Tag: vodafone

  • Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për të prezantuar Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale në kuadër të programit Skills Upload Junior, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në avancimin e edukimit dixhital në mbarë Shqipërinë.

    Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në “Innovation Hub”, Piramida, në prani të Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone; drejtuesve të lartë të Vodafone Albania; Drejtoreshës së British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, Znj. Majlinda Mazelliu; përfaqësuesve të Ambasadës Britanike; si dhe dy Zëvendësministreve të Arsimit, Znj. Orjana Osmani dhe Znj. Herida Duro; si edhe Znj. Dorina Rapti, përfaqësuese nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar të Shqipërisë.

     

    Në nisje të aktivitetit, Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone, theksoi se ky partneritet me British Council ka për qëllim përmirësimin e aftësive dixhitale të nxënësve në shkollat e mbarë Shqipërisë. Për të mundësuar rritjen e këtyre aftësive, të dy institucionet do të krijojnë platformën e parë online, e cila do të ofrojë kurikula të veçanta të fokusuara në inteligjencën artificiale dhe mirëqenien dixhitale, njësoj si në shkollat europiane – konkretisht ato të Gjermanisë, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera ku Fondacioni Vodafone ka prezencë.

    Znj. Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e British Council, foli për kurorëzimin e këtij bashkëpunimi si një kontribut në hapjen e rrugëve të reja për nxënësit, ku ata do të mund të aftësohen për dijet e së ardhmes përmes përdorimit të teknologjisë – jo thjesht si konsumues të saj, por si inovatorë dhe zgjidhës problemesh.

    Pas nënshkrimit zyrtar, nxënësit prezantuan projekte dixhitale frymëzuese, duke demonstruar kreativitet dhe inovacion që pasqyrojnë misionin e programit: ndërtimin e një të ardhmeje dixhitale më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

    Platforma Kombëtare Dixhitale do të ofrojë përmbajtje të personalizuar dhe trajnime të dedikuara për mësuesit dhe nxënësit, me synim fuqizimin e tyre me aftësitë dixhitale thelbësore. Kjo nismë përputhet me angazhimin e Fondacionit Vodafone për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të nxitur gjithëpërfshirjen përmes teknologjisë.

     

  • Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen dhe sigurinë digjitale të grave, Fondacioni Vodafone në Shqipëri, në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe organizatat e shoqërisë civile, organizoi në Tiranë një tryezë të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të grave dhe rolit të inovacionit digjital në mbrojtjen e tyre.
    Takimi ku morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, drejtues të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të fushës së barazisë gjinore, synoi të ndërthurë ekspertizën teknologjike me përvojën institucionale, për të promovuar mekanizma të qëndrueshëm që kontribuojnë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

    Në qendër të diskutimeve ishte aplikacioni Bright Sky Albania, një nismë e Fondacionit Vodafone, që ofron informacion, mbështetje dhe këshilla praktike për gratë dhe vajzat që ndihen të rrezikuara nga dhuna.

    E pranishme në këtë takim, drejtoresha e Fondacionit Vodafone, Lisa Felton, theksoi rëndësinë e teknologjisë si mjet për fuqizim dhe mbrojtje:

    “Ne si Vodafone besojmë se përmes teknologjisë mund të adresojmë çështje që lidhen me dhunën me bazë gjinore, abuzimet dhe çështje që lidhen me arsimin dhe me shëndetin. Aplikacioni Bright Sky është një shembull konkret që u ofron vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë, informacione, mbështetje dhe këshilla praktike për t’u larguar nga situatat e rrezikshme”, tha drejtoresha e Fondacionit Vodafone.
    Valbona Kuko, drejtoreshë për Shqipërinë e Fondacionit Westminster për Demokraci, theksoi se dhuna me bazë gjinore ndaj grave në politikë mbetet një nga sfidat kryesore që pengon përfshirjen e tyre në jetën publike:
    “Fondacioni Westminster për Demokraci ka vite që trajton dhe mbështet aktorët e politikës, shoqërinë civile e median, për ta kthyer çështjen e dhunës me bazë gjinore në politikën e ditës dhe për të ndërgjegjësuar politikanët, aktivistët, biznesin e median se çështjet e barazisë gjinore nuk janë çështje familjare. Ato duhet të trajtohen me politikbërje, me legjislacion të mirë dhe me instrumente të qenësishme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Aplikacioni Bright Sky, por edhe platforma që Fondacioni Westminster për Demokraci ka ngritur për të raportuar dhunën ndaj vajzave dhe grave, janë instrumente që duhet të përdoren për raportimin e çështjeve që institucionet përgjegjëse duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjidhin.” – përfundoi Kuko.
    Në këtë tryezë morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Iris Luarasi; Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, Jonida Lakuriqi; përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ina Majko, zëvendësministre; të Ministrisë së Brendshme; drejtues të institucioneve të pavarura, Erinda Ballanca, Avokati i Popullit dhe Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
    Gjithashtu në këtë event kontribuan edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, Michele Ribotta nga UN Women Albania, si dhe të shoqërisë civile, Mirela Arqimandriti, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës Gjinore për Zhvillim.
    Përmes kësaj nisme, Fondacioni Vodafone Albania është pozicionuar si një aktor kyç në fushën e inovacionit me impakt social, duke e kthyer teknologjinë në një mjet konkret për sigurinë, mbrojtjen dhe fuqizimin e grave.Kjo tryezë shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekosistemi bashkëpunues ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile, për një të ardhme digjitale më të sigurt dhe më të barabartë për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri.

  • Digital Bootcamp, për fuqizimin e gjeneratës, që do të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë

    Digital Bootcamp, për fuqizimin e gjeneratës, që do të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë

    Digital Bootcamp, programi katërditor i Vodafone Albania, që synon fuqizimin e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit digjital, mblodhi 30 të rinj të përzgjedhur nga mbi 800 aplikime, të cilët punuan në grup, për të zhvilluar ide dhe prototipe digjitale për qeverinë, bizneset dhe konsumatorët.

    Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balázs Révész theksoi se Digital Bootcamp është pjesë e angazhimit të Vodafone Albania për të mbështetur dhe zhvilluar aftësi digjitale që i mungojnë ende tregut lokal. “Përmes sfidave reale, mentorimit dhe ekspozimit ndërkombëtar, ne synojmë të fuqizojmë gjeneratën e re të profesionistëve që do të udhëheqin transformimin digjital të Shqipërisë. Ambicia jonë është të identifikojmë dhe të tërheqim talentet më të mira, duke i orientuar drejt karrierave të ardhshme në Vodafone Albania, duke krijuar ura bashkëpunimi midis tregjeve të ndryshme, nga Shqipëria deri në qendrat teknologjike evropiane.”- tha ai.

    Klejdi Beti, Partnere e biznesit për zhvillim u shpreh se të rinjtë kanë pasur mundësinë të ndjekin trajnime mbi temat e Project Management, Agile dhe Design Thinking, nga trajnues të certifikuar nga e gjithë bota. Gjithashtu, kanë punuar në tre business case të dedikuara dhe në fund kanë prezantuar një ide inovatore.

    Qëllimi i programit është të inkurajojë të rinjtë të krijojnë produkte të reja digjitale, zgjidhje kreative dhe ide inovative që mund të kenë ndikim real në treg. Përmes kësaj nisme, Vodafone Albania synon të mbështesë zhvillimin e aftësive të avancuara teknologjike, të cilat sot janë ende sfiduese për t’u gjetur në tregun lokal.

    Projektet finale u prezantuan para jurisë ekzekutive, ku grupi fitues Next Frame, u shpërblye me një udhëtim në Lisbonë për të marrë pjesë në Web Summit 2025, ndërsa talentet më premtuese do të vlerësohen me mundësi punësimi pranë Vodafone Albania.

    Ky edicion i Digital Bootcamp vërtetoi se potenciali i të rinjve shqiptarë në fushën e IT-së është i madh, ndërsa nisma të tilla vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit digjital në vend.

  • Si Vodafone Albania e ktheu filozofinë “Pyet një herë” në standard shërbimi

    Si Vodafone Albania e ktheu filozofinë “Pyet një herë” në standard shërbimi

    Sa herë u është dashur të prisni në radhë për një shërbim, apo të orvateni nëpër korridore të një, institucioni apo kompanie për të bërë një pyetje të vetme?
    Tashmë i dimë përgjigjet tuaja dhe dimë gjithashtu se koha e shpenzuar për të marrë një shërbim, për të shprehur një kërkesë, apo problematikë është e çmuar për gjithkënd.

    Klientët e Vodafone Albania janë pikë orientimi i Rrjetit Numër 1 në Shqipëri për të qenë sa më koherent, efektiv e praktik. Kjo ishte pikërisht qasja me të cilën u konceptua “Pyet një herë”, filozofi të cilën Vodafone, e ka të fituar tashmë nga klientët që e vlerësojnë, por edhe e shtyjnë të përmirësohet çdo ditë. Në sajë të kërkesave dhe sugjerimeve nga përdoruesit besnikë, Vodafone Albania e ka përmirësuar këtë qasje me premtimin e thjeshtë, por të fuqishëm: “Pyet një herë.”

    Po a është duke u mbajtur ky premtim? Dëshmia më reale janë vetë klientët.

    Klientja e parë rrëfen një ndryshim që Vodafone e përmend sot me krenari: për çdo kërkesë, ekziston një person i dedikuar që ndjek rastin nga fillimi deri në fund. Kjo kursen kohë, forcon besimin dhe i jep çdo klienti ndjesinë e reciprocitetit.
    “Mu përgjigjën menjëherë në telefon, vajza ishte shumë e sjellshme. Ishte vetëm një person që e ndoqi rastin tim nga fillimi deri në fund. Pra, nuk mu desh që të telefonoja përsëri apo që t’ua shpjegoja njerëzve të tjerë. Ndihem e vlerësuar dhe e dëgjuar, pasi kërkesa që kisha me të vërtetë mu zgjidh shumë shpejt.”- u shpreh klientja.
    Rrëfimi i dytë, përforcon atë që shpesh mbetet në fjalë: vetëdijen se pa klientin, çdo kompani humb qëllimin e vet.
    “Me thënë të vërtetën unë i kam besuar gjithnjë Vodafone, nuk e kam marrë parasysh ankesën që kisha.  Sepse Vodafone ka diçka shumë të mirë që jo të gjithë e kanë: në qendër të tij kanë klientin. Dhe klienti, nuk ka nevojë vetëm për zgjidhjen e problemit, por ndonjëherë edhe për besnikërinë që i shfaqet. Përveç zgjidhjes së problemit përfitojmë shërbim efikas dhe gjithashtu besnikëri.” – u shpreh një tjetër kliente.
    E ndërsa rrëfimi i tretë, përveçse na fali buzëqeshje për çiltërsinë e tij, na vërtetoi edhe një tjetër anë që Vodafone përmbush çdo ditë: aftësinë për t’u përshtatur, si me rrjetin më të shpejtë 5G, ashtu edhe me ritmin e gjeneratës Z.
    “Unë jam kliente e Vodafone që nga klasa e pestë. Eksperiencën e fundit e kam pasur në korrik ku më duhet të dërgoja një detyrë për shkollën në platformën “Google Classroom”. S’kisha internet, detyrën e kisha lënë për moment të fundit. Kështu që mora në telefon shërbimin ndaj klientit dhe më dhanë një zgjidhje që nuk e prisja, arrita të përfundoja shpejt detyrën me hotspot.” – u shpreh ajo.
     Me fjalë të tjera, “Pyet një herë” është mënyra sesi Vodafone zgjedh të dëgjojë, të reagojë dhe të përmirësohet çdo ditë. Sepse pas çdo kërkese, apo pyetjeje, qëndron një histori njerëzore dhe aty fillon përgjegjësia jonë. Në fund, nuk është teknologjia ajo që bën ndryshimin, por mënyra si ajo përdoret për t’u bashkuar me njerëzit. Dhe në këtë raport, Vodafone ka një premtim të thjeshtë: për çdo kërkesë, mjafton të pyesësh vetëm njëherë!

  • Rumani, Vodafone dhe Digi blejnë asetet e Telekom Romania për 70 milionë euro

    Rumani, Vodafone dhe Digi blejnë asetet e Telekom Romania për 70 milionë euro

    Vodafone Romania dhe Digi Romania njoftuan nënshkrimin e dokumenteve ligjore për blerjen e kompanisë Telekom Romania Mobile Communications nga grupi OTE dhe Deutsche Telekom.Dy operatorët e telefonisë celulare do të ndajnë mes tyre asetet e Telekom Romania. Në kuadër të marrëveshjes, Vodafone shpenzoi 30 milionë euro, ndërsa Digi 40 milionë euro.Shitja e Telekom Mobile Communications te Vodafone…

  • Vodafone Business, partneri i besuar i biznesit dixhital

    Vodafone Business, partneri i besuar i biznesit dixhital

    Për të tretin vit radhazi, Vodafone Albania, prezanton në Future2Tech, panairin e inovacionit dhe teknologjisë, që zhvillohet në Shqipëri, zgjidhjet e avancuara teknologjike, që Vodafone Business ofron në treg, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, drejt tregut dixhital.

    “Në Vodafone Albania besojmë se dixhitalizimi është motori kryesor i rritjes dhe konkurrueshmërisë për bizneset e vogla e të mëdha. Prezantimi i Vodafone Business në Future2Tech, është një dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm, për të mbështetur bizneset shqiptare me zgjidhje inovative dhe të sigurta. – u shpreh z. Balázs Révész, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.

    Një tjetër zgjidhje e zgjuar është Smart Energy, që ndihmon në menaxhimin, monitorimin dhe optimizimin e konsumit të energjisë elektrike, emetimet e dioksidit të karbonit, temperaturën dhe lagështinë.
    Për të aksesuar dhe ruajtur çdo të dhënë të biznesit online pa nevojën e blerjes së pajisjeve të shtrenjta, Vodafone Business ofron Microsoft Azure, një platformë dhe shërbim cloud computing, që të mundëson të hostosh faqe interneti, aplikacione ose baza të dhënash online. Kjo zgjidhje thekson rëndësinë e privatësisë dhe sigurisë dixhitale, duke qenë gjithmonë në përputhje me ligjet GDPR (General Data Protection Regulation).

    Ndërsa Operator Connect, është një tjetër zgjidhje që ndihmon në dixhitalizimin e sistemit të telefonisë fikse të biznesit, duke transformuar linjat tradicionale me thirrje bazuar në cloud përmes Microsoft Teams.

    Në Future2Tech u prezantua dhe Smart Building, një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e drejtuar nga teknologjia, e projektuar për kompanitë ndërtuese, zhvilluesit e pasurive të patundshme, menaxherët e objekteve dhe organizatat e mëdha. Duke kombinuar IoT, Inteligjencen Artificiale, platforma cloud dhe automatizim, ajo krijon ndërtesa të sigurta, energjikisht efikase dhe me performancë të lartë.


    Biznesit sot i garantohet siguri, besueshmëri me WiFi Portal, nga Vodafone Business, një zgjidhje e menaxhuar plotësisht për rrjetin wireless, si dhe një eksperiencë më e mirë e internetit fiks me Vodafone GigaFibra.

    Me Vodafone Business, dixhitalizimi nuk është më një sfidë, por një mundësi. Vodafone Albania mbetet partneri i besuar, që ndihmon bizneset shqiptare të ndërtojnë të ardhmen, duke qëndruar gjithmonë një hap përpara, në epokën dixhitale.

  • Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

    Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

    Interneti është bashkëudhëtari ynë i përditshëm: një mjet që hap mundësi të mëdha për dije, argëtim dhe komunikim. Por si çdo mjet, nëse përdoret pa përgjegjësi dhe kujdes, mund të kthehet në rrezik veçanërisht te fëmijët. Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, qoftë në rrjetet sociale apo në orë të gjata përballë ekranit, sjell fenomene shqetësuese si varësia dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme. Për këtë arsye, nevojitet një udhërrëfyes që të ndihmojë në shmangien e këtyre rreziqeve gjithnjë e më të pranishme në epokën ku jetojmë. Kush tjetër përveç prindërve, mund të jenë ‘mbrojtësit’ e tyre në këtë botë të hapur, por shpesh të pasigurtë?
    Pikërisht këtë mesazh përcolli Vodafone Albania në eventin e radhës të “Prindërimit Digjital”, të zhvilluar këtë fundjavë në dyqanin Vodafone në TEG, si vijim i aktivitetit të parë në Teatrin e Kukullave. Qëllimi ishte i qartë: të forcohet roli i prindërve si Mbrojtësit Digjitalë, duke i pajisur me udhëzime praktike për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndërtuar një raport të shëndetshëm me teknologjinë.

    Prindërit u njohën me “Udhëzuesin Digjital”, një manual i bazuar në standardet britanike dhe i përshtatur për Shqipërinë, ku shpjegohet si të vendosen kufij kohorë, si të monitorohet përmbajtja online dhe si të zhvillohet një komunikim i hapur me fëmijët.

    Fëmijët, nga ana tjetër, i zbuluan këto rregulla përmes një quiz-i interaktiv me shtatë pyetje, ku për çdo përgjigje të saktë shpërbleheshin me 1 GB dhuratë. Loja u bë mënyra më e thjeshtë për t’i mësuar se teknologjia është e domosdoshme dhe argëtuese, por gjithmonë e shoqëruar me kujdes.

    Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania dhe Kryetare e Fondacionit Vodafone, theksoi se: “Interneti na ofron një det me mundësi, por dhe një mal me rreziqe. Prindërit kanë nevojë për njohuri e mjete, në këtë udhëtim të përbashkët me fëmijët e tyre, për t’i mbrojtur, për t’i udhëhequr, për t’i drejtuar, ndërkohë që ata përdorin botën digjitale. Ky është thelbi i fushatës prindërimi digjital. Fushata është konceptuar si një seri eventesh përgjatë një viti në formë interaktive dhe edukuese me komunitetet e prindëve, fëmijëve, por dhe mësuesve, ku ne do të zbërthejmë udhëzuesin e “Prindërimit digjtal”. Sot ishte një event për të mos u humbur, pjesëmarrja ishte fantastike, prindër, fëmijë, gjyshër madje, të cilët dhanë edhe përgjigje të sakta. Prindërimi digjital është një rrugëtim i përbashkët: Together we can!”
    Në event u prezantuan gjithashtu zgjidhje praktike si Kids Safety Watch dhe First-Phone Ready bundle, që ofrojnë siguri përmes filtrave të përmbajtjes, kufizimeve kohore dhe opsioneve emergjente. Vodafone Albania do të vijojë me aktivitete të ngjashme në dyqanet e saj, duke e bërë teknologjinë më të sigurt dhe më të dobishme për familjet shqiptare. Në këtë mënyrë, Vodafone Albania po forcon kulturën e prindërimit digjital në Shqipëri, duke i kthyer prindërit në gardianë të vërtetë të botës online.

  • Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone Albania, si rrjeti më i mirë për performancë dhe eksperiencën konsumatore

    Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone Albania, si rrjeti më i mirë për performancë dhe eksperiencën konsumatore

    Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompania ndërkombëtare e pavarur UMLAUT, lider global në analizat e cilësisë së rrjeteve. Certifikata prestigjioze konfirmon performancën e jashtëzakonshme të Vodafone GigaNet në telefonata, stabilitetin e shërbimeve të internetit dhe thirrjeve, si dhe rezultatet më të larta në matjet e mbledhura përmes të dhënave të popullatës në të gjithë vendin.

    Ky sukses është fryt i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë digjitale. Vodafone ka rritur ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe ka zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin e rrjetit 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit.

    VodafoneAlbania u certifikua sërish si Rrjeti më i mirë në Shqipëri nga Umlaut dhe MedUX, për cilësinë më të mirë të përvojës. Titujt dhe çmimet janë padyshim shumë të rëndësishme, por për ne më të rëndësishmit janë njerëzit që qëndrojnë pas rrjetit më cilësor e më të besueshëm, Vodafone Albania. Pas shërbimit që Vodafone ofron, qëndron dedikimi i njerëzve që zgjohen çdo ditë të vendosur të garantojnë cilësinë e kësaj teknologjie të avancuar në Shqipëri. Teksa zgjerojmë Rrjetet 5G dhe fibrën, ne nuk jemi vetëm duke ndërtuar një rrjet më të shpejtë. Vodafone Albania po hedh themelet për shërbime digjitale, qeverisje smart dhe një ekonomi më të zhvilluar. Jam krenar për ekipin tim dhe për atë që ata bëjnë të mundur për Shqipërinë çdo ditë, në Vodafone Albania.”- u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania.

    Përveç certifikatës së UMLAUT, Vodafone Albania është vlerësuar edhe nga MedUX, kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në analizën e përvojës së përdoruesve të rrjeteve celulare. Matjet e kryera gjatë muajve maj-qershor 2025 renditën Vodafone si rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në Shqipëri në kategoritë: shpejtësi, streaming dhe OTT.

    Ky vlerësim i dyfishtë nga dy organizata ndërkombëtare të pavarura vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me ritme të përshpejtuara në procesin e digjitalizimit, duke u renditur tashmë ndër vendet me shërbimin celular më cilësor në Ballkanin Perëndimor. Me vizionin për të fuqizuar bizneset, për të lidhur komunitetet dhe për të mundësuar shërbime digjitale të standardeve evropiane, Vodafone Albania rikonfirmon rolin e tij kyç në të ardhmen teknologjike të vendit.

  • Umlaut dhe MedUX: Vodafone Albania, rrjeti më i mirë për performancën dhe eksperiencën konsumatore

    Umlaut dhe MedUX: Vodafone Albania, rrjeti më i mirë për performancën dhe eksperiencën konsumatore

    Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompania ndërkombëtare e pavarur UMLAUT, lider global në analizat e cilësisë së rrjeteve.Certifikata prestigjioze konfirmon performancën e jashtëzakonshme të Vodafone GigaNet në telefonata, stabilitetin e shërbimeve të internetit dhe thirrjeve, si dhe rezultatet më të larta në matjet e mbledhura përmes të dhënave të popullatës në të gjithë vendin.Ky sukses është fryt i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë digjitale. Vodafone ka rritur ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe ka zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin e rrjetit 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit.“VodafoneAlbania u certifikua sërish si Rrjeti më i mirë në Shqipëri nga Umlaut dhe MedUX, për cilësinë më të mirë të përvojës. Titujt dhe çmimet janë padyshim shumë të rëndësishme, por për ne më të rëndësishmit janë njerëzit që qëndrojnë pas rrjetit më cilësor e më të besueshëm, Vodafone Albania. Pas shërbimit që Vodafone ofron, qëndron dedikimi i njerëzve që zgjohen çdo ditë të vendosur të garantojnë cilësinë e kësaj teknologjie të avancuar në Shqipëri. Teksa zgjerojmë Rrjetet 5G dhe fibrën, ne nuk jemi vetëm duke ndërtuar një rrjet më të shpejtë. Vodafone Albania po hedh themelet për shërbime digjitale, qeverisje smart dhe një ekonomi më të zhvilluar. Jam krenar për ekipin tim dhe për atë që ata bëjnë të mundur për Shqipërinë çdo ditë, në Vodafone Albania.”- u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania. Përveç certifikatës së UMLAUT, Vodafone Albania është vlerësuar edhe nga MedUX, kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në analizën e përvojës së përdoruesve të rrjeteve celulare.Matjet e kryera gjatë muajve maj-qershor 2025 renditën Vodafone si rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në Shqipëri në kategoritë: shpejtësi, streaming dhe OTT.Ky vlerësim i dyfishtë nga dy organizata ndërkombëtare të pavarura vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me ritme të përshpejtuara në procesin e digjitalizimit, duke u renditur tashmë ndër vendet me shërbimin celular më cilësor në Ballkanin Perëndimor.Me vizionin për të fuqizuar bizneset, për të lidhur komunitetet dhe për të mundësuar shërbime digjitale të standardeve evropiane, Vodafone Albania rikonfirmon rolin e tij kyç në të ardhmen teknologjike të vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone Albania, si rrjeti më i mirë për performancë dhe përvojë

    Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone Albania, si rrjeti më i mirë për performancë dhe përvojë

    Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompania ndërkombëtare e pavarur UMLAUT, lider global në analizat e cilësisë së rrjeteve.Certifikata prestigjioze konfirmon performancën e jashtëzakonshme të Vodafone GigaNet në telefonata, stabilitetin e shërbimeve të internetit dhe thirrjeve, si dhe rezultatet më të larta në matjet e mbledhura përmes të dhënave të popullatës në të gjithë vendin.Ky sukses është fryt i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë digjitale. Vodafone ka rritur ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe ka zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin e rrjetit 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit.“VodafoneAlbania u certifikua sërish si Rrjeti më i mirë në Shqipëri nga Umlaut dhe MedUX, për cilësinë më të mirë të përvojës. Titujt dhe çmimet janë padyshim shumë të rëndësishme, por për ne më të rëndësishmit janë njerëzit që qëndrojnë pas rrjetit më cilësor e më të besueshëm, Vodafone Albania. Pas shërbimit që Vodafone ofron, qëndron dedikimi i njerëzve që zgjohen çdo ditë të vendosur të garantojnë cilësinë e kësaj teknologjie të avancuar në Shqipëri. Teksa zgjerojmë Rrjetet 5G dhe fibrën, ne nuk jemi vetëm duke ndërtuar një rrjet më të shpejtë. Vodafone Albania po hedh themelet për shërbime digjitale, qeverisje smart dhe një ekonomi më të zhvilluar. Jam krenar për ekipin tim dhe për atë që ata bëjnë të mundur për Shqipërinë çdo ditë, në Vodafone Albania.”- u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania. Përveç certifikatës së UMLAUT, Vodafone Albania është vlerësuar edhe nga MedUX, kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në analizën e përvojës së përdoruesve të rrjeteve celulare.Matjet e kryera gjatë muajve maj-qershor 2025 renditën Vodafone si rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në Shqipëri në kategoritë: shpejtësi, streaming dhe OTT.Ky vlerësim i dyfishtë nga dy organizata ndërkombëtare të pavarura vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me ritme të përshpejtuara në procesin e digjitalizimit, duke u renditur tashmë ndër vendet me shërbimin celular më cilësor në Ballkanin Perëndimor.Me vizionin për të fuqizuar bizneset, për të lidhur komunitetet dhe për të mundësuar shërbime digjitale të standardeve evropiane, Vodafone Albania rikonfirmon rolin e tij kyç në të ardhmen teknologjike të vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.