Në Kuvend po mbahet mocioni për debat i kërkuar nga PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatin e të cilave selia blu e quan të manipuluar dhe të vjedhur.
Deputeti socialist Ervin Hoxha tha se PD i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se në sytë e votuesit shqiptar nuk është ende të një alternativë qeverisëse për vendin.
“Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative. Përgjigjet kanë nisur t’i marrin përmes grupimeve të brendshme, në këtë dimër të ftohtë. Të nderuar kolegë të mos bëni më propagandë me raportin e OSBE-ODIHR. Le ta përdorim si udhërrëfyes së përbashkët në nivelin teknik. Të ulemi në tryezë t’i referohemi sistemin që ka nevojë. ODIHR nuk ka deklaruar askund që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nuk ka deligjitimuar kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”,- tha Ervin Hoxha.
Tag: vodhën
-

Mocion me debat për 11 Majin, Hoxha: PD thotë se u vodhën për të mos pranuar se nuk janë alternativë qeverisëse
-

“Meme e madhe, s’më intimidojnë dot”/ U procedua nga policia, Lapaj: Ju pres sot në Bulevard
Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje faktin që policia e ka proceduar për protestën para Kryeministrisë.
“Bllokova trotuarin, meme e madhe. Kemi bërë një kërkesë e një njoftim sipas ligjit. Para se kthenin përgjigje erdhën e hoqën çadrat pa i vënë. Sërish do të jemi sot në orën 17:00 pasdite
I vlerësoj punonjësit e policisë së shtetit, por paskan bojë e letër, kohë për mua, kur ka nga ata ë vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë. Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?
Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij?
Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë”, tha ai. -

“Rama fshihet…”/ Nuk ndalet, Lapaj:Ata vodhën 50 mln euro, me tunelin e Llogarasë apo me kallëzime ndaj meje i mbulon
Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar deklaruar se kryeministri Edi Rama fshihet pas letrave të “bakallit” të firmosur nga “zarat” e tij, referuar procedimin ndaj tij për protestën para Kryeministrisë, që po vijon prej dy ditësh.
Lapaj u shpreh se nuk trembet dhe se me gjasë do të vijojë të protestojë gjatë.
“Ata vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë. Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?
Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij?
Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë. Imagjino të derdhet Tirana këtu, imagjino ç’bën ky burrë frikacak që fshihet pas letrave të bakallit që firmosin zarat e tij. Kë paskam penguar të mos shkonte të spital, punë apo kudo?”, tha ai. -

Ish-kreu i SHISH rrëfen sesi ra ‘viktimë’ e hackerave: Si m’i vodhën 1500 dollarë nga karta
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi i ftuar në Dritare TV, ka folur për sulmet masive kibernetike.
Ai ka zbuluar detaje mbi bashkëpunimin e ngushtë me Microsoft dhe Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e sistemeve digjitale të vendit.
Ish-ambasadori ndau edhe një episod personal, duke treguar se si njëherë i ishte hakeruar llogaria bankare shembull që, sipas tij, provon se askush nuk është i imun ndaj kërcënimeve kibernetike.
“Më ka ndodhur edhe mua. Isha në Kanada, më hakeruan llogarinë bankare dhe më vodhën 1,500 dollarë. Nëse këto ndodhin tek unë, imagjino çfarë rreziku kanë qytetarët e zakonshëm.
Sulmi kibernetik nis nga gjërat më të thjeshta: password-i i email-it apo i celularit. Nëse e ndan me dikë tjetër, e ke humbur kontrollin”, tha ai. -

Agim Doçi: U bëmë si të huaj me njëri-tjetrin…
U bëmë si të huaj me njëri-tjetrinndaj mbetëm pronarë psherëtimash…Në radhë qëndrojmë të takojmë Shën Pjetrinkjo kohë e maskarenjëve…morali struket vrimash…
Ushtarë të idealeve…ulogë të përjetshëmkur kodet moralë janë në…bregun tjetër.Ky det me ujëlotësh na gjen të pandreqshëmarrnojmë plagën e ré me plagën e …vjetër!
Në udhë metropolesh, stacione të trenit,në portet e ndyra dhe pista avioneshShikoj racën time, që bën jetën e qenitdhe trurin e atdheut në stinë menstruacionesh…
Hej zgjohuni Shenjtër dhe zbrisni nga Kishat!Hej zgjohuni Pejgamberë e dilni nga Xhamitë!Se kohët që erdhën na rrënqethin mishratna vodhën atdheun…na vodhën poezitë!
ObserverKult
———————–
Lexo edhe:
Agim Doçi: Çfarë kanë njerëzit që egërsohen?
Agim Doçi: Unë mirë e di çfarë do një grua… .
-

“I gjithë shteti në shërbim të saj”, Baçi shpërthen: Balluku dhe Klosi vodhën zgjedhjet në Fier, përdorën..
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, lëshoi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e Qarkut Fier për PS në zgjedhjet e 11 majit dhe vartësin e saj, deputetin aktual Ceno Klosi, se vodhën zgjedhjet duke përdorur administratën, patronazhistët dhe makinerinë shtetërore.
Ai nuk kurseu të shigjetonte qeverinë për farsën elektorale, duke theksuar se PS nuk fitoi në Fier, por se edhe ndërmarrja e “Albpetrol” u përdor për të blerë votat.
“Fieri nuk e votoi PS-në, por zgjedhjet u vodhën, u grabitën. Nuk votuan qytetarët për Ballukun dhe Ceno Klosin. Ata i vodhën zgjedhjet. Ata mbërritën në Fier me një tabor të madh. Regjistruan qytetarë të tjerë në Fier, e uzurpuan atë, e pushtuan. Çfarë mund të bënim ne para një makinerie shtetërore? Po pate para policinë dhe shtetin, e ke bllokim total. E gjithë policia dhe shteti ishte në shërbim të Belinda Ballukut. Si mundet të ndalosh këta njerëz?!”, tha ligjvënësi .
Më tej ai kërkoi që SPAK ta hetonte këtë rast deri në themel, duke analizuar të gjitha emërimet për vota që u bënë në “Albpetrol”.
“Patronazhistë që janë emëruar para zgjedhjeve, vetëm për të marrë paga. Aty ka paga të larta. Paguhen vetëm patronazhistët. Balluku dhe gjithë Ballukët e tjerë, janë pas Ramës”, vijoi ai.
Baçi kërkoi që drejtësia të shkonte më sipër se zv/kryeministrja, pasi edhe skandali i inceneratorëve ku janë zhdukur miliona euro nga buxheti, është një nga abuzimet më të mëdha.
“SPAK po godet zv/kryeministra dhe më poshtë, por nuk po thërret Ramën. Ka ardhur koha që drejtësia të thërrasë edhe kryeministrin. Afera e inceneratorëve është e paimagjinueshme dhe kryeministri nuk del që të flasë se ku ikën ato para. Balluku nuk është vetëm, ajo ka firmosur, por dikush e ka urdhëruar”, tha ai mes të tjerash. -

Vodhën një shtëpi në Hundëkuq, dy të arrestuar në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër vunë në pranga shtetasinA. T., 55 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq dhe F. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. K., disa vegla bujqësore dhe pune. Në cilësinë e provës materiat e u sekuestruan veglat e vjedhura;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Muzeu kombëtar i Sirisë bie pre e hajdutëve, vidhen statuja të epokës romake
Hajdutët hynë me forcë në muzeun kombëtar të Sirisë dhe vodhën disa statuja të lashta, që datojnë që nga epoka romake, thanë zyrtarët të martën.
Muzeu Kombëtar i Damaskut u mbyll për një kohë të shkurtër, pasi grabitja u zbulua të hënën në mëngjes. Muzeu ishte rihapur në janar, ndërsa vendi po rimëkëmbej nga një luftë civile 14-vjeçare dhe rënia e sundimit 54-vjeçar të familjes Assad, vitin e kaluar.
Muzeu më i madh i vendit përmban antikitete të paçmuara. Pas fillimit të luftës civile në mars të vitit 2011, siguria u përmirësua me porta metalike dhe kamera mbikëqyrjeje, dhe autoritetet zhvendosën qindra objekte nga i gjithë vendi në Damask.
Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme për Antikitete dhe Muze të Sirisë i tha Associated Press, se gjashtë statuja mermeri u vodhën dhe se një hetim ishte duke vazhduar.
Një zyrtar tjetër i tha AP-së se vjedhja ndodhi të dielën në mbrëmje, dhe u zbulua kur një nga dyert në departamentin e muzikës klasike u gjet e thyer.
Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret, sepse qeveria nuk kishte bërë ende një deklaratë.
Shefi i policisë në Damask, gjeneral brigade Osama Atkeh, i tha më vonë agjencisë shtetërore të lajmeve SANA se disa statuja dhe objekte të rralla koleksionimi u vodhën nga muzeu. Ai tha se rojet atje dhe individë të tjerë po merreshin në pyetje.
Një gazetar i AP-së, i cili u përpoq të hynte në muze të martën, iu tha nga rojet se fotografimi nuk lejohej.
Drejtoria e Përgjithshme për Antikitetet dhe Muzetë tha në një deklaratë më vonë gjatë ditës se kishte nisur një hetim dhe se ishin marrë menjëherë masa për të garantuar sigurinë e antikiteteve brenda muzeut. Ajo nuk tha se çfarë ishte vjedhur, duke thënë vetëm se “disa ekspozita” u zhdukën.
Seksioni i muzeut ku u raportua se statujat u vodhën është “një departament i bukur dhe historikisht i pasur me objekte që datojnë që nga periudhat helenistike, romake dhe bizantine”, tha Maamoun Abdulkarim, ish-kreu i departamentit të antikiteteve dhe muzeve të qeverisë.
Muzeu u rihap më 8 janar, një muaj pasi rebelët rrëzuan Presidentin Bashar Assad, duke nisur një epokë të re për vendin. Nga frika e plaçkitjeve, muzeu ishte mbyllur për një kohë të shkurtër pasi një ofensivë rebele i dha fund pesë dekadave të sundimit të familjes Assad.
Vitet e konfliktit kishin prekur keq zonat, përfshirë qytetin historik qendror të Palmirës, dikur të mbajtur nga grupi i Shtetit Islamik. Në vitin 2015, anëtarët e ISIS-it shkatërruan mauzoleume në vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Palmyra, i cili është i famshëm për kolonadat e tij romake 2,000-vjeçare, rrënojat e tjera dhe objektet e paçmuara./ AP.
-

I vodhën celularin një shtetaseje dhe tentuan të grabisnin taksistin, 3 të arrestuar
3 shtetas janë arrestuar pasi tentuan t’i vidhnin me dhunë portofolin një taksisti dhe më pas i vodhën celularin një shtetaseje.
Të tre të arrestuarit, me precedentë për të njëjtin krim, njëra prej tyre, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit A. Q., 22 vjeçe, F. B., 36 vjeç dhe L. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, shtetasit A. Q. dhe F. B. kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë portofolin, drejtuesit të taksisë me të cilën lëviznin në rrugën “Selaudin Zorba”. Më pas, dyshohet se i kanë vjedhur celularin, një shtetaseje, në rrugën “Tahsim Shehu”.
Më tej, nga hetimet rezultoi se shtetasja A. Q. ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari, ishte me 2 të arrestuarit e tjerë, në taksi, në momentin që kryen tentativën për vjedhje. -

3 ditë pasi u vodhën xhevahire me vlerë 88 milionë euro, rihapet Muzeu i Luvrit
Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur, tre ditë pasi hajdutët vodhën xhevahire mbretërore historike me vlerë rreth 88 milionë euro.
Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga Reuters treguan vizitorët duke kaluar nëpër portat e hyrjes së muzeut për herë të parë që nga vjedhja, e cila bëri bujë në të gjithë botën.
Ngjarja ishte një goditje e madhe ndaj trashëgimisë kulturore të Francës, pasi xhevahiret i përkisnin Napoleonit dhe Perandoreshës franceze.Live: The #Louvre reopens today after Sunday’s crown #jewels heist. Visitors queue as authorities remain on alert. Director Laurence des Cars faces Senate questioning later over security lapses.#CGTNONSITE https://t.co/AtiXhfVL5F
— CGTN (@CGTNOfficial) October 22, 2025Top Channel