Tag: vonesa

  • Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Çfarë thotë shkenca për këtë sjellje

    Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Çfarë thotë shkenca për këtë sjellje

    Vonesa është një fenomen i njohur për të gjithë, nga justifikimet klasike si “do jem aty për 10 minuta” që shndërrohen në 30, deri tek arsyetime kreative që nuk qëndrojnë. Edhe pse çdo person ka vonuar të paktën një herë, ekziston një kategori njerëzish që janë kronikisht me vonesë, pavarësisht rrethanave. Po çfarë ndodh në mendjen e tyre?

    Ekspertët theksojnë se nuk ka vetëm një shkak. Faktorët mund të variojnë nga menaxhimi i dobët i kohës, prirja për të shtyrë, përjetimi ndryshe i kohës, ankthi apo edhe struktura neurobiologjike.

    Studiuesit theksojnë se vonesa e vazhdueshme nuk është domosdoshmërisht mungesë respekti, por gjithsesi dëmton besimin mes njerëzve, pasi çdo takim është një marrëveshje e heshtur.

    Si e përjetojnë kohën tipat e ndryshëm të personalitetit?

    Në një studim të vitit 2001, psikologu Jeff Conte zbuloi se tipat e personalitetit e ndiejnë kohën në mënyrë të ndryshme. Tipat A (ambiciozë, konkurrues) mendonin se një minutë kishte kaluar pas 58 sekondash, ndërsa tipat B (kreativë, të qetë) e përjetonin minutën tek 77 sekondat. Studimi tregoi gjithashtu se shumë detyra njëkohësisht rrisin gjasat për të vonuar, ashtu si edhe eksperiencat e fëmijërisë, veçanërisht për ata që jetonin afër shkollës dhe nënvlerësonin kohën e udhëtimit.

    Pesë llojet e njerëzve që vonohen gjithmonë

    Sipas National Geographic, ekzistojnë pesë kategori kryesore:

    Optimistët – nënvlerësojnë gjithmonë kohën që u duhet. Zgjidhja: dyfishoni kohën që mendoni se ju nevojitet.

    Shpirtrat e lirë – nuk lidhen me rutina dhe nuk e shohin vonesën si problem. Zgjidhja: përdorni orë analoge dhe kuptoni ndikimin social të vonesës.

    Xhonglerët – bëjnë gjithçka njëkohësisht dhe përfundojnë duke u vonuar. Zgjidhja: vendosni alarme që t’ju ndihmojnë të shkëputeni.

    Njerëzit me ritëm të vonshëm ditor – funksionojnë më mirë natën dhe luftojnë me mëngjeset. Zgjidhja: përgatitni gjithçka një natë më parë.

    Personat me ADHD dhe neurodivergjencë – përjetojnë “verbëri kohore”, ku koha nuk ndihet njësoj. Nuk është mungesë respekti, por mënyra si funksionon truri i tyre.

    Në fund, vonesa kronike nuk është gjithmonë në dorën e personit, por njohja e shkaqeve mund të ndihmojë në përmirësimin e sjelljes.

  • Kolaps ajror në Mbretërinë e Bashkuar/ Problemi në software sjell vonesa dhe ndërprerje fluturimesh

    Kolaps ajror në Mbretërinë e Bashkuar/ Problemi në software sjell vonesa dhe ndërprerje fluturimesh

    Pasagjerët ajrorë në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar për potencial të lartë vonesash dhe ndërprerjesh fluturimesh, pasi Airbus ka identifikuar një problem software-i që prek një numër të madh avionësh të familjes A320.
    Në një deklaratë, kompania njoftoi:“Analiza e një incidenti të fundit që përfshinte një avion të familjes A320 ka treguar se rrezatimi i fortë diellor mund të korruptojë të dhënat kritike për funksionimin e kontrolleve të fluturimit. Airbus ka identifikuar një numër të konsiderueshëm avionësh A320 në shërbim që mund të preken.”
    Incidenti që çoi në këtë hetim lidhet me një fluturim të JetBlue nga Cancún për në Newark, më 30 tetor, kur avioni pësoi një humbje të papritur lartësie duke lënduar disa pasagjerë.
    Zëdhënësi i Airbus-it tha se ndryshimi i nevojshëm i software-it pritet të ndikojë deri në 6,000 avionë.Për shumicën, përditësimi do të zgjasë rreth 2–3 orë, por disa avionë do të kenë nevojë edhe për ndryshime hardware, gjë që mund të zgjasë më tepër.
    Mes kompanive të prekura janë British Airways, Lufthansa dhe Wizz Air.Airbus ka kërkuar zyrtarisht që Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE-së (EASA) të lëshojë një direktivë sigurie për avionët e prekur.
    Autoriteti i Aviacionit Civil britanik paralajmëroi se priten vonesa dhe anulime.Disa kompani do të preken më shumë se të tjerat — kompania kolumbiane Avianca madje ka pezulluar shitjet e biletave për 10 ditë.
    EasyJet njoftoi se pret ndërprerje dhe do të informojë klientët për çdo ndryshim në program.
    American Airlines tha se çështja prek 340 avionë dhe mund të shkaktojë vonesa operacionale, por shumica e përditësimeve pritet të përfundojnë brenda sot ose nesër.
    Wizz Air paralajmëroi ndërprerje gjatë fundjavës, ndersaAir India tha se mund të ketë vonesa për shkak të problemit.
    Ndërkohë, British Airways konfirmoi se vetëm tre avionë të saj janë prekur dhe se përditësimet do të kryhen gjatë natës, pa pritur ndikim në operacionet e fluturimeve.

  • Defekti në software tek mijëra avionë shkakton kaos fluturimesh

    Defekti në software tek mijëra avionë shkakton kaos fluturimesh

    Industria ajrore ndërkombëtare është vënë në alarm, pasi kompania europiane e aviacionit, Airbus, ka kërkuar menjëherë modifikime në rreth 6 mijë avionë A320, për shkak të një problemi të pazakontë të shkaktuar nga rrezatimi intensiv diellor.
    Siç shkruan BBC, ky fenomen, sipas hetimeve paraprake, mund të dëmtojë të dhënat e kompjuterëve të kontrollit të fluturimit, duke krijuar rrezik për sigurinë operacionale.

    Problemi u identifikua pas një incidenti në tetor, kur një avion i kompanisë JetBlue që udhëtonte nga Meksika drejt SHBA-ve pësoi një rënie të papritur të lartësisë, pasi rrezatimi diellor korruptoi të dhënat në kompjuterin ELAC, një nga pajisjet kryesore që kontrollon sipërfaqet e fluturimit. Avioni bëri ulje emergjente dhe disa pasagjerë pësuan lëndime të lehta.
    Versionet e mëparshme të softuerit nuk kishin shfaqur kurrë një problem të tillë, por Airbus ka vendosur të veprojë “nga kujdesi i shtuar”, duke njoftuar vetë autoritetet dhe kompanitë ajrore.
    Sa avionë preken dhe çfarë do të ndodhë?
    Sipas BBC-së, rreth 6 mijë avionë të familjes A320, A319 dhe A321 kërkojnë përditësim. Shumica do ta zgjidhin problemin me një përditësim të thjeshtë softueri. Rreth 900 avionë më të vjetër do të kenë nevojë për zëvendësim të kompjuterëve, çka nënkupton pezullim të përkohshëm nga shërbimi.
    Cilat linja ajrore paralajmërojnë ndërprerje të fluturimeve? Disa prej kompanive më të mëdha në botë tashmë kanë paralajmëruar vonesa dhe anulime:
    –American Airlines: 340 avionë preken; priten “disa vonesa”, por shumica e përditësimeve pritet të përfundojnë brenda 48 orëve.
    –Delta Airlines: do të zbatojë udhëzimet, por pret ndikim minimal.
    –Air India: parashikon “kohë më të gjatë ndalese dhe vonesa”.
    –Wizz Air: paralajmëron ndërprerje gjatë fundjavës.
    –EasyJet: pret “disa shqetësime” dhe do të informojë pasagjerët për çdo ndryshim.
    –Air New Zealand: ka anuluar disa fluturime të A320neo dhe paralajmëron ndikim gjatë gjithë ditës.
    Autoriteti i Aviacionit Civil në Britani (CAA) thotë se procesi i përditësimit mund të sjellë vonesa dhe anulime në disa raste, sidomos për linjat që operojnë Airbus A320. Airbus po bashkëpunon me autoritetet dhe kompanitë e fluturimit për të përshpejtuar përditësimet, ndërsa hetimet vazhdojnë për të kuptuar saktësisht se si rrezatimi diellor arriti të ndikojë sistemet e avionëve modernë.
    Kjo çështje konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë, dhe sipas ekspertëve, incidenti i JetBlue ka qenë i vetmi i këtij lloji i dokumentuar.
    Airbus dhe kompanitë ajrore pritet të publikojnë njoftime të reja në orët dhe ditët në vijim, teksa procesi i përditësimit po zhvillohet në flotën globale.

  • Ruani qetësinë dhe durimin, Meri Shehu paralajmëron këto shenja të horoskopit

    Ruani qetësinë dhe durimin, Meri Shehu paralajmëron këto shenja të horoskopit

    Astrologia Meri Shehu ka bërë publik parashikimin për ditën e sotme, duke paralajmëruar se dita do të jetë me ritme të shpejta dhe plot energji, por me rrezik të lartë për gabime, vonesa dhe keqkuptime për shkak të ndikimit të Mërkurit në prapavijë.
    Meri Shehu shpjegoi se takimi i Mërkurit të kundërt në Shigjetar me Marsin do të bëjë që gjithçka të ndodhë me vrull, duke na bërë të ndjehemi sikur jemi në një garë me kohën.
    Megjithatë, pikërisht për shkak të këtij ndikimi, shumë nga gjërat që përpiqemi të rregullojmë “nuk do na dalin siç duam”.
    Ajo paralajmëron se: “Mund të hasim vonesa, ngatërresa ose thjesht të harxhojmë gjysmën e ditës kot dhe t’i shtyjmë punët për më vonë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, mund të bëjmë ndonjë gafë, ndonjë dëm të vogël apo të kemi ndonjë mosmarrëveshje për shkak të nxitimit apo keqkuptimit.”
    Ajo këshilloi që sot duhet ruajtur qetësia dhe durimi.
    Ajo paralajmëron gjithashtu shenjat:
    Shigjetarët: Sot do e nxjerrin pa frikë të vërtetën. “Do flisni me pasion, me zjarr, pa u menduar shumë për pasojat. Por kujdes fjalët tuaja mund të tingëllojnë më ashpër nga sa mendoni, dhe rrezikoni të keqkuptoheni apo edhe të pendoheni.”
    Virgjëreshat, Binjakët dhe Peshqit: Përballen me çështje të vjetra në marrëdhënie, familje apo punë. “Nervat janë në limit, dhe jeni gati të shpërtheni. Edhe kur keni të drejtë, rrezikoni ta humbni nga mënyra si reagoni.”
    Në përgjithësi, dita do të jetë plot energji, por kërkon qetësi për të mos përfunduar duke u zhgënjyer.

  • Probleme në nisjen e procesit zgjedhor në Vlorë, vonesa dhe pjesëmarrje e ulët

    Probleme në nisjen e procesit zgjedhor në Vlorë, vonesa dhe pjesëmarrje e ulët

    Në disa qendra votimi të bashkisë Vlorë janë shfaqur problemet e para në nisjen e procesit zgjedhor. Raportohet se ka pasur vështirësi me pajisjen PEI për identifikimin elektronik të votuesve, si dhe vonesa për shkak të mungesës së anëtarëve të komisioneve.
    Në Vlorë, procesi ka nisur me vonesë dhe pjesëmarrja vijon të jetë e ulët, për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të vështira atmosferike.
    Sot në pesë bashki të vendit – Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë – po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Në total, 334.539 qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin kryebashkiakët e rinj, ndërsa në garë janë 13 kandidatë nga forca të ndryshme politike.

  • Probleme me pajisjet PEI në disa qendra votimi në Vlorë, vonesa në nisjen e procesit

    Probleme me pajisjet PEI në disa qendra votimi në Vlorë, vonesa në nisjen e procesit

    Procesi i votimit në Bashkinë e Vlorës ka nisur me disa probleme në disa qendra votimi, kryesisht për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve PEI për identifikimin elektronik të zgjedhësve.
    Sipas raportimeve nga gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Papa,, disa qendra kanë pasur vonesa në hapjen e procesit edhe për shkak të mungesës së anëtarëve të komisioneve në orët e para të mëngjesit.
    Në ato qendra ku votimi ka nisur, pjesëmarrja e qytetarëve është e ulët, për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë zonën e Vlorës që prej mëngjesit./vizionplus.tv

  • Cërriku gati për zgjedhjet e parakohshme/ Vonesa në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkak PD

    Cërriku gati për zgjedhjet e parakohshme/ Vonesa në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, shkak PD

    foto ilustruese

    CËRRIK- Pas Bashkisë së Vlorës, vijon puna për përgatitjen e zgjedhjeve në bashkinë Cërrik. Në këtë bashki janë ngritur gjithsej 57 qendra votimit, ku 38.740 qytetarë do të kenë mundësinë të votojnë për kryebashkiakun e ri.
    Kryetari i KZAZ nr. 47, Krenar Karaj u shpreh për mediat se ka pasur vonese dhe se ende nuk është mbyllur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Sipas Karajt, dorëzimi i vonuar i listave të komisionerëve nga Partia Demokratike ka shkaktuar vonesa, por thekson se deri më tani procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë.
    “Vonesa ka ardhur pasi subjekti politik PD, mbështetës i kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, ka dorëzuar listat e komisionerëve me vonesë, duke penguar ritmin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Megjithatë, jemi duke vijuar dhe presim ta përfundojmë procesin në orët në vijim”, deklaroi Karaj.
    Në Bashkinë e Cërrikut gara po zhvillohet mes tre kandidatëve;  Eligert Hima, përfaqësues i subjektit politik “Shqipëria Bëhet”; Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga Partia Demokratike; dhe Florenc Doka, i Partisë Socialiste, i cili mban postin e kryetarit të komanduar pas dorëheqjes së ish-kryetarit Andis Salla.
    Zgjedhjet e pjesshme në ërrik po mbahen për shkak se ish-kryetari socialist Andis Salla u emërua Ministër i Bujqësisë në qeverinë Rama 4 në shtator të këtij viti./ZËRI
     

  • S’ka më vula në pasaporta! Hyn në fuqi sistemi i ri, merren shenjat e gishtave dhe foto-vonesa për shqiptarët

    S’ka më vula në pasaporta! Hyn në fuqi sistemi i ri, merren shenjat e gishtave dhe foto-vonesa për shqiptarët

    FOTO ILUSTRUESE

    EUROPË-Nga nesër nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane. Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht dixhital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve – gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, skanimi i irisit – regjistrohen, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.
    Corriere Della Sera shkruan se procesi është i thjeshtë: terminali skanon pasaportën, mbledh shenjat e gishtave dhe bën një fotografi të fytyrës suaj.
    Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e shenjave të gishtave. Gjatë procesit, udhëtarëve u bëhen katër pyetje të detyrueshme, përfshirë: konfirmimin e adresës së qëndrimit, dhe verifikimin e burimeve financiare të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në zonën Shengen.
    Kjo mund tē sjellë vonesa për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë më BE, sidomos në kufirin tokësor, pasi do të duhet të dalin nga automjeti. Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të cilat do t’u mundësojnë autoriteteve të kontrollojnë automatikisht të dhënat për statusin e emigracionit dhe të identifikojnë personat që qëndrojnë më shumë se lejohet në territorin e BE-së.
    Sistemi i ri është menduar vetëm për udhëtarët jashtë vendeve të BE-së, të përjashtuar nga detyrimi për vizë, si ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Japonia, Brazili dhe shumë vende të tjera, të cilët hyjnë ose dalin nga zona Shengen për qëndrime afatshkurtra.
    Të dhënat e hyrjeve dhe daljeve (si dhe ato për refuzimet e hyrjes) do të ruhen për 3 vjet. Ndërsa dosjet individuale me të dhënat personale do të mbahen një ditë më shumë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, të dhënat fshihen automatikisht, dhe do të jetë e nevojshme që të mblidhen përsëri nga e para.

  • Avokati bën deklaratën e fortë/ Saimir Visha: Gjyqtarin ‘e vrau’ Reforma në Drejtësi, janë rritur dosjet, ka vonesa në vendimmarrje

    Avokati bën deklaratën e fortë/ Saimir Visha: Gjyqtarin ‘e vrau’ Reforma në Drejtësi, janë rritur dosjet, ka vonesa në vendimmarrje

    Avokati Saimir Visha konsideron shkaktar të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se ka dështuar. 
    Në një intervistë për emisionin Frontline në Report Tv, avokati Visha theksoi se Reforma në Drejtësi ka prodhuar numër të lartë dosjesh nëpër gjykata, e rrjedhimisht vonesa në dhënien e vendimit. 
    “Nëse kjo sagë ka filluar prej 15 vitesh, këtu nuk ka lidhje siguria e gjyqtarit, por ka lidhje reforma në drejtësi. Vrasja tregoi që kjo reformë ka dështuar, është reforma ajo që vrau gjyqtarin. Është vrarë sistemi i drejtësisë, është vrarë pushteti gjyqësor. Nuk e vrau ky autor, e vramë të gjithë ne që heshtëm, jemi fajtorë e gjithë shoqëria. Kemi 9 vite që kemi ngritur zërin dhe askush nuk na dëgjon me vonesa e zbardhjen e vendimit, nuk mund të kishte rrugëdalje tjetër, përveç këtij fundi tragjik. Me vdekje e këtij gjyqtari ka rënë kambanë që me këtë reformë në drejtësi duhet të mblidhen ekspertët për një rrugëdalje. Nuk ka mundësi që në një çështje civile të ngritur në 2010, vendimi të jepet në 2025. Na konsideruan vend eksperimental, boshatisën gjykatat, këtë fund do kishim. Vendimi nuk jepet në emër të Astrit Kalasë, jepet në emër të Republikës. Shteti këtu ka vdekur ose është vrarë”. 
    Saimir Visha kërkon ndërhyrjen e shtetit përmes ekspertëve që të ulet numri i stokut të dosjeve, si dhe të hiqet ligji për Shkollën e Magjistraturës me qëllim që të rritet numri i gjykatësve. 
    “Ajo që shteti duhet të ndërhyjë, të ulë dosjet nëpër gjykata. Të shkrijë KLGJ, KLP, që marrin rroga të majme dhe nuk kryejnë asnjë funksion. Janë punësuar nga 50-70 veta dhe kanë rrogat që nuk justifikojnë. Kryesorja për mua është të hiqet ligji për t’u bërë magjistratë vetëm me shkollë magjistrature, të hiqet për të rritur numrin e gjykatësve, prokurorëve. E vetmja gjë që kjo reformë ceku ishte korrupsioni. E minimizoi , por na solli vonesa në vendimmarrje sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar”, theksoi Saimir Visha. 
     
     
     

  • Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

    Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

    Pasi fillimisht e përshëndeti njoftimin e HAMAS për pranimin e pikave kyçe të planit të Trump për Gazën, përfshirë lirimin e pengjeve, Presidenti amerikan ju rikthye sërish toneve kërcënuese
    “Veproni me shpejtësi ose bastet do të anulohen”, shkroi ai në rrjetet sociale.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi më tej se nuk do të toleronte vonesa.
    “Le ta mbyllim shpejt”, u shpreh ai.
    Të premten, Trump i dha ultimatum Hamasit të pranonte planin deri të dielën në orën 6 dhe Hamas u përgjigj se pranonte pjesët kryesore të tij, por se kërkonte negociata të mëtejshme për disa pika të veçanta.
    Pas këtij njoftimi të Hamas, Trump deklaroi se paqja ishte e afërt dhe i kërkoi Izraelit të ndalte bombardimet në Gaza. Por, megjithëse ushtria e Netanjahut tha se kishin nisur përgatitjet për implementimin e fazës së parë të planit të Trump për paqen, sulmet nuk janë ndalur.
    Siç raportohet, mbi 65 vetë u vranë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.
    Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se negociatat mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rinisin në Egjipt gjatë ditëve të ardhshme.