej firmosëseve dhe miratueseve të disa prej skandaleve më të mëdha, qoftë inceneratorët, qoftë Tigri 1, Tigri 2, Tigri 3 etj., plus të gjitha tenderat e rrugëve të florinjta që kanë kushtuar 10-fish më shumë sesa kushtojnë në vendet e tjera të Bashkimit Europian, dhe kështu me radhë. Lista është shumë e gjatë e Belinda Ballukut.

    Është një thirrje shumë e vonuar e SPAK, që nuk çbën mosveprimin e deritanishëm.

  • ‘Jemi të vonuar’, Alimehmeti: PD ende pa alternativë për Tiranën, presim nga aleatët

    ‘Jemi të vonuar’, Alimehmeti: PD ende pa alternativë për Tiranën, presim nga aleatët

    Kryetari i Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti gjatë një interviste televizive ka deklaruar se 3 emrat e bërë publikë si propozime për kreun e bashkisë së Tiranës nga opozita, nuk janë propozime të PD por të aleatëve të saj.
    Alimehmeti tha se PD është e vonuar në gjetjen e një candidature për zgjedhjet e pjeshsme për bashkinë e Tiranës, pasi do të duhet ta kishte gati alternativën e saj,
    Ilir Alimehmeti: A është e vonuar koha po., cdo orë që kalon nuk është në favor. Ndërkohë që një krah bënin luftë të largohej Veliaj, nga ana tjetër duhet të kishim përgatitur alternativën.
    Jemi zyrtarisht një grup që kemi qenë të hapur ndaj propozimeve të aleatëve. Kemi qenë dhe në takime me ta ku kemi thënë se po presim nga ju fillimisht nëse keni një pikë të fortë. Donim ta linim hapur. Kështu hiqnim dhe Primaret.
     
     
    Ju garantoj se është më i gjerë diapazoni, këto janë prppozime nga aleatët dhe partitë opozitare.

  • Zgjedhjet e parakohshëm/ “Po përgatisim emrin”,Bardhi:Shkarkimi i Veliajt është i vonuar, Rama e urdhëroi nga Asambleja

    Zgjedhjet e parakohshëm/ “Po përgatisim emrin”,Bardhi:Shkarkimi i Veliajt është i vonuar, Rama e urdhëroi nga Asambleja

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se shkarkimi i kreut të Bashkosë Tiranë Erion Veliaj, është i vonuar.
    Sipas tij një gjë e tillë është kërkuar prej kohësh nga këshilltarët e opozitës në Këshill, por se kryeministri Edi Rama nuk ishte i gatshëm të ndërmerrte një hap tëtillë.
    I ftuar në një studio televizive, Bardhi u shpreh se në PD kanë nisur tashmë konsultimet në lidhje me emrin që do të futet në garë për kreun e bashkisë së kryeqytetit.“Shkarkimi i Veliajt është i vonuar. Do të votojmë pro shkarkimit të tij por forma si procesi po ndiqet i urdhëruar nga Rama në Asamblenë e Përgjithshme, tipar që tregon autoritarizmin e tij a thua se kishte në kontroll pushtetin lokal. Këshilltarët tanë prej kohësh kanë kërkuar shkarkimin e tij por Rama nuk donte, sot iu tek.Do të shohim çdo ndodhë sepse Veliaj ka kërkuar ta çojë në Kushtetuese. Kemi nisur konsultimet brenda partisë, pasi kryetari jonë ka deklaruar se nuk braktiset gara, por edhe mbi emrin që do të përfaqësonte më mirë opozitën në garë”, tha ai.

  • ‘Vendim i vonuar’, Teliti flet për planin e mazhorancës për të shkarkuar Veliajn: Ata pak veta që ka lënë…

    ‘Vendim i vonuar’, Teliti flet për planin e mazhorancës për të shkarkuar Veliajn: Ata pak veta që ka lënë…

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i ftuar në një emision televiziv ka folur për zgjedhjet lokale në kryeqytet.
    Teliti tha se gara për Tiranën është e hapur dhe hapi i parë është largimi i Erion Veliajt.
    Më tej, nënkryetari i Këshillit tha se mazhoranca e ka marrë vendimin për shkarkimin e Veliajt, vendim të cilin e ka quajtur të vonuar.
    Teliti ka zbuluar dhe një detaj, ku ka thënë se mbështetësit e Velaijt në Bashkinë e Tiranës kanë bërë rezistencë për të firmosur shkarkimin e kryebashkiakut.
    “Gara në Tiranë është e hapur. Hapi i parë është largimi i Veliajt. Në bazë të informacioneve që unë kam, vendimi për të shkakruar Veliajn nga mazhoranca është marrë. Është vendim i vonuar, duhej marrë kohë përpara. Opozita është në mbështetje të qëndrimit të vet. Ata pak veta që ka lënë Veliaj dilnin nga rreshti. U desh t’i thërriste në zyrë, që të firmosnin”, tha Teliti.

  • “Aksion i vonuar, por i domosdoshëm”/ Lirimi i hapësirave publike, shpërthen analisti: Ligji vonon, por nuk harron

    “Aksion i vonuar, por i domosdoshëm”/ Lirimi i hapësirave publike, shpërthen analisti: Ligji vonon, por nuk harron

    I ftuar në një intervistë televizive, Meçe u shpreh se tashmë po tregohet vullnet. Analisti Arben Meçe thotë se pavarësisht se është i vonuar, aksioni për lirimin e hapësirave publike, është i domosdoshëm.
    Arben Meçe:
    “Të zhduken këto ndërtime. Është i vonuar si aksion, por në të gjitha rastet, është i domosdoshëm. Është i domosdoshëm sepse kishin bllokuar lëvizjen e qytetarëve, nuk guxoje të futeshe nëpër lulishtet e Tiranës. Shqipëria është i vetmi vend i mbushur me kafene,. tregon parazitizëm. Janë me dhjetëra raste kur qytetarët kanë kërkuar prishjen e ndërtimeve pa leje, por në vesh të kujt? Kemi dy vjet që nuk kemi lënë vend në bashki pa vajtur, por nuk ka pasur vullnet. Tashmë po shohim vullnet.
    Mjafton të kesh vullent, çdo gjë bëhet. Flitet për ndërtime pa leje. Thethi tregoi një fenomen të tmerrshëm, u okupua për 3 muaj ajo hapësirë që duhet të jetë e virgjër. Ligji vonon, por nuk harron. Pse duhet të ndërhyjë kryeministri për një gjë që duhet të reagojë bashkia? Çfarë biznesi? Kafeneja nuk është biznes. Ja ku e ke Tiranën. Cili biznes u godit? Janë 4 kompani që kanë kapur Tiranën, te kafja është biznesi i Shqipërisë?”.