Tag: vogël

  • Shikoni si duket nishani më i vogël në botë

    Leupold DeltaPoint Micro 101 është një pamje miniaturë, nishan refleksiv i krijuar për pistoleta me një goditës të brendshëm

    DeltaPoint Micro është aktualisht nishani refleksiv më kompakt në botë, 57 mm i gjatë, 32 mm i lartë dhe peshon vetëm 31.2 gramë.

    Vendoset në pjesën e pasme të mbështjellësit të pistoletës, pika e nishanit ka një madhësi 3 MOA dhe rregulluesi i intensitetit të dritës vjen me garanci të përjetshme.Ana e mirë e kësaj pajisjeje janë dimensionet e saj të vogla, rezistenca mekanike, lartësia në nivel të nishanit mekanik dhe mundësia që në rast të dështimit të mund të përdoret ende si unazë e përafërt e nishanit.

    Lartësia e saj e vogël lejon që arma të ketë një profil të ulët, i cili është ideal për mbajtje të fshehur dhe përdorim zyrtar si armë rezervë.

    Problem është ekrani i vogël me një fushë të ngushtë shikimi (i ashtuquajturi efekt tuneli), një numër i kufizuar modelesh të pistoletave (tani për tani), në të cilin mund të vendoset, për shkak të formës specifike të pistoletës dhe me çmim 400 dollarë.

    Për shkak se DeltaPoint Micro mbështet teknologjinë e sensorit të lëvizjes “Leupold”, pas pesë minutash pasiviteti, funksionimi kalon automatikisht në modalitetin “gjumë”, duke lejuar që një bateri të zgjasë 3,5 vjet në dritë mesatare.

    Heqja e baterisë bëhet lehtësisht, kështu që nëse ato duhet të zëvendësohen, nuk është e nevojshme të hiqni nishanin nga arma. Kjo ju lejon të ndryshoni shpejt dhe me lehtësi baterinë në terren

  • Tuna premton publikisht që do ta bëj këtë gjë të madhe për djalin e vogël të Shpat Kasapit

    Tuna premton publikisht që do ta bëj këtë gjë të madhe për djalin e vogël të Shpat Kasapit

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli

    “Kisha vite pa e parë djalin tim”/ Endri Prifti: Erdhi dhe më takoi, e kishte marrë malli

    Endri Prifti ka folur mbremjen e sotme per djalin e tij të vogël, duke treguar se kishte tre vite pa e takuar dhe ushte ribashkuar vetëm katër muaj më parë. I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, këngëtari ka treguar me emocion momentin e ribashkimit rreth katër muaj më parë, duke kujtuar ardhjen e djalit dhe fjalinë e tij se atë e kishte marrë malli.
    “Kam 2 djem. Tani e takova edhe djalin e vogël, para katër muajsh pas tre vitesh. Më erdhi vetëm më tha më ka marrë malli. Më iku truri fare mua. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh afër fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin e vogël, më dukej vetja bosh. Nga mungesa edhe abuzonim një çikë. Nga një gotë tani do e pimë ne. Një gotë raki ngordh mikrobet”, tha ai.
    Endri ka treguar gjithashtu se për shumë kohë nuk e ka takuar të atij e tij, për shkak dhe të largësisë, por gjithsesi këngëtari u shpreh se e ka falur për mungesën e tij prej një kohë shumë të gjatë, që edhe pse shkëmbehej në rrugë, ai nuk i fliste.
    “Unë fal çdo njeri në jetë. Jeta kështu ishte atëherë, komunizëm. Unë babin se kam parë asnjëherë, vetëm në rrugë. Kështu ishte jeta. Kur kaluan shumë vite e takuam në një dasmë. Do donim ta takonim por kaluan shumë vite dhe ai s’kishte më forcë të na takonte. Kështu ndodhi. Ishim larg. Të falur janë të gjithë”, tha Endri.

  • Ish-trajneri i Leaos: Është një “9”, kur ishte i vogël më kujtonte Ronaldo “Fenomenin”

    Ish-trajneri i Leaos: Është një “9”, kur ishte i vogël më kujtonte Ronaldo “Fenomenin”

    1 Dhjetor 2025

    10:55

    Alfred Lleshi

    Gol vendimtar kundër Lazios dhe Milani në krye të rendiotjes, Rafa Leao po kalon një moment magjik. Ish-trajneri i tij te moshat e reja të Sporting, Tiago Fernandes, tha për “Tuttomercatoweb”: “Rafael është një futbollist i veçantë për mua, gjithmonë do të jetë. E kam stërvitur që nga mosha 12 vjeç, pothuajse kudo te të rinjtë e Sportingut. Vetëm Cristiano Ronaldo në Lisbonë e kishte atë talent në atë moshë. Pa dyshim, është futbollisti më i mirë që kam stërvitur”.
    Për rolin e tij: “Performanca e tij si sulmues nuk është e re, Rafael është një numër 9. Afërsisht gjithmonë ka luajtur në këtë rol. Që i vogël më kujtonte Ronaldo ‘Fenomenin’ për shpejtësinë, teknikën, cilësinë në lëvizjen e fundit”.
    Për të ardhmen: “Leao mund të luajë kudo, në klubet më të mira të botës. Është në nivelin e çdo ekipi. Sidoqoftë, e tashmja quhet Milan. Është emocionuese ta shohësh duke shkëlqyer në ‘San Siro’. Milani i Allegri është perfekt për të nxjerrë të gjitha cilësitë e tij. Jam i sigurt se këtë sezon do të shënojë shumë dhe do të jetë i lumtur”.

  • ‘Bomba’ e SHBA për Ramën tregon se nuk është problemi te vendi i vogël, por te m… i madh

    ‘Bomba’ e SHBA për Ramën tregon se nuk është problemi te vendi i vogël, por te m… i madh

    Një ditë më parë, gazeta e njohur austriake, Die Presse, publikoi një intervistë me kryeministrin Edi Rama.

    Në mes rreshtash, Edi Rama zbuloi atë që thuhet shpesh në Tiranë, se Uashingtoni i ka vënë vizën atij për shkak të keqqeverisjes, mungesës së demokracisë, por mbi të gjitha për shkak të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

    Rama tha se SHBA kërkon t’i rregullojë gjërat duke hedhur bomba, kurse Bashkimi Europian është i aftë që të ndërtojë një shtet.

    Një ditë më pas, Uashingtoni lëshoi një ‘bombë’ mbi Edi Ramën.

    Në urimin e tij për pavarësinë e Shqipërisë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si kurrë ndonjëherë më parë, theksoi se duhet luftuar krimi transnacional dhe kartelet e drogës.

    Nuk e dimë se si e ka përjetuar Edi Rama këtë urim, pasi është mësuar me mesazhet e Antony Blinken.

    Por ajo që dimë me siguri është se çështja e drogës dhe pastrimit të parave e rrezikon Edi Ramën dhe Shqipërinë edhe në një nivel tjetër.

    Gazetari i ‘Die Presse’ e pyeti Edi Ramën për çështjen e pastrimit të parave të krimit, duke i thënë se ky problem mund të hedhë në erë negociatat për anëtarësimin në BE.

    I zënë ngushtë nga ky konstatim, Edi Rama e pranoi problemin, por tha se ne jemi një vend shumë i vogël për të krijuar shqetësime të këtij niveli për Perëndimin.

    “Ne kemi një shprehje: më mirë m… se i vogël,” tha Rama.

    Mirëpo siç e tregon edhe urimi i Rubios, edhe progres-raportet e Bashkimit Europian, problemi nuk është askund tek fakti që jemi vend i vogël.

    Sepse fakti është se janë vendet e vogla në Amerikën qendrore dhe jugore që po destabilizojnë shoqërinë amerikane me trafikun e drogës.

    Kjo është arsyeja pse Uashingtoni u ka shpallur luftë zyrtarisht dhe po i bombardon ku të mundet dhe si të mundet.

    Tek e fundit, historia botërore e ka provuar me kohë se nuk është problemi tek vendi i vogël, por tek m… i madh në krye.

  • Legjenda e Rozafës: I ra mjegulla Bunës dhe…

    Legjenda e Rozafës: I ra mjegulla Bunës dhe…

    Kalaja e Rozafatit ka një legjendë të dhimshme…Lexojeni!

    I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit.

    Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot.

    Na shkon aty një plak i mirë.

    – Puna e mbarë, o tre vëllezër.

    – Të mbarë paç o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë.

    Ditën punojmë, natën prishet. A di të na thuash një fjalë të mirë? Ç’të bëjmë që të mbajmë muret në këmbë?

    – Unë di – u thotë plaku – po e kam për mëkat t’ua them .

    – Atë mëkat hidhe mbi kryet tona, se ne duam që ta qëndrojmë në këmbë këtë kështjellë.

    Plaku i mirë mendohet e pyet:

    – A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja?

    – Të martuar jemi – i thonë ata – edhe të tre i kemi vashat tona.

    Na thuaj pra ç’të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?

    – Në doni ta qëndroni, lidhuni me besa besë: vashave mos u rrëfeni, në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’u them unë.

    Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën, t’a merrni e t’a muroni të gjallë në mur të kështjellës.

    Atëherë keni për ta parë se muri do t’u zërë vend e do t’u qëndrojë për jetë e mot.

    Tha kështu plaku, pastaj shkoi; tani u pa, pastaj s’u pa.

    Vaj !

    Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen.

    Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën, fjalën: nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tha gjë vashës së vet.

    Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët godasin, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret lartohen…

    Në shtëpi nëna e djemve s’di gjë. I thotë së madhes:

    – Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

    Nusja e madhe ia kthen:

    – Besa nënë, sot s’mund të shkoj se jam sëmurë.

    Kthehet i thotë së mesmes:

    – Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë: duan kungullin me verë.

    – Besa nënë, sot s’vete, se do shkoj tek fisi për të bujtur.

    – Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël.

    – Moj nuse e vogël…

    Nusja e vogël brof në këmbë:

    – Urdhëro zonja nënë !

    – Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

    – Besa nënë unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.

    – Nisu, shko se djalin ta shikojmë ne e s’ta lëmë të qajë, – i thonë të kunatat.

    Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet.

    Niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.

    – Puna mbarë, o mjeshtër!

    Po ç’është kështu? Çekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin nga dora, malkon gurin e murin.

    E shoqja i thotë:

    – Ç’ke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?

    Hidhet kunati i madh:

    – Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë. Ne e kemi bërë me fjalë të t’murojmë të gjallë në mur të kështjellës.

    – Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë – me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë.

    Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë!

    Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po rreth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj…Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi.

    (Nga “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit)

    Përgatiti: ObserverKult

    Mitrush Kuteli

    Lexo edhe:

    MITRUSH KUTELI: NGRIHEM SI I ÇMENDUR TË SHKRUAJ…

    Poezi nga Mitrush Kuteli

    Më di a nuk më di se qaj,më di a nuk më di se vuajnë orët e thella të natës,kur ngrihem i çmendur të shkruajme gjakun e zemrës, të shkruaj.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: I mbroj me shumë forcë bindjet e mia, që i vogël…

    “Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: I mbroj me shumë forcë bindjet e mia, që i vogël…

    “Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.
    Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund ti kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”.

    Top Channel

  • Moti i keq/ Lumi Seman del nga shtrati në Ngurrëz të Vogël dhe Imshtë të Lushnjës! 180 ha tokë bujqësore e përmbytur

    Moti i keq/ Lumi Seman del nga shtrati në Ngurrëz të Vogël dhe Imshtë të Lushnjës! 180 ha tokë bujqësore e përmbytur

    Rritja e nivelit të ujit në lumin Seman si rezultat i prurjeve nga zonat Berat e Skrapar ka bërë që lumi të dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël dhe Imshtës. Rreth 180 hektarë tokë bujqësore është përmbtytur brenda argjinaturës.
    Shtabi i emergjencave të bashkisë Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Fier që administron lumenjtë Seman e Shkumbin, paraprakisht kanë evakuuar stanet me bagëti e gjedhë.
    Sipas Inxhinierit të Drejtorisë së Ujërave dhe Kullimit Ferdinand Dervishi do të ketë akoma rritje të nivelit të ujit deri në mesditë e më pas niveli do të ulet.

  • Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

    Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale, në fokus të të cilës janë pensionistët, pagat, mirëqenia sociale dhe biznesi.
    Sipas Ramës, buxheti për këtë vit parashikon një rritje prej 1.7 miliardë lekësh të mbështetjes për pensionistët, ndërsa është rritur buxheti për mbrojtjen sociale.
    “Ky buxhet është historik për Partinë Socialiste, pasi adreson 1.7 miliardë lekë rritjen e mbështetjes për pensionistët. E mira e kësaj pune është se faktet mbeten: mbrojtja sociale arrin sot me këtë buxhet në 257 miliardë lekë, më shumë se dyfishin e mbrojtjes sociale që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Kjo është kryefjala e këtij mandati dhe këtij buxheti, pa harruar përfituesit me aftësi të kufizuar, ata që marrin ndihmë sociale, si dhe mbështetjen për familjet e reja përmes bonusit të bebes dhe strehimit”, tha Rama.
    Rama theksoi se deri në vitin 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim-fitimin dhe as TVSH, ndërsa paga minimale nga janari i vitit 2026 do të jetë 500 euro, me objektivin për të arritur 700 euro brenda mandatit të katër vjeçar.
    “Deri në vitin 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim-fitimin. Rritja e pagës minimale që prej janarit do të jetë 500 euro, dhe kjo pagë do të rritet gjatë mandatit të katër vjeçar, me objektivin për të arritur 700 euro”, tha ai.
    Kryeministri foli edhe për akuzat e opozitës lidhur me inceneratorët, fondet e bujqësisë, duke thënë se disa nga shifrat që opozita pretendon nuk ekzistojnë.
    “450 milionë euro të inceneratorëve është thjesht aritmetika e atij që mua më mungon, por e kujtoj përmes jush: 7×7=42. Ky konstatim nuk figuron askund, as 450, as 45 nuk shihen askund. Gënjeshtrat tuaja janë 10 herë mbi realitetin. Sa i përket tunelit të Llogarasë, dua të them se ai 50 milionë është si 450 milionë për inceneratorët. Natyrisht, sot, pikërisht sepse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve.Sa i përket fondeve të bujqësisë, dua t’u them shqiptarëve se OLAF, që bën hetime për llogari të Komisionit Europian për periudhën 2019-2023, nuk ka gjetur shkelje të një natyre të ngjashme si ato që kanë ndodhur vetëm në disa vende të tjera, si Luksemburgu, Malta, Qipro dhe Holanda. Ndërkohë, shuma e evidentuar nga OLAF për vendet e tjera të BE-së është mbi 1 miliard euro, sipas zyrës së hetimit të BE-së. Duhet të mësohemi me këtë aspekt dhe të jemi të hapur për t’u korrigjuar përmes respektimit të auditimeve, jo përmes refuzimit të tyre”, tha Rama.

  • “Them shpesh ‘përse po jetoj?’”/ Një vit nga vrasja e Martin Canit, rrëqeth nëna e 14-vjeçarit në ‘Goca dhe Gra’: Djali i vogël ende nuk e pranon

    “Them shpesh ‘përse po jetoj?’”/ Një vit nga vrasja e Martin Canit, rrëqeth nëna e 14-vjeçarit në ‘Goca dhe Gra’: Djali i vogël ende nuk e pranon

    Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga vdekja e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

    Në një lidhje live në ‘Goca dhe Gra’, e ëma e Martin Canit, Florina Cani, foli për të birin nga dhomën të cilën ata e kanë kthyer në një muze për djalin e mitur që ndërroi jetë.
    “Ideja ishte e bashkëshortit por edhe e imja që Martinin ta mbajmë këtu me kujtimin e tij, i buzëqeshur dhe i dashur. Nuk duam ta harrojmë edhe pse ai iku në mënyrën të padrejtë. Viti më i vështirë sepse hera herës them pse jetoj, kur kujtoj Martinin që ikte në shkollë. Nuk ka gjë më të fortë se sa ta çosh në shkollë dhe mos të kthehesh më, ishte ditë tmerri. Në ditët e mia më të errëta shqiptarët më kanë ndenjur pranë. Familjarët i kemi pas pran por edhe shqiptarët na kanë respektuar pafund”, tha e ëma.
    Ajo po ashtu foli edhe për librin të cilin po e shkruan në kujtim të djalit.
    “Po e vazhdoj librin. Ardhja e Martinit në jetë dhe gjatë rritje ai ishte fëmijë shumë i veçantë. Nga lindja te ajo ditë e mallkuar që i mori jetën nga një bashkëmoshatar. Ai nuk e meritonte këtë.
    E kujtoj kur mori çantën dhe iku nëpër shkallë, deri kur shkonte te autobusi e shoqëroja me sy. Më tha mami ika, mirupafshim”, tha Florina.
    Për familjen e tyre dhimbja është edhe më e madhe, pasi sic tregoi edhe e ëma e Martinit, djali i tyre i vogël nuk e pranon akoma humbjen e të vëllait.
    “Ja kemi shpjeguar edhe djalit të vogël por ai e ka të pamundur ta pranojë që Martini nuk kthehet më. Por jetojmë në një shoqëri shumë të egër. Stop dhunës dhe bullizmit sepse jeta është e shenjt, në qoftë se ja merr nuk kthehet më mbrapsht. Të gjithë jemi fajtor dhe duhet punë jo neglizhencë”, tha ajo.

    Top Channel