Një aksident është shënuar ditën e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet i llojit “Golf” përplasi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha. Pas goditjes, Golf-i u përplas me një tjetër automjet të tipit “Audi”.
Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i dhanë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.
Tag: Vlorë
-

Aksident në Vlorë, ‘Golf-i’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’
-

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 24 vatra, janë shuar të gjitha
Rritja e menjëhershme e temperaturave ka shtuar përhapjen e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren.
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.
Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë. si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.
Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.
Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.
Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës. -

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 24 vatra zjarri
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.
Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë. si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme. -

VIDEO – Situata e zjarreve në vend, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe paraqesin problematikë…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar informacion të përditësuar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.
Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë. si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.
Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.
Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.
Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

10 ditë “përvëlim” – Meteorologia jep alarmin
Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2, Tanja Porja, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.
“Presim freskim nga data 10 korrik, që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë.Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare.
Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Përmeti.
Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore Hasi, Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça.
Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët.
Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.
Meteorologia theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.
“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.
Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit. -

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë raportuar 24 vatra zjarri, të gjitha u shuan
Situata e zjarreve në rang vendi
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.
Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë. si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.
Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.
Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.
Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës. -

Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia
Në portin e Vlorës ka nisur fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve apo turistëve për të kaluar pushimet verore në vendin tonë.
Siç shihet edhe nga pamjet, n, një dyndje mjetesh janë në kalatën e portit të Vlorës.
Sipas të dhënave mëngjesin e sotëm nga Brindisi kanë ardhur 364 pasagjerë dhe 77 makina.
Pritet që ditët në vijim të sjellin edhe më shumë fluks. -

Dy oligarkë të rëndësishëm gati të merren të merren të pandehur, ja manipulimi i tyre me tokat në bregdet, Shabani…
Procesi i dosjes së aferës “Partizani” është më i rëndësishmi dhe më i madhi në Shqipëri për nga vlera juridike e tij, por jo për nga shkalla e krimeve që ka bërë Sali Berisha në karrierën politike. Kreu i PD-së e ka ngritur karrierën e tij mbi viktima dhe korrupsion dhe nëse SPAK ia del ta çojë me sukses deri në fund këtë dosje voluminoze, atëherë do të shërbejë edhe si standard për të goditur të gjithë politikanët e tjerë që kanë përdorur ligje për të vjedhur, pasuruar dhe për t’u mbrojtur nga drejtësia. Kështu u shpreh dje kreu i “Nisma Thurje” dhe drejtues i Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit, Endri Shabani gjatë një interviste për “Report TV”. Ndërkohë Shabani paralajmëron zhvillime të forta, teksa zbuloi dy oligarkë të rëndësishëm gati të merren të merren të pandehur, ja manipulimi i tyre me tokat në bregdet.
-Zoti Shabani, pas Tiranës ka nisur rinumërimi i votave për Qarkun e Fierit. Ka probabilitet për mandat, apo si dihet?
Ne kemi pretenduar kurrë që votat tona janë vjedhur në kuti. Ëhë, pra kini parasysh, u bë rinumërimi i votave në Tiranë. Asnjë votë që kishte shkuar, ishte futur në kutinë për nismën “Shqipëria bëhet”, nuk ishte tjetërsuar. Kjo ka qenë bindja jonë para se të fillonte rinumërimi. Kjo ka qenë bindja jonë në 2023-shin. Kjo ka qenë bindja jonë në 2021-shin. Ne nuk jemi nga ata që mohojmë realitetin. Kaq vota na kanë dhënë votuesit. Nuk është pak. Janë rreth 65.000 nga numri i votave. Jemi renditur të tretët. Po, të tretët, duke mos pasur asnjë nga strukturat dhe burimet që kanë partitë e vjetra, ky është rezultati. Ne mund t’i bëjmë ato 65.000, 650.000, por mund ta bëjmë këtë vetëm duke parë rezultatin në sy, dhe rezultati është që çdo votë që është hedhur, është numëruar. Tani, pse është numëruar? Sepse ne kemi qëndruar në kokë. Nuk kemi lejuar ne që vullneti që është hedhur aty për nismën “Shqipëria bëhet” të guxojë një numërues ta tjetërsojë. A ka qenë gara e pabarabartë? Jo. E thotë edhe raporti, për së vërtetë, sepse paraprak… Po, raporti e thotë. Shqiptarët jetojnë këtu e shohin. Ne kemi parë Kodin Zgjedhor. Ne kemi parë se si 65.000 votues që kanë votuar për forcat e reja, që do të thotë kanë votuar kundër binomit Rama-Berisha, do të kenë vetëm një zë në Parlament. Ndërkohë që 65.000 njerëz që kanë votuar Partinë Socialiste në Vlorë do të kenë nëntë deputetë në Parlament, pra nëntë herë më shumë. Ka deformim më të madh sa kaq të vullnetit të zgjedhësve. Ka pengesë më të madhe sa kaq të nevojës që ka populli shqiptar për rotacion brezash. Por, këto janë rregullat e lojës. Kjo është situata. Ne do të vazhdojmë betejën sepse nuk kemi rrugë tjetër. Është garë e pabarabartë, është garë e padrejtë, por është e vetmja mënyrë si ne mund ta transformojmë Shqipërinë.
-Tani që keni edhe eksperiencën e dytë – zgjedhje parlamentare, që merrni pjesë edhe zgjedhjet e kaluara dhe këto me një numër shumë herë më të madh votash – çfarë nuk shkon sipas jush me procesin zgjedhor në Shqipëri? Është periudha e fushatës? E thatë pak, pabarazia? Është dita e votimit e numërimit? Pra, ku nuk shkon, ose çfarë nuk shkon?
Ka shumë gjëra që nuk shkojnë.
E para, fillon me sistemin zgjedhor, pra që është dizajnuar nga dy aktorë në lojë si të mbajnë jashtë sfidantët, partitë e reja ose kandidatë të pavarur që dalin nga partitë e tyre, dhe që këtu fillon problemi. Pra, ne kemi provuar kësaj radhe – ne e dinim se kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese, kemi çuar nismën në Parlament, kemi bërë një peticion kombëtar – ne e dinim që ky sistem është i padrejtë. Po e provuam kësaj radhe sërish që edhe kur shqiptarët 140.000 shkojnë të votojnë për forcat e reja, nuk ia dalin dot që të kenë aty 14 mandate, 14 deputetë të rinj, po do të kenë vetëm katër, se 10 ia kanë vjedhur partitë e vjetra, jo me maska, po me kollare; jo me automatikë, por me kolapsin [e sistemit]. Janë ulur e kanë bërë sistemin për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Kjo është pjesa e parë.
Pjesa e dytë janë burimet financiare. Partitë e vjetra kanë burimet e veta financiare shtetërore, shumë herë më të larta, dhe pastaj të private, që ne ende nuk ia dimë se nga e kanë burimin.
E treta është hapësira mediatike. Kur vjen fushata, hapësira mediatike ngushtohet në mënyrë ekstreme. E gjithë propaganda përmes medias, përmes analistëve, përqendrohet drejt mesazhit që duan partitë e vjetra, të cilat të dyja e dominojnë median.
E katërta janë strukturat në terren që praktikisht bëjnë dy gjëra: Nga njëra anë dekurajojnë votuesin kundër forcave të vjetra, dhe nga ana tjetër lidhin me interesa votuesit e tyre. Dikujt i premtojnë një vend pune, dikë e kërcënojnë, dikujt i japin para, dhe këtu pastaj, për hir të vërtetës, një pjesë e popullit është bashkëfajtor. Pra, një pjesë e popullit, ndoshta për shkak të varfërisë, ndoshta për shkak të injorancës, ndoshta për shkak të pesimizmit, bëhet palë sepse e di që ky person do ta vjedhë katër vjet, por ia jep prapë votën. E di që ky person e ka vjedhur 30 vjet, por shkon dhe e voton sërish. Kështu që luftën ne pa dyshim e kemi me klasën e vjetër politike, por e kemi edhe me varfërinë, e kemi edhe me injorancën.
-Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, çfarë ndodh nga shtatori e më tej? Tani, çfarë do të bëjë Nisma “Thurje”…
Për ta mbyllur pak analizën, se u duk sikur u mora vetëm me të tjerët: pastaj kemi edhe ne si aktorë, sidomos të rinjtë në politikë, kemi përgjegjësitë tona. Mirë, me një numër kaq të madh votash, unë besoj që gabimet kanë qenë minimaliste. Ndoshta bashkimi ishte problem minimal. Po, ai është… po, ajo dha një rezultat, se kishte ndonjë element ose arsye bashkimi, me sa pashë, para koalicioneve. Megjithatë, ndonjë detaj duhet të na e thuash sot pse nuk funksionuan. Mendoj, nuk funksionuan sepse në Shqipëri ne nuk kemi kulturë bashkëpunimi. Domethënë, po të lexosh librat historikë, këto probleme i kemi pasur që kur kemi themeluar shtetin shqiptar. Që kur themeluam, dilte njëherë atje, shpallte republikën e vet, edhe hajde t’i vijë vërdallë atij, se ndërkohë këtu të tjerët po përpiqeshin ndërtonin një shtet të përbashkët. Kështu që këto nevoja për protagonizëm, e cila shpesh ngrehet edhe me kurriz të interesit kombëtar apo nevojës historike, edhe kësaj radhe i la të rinjtë me shumë pak zëra në Parlament, ndërkohë që edhe mekanikisht, po të ishim bërë të gjithë bashkë, edhe për shkak të sistemit zgjedhor, por edhe për shkak të momentit historik, ku njerëzit donin një alternativë të shëndetshme kundër klasës së vjetër politike, ne do të kishim pasur shumë më tepër sukses. Nuk ia dolëm dot, dhe ju e dini shumë mirë se sa unë jam përpjekur.
-Shiko, zoti Shehaj ka hedhur tezën e një bashkimi për zgjedhjet lokale të mundshme që do të jenë të sigurta në Tepelenë, do të jenë në Dibër, do të ketë në Berat, dhe presim Tiranën. Nuk është e qartë akoma, pasi nuk ka një vendim të Gjykatës të formës së prerë. Unë si anëtar i Këshillit Bashkiak po synoj që të kemi zgjedhje të parakohshme edhe në Tiranë. Sepse, po, në qoftë se do të jenë si… Jeni për bashkim, pra për një kandidat të përbashkët, ka thënë zoti Shehaj?
Po, po, unë jam… ka qenë njeriu që ju ka takuar më shumë juve, po mbase ka reflektuar. Unë mendoj që, shiko, nuk është asnjëherë vonë. Kështu që, sidomos për shkak sepse zgjedhjet janë mazhoritare, pra jo proporcionale, që do të thotë kushdo që humbet, humbet gjithçka. Sepse, ndryshe nga zgjedhjet e Parlamentit, që edhe kur humbet, mund të fitosh dy apo tre vende në Parlament, dhe gjithsesi mund të luash një rol aty; në zgjedhjet mazhoritare, o fiton, o humbet. Kështu që nuk bën asnjë sens që forcat e reja të kenë disa kandidatë. Zoti Shehaj ka hedhur idenë që do të jetë një kandidat i përbashkët i gjithë opozitës. Në këtë pikë, në qoftë se PD-ja mbështet kandidatët e forcave të reja, mendoj që do të bëjë një rol historik. Po e kundërta nuk do të bënte sens. Pra, ju të mbështesni kandidatin e PD-së nuk bën sens, por që PD-ja të mbështesë kandidatin e forcave të reja do të bënte shumë sens, sepse pra, të ishte një kandidat që del nga ju, që del nga forcat e reja, dhe ndërkohë PD-ja të mbështesë kandidatin e opozitës së re. Janë teza të cilat mbeten për t’u materializuar si ide. Janë ide shumë të mira. Çfarë është e sigurt është që ne do të dalim me kandidatë. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje kudo që të jenë, kurdo që të jenë, sepse mendojmë që Shqipëria ka nevojë për alternativë të re politike, dhe këto alternativa testohen në zgjedhje. Dhe ato 65.000 njerëz që sot do të kenë vetëm një zë në Parlament, shumë shpejt do të kenë shumë më tepër zëra në këshillat bashkiake, në drejtimin e bashkive. Dhe ne duhet të punojmë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mos të jenë në 2029, mund të jenë shumë më shpejt, në mënyrë që atë rotacion politik të klasës politike, por dhe rotacion brezash në shoqëri, mos t’ua japim shqiptarëve pas katër vitesh, por t’ua japim shumë më shpejt se aq.
-Ndërkohë, çështja e mandatit që keni marrë si koalicion, ku shkon? Kujt i shkon? Pra, apo është mbyllur që është zoti Lapaj?
Ne kemi pasur një parim që renditet në bazë të votave preferenciale. Është akorduar për të dhënë dorëheqjen kandidatët e listave të mbyllura, të cilët i kanë ndryshuar, i kanë dorëzuar në KQZ. Tani i mbetet KQZ-së për të bërë verifikimin dhe, pra, pjesën formale për shpërndarjen e mandatit.
-Çfarë do të ndodhë në shtator? Ku do të jetë aksioni juaj politik i fokusuar? Pra, do të jetë Parlament, po vetëm me një zë? Po, kemi ndoshta edhe iniciativa të tjera, protesta? Nuk e di. Si e keni aksionin tuaj politik?
Jemi ende duke diskutuar, por cila është nevoja historike që ka Shqipëria sot? Sot Shqipëria ka nevojë për shpresë. Sidomos pas këtyre zgjedhjeve, edhe ajo pjesë që kishte një besim që gjërat mund të ndryshonin ka filluar të dorëzohet. Dorëzimi i xhepave të rezistencës, i atyre që e shohin ndryshe politikën, i atyre që duan një Shqipëri tjetër, është një lajm i keq. Kështu që ne na takon detyrimi për t’u dhënë atyre një vizion dhe për të vazhduar betejat. Unë në Këshillin Bashkiak kam vetëm një zë, e megjithatë e vazhdoj betejën çdo ditë, duke përdorur ato instrumente ligjore që më jep ligji, duke qëndruar në kontakt me banorët e Tiranës, duke ushtruar presion përmes institucioneve të tjera. Kini parasysh, ne kemi qenë jashtë Parlamentit, e megjithatë kemi çuar gjashtë dosje në SPAK që kanë sjellë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar. Ne kemi qenë jashtë Parlamentit, por kemi nxitur…
-Pak dosje…
Kemi çuar projektligje në Parlament. Kemi adresuar Gjykatën Kushtetuese. Pra, edhe jashtë Parlamentit ne ia kemi dalë të bëjmë këtë betejë. Mendoni tani që do të kemi një zë brenda Parlamentit, i cili mund të çojë përpara projektligje çdo javë, mund të çojë kërkesa për komisione hetimore dhe mund ta vazhdojmë betejën si jashtë Parlamentit, ashtu brenda Parlamentit, ashtu brenda këshillave bashkiake, dhe me shpresë që shumë shpejt ata shqiptarë që ishin skeptikë do të kuptojnë që kjo është e vetmja mënyrë si Shqipëria mund të ecë përpara.
-Cilat dosje keni çuar në SPAK dhe kanë marrë drejtim? Do të kaloj pak te afera “Partizani”…
Me thënë të drejtën, dosja e parë fare që është regjistruar në SPAK ka qenë dosja jonë për aferën e sterilizimit, e cila ka sjellë arrestime të nivelit të lartë: Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zyrtarë të korruptuar, biznesmenë të përfshirë. Kemi çuar dosjen e inceneratorëve. Ne kemi qenë të parët, pastaj ka pasur edhe dosje plotësuese që kanë çuar parti të tjera. Ne kemi kallëzuar kryetarin e Bashkisë, Eron Veliaj. Ne kemi kallëzuar Ministrin e Ekonomisë, Blendi Gonxhe, për çështjet e tenderëve kur ishte drejtor i Agjencisë së Rrugëve. Ne kemi çuar një dosje e cila nuk është e hapur ende, dhe për këtë jam i zhgënjyer nga puna e SPAK-ut, që ka të bëjë me fondet e AHBR-së. Ne kemi denoncuar abuzimet që bëheshin me fondet e Bashkimit Europian, të cilat pastaj sollën penalizimin e Shqipërisë. Po ende sot e kësaj dite nuk ka avancim me çështjen e bllokimit të fond-programit. Para që vinin për fermerët, para që vinin për peshkatarët shqiptarë, shkonin për vila në bregdet, për oligarkë, shkonin për grupe kriminale, shkonin për politikanë të rëndësishëm. Unë do të kisha pritur që të kishte një avancim me këtë, por ndërkohë që SPAK nuk po e bën punën e vet në këtë drejtim, unë jam duke bashkëpunuar me eurodeputetë në Parlamentin Europian. Po investigojmë nga atje, po përpiqem të nxjerrim listën e atyre që kanë përfituar padrejtësisht dhe të ushtrojmë aq presion sa mundemi, qoftë publik, qoftë mediatik, qoftë ligjor, që t’i shkohet deri në fund kësaj skeme. Sepse këtu, fermeri shqiptar i bie që është tradhtuar dy herë: është tradhtuar një herë nga qeveria e vet që e ka lënë në mëshirë të ekonomisë së tregut, dhe është tradhtuar dy herë kur fondet që vijnë për të ndihmuar, për të subvencionuar fermerët, vidhen dhe përdoren për qëllime të tjera. Ne kemi çuar gjithashtu dhe një dosje që përfshin dy oligarkë të rëndësishëm në Shqipëri për tokat që ata kanë marrë në bregdet dhe mënyrën e tenderave, mënyrën se si kanë përfituar toka me 1 euro në një kohë ku shqiptari mesatar sot nuk arrin dot të blejë një shtëpi sepse çmimet janë shumë stratosferike. Këta marrin toka në bregdet me mijëra metra katrorë me 1 euro, edhe këtë dosje e kemi çuar në SPAK. Besoj që për këtë është avancuar hetimi dhe mos u habisni kur të shikoni oligarkë të rëndësishëm që të merren të pandehur.
-Një tjetër çështje e rëndësishme. Ditën e sotme u shty seanca e parë ndaj zotit Berisha, afera për privatizimin e klubit Partizani. Edhe atje, mijëra metra katrorë që iu dhanë dhëndrit të tij, Arbër Malltezit. Dua një koment edhe për këtë proces të rëndësishëm. Më në fund mori dritën jeshile, edhe pse me sa duket, me procedura do të ketë shtyrje herë pas here. Ka një qasje politike që kjo është dosja më e parëndësishme, për krimin më të parëndësishëm të Sali Berishës…
Unë e kam parë Sali Berishën Bardh e Zi. Ka qenë nga ato televizorët ‘Lura’ kur e kam parë për herë të parë. Unë kam qenë kopsht, pra s’kisha hyrë akoma në klasë të parë. Kur Sali Berisha erdhi me flokë të zeza, çun i ri 40 e ca vjeç. Edhe e kam parë pastaj se si u bë diktator. E kam parë se si e çoi vendin në ’97-ën, si e menaxhoi ’97-ën. E pashë kur u rikthye në 2005-ën për Tragjedinë e Gërdecit. E pashë se si u vranë njerëzit para zyrës së tij në bulevard nga garda e Sali Berishës. Kështu që, ta ndjekësh penalisht Berishën për çështjen e tokave, ose domethënë, duke anashkaluar vrasje, duke anashkaluar ‘7501’ (ligjin e tokës), duke anashkaluar ’97-ën – shumë njerëz thonë që s’është asgjë, është si gjyq për kafet. Po, për mendimin tim, ky është gjyqi më i rëndësishëm në historinë 35-vjeçare të Shqipërisë, për arsye sepse SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer për të vendosur një precedent të kapjes së shtetit. Pra, ky është rasti. Pra, ajo dosje është për t’u studiuar si zbërthim i asaj që quhet kapja e shtetit. Shumë nga politikanët, dhe ajo që po ndodh edhe tani me ligje që bëhen me porosi, i bien shkurt ligjit duke thënë: ‘Shiko, për sa kohë unë vjedh me ligj, nuk ka prokuror që mund të më kapë.’ SPAK ka shkuar një hap më tej. Ka shkuar përtej interpretimit të ligjit në gërmë dhe ka hyrë tek fuqia e pushtetit publik. Ty të është dhënë pushteti publik për t’i shërbyer qytetarëve, dhe ti e ke përdorur pushtetin publik që të bësh ligje dhe akte nënligjore (VKM) që pasurojnë familjen tënde, që është përkufizimi i korrupsionit. Dhe me këtë dosje, nëse kjo dosje ka sukses, ne me këtë dosje mund të vendosim para drejtësisë të gjithë ata që pushtetin, që ia kemi dhënë si qytetarë për të qeverisur vendin, për të qeverisur bashkitë, për të qeverisur institucione të rëndësishme, e kanë përdorur për të pasuruar veten e tyre, për të pasuruar tarafin dhe rrethin e tyre, dhe shpesh e kanë përdorur edhe për të mbrojtur veten e tyre nga procedimi penal.
-Meqenëse jemi te zoti Berisha, më ka bërë përshtypje diçka që edhe gjatë fushatës, besoj edhe ti e ke konstatuar, por edhe më pas, shumë kritikë vijojnë të jenë me ju, zoti Berisha dhe enturazhi i tij. Nga buron gjithë ky mllef i tyre sipas teje, karshi lëvizjes tuaj?
Sepse ata e dinë shumë mirë që ata mund të kenë paratë, mund të kenë pushtet, mund të kenë ushtarë. Por kanë një gjë që ne e kemi dhe ata s’do ta kenë dot kurrë, që është mundësia për t’i dhënë njerëzve shpresë. Asnjëri nuk mendon, edhe ata që votojnë për Sali Berishën, nuk mendon që duke votuar Berishën gjërat mund të ndryshojnë apo të bëhen më mirë, sepse e ka parë 35 vjet. Berisha ka qenë tre-katër herë në pushtet: ka qenë, u zgjodh ’91-shin me qeverinë e përbashkët, ’92-shin u zgjodh, në ’96-ën me ato zgjedhjet problematike u zgjodh, në 2005-ën u zgjodh, në 2009-ën. Pra, nuk ke asnjë surprizë se si do të sillet Sali Berisha, do të sillet siç është sjellë. Për pasojë, ai nuk ofron dot kurrë shpresë, nuk ofron dot kurrë besimin që gjërat mund të jenë ndryshe. Të rinjtë, po. Dhe pikërisht sepse e di këtë gjë, e di që ka një raport inferioriteti me opozitën e re. E di shumë mirë që ditët më të mira të tij janë në të shkuarën, janë pas shpine, ndërsa të rinjtë i kanë ditët më të mira përpara. Përpiqet të luftojë sepse do të bëjë me skenën politike shqiptare atë që ka bërë me PD-në. Në PD ai ka prerë çdo shkurre. Nuk ke asnjë të ri sot në PD që ti mund të thuash që ‘ky, kur Berisha të mos jetë më në krye të partisë apo në këtë botë, ky apo kjo do ta çojë partinë përpara.’ Nuk ke një parti që ka pasur forume rinore 35 vjet. Pra, sikur njëri të kishte hyrë atje një vjeç, sot do të ishte gati. Sikur një lider të ri të kishte përgatitur ai forum rinor në vit, sot do të kishte 35 kandidatë që do ta pasonin Berishën. Por nuk ka, sepse Berisha është kujdesur qëllimisht që të mos ketë pasues. Por ndërkohë që ka vrarë çdo shpresë brenda partisë së vet, ka eliminuar çdo alternativë të re brenda partisë së vet, nuk mund ta bëjë këtë në opozitë. Megjithatë, përpiqet padyshim me të njëjtat instrumente që ia ka dalë tek partia e vet.
-Më jep edhe një koment për Kryeministrin Rama. Mandati i tij i katërt ky që fillon në shtator. Dhe do të keni ndoshta hapësira bashkëpunimi, nëse do të jetë një iniciativë juaj që mbështetet nga ata, ose iniciativë e tyre e mirë do të mund të marrë edhe aprovimin tuaj, apo jo?
Shiko, mua më bën përshtypje një gjë. Mund të jetë rastësi mediatike, po u bë gati… po bëhen dy muaj nga fitorja e Partisë Socialiste dhe ne ende nuk kemi një debat ose një diskutim apo një informacion se çfarë do të bëjë kjo mazhorancë këto katër vitet e ardhshme. Në të vërtetë, është heshtje e jashtëzakonshme. Ne po debatojmë ‘u vodhën, të gjithë deputetët e PS-së thonë e di Kryeministri Rama, vjedhën kutitë, s’u vodhën kutitë, u hapën kutitë, u rinumëruan.’ Po nuk po flasim more tani, ‘fitoi ky’. Çfarë do të bëjë katër vjet? Ne nuk e dimë, edhe fakti që nuk e dimë, edhe që nuk shqetësohemi në vetvete, tregon se është një moment shqetësues për politikën shqiptare ku njerëzit nuk kanë pritshmëri që qeveria duhet t’i japë llogari se çfarë do të bëjë. A do të ketë bashkëpunim në Parlament? Shiko, unë jam… nëse është diçka e mirë, unë jam në Këshillin Bashkiak. Në Këshillin Bashkiak çdo muaj kemi një mbledhje në muaj dhe çdo muaj vijnë 12-17 vendime. Gjashtë-shtatë të parat ne votojmë të gjithë unison aty, të opozitës, të mazhorancës, sepse janë bonuse qeraje, janë ndihmë ekonomike për familjet në nevojë. S’ka debat për këto gjëra. Debatet janë pastaj kur fillon: ‘Do japim tender këtij, do të lëvizim buxhetin aty,’ dhe padyshim aty ka dhe… Po, sepse ndryshe, kush është roli i opozitës? Kështu që, në qoftë se ka çështje që janë, që kanë për interes publik, ne në këshillat bashkiake, në Parlament, kudo… sepse ne nuk kemi, pra, një model opozite konstruktive, s’do djegim goma ne atje. Nuk jeni për [protesta të dhunshme]. Ne do të çojmë projektligje, do të japim një alternativë konkurruese, do të japim një vizion tjetër, do të ekspozojmë kur këta abuzojnë, do të luftojmë brenda Parlamentit, në SPAK, në Gjykatë Kushtetuese, atje kur këta shpërdorojnë detyrën. Ajo që unë mendoj që duhet të bëjmë sot, që duhet t’i ushtrojmë një presion mazhorancës, është që mos të përdorë pushtetin që ka. Tani, nuk e di sa do t’ia dalim, sepse nga njëra anë Rama i ka numrat, nga ana tjetër Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, dhe ne duhet të garantojmë që Edi Rama të mos zgjedhë vetë institucionet e pavarura. Sepse Kushtetuta e ’98-ës ka vendosur qëllimisht që Kodet Penale, të gjitha kodet, përfshirë Kodin Penal, apo disa institucione të tjera si KLSH-ja (Kontrolli i Lartë i Shtetit), Avokati i Popullit, komisionerët, të mos zgjidhen me shumicë të thjeshtë, por me shumicë të cilësuar. Sepse është dizajnuar nga ligjvënësi në Kushtetutë që opozita të monitorojë punën e qeverisë. Për herë të parë në këto 34 vite ne kemi një mazhorancë që ka shumicë të cilësuar. Pra, Rama mund të zgjedhë vetë edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, edhe Avokatin e Popullit, edhe të ndryshojë Kodin Penal. Pra, me pak fjalë, t’i bëjë ligjet si të vetat. Mund ta bëjë vepër penale që ne të flasim kundër Kryeministrit. Pra, ligjërisht mund ta bëjë. Ne nuk duhet ta lëmë që ta bëjë, përmes presionit ndërkombëtar, përmes presionit publik, dhe duke shfrytëzuar faktin që Shqipëria tashmë është në rrugën e vet për integrimin në Bashkimin Europian, dhe pa dyshim janë ca standarde që duhen ruajtur edhe për shkak të këtij procesi. Nëse ne ia dalim që opozita e re të zgjedhë Avokatin e Popullit, të zgjedhë institucione të tjera kontrolluese si Kontrollin e Lartë të Shtetit apo komisionerët që nuk janë zgjedhur ende, unë besoj që opozita e re do të dalë që dalë ngadalë të fuqizojë rolin e vet opozitar në këtë skenë politike, e cila, për hir të vërtetës, për momentin është pesimiste. Por ndërkohë që është pesimiste, ka shpresë se gjëra të mundshme [do të ndodhin]. Pra, agimi është shumë afër atëherë kur nata është shumë më e errët. Pra, atëherë kur duket fundi i natës, pikërisht atëherë po fillon edhe një agim i ri. -

Media italiane: Det kristalor dhe bukuri magjepsëse, vizitoni plazhet më të qeta në Shqipëri
Keni planifikuar të kaloni pushimet në bregdetin e Shqipërisë? Ekzistojnë disa plazhe që konsiderohen xhevahire të vërteta.
Gjithnjë e më shumë turistë po e vlerësojnë Shqipërinë si një destinacion kryesor për pushimet e tyre verore: deti, është vërtet një xhevahir dhe ka plazhe për të gjitha shijet.Përveç kësaj, nuk është e vështirë të shkosh në Shqipëri nga Italia dhe gjuha italiane është një gjuhë, padyshim e përhapur kudo.
Nëse doni të kaloni disa ditë në bregdet, ne ju rekomandojmë disa nga plazhet më të fshehura dhe më pak të njohura në Shqipëri.
Plazhi i Gjipesë: një kanion që hapet në det
Riviera Shqiptare përfshin vendpushimet bregdetare më të njohura si Saranda, Ksamili apo Dhërmiu.
Këto vende janë shumë të bukura dhe shpesh vizitohen nga një numër i madh turistësh, veçanërisht në pikun e sezonit veror.
Plazhi i Gjipesë, nga ana tjetër, është një plazh në Rivierën Shqiptare, ku turmat janë më të kufizuara.
Pse është më pak i mbushur me turistë se plazhet e tjera nëse është kaq i bukur?
E thjeshtë: duhet të ecni pak për të arritur atje. Vendi ku mund të parkoni automjetin tuaj është rreth katër kilometra larg nga Dhërmiu. Nga aty, duhet të vazhdoni më këmbë përgjatë shkëmbit për rreth 40 minuta.
Rruga është e mirë, por duhet të ecësh me këpucë të përshtatshme dhe sigurisht jo me shapka.
Plazhi i Gjipesë përbëhet nga rërë dhe gurë të vegjël, të gjithë me ngjyrë të çelët. Uji i detit është kristal i pastër dhe ngjyrë bruz.
Gjipeja është një plazh unik, i vendosur në fund të një kanioni shkëmbinjsh.
Kjo e bën atë sugjestionues dhe të izoluar. Mjedisi është plotësisht natyror, pa asnjë lloj ndërhyrje. Ky plazh është perfekt për ata që kërkojnë qetësi dhe një arratisje nga jeta e përditshme.
Plazhi i Livadhit: pjesa veriore, ku heshtja takon detin
Një nga plazhet më të arritshme lehtësisht, ndër shumë plazhet e bukura në Shqipëri, është Plazhi i Livadhit.
Zakonisht është shumë i njohur dhe i frekuentuar në pjesën qendrore, por, nëse doni diçka më natyrale dhe të qetë, këshilla jonë është të largoheni nga zona ku do të gjeni shumë turistë dhe të shkoni, duke ecur përgjatë vijës bregdetare, drejt veriut.
Pjesa veriore e Plazhit të Livadhit është ajo ku nuk lejohen resortet e plazhit dhe gjatë pikut të sezonin – frekuentimi është më i kufizuar.
Ashtu si plazhet e tjera të mrekullueshme në Shqipëri, Plazhi i Livadhit gjithashtu krenohet me detin blu dhe kristalor si një xhevahir i çmuar.
Plazhi i Akuariumit
A përfshin udhëtimi juaj në Shqipëri edhe kalimin e disa orëve, ose ndoshta disa ditëve, në një varkë? Shkëlqyeshëm. Plazhi i fshehur i Akuariumit është vendi ideal.
Është një vend i cili frekuentohet nga shumë pak turistë. Në fakt, arrihet më lehtë nga deti. Gjeografikisht, ky plazh ndodhet në veri të Plazhit të Livadhit, praktikisht në gjirin e vogël ngjitur.
Emri i tij vjen nga transparenca e ujit, i cili duket si një akuarium. Si gjatë agimit ashtu edhe gjatë perëndimit të diellit, ky plazh është një nga vendet më romantike në Rivierën Shqiptare.
Plazhi i Pasqyrave, ku dielli i verbon të gjithë
Në jug të Sarandës, në rrugën drejt Ksamilit, ndodhet Plazhi i Pasqyrave. Pse quhet kështu ky plazh i fshehur dhe i bukur në Shqipëri? Sepse ngjyra e rërës së tij – reflekton dritën – si pak vende të tjera në botë.
Më shumë se e nevojshme, nëse shkoni atje – gjatë udhëtimit tuaj përgjatë Rivierës Shqiptare – ju duhen syze dielli dhe shumë krem mbrojtës.
Për të arritur këtu, është më mirë të parkoni përgjatë rrugës kryesore dhe pastaj të ecni më këmbë.
Është më pak i mbushur me turistë se Ksamili dhe ofron një pamje madhështore të Korfuzit, ishullit grek, i cili është pikërisht përballë.
Plazhi i Pasqyrave është një tjetër vend i përsosur për të admiruar perëndimet e diellit shumë romantike.
Plazhi i Borshit
Plazhi i Borshit sigurisht që nuk është një plazh i panjohur për ata që udhëtojnë në Shqipëri, por ka një element për t’u marrë në konsideratë, nëse jeni duke kërkuar një vend ku turmat janë vetëm një “kujtim i largët”.
Ky plazh, përfaqëson një nga plazhet më të gjatë në të gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për rreth 7 kilometra vijë bregdetare.
Sapo të largoheni nga pjesa e plazhit ku ka bujtina, bare dhe restorante, qetësia do të jetë shoqëruesi juaj më besnik i udhëtimit.
Këtu do të gjeni një ndërthurje midis një mjedisi tipik mesdhetar me ullishte dhe bimësi, dhe rërës, shkëmbinjve dhe një deti me ngjyrën e safirëve.
Plazhi i Shën Andreut: një vend i mbrojtur ku respektohet natyra
Një tjetër plazh i arritshëm që duhet vizituar në Shqipëri, është Plazhi i Shën Andreut, një vend pranë Karaburunit, brenda Parkut Detar Karaburun-Sazan.
Ky plazh është një nga vendet më të pacënuara dhe të mbrojtura në Shqipëri.
Ai ndodhet brenda një parku natyror. Është ideal për ata që e duan detin e pastër, natyrën e pandotur dhe qetësinë.
Mjedisi detar këtu është ndër më të pastrit në të gjithë Adriatikun.
Idealja është të niseni me varkë nga Orikumi ose Vlora. Plazhi është i vogël, me rërë dhe shtrati i detit është i cekët.
Plazhi i Krorëzës: ujëra të thella dhe rërë e artë
Plazhi i Krorëzës konsiderohet si një nga plazhet më të izoluara dhe më të ruajtura në Shqipëri.
Ky vend karakterizohet nga rëra e artë dhe ujëra vërtet të pastra. Ju mund të notoni në det të hapur dhe të shijoni peizazhin.
Aksesi në plazhin e Krorëzës, është i mundur vetëm nga deti.
Varkat që sjellin njerëz këtu nisen gjithashtu nga Porto Palermo, me ture të organizuara të hartuara posaçërisht për të respektuar mjedisin, por duke i lejuar turistët të shijojnë një nga pikat më të bukura bregdetare në Shqipëri.
Krorëza është plotësisht e egër, kështu që do të keni mundësi të shijoni nga afër rërën, detin dhe natyrën.
