Tag: vogël

  • Libri francez i 1818: “Skënderbeu, bëri mrekulli të vërteta, në një teatër kaq të vogël”

    Libri francez i 1818: “Skënderbeu, bëri mrekulli të vërteta, në një teatër kaq të vogël”

    Në faqen n°169 të librit me titull “Beautés de l’histoire de Turquie, comprenant les faits les plus remarquables de l’histoire musulmane, depuis Mahomet, les califes, ses successeurs, et les souverains de l’empire ottoman jusqu’à nos jours”, të autorit francez, Jean-René Durdent, gjejmë një përshkrim të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilin, Aurenc Bebja, , e sjell atë në shqip:

    “Skënderbeu. Rinia e tij.

    Nëse një luftëtar e meriton fjalën i MADH, bëhet fjalë për këtë, të paktën në sytë e cilido që nuk gjykon një princ sipas sipërfaqes së territoreve të tij.

    Skënderbeu, i kufizuar në një pjesë shumë të vogël territori, u rezistoi gjithmonë forcave të konsiderueshme turke. Ai ishte, me Huniad, armiku i tyre më i frikshëm.

    Ai nuk pësoi kurrë humbje ndaj tyre. Vdiq i nderuar, i admiruar; së fundi, meritat për lavdërimet që ka marrë, nuk rrjedhin nga rezultati i dëshirës së tij për pushtim, por i nevojës për t’u mbrojtur, për t’i rezistuar shtypjes, prandaj i mori armët në duar.

    …i marrë peng nga Sulltani, ai u dallua shumë shpejt për gjallërinë e shpirtit dhe zhvillimit të parakohshëm. Murati e rriti në serajin e tij, sipas fesë myslimane, një njeri që do të  bëhej më vonë plaga e Perandorisë osmane.

    Madje në oborrin e sulltanit, pas disa akteve guximi, Kastrioti i ri mori nofkën e Skënderbeut, ose Zoti Aleksandër.

    Në vend që të shkatërronte botën, ashtu si pushtuesi maqedonas, ai mundi të mbronte vetëm vendin e tij; por bëri mrekulli të vërteta në një teatër kaq të vogël.”

    ObserverKult

  • Vuçiç i prerë: Nuk më japin dot leksione të ndahem nga Putini dhe Kina

    Vuçiç i prerë: Nuk më japin dot leksione të ndahem nga Putini dhe Kina

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar qëndrimin e tij mbi lidhjet e Beogradit me Rusinë dhe Kinën, duke thënë se ai nuk është një “nxënës në një shkollë fillore” të cilit mund t’i bëhen leksione.
    Duke folur në një samit të zgjerimit të BE-së në Bruksel të martën, Vuçiç kundërshtoi atë që ai e quajti “mijëra dyshime” nga shtetet anëtare të BE-së në lidhje me marrëdhëniet e Serbisë.
    Vendi ballkanik mbetet një nga të paktët në Evropë që ka refuzuar të vendosë sanksione perëndimore kundër Rusisë, duke përmendur lidhjet e saj historike dhe strategjike me vendin, edhe pse kërkon anëtarësim në BE.
    “Nuk mundem dhe nuk do të justifikohem që po flas me dikë”, deklaroi udhëheqësi serb. “Mendoj se është vërtet budallallëk, dhe për të thënë të vërtetën, nuk jam nxënës në shkollë fillore. Besoj se të gjithë duhet të flasin me njëri-tjetrin”, shtoi ai. Vuçiç e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë qasjen e tij ndaj diplomacisë ndërkombëtare.
    Lidhur me konfliktin në Ukrainë, ai e pozicionoi veten si një lojtar i vogël, duke deklaruar:
    “Unë jam një djalë i vogël që vij nga një vend i vogël. Nuk i jap vetes mundësinë të ndërhyj në diçka të madhe.”
    Vuçiç e mbrojti gjithashtu udhëtimin e tij të fundit në Rusi si një domosdoshmëri ekonomike. “Kisha shumë arsye për të shkuar atje”, deklaroi ai, duke përmendur diskutimet mbi furnizimet me gaz dhe gjendjen e vështirë të kompanisë serbe të naftës NIS, e cila është në pronësi të shumicës nga gjigandi rus i energjisë Gazprom dhe është sanksionuar nga SHBA-të.
    Muajin e kaluar, Uashingtoni aktivizoi kufizime që synojnë NIS (Industria e Naftës e Serbisë), duke e shtyrë Beogradin që ose të sigurojë një shitje të aksioneve të Gazprom në firmë ose të marrë kontrollin nëpërmjet shtetëzimit.
    Brukseli dhe Uashingtoni i kanë kërkuar vazhdimisht Beogradit të përafrojë politikën e tij të jashtme me BE-në, veçanërisht duke ndërprerë marrëdhëniet me Moskën – diçka që Serbia i ka rezistuar.

  • ‘Vëllai’ i Ramës: Nuk më japin dot leksione të ndahem nga Putini dhe Xi-ja

    ‘Vëllai’ i Ramës: Nuk më japin dot leksione të ndahem nga Putini dhe Xi-ja

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar qëndrimin e tij mbi lidhjet e Beogradit me Rusinë dhe Kinën, duke thënë se ai nuk është një “nxënës në një shkollë fillore” të cilit mund t’i bëhen leksione.

    Duke folur në një samit të zgjerimit të BE-së në Bruksel të martën, Vuçiç kundërshtoi atë që ai e quajti “mijëra dyshime” nga shtetet anëtare të BE-së në lidhje me marrëdhëniet e Serbisë.

    Vendi ballkanik mbetet një nga të paktët në Evropë që ka refuzuar të vendosë sanksione perëndimore kundër Rusisë, duke përmendur lidhjet e saj historike dhe strategjike me vendin, edhe pse kërkon anëtarësim në BE.

    “Nuk mundem dhe nuk do të justifikohem që po flas me dikë”, deklaroi udhëheqësi serb. “Mendoj se është vërtet budallallëk, dhe për të thënë të vërtetën, nuk jam nxënës në shkollë fillore. Besoj se të gjithë duhet të flasin me njëri-tjetrin”, shtoi ai. Vuçiç e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë qasjen e tij ndaj diplomacisë ndërkombëtare.

    Lidhur me konfliktin në Ukrainë, ai e pozicionoi veten si një lojtar i vogël, duke deklaruar:

    “Unë jam një djalë i vogël që vij nga një vend i vogël. Nuk i jap vetes mundësinë të ndërhyj në diçka të madhe.”

    Vuçiç e mbrojti gjithashtu udhëtimin e tij të fundit në Rusi si një domosdoshmëri ekonomike. “Kisha shumë arsye për të shkuar atje”, deklaroi ai, duke përmendur diskutimet mbi furnizimet me gaz dhe gjendjen e vështirë të kompanisë serbe të naftës NIS, e cila është në pronësi të shumicës nga gjigandi rus i energjisë Gazprom dhe është sanksionuar nga SHBA-të.

    Muajin e kaluar, Uashingtoni aktivizoi kufizime që synojnë NIS (Industria e Naftës e Serbisë), duke e shtyrë Beogradin që ose të sigurojë një shitje të aksioneve të Gazprom në firmë ose të marrë kontrollin nëpërmjet shtetëzimit.

    Brukseli dhe Uashingtoni i kanë kërkuar vazhdimisht Beogradit të përafrojë politikën e tij të jashtme me BE-në, veçanërisht duke ndërprerë marrëdhëniet me Moskën – diçka që Serbia i ka rezistuar.

  • Spektakël në Egnatia-Vllaznia, por nuk ka fitues. “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit

    Spektakël në Egnatia-Vllaznia, por nuk ka fitues. “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të në Abissnet Superiore. Vëmendja ishte në Rrogozhinë, aty ku Egnatia barazoi 2-2 ndaj Vllaznisë, dy ekipe pretendente për “Final Four” dhe titullin këtë sezon.
    Në minutën e 41-të, Elmando Gjini i afrohet golit për Vllazninë, por goditja e tij me kokë përplaset në traversë. Dy minuta më pas, Vllaznia gjen golin me Sherfi Kallakun, i cili shënon me një goditje fantastike me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Lirim Kastratit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për shkodranët, pjesa e dytë ishte vërtet e bukur.
    Në minutën e 62-të, Alessandro Albanese bëri gjithçka bukur në krah dhe kroson brenda në zonë ku Yahya dërgon topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga një mos kontroll i mirë i topit nga portieri i Vllaznisë, Pohls.
    Në minutën e 74-të, Abdurraman Fangaj pengon brenda zone Melos Bajrami dhe arbitri jep penallti. Fangaj ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë dhe lë fushën e lojës. I zakonshmi Bekim Balaj, tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon në avantazh shkodranët.
    Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazojnë shifrat me Guillem Jaime përmes një goditjeje spektakolare dënimi në minutën e 86-të. Rezultati final 2-2. Vllaznia ngjitet në krye me 20 pikë, njësoj sa Elbasani. Egnatia në vendin e tretë me një pikë më pak.
    Në “Arenën e Demave”, u luajt derbi i vogël i kryeqytetit mes Vorës dhe Partizanit, që u mbyll në barazim pa gola. Rasti më i rrezikshëm i ndeshjes ndodhi në minutën e 83-të, ku goditja me kokë e Andi Janjevës pas një goditjeje këndi devijohet nga një kundërshtar dhe përfundon në shtyllë. Vlen për t’u përmendur edhe dëmtimi i rëndë i Xhuljano Skukës në fund të pjesës së parë, i cili doli me barrelë nga fusha.
    Pas këtij barazimi, Vora renditet në vendin e 7-të me 11 pikë, Partizani në vendin e 8-të me 9 pikë.

  • Lulishtja e premtuar për banorët në Selitë të Vogël kthehet në landfill plehrash

    Prej vite me radhë, një tokë që duhej të ishte lulishte publike për banorët e zonës, në rrugën “Hamdi Pepo” në Selitë të Vogël, përballë Xhamisë së Shenjtë të Selitës, është shndërruar në një landfill të vërtetë mbeturinash.
    Në vend që të ishte hapësirë e gjelbër, e pastër dhe e shfrytëzueshme nga fëmijët e lagjes, sot ajo është kthyer në një vatër ndotjeje, infeksionesh dhe erërash të rënda që po helmojnë jetën e banorëve.
    Banorët e zonës denoncojnë prej kohësh se kjo hapësirë përdoret si vend hedhjeje plehrash nga serviset dhe lagjet përreth, pa asnjë kontroll nga institucionet përkatëse.
    Ajo që e bën situatën edhe më absurde është fakti se kjo zonë ndodhet vetëm pak metra larg fushave ku stërvitet skuadra e Tironës, një kontrast i dhimbshëm mes investimeve sportive dhe harresës totale ndaj qytetarëve të thjeshtë.
    Rruga “Hamdi Pepo” është në gjendje të mjerueshme, e pashtruar dhe e mbuluar me baltë e mbeturina, duke u kthyer në rrezik për këmbësorët dhe automjetet. Asnjë ndërhyrje, asnjë pastrim, asnjë plan për rikualifikim urban, vetëm premtime boshe që përsëriten prej vitesh.
    Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve mjedisore të marrin masa urgjente për pastrimin dhe rikthimin e kësaj hapësire në funksionin që i takon – një lulishte për komunitetin, jo një vendgrumbullim plehrash.

  • E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

    E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

    Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes së sotme, 63-vjeçarin Kristo Mema alias Kastriot Hoxha.
    Burime bëjnë me dije se ai është gjetur i fshehur tek “Shpella e Memecit, pranë kishës, përballë Urës së Goricës.
    63-vjeçarit i është gjetur në xhep edhe thika me të cilën dyshohet se pasditen e kësaj të marte vrau 42-vjeçarin Keli Hoxha në lagjen “Kala”.
    Mësohet se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Burime bëjnë me dije se Keli Hoxha kishte parë një kalë të lidhur në një shtyllë dhe i kishte bërë një foto vajzës së tij të vogël. Në ato momente aty ka shkuar Kristo Mema dhe i ka kërkuar llogari 42-vjeçarit, si edhe para për foton që i bëri vajzës së vogël.
    Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
    Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruara para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
    Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste turistët  me një kalë në zonën e kalasë, kundrejt pagesës.

  • Merr fund epoka e Dodikut, media serbe zbulojnë detaje, si u vulos gjithçka në takimin kyç në Shtëpinë e Bardhë

    Merr fund epoka e Dodikut, media serbe zbulojnë detaje, si u vulos gjithçka në takimin kyç në Shtëpinë e Bardhë

    Marsela SHYTIA
    Vizita e Ana Trishiç-Babiç dhe Zheljka Cvijanoviç në Uashington në tetor të këtij viti, ku ato folën “me njerëz të rëndësishëm në administratë”, siç u njoftua më vonë, dhe tërheqja e ligjeve anti-Dayton në Republikën Srpska, disa ditë më vonë. Rastësi apo tranzicion politik i dakordësuar midis Milorad Dodik dhe aktorëve ndërkombëtarë? Kjo çështje lindi pasi Kuvendi i Republikës Srpska anuloi ligjet antikushtetuese të shtunën, dhe një ditë më parë Uashingtoni lehtësoi sanksionet për disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Dodikut. Analistët paralajmërojnë për mundësinë që Dodik “të ndryshojë taktikat e tij ndërsa pret një moment të ri të favorshëm dhe hapësirë ​​për manovrim”.
    Takimi në SHBA
    “Strategjia e Dodikut është vetëm një pjesë e historisë. Pjesa tjetër më e rëndësishme është sjellja e SHBA-së, BE-së dhe partive të tjera politike në BiH. Nuk dua të parashikoj, por për sa kohë që ato vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mua, mendoj se ky mund të jetë vërtet fundi politik i Dodikut dhe është mjaft e mundur që kjo të ndodhë pikërisht tani”, tha për Radion Evropa e Lirë (RSE) analisti i Brukselit Toby Vogel nga Këshilli për Demokratizimin e Politikës (DPC). Ana Trishiç-Babiç, një këshilltare për një kohë të gjatë e Milorad Dodik, u emërua më 18 tetor si presidente e përkohshme e Republika Srpska. Sipas Davor Đener, një analist politik nga Zagrebi, ishte vizita e bashkëpunëtores më të ngushtë të Dodikut, e shoqëruar nga këshilltarja e Dodikut, Trishiç-Babiç, në Uashington që ishte një “ngjarje kyçe” dhe se përmes takimeve me zyrtarë amerikanë, “një model i një tranzicioni paqësor pas Dodikut u drejtua me kujdes”. Pasi tërhoqi ligjin, Cvijanoviç tha në anglisht në X se RS tregoi se është një “partner i besueshëm”.
    Presioni amerikan
    Toby Vogel, një analist me bazë në Bruksel nga Këshilli për Demokratizimin e Politikës (DPC), thotë se ngjarjet aktuale në RS “ka shumë të ngjarë të mos jenë spontane, por rezultat i një marrëveshjeje pas dyerve të mbyllura për një ‘tranzicion të butë të pushtetit’”, por se nuk ka prova për këtë. Sipas tij, Milorad Dodik përballet me presione serioze dhe shumëplanëshe nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe me presione të brendshme nga mjedisi i tij politik. Vogel thotë se Dodik “gjithmonë bën lëshime kur është nën presion të madh dhe e radikalizon situatën kur ndjen se ka vend për një manovër të tillë”. “Mendoj se amerikanët dhe evropianët do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Republikën Serbe, SNSD-në, kushdo që përfundimisht do të pasojë Dodikun pas zgjedhjeve të parakohshme për president të Republikës Serbe, që të qëndrojnë në atë kurs dhe të mos e ndryshojnë atë kurs”, i tha Vogel Radios Evropa e Lirë. Një skenar i tillë do të përfaqësonte një kompromis të pranueshëm për aktorët ndërkombëtarë, duke marrë parasysh se, sipas Vogel, Dodik ka më shumë frikë nga ndjekjet penale në të ardhmen dhe humbja eventuale e kontrollit mbi pasurinë personale.
    Heqja e sanksioneve
    Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizëm nga Novi Sadi beson se Dodik u detyrua të tërhiqej nën presion të fortë ndërkombëtar. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se hapi prapa i Dodikut mund të interpretohet si një përgjigje ndaj “kërcënimeve konkrete dhe serioze nga Uashingtoni”. Kjo kujton paralajmërimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, drejtuar “partnerëve në rajon që të bashkohen me ne në kundërshtimin e kësaj sjelljeje të rrezikshme dhe destabilizuese”. Sipas Davor Đener, një analist politik nga Zagrebi, Dodik përballet vetëm me mundësinë e “një tërheqjeje të qetë nga jeta publike, duke mbrojtur pasurinë e tij të fituar”, ose “një konflikt që mund ta vendosë atë në një pozicion të ngjashëm me atë të Karaxhiçit”. Përveç personave fizikë, sanksionet duhet të hiqen edhe kundër kompanive që ishin në listën e Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OFAC), konfirmuan disa burime diplomatike. Ky informacion u konfirmua edhe nga disa media në FBiH, të cilat deklarojnë se Milorad Dodik është informuar tashmë për këtë fazë të planit amerikan për BiH, kështu që një njoftim zyrtar nga OFAC ende pritet.

  • Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

    Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

    Një “numër i vogël” personeli ushtarak britanik po merr pjesë në një mision të udhëhequr nga SHBA-të në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes.
    “Një numër i vogël oficerësh britanikë janë integruar në qendrën e koordinimit politiko-ushtarak (PMCC) të udhëhequr nga SHBA-të”, tha ministria në një deklaratë për AFP.
    Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha të hënën se Londra synon të luajë një “rol qendror” në operacion, me kërkesë të Uashingtonit.

    “Ne mund të kontribuojmë në monitorimin e armëpushimit”, tha Healey në një aktivitet në Londrën qendrore.
    Kështu, “me kërkesën amerikane, ne kemi dërguar oficerë në Izrael”.
    Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër kanë dërguar rreth 200 ushtarë në Izrael.
    Ata nuk do të hyjnë në Gaza.
    Zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit ka hasur pengesa dhe është shënuar nga përshkallëzime që ngrenë shqetësime nëse ajo do të zgjasë.
    Hamasi thekson se do të duhet kohë dhe mjete teknike për të gjetur trupat e vdekur të pengjeve, të cilët mbeten të varrosura nën rrënoja në Rripin e Gazës.

  • Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    22 Tetor 2025

    13:52

    Alfred Lleshi

    Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s, pas fitores 6-1 ndaj Olympiacos: “Kemi një skuadër të shkëlqyer, me të cilën është kënaqësi të luash futboll. Jam i kënaqur me paraqitjen tonë, sidomos në pjesën e dytë. Edhe pse kundërshtari mbeti me 10 lojtarë, ne i shfrytëzuam mirë hapësirat dhe ritmin”.
    Rashford shtoi se edhe pjesa e parë ishte e mirë, por e dyta më e shpejtë, më e saktë. Ai vlerësoi trajnerin Hansi Flick, duke theksuar se është “shumë kërkues dhe e konsideron intensitetin një element thelbësor”.
    Sipas tij, Flick kërkon që skuadra të udhëhiqet gjithmonë nga synimi për të shënuar më shumë gola: “Ndonjëherë është e vështirë t’i kalosh mbrojtjet kundërshtare, por kemi shumë lojtarë që shënojnë nga pozicione të ndryshme, ndaj goli është shqetësimi ynë më i vogël”.

  • Rama zbulon bisedën me Farage: Kërkoi të më vizitonte me 28 nëntor, i thash do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

    Rama zbulon bisedën me Farage: Kërkoi të më vizitonte me 28 nëntor, i thash do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

    “Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër sepse në qoftë se vjen do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe dukesh shumë i vogël, kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi pare shpesh herë që puna e qeverisë është komplet ndryshe me poezinë kur je në opozitë, nuk shoh asnjë problem që të bashkëpunojmë me këdo, në fund besoj që Farage nuk është problemi, ai është thjeshtë një pasqyrë e problemeve, i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, u shpreh kruyeministri.