Tag: volejbollit

  • Çështja e gjinisë së lojtares braziliane, FSHV: Transparencë e plotë, intimidime nga ekipi i Dinamo Volley

    Çështja e gjinisë së lojtares braziliane, FSHV: Transparencë e plotë, intimidime nga ekipi i Dinamo Volley

    Duket se çështja e gjinisë së volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, që luan me Dinamon në Superligën shqiptare, do të vazhdojë gjatë. Ajo është pezulluar pa afat nga Federata Shqiptare e Volejbollit, për shkak se i kërkohet të bëjë testin e gjinisë, pas kërkesës që kanë bërë kundër lojtares ekipet e Pogradecit dhe Vllaznisë, që kanë dyshimet e tyre.
    E pezulluar, lojtarja nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionat dhe është krijuar një situatë aspak e këndshme. Lojtarja 32-vjeçare, me përvojë gati 20-vjeçare në këtë sport, është shprehur së fundi e indinjuar për këtë ngjarje dhe ka deklaruar se ata që e kanë akuzuar do të pendohen. Ndërkohë, FSHV ka bërë publike pak më parë një deklaratë për këtë çështje.
    “Federata Shqiptare e Volejbollit po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me znj. N.F. dhe dëshiron të informojë opinionin publik se FSHV disponon të gjithë dokumentacionin dhe korrespondencën përkatëse me ekipin Dinamo Volley, ndërkohë që është në pritje të përmbushjes së detyrimeve përkatëse ndaj komunitetit të volejbollit, në lidhje me zgjidhjen e këtij rasti”, thuhet në deklaratën e FSHV-së.
    “Federata garanton se do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi, por njëkohësisht shpreh shqetësimin për përdorimin e këtij rasti, i cili është tërësisht sportiv, si pretekst për shkelje të të drejtave të individit apo të komuniteteve të caktuara. FSHV ka zbatuar me rreptësi të gjitha procedurat ligjore dhe statutore, në bashkëpunim të ngushtë me KOKSh dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, FIVB dhe CEV”, thuhet më tej.
    Komunikata vijon: “Bordi Drejtues i FSHV-së ka referuar pranë Komisionit të Disiplinës rastet e fyerjeve dhe intimidimeve publike të bëra nga disa eksponentë dhe drejtues të shoqatës Dinamo Volley në media dhe rrjete sociale. Federata u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vetëpërmbahen nga deklarata të pavërteta, dezinformuese apo dashakeqe, të cilat dëmtojnë partneritetin dhe bashkëpunimin institucional midis palëve”.
    Në fund, FSHV sqaron: “Federata Shqiptare e Volejbollit rikujton se është organi përgjegjës për mbarëvajtjen, zhvillimin dhe organizimin e volejbollit në Shqipëri, dhe siguron të gjithë aktorët e përfshirë se do të vazhdojë të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet statutore dhe ligjore”.

  • Dyshimet për gjininë e volejbollistes së Dinamos, reagon Federata Shqiptare e Volejbollit

    Dyshimet për gjininë e volejbollistes së Dinamos, reagon Federata Shqiptare e Volejbollit

    Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira, ka trazuar sportin shqiptar pasi ankesat e klubeve të Vllaznisë dhe Pogradecit kanë çuar në pezullimin e saj. Federata Shqiptare e Volejbollit ka kërkuar nga klubi i Dinamos një ‘test gjinie’ për 32-vjeçaren. 
    Ndërkohë, në një reagim të FSHV-së thuhet se FSHV ‘mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit’. 
    Interesant është fakti se në njoftim, Federata e quan volejbollisten ‘zonja (znj)’, duke u munduar mos jetë diskriminuese me një rast shumë delikat për dinjitetin njerëzor. 
    Njoftimi i plotë i FSHV-së: 
    Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) 
    Në lidhje me informacionet e publikuara në media lidhur me pezullimin e lojtares së ekipit të Dinamos, znj. Nayara Ferreira, Federata Shqiptare e Volejbollit dëshiron të sqarojë se aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të ndarë në këtë moment. 
    FSHV po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit. 
    Për çdo zhvillim të mëtejshëm, publiku dhe media do të informohen përmes kanaleve zyrtare të FSHV-së. 
    Federata Shqiptare e Volejbollit 
    Tiranë, 25.10.2025 
     
     

  • Botërori i Volejbollit, Italia kampione Bote në Filipine

    Botërori i Volejbollit, Italia kampione Bote në Filipine

    Lajmi i fundit: FIVB dhe Bota e Volejbollit kanë kënaqësinë të njoftojnë se Filipinet kanë fituar të drejtat e organizimit të Kampionatit Botëror të Volejbollit për Femra FIVB 2029.

    Ekipi kombëtar italian i volejbollit për meshkuj është Kampion Bote për herë të pestë në historinë e tij. Në Pasay City, Filipine, italianët mposhtën Bullgarinë 3-1 në finale (25-21, 25-17, 17-25, 25-10), duke mbrojtur titullin e fituar në vitin 2022. Në Mall of Asia Arena, u zhvillua një ndeshje e fortë me të kaltërit që dominuan dy setet e para, humbën të tretin dhe më pas fituan të katërtin.

    Kështu djemtë e De Xhorxhit i bashkohen kështu vajzave të Velaskos, të cilat kishin ftuar pak ditë më parë Kupën e Botës në Tajlandë.

    Vazhdo leximin

  • Botërori i Volejbollit për vajza/ Turqia për herë të parë në finale

    Botërori i Volejbollit për vajza/ Turqia për herë të parë në finale

    Në gjysmëfinalen e parë të Botërorit numër 20 për femra, Turqia arriti të mposhtë 3-1 Japoninë duke siguruar për herë të parë në histori një finale të këtij niveli. Vendimtare shtatlartet Melisa Vargas (1.94m) dhe Ebrar Karaturk (1.96m).

    Ndërkaq Brazili do të përballet me Italinë në gjysmëfinalet e dytë në orën 14:30 të Kampionatit Botëror të Volejbollit për Femra që po zhvillohet në Bankong, Tajlandë.

    Kombëtarja braziliane mposhti Francën 3-0 në çerekfinale, duke siguruar kualifikimin e saj me një fitore 27-25, 33-31, 25-19 në stadiumin e mbyllur Huamark në Bangkok. Amerikano-jugorët do të kthehen në aksion pas pak, kur do të përballen me Italinë e Julio Velascos./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Fahrie Hoti, Heroina e volejbollit shqiptar: 28 vjet nga ndarja e saj nga jeta

    Fahrie Hoti, Heroina e volejbollit shqiptar: 28 vjet nga ndarja e saj nga jeta

    Më 25 korrik 1997 u nda nga jeta Fahrie Hoti, një prej figurave më të shquara të volejbollit shqiptar. Mjeshtre e Merituar e Sportit, ajo la një gjurmë të thellë dhe të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.

    Fahrie Hoti u aktivizua që në moshë fare të re dhe për plot 18 vite luajti me skuadrën e volejbollit të “17 Nëntorit” të Tiranës, duke u bërë një nga ikonat e këtij ekipi dhe e volejbollit kombëtar në përgjithësi. Ajo ishte jo vetëm një lojtare e jashtëzakonshme, por edhe truri i skuadrës, duke i dhënë asaj një profil modern dhe dinamik.

    U radhit krah volejbollisteve të mëdha si Ela Tase dhe Mimoza Ibrahimi, duke përfaqësuar denjësisht edhe Kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare. Sukseset e shumta të ekipit të “17 Nëntorit” janë të pandara nga emri i saj.

    Në nder të kontributit dhe figurës së saj, salla sportive e Klubit Sportiv “Tirana” mban sot me krenari emrin Fahrie Hoti. /KultPlus.com

  • Kosova e Shqipëria bashkojnë forcat për kampionatin evropian në volejboll

    Kosova e Shqipëria bashkojnë forcat për kampionatin evropian në volejboll

    Nga data 2 deri më 13 korrik Kosova dhe Shqipëria organizojnë ngjarjen më të madhe kontinentale në volejboll për vajzat U16, dhe njërën prej ngjarjeve më të mëdha të organizuara në Kosovë.Sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovë, Valon Nikqi, bën të ditur për KosovaPress se për gatitjet për të pritur tetë kombëtaret më të mira evropiane në Prishtinë tashmë janë bërë dhe se ky kampionat do të shënojë një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e volejbollit të Kosovës.Nikqi zbulon detajet mbi zhvillimin e kampionatit dhe u bënë thirrje dashamirëve të këtij sporti të jenë të pranishëm për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës në këtë kategori.Ndërsa, kryetari i Federatës së Volejbollit të Shqipërisë, Erlind Pëllumbi, ka folur mbi mundësinë e kandidaturës së përbashkët Kosovë-Shqipëri për organizimin e evropianit të volejbollit për seniorë.Përtej garave ndërkombëtare, Pëllumbi paralajmëroi se Federata e Volejbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në një të ardhme të afërt do të krijojnë ligën e përbashkët të volejbollit, për të cilën së pari duhet shikuar nëse kjo është konform rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Nga data 2 deri më 13 korrik Kosova dhe Shqipëria organizojnë ngjarjen më të madhe kontinentale në volejboll për vajzat U16, dhe njërën prej ngjarjeve më të mëdha të organizuara në Kosovë.Sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovë, Valon Nikqi, bën të ditur për KosovaPress se për gatitjet për të pritur tetë kombëtaret më të mira evropiane në Prishtinë tashmë janë bërë dhe se ky kampionat do të shënojë një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e volejbollit të Kosovës.Nikqi zbulon detajet mbi zhvillimin e kampionatit dhe u bënë thirrje dashamirëve të këtij sporti të jenë të pranishëm për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës në këtë kategori.Ndërsa, kryetari i Federatës së Volejbollit të Shqipërisë, Erlind Pëllumbi, ka folur mbi mundësinë e kandidaturës së përbashkët Kosovë-Shqipëri për organizimin e evropianit të volejbollit për seniorë.Përtej garave ndërkombëtare, Pëllumbi paralajmëroi se Federata e Volejbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në një të ardhme të afërt do të krijojnë ligën e përbashkët të volejbollit, për të cilën së pari duhet shikuar nëse kjo është konform rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit.

  • Kampionati i volejbollit “BALFIN”, 142 lojtarë nga 10 kompanitë e grupit marrin pjesë në aktivitet

    Kampionati i volejbollit “BALFIN”, 142 lojtarë nga 10 kompanitë e grupit marrin pjesë në aktivitet

    Për të dymbëdhjetin vit radhazi, Grupi BALFIN organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar të Volejbollit, një event që mbart më shumë se vetëm garë sportive, përçon frymën e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes punonjësve të kompanive të grupit.

    Në finale, që u zhvillua në sallën “Feti Borova” nëTiranë, skuadra e ACREM-it triumfoi me rezultat 3-1 ndaj BALFIN shpk, duke fituar trofeun dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm për skuadrën që është kampione për të katërtin vit me radhë.
    Në këtë edicion morën pjesë 142 lojtarë nga 10 kompanitë e Grupit BALFIN, duke përfshirë Balfin Development, Jumbo, ACREM, Balfin Construction, Tirana Bank, Neptun, BALFIN shpk, Milsped, Balfin Real Estate dhe Elektroservis.

    Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Grupit, Edlira Muka, ky kampionat reflekton vlerat themelore të BALFIN.

    Ajo njoftoi gjithashtu zgjerimin e mëtejshëm të kampionatit me tre ekipe të reja për edicionin e ardhshëm, Kiabi, Flying Tiger dhe Green Coast Hotel, që do të përfaqësojnë partneritetet e fundit strategjike të Grupit me marka globale dhe zinxhirë prestigjiozë hoteliere.
    Kampionati Kombëtar i Volejbollit BALFIN promovon shëndetin dhe argëtimin, përforcon bashkëpunimin në ambientin profesional, duke krijuar atmosferë pozitive dhe energji të reja për rritjen dhe suksesin e Grupit BALFIN.

  • “Red Bull Spike”, në Golem, 16 skuadra garuan në kampionatin e volejbollit të plazhit

    “Red Bull Spike”, në Golem, 16 skuadra garuan në kampionatin e volejbollit të plazhit

    Më 21 Qershor nisi zyrtarisht Red Bull Spike në Golem, një event që rikthen emocionet e volejbollit të plazhit me adrenalinë dhe spektakël të garantuar. E konsideruar si një nga garat më të pritura të verës, Red Bull Spike mblodhi 16 skuadra nga e gjithë Shqipëria, të cilat hynë në fushë me një qëllim të vetëm: të shpallen kampionë të këtij edicioni.

    Gjatë ditës së parë u zhvillua faza eliminatore, ku ndeshjet sollën jo vetëm përballje të forta, por edhe sfida teknike. Kalimi nga volejbolli “indoor” në rërë ndryshoi të gjithë dinamikën e lojës, duke e bërë gjithçka më të vështirë dhe më kërkuese fizikisht.
    Gjyqtarët e Federatës shqiptare të volejbollit gjykuan çdo ndeshje duke qenë të drejtë dhe transaprentë në çdo pikë.

    Djem dhe vajza, të rinj me talent dhe emra të njohur të volejbollit shqiptar, dhanë maksimumin për të kaluar në fazën e radhës. Çdo pikë ishte e luftuar, çdo set me rëndësi, dhe entuziazmi i publikut i dha energji çdo aksioni në fushë.
    Në përfundim të ditës së parë, 8 skuadra siguruan biletën për në çerekfinale.
    Niveli i lojës u rrit, tensioni gjithashtu. Emrat e mëdhenj nisën të spikasnin, por nuk munguan as surprizat që trazuan pritshmëritë. Loja u bë më taktike dhe më intensive, ndërsa skuadrat më të mira kërkuan vendin e tyre në gjysmëfinale. Të dielën, më 22 qershor, u zhvillua finalja e madhe e cila u albitrua nga Federata Shqiptare e volejbollit.

    Pas dy ditësh garë intensive, kampionati u mbyll me emocion dhe spektakël. Në fund të edicionit, vendin e parë e mori ekipi nga Kosova, që përfaqësohej nga Erion Bajrami, Valmira Ramadani, Loresa Avdyli dhe Ermal Maliqi. Në vend të dytë u rendit ekipi Bicheet, ndërsa vendi i tretë shkoi për Ekipin Plazhistët./vizionplus.tv

  • Aksidenti i skuadrës së Skënderbeut, Federata zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes

    Aksidenti i skuadrës së Skënderbeut, Federata zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes

    Ekipi i volejbollit të Skënderbeut për femra, u përfshi këtë të shtunë në një aksident. Autobusi, me të cilin vajzat e ekipit korçar po udhëtonin, u përplas me një automjet tjetër në Qafë Thanë.
    Përplasja ka shkaktuar shok dhe trauma te vajzat e ekipit, ndërsa dy prej tyre janë transportuar në spital.
    Skënderbeu ishte nisur drejt kryeqytetit për ndeshjen me Tiranën, për ndeshjen e dytë finale. Për shkak të aksidentit, Federata Shqiptare e Volejbollit, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes për një datë të pacaktuar.
    Njoftimi i federatës:
    “Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd, automjeti që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut të Korçës, i nisur drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të Superligës në Pallatin e Sportit në Farkë (ora 17:00), u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër.
    Për pasojë, të gjithë të pranishmit në automjetin e ekipit të Skënderbeut kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy nga lojtaret janë dërguar në spitalin e qytetit të Përrenjasit për një ndihmë më të specializuar. Gjendja e tyre është e stabilizuar.
    Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, bazuar në Rregulloren e Brendshme,
    Vendosi:
    1. Ndeshja e dytë finale në Kampionatin e Superligës së Femrave midis Tiranës dhe Skënderbeut, e programuar të zhvillohej më 26.04.2025, ora 17:00, në Pallatin e Sportit Farkë, nuk do të zhvillohet.
    2. Federata Shqiptare e Volejbollit do të njoftojë së shpejti për datën dhe orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes së dytë finale, sapo të ketë një vlerësim të plotë të gjendjes shëndetësore të ekipit të Skënderbeut.
    Federata Shqiptare e Volejbollit u uron të gjithë sportisteve një shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në parket”, thuhet në njoftimin e Federatës.

  • Aksidenti i autobusit të skuadrës së Skënderbeut, Federata zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes

    Aksidenti i autobusit të skuadrës së Skënderbeut, Federata zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes

    Ekipi i volejbollit të Skënderbeut për femra, u përfshi këtë të Shtunë në një aksident. Autobusi me të cilin vajzat e ekipit korçar po udhëtonin, u përplas me një automjet tjetër në Qafë Thanë.
    Përplasja ka shkaktuar shok dhe trauma te vajzat e ekipit, ndërsa y prej tyre janë transportuar në spital.
    Skënderbeu ishte nisur drejt kryeqytetit për ndeshjen me Tiranën, për ndeshjen e dytë finale. Për shkak të aksidentit, Federata Shqiptare e Volejbollit, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes për një datë të pacaktuar.
    “Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd, automjeti që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut të Korçës, i nisur drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të Superligës në Pallatin e Sportit në Farkë (ora 17:00), u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër.
    Për pasojë, të gjithë të pranishmit në automjetin e ekipit të Skënderbeut kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy nga lojtaret janë dërguar në spitalin e qytetit të Përrenjasit për një ndihmë më të specializuar. Gjendja e tyre është e stabilizuar.
    Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, bazuar në Rregulloren e Brendshme,
    Vendosi:
    1. Ndeshja e dytë finale në Kampionatin e Superligës së Femrave midis Tiranës dhe Skënderbeut, e programuar të zhvillohej më 26.04.2025, ora 17:00, në Pallatin e Sportit Farkë, nuk do të zhvillohet.
    2. Federata Shqiptare e Volejbollit do të njoftojë së shpejti për datën dhe orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes së dytë finale, sapo të ketë një vlerësim të plotë të gjendjes shëndetësore të ekipit të Skënderbeut.
    Federata Shqiptare e Volejbollit u uron të gjithë sportisteve një shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në parket”, thuhet në njoftimin e Federatës.