Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut Ermal Dredha për këto “vakanca” u pasua nga ai i drejtuesit politik të Vlorës, Bledar Çuçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuçi u bën thirrje të gjithë profesionistëve, të rinjve dhe rejave për t’u bërë pjesë e ekipit që po ndërton sipas tij Vlorën e gjeneratës tjetër.
“Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet e para për drejtues. Thirrja ime shkon për të gjithë profesionistët, për të rinjtë e të rejat e shkolluar brenda apo jashtë vendit, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e administratës vendore dhe ekipit që po ndërton Vlorën e gjeneratës tjetër. Me përvojën tuaj dhe pasionin për shërbimin publik, ne mund të çojmë përpara të gjitha sfidat dhe të bëjmë një kapërcim epokal të paraqitjes dhe shërbimit për Vlorën 2030. Fuqia e ndryshimit nis nga TY, nis nga idetë e reja dhe nga ata që nuk qëndrojnë si spektatorë, por marrin përsipër përgjegjësi”, shkruan Çuçi krahas postimit edhe të vendeve vakante.
Pozicionet e hapura për aplikim:
Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
Drejtor në Policinë Bashkiake
Kryeinspektor në Ndërmarrjen e Shërbimeve publike
Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile
Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
Drejtor në Shtëpinë e Foshnjës
Drejtor në Teatrin “Petro Marko”
Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
Drejtor në Drejtorinë e Protokoll Arkivës
Tag: vlorën
-

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
-

Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë
12 vende të lira për drejtues janë shpallur nga Bashkia Vlorë pas dorëheqjeve masive disa ditë më parë. Drejtuesi politik i PS për Vlorën, Bledi Çuçi, përmes një postimi në rrjetet sociale, iu bënë thirrje profesionistëve të aplikojnë për këto pozicione. Më poshtë postimi i plotë i Çuçit.
Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet e para për DREJTUES.
Thirrja ime shkon për të gjithë profesionistët, për të rinjtë e të rejat e shkolluar brenda apo jashtë vendit, të APLIKOJNE për t’u bërë pjesë e administratës vendore dhe ekipit që po ndërton Vlorën e gjeneratës tjetër.Me përvojën tuaj dhe pasionin për shërbimin publik, ne mund të çojmë përpara të gjitha sfidat dhe të bëjmë një kapërcim epokal të paraqitjes dhe shërbimit për Vlorën 2030 Fuqia e ndryshimit nis nga TY, nis nga idetë e reja dhe nga ata që nuk qëndrojnë si spektatorë, por marrin përsipër përgjegjësi
Pozicionet e hapura për aplikim✍️
* Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit* Drejtor në Policinë Bashkiake* Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike* Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit* Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit* Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)* Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve* Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes* Drejtor në Teatrin “Petro Marko”
* Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës* Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm* Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
Për më shumë informacion dhe për procedurat ligjore që duhet të ndiqni për aplikimin vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë në linkun më poshtë https://bashkiavlore.org/rekrutim/ -

Shkarkimi i drejtorëve dhe “fshikullimi” i Ramës ndaj bashkisë Vlorë/ Dredha: Kemi bërë analizë të thellë
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” me Loneta Prognin, në A2 CNN i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi Rama u pa teksa debatonte me të gjatë vizitës në lagjen Muradie, në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytetin bregdetar.
I pyetur nëse shkarkimi i mbi 21 drejtorëve të Bashkisë Vlorë me një të rënë të lapsit, pas kritikave nga kryeministri ishte i drejtë, Dredha tha se kërkesa e bërë prej tij për dorëheqjet e tyre erdhi pas një analize mbi punën në qytet.
“Ne bëjmë më të mirën për qytetin dhe kërkojmë më të mirën për qytetin nga gjithë ajo skuadër e madhe që ka Administrata e Bashkisë. Nëse thirrjet kanë qenë të shpeshta për të vendosur piketat, qoftë edhe pjesën organizative apo përditshmërinë e punës që bëjnë kushdo nga drejtuesit në Administratën e Bashkisë, normal që kemi bërë një analizë dhe shikojmë që ka gjëra që mund të bëhen shumë herë më mirë. Kjo nuk do të thotë që ne duam të djegim edhe të njomin me të thatin”, tha Dredha në “Ditarin Qendror” me Loneta Prognin, në A2 CNN.
Në vijim, Dredha shtoi se vijon analiza e thellë në këtë drejtim, “me qëllim që edhe të mos gabojmë”.
“Nuk është pushuar nga puna, por është kërkuar një dorëheqje, edhe nga ana ime dhe të gjithë e kanë përqafuar, nuk diskutohet. Dhe pastaj do të shohim si do të realizohet deri në fund, patjetër duke respektuar edhe të gjitha ligjet në fuqi”, theksoi kryebashkiaku i Vlorës.
Dredha me diplomaci iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me “mallkimin” që zë kryetarët e Vlorës, duke nisur me Shpëtim Gjikën e Dritan Lelin, e tanimë deri tek ai vetë, ku duket se kryeministri ia ka “tërhequr veshin” për dështimin e administratës lokale.
“Ndoshta duhet ta kishit bërë ndryshe pyetjen… Pse me Vlorën, jo pse me kryebashkiakët e Vlorës. Sepse ka një dashuri dhe ndjesi shumë të madhe për Vlorën kryeministri i vendit. Ju e dini që kur filloi transformimi i gjithë Shqipërisë ishte zanafilla nga Vlora. Duke filluar me Lungomaren që unë përmenda, është bërë një punë kolosale, në 10 vitet kohë janë investuar gati 600 milionë euro për Vlorën dhe patjetër të gjitha ato investime duhet të mbajnë të njëjtin standard që nga minuta e parë kur janë vendosur në jetë. Dhe kjo besoj e justifikon më së miri dhe këtë ,merak që ka kryeministri i vendit për Vlorën, pasi shikon edhe potencialin e madh që ka ky qytet për të ardhmen”, tha Dredha. -

Rinumërohen votat edhe në Durrës/ Debat për Vlorën, PD: Pavlefshmëri! KAS: Mbetemi gjithë beharin këtu
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi hapjen dhe rinumerimin e votave ne qendrat e votimit ne KZAZ 21 dhe 22 te Qarkut Durres. Vendimi i KAS erdhi pas kërkesës së dy anëtarëve së Partisë Demokratike, Elvis Cefa dhe Ledio Braho. Gjithashtu KAS vendosi hapjen dhe rinumërimin e 126 kutive në Durrës bazuar në kërkesën e PD dhe PL. Po ashtu u vendos edhe hapja dhe rinumërimi i votave të diasporës për Qarkun Durrës.
Debatet nuk munguan në seancën për qarun e Vlorës, ku Partia Demokratike kërkon në KAS rihapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar se ka parregullsi me fletët e votimit, si dhe të shpallet pavlefshmëria e rezultatit e të përsëriten zgjedhjet, ndërsa përfaqësuesja e PS, Elena Xhina e quajti të pakuptimtë kërkesën e PD-së dhe zvarritje proceduriale pa sens.
Nga ana tjetër relatori i KAS, Koli Bele, u shpreh se për Vlorën ishte bërë prova me hapjen e disa kutive dhe nuk rezultoi asnjë parregullsi, pasi fletët e papërdorura ishin gjetur të gjitha. Ai shtoi se nuk mund të hapen kutitë kot më kot pa asnjë provë bazike dhe konkrete, sepse ndryshe do kalonin të gjithë beharin me një procedurë të pavlerë.
Diskutimet:
Kurse përfaqësuesi i PD, Franc Nuri tha mes të tjerash:
“Ne pretendojmë se ka fletë që mungojnë në kutinë e votimit, Duhet të gjendet nëse mungojnë 5 fletë votimi të papërdorura apo numrat e ndryshëm nga procesverbali në kuti, pse mungojnë ato fletë dhe ku janë, ose si janë gjendur në kuti. Dilnin në një kuti më shumë fletë votimi sesa të përdorurat”.
Përfaqësuesja e PS, Elena Xhina e quajti të pakuptimtë kërkesën e PD-së dhe zvarritje proceduriale pa sens.
“Ky proces nuk ma më kuptim kështu të zvarritet pa objektiva madhorë. Kjo duket si një gur i madh që rrokulliset dhe nuk dihet se çfarë do marri përpara. Nuk shkon ky proces pa një objektiv madhor dhe prova. Për mua është e kot të vazhdojmë kështu, nuk ka sens”, u shpreh ajo.
“Edhe kështu hap kutitë kot, nuk shkon. Le të rrimë gjithë beharin me këtë gjë këtu, e të shkojmë deri në fund korrikut me çështjen. Ne i pamë kutitë e Vlorës që hapëm më parë dhe nuk u panë parregullsi”, tha Bele.
Administrata e KQZ nënvizoi se pretendimi i PD-së nuk qëndronte për Vlorën, ishin hapur kutitë, verifikuar edhe gjatë procesit ku nuk u gjetën problematika./ZËRI -

Rriten prenotimet në Vlorë! Përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve turistike ka shtuar interesin e vizitorëve
Këtë vit, Shqipëria po përjeton një bum turistik, me një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës.
Temperaturat e favorshme, deti i pastër dhe gatimet tradicionale shqiptare po i bëjnë turistët të zgjedhin Vlorën si një vend të sigurt dhe të përshtatshëm për pushime. Çmimet konkurruese, krahasuar me vendet fqinje, janë gjithashtu një tjetër arsye që tërheq pushuesit e huaj. Rol të madh në promovimin e plazheve tona po luajnë edhe rrjetet sociale, ndërsa në hotelet e Vlorës thonë se ka një bum rezervimesh këtë verë.
Po ashtu ata përveç plazheve turistët e huaj kërkojnë edhe zonat historike dhe arkeologjike.
Prenotimet më të shumta këtë vit në Vlorë janë bërë nga turistë nga gjermanë, francezë, dhe ata që vijnë nga vendet nordike, por edhe nga Anglia.
“Jam nga Londra dhe gjithmonë kam dashur të vijë në Shqipëri.Vizituam Tiranën dhe tani erdhëm në Vlorë , një vend i mrekullueshëm, me njerëz dhe plazhe të mrekullueshëm. Vitin tjetër do të vizitojë veriun e Shqipërisë”.
“Jam nga Londra dhe Vlorën e kam parë në google dhe sidomos imazhet, rashe në dashuri me ishullin Gadishullin . Jam e lumtur qe ndodhem këtu dhe vitin tjetër do të jem sërish këtu, më pas do te shkojmë në Greqi se ka ngjashmëri me Vlorën.”
“Kemi ca ditë pushim dhe vendosëm të bëjmë ca pushime pa fëmijët. Googëlluam dhe pamë vendet, biletat, çmimet por dhe motra ime më sugjeroi Shqipërinë.. dhe ja jemi këtu..do vizitojmë edhe Dhërmiun”.
“Jam nga Milano e Italisë dhe në Vlorë jam shumë mirë, pasi këtu jemi shumë të qetë, nuk kemi frikë ku të lëmë çantën apo celularin se nuk ka vjedhje, ndërsa në Itali kemi frikë”.
Me rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimin e shërbimeve turistike, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar në Mesdhe. Vlora është vetëm një nga shembujt e suksesit të këtij sezoni.Top Channel
-

Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE
Kryetari i PS, Edi Rama ka përmbyllur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se synimi i PS është marrja e mbi 80 mandateve në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se për këtë rezultat duhet të japin kontributin e tyre edhe qytetarët e Vlorës.
Po ashtu, përsëriti premtimin e tij për të anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda vitit 2030.
“Çdo vlonjat duhet të dalë nga shtëpia në 11 maj dhe të votojë. Duhet të dalë nga shtëpia se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime që i janë bërë Vlorës dhe tërë këtë nam që i ka dalë Vlorës, e me tërë atë xhelozi që është krijuar për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e ca mandate e Vlora të mbetet prapë te 8. Por, vlonjatët i dinë më mirë vetë dhe nuk këmbëngul t’u them se e di unë më mirë. Ama dua t’i siguroj të tërë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tërat vitet e the të marra së bashku, në katër vitet që vijnë do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura. Nëse do ishim sot në 2030, këtu në Vlorë do ishte një vend që tërë Evropa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik i dorës së parë. Mbajini mend këto fjalë se nuk janë fjalë fushate, lidhen me çfarë ne kemi mbjellë për Vlorën 2030 dhe për Shqipërinë 2030. Mbani mend këto fjalë që në Vlorën e fundit të kësaj dekade, do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha, të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vend kur ai vend bëhet xhevahir i Vlorës së turizmit mesdhetar. Vlora do të shkëlqejë në atë kurorë. Në Vlorën 2030, do të ketë mundësi për çdo vlonjat e vlonjate, por për këdo që dëshiron të vijë dhe të punojë aty ku ka punë dhe mundësi.”-tha Rama./Opinion.al -

VIDEO/ Rama në Vlorë, kërkon maksimumin e votës më 11 maj: Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet
Nga Vlora ku mbylli fushatën elektorale, kreu i PS, Edi Rama kërkoi nga vlonjatët që të dalin nga shtëpia dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 11 maj. Rama u shpreh se Vlora është kthyer në një xhevahir të Mesdheut, teksa investime të tjera priten në vitet e ardhshme.
“Një shok kishte parë memorandumin e Kuçit. Dhe më tha si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e nxorre me 50%. Më tha që nuk ka mundësi që Vlora të mos nxjerrë mandatin e 9 për ty. Ti nuk i njeh vlonjatët i thashë. Vlora mund të nxjerrë dhe 10 mandate, por problem është si të nxjerrësh Vlorën nga shtëpia.Çdo vlonjat më 11 maj duhet të dalë nga shtëpia sepse mua ma ha mendja që me gjithë këto transformime, nam që i ka dalë anembanë Shqipërisë dhe me xhelozinë që është krijuar për Vlorën.
Nuk është mirë që PS të ngjitet mbi 80 mandate dhe Vlora të mbetet te 8. Këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë asnjëherë. Ne do të vijojmë të bëjmë gjëra që sot mund të duken të pamundura”, tha Rama. -

Rama synon 80 mandate dhe kërkon më shumë deputetë në Vlorë: Nuk është mirë që ky qark të mbetet me 8 me gjithë namin që i dalë
Edi Rama në Vlorë – Çdo vlonjat duhet të dalë nga shtëpia në 11 maj dhe të votojë. Duhet të dalë nga shtëpia se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime që i janë bërë Vlorës dhe tërë këtë nam që i ka dalë Vlorës, e me tërë atë xhelozi që është krijuar për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e ca mandate e Vlora të mbetet prapë te 8. Por, vlonjatët i dinë më mirë vetë dhe nuk këmbëngul t’u them se e di unë më mirë. Ama dua t’i siguroj të tërë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tërat vitet e the të marra së bashku, në katër vitet që vijnë do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura.
Nëse do ishim sot në 2030, këtu në Vlorë do ishte një vend që tërë Evropa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik i dorës së parë. Mbajini mend këto fjalë se nuk janë fjalë fushate, lidhen me çfarë ne kemi mbjellë për Vlorën 2030 dhe për Shqipërinë 2030. Mbani mend këto fjalë që në Vlorën e fundit të kësaj dekade, do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha, të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vend kur ai vend bëhet xhevahir i Vlorës së turizmit mesdhetar. Vlora do të shkëlqejë në atë kurorë. Në Vlorën 2030, do të ketë mundësi për çdo vlonjat e vlonjate, por për këdo që dëshiron të vijë dhe të punojë aty ku ka punë dhe mundësi.Top Channel
-

Çuçi: Oferta e PD-së për Vlorën është Saliu i ’97 dhe Bujari i ‘2005
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5, ku prezantuan kandidatët për deputetë, Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili. Diferenca e PS-së me opozitën tha Çuçi është shumë e madhe teksa përmendi Berishën dhe drejtuesin politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj.
“Dy ofertat që ka Vlora sot. Oferta e kundërshtarit është Saliu i ’97 dhe Bujari i ‘2005. Çfarë shprese mund t’u japin ata njerëzve. Ndërsa ne kemi Edi Ramën dhe një ekip që përfaqëson gjithçka, një ekip që ka në mënyrë të balancuar çdo gjë, që nga mosha, profesionet, komunitetet, barazia gjinore etj. Dhe mbi të gjitha një ekip tërësisht i rinovuar”, deklaroi Çuçi.
Në vijim të fjalës së tij, ai tha se ambicia e PS-së për qarkun Vlorë është për të marrë 9 mandate dhe ky do të ishte një rezultat historik.
Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu, vlerësoi dy kandidatët Kaso e Ismaili.
“Nuk ka partner më të mirë në këtë rrugëtim për këtë mandat të katërt sesa Erjona Ismaili dhe Klevis Kaso”, deklaroi Vengu.
“Të mos ia ndërpresim vetes mundësinë e një zhvillimi më të madh për Vlorën. Kjo votë është aq e çmuar për fëmijët dhe të ardhmen e qytetit tonë”, tha Klevis Kaso.
“Sot mund të mendojë se si kandidate në listë të mbyllur kam shumë të drejta, por unë shoh vetëm përgjegjësitë dhe detyrimet që kam ndaj secilit prej jush”, tha Erjona Ismaili.
