Teksa SPAK ka vënë nën hetim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave, hetimet zbulojnë një skemë të dyshuar për paracaktimin e fituesve në tender me vlerë dhjetëra milionë euro, një praktikë që del në pah nga biseda të zbuluara në celularët e sekuestruar të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Enton Qyno dha detaje nga hetimit, ku ishte hetimi ndaj Berberit, ai që hapi kutinë e Pandorës, duke zbuluar komunikime kompromentuese mes tij dhe ministres Balluku.
Sipas Qynos, nga këto biseda, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por paracaktoheshin në prapaskenë. Kjo ka çuar në hapjen e një hetimi paralel ndaj Ballukut, duke e ndarë çështjen në disa dosje të veçanta.
Në qendër të akuzave qëndron tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku përveç ndërtimit, nën hetim është vënë edhe tenderi për supervizimin e punimeve të tunelit.
Edhe këtu, bisedat e zbuluara mes Ballukut dhe Berberit, për gazetarin Qyno, tregojnë një ndërhyrje direkte për të favorizuar një kompani specifike, e lidhur me vetë Berberin, duke i dhënë kështu kontroll të plotë mbi certifikimin dhe cilësinë e punimeve.
Një tjetër dosje e nxehtë që po hetohet lidhet me dy anijet gjeneratorë, të njohura si “tigrat”, të ankoruara prej vitesh në gjirin e Vlorës, të cilat paguhen nga taksapaguesit pa prodhuar asnjë kilovat energji.
Qyno shprehet se hapi i radhës i SPAK, mund të jetë kërkesa për një masë sigurie ndaj ministres Balluku, e cila mund të variojë nga pezullimi nga detyra deri tek arresti shtëpiak, një praktikë e konsoliduar e Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë nën hetim.
Enton Qyno:
Në fakt është një dosje e cila ka marrë të fundit qysh në shtator të vitit 2024, kur SPAK filloi veprimet hetimore ndaj Evis Berberit, një zyrtari të lartë që drejtonte Agjencinë e Rrugore Shqiptare. Dhe në momentin kur BKH-ja apo edhe prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Evis Berberit dhe kanë filluar ekspertimin e tyre, kanë rrjedhur apo ekstraktuar biseda të cilat nuk kishin të bënin vetëm me objektin e hetimit që kishte SPAK pra me vetëm me tendrat e autoritetit rrugor shqiptar, por kishin të bënin edhe me biseda të tjera të cilat Evis Berberi ka kryer me funksionarë të lartë të Ministrisë së infrastrukturës dhe energjetikës dhe më konkretisht edhe me ministren që drejton këtë institucion. Bisedat nuk janë vetëm biseda private dhe biseda pune, por janë biseda që paracaktohen tenderat nga zonja Belinda Balluku.
Biseda korruptive apo biseda të cilat kanë karakterin e kryerjes së një vepre penale siç është shkelja e barazisë në tendra dhe ankandeve publike. Dhe që pa diskutim që në kushtet kur janë vënë në dijeni të këtyre bisedave dhe ku janë krahasuar këto biseda me kohën kur janë zhvilluar dhe procedurat e prokurimit të këtyre tenderave, pa diskutim që prokurorët kanë marrë një vendim për hapjen e një hetimi paralel për zonjën Balluku, por edhe për Evis Berberin. Pra, është fragmentizuar në tre dosje, një dosje që, në mos gaboj ka procedimin 241 fraksion 1 dhe pastaj ka vajtur në procedime të tjera.
Faktikisht çështja e Ballukut pastaj filloi që të ushqehet edhe me informacione të tjera për shkak edhe të një deklarate që ka bërë ish-zëvendës kryeministri ëh, në arrati, Arben Ahmetaj, i cili në një dalje publike tek Syri, ka deklaruar dhe ka dhënë indicje të forta për opinionin publik por edhe për SPAK-un, lidhur me një aferë korruptive siç ishte anulimi i tenderit ëh, për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe më pas rihapja sërish e këtij tenderi por me një vlerë akoma dhe më të madhe që shkonte diku tek 50 milionë euro, pra praktika e dytë tenderuese.
Ky denoncim është pasuruar edhe me një kallëzim tjetër të zotit Gazment Bardhi dhe ka çuar SPAK-un deri në konkluzionin që të gjitha veprimet hetimore, të gjitha krahasimet e provave materiale, por edhe duke u shtyrë edhe nga këqyrja e telefonave, të katër telefonave të Evis Berberit, por edhe bashkëshortes së tij, rezultoi që ministrja Balluku ishte e përfshirë në praktikën e paracaktimit të kompanive fituese në këto dy tendra, qoftë edhe tek pjesa e ndërtimit të tunelit, por qoftë edhe te pjesa e supervizimit të mbikëqyrjes së punimeve që po kryheshin pikërisht në këtë tunel. Ndërkohë që tashmë kam informacione që ka dhe tre procedime të tjera, të cilat lidhen me pastrim parash.
Ajo që dihet tashmë është afera e dy anijeve gjeneratorë që janë tek Tigrat e famshëm që janë të ankoruara prej disa vitesh në gjirin e Vlorës dhe çuditërisht bëjnë ndezje eksperimentale, por që në fakt nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike dhe me qëllim për ta furnizuar çdo ditë. Ndërkohë që ke dhe praktika të tjera hetimore të cilat kanë shtyrë SPAK-un që të hetojë në këto tre vepra penale që ju përmenda dhe që padyshim, dhe që kam bindjen që do të ketë një fragmentizim akoma më radikal të SPAK-ut në këtë drejtim.
Kur them radikal, mund të e kam parasysh faktin që mund të çojë SPAK-un deri në një kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj zonjës Belinda Balluku dhe që padyshim do të sjellë automatikisht vënien e saj në një masë arresti, qoftë arrest shtëpie, qoftë edhe një masë pezullim nga detyra, qoftë edhe një masë bllokimi i daljes së saj jashtë shtetit. Pra, janë masa të cilat herë pas here SPAK-u i ka përdorur kryesisht në zyrtarët e lartë kur ka hetuar dhe që tashmë është praktika e konsoliduar edhe përmes vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe që padyshim mos u çudisni që në ditët në vazhdim të ketë edhe një indicie tjetër si kjo që unë po ua përmend.
Tag: Vlorë
-

“Zëvendëskryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’…”/ Hetimet për ‘Llogaranë’, reagon gazetari: Mos u çudisni
-

Hetimet ndaj Ballukut, gazetari: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’
Gazetari, Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj Zv/kryeministres njëherazi Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Qyno ka deklaruar se nga bisedat e zbardhura mes Evis Berberit dhe Ballukut, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por paracaktoheshin në prapaskenë.
Gazetari thotë se një tjetër dosje e nxehtë që po hetohet lidhet me dy anijet gjeneratorë, të njohura si “tigrat”, të ankoruara prej vitesh në gjirin e Vlorës, të cilat paguhen nga taksapaguesit pa prodhuar asnjë kilovat energji.
Qyno shprehet se hapi i radhës i SPAK, mund të jetë kërkesa për një masë sigurie ndaj ministres Balluku, e cila mund të variojë nga pezullimi nga detyra deri tek arresti shtëpiak, një praktikë e konsoliduar e Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë nën hetim.
“Në fakt është një dosje e cila ka marrë të fundit qysh në shtator të vitit 2024, kur SPAK filloi veprimet hetimore ndaj Evis Berberit, një zyrtari të lartë që drejtonte Agjencinë e Rrugore Shqiptare. Dhe në momentin kur BKH-ja apo edhe prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Evis Berberit dhe kanë filluar ekspertimin e tyre, kanë rrjedhur apo ekstraktuar biseda të cilat nuk kishin të bënin vetëm me objektin e hetimit që kishte SPAK pra me vetëm me tendrat e autoritetit rrugor shqiptar, por kishin të bënin edhe me biseda të tjera të cilat Evis Berberi ka kryer me funksionarë të lartë të Ministrisë së infrastrukturës dhe energjetikës dhe më konkretisht edhe me ministren që drejton këtë institucion.
Bisedat nuk janë vetëm biseda private dhe biseda pune, por janë biseda që paracaktohen tenderat nga zonja Belinda Balluku.
Biseda korruptive apo biseda të cilat kanë karakterin e kryerjes së një vepre penale siç është shkelja e barazisë në tendra dhe ankandeve publike. Dhe që pa diskutim që në kushtet kur janë vënë në dijeni të këtyre bisedave dhe ku janë krahasuar këto biseda me kohën kur janë zhvilluar dhe procedurat e prokurimit të këtyre tenderave, pa diskutim që prokurorët kanë marrë një vendim për hapjen e një hetimi paralel për zonjën Balluku, por edhe për Evis Berberin. Pra, është fragmentizuar në tre dosje, një dosje që, në mos gaboj ka procedimin 241 fraksion 1 dhe pastaj ka vajtur në procedime të tjera.
Faktikisht çështja e Ballukut pastaj filloi që të ushqehet edhe me informacione të tjera për shkak edhe të një deklarate që ka bërë ish-zëvendës kryeministri ëh, në arrati, Arben Ahmetaj, i cili në një dalje publike tek Syri, ka deklaruar dhe ka dhënë indicje të forta për opinionin publik por edhe për SPAK-un, lidhur me një aferë korruptive siç ishte anulimi i tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe më pas rihapja sërish e këtij tenderi, por me një vlerë akoma dhe më të madhe që shkonte diku tek 50 milionë euro, pra praktika e dytë tenderuese.
Dhe më tej pastaj ky denoncim është pasuruar edhe me një kallëzim tjetër të zotit Gazment Bardhi dhe ka çuar SPAK-un deri në konkluzionin që të gjitha veprimet hetimore, të gjitha krahasimet e provave materiale, por edhe duke u shtyrë edhe nga këqyrja e telefonave, të katër telefonave të Evis Berberit, por edhe bashkëshortes së tij, rezultoi që ministrja Balluku ishte e përfshirë në praktikën e paracaktimit të kompanive fituese në këto dy tendra, qoftë edhe tek pjesa e ndërtimit të tunelit, por qoftë edhe te pjesa e supervizimit të mbikëqyrjes së punimeve që po kryheshin pikërisht në këtë tunel. Ndërkohë që tashmë kam informacione që ka dhe tre procedime të tjera, të cilat lidhen me pastrim parash.
Ajo që dihet tashmë është afera e dy anijeve gjeneratorë që janë tek “Tigrat” e famshëm që janë të ankoruara prej disa vitesh në gjirin e Vlorës dhe çuditërisht bëjnë ndezje eksperimentale, por që në fakt nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike dhe me qëllim për ta furnizuar çdo ditë. Ndërkohë që ke dhe praktika të tjera hetimore të cilat kanë shtyrë SPAK-un që të hetojë në këto tre vepra penale që ju përmenda dhe që padyshim, dhe që kam bindjen që do të ketë një fragmentizim akoma më radikal të SPAK-ut në këtë drejtim.
Kur them radikal, mund të e kam parasysh faktin që mund të çojë SPAK-un deri në një kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj zonjës Belinda Balluku dhe që padyshim do të sjellë automatikisht vënien e saj në një masë arresti, qoftë arrest shtëpie, qoftë edhe një masë pezullim nga detyra, qoftë edhe një masë bllokimi i daljes së saj jashtë shtetit. Pra, janë masa të cilat herë pas here SPAK-u i ka përdorur kryesisht në zyrtarët e lartë kur ka hetuar dhe që tashmë është praktika e konsoliduar edhe përmes vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe që padyshim mos u çudisni që në ditët në vazhdim të ketë edhe një indicie tjetër si kjo që unë po ua përmend”, tha ai -

Berisha pranon pazaret me Belinda Ballukun, kreu i PD konfirmon se zëvendësja e Ramës mbushte mitingjet në protesta…
Për herë të parë kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka artikuluar dje publikisht një përplasje të brendshme në selinë blu që reflekton krizën e besimit edhe brenda të tijve. Kryedemokrati Berisha për herë të parë ka pranuar se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në protestat kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës. Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv/kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por thotë se ndaj saj nuk do të bëjë protesta dhe flet për një luftë tjetër të brendshme, këtë radhë në kampin rozë.
Por, teksa komentonte Ballukun, Berishës i shpëtoi edhe kjo akuzë që fundos Këlliçin, duke thënë se zv/kryeministrja i përleu protestat e demokratëve duke sjellë njerëz nga zyra e saj kundër Veliajt. “U bënë protestat kundër Veliajt, Belinda çonte njerëz nga zyrat e veta për të përlyer protestat. Po të shkojmë ne tek kjo për protestë, Elisa Spiropali nxjerr jashtë gjysmën e ministrisë së jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona. Ne do e kapim djallin për brirësh, të parin Edi Ramën. Nëse Rama do të bëjë përgjegjësen kryesore Belindën, ai gënjen veten.
Këtij do t’i kërkohet dorëheqja, por nuk e japin kurrë. Dy vetë nuk japin dorëheqje, ky dhe Altin Dumani, po atij i përfundon afati. Se dhe ai është vegël e këtij”, deklaroi dje Berisha duke folur në një konferencë për mediat nga selia blu. Këtë Berisha e shprehu për herë të parë, pa i dhënë shumë zë, nëse ai ishte në dijeni që gjatë zhvillimit të protestave, se kjo po ndodhte, apo e mësoi në përfundim të tyre nëse deputeti i tij dhe drejtuesi politik i Tiranës ka vepruar pas krahëve.
Berisha i thotë STOP Këlliçit
Por Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv/kryeministres Balluku. Kjo është porosia e prerë e Berishës në Kryesinë e PD. Burime për gazetën “SOT” nga mbledhje e kësaj të marte e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij, ai është autori i vërtetë i aferave që akuzohet zv/kryeministrja. Qëndrimin e tij në Kryesi, kreu i PD e bëri edhe dje në konferencën për shtyp kur tha se përgjegjësi i të gjitha skandaleve është Kryeministri.
Qëndrimi i artikuluar dje nga Berisha vjen në fakt pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së PD-së, ku është diskutuar edhe strategjia që do të ndjekë opozita, tani që ka një akuzë për numrin dy të qeverisë. Burimet i thanë gazetës se deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura nisjen e protestave të përditshme ose të përjavshme përpara Ministrisë së Infrastrukturës, njësoj siç vepruan me protestat para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt. Mirëpo propozimi i tij ka hasur në kundërshtimin e vetë Berishës, i cili ka kërkuar që aksioni publik dhe politik të përqendrohet kundër kryeministrit Rama dhe jo zv/kryeministres Balluku.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkohë kujtojmë se protestat 44 javore të nisura në fillim të 2024-ës, zgjatën deri në shkurt 2025, kohë kur nuk vonoi dhe erdhi arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Akuzat që protestat e Këlliçit para bashkisë janë financuar nga Balluku janë artikuluar edhe herë të tjera, madje edhe nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në intervistat dhënë tek televizioni i familjes Berisha. “Po mor po: Pirro Vëngu, ministri i brendshëm, ministri i financave…përfshirë edhe vetën ajo. Kjo ka emëruar edhe drejtorë policie, por le ta lemë të pastrohet ajri. Ajo është pushtet qorr në dorë të korrupsionit dhe krimit. T’ua themi shqiptarëve, po të marrim sektorët e plaçkitëses. Kur fillon e flet dhe më vjen për të qesh, kur flet për ujin për shembull, ka patur një ushtar kjo, dhe jo vetëm, që e vuri drejtor tatimesh, e fillimisht drejtor te mbetjesh ujit, qe një shkelje e ligjit për pushtetin lokal…cila qe arsyeja, për të mbledhur tenderat o të nderuar qytetar.
Nuk ka rëndësi çfarë kam thënë apo X – Y në atë mbledhje. Sot rezultati i ujësjellsave është, borxhi 100-milionë euro, çmimi vazhdon rritet. Doni energjinë? Ditë e zezë shkëmbimi energjisë ditë e zezë, sistemi agregatet e Vlorës vetëm hanë. Merr portet, skandal, e shikoni ç’po ndodh me Portin e Durrësit, skandal. 5B. Merrni rrugët, trefishuar çmimet e rrugëve. Pra, kur ky del dhe thotë që s’ju kam menduar, ky tallet me shqiptarët, dhe e din ipse, sepse ky mendon se i ka ecur. Dhe i ka ecur. Po sistemi i 5D dhe 5B është i njohur shumë mirë nga ai. Dhe në 2021 ka funksionuar në bashkinë e Tiranës si një njësi që do merrte më shumë vota nga e djathta, e kam kundërshtuar, dhe shikoni votat që kemi marrë, votat që kemi marrë janë votat e socialistëve.
Nuk ka artifice në zgjedhje. Që do marrësh votat e të djathtës përmes një artifice 5D dhe ia hedhin fajin atyre djemve që janë në burg. Jo mo janë në burg. 5D është një sistem korruptiv, 5B është një sistem kryekorruptiv. E di ti që këta të dy, po sidomos plaçkitësja ka paguar njerëz në protestat kundër Erjonit, kanë unitet këta tani, tani që ika unë uniteti është shumë i forcuar aty. Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra”, është shprehu Ahmetaj disa muaj më parë. -

Hetimet për ‘Llogaranë’, tenderët milionëshe të Ballukut, Qyno: Zëvendëskryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’…
Teksa SPAK ka vënë nën hetim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave, hetimet zbulojnë një skemë të dyshuar për paracaktimin e fituesve në tender me vlerë dhjetëra milionë euro, një praktikë që del në pah nga biseda të zbuluara në celularët e sekuestruar të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.
I ftuar në emisioni Kafe Shqeto në Syri Tv, gazetari Enton Qyno dha detaje nga hetimit, ku ishte hetimi ndaj Berberit, ai që hapi kutinë e Pandorës, duke zbuluar komunikime kompromentuese mes tij dhe ministres Balluku.
Sipas Qynos, nga këto biseda, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por paracaktoheshin në prapaskenë. Kjo ka çuar në hapjen e një hetimi paralel ndaj Ballukut, duke e ndarë çështjen në disa dosje të veçanta.
Në qendër të akuzave qëndron tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku përveç ndërtimit, nën hetim është vënë edhe tenderi për supervizimin e punimeve të tunelit.
Edhe këtu, bisedat e zbuluara mes Ballukut dhe Berberit, për gazetarin Qyno, tregojnë një ndërhyrje direkte për të favorizuar një kompani specifike, e lidhur me vetë Berberin, duke i dhënë kështu kontroll të plotë mbi certifikimin dhe cilësinë e punimeve.
Një tjetër dosje e nxehtë që po hetohet lidhet me dy anijet gjeneratorë, të njohura si “tigrat”, të ankoruara prej vitesh në gjirin e Vlorës, të cilat paguhen nga taksapaguesit pa prodhuar asnjë kilovat energji.
Qyno shprehet se hapi i radhës i SPAK, mund të jetë kërkesa për një masë sigurie ndaj ministres Balluku, e cila mund të variojë nga pezullimi nga detyra deri tek arresti shtëpiak, një praktikë e konsoliduar e Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë nën hetim.
Në fakt është një dosje e cila ka marrë të fundit qysh në shtator të vitit 2024, kur SPAK filloi veprimet hetimore ndaj Evis Berberit, një zyrtari të lartë që drejtonte Agjencinë e Rrugore Shqiptare. Dhe në momentin kur BKH-ja apo edhe prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Evis Berberit dhe kanë filluar ekspertimin e tyre, kanë rrjedhur apo ekstraktuar biseda të cilat nuk kishin të bënin vetëm me objektin e hetimit që kishte SPAK pra me vetëm me tendrat e autoritetit rrugor shqiptar, por kishin të bënin edhe me biseda të tjera të cilat Evis Berberi ka kryer me funksionarë të lartë të Ministrisë së infrastrukturës dhe energjetikës dhe më konkretisht edhe me ministren që drejton këtë institucion. Bisedat nuk janë vetëm biseda private dhe biseda pune, por janë biseda që paracaktohen tenderat nga zonja Belinda Balluku.
Biseda korruptive apo biseda të cilat kanë karakterin e kryerjes së një vepre penale siç është shkelja e barazisë në tendra dhe ankandeve publike. Dhe që pa diskutim që në kushtet kur janë vënë në dijeni të këtyre bisedave dhe ku janë krahasuar këto biseda me kohën kur janë zhvilluar dhe procedurat e prokurimit të këtyre tenderave, pa diskutim që prokurorët kanë marrë një vendim për hapjen e një hetimi paralel për zonjën Balluku, por edhe për Evis Berberin. Pra, është fragmentizuar në tre dosje, një dosje që, në mos gaboj ka procedimin 241 fraksion 1 dhe pastaj ka vajtur në procedime të tjera.
Faktikisht çështja e Ballukut pastaj filloi që të ushqehet edhe me informacione të tjera për shkak edhe të një deklarate që ka bërë ish-zëvendës kryeministri ëh, në arrati, Arben Ahmetaj, i cili në një dalje publike tek Syri, ka deklaruar dhe ka dhënë indicje të forta për opinionin publik por edhe për SPAK-un, lidhur me një aferë korruptive siç ishte anulimi i tenderit ëh, për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe më pas rihapja sërish e këtij tenderi por me një vlerë akoma dhe më të madhe që shkonte diku tek 50 milionë euro, pra praktika e dytë tenderuese. Dhe më tej pastaj
kjo, ky denoncim është pasuruar edhe me një kallëzim tjetër të zotit Gazment Bardhi dhe ka çuar SPAK-un deri në konkluzionin që të gjitha veprimet hetimore, të gjitha krahasimet e provave materiale, por edhe duke u shtyrë edhe nga këqyrja e telefonave, të katër telefonave të Evis Berberit, por edhe bashkëshortes së tij, rezultoi që ministrja Balluku ishte e përfshirë në praktikën e paracaktimit të kompanive fituese në këto dy tendra, qoftë edhe tek pjesa e ndërtimit të tunelit, por qoftë edhe te pjesa e supervizimit të mbikëqyrjes së punimeve që po kryheshin pikërisht në këtë tunel. Ndërkohë që tashmë kam informacione që ka dhe tre procedime të tjera, të cilat lidhen me pastrim parash.
Ajo që dihet tashmë është afera e dy anijeve gjeneratorë që janë tek Tigrat e famshëm që janë të ankoruara prej disa vitesh në gjirin e Vlorës dhe çuditërisht bëjnë ndezje eksperimentale, por që në fakt nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike dhe me qëllim për ta furnizuar çdo ditë. Ndërkohë që ke dhe praktika të tjera hetimore të cilat kanë shtyrë SPAK-un që të hetojë në këto tre vepra penale që ju përmenda dhe që padyshim, dhe që kam bindjen që do të ketë një fragmentizim akoma më radikal të SPAK-ut në këtë drejtim.
Kur them radikal, mund të e kam parasysh faktin që mund të çojë SPAK-un deri në një kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj zonjës Belinda Balluku dhe që padyshim do të sjellë automatikisht vënien e saj në një masë arresti, qoftë arrest shtëpie, qoftë edhe një masë pezullim nga detyra, qoftë edhe një masë bllokimi i daljes së saj jashtë shtetit. Pra, janë masa të cilat herë pas here SPAK-u i ka përdorur kryesisht në zyrtarët e lartë kur ka hetuar dhe që tashmë është praktika e konsoliduar edhe përmes vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe që padyshim mos u çudisni që në ditët në vazhdim të ketë edhe një indicie tjetër si kjo që unë po ua përmend.
-

Dosja paralele e SPAK që mund ta fundosë përfundimisht Belinda Ballukun, transfertë 6 milionë euro në Zvicër,…
Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe 5 zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së dhe Ministrisë, mësohet se një dosje paralele aktualisht po mbahen si “AS-i” nën mëngë. Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, rasti lidhet me një hetim të dytë, ku subjekt kryesor është Belinda Balluku. Ndërsa objekt i këtij hetimi janë indiciet për akuza korrupsioni dhe fshehje pasurie. Akuza këto mjaft të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë, që nëse do arrihen të provohen nga SPAK, mund të çojnë drejt një mase sigurimi arresti për Belinda Ballukut. Mësohet se SPAK, po kryen hetime ndaj Ballukut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjes së pasurie”, pasi janë administruar të dhëna për një transfertë bankare prej 6 milion euro të dërguara në Zvicër, transfertë e cila ka dyshime se pas saj qëndron zv/kryeministria e vendit.
Vijojnë hetimet
SPAK-u, deri më tani të paktën, ka formuar akuzën më të lehtë të mundshme ndaj saj. “Shkelja e barazisë në tendera e ankande publike” për procedura mbi 800 mijë lekë, ka një marzh dënimi nga 1 deri në 5 vjet. Ajo akuzohet se e ka kryer veprën në bashkëpunim. Ky element nuk shton dënimin e veprës fillestare, por, gjithsesi, vlerësohet si rrethanë rënduese. Gjurmët e korrupsionit të Ballukut shtrihen në çdo sektor publik, nga energjia tek infrastruktura, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës. Prokuroria e Posaçme, krahas tunelit të Llogarasë, ka marrë në “lupë” disa tendera rrugësh, ku ka dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me shkelje. Para se Balluku të paraqitej në SPAK ka patur një sërë kontrollesh ku ndaj njerëzve të besuar dhe bashkëpunëtorë të Balluku, ata që lidhen me kabinetin e zyrtarë të institucioneve. Janë sekuestruar telefona celularë e dosje për llogari të hetimeve.
Dyshohet se SPAK ka zbardhur qindra përgjime që implikojnë drejtpërdrejt Belinda Ballukun dhe në afera të tjera. SPAK po heton dyshimet se me urdhër të Belinda Ballukut, KESH ka kryer shitblerje të paligjshme të energjisë, që sipas PD-së i ka shkaktuar shtetit 180 milionë euro dëm. Balluku po hetohet edhe për aferën e dy TEC-eve “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Vlorë, që s’u vunë kurrë në punë. Dyshohet se Balluku ka shpërdoruar miliona eurove, pasi kompania ishte paracaktuar. Anijet u blenë 15 milion $, por KESH pagoi 45.5 milion $ qira për 2 vjet plus 22.5 milion $ për operim – gjithsej 68 milion $. Emri i Ballukut del edhe në dosjen e Blendian Dalipit, drejtor i OSHEE-së, që ka përdorur kompaninë “IDK Konstruksion” të babait të tij për të përfituar rreth 30 milionë euro. “IDK” është përfshirë në koncesionin Milot-Thumanë me “Gener 2” dhe “Illyrian Consulting Engineers”. Balluku ia delegoi firmosjen e kontratës zëvendësministrit Ami Kozeli, por e miratoi vetë.
Kompania ka fituar dhjetëra tendera nga ministria e Ballukut dhe ARRSH, ndërsa familja e Dalipit ka përfituar edhe leje për park fotovoltaik me miratimin e saj. SPAK ka sekuestruar dosjen e koncesionit “Gener 2” për Thumanë–Kashar, duke hetuar për korrupsion, abuzim fondesh dhe pastrim parash. Dyshohet fryrje e tenderit dhe manipulime që mund të çojnë në arrestime, përfshirë Ballukun dhe drejtorët teknikë. SPAK po heton edhe aferën e aeroportit të Vlorës. Pas manipulimit të garës që favorizoi konsorciumin e Pacollit dhe YDA Group, kjo e fundit u tërhoq menjëherë duke shitur aksionet për vetëm 4200 euro. Balluku miratoi shitjen dhe legalizoi një proces të paligjshëm. -

Çfarë po ndodh me jugun? Pas dorëheqjes së drejtorit të Vlorës, shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës
Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti.
Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura.
Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri.
Nderkohë ditën e sotme edhe Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025.
Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë.
Deromemaj ka qenë aktiv në Partinë Demokratike që prej vitit 2002, duke mbajtur poste të ndryshme, përfshirë drejtimin e degës së PD-së në Vlorë nga 2018 deri në 2022 dhe pjesëmarrje në kryesi.
Në vitin 2015, ai kandidoi për Bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë Dritan Lelit. -

Axhenda e Superiores, pesë ndeshjet ndahen në tre ditë
Java e 11 e Superiores sheh të 5 ndeshjet e elitës së futbollit në vendin tonë të shpërndahen në tre ditë, teksa do të ketë sfida shumë të rëndësishme mes skuadrave që janë në katërshen e parë aktualisht.
Ndeshjet fillojnë me duelin mes Bylisit dhe Flamurtarit që zhvillohet të premten në orën 17:00 në Vlorë, pasi ekipet këmbyen stadiumet në fazën e parë të kampionatit meqë impianti i vlonjatëve nuk ishte gati.Të shtunën luhet fillimisht ndeshja me Tiranës dhe Vorës në drekë në kryeqytet, ndërsa më pas në darkë Vllaznia pret Dinamon në një duel të ethshëm mes dy rivalësh për titullin.
Të dy ndeshjet e të dielës luhen në orën 17:00, me Teutën që pret Partizanin, si dhe me sfidën tjetër brenda katërshes mes Elbasanit dhe Egnatias.
JAVA 11
E premte, 07.11.2025Bylis-Flamurtari ora 17:00
E shtunë, 08.11.2025Tirana-Vora ora 14:00Vllaznia-Dinamo ora 17:00
E diel, 09.11.2025Teuta-Partizani ora 17:00Elbasani-Egnatia ora 17:00 -

Palloshi i Gjatë
Ilir Dako
Tuneli i Llogarasë, Porti i Durrësit, Limioni i Sarandës, Aeroporti i Vlorës, Tigrat gjeneratorë, Kashar-Thumanë dhe investimet në rrugë, ujësjellës, energji, etj, janë një pjesë e mozaiku të aferave ku është e implikuar Belinda Balluku. Zëvendësja e Edi Ramës është e përfshirë kudo ku përpunohen paratë e shqiptarëve dhe orkestron si dirigjente se ku duhet të shkojnë këto para. Ajo është kudo ku ka investime publike, kudo ku tenderohet dhe kudo ku vidhet. Ajo është figura më emblematike e korrupsionit që kontrollon gjithçka.
Marrja e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarsë është një pjesë minimaliste e asaj që ka ndodhur në të vërtetë me abuzimet në ekonominë shqiptare, ku firma e Ballukut, vendimet e saj janë pas çdo afere. Ajo ka krijuar një bandë eunukësh drejtorë, të cilët kanë zbatuar në mënyrë të verbër skemën e projektuar nga Balluku, duke shtrydhur në maksimum të ardhurat për interesa të kësaj bande. Gjoba për çdo biznes që tenderon flitet se është 30 përqind dhe në vende të caktuara shkon në 35 përqind, ku kapobanda përthith si lavatriçe paratë e bizneseve dhe të taksapaguesve shqiptarë.
Përgjimet e ditëve të fundit nga ana e SPAK, përveç konfirmimit të skemës së grabitjes nëpërmjet një sistemi mafioz të Ballukut me drejtorët e saj zbuloi dhe një anë tjetër të errët të saj.
Kush është Palloshi i Gjatë për Belinda Ballukun? Ky pseudonim i dalë nga përgjimet mes Ballukut dhe vartësve të saj është mënyra sesi ky personazh komunikon për shefin e saj mbrapa krahëve, duke treguar qartazi mënyrën sesi funksionon ajo.
Belinda është përfaqësuesja më e denjë e zhulit dhe mosmirënjohjes, e cila nga një personazh anonim, e pashkollë, injorante dhe e paditur është ngritur në piedestalin e njeriut më të fuqishëm të shtetit në sajë të Palloshit kryeministër. Në vend të respektit hierkakik, ajo e ka shndërruar kryeministrin e saj në një personazh butaforik dhe humoristik me llagape që nuk janë të denja as për nivelet e rrugës. Shteti është vënë nën këmbët e një tufe dallkaukësh drejtorë dhe nga kjo kapobandë që ul nivelin e kryeministrit të saj, si të jetë një karagjoz i rëndomtë, në komunikime banditësh që bëjnë plane si të grabisin nëpërmjet tenderëve taksat e shqiptarëve.
Nuliteti Balluk i marë nga gropa septike dhe katapultuar në sferat më të larta të shtëtit falë Edi Ramës, është pasqyra më e denjë e një pushteti që ka degraduar prej kohësh. Personazhi i fandaksur pas telenovelave turke ku personazhet si Ezeli frymëzojnë shpirtin e saj të varfër me intriga të rëndomta, intriga që zënë rrënjë thellë në trurin e saj të varfër pa kapacitet përpunues, ka shndërruar qeverisjen në një telenovelë me Ezelë dhe Palloshë, ku kryeministri trajtohet si një idiot i dobishëm nga intrigantja e oborrit. Ajo ka shtrirë metastazat e ligësisë brenda rrënjëve të shtetit duke infektuar një sistem të tërë si një murtajë e frikshme. Nëpërmjet injektimit të parave të pista ka blerë mediat, të cilave ju ka mbyllur gojën dhe nëpërmjet banditëve që e suportojnë, mbjell frikë të kundërshtarët e saj.
Një pushtet mediatik i shtrirë në këmbët e kësaj kapobande u zgërlaq para dilemës nëse do ta transmentonte apo jo lajmin e thirrjes së saj në SPAK. Për një javë rresht zhuli gazetaresk u mundua ta përgënjeshtronte, duke sulmuar ato dy apo tre medie që zbardhën lajmin, duke hedhur baltë pafund për ta shndërruar në një fake news konspirativ. Tashmë që gjithçka është konfirmuar dhe kapobandës së Edi Ramës po i shtohen akuzat nga dita në ditë, po dalin në skenë idiotët e dobishëm mediatikë si Baton Haxhiu, të cilët hodhën idenë e korrupsionit gjeostrategjikë për të blerë mbështetjen e Erdoganit me paratë e shqiptarëve. Vanitet mediatik dhe mizerabilitet politik.
Tashmë që gjithçka ka ndodhur dhe Palloshi i Gjatë është në qendër të skandalit dhe pritet ti dalin dita ditës bomba nga përgjimet e Hyrremit të oborrit të tij, situata në qeverisje është shumë eksplozive. Ndërsa kapobanda ndodhet me shpatulla për muri përballë drejtësisë shqiptare, standardet e vendosura nga Palloshi i Gjatë nuk kanë vlera. Balluku nuk largohet nga qeverisja dhe ja ka bërë të qartë se nëse e shkarkojnë do ta marrë dhe Palloshin me vete. Për Edi Ramën qeverisja me Ballukun brenda është një minë me sahat që i hedh në erë teorinë e kumbullave dhe dardhave me të cilën u justifikua për paraardhësin e saj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ose Palloshi i Gjatë i zëvendëskryeministres duhet të sqarojë dilemën sa më parë dhe të qërrojë nga qeverisja këtë monstër që çdo ditë e më shumë po ja gërryen dhe atë pikë gëlqere që i ka mbetur në suvanë e tij të qeverisë.
-

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!
Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!
Nga Basir Çollaku
Në dallgën e re e të fundit të izolimit të Edi Ramës ndërkombëtarisht, përballja e brendshme me krimin si ortak, ka sjellë ngjarje të rënda.
Belinda Balluku zëvëndësja e tij është marrë e pandehur. Ajo reziston largimin nga qeveria. Dy ministra të tjerë të njohur prurje të saj në qeveri, janë shenjestër largimesh nga KM por “shefja urdhlron” qëndresë. “Palloshi i gjatë” duket se nuk shkul dot gozhdë me fundshpinë. Prokuroria ende nuk po e ndalon nga detyra të pandehurën, e të marrë masë sigurie ndaj saj. Veliaj mbetet në detyrë. Lëshon kode nga qelia. Opozita denoncon shpesh, por të bëjë kujdes mos e zërë poshtë qeveria po u shemb.
Narcos në Shqipëri dhe ortakët e tyre ndërkombëtarë janë tërbuar. Janë lojtarë me fije të Sinaloa e Ndrangheta dhe jo vetëm. Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci të Rai 3 ka pista autorësie edhe mafien shqiptare. E pra ai kamzhikoi Ramën lidhjet e tij të trafikut si qeveri e pastrim parash.
Miliardat e tenderave kanë nisur të flasin. Tuneli Llogarasë ka errësirë për Rama-Bela. Termocentralet e Bangladeshit për energjinë një gropë 100 milionë euroshe plaçkitje dhe iranianë e turq brenda dallaveres. Sërish KM e zëvëndës në tavë, pa harruar ambasadoreshln e tyre Kim, tani drejtoreshë e kompanisë përfituese. Aeroporti i Vlorës një vatër përvëluese abuzimi dhe jo vetëm. Prapë çifti 1×2 duarbrenda. Dosja narcos amerikane e partnerëve ka mbërritur. Përgjimet e enkriptuara ulërasin pazaret e ministrave dhe shefit. Strategjikët e kokainës bërtasin për garanci biznesesh. DEA, DIA, FBI, CIA kanë plan lufte ndajj tyre. Soros klani në përballje të ekër me administratën Trump nxjerr Ramën në vitrinë një herë në javë. Dhe në mesin e pasigurisë vjen një blind 600 milionësh porosi për KM.
Lajm për atnetat?
Ndihet i kanosur?
Nga kush?
Qytetarët, votuesit me miliona të tij?!
Administrata? Punonjësit e tij?
Partia e tij?!
Ministrat e tij?
Qeveritarët e tij?!
Bashkiakët e tij ?
Televizionet e tij?!
Investitorët e tij strategjikë?!
Pastruesit e miliarda parave kombëtarë dhe ndërkombëtarë?
Trafikantët e drogës kombëtarë dhe ndërkombëtarë?!
Shiklt rusë dhe kinezë të Charles?!
Apo aeroportualët e sherrosut?! -

‘Numër 1 burrels’! Si kalonte kokaina?-Bisedat mes Dervishajt, Alibejt dhe Hoxhosmanit: Ekuador, me paleta drush, fat leshi…
Erion Alibej, Plaren Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani
TIRANË-Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc, mes anëtarëve të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës. Trafikimi i drogës bëhej duke përdorur kontejner me fruta, produkte industriale dhe produkte konsumi. Lëndë narkotike rezulton se nxirret nga pika kufitare (porti detar i Antëerp-it. Belgjikë), duke përdorur rekrutimin e personelit të sigurisë të cilët janë të punësuar brenda këtij porti.
Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.
Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.
“Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
Hoxhosmani në bisedat me bashkëpunëtorët e tij e quan veten me mburrësi, ‘Konsulli i Burrelit’.
Artur Hoxhosmani
Konsulli Burrelit
Kam dalë burrelsi më i mirë
Kurse nga Vlora ka shumë, nuk je vetëm ti.
Po unë jam namber 1 burrels.
Në një tjetër episod të zbardhur Plaurent Dervishaj i kërkon njërit prej bashkëbiseduesve të tij kalimin e 188 çantave me kokainë nga qyteti port i Santa Martas në Kolumbi për në portin e Anversës në Belgjikë.
‘Nga Santa Marta bëhet gjë për në Anversë me çanta? Po. Është super i fortë ky vëlla Po qe se ja merr mendja të jap kontaktin që të sqaroheni për më mire. Me punëtor brenda vëlla dhe me security. Vëlla këtu rri pa merak Këto janë serioz në punë dhe s’dua t’i humbas, janë shumë të saktë. Këtu të garantoj unë.’
Në dosje zbardhet se Plaurent Dervishaj me Artur Hoxhosmanin mbajnë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për gjatë gjithë kohës.
Bisedat në Sky Ecc
Para dy javësh bëri dalje 300 copë
Jam merzit pak, mu kap një punë ka dy ditë, 811 copë.
U bënë 6 rrugë rresht që nuk ecin.
Nuk po merret vesh.
Ekuador, me paleta drush
Po u kapën 4 ton dy ditë para, i futën të gjitha anijet në skaner.
Po çdo gjë ishte ok, po fat leshi.
Po kjo punë kështu e ka.
Atë shoferin e furgonit e ka ndaluar policia.
Bile kryesori është në burg në Spanjë.
Mu kap ajo që të thashë në Belgjikë 811 copë.
Ka më shumë se një muaj vëlla, e kisha me firmë, me paletë druri.
Ndërkohë në komunikimet e tyre në Sky Ecc ata flasin edhe për sjelljen e kamionistit që do të transportonte drogën me të kaluar portin e Anversës. I cili me të parë policët e kontrollit në port dhe urdhërin e tyre për të kaluar kamionin në skaner, thuhet se hodhi në det telefonin e koduar me aplikacionin Sky Ecc. Këtu ku në skenë del gjatë bisedave edhe emri i Erion Alibej. Si edhe roli i tij në këtë episod të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.
Bisedat në Sky Ecc- Erion Alibej bisedon me Plaurent Dervishaj
E kanë lënë shoferin me ik, besoj po e ruajnë.
Tani besoj do e çojnë në kompani kutinë dhe do presin.
Do lajmërojë shteti kompaninë që ka mall brenda.
Se as firmës nuk i kanë komunikuar gjë.
Mos e vrit mendjen tha se jemi zero, do e rikuperojmë shumë shpejt.Për grupin kriminal, në pranga kanë përfunduar Artur dhe Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj, ndërsa u është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg”, Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao./ZËRI