Tag: Vlorë

  • Zgjedhjet në 5 bashki/ KQZ publikon sa është pjesëmarrja në orët e para, kryeson Mati

    Zgjedhjet në 5 bashki/ KQZ publikon sa është pjesëmarrja në orët e para, kryeson Mati

    FOTO

    TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pubikuar pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit deri në orën 09;00. Sipas të dhënave pjesëmarrja më e lartë deri tani është në Mat, ndjekur nga Tepelena.
    Në bashkinë e Vlorës deri në orën 9:30 pjesëmarrja në votim është 1.33 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 2.35%, në bashkinë e Cërrikut 2.9%, në Mat 6.2 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 4.4%.

  • ‘Ditë e shënuar’! Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Pjesëmarrja është shumë e mirë

    ‘Ditë e shënuar’! Voton kandidatja socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini: Pjesëmarrja është shumë e mirë

    Brunilda Mersini

    VLORË-Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka ushtruar të drejtën e votës. 
    “Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve. Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës. Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.
    Mersini është në garë për Bashkinë e Vlorës përballë dy kandidatëve të pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika.

  • Sot qytetarët votojnë/ Celibashi: Numërimi i votave do jetë live, rezultati të hënën në drekë

    Sot qytetarët votojnë/ Celibashi: Numërimi i votave do jetë live, rezultati të hënën në drekë

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur rreth procesit zgjedhor që po zhvillohet në 5 bashki të vendit. Celibashi ka raportuar se deri në këto momente nuk janë raportuar problematika, ndërsa thekson se në të gjithat Qendrat e Votimit po aplikohet identifikimi elektronik dhe nuk ka asnjë problematikë.
    “Në masën 81% janë hapur në orën 07:00, vetëm 19% e qendrave janë hapur rreth orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit. 34% e komisioneve janë të përbërë me 7 anëtare, 18% me 6 anëtarë, 29% me 5 anëtarë. Vetëm në 3 QV në hapje të procesit të votimit, kishte mungesë të kuorumit, por u mundësua pasja e koriumit dhe ka nisur procesi i votimit. Deri në momentin që po flasim s’janë raportuar problematika në lidhje me procesin e votimit, nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve të identifikimit elektronik, 100% e QV janë me operator. Nuk kemi transmetim në kohë reale nga 18 QV, por ndërkohë jemi duke marrë informacionin në mënyrë alternative. Sa i përket pjesëmarrjes është 2.42%”, tha Celibashi.
    Ndër të tjera, kreu i KQZ tha se procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme do të përfundojë të hënën në drekë dhe do të transmetohet në kohë reale, për shkak të numrit të vogël të KZAZ.
    “Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë. Për 9 KZAZ do ketë pamje live të vendit të numërimit të votave.”-tha Celibashi.
    Vlora, Berati, Cërriku, Mati e Tepelena mbajnë zgjedhjet e pjesshme. Prej orës 07:00, në pesë bashki të Shqipërisë janë hapur kutitë e votimit./ZËRI

  • 90-vjeçari që nuk ka munguar kurrë në zgjedhje: Kam votuar gjithmonë, jam korrekt

    90-vjeçari që nuk ka munguar kurrë në zgjedhje: Kam votuar gjithmonë, jam korrekt

    Ismail Mahilaj, nga Novosela e Vlorës, është 90-vjeçari që nuk ka munguar në asnjë zgjedhje.

    Ai ka deklaruar se i është drejtuar gjithmonë kutive të votimit, ashtu siç bëri edhe sot.
    Mahilaj ka deklaruar se ka qenë korrekt, duke e e konsideruar procesin e votimit shumë të rëndësishëm.
    “Jam 90 vjeç. Do të votoj. Kam votuar gjithmonë. Jam korrekt me ligjin. Nuk ka kuptim nëse nuk vonohet, shteti do shtetin e tij“, tha 90-vjeçari.

  • KQZ publikohen shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, ja cila bashki kryeson

    KQZ publikohen shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, ja cila bashki kryeson

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 10:00, pjesëmarrja dhe numri i votuesve në këto 5 bashki është si më poshtë:
    Bashkia Vlorë: 3.16% pjesëmarrje, 4,703 votues
    Bashkia Berat: 5.39% pjesëmarrje, 3,934 votues
    Bashkia Cërrik: 7.16% pjesëmarrje, 2,430 votues
    Bashkia Mat: 12.43% pjesëmarrje, 2,672 votues
    Bashkia Tepelenë: 9.21% pjesëmarrje, 844 votues

  • “Këtu dihet kush fiton!” Qytetari i Vlorës skeptik për pjesëmarrjen, kreu i KZAZ shpreson për numër të lartë

    “Këtu dihet kush fiton!” Qytetari i Vlorës skeptik për pjesëmarrjen, kreu i KZAZ shpreson për numër të lartë

    “Këtu dihet kush fiton”. Kështu është shprehur për mediat një qytetar i Vlorës pas votimit për kryebashkiakun e ri të këtij qyteti. Sipas tij, pjesëmarrja do të jetë e ulët, pasi të rinjtë nuk kanë interes për këto votime.
    “Këtu dihet kush fiton, kështu që para partizanë. Pjesëmarrja duhet të jetë e ulët. Nuk është se janë të zhgënjyer po dihet se kush voton. Sa të ngrihen nga gjumi, sidomos këta të rinjtë”, u tha qytetari mediave, raporton A2 CNN.

    Ndërkohë  kryetari i KZAZ numër 86 në Vlorës shprehet se proces i ka nisur i qetë dhe shpreson pjesëmarrje të lartë të votuesve.
    “Procesi nisi shumë qetë. Filluam me qytetarinë e parë. Me anëtarët në rregull nuk kemi asnjë paqartësi, të gjitha janë vulosur e firmosur nga e para. Të gjitha janë hapur në rregull, janë vënë ngjitëset, siglat. Shpresoj të kemi sa më shumë qytetarë dhe të jetë një kohë e mirë që vijnë qytetarët, që të mos ketë shira. Po të jetë kohë e mirë do kemi qytetarë. Ndikon koha dhe dëshirat”, tha ai.

  • Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet orari i mbylljes së votimit në Vlorë

    Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet orari i mbylljes së votimit në Vlorë

    Procesi i votimit në qarkun e Vlorës po zhvillohet me pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët. Sipas informacioneve nga terreni, në njësinë administrative Novoselë, deri në orën 10:00, pjesëmarrja është thuajse zero.
    Në fshatrat Poro, Delisuf dhe Dëllënjë, deri në këto momente kanë votuar vetëm komisionerët, ndërsa qytetarët nuk janë paraqitur në qendrat e votimit. Situata është e ngjashme edhe në njësinë administrative Orikum, ku raportohet se numri i votuesve është minimal, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë, në Vlorë, duket se është parashikuar një shtyrje e orarit të votimit. Edhe pse afati zyrtar për mbylljen e procesit është ora 18:00, në tabelat e vendosura në shumë qendra votimi shkruhet se votimi do të përfundojë në orën 19:00, pra një orë më vonë se orari zyrtar.

  • Pjesëmarrja më e lartë në Mat, interes më i ulët në Vlorë! KQZ: Sa qytetarë votuan deri në orën 09:00

    Pjesëmarrja më e lartë në Mat, interes më i ulët në Vlorë! KQZ: Sa qytetarë votuan deri në orën 09:00

    KQZ ka publikuar pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 09:00.
    Vihet re se pjesëmarrja më e lartë është në bashkinë e Matit, 6.2%, ndjekur nga Tepelena, 4.4%.
    Në bashkinë Cërrik deri në orën 09:00 kanë votuar 2.9% e qytetarëve, në bashkinë Berat, 2.35%, ndërsa pjesëmarrja më e ulët është në bashkinë e Vlorës, vetëm 1.33%.

  • LIVE/ Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes

    LIVE/ Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes

    Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.

    Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit sipas orarit zyrtar tashmë duhet të janë hapur.
    Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
    Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47. Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
    Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
    Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
    Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.
    Përditësimi i shifrave nga KQZ (klikoni këtu)
    09:42 Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik, voton kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima thirrje zgjedhësve: Dilni dhe votoni
    Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.
    Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht.
    09:15 Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes në votim
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
    Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 08:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:
    Vlorë: 687 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.51%.
    Berat: 580 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.83%.
    Cërrik: 323 qytetarë kanë votuar, ose 0.97%.
    Mat: 463 qytetarë kanë votuar, ose 1.96%.
    Tepelenë: 182 qytetarë kanë votuar, ose 2.07%.
    09:14 Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve
    Kandidati i Partisë Socialiste në Mat, Altin Bojni, i është drejtuar kutive të votimit ditën e sotme, në zgjedhjet lokale.
    Ai ka deklaruar se sot është dita e fjalës së lirë të votuesve, teksa u bën thirrje të gjithëve të votojnë.
    08:27 Zgjedhjet lokale nën masa të shtuara sigurie, policia do të marrë në ruajtje 473 qendra votimi
    Zgjedhjet lokale në pesë Bashki të vendit do të shoqërohen nga masa të shtuara sigurie.
    Policia do të marrë në mbikëqyrje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi, teksa sqaron se si do të vijojë me procesin e punës për sigurinë e zgjedhjeve.
    07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme
    Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
    07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë 
    Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.
    07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi
    Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
    07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
    Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.

    Top Channel

  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë…

    ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë…

    Në 5 bashki të vendit mbahen sot zgjedhjet e pjesshme vendore, 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.
    473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
    Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.
    Për herë të parë, në bashkinë e Tepelenës, pritet të aplikohet si test inteligjenca artificiale në numërimin e votave. Rezultati do të transmetohet online dhe do të ballafaqohet me numërimin manual të komisionerëve.
    Fushata zgjedhore për këto zgjedhje kaloi në heshtje, pasi kandidatët i kanë zhvilluar takimet e tyre pa protagonizëm, ndërsa dy liderët e partive kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha nuk morën pjesë në asnjë miting.
    Në këto zgjedhje, PD e Berishës dhe aleatët nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.
    Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!